| E enjte, 14.11.2013, 09:05 PM |
MANASTIRI
QENDËR E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE DHE REFORMAT
Nga Prof.
Dr. Vebi Xhemaili
Me shpalljen e reformave në krahinën e Maqedonisë nga viti 1903,
kishte filluar të rritej tensioni, pikërisht në trevat e Shqipërisë Lindore.
Ndërsa diplomacia e huaj do të shënojë se: ”Aksioni i shteteve të Mëdha për
dhënien e reformave ka pasur për qëllim që t’i pengojë lëvizjet revolucionare
të popujve të nënshtruar dhe ta ruajnë status quonë në Ballkan”.1 Në gusht të atij viti shpërtheu ajo që quhej Kryengritja e
Ilindenit, e cila u shtyp ashtu si e kishin parashikuar bejlerët shqiptarë,
shumë shpejt dhe në mënyrë të ashpër. Pra, ashtu si kishte deklaruar paria
shqiptare, në takimin e tyre me përfaqësuesit austro-hungarez. Me këtë rast,
Fuqitë e Mëdha intensifikuan trysninë e tyre për vrasjen e dy konsujve të tyre.
Rusia dërgoi disa anije lufte, kurse pak më vonë austriakët dhe italianët do të
bënin edhe ata një demonstrim detar përballë Selanikut. Mbi të gjitha do të
kulminojë takimi i dytë midis Austro-Hungarisë dhe Rusisë, mbajtur në Myrstagë
më 22 tetor 1903, në këtë takim të dy fuqitë u morën vesh më në fund për të
vendosur një status quo, ku hartuan një program reformash për krahinën e
Maqedonisë, që do të thotë jo për të gjithë, por për një pjesë të tre
vilajeteve të Kosovës, Manastirit dhe Selanikut.2 Ky program solli rritjen e pranisë së huaj në terren, meqenëse në
vitin 1904 u dërguan në Maqedoni oficerë të xhandarmërisë ruse, austriake, franceze, italiane, gjermane dhe angleze. Pra nga 6 oficerë
të Fuqive të Mëdha.3
Politika turke kërkonte me këmbëngulje që të ndëshkuarit të
dënoheshin shumë rëndë, ose të internoheshin. Për këto veprime, një
nacionalist shqiptar dënohej me mbi tre vjet burg, ndërsa një bullgar për
vendosjen e një bombe dënohej vetëm me disa muaj heqje lirie.
Në këtë kohë, vilajeti i Manastirit u bë një ndër qendrat më të
rëndësishme të nacionalizmit shqiptar. Shumë veprimtarë të shqiptarizmit e
kishin origjinën nga Vilajeti i Manastirit. Në këtë kohë më aktivë në Lëvizjen
Kombëtare Shqiptare në Manastir ishin: Halit Bërzeshta dhe Fehim Zavalani.4 Ky vilajet në fillim të shekullit XX, sipas statistikave osmane,
kishte popullsi shqiptare myslimane e ortodokse që kapte numrin prej mbi 460
mijë, kundrejt 240 mijë sllavo-maqedonasve, 40 mijë grekëve e vllahëve dhe 8
mijë pomakëve.5 Në këtë kohë nga organet
qeveritare turke u akuzua edhe drejtoria e shkollës, në krye me Nuçi Naçin, i
cili u arrestua, me pretekstin se drejtoria e vajzave të shkollës së Korçës
kishte kërkuar nga konsulli August Kral që të siguronte për shkollën hartën
Shqipërisë të përpiluar nga Faik Konica. Në këto rrethana tejet të tendosura
politike ndërhyri edhe diplomacia austro-hungareze në Manastir. Në këtë kohë me
të madhe ndihmonte lëvizjen shqiptare konsulli Kral, i cili në tetor 1903
ndërhyri te autoritetet turke, kur ata e mbyllën shkollën shqipe të vajzave në
Korçë.6 Në këtë shkollë kanë ligjëruar edhe motrat nga Manastiri Sevatia
dhe Parshqev Qiriazi.7
Udhëheqësit shqiptarë e dinin tanimë “se kjo lojë shahu nuk është
në favor të tyre”, prandaj kurrë nuk i pranuan këto reforma të shpallura prej
Fuqive të Mëdha “si humane”. V.Xh).
