| E shtune, 20.10.2012, 11:16 AM |
 APOSTULLI  
i   SHQIPTARIZMËS
APOSTULLI  
i   SHQIPTARIZMËS
Unë jam në shpirtin tuaj, Mos më kini për të huaj - N. Frashëri
NGA ARISTOTEL MICI
Në
relivin e letërsisë shqiptare Naim Frashëri me veprën dhe fjalën e tij të frymëzuar
shënon majën  më kulmore të mendimit poetik,
duke u bërë një burim  dritëdhënës për
zgjimin e ndërgjegjes  kombëtare në dekadat
e fundit të shëkullit XIX  dhe më pastaj.
I pushtuar nga  angazhimi i madh i  atdhëtarisë ai u tret  për idealin e shenjtë të përlindjës së  kombit të vëtë. Ai digjej  nga  dëshira
për ta parë  Shqipërinë të çliruar nga
robëria shekullore turke.
Duke
studjuar  misionin  e shkrimtarit 
në veprën e  Naim Frashërit, Prof.
E. Çabej ka shkruar : “Poeti e ndjen  veten  të dërguar 
që me anë të fjalës  së tij  të zgjojë kombin nga  gjumi i 
gjatë i shekujve. Rendësia
e tij qendron kryesisht këtu, që ai  në
kohë të sundimit të huaj  ndezi pishtarin
e lirisë, që e hodhi këtë në litëraturë dhe e mbajti ndezur ne dorë. Ai   përmbushi 
detyrën  që i pat caktuar vetes......ai  i  derdhi
të gjitha fuqitë e tij mendore  e fizike
dhe në këtë punë  shkriu veten  në kuptimin e vërtetë të fjalës. Qiriri që ai
këndon  në një nga vjershat e tij, i cili
digjet vetë për t`u ndritur të tjerëve,është një simbol i poetit vetë dhe i veprës
së tij..” [1]
I  frymëzuar nga dëshira e zjarrtë për t`u dhënë
shqipëtarëvë “pakëz  dritë”,Naim Frashëri
shkroi më gjithë fuqinë e shpirtit vjersha patriotike,me qëllimin e lartë që të  ngjallte   në zemrat e bashkëkombësve dashurinë për  Atdheun dhe lirinë  dhe të 
forconte  në mbarë popullin e tij
vetëdijën kombëtare,duke u bërë ashtu me veprën e përkushtimin e vetë Apostull
i Shqipëtarizmës, i ndërgjëgjshëm për misionin historik të poetit, ai  përgjërohet 
para bashkëkosve:
Në
mes tuaj kam qendruar
E
jam duke përvëluar
Që
t`u jap pakëz dritë,
Natën
t`ua bëj ditë.
................................
Për
ju do rri të tretem
Asnjë
çik të mos mbetem.
“Kurrë
ndonjë poet s`është nisur  ashtu   vetëdijshëm 
rrugës së vetmohimit për hir të një qëllimi të shenjtë”[2] - ka shkruar për të  Prof. R.Qosja, dukë analizuar  përkushtimin e  madh  të
këtij  poeti.  Një personaliteti të tillë dritëdhënës i përshtatën
fare mirë fjalët e novelistes amerikane Edith Wharton[3] : “Janë dy mënyra për të
shpërndarë dritë:të jesh qiri,ose pasqyrë që e reflekton atë”. (There
are  two ways of spreading  light: to be the candle or the  mirror that reflect it) . Themi kështu, pasi
Naimi me veprën e tij  ndriti si qiri nga
njëra anë, po  nga na tjetër pasqyroi dhe
mendimin progresiv të kohës.
Figura  iluministe 
e Naim  Frashërit u shfaq në
horizontin shqiptar në momentin historik më 
të  nervojëshëm,  atëherë kur 
Perandoria  Turke po numëronte vitet
e fundit, kur  vendet fqinjë kishin
fituar pavarësinë dhe atdheu kish  nevojë
për dritë. Me veprën  e tij ai u bë 
Volteri dhe  Russoi i parë i Shqipërisë.
Si
poet romantik dhe përçues i iluminizmit, Naim 
Frashëri  u përpoq të  rilindte  
ndërgjegjen kombëtare së pari  përmes  evokimit të së kaluarës historike, duke treguar
lashtësinë e popullit dhe heroizmat e figurave më të shquara. Ashtu ai  përpiqej 
poetikisht të rriste krenarinë kombëtare,  të shtonte dashurine për Shqipërinë dhe ndjenjën  e të qenurit 
shqipëtar:
“Bota
që kur është zënë,
Shqipëria
gjallë ka qënë
Pellazg`
u thoshin më parë
Më
së fundi  shqiptarë.
