| E shtune, 26.01.2013, 06:18 PM |
Në Kullën
e Gecajve-Llukë e Deçanit traditë murimi, gurëgdhendjeje e mikëpritje bujare
Nga Ma. Besarta Reçica
Gjatë historisë së
njerzimit populli Shqiptar ngjajshëm me popujt e tjerë, rëndësi të posaçme i ka kushtuar përpunimit
të gurit dhe ndërtimit të objekteve me dekorime në gurë. Historia jonë
kombëtare është e begatë me trashëgimi kulturore. Në këtë trashëgimi vënd të rëndësishëm ka zënë edhe gurëgdhendja. Ky thesar kulturor
në gur i mbijetoi kohës për shekuj me
radhë. Punimet më të herëshme me gur i
hasim: skalitjet e gurëve per murim, dekorime të ndryshme nga flora dhe
fauna, mjetet e punës dhe shkrime të
ndryshme. Që nga neoliti, ruhet kjo
trashëgimi e përpunimit të gurit, e cila dëshmon për një thesar kulturorë të
paraardhësve tanë, të bartur në breza.
Dëshmia më e mirë e përdorimit të gurit si material
ndërtimor sot janë: shumë shtëpi, rrugë ,ura, kulla, gurë varrësh dhe vegla pune që i mbijetuan
kohës. Edhe pse vendi ynë gjatë historisë
kaloi etapa të vështira nën
sundues të huaj të cilët jo vetëm që e penguan në zhvillim por u munduan dhe ta
shkatrrojnë gjithë kulturën tonë popullore, të paktën deri në asimilim. Megjith
atë mundë të pohojmë se jemi një popull me kulturë dhe traditë të lashtë, e cila u ruajt dhe u
trashëgua nga brezi në brezë, pa marrë parasyshë vështirësitë nëpër të cilat
kaluam.
Trashëgimia jonë kulturore e ndërtimeve dhe ajo e
gurëgdhendjes paraqet interes të veçantë kombëtar për hulumtim dhe studim.
Tradita e punimit të gurit në popullin
tonë nuk u nderpre asnjëherë përkundrazi me një dëshirë dhe fanatizëm vazhdoi të punohej deri me tani, jo në masën
e gjerë që ishte dikur por në mas më të vogël dhe në vende kryesisht rurale. Krahina të
ndryshme u dalluan për ruajtjen dhe
kultivimin e kësaj trashëgimie. Njëra
prej tyre është edhe Rrafshi i Dukagjinit i cili njihet për kullat prej
guri, të ruajtura mirë e disa prej tyre edhe në funksion siç është rasti
me kullën e Osëdautajve, atë të
Kuklecëve etj. Restaurimet e bëra
kohërave të sotme në jo pak raste kanë shkatrruar elementet
përmbajtësore, përkatësisht funksionale të kullave. Rast për të keq, paraqet
restaurimi i kullës së Hoxhajve në Junik. Në kompozicionin e kthinave, gjatë
restaurimit është shkatrruar “Ahri” tërsisht, “ divanhanja” pjesërisht me “frenxhitë” e saj terësisht, pastaj nga
funksionaliteti është nxjerrë enterieri dhe dedikimi i kthinave, e gjithë kjo
në emër të një levërdie të një komercializmi “ funksional ” të sotëm.
Rast të vaçant të gërshetimit të tradicionales me modernën është kulla-kala
e Rrustem Gecajt nga fshati Llukë e Ulët në Komunën e Deçanit.
Ka shumë ndër ata
që për të mos u shkëputur nga trojet e lindjes kanë ndërtuar atje shtëpi, por
Kulla e Rrustem Gecajt është fare e veçantë [1]. Aty ruhet historia dhe identiteti i një
pjese të mirë të mënyrës se jetesës dhe kushteve të banimit. Rrustem Gecaj i
emigruar në SHBA “përkohësisht” vendosi të ndërtojë një kullë të veçantë në
vendlindjen e tijë. Si dëshmi e identitetit Kombëtar dhe dëshmi e historisë
Kombëtare. Ai thirri ekspertë, historianë, arkitektë, studiues të fushave të
ndryshme dhe kërkoi një projekt gjithëkombëtar, që të ishte edhe si një muze
kombëtar,[2] dhe
njëherit kullë e traditës.
Kulla është karakteristike dhe të krijonë mbresa qyshë në momentin e
parë që ta vëren syri. Është e pamundur të afrohesh afër sajë dhe të të mos
ngjallet dëshira dhe kurreshtja për eksplorim të më tutjeshëm të sajë. Në po këtë truall,u rrënua kulla e
vjetër nga barbarët sllavë dy herë.