Në Stamboll përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha kishin diskutuar edhe
rreth viseve të banuara me shqiptarë. Lidhur me këtë, përfaqësuesi diplomatik i
Serbisë i shkruan Ministrisë së jashtme, se atasheu ushtarak i Rusisë i ka
treguar se Komisioni i Fuqive të Mëdha duke trajtuar çështjen e reformave ka
propozuar të formohet një sanxhak i veçantë në “Serbi të Vjetër”, që do të
përfshinte Prizrenin, Novi Pazarin, Plevlën e vende të tjera. Si shkas për
formimin e këtij sanxhaku qenka marrë përbërja etnike e popullsisë.8 Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë Lindore i bënë rezistencë
të gjitha këtyre pazarllëqeve rreth tokave të tyre. Por Turqia për të zbatuar
këto reforma të dedikuara nga Fuqitë e Mëdha, filloi ndjekjen dhe eliminimin e
udhëheqësve të lëvizjes shqiptare.9
Rrethanat e reja politike në Ballkan bëheshin dita më ditë më të
nxehta, kjo vinte nga reformat e dedikuara me forcë kundra Turqisë që ushtronin
Fuqitë e Mëdha e në veçanti involvimi direkt i Rusisë dhe Austro-Hungarisë, me
theks të veçantë zbatimin e tyre në pjesën e Turqisë evropiane. Këto tensione
politike kundrejt Turqisë dhe sulltanit e aktivizuan pamasë diplomacinë serbe
në krye me Nikolla Pashiqin. Nisur nga këto fakte, Pashiqi e porositi Milenko
Vesniqin në Paris të kontaktojë me Dervish Himën që të shohë disponimin e
qarqeve të jashtme shqiptare, pasi Dervishi në këtë kohë në Evropë njihej si
figura më e vendosur me kërkesat e tij për autonominë e Shqipërisë. Lidhur me
bisedimet që zhvilloi me Vesniqin, Dervish Hima i paraqiti këtij një memorandum.10 Në këtë memorandum, pos të tjerash, ai shkruan: Çështja shqiptare
është shumë e rëndësishme për të gjitha qeveritë që e rrethojnë e që kanë
nevojë të kenë lidhje me këtë popull të denjë për bashkëpunim, popull punëtor,
i zgjuar e trim, mbi të cilin mjerisht disa qëllimkëqij, pa marrë parasysh
rëndësinë dhe rolin e tij patriotik, përhapin lajme plotësisht shpifëse, të
zmadhuara dhe pa kurrfarë mbështetjeje”.11 Por ka pasur edhe mendimtarë sllavë, si Drashkoviqi, që
popullin shqiptar e kanë pranuar si më të ngritur se popujt tjerë midis
Ballkanit.12
Dervish Hima, duke folur për interesimin e shteteve fqinje që t’i
tërheqin shqiptarët në sferën e politikës së tyre, thotë: ”Askush nuk ka marrë,
as nuk do të marrë asgjë nga ky popull, mbasi mjetet e veprimit janë të
njollosura me propozime korruptuese, në kurthin e të cilave nuk pranojnë të bien
shqiptarët, tentativa këto që nuk kanë dhënë frute as për Greqinë, as për
Bullgarinë, as për Italinë e sidomos për Serbinë’’.13
Me këto fjalë, Dervish Hima i lente të kuptojë Nikolla Pashiqit se
mënyra siç janë duke vepruar shtetet fqinje ballkanike ndaj shqiptarëve nuk
është e sinqertë, se ka prapavijën e saj politike dhe se nuk ia dëshirojnë të
mirën popullit shqiptar. Megjithatë, ai i jep mundësi që
Me këtë Dervishi dëshironte ta vërë në sprovë gatishmërinë e
Qeverisë serbe, se sa realisht është e interesuar për çështjen shqiptare,
prandaj në vazhdim shkruan: “Po qe se Sh. J. beson se Qeveria e tij është e
gatshme të merret seriozisht me këtë çështje, do t’ ju dërgoj një raport
plotësues dhe mund të bëjmë një takim në të cilin do të merrnim masat e
ngutshme që i kërkon çështja dhe situate e acaruar”.15 Po ashtu, në vazhdim bënë fjalë për aktivitetin e Komisionit
