| E merkure, 18.07.2012, 08:17 PM |
Nga folklori
ynë burimor :
KËNGË DASMASH
NGA MALËSIA E GOLLAKUT
Mbledhur nga
: Demir KRASNIQI
OJ LULI, OJ TUBA E TELIT
(Llabjan – Prishtinë)
Oj, Luli, oj tuba e telit,
Erdhe e more djalin e hotelit!
Djali i hotelit, çka punon?
Ai e lëshon radijen – ti e
ngon!
Llabjan, 1979.
HAJDE OJ LULIJE KADALDALE
(Llabjan- Prishtinë)
Hajde, oj Lulije, kadaldale,
Për nuse t’ qitashtit, mos ki
gajle!
Ani, mos ki gajle, moj kunatë,
Se dyzenit, nuk ja kan zanatë!
Ani, as s’ e kishin, as s’ pe
dishin,
Hajde, lum Lulija, hiqja
ndryshkin!
Ani, ndryshku i jonë i hequn a
kan,
Me atë ditë, Lulijën qi e kemi
nxanë!
Llabjan, 1979.
VALLJA E JONË E PARË
(Marec – Novo Bërdë)
Vallja e jonë e parë, oj,
Me mindil me pika,
Oh, sa e bukur vallja –
Vallja veç me çika!
Vallja e jonë e dytë, oj,
Me mindil me vija,
Oh, sa e bukur vallja –
Vallja veç me bija!
Vallja e jonë e tretë, oj,
Me mindil bojë peme,
Oh, sa e bukur vallja,
Vallja bashk me djemë!
Vallja e jonë e katërt,oj,
Me shamija t’ kuqe,
Oh, sa e bukur vallja,
Vallja veç me nuse!
Novo Bërdë, 1979
HAJDE LULË TE NA SE JENA MIRË
(Baçevishtë- Llabjan)
Hajde Lulë, te na se jena
mirë,
Vetëm nana, asht e shtirë.
-N’ koftë e shtirë, e baj të
urtë,
Çohna heret e ja bajë puntë!
Ja bajë puntë e ja tuni
tpinin,
Se për mue e ka rritë trimin!
Çohet nana, tue lutë Zotin –
Ishalla me t’ mirë e çojmë
motin!
Llabjan, 1979.
OJ LULI SHISHA ME MALINË
(Llabjan- Prishtinë)
Oj, Luli, shisha me malinë,
Je e mirë me disiplinë.
Disiplinën, oj kush ta ka
mësue?
Ismet aga, në shkollë tuj
shkue!
Llabjan, 1979
KAPËRCEVA JAZIN
(Batllavë-Llap)
Kapërceva jazin –
M’ ra mindili n’ ujë;
Oj, Lulija jonë,
Synin mos ma lujë!
Synin mos ma lujë,
Edhe mos u tremë;
Vllavi i jem i ka
Treqin copa dhenë!
Prishtinë, 1974
OJ LULIJE SHISHA E KOKA- KOLLËS
(Prishtinë)
Oj, Lulije – shisha e
Koka-Kollës,
Oj, spikerja e Radio Gjakovës.
Oj, Lulije – shisha e Malinës,
Oj, spikerja e Radio
Prishtinës.
Oj, Lulije – shisha e limonit,
Oj, spikerja e Radio Gjilanit!
Prishtinë, 1974
OJ MOLLA ÇITAKE
(Cfircë- Gollak)
Oj, molla çitake, çitake,
Hajde, merre vllaun tem për
sevape!
Për sevape e për ahiret,
I kem mjellë nja dy ara me
elb!
I kem mjellë elb, e na kan bi
grunë,
Hajde, oj hanumllare, e dalim
në punë!
Dalum n’ punë e punojna,
Hijum-hije ungjum e pushojna!
Prishtinë, 1974
A I KE DA BULLAT E KERRIT
(Vranidoll-Prishtinë)
Hasan-o, guri i shiqerit –
A i ke da bullat e kerrit?
-I kam da e i kam shejue,
Ma t’parën Sevdijen kam me e
çue!
Prishtinë, 1974
A MUJ ERDHE MORE KERR
(Marec-Novobërdë)
Po bjen shi nëpër terr,
A muj erdhe, more kerr?
Po bjen shi nëpër lula,
A muj erdhët, mori bulla?
