| E enjte, 12.03.2015, 09:18 PM |
Fan S. Noli
Pjesë nga libri ”Betoveni dhe Revolucioni Frëng”
(Në 50-vjetorin e ikjes së Nolit nga jeta)
“Fidelio” opera e vetme që kompozoi Betoveni, së pari ishte një Himn i Lirisë dhe vetëm rastësisht lirikë triumfi për dashurinë bashkëshortore. Florestani është martir i ideve të reja, i së Vërtetës të re:
Wahrheit wagt` ich kühn zu sagen
Und die Ketten sind mein Lohn!
(Unë guxova të them të Vërtetën
Dhe zinxhirët janë shpërblimi im!)
Të burgosurit, të lejuar për herë të parë për të marrë pak ajër të pastër, i këndojnë Himn Lirisë:
O Himmel! Rettung! Welch` ein Glück!
O Freheit! O Freiheit! Kehrst du zurück!
(O Qiell! Shpëtim! Çfarë Lumturi!
O liri! O liri! Kthehesh prapë!)
Kur Florestani shikon Leonorën, mendon se ajo është Engjëll i Lirisë:
Ein Engel, Lenoren, der Gattin so gleich,
Der
führt
(O engjëll, Leonorë bashkëshorte menjëherë,
Ajo më shpie mua në gëzimin e mbretërisë qiellore!)
Fernandoja, i lajmëruar nga trumbetat, është Çlirimtari. Ai nuk i lejon të burgosurit që të gjunjëzohen para tij, ai është miku i tyre, vëllai i tyre:
Nicht knien länger sklavish!
Tyrannenstrenge sei mir fern.
Es sucht der Brüder seine Brüder
Und kann er helfen, hilft er gern.
(Të mos jemi më skllevër!
Tutje rreptësia e tiranëve.
Vëllai kërkon vëllezërit
Dhe në qoftë se mund të ndihmojë e bën me qejf.)
Në Simfoninë e Nëntë gjejmë një Himn të Vëllazërimit Botëror. Në origjinal Kënga e Gëzimit ka qenë Kënga e Lirisë1 dhe Betoveni pat filluar të punonte për këtë këngë që në vitin 1793. Kur Shileri e ndryshoi në Himn Gëzimit, vëllazërimit të Racës Njerëzore, u bë tema kryesore e vargjeve të famshme:
Alle Menschen werden Brüder…
Seid umschlungen Millionen
Diesem Kuss der ganzen Welt!
Të gjithë njerëzit bëhen vëllezër…
Të jesh i përqafuar prej milionave
Me një puthje përqafim!
Betoveni
merakosej që mesazhin e tij ta bënte përsosurisht të qartë kësaj here dhe,
porsi pasardhësi i tij i madh Vagneri, u vuri tituj temave muzikore. Kjo ishte
absolutisht e domosdoshme. Ai donte të afrohej me masat dhe t`u shpaloste atyre
idetë e reja të Revolucionit Frëng me një gjuhë që ato ta kuptonin dhe ta
admironin, me gjuhën e Shilerit, poetit të Kontratës së Re të Rusoit.
Revolucionar në pikëpamjet e tij politike, Betoveni ishte revolucionar edhe në
artin e vet: Ai futi muzikë korale dhe solo vokale në pjesën e fundit të Simfonisë
të Nëntë.
Ah! Ça ira, ça ira, ça ira!
Les aristocrat` à la lanterne:
Ah! Ça ira, ça ira, ça ira!
Les aristocrat` on les pendra.
Ah! Do kalojë, do kalojë, do kalojë!
Aristokratët te shtyll` e fenerit;
Ah! Do kalojë, do kalojë, do kalojë!
Aristokratët do t`i varin.
Më
kot sopranot e shkreta i luteshin mjeshtrit që të ndryshonte ato nota të larta
të pamundura për t`i arritur. Betoveni ngulmoi në të tijën. Ato thanë se do të
tingëllonte e egër. Por ai pikërisht këtë donte, sepse vetëm atëhere masat do
të mund ta kuptonin idenë e saj. Dhe ai pati të drejtë. Më 7 maj 1824 u dha
shfaqja e parë e Meshës Solemne në Re dhe Simfonia e Nëntë. Baron Zmeskalli
vajti të dëgjonte Simfoninë, e cila kishte si nëntekst zhdukjen e klasës së
tij, por çdo gjë që bënte mjeshtri ishte e mirë për të. Baroni urdhëroi
shërbëtorët që ta shpinin në Teatrin Karntnertor të ulur në një karrocë-vig,
sepse u ngrit i sëmurë nga dysheku.1.Suksesi ishte i mahnitshëm:
përshëndetja e publikut ndaj shfaqjes pati një karakter kryengritës, kur doli
Betoveni në skenë brohoritjet shoqëruar me duartrokitje u përsëritën pesë herë,
ndërsa sipas etiketës së rreptë të qytetit, ishte zakon të jepeshin tri përshëndetje
vetëm kur hynte Familja Perandorake. Policia u detyrua të ndërhynte për t`u
dhënë fund manifestimeve. Simfonia shkaktoi një entuziazëm të papërmbajtur.
Shumë vetë qanin. Betovenit pas koncertit i ra të fikët nga emocionet; e shpunë
në shtëpinë e Shindlerit ku humbi në gjumë dhe mezi u përmend pas njëzet e
katër orësh, me rroba në trup, pa ngrënë dhe pa pirë asgjë.2
Përktheu
nga anglishtja: Meri Lalaj
1 Thajer, Botimi anglisht, III, f. 152.
1 I mallkuar, i dënuar, i nëmur, popull maskara i Vjenës! Letër Bernardit, 15 shtator 1819, Kastner-Kapp f. 521.
2 “So lange der Oseterreicher noch braunes Bier und Würstel hat, revoltiert er nicht.” Letër Simrokut, 2 gusht 1794, Kastner-Kap, f. 177.
3 “Etwas kleineres als unsere Grossen gibt`s nicht.”-Letër Brajtkopfit dhe Hartelit, verë, 1810, Kastner-Kapp f. 177.
4 Letër Skotit, 22 janar 1825, Hull, f. 338.
5 “Unser Zeitalter bedarf kräftiger Geister, die diese kleinsüchtigen, heimtückischen, elenden Schufte von Menschenseelen geisseln.”-Letër Karl van Betovenit, 1825, Kastner-Kapp f. 785.
1 Thajer, botimi anglisht III, f. 165
2 Romen Rolan, Betoven, f. 46-47
3 Romen Rolan, Betoven, f. 49