evropian, që u takua për ta vënë në jetë nenin 23 të Traktatit të Berlinit në
verë të vitit 1880 dhe flet se vetëm përfaqësuesi i Britanisë së Madhe lordi
Ficmoris pati propozim objektiv, “duke i cekur si shembull krahinat shqiptare,
doket dhe nevojat e të cilëve kërkonin një administrim krejtësisht tjetër nga
ajo e provincave të tjera, ngriti çështjen shqiptare, e cila u bë subjekt
kryesor i diskutimeve të Komisionit”.16
Dervishi vazhdoi të flasë edhe për qëndrimin e delegatit rus, të
atij austro-hungarez dhe francez, duke theksuar se të gjithë ata deklaruan
haptas dhe e kundërshtuan themelimin e autonomisë së Shqipërisë. Në këtë mënyrë
Dervishi ia bëri me dije Pashiqit se shqiptarët e njohin mirë historikun e
lëvizjes së tyre dhe se ata po luftojnë për liri e pavarësi, e që këto
përpjekje të fundit janë vetëm vazhdim i përpjekjeve të shqiptarëve që nga
Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ai theksoi se qëllimi primar i shqiptarëve është
bashkimi i tokave shqiptare dhe çlirimi i tyre nga zgjedha e huaj, por ata në
këtë luftë dëshironin të bashkëpunonin sinqerisht me fqinjët e tyre, por vetëm
në baza të sinqerta dhe të barabarta.17
Në këtë kohë dy shtete fqinje: Mali i Zi dhe Serbia, që në vitin
1902 ishin marrë vesh për ndarjen e Shqipërisë. “Serbia kërkonte që t’i takojë
Vilajeti i Kosovës, ndërsa Malit të Zi kërkonte që t’i takojë Shkodra me
rrethinë. Serbia kishte rënë dakord me Bullgarinë për ndarjen e krahinës së
Maqedonisë. Ndërsa me Greqinë ishin marrë vesh që asaj t’i takojë jugu i
Shqipërisë.18
Që nga vitet 1902-1904, Dervish Hima dhe Ibrahim Temo, disa herë u
ishin drejtuar Fuqive të Mëdha, pra edhe Austro-Hungarisë me anë të konsullit
të saj në Manastir lidhur me aksionin e reformave në Maqedoni, duke ia
përkujtuar që mos t’i harronin edhe interesat e popullit shqiptar. “Kjo
çështje maqedonase që do të kallë atdheun tonë, mund të jetë vetë Evropa e cila
mbjell aq shumë urrejtje ndërmjet popujve dhe e cila, jo vetëm që duhej ta
shkurtojë dorën tiranike të qeverisë osmane, por duhej njëkohësisht t’i presë
edhe gishtërinjtë e pansllavizmit. Në qoftë se ndërpritej njëri, mbetej tjetri,
i cili bëhej më i fortë se i pari dhe nuk mbeti kështu, një çast qetësie në
Evropë.”
Dinjiteti i Evropës mbi të gjitha, është shtypi francez, i cili e
ka për borxh të merret me të vërtetën, do me thënë me çështjen e Turqisë
evropiane dhe jo me çështjen maqedonase (të imagjinuar- sipas rezultateve të
fjalimit të Zt. Pressense), Maqedonia nuk ekziston, nuk është e vërtetë fakti
se revolucionarët bullgarë gjenden në terr e tirani, përkundrazi, nëqoftëse
qenësorja është t’i shërbej njerëzores, nuk duhet dëgjuar francezët që punojnë
për zbutjen e një Maqedonie të ashtuquajtur Maqedoni, duke i lënë Shqiptarët të
banojnë njërën nga pjesët më të bukura të Evropës dhe fishkëllejnë ç’prej moti rrugën
e turqve mbi një urë pushtuese të Evropës nga ana e Italisë.19
Kjo dëshmon edhe një herë se Ibrahim Temo dhe Dervish Hima edhe në
momentet më të vështira të jetës së tyre, e mbronin me argumente çështjen
shqiptare dhe gjithmonë ushqenin ndjenja atdhedashurie dhe patriotizmi ndaj
popullit të vet dhe ndaj trojeve në të cilët jetonin shqiptarët, e që në këtë
kohë ishin bërë mjet pazarllëqesh midis Fuqive të Mëdha dhe shteteve
ballkanike.20