Përkrahës
i teorisë pellazgjike lidhur më  origjinën
ë kombit tonë, Naim Frashëri  rreh  të kumtojë se 
“Neve jemi më të parët” në Evropë krahas helenëve dhe romakëve e madje
dhe më të  lashtë se ata.  Tek  rrëfen
lashtësinë e kombit,poeti gjen rast dhe përmend figurat më të shquara të së
kaluarës.,thur vargje për  trimërinë e heronjëvë
të dikurshëm:
Pirrua
ish nga  Shqipërija
Trim
q` e lëvdon historija,
Skënderbeu  Kastrioti,
Q`u
rrëfye aq i zoti,
Ishte
burr` i Shqipërisë
Kështu
gjithnjë  po  me këtë synim patriotik poeti  tregon 
po me atë ndjenjë krenarie:
E   kush e bëri 
Morenë?
Gjith shqipëtarë qenë.
S` ish shqiptar Marko Suli?
Xhavella
e Miauli?
Bubulina
e  Kanari?
Shqipëtar
bir shqiptari.?
 Po
ndjenjën e patriotizmit dhe të krenarisë kombëtare, më tepër  se në çdo vepër , poeti do ta shfaqte  te  poema
epike  “Histori e  Skënderbeut”. 
Është e vërtetë se  autorë të herëshm  shqiptarë si 
Marin Barleti, Tivarasi, Dhimitër Frangu , Gjon Muzaka, e më  pastaj, 
Frang  Bardhi e kishin vënë në qendër
të  librave dhe të shkrimeve të tyre heroin  tonë kombëtar,Gjërgj  Kastriotin, Skënderbeun.  Po 
ashtu qe vlerësuar dhë ngritur lartë Skënderbeu edhe nga  përsonalitete të shquara të botës. Papa
Kalisti  III  do t`i jepte tiullin e lartë të  “kapitenit të përgjithshëm të  Selisë së Shenjtë “.  Ky  papë
e lavdëronte dhe e propagandonte Skënderbeun si një “mbrojtës të krishtërimit”
dhe i shkruante atij më 1457:  “Nuk ka njeri  në botë i cili të mos dijë  trimëritë që keni bërë, dhe i cili  të mos 
ju  lavdërojë gjer në qiell si një
kryengritës të vërtetë dhe si një kryeluftëtarë bujar të krishtërimit” [Hist.ë
Shqipërisë - f -310].  Po ashtu do
ta  çmonte heroizmin e  Skënderbut
Po
ndjenjën e patriotizmit dhe të krenarisë kombëtare, më tepër  se në çdo vepër , poeti do ta shfaqte  te  poema
epike  “Histori e  Skënderbeut”. 
Është e vërtetë se  autorë të herëshm  shqiptarë si 
Marin Barleti, Tivarasi, Dhimitër Frangu , Gjon Muzaka, e më  pastaj, 
Frang  Bardhi e kishin vënë në qendër
të  librave dhe të shkrimeve të tyre heroin  tonë kombëtar,Gjërgj  Kastriotin, Skënderbeun.  Po 
ashtu qe vlerësuar dhë ngritur lartë Skënderbeu edhe nga  përsonalitete të shquara të botës. Papa
Kalisti  III  do t`i jepte tiullin e lartë të  “kapitenit të përgjithshëm të  Selisë së Shenjtë “.  Ky  papë
e lavdëronte dhe e propagandonte Skënderbeun si një “mbrojtës të krishtërimit”
dhe i shkruante atij më 1457:  “Nuk ka njeri  në botë i cili të mos dijë  trimëritë që keni bërë, dhe i cili  të mos 
ju  lavdërojë gjer në qiell si një
kryengritës të vërtetë dhe si një kryeluftëtarë bujar të krishtërimit” [Hist.ë
Shqipërisë - f -310].  Po ashtu do
ta  çmonte heroizmin e  Skënderbut
më
vonë,  në kohën e iluminizmit,
filozofi  i famshëm francez, Voltëri.  Poeti angles, Bajroni, do ta kujtojë në  veprën e tij  
“Çaild Harold”.  Shkrimtarë e
piktorë  europianë  e deri 
te  Longfellou në Amerikë do të
trajtojnë në veprat e tyre  figurën e  Skënderbeut. Po rëndësia e veprës së  Naim  
Frashërit për  Skënderbeun qendron
në atë se ai e shkroi në radhë të parë për gjithë popullin shqiptar dhe në një  periudhë 
që ajo  nevoitej aq shumë. Me poemën
e tij  ai 
e ngriti  dhe e lartësoi   Skënderbeun. “Naimi i jep dimensione të gjëra  fytyrës madhore të Skënderbeut dhe e ngriti
atë njeri (të ngritur në  veprat e veta
luftarake dhe morale) në nivelin e simbolit kombëtar të luftës  për liri e pa pavarësi.” [4]
Për
ta dhënë sa më madhështore dhe tërheqëse figurën e  heroit kombëtar, Naim  Frashëri përdori gjithë talentin e tij poetik
dhe përvojën letrare, që kish fituar nga letërsia klasike botërore. Përmes një
imazhi  gjysëmmitologjik,si  te “Eneida”, 
ngrihet natën hija e të atit të Skënderbeut, Gjon  Kastriotit dhe endet në hapsirat e luftës, për
të gjetur të birin, Gjergjin, e mbiqujtur Skënderbe:
U  ngrit fat`i Shqipërisë,
Si
i vdekuri nga varri,
Mori
rrugën e Asisë,
Duke
rendur si i marri.