Kur bjen shi, qysh del dylberi
–
Qashtu del Lula, pej kerri!
Novo Bërdë, 1979
A MUN DOLE LULË PEJ LLOÇIT T’ KEQ
(Cfircë-Gollak)
A mun dole Lulë,
Ti, pej lloçit t’keq?
-Dola, unë kur dola-
Sobat me çireç!
A mun dole, Lulë,
Ti, pej lloçit t’dhive?
-Dola, unë kur dola-
Sobat e zotnive!
Tugjec,
më 23. 10. 1970
A T’KAM THANË ISMAJL, O VLLA
(Lupç i Ulët-Llap)
A t’kam thanë, Ismajl, o vlla,
Ti nër burra – Lulija nër gra!
A t’kam thanë, Ismajl,o lum,
Ti nër burra – Lulija n’katun!
A t’kam thanë, Ismajl, o
djalë,
Nusja e jote, ma e mira
n’mahallë!
Prishtinë, 1974
A T’KAM THANË O SELATIN
(Gjyrishec-Gollak)
A t’kam thanë, o Selatin,
Dalum te bunari?
O, n’kunra t’zeza-o,
O, n’çerapë çenari!
A t’kam thanë, o Selatin,
Bjeri, o tupanit?
O, na ta lujna-o,
Lojën e Gillanit!
A t’kam thanë, o Selatin,
Bjeri, tarabukit?
O, na ta lujna-o,
Oh, lojën e Shkupit!
A t’kam thanë, o Selatin,
Bjeri violinës?
Oh, na ta lujna-o,
Lojën e Prishtinës!
Karolli i Bunarit-Cfircë, më 1960
A T’KAM THANË MOJ LULE
(Batllavë-Llap)
A t’kam thanë, moj Lule,
Mos dil në oborr?!
Vet e zgjodhe, Lulije,
Burrin profesor!
A t’kam thanë, moj Lule,
Mos dil në qytet?!
Vet e more burrin, Lule,
O, me fakulltet!
A t’kam thanë, moj Lule,
Ti, mos dil në derë?!
Vet e more burrin, Lule,
Që i thonë inxhinjer!
Ja kem vnue Lulijes,
Në krye ni lulë –
Mos me i marrë punët e
shpijes,
Asniherë nër udhë!
Prishtinë, 1974
AJSHE, AJSHE NA DUEL VERA
(Feriçevë-Gollak)
Ajshe, Ajshe, na duel vera –
Merri mësyshë nuset e reja!
Ajshe, Ajshe, dil n’oborr –
Vjen Lulija e na merr dorë!
Ajshe, Ajshe, n’kapixhik –
Mi ke faqet si simit!
Ajshe,Ajshe,dil n’sokak –
Porsi lule sabahllak!
Ajshe, Ajshe, dil n’çarrshi –
Sytë e tu, si rrush i zi!
Ajshe, Ajshe, dil n’krevet –
Lujma shtatin si syret!
Tugjec, më 27. 10. 1970
ANI PO BJEN SHI NËPËR DUSHK
(Rimanishtë-Prishtinë)
Ani, po bjen shi, o nëpër
dushk,
Ani, udha e marë, o more
krushk!
Ani, po bjen shi, o, nëpër
terr,
Ani, udha e marë, o more kerr!
Ani, po bjen shi, o nëpër
vija,
Ani, udha e marë, mori
janxhija!
Prishtinë, 1974
ANI SI ME JAKA - SI PA JAKA
(Cfircë-Gollak)
Ani si me jaka, si pa jaka,
Me Lulijën tonë, nuk a shaka!
Ani si me lira, si pa lira,
Ani Lula jonë, asht ma e mira!
O, pej maje t’kresë e teri
n’themër,
Bukurija jote po m’jet
n’zemër!
Oj, Lulija jonë, ori petull,
Gjysë miljani, ty, ta ban ni vetull!
Prishtinë, 1974
AS NI MIK NUK NA ERDH
(Gmicë-Gollak)
Pritum, pritum teri n’terr –
As ni mik nuk na erdh!
Erdh Hasani, si beter,
E kish pru ni killë shiqer!
Ni killë shiqer e ni lugë kafe
–
I shkoftë marrja për lug qafe!