Nga raportet e diplomacisë austro-hungareze mund të konstatojmë se
në vjeshtë të vitit 1904, Dervish Hima i kishte bërë një vizitë shokëve dhe
miqve të tij në Rumani, dhe pastaj përsëri ishte kthyer në
Gjatë vitit 1907, në Hagë do të mbahej Konferenca e njohur e Hagës,
prandaj shoqëria shqiptare e Kostancës ku kujtonte dhe vepronte Dr. Ibrahim
Temo, vendosi që si përfaqësues të vetin ta dërgonte atdhetarinë e palodhur
Dervish Himën, i cili do të mund ta përfaqësonte në mënyrë të denjë. Qeveria
osmane bëri çmos që kërkesat shqiptare të mos dalin para këtij tubimi
ndërkombëtar, por Dervish Hima arriti ta informojë botën e qytetëruar se Kombi Shqiptar
kërkon jetë të lirë qytetare dhe njohjen e kombit dhe të kishës kombëtare. Pra
ai kërkoi që edhe shqiptarëve t’u njihen të gjitha ato të drejta që u janë
njohur edhe kombeve të tjera, të cilat jetonin në Perandorinë Osmane, si dhe
arsimimin në gjuhën amtare.22
Deri në kohën e ngadhënjimit të Revolucionit xhonturk vazhdoi të
veprojë në Evropë. Pas ngadhënjimit të Revolucionit, xhonturqit shpallën
amnistinë për ata që ishin të ndjekur nga pushteti absolut i sulltanit dhe që
ishin detyruar ta braktisin atdheun e tyre. Shumë të tillë u kthyen pas
shpalljes së amnistisë, e në mesin e tyre ishte edhe Dervish Hima, i cili nga
Evropa erdhi për herë të parë në Shkodër.23 Lidhur me arrestimin e Dervish Himës ka mjaft shënime si në
gazetat e kohës, ashtu edhe në raportet diplomatike, e gjithë kjo kontribuoi që
emri i tij të njihet edhe më tepër.
Lidhur me arrestimin e Dervish Himës, gazeta “Kombi” që botohej në
Vilajeti i Kosovës përbënte rreth 60% shqiptarë prej popullsisë së
përgjithshme që kishte prej 1.060.000 banorësh.26 Vilajeti i Kosovës kishte popullsi shqiptare e katolike rreth 600
mijë frymë, kundrejt 161 mijë serbëve dhe 220 mijë sllavo-maqedonasve, 79 mijë
turqve e tjerë. Në atë kohë vilajeti i Kosovës përfshinte edhe territore të
Shqipërisë Lindore (Maqedonisë së sotme) me qytetet: Tetovë, Gostivar, Shkup,
Veles, Shtip, Kratovë deri në Qystendil.
Ibrahim Temo ishte një ndër misionarët e parë në Lëvizjen Kombëtare
Shqiptare, i cili publikisht kërkoi arsimim për shqiptarët në gjuhën shqipe. Ky
mbronte idenë që arsimi fillor të kryhej në gjuhën amtare. Prandaj ky hartoi
edhe një memorandum ku paraqiste kërkesat gjuhësore dhe kulturore.
Ky si vizionar trumbetonte pandërprerë rrezikun që u paraqitej
shqiptarëve nga copëtimi pansllavist. Ky në një letër që dërgonte Ishak Skutit,
i deklaronte: “Nëse Turqia donte të vdiste, shqiptarët në shumicë myslimanë donin
t’i shpëtonin kësaj fatkeqësie. Në një letër dërguar mikut të vet në vitin
1900, thuhej: Pasi Turqia nuk është në gjendje të na mbrojë, me qëllim që të
pengojë dëbimin tonë që këndej së bashku me turqit, ne do të luftojmë me të
gjitha forcat tona pavarësinë e Shqipërisë”.27
Ibrahim Temo ka bashkëpunuar me Nexhip Dragën, Shahin Kolonjën,
pasi i kishte “cimerë” në shkollën e administratës në Stamboll, bashkë me
Jashar Erebarën. Temo pasi mori rrugën e ekzilit për në Rumani, u lidh edhe me
Nikolla Naçon nga Korça. Temo së bashku me Dervish Himën dhe Nikolla
Naçon, Shahin Kolonjën, si “cimerë” në shkollën e administratës në
Stamboll ku bashkë me ta ishte edhe Jashar Erebara. Temo së bashku me Dervish
Himën dhe Nikolla Naçon mori pjesë në një lëvizje antigreke dhe
antibullgare.