Dhe
kur  hija e fanepsur  e takon 
heroin,  fillon  t`i   
flasë.  Ashtu si në  një pamje danteske,  si në një legjendë, hija  bisedon me 
të  birin, si i vdëkuri më të
gjallin:
Flë,
i thotë, o jetëgjatë,
Nuk
e di se ç`është bërë!
Ç`e
gjëti  të zinë tët atë
Dhë
Shqipërinë të tërë.
Po
qëllimi kryesor i poetit nuk është vetëm që të jap informacion për epokën  e trimërisë Skënderbejane, por  dhe  të  ndez  te
lexuesit zjarrin e luftës kunder sulltanit dhe zgjedhës  së robërisë turke. Jo më kot hija e të
atit  e 
vë në pozitë të vështirë heroin, kur do që ta nxisë  për  
kryengritje:
A
më sheh ti mua plaknë?
Të
qenkësha si ti djalë!
Muratit i pinja gjaknë,
S`gënjehesha sot më fjalë.
Kuptohet se  këto vargjëe 
kishin një tingëllim aktual. Anologjia historike është më se e qartë:
Ashtu si  luftuan   Skënderbeu dhe i ati   kundër 
sulltanëve,  ashtu duhet të bënin  edhe 
bashkëkohësit e   poetit , që të
shpëtonin   Shqipërinë dhe të
fitonin  lirinë.
Me  përmasa madhështore dhe  si me imazhe 
homerike jepet edhe kthimi  çlirimtar
 i 
Skënderbeut në Krujë.
Zjente
fusha tundej mali
Nga
armët e trimërisë,
Hingëllin
e s` mbahej  kali,
Që
sjell mbrenë e Shqipërisë.
Poeti
ishte i sigurt se çdo shqiptar, po të dinte 
dhe  të njihte  luftrat dhe trimëritë e  Skënderbeut, do të  krenohej me të dhe të kaluarën e  atdheut.Për këtë arsye Naim  Frashëri përpiqet  të nënvizojë çdo vlerë morale e pamje heroike
të kryëtrimit të  Shqipërisë, aq sa  edhe për armët e tij, kur i pa në muzeun e Vjënës,
u mrekullua dhe shkroi i mahnitur e gjithë frymëzim:
Lum
ti moj  Shqipëri,thashë,
Armët
` e  tij kur i pashë,
Ndë
Belvedere, në  Vjenë,
Sikur
pashë  Skënderbenë.
Ndjenjat
patriotike poeti mundohet  t`i forcojë  jo vëtëm 
duke evokuar të kaluarën heroike dhe lashtësinë e kombit, po edhe duke  treguar 
me gjithë frymëzimin e tij bukuritë e natyrës shqiptare. Me mall të patreguar
dhe gjithë krenari ai shkroi për bukuritë e 
madhështinë  e  vendlindjes poemën  e famshme lirike “Bagëti` e  Bujqësija”. Tek këndon  me dashuri të 
zjarrtë  për malet e larta, për
fushat e gjera me lule, për lumenjtë e kulluar 
dhe pyjet e gjelberuar të  atdheut
të tij, mbushet me krenari dhe flet me eksklamation:
Ti
,  Shqipëri më ep nder, më ep ëmërin
shqiptar,
Zemërën
ti ma gatove, plot me dashuri dhe me zjarr.
Kjo
poemë qe një hymn madhështor për Sqipërinë dhe 
gjithë  shqiptarët e kohës së  Rilindjes, që ushtroi një ndikim të jashtëzakoshëm
për edukimim e ndjenjave patriotike dhe forcimin e ndërgjegjes  kombtare. Poema  “Bagëti e Bujqësija” ka qenë  dhe është edhe sot e kësaj dite një  burim i pashterrshëm   atdhedashurie për të gjithë brezat.
Rigjallërimin
e vetëdijës   kombëtare poeti përpiqej ta
bëntë edhe duke shtuar dashurinë për gjuhën amëtare, që ajo të mësohej e këndohej
sa më mirë. Për poetin   gjuha shqipe është
e shenjtë dhe  e lashtë sa vetë kombi.
Sipas poetit shqipëtarët kanë atë  “Gjuh`
që flisnin Përënditë, /Atë flisnin Pëllazgjitë” Po gjuha e nënës sonë nuk është
vetëm e lashtë, po edhe e bukur dhe e lehtë, prandaj duhet ta duan e ta mësojnë
të gjithë:
“Gjuha
jonë sa e mirë!