Në
pamundësi që vrasësi serb të shuante burrat shqiptarë, shkatrronte Kullat e
tyre…Në të njëjtën kohë Kulla ka dhe legjendën e saj të Feniksit, ringjalljen
nga hiri i vet ”[3].
Familja Gecaj është njëra nga familjet e kësaj treve që me dashurinë më të madhe mundohet të ruaj
traditën e lashtë të punimit të gurit. Edhe kulla”kala’’ edhe shtëpi tjera të
ndërtuara nga kjo familje janë të veshura dhe punur me gurë. Një pjesëtar i
kësaj familje që ne takuam gjatë vizitës sonë në këtë familje ishte Qaush
Gecaj. Aty na njoftoi hollësisht mbi veprimtarinë e kësaj familje në ruajtjen e
trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe punimin e gurit në veçanti.
Qaushi na njoftoi
se guri me të cilin kanë punuar në objektet e tyre dhe në të cilat vazhdojnë të
punojnë e sigurojnë në Banjë të Pejës[4], dhe se përpunimi i këtyre
gurëve bëhet në puntorinë e tyre të ndërtuar enkas për përpunimin e gurit, edhe
atë për nevoja familjare.
Duke pasur
parasysh përpunimin e gurit i cili dikur bëhej me mjete rrethanore dhe ishte
punë shumë e mundimshme, sotë përpunimi i tijë bëhëj me mjete më të
sofistikuara që i mundësonte një punë më të shpejtë dhe më të lehtë këtyre
njerëzve që prioritet i kishin dhënë ruajtjes së trashëgimisë kombëtare.
Si pranë kullës, por edhe me të hyrë në këtë objektë mbetesh i fascionuar me punimet e gurit që janë bërë. Me gurëgdhendje është punuar në enterier dhe eksterier. Punimet janë realizuar në korniza portash, shkallë të shtëpive, gdhendjen e mureve të brendshme. Ajo që të len më së tepërmi përshtypje, është oxhaku në ballë të dhomës, i punuar në stilë modernë.
Gjatë qëndrimit në këtë familje na ra
në sy një ndërtesë e lartë e papërfunduar ku familjari, Qaushi, na
njoftoi, se edhe ajo planifikohet të
vishet në gurë, po ashtu nga puntoria e tyre.
Krahas një tradite të lashtë të
prezantimit të kulturës e trashëgimisë
etnike e kombëtare vërehet qartë edhe një stil modern i kohës së sotme si në
mjeshtri të punimit ashtu edhe në stilin e jetesës. Jemi mëse të vetëdijshëm se
nuk mundë të riskenohen me një besnikëri apsolute tradita dhe doket e kohës së
vjetër, por vetë fakti i mbijetesës dhe dëshirës së pamposhtur për punimin e
gurit edhe sot në këtë familje dhe disa familje tjera në këtë trevë na bënë të
jemi më afër traditës dhe të freskohemi me lashtësinë, sepse duhet të ruhet
tradita edhe pse po jetojme në vorbullën e globalizmit.
Përshtypje tjetër është
mikëpritja bujare që të ofrohej nga familjarët e tyre duke mos hezituar për
asgjë, por duke u munduar të na informojnë në detale për çdo gjë që është
punuar brenda dhe jashtë atyre mureve.
Pata knaqësin të shkruaj për këtë temë,
dhe për këtë familje e cila me ngrohtësinë dhe
afërsinë që më krijoi për aq sa
qëndrova, më bënë të ndjëhem pjesë e sajë.
Gjithashtu pata
edhe knaqesine të shkruaj edhe për traditen dhe ruajtjen e punimit të gurit në këtë familje ,jo vetëm
për ndihmen dhe kontributin e madh që i dha Kosovës në çdo vend dhe në çdo kohë. Këta
familjarë traditen tonë shqiptare që e ruajtën dhe e trashëguan edhe pse në një
mënyr të modifikuar prap se prap lenë
mbresa te çdo visitor, që njëherit ka dëshir të njoftohet me traditen tonë të
bukur shumë shekullore dhe të njohë
identitetin tonë kombëtar se kush jemi ne dhe nga i kemi rrënjet tona.
[1] Gazeta “Bota sot- Miq të mirë në kohë të vështira për Kosovën”, E shtunë, ç3 gushte 20çç
[2]
[3]
[4] Guri i Banjës së Pejës është mermer i shtresëzuar me travertine onix, i cili në traditën e murimit është eksploatuar edhe për objekte jashtë hapësirave vendore si p.sh:Një pjesë e Pallitit të Kombeve të Bashkuara në Neë Yourk, Opera e Vjenës, shtëpia e Bardhë në Dedinje, Manastiri i Deçanit etj. etj. Informoi ( Prof. Dr.Ukë Xhemaj)