Ky bindi Naçon, kryetarin e Shoqatës Shqiptare “Drita”, se duhej të
fillonte të organizonte klubet shqiptare me prirje xhonturke për të kërkuar të
drejtat e tyre. Në anën tjetër, Dervish Hima ishte shumë i afërt me Ibrahim
Temon, pikërisht për arsye se ishin me origjinë nga e njëjta krahinë që bënte
pjesë në Shqipërinë Lindore, shqiptarizmi dhe xhonturkizmi i ndërthurën në një
mënyrë edhe më të qartë.28 Në janar dhe shkurt të vitit 1899, shqiptarët e Kosovës në Pejë
bënë përpjekje për ringjalljen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Atje u mbajt
Kuvendi i “Besa-Besës”. Vendimet e aprovuara në atë kuvend, më vonë do të përsëriten
në shkurt të atij viti në Kuvendin e Dibrës, duke kërkuar nga Porta e Lartë
njohjen e autonomisë së Shqipërisë. Në maj 1899, në Bukuresht u botua në gjuhën
turke një traktat që kishte përmbajte programore me titull: “ Ujanallëm”(Të
zgjohemi). Autorë i këtij traktati ishte Dervish Hima.29
Dervish Hima si intelektual i ri që kishte filluar studimet në
shkollën e mjekësisë ushtarake në Stamboll, pastaj në Bukuresht, ku shkoi në
ekzil, u bë një nga publicistët më aktivë të diasporës, duke vazhduar udhëtimet
në Rumani, Itali, Zvicër, Francë dhe Belgjikë, ku kishte denoncuar regjimin
hamidian dhe kishte kërkuar një autonomi për Shqipërinë në bashkëpunim me
qarqet e shqiptarizmit, ashtu edhe me ato xhonturke. Pasi kishte mbështetur
kërkesa ekstreme në organin e tij të parë të titulluar “Pavarësia shqiptare”,
(Bukuresht 1898-1899), Dervish Hima bëri angazhim kundër absolutizmit të
Sulltanit, për hapjen e shkollave shqipe dhe eventualisht për krijimin e një
vilajeti shqiptar autonom.
Tani më edhe dy Fuqitë e Mëdha më të interesuara për Ballkanin,
Austo-Hungari dhe Italia, tani më ishin bindur se kishin dështuar në politikën
e jashtme, në veçanti ishin tej mase të dëshpëruar me reformat e shpallura të
Myrstagut në vilajetin Manastirit dhe Kosovës, pasi me këto reforma me të madhe
u shtua influenca ruse në Manastir, një ndër qendrat më të mëdha në Ballkan.
Kjo ishte një ndër arsyet pse diplomacia austro-italiane e kishte shtuar
interesimin e saj drejt autonomisë dhe hapjen e shkollave shqipe në Shqipëri,
kjo u pa edhe në bisedimet që u zhvilluan midis Gollubosvskit dhe ministrit
italian Titoni në Vendik, në prill të viti 1905, ku ranë dakord për avancimin e
çështjes shqiptare drejt autonomisë së Shqipërisë.30
Përgjithësisht veprimtarët e shqiptarizmit quheshin patriotë ose
atdhetarë, ose thjesht shqiptarë. Shqiptari ose “shqiptari i vërtetë” ishte një
veprimtar i shqiptarizmit, një shqiptar që punonte për kombin e tij. Në
Perandorinë Osmane disa personazhe morën madje nofkën “shqiptari”, për shkak të
aktiviteteve të tyre në favor të gjuhës shqipe. Si rrjedhim u krijua termi
shqiptarizëm, që donte të thoshte “patriotizëm” ose “nacionalizëm”.31 Në veçimin e kombit shqiptar rol të veçantë ka luajtur Islami, që
në të vërtetë kishte një rol vendimtar në dallimin shqiptar-grek ose
shqiptar-sllav. Mbi të gjitha, islami mendohej se kishte favorizuar shtrirjen e
hapësirës shqiptare. Ndërsa në epokën e Skënderbeut, sllavizmi ishte i
pranishëm në zemër të Shqipërisë, siç e tregonte edhe toponimia në këtë fillim
të shekullit XX, fronti tashmë gjendej në Manastir, Shkup, Mitrovicë, ose më
tej deri në Novi Pazar. Kombi shqiptar, në fillim të shekullit XX filloi të
kombëtarizohet dhe vështirë ishte të ç’kombëtarizohet. Tanimë krahina të tëra,
si ajo e Ulqinit, Shpuzës, Podgoricës, Mitrovicës, Vrajës, Kurshumlisë dhe të
krahinës së Maqedonisë, bënin pjesë në Shqipërinë Etnike. Shqipëria ishte
mbrojtëse e një propagande të përbashkët dhe të një qëllimi të njëjtë.