Sa
e ëmbël!! Sa e gjerë!
Sa
e lehtë! Sa e lirë!
Sa
ë  bukur ! S ë  vlërë!
Naim
Frashëri i pushtuar nga  frymëzimi  i zjarrtë i shqiptarizmës, shkruan më ndjenjë  krenarije po edhe  me një kënaqësi  dhe admirim për bukurinë magjepsëse të gjuhës shqipe:
E
ku shkruhën në kartë
Fjalët
e gjuhës së zjarrtë!
Poeti
me të drejtë  vlerësonte lartë mësimin e
gjuhës aq sa mësimin e  saj  e lidhte me përparimin kombëtar:
Vëllezër
shqiptarë!
Të
prekim urtësinë,
Të
zëmë udhën e mbarë,
Të
ngjallim  Shqipërinë.
Të
shkruajmë gjuhën tënë,
Kombin
ta ndriçojmë,
Gjithë
ç`është e ç`ka qënë,
Nga  dalëz ta mësojmë.
Naim
Frashëri,që shkroi me kaq  dashuri për  bukurinë e gjuhës shqipe, u përpoq me gjithësa   mundi  
intelektualisht me veprën e tij për lartësimin e nivelit kulturor të
saj.  Këtë anë të rëndësishme të veprës së
poetit nënvizonte edhe albanologu i famshëm Norbert Jokl-i [5],  i cili, dukë 
shkruar për autorin e  “Historisë
së Skënderbeut” dhe të  “Qerbelasë”, theksonte
rolin e madh të veprës së  këtij poeti për
formimin e gjuhës letrare shqipe. Me veprat  e Naimit gjuha shqipe u pasurua edhe nga ana
leksikore  me shumë fjalë të reja. Është shumë e dukshme përpjekja e tij si edhe
dëshira e madhë për ta   pasuruar, po edhe
për ta pastruar gjuhën shqipe. Kjo anë e krijimtarisë së  poetit 
duket edhe në titujt e  librave
shkollore e diturake, që botoi siç janë 
“Vjërsha për Mësonjëtoret e  Para”
dhe “Këndimi  i Çunave”, ku fjala “mësonjëtore
“  zëvëndësonte fjalën  “shkollë” dhë fjala  “Këndim” fjalën “lexim”.
Naim  Fashëri si poet mbarëkombëtar, i pushtuar tërsisht
nga ideja  patriotike e bashkimit dhe vëllazërimit
të të gjithë shqiptarëve, ngrihet mbi 
ndasitë fetare. Shpirti i tolerancës e lartëson edhe më tepër figurën e
tij si  Apostull i shqiptarizmës. Nuk është
e rastit që në librin  “Lulet e Verës”
midis vjërshave  me motive të ndryshme,
ndodhet edhe poezia “Para  Krishtit”. Në
këtë   poezi autori nuk e shikon
krishtin  as  si shenjtor, as si fetar, po si një  njeri tokësor, si përfaqësues i humanizmit më
të thellë, që predikon mirësinë dhe drejtësinë dhe që sakrifikon veten për njerëzinë:  “Fytyra jote mua më tregon,/.....Gjithë ç` ka
hequr njeriu i mjerë,..../Që e kanë vrarë dhe e kanë prerë, pa fjalë, pa pasur
faj”.Toleranca fetare e  Naimit  nuk e çudit 
aspak lexuesin, pasi ajo është edhe tolerancë e popullit të tij , gjë që
flet  për një psikologji të qytetëruar,  për një 
civilizim  mbarëshqiptarë.  Poeti mbi gjithçka  vë mëmëdhenë. 
Ai i drejtohet  Nënës  Shqipëri
me apoteoze, duke u përfalur me përgjërim: 
“Shqipëri të qofsha falë,/ Të kam mëmë e më ke djalë”.Kështu, heroi
lirik i Naimit u jep shëbullin e tij shqiptarëve, që ta ndjejnë veten  si ai, 
bijë të Nënës Shqipëri,  që në
radhë të parë  Shqipëria të jetë metaforikisht
“Parajsa” e tyre, kurse feja të mos i përçajë, se jemi  vëllezër të një kombi, të një gjaku, të një
gjuhe  dhe një bese:
Gjithë
ç`jemi shqipëtarë,
Jemi
një fis e një farë,
Kemi
të tërë një shpresë,
Një
gjak,një gjuhë,një besë.
Të
bashkuar dhe jo të ndarë, shqipëtarët do ta shpëtojnë mëmëdhënë, prandaj ai i këshillon
bashkëkohësit:
“Lëreni më nj`anë fenë,
Të  shikojmë mëmëdhenë”
(Parajsa)
Po
është e vetkuptueshme se me këtë këshillë Poeti shtron nevojën e bashkimit kombëtar,
duke u ngritur kundër ndasisive fetare, që viheshin re gjithandej. Pra, Naimi,
kur thotë “Lëreni më nj’anë fenë”, nuk ngrihet kunder feve dhe as nuk tregohet “atheist”.