Shqiptarët dhe maqedonasit, arumunët e Maqedonisë, ishin ilirët e vjetër,
ushtarët e Piros, të Aleksandërit dhe të Skënderbeut. Së bashku kërkonin
autonominë e një shteti Shqipëri-Maqedoni nën pushtetin e Sulltanit, me qëllim
që të zmbrapseshin armiqtë e Turqisë. Ideja e krijimit të një shteti
shqiptaro-maqedonas, të dëshiruar në mënyrë të zjarrtë nga të gjithë
shqiptarët, maqedonasit-rumunë dhe maqedonasit e sllavizuar.32 Por, më vonë, politika bullgare arriti ta shkëpusë nga ndikimi
shqiptar një pjesë të Maqedonisë ilire-shqiptare. Mossuksesi i propagandës
sllave, ishte kontribut i atdhetarëve myslimanë shqiptarë, që me të madhe
kishin penguar invadimin sllav në trojet etnike shqiptare V.Xh), si dhe nga
greqizmi helen në jug të Shqipërisë, ku u pa qartë se “Lidhja Kombëtare ishte
më e fortë se lidhja fetare”.33
Në vitin 1908, Komiteti i “Bashkimit dhe Progresit” po përgatiste “revolucionin” më 1908, duke nisur nga Selaniku dhe Manastiri. Krahas këtyre zhvillimeve, edhe nacionalizmi shqiptar do të merrte kahje të reja. Në Manastir u krijua një komitet i fshehtë shqiptar, ndërkohë që u shfaqën edhe çetat e para nacionaliste. Shqiptarizmi i viteve 1896-1908 u transferua dhe u kanalizua në mënyrë të konsiderueshme. Përveç evoluimit të gjendjes së jashtme dhe të brendshme politike, bëri që vatra e nacionalizmit shqiptar të zhvendosej nga Vilajeti i Janinës në Vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit. Rrënjët e këtyre transformimeve gjenden në ndryshimet që pëson shoqëria osmane dhe në mënyrë të veçantë shoqëria shqiptare dhe udhëheqësit e saj myslimanë, e ardhmja e së cilës në Shqipëri po bëhej problematike. Zhvillimi i arsimit, rritja e burokracisë në të cilën po integroheshin gjithnjë e më shumë njerëz, formimi i një “klase të mesme” të arsimuar që rivalizonte me bejlerët dhe agallarët pronarë tokash, autoritarizmi i sulltanit dhe shfaqja e lëvizjes opozitare, rritja e theksuar e fenomenit të emigracionit, të gjitha këta faktorë ushtruan peshën e tyre mbi zhvillimin e nacionalizmit në mesin e brezave të rinj shqiptarë. Kjo periudhë e re kohore u karakterizua me paraqitjen e të rinjve të arsimuar në fushën e shqiptarizmit, midis të cilëve edhe shumë myslimanë. Kësisoj do të kemi formulime të reja të shqiptarizmit, siç shihet në përmbajtjen e botimeve me frymë patriotike për myslimanët shqiptarë. Fjala ishte që këta veprimtarë të këmbëngulin për të kërkuar një identitet evropian, një identitet mysliman evropian. I ndryshëm nga ai i myslimanëve turq, duke synuar kështu të legjitimonin në trevat e tyre, kur Perandoria Osmane do të detyrohej të tërhiqej nga Ballkani. Rrjetet e veprimtarëve të shqiptarizmit u bënë më të larmishme, sidomos në funksion të grupeve fetare dhe rajonale. Më në fund shqiptarët hynë në një fazë kompetente për të udhëhequr kombin e tyre drejtë pavarësisë. V.Xh).
1 Arkivi i Serbisë. Fondi i Gjoka Simiqit, 1903-1906. V. Çoroviç, Diplomatska prepiska, f. 545; “Albanija”, Beograd 1903.
2 Nathaliye Clayer, vep. e cit. 305.
3 Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, vep. e cit. f. 189.