Për më tepër,  për të qënë sa më i vërtetë,
pas kësaj porosije, ai bën  edhe pak didaktikë
“Fet` e besët t`i kemi,
Po të ndarë të mos jemi.”
Kjo
ide e Naim Frashërit, që feja të mos na ndajë,që, për  Shqipërinë “ t`i  lëmë më nj’anë  besimet fetare”,   për analogji na kujton vetiu thirrjen e
famshme të Pashko Vasës :
“
Çonju shqiptarë prej gjumit, çonju
Si
vëllazën në një besë shrëngonju
Dhe
mos shikjon kisha e xhamia
Fe e 
shqyptarit asht shqyptarija”
Pra
dy autorë të famshëm të Rilindjes kanë 
ide të njëjtë për bashkimin kombëtar, duke kërkuar që ndasitë fetare të
mos bëhen pengesë për këtë ideal. Po ndërsa për 
poetin Naim Frashëri nuk bëhen vërejtje kur ai jep porosi “ Lëreni më nj’anë fenë”, për  poezinë e Pashko Vasës kohët e fundit  bëhen kritika, madje ndonje meshtar ka kërkuar
edhe çkishërimin e tij. Duke e quajtur 
rilindasin e Madh person  antife,
mohues të feve dhe zëdhënës të një feja tjetër, të “shqiptarizmës”. Të gjykosh
kështu për këtë figurë madhore të Rilindjes sonë do të thotë ta nxjerrësh
poezinë e tij nga konteksti historik i zgjimit kombëtar, së dyti të mos vlerësosh
veprën e tij letrare-historike, esseistike prej rreth tetë qind faqesh dhe së
treti të mos kesh parasysh stilistikën dhe fjalët e figurëshme ne krijimin
poetik. I kujtojmë lexuesit se poezia “O moj Shqypni e Mjera Shqypni” u bë shumë
popullore ne Kohën e Rilindjes. Në formën e nje “fletë-volante-je”  ajo “fluturonte” kudo që kishte shqiptarë që
dinin të lexonin, nga  Stambolli në Shipëri,
te shqiptarët e Egjyptit dhe deri te arbërshët e Italisë.  Ashtu ajo poezi u prit me aq kënaqësi për
patosin e saj patriotik dhe liridashës. Dhe,…. nuk bënë vërejtje për atë poezi as
mendimtarët e shquar te teologjisë si At Gjergj Fishta, At  Zef Valentini, Dom Ndre Mjeda, as Eminenca e
tij Kardinali  Koliqi, as Peshkopi ImZot  Fan Noli. E çuditsme është se  kritika është zgjuar, tani, pas  një qind e dyzet vjetësh.
Po
të shikosh me kujdes vargjet e poezisë,  kupton me një herë  frymëzimin e autorit dhe mjetet artistike që
ai ka përdorur. Poezija nis me personiofikimin e Shqypnisë si një zonjë e
“randë”; në mënyrë metaforike burrat e dheut e quajnë “Nanë”. Po poeti do që  kjo Nanë
ta ketë kokën lart dhe prandaj grish gjithë shqiptarët që të çohen nga gjumi i
robërisë dhe me një metonimi u thotë 
“Mos shikoni kisha dhe xhamia” ashtu si kur edhe Naim Frashëri   (të lëmë
mënjane fenë), pra të shmangim ndasitë fetare, dhe t’i përkushtohemi  atdheut, Shqipërisë , dhe për këtë angazhim mbarëkombëtar
poeti përdor  vargun metaforik:
“Fe e shqiptarit asht shqyptaria”, pra në
rastin  konkret kemi të bëjmë me nje
shprehje metaforike që emëron nje send a po ide me një  send ose ide tjetër, dhe nuk reklamohet “ndonje
fe e re”. Keshtu,  tog-fjalëshi   “feja
e shqiptarit” është përdorur si metaforë. Dhe  as Naim Frahëri, as Pashko Vasa nuk dalin  kundra feve dhe nuk bëjnë atheizëm. Dëshira e
tyre e madhe është që të arrihej bashkimi mbarëkombëtar dhe për këtë synim dhe
ideal madhor të mos bëheshin pengesë ndasitë 
fetare dhe krahinore. Për analogji le të kujtojmë disa shprehje  të ndryshme metaforike:  “Fëmijët janë lulet e jetës”; metaforikisht
Bajram Curri quhet “Plaku i Maleve”,”Dif dragoi i Dragobisë”, kurse Luigj
Gurakuqi është “Vigan Liberator”. Vetëm kështu, përmes një analize logjike dhe
stilistikre gjen shpjegimin  e saj
shprehja poetike e Pashko Vasës: “Fe e
shqyptarit asht shqyptaria”.
.