4 Kristaq Prift, Lidhja Shqiptare e Pejës, Tiranë 2002, f. 177.
5 Historia e popullit shqiptar II, vep. e cit. f. 258.,
6
7 Qerasim Qiriazi, “Kristomaci”, Lublanë 1991, f. 352.
8 DASIP; Raporti i përfaqësuesit diplomatic të Serbisë nga Stambolli, 30. I (13.II), 1904.
9 V. Stojançeviç, Drushtveno-politiçke prilike megju Albancima o Kosovskom vilajetu na poçetoku XX veka i Albanski otpor protiv turski reforma 1902-1903, “Istoriski çasopis” Kn/XI , Bograd 1961, f. 206.
10 Këtë memorandum në tërësi e ka botuar Gjorgje Mikiq, në ‘’Gjurmime albanologjike’’ Seria historike III, Prishtinë 1973.
11 Gjorgje Mikiq, Memorandumi i Dervish Himës mbi çështjen shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XIX, “Gjurmime albanologjike” Seria; III-1973, Prishtinë 1975. f..207.
12 “Bashkimi i Kombit” (Nacionalno Edinstvo), Shkup , (pa vit), f. 32.
13 Po aty.207.
14 Gjorgje Mikiq, punim i cit. 208.
15 Po aty; Dervish Hima në vazhdim të memorandumit e paraqiti historikun e zhvillimit të çështjes shqiptare që nga luftërat serbo-turke 1876 dhe ruse-turke 1877, duke folur për qëndrimin e Rusisë ndaj çështjes shqiptare, e cila e formoi Bullgarinë e Shën Stefanit në dëm të tokave shqiptare, si dhe për vendimet e Kongresit të Berlinit, duke e theksuar se me nenin 23 të Traktatit të Berlinit është paraparë që provincave të Turqisë Evropiane t’iu sigurohen institucione administrative që do t’u garantonin të drejta të plota politike pa dallim besimi dhe race.
16 Gjorgje Mikiç, punim i cit. f. 210.
17Gjorgje Mikiç, vep e cir. f. 211-212; Interesim të madh për Dervish Himën kishte shprehur edhe diplomacia austro-hungareze. Ajo me shumë kujdes e vëmendje i përcjell sjelljet e tija si dhe shkrimet që i publikonte në revista dhe gazeta të ndryshme. Pikërisht për këtë, në arkivat e Vjenës gjenden burime diplomatike që flasin për këtë patriot të dalluar shqiptar.
18 Branko Horvat, Kosovsko pitanje, Lubjanë 1989, f. 35.
19 Ibrahim Themo Më 15 shkurt
të vitit 1903 merr pjesë në
20 HHSHA, Albanien,XXI,Raport nga Vjena pa datë.
21 HHSH, Albanien, XIX, Raport nga Vjena, 28 nëntor 1904. Mirëpo, Dervishi nuk hyri në këtë grackë dhe vazhdoi aktivitetin e tij në Paris dhe Gjenevë, e prej vitit 1905-1907 në Bruksel të Belgjikës, vazhdoi të botojë revistën e tij “L’Albania” në frëngjisht.
22 Shukri Rahimi, Lufta e
shqiptarëve për autonomi 1897-1912. Prishtinë 1978, f 133; H. Kaleshi, Dr.
Ibrahim Temo osnivac “Mladoturskog Komiteta, ‘’Kombi’’ nr. 47 më 1 gusht,
23 Archives du Ministere des
Affaires efrangeres
24 ‘’Kombi’’ nr. 101, 11 shtator 1908. ‘’Rrufeja’’ Kajro, nr. 1 kallnor 1909.
25
26 Historia e popullit Shqiptar II..., f. 258.
27 Kristaq Prifti, “Ibrahim Temo”, Tiranë 1996, f. 14 dhe 139: Ibrahim Temo i lindur në Strugë në vitin 1865, i kreu studimet e larta në Stamboll.
28 Emri i vërtetë i Dervish Himës, ishte Ibrahim Naxhi Spahiu, i lindur 1872 në Ohër.
29 Ismet Dërmaku, Rilindja kombëtare shqiptare, f. 217; Historia e popullit shqiptar, II, f. 283.
30 Lumo Skendi, Mendimi politik dhe veprimtaria kryengritëse shqiptare..., f.12.
31 Hysni Myziri, Historia e shqipërisë dhe e shqiptarëve Prizren 2001, f. 166-167.
32 Natalie Clayer, vep. e cit, f. 459.
33 “Drita” nr. 57, 11.02.1905.