Autori, duke  sublimuar ndjenjen e
shqiptarizmit, nuk e mohon as zotin as fenë. Shenojmë se në të gjithë veprën  patriotike të Pashko Vasës nuk ka asnjë
deklarim antifetar, dhe asnjë pretendim për të krijuar ndonjë fe tjetër.  Vlen të përmenden me këtë aresye dy vargjet e
fundit të  kësaj poezie :
“T’ desim 
si burrat, që diqen motit,
E mos t’marrohna përpara Zotit.”
Para,në
këto dy vargje duket qartë se autori  ka
konsideratë  dhe nderim para fronit të
Zotit dhe nuk del  kundër tij.
Për
më tepër, në Romanín e tij “Bardha e
Temalit”, Pashko Vasa  na ka dhënë
figurën e një prifti human siç është At Leonardi, i cili u rri aq pranë malësorëvë
të vuajtur dhe të plagosur, duke marrë pjesë në brengat e tyre. Për këto arsye
shqetësimi që  është ngritur kundër
poezisë së Pashko Vasës na duket i pambështetur nga ana e logjikës poetike dhe
analizes stilistike .
*   *   *
Vargje
 e më sipërme të marra nga poezitë e  këtyre dy autorëve të  Rilindjes sonë flasin  për një dukuri të  psikologjisë 
sonë  kombëtare, për  atë  që  shqipëtarët ndjenjën  patriotike e kanë  të shenjtë dhe  mbi 
gjithçka. Kjo ide  e fuqishme e karakterit  atdhetar të shqiptarit i pat tërhequr vemëndjen  studjuesit austriak   J.  G. Hahnit, i cili rreth 150 vjet më par, më
1867, siç e thekson edhe  Prof. Çabej,  kur në veprën e tij shkruante: “Greku dhe vëllahu
lirinë politike ia sakrifikon besimit. 
Shqiptarit i vjen aq rëndë të durojë zgjedhën, sa lirimin nga kjo zgjedhë
e paguan me  besimin  e të parëve”[6]. Më një fjalë, thënë më
shkoqur, te shqiptari  ndjenja  kombëtare qendron e fuqishme dhe mirëkuptimi
ndër fetar  midis tyre është gjë normale.
 Aspekt i kësaj dukurie  janë edhe martesat  midis mijëra  e mijëra  
shqiptarëve me besime të ndryshme, gjë 
që  dëshmon realisht  pohimin e 
Hahnit.
*   *   *
.            
Po edhe kur shkruan për  Abas
Aliun dhe  Qerbelanë, Naim Frashëri  nuk është se do të propagandojë dogma fetare;
përkundrazi, ai do të japë një meszh, duke marrë  anën 
racionale, humane  dhe përparimtare
të ngjarjeve. Qendrimi ideoemocional i autorit është pro me  Alinë 
dhe me të bijtë, po është kundër 
palës regresive të përfaqësuar  me
Mauvian dhë  Jezidin. Në një analizë për
poemën  “Qerbelaja”, Prof. Kristo Frashëri, njohës i historisë  së  Orientit,
ka shkruar se  Naimi ka marrë anën e  Aliut dhe të bektashizmit, për arsyen se ky
ishte drejtimi më progresiv, ishte si një lloj 
protestantizmi brenda  muslimanizmit.
Lidhur
me bindjen    pantheistike të  Poetit duhet 
nënvizuar  edhe  ideja e tij  
botëkuptimore    për ndeshjen e së
mirës me të keqen. Kjo gjë duket në
natyrë siç është fenomeni  i ditës dhe
i  natës , i dritës dhe i  errësirës; në jëtën njerëzore, ku ndeshet e vërteta
me  gënjeshtrën.  Ashtu 
si  ndodh  edhe  në
jëtën  vetiake të njeriut, ku përzihet:
Dhe
Parajsi dhe  Skëterra,
Dhe
ëngjëlli dhe djalli,
Edhe
gjithçka të tjera,
Janë
brenda tek i gjalli
Këtë
dualizëm konfliktuos poeti e shtrin edhe te puna e njeriut  si   edhe
te  subjekti   i   veprës  letrare. 
Siç ka vënë re me  kohë  Prof.          E.Çabej  “Te 
“Istori e   Skënderbeut” të tërheq vëmendjen fakti  se përfaqësuesit  e  së keqes
janë sulltanët  turq, Muradi   II  dhee
Mehmëdi  II, përfaqësuesi i së mirës i
krishteri  Skënderbë ( lë të nënkuptojmë
këtu edhe të atin dhe gjithë njërëzit e tij të afërt  - shënimi ynë -A.M.).  Në  këtë
mënyrë trajtimi duhet t`ia çmojmë aq shumë poetit, kur që  ky vetë 
ishte  muhamedan. Kjo ndodh në
frymë të karakterit të popullit shqiptar, te i cili  ndjenja etnike ka qenë gjithmonë më e fortë  se ndjenja  
religjioze . Naimi i shikuar dhe nga kjo anë  na tregohet pjella e thjështë  e kombit të tij. Ai është  frymë nga fryma jonë dhë gjak nga gjaku ynë”[7].
Naim  Frashëri qe në të njëjtën kohë dhe poet dhe edukator
i kombit të vetë. Si një sociolog largëpamës ai këshillonte shoqërinë shqiptare
që  “gruaja duhet të jët`  e mësuar 
më shumë nga burri, se fëmija së pari nga mëma e marrën arësimin dhe mësimet.....Gruaja
është mëmë e fëmijësë, zonjë e shtëpisë dhë krei i njerëzisë”. Të shtroje  para opinionit shoqror ide të tilla progresive,
kur në  Shqipëri dhe  në gjithë vendet fqinjë patriarkalizmi ishte
aq sundues, do të thotë të ishe  njeri me
autoritet intelektual  të jashtëzakonshëm,  një 
dijetar me aureolë qiellore,  para
të cilit   burrat e rëndë ulin kokën. Në
fushën e edukimit dhe të pedagogjisë nuk duhë harruar edhe thënia tjetër  e Naimit 
për arsimimin e rinisë, që çdo prind të kujdesej më sa të mundej për të
mësuar  fëmijët , se ata, siç shkruantë
ai  “janë për një kohë më tej nga koha
juaj”. Ndërsa  vetë të rinjtë  i  këshillonte
me fjalën e urtë  “Trupi shëndoshet me të
punuar,,/ Mendja  ndritohet me të mësuar”....
Po si edukator i  kombit  ai nuk mjaftohej vetëm me këshilla, po vriste
mëndjen të  ndihmonte konkretisht duke  bërë 
libra  diturakë  për fëmijët e atëhershëm të  Shqipërisë 
siç janë  “Vjërshat për Mësonjëtoret
e Para”,  “ Këndimet e  Çunave”, vjersha  “Dituritë” ,  “Istori e përgjithshme”. Sot këto  botime 
shkollore  do të dukëshin didaktikë
dhe miturake, por për në atë kohë, kur në Shqipëri kishte vetëm një shkollë  shqipe dhe asnjë libër, rëndsia e tyre ka qënë
e jashtëzakonshme. Përmes atyre  teksteve
të shkruara më një gjuhë të rrjedhëshme dhe të natyrëshme autori përpiqej të jepte
mësime edukative dhe informacoine shkencore. Me gjithë paraqitjen  didaktike 
të atyre  librave, ne , po të thellohemi
në realitetin shqiptar të asaj kohe, gjejmë tek ato   vepra 
edhe edukatorin, edhe dijetarin edhe artistin e fjalës, poetin  e përkushtuar për gjithë  çështjen kombëtare. E rëndësishme  është të theksojmë me këtë rast se  edhe  
nga ato tekste të thjështa shkollore marim vesh mendimet përparimtare, që
kishte përqafuar autori.  Naimi kishte një
kutpim materialist për Universin,  sistemin
diellor dhe planetet”:
Dheu
është në mes të qiellit,
I
vjen rreth e rrotull diellit.
Po
kështu edhe  për vetë diellin  ai shkruan në përputhje me idenë e heliocentrike
të  N.Kopernikut
Dielli
ësht` një yll i zjarrtë
Që
ndrin posi lëmsh i  artë,
Është
me mijëra herë
Nga
dheu m`i math e m`i gjërë.
Në
mënyre realiste spjegon  Naim Frashëri edhe
fenomenet e natyrës, reshjet atmosferike, vetëtimën, gjëmimet,elektrikun, për
botën e gjallë shtazore,bimore, njeriun dhe evolucionin e tij nga barbaria deri
në kohët e reja. Dikur njeriu “Me egërsirat luftonte”, po pastaj  “Zu kafshët 
e i përdori,/Metalet nga dheu i nxori,/ Gjithë ç` kish nëvoj`,/ Mihu ,lëroi,  mbolli korri,/ Shoshi,bloj, mbrujti e gatoj.”
Po t` i hedhësh një sy gjithë veprës letrare të  Naim 
Frashërit,  si në poezi ashtu edhe
në prozë,            dallon me një herë së
ai   kishtë një informacion shumë të gjerë
kulturor; ai njihtë mirë letërsinë antike greko- romake, sidomos  Homerin e Virgjilin, letërsinë  europianë, Danten e autorët romantikë si  Shatobriani, Lamartini e V.Hugoi;  mbështetej 
në  filosofinë e  iluministëvë dhe idetë e dijetarëve materialistë
si Volteri, Russoi, Lajbnici, Darvini  e
të tjerë,ashtu siç njihte edhe poetët e dijetarët orientalë si Firdusi e  Rumiu.
Si
u tha më sipër, Naimi, si  ish student i gjimnazit  Zosimea, pati ndikime të ndjeshme nga
iluminizmi, që ka qënë  rrymë filozofike e
shek.XVIII.  Iluminizmi  qe një revolucin në  mënyrën e të menduarit, që parapërgatiti ideologjikisht
njerëzit dhe i priu revolucionit demokratike ne 
Europë dhë në  Amerikë. Ishte koha
e shkëlqimit të dritës mendorë, kur  Volteri
në Francë i kishte hapur luftë obskurantizmit, dhe  kërkonte që bota të drejtohej nga mbretëria e
arsyes, duke lartësuar  diturinë, kur  Emmanuel 
Kanti në Gjermani  reklamonte se
motoja e jetës duhët të jetë  “ Të guxosh për të ditur”-”Dare  to  knw”, kur Th. Jeffërsoni në Amerikë, i
ndikuar nga filozofia e Lockut dhe  Volterit  përpiqej për diturinë  e gjithë popullit the deklaronte “Dituria është  fuqi”- (Knowledge
is power).  Ide të tilla përparimtare lëshonin dritë në mendjet
e njerëzvë. Ishte pikërisht ajo dritë që ënderronte dhe dëshironte   Naim 
Frashëri  me vargjet e
poezisë
së tij:
Jak`
o drit` e uruar,
Që lind nga  perëndon.
At` an` e ke ndrituar,
E  ne  pse
na harron?.
Si
iluminist  poeti ka shumë besim te dituria,
se dritë e diturisë  përpara do të na
shpjerë, prandaj ai  u  bën thirrje 
të  gjithëve për të fituar  dituri dhe dritë:
O
burra shqipëtarë,
Të
marrim dituritë,
Se
s` është  koh` e parë,
Tani
lipset dritë. Poetin 
e ngazëlleu hapja  e shkollës së
parë shqipe dhe me një lavdërim të veçantë shkruan për qytetin, që pat nderin të
çelte i pari derën e saj:
Lumja
ti , moj  Korç` o lule,
Që
i le pas  shoqet e tua,
Si
trime në ball` u sule,
T`a
paçim për jetë hua.
Shkollat
që po hapeshin dhë forcimi i  përditshëm
i ndërgjegjës kombtare e bënin optimist Naim Frasherin për çlirimin e Shqipërisë
nga  sundimi i  Turqisë:
Se
shqipëtari
E
gluha  e tija
Venë
së mbari
Dhe
Shqipëria.
Besimi
i  poetit për ardhmërinë e  Shqipërisë ishte  i patundur, sepse ai e  kuptonte 
që  drita e diturisë po e mundte errësirën:
Për  Shqipërinë
Ditët
e mira
Paskëtaj
vinë.
Shkoi
errësira.
Naim
Frashëri qe i bindur se dita e  Pavarësisë
nuk do të ishte ë largët  Me frymëzimin  e tij poetik ai  parandjente 
dritën e agimit të  Shqipërisë:
Lum kush ta  shoh
Për
pak kohë.
Po
ai  vet, ai që u  tretë 
tërë jëtën si qiriri,  nuk arriti
ta shikonte  atë ditë aq të dëshiruar.
Naim  Frashëri vdiq më 20  tëtor 
të vitit 1900, në Stamboll,  dukë
lënë pas dritën e veprës së tij dhe dëshirën e madhe që  “Sqipëria të ndritohet, të lulezohet”.
Ashtu,  më veprën dhë fjalën e tij ai qe
futur në mendjen dhë në zemrën e gjithë 
shqiptarëvë.  Si  apostull i shqiptarizmës ai që bërë pjesë e
ndërgjegjës  kombëtare. Poeti  e ndjente dashurinë e njerzëve, prandaj edhe
shkroi:
Unë
jam në shpirtin tuaj,
Mos
më kini për të huaj
Dhe  vërtetë  
ai është e do të jetë në  mendjën e
popullit shqiptar me  vargjet e tij   patriotike 
dhe dritën e mendimit   poetik. Vepra
e  Naim 
Frashërit  bëri epokë në kulturën
dhe letërsinë shqiptare. Së pari se me 
fjalën e tij  edukoi gjithë
popullin më dashurinë për atdhenë dhe së dyti se  krijojë shkollën e parë poetike   shqiptare, që nga morën  e marin  dritë breza 
të tërë poetësh deri në ditëtë tona.
[1] E. Çabej, “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, MÇM, 1994, Tiranë, f. 107
[2] R. Qosja,  “Naim Frashëri”,
Vepra 1, Rilindja, Prishtinë, 
[3] Edith Wharton (1862 – 1937 ) noveliste e talentuar amerikane
[4] R. Qosja, “Naim Frashëri –Vepra 
[5] Norbert Jokl (1877 – 1942 ) gjuhëtar austriak, indoeuropianist , albanolog
[6] Eqrem Çabej, “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, MÇM, Tiranë,1994, f. 116
[7] E. Çabej  “Shqipëtarët midis
Perëndimit dhe Lindjes, MÇM, Tiranë,