Tugjec, më 27. 10. 1970
BABA I JEM MOS T’DHIMET SHIQERI
(Rimanishtë-Prishtinë)
Baba i jem, mos t’dhimet
shiqeri –
Lula-lula, ne, na vjen kerri!
Baba i jem, mos t’dhimet
duhani –
Lula-lula, ne, na vjen
pajtani!
Prishtinë, 1974
BANE NANO ÇIKËN GATI
(Dabishec-Gollak)
Bane nano, çikën gati –
Vimë e marrum për ni gjysë
sahati!
Për ni gjysë sahati,
Aty kem me kan –
N’dash me pampura, nano,
N’dash me bollan!
Prishtinë, 1974
BINI KAÇA BINI DRANDAFILI
(Gmicë-Gollak)
Bini kaça, bini drandafili,
Dhenve tona u fishlloj
bylbyli.
U fishlloj bylbyli tu ni lis,
Ju kish ra pampuri përmidis!
Dhent’ nai kish mytë,
E kingjat na i kish lanë,
Mjera unë e mjera,
Çka ju baj pa nanë?!
Kapi i Zoti i shpisë,
E çoj në Selanik,
Kah të ardhsh te knena –
Cello ni bylyk!
Tugjec, më 21. 10. 1970
BISMILAH U VESH JELEKI
(Prishtinë)
Bismilah, u vesh jeleki –
Te Avdija, u nis zafjeti!
Bismilah, u çit shamija –
Te Avdija, u nis çallgija!
Bismilah, u vesh mitani –
Te Avdija, po rrehë tupani!
Bismilah, u çit duvaku –
Te Avdija, valon bajraku!
Bismilah, u hoq zavjaçi –
Te Avdija, u nis kulaçi!
Sitet mielli n’magje t’kuqe –
Për hajr t’koftë, Avdi, kjo
nuse!
Sitet mielli n’magje t’re –
Për hajr t’koftë, Ajet, kjo
re!
Sitet mielli n’magje t’gata –
Për hajr motra, u koftë
kunata!
Prishtinë, 1974.
BOLL SHUMË NA U KE MSHEFË
(Kalaticë-Llap)
Boll shumë na u ke mshefë,
Boll shumë na u ke rue –
Ik qitash, n’paç ku me shkue!
U ra terri e u ba aksham-
Ore msit, ore bejan,
Ku janë fjalët qi naj ke
dhanë?!
Prishtinë, 1974
BUKURI – SYNIN SI GËSHTAJË
(Kalaticë-Llap)
Bukuri – synin si gështajë,
Na do t’majna, si llutkën
n’dugajë!
Bukuri – pipi i rakitës,
Rrushi i bardhë i Amerikës!
Bukuri – lula e kremit,
Oj,artistja e inxhinjerit!
Bukuri – lula e jargovanit,
Ori mjekja e arsimtarit!
Prishtinë, 1974
BUKURI – VISHE SHUMËADIJEN
(Kalaticë-Llap)
Bukuri – vishe “Shumëadijen”,[1]
Dil n’dritare e ngoje radijen!
Ngoje, ngoje, n’dash me ngue –
Fan Nol-vllau e ka lshue!
Çka po knon, oj Lulije, radija?
Krejt urimet, qi po i çojnë
shoqnija!
Prishtinë, 1974
BUKURI LULË E MAVIHT
(Kalaticë-Llap)
Bukuri, lulë e mavihtë,
Prej dukatit e sarihtë!
Kush i ra rreth Jugosllavisë?
Fan Nol-vllau, me flamur
t’Shqypnisë!
Kush i ra Jugosllavisë s’gatë?
Agron-vllau, me veturrë
“Fiat”!
Prishtinë, 1974
BUKURI MOJ FLETA E FTONIT
(Kalaticë-Llap)
Bukuri, moj fleta e ftonit,
Boll e pive ujt’ e kronit!
Ujt’ e kronit t’ban zarar –
Hajde, pije te na n’bunar!
Bukuri, si me kan pejankë –
Sy e vetlla, s i me kan
gjermankë!
Bukuri, e lumja nana –
Sy e vetlla, boll fort po mi kana!
Hajde Bukuri, e mos u tut –
S’jena shkije, po jena
arrnaut!
Bukuri, moj drita e llamës,
Ismet-aga, asht shofer i dramës!
A e din nana, Bukuri, çka t’ka
thanë?
Ungju n’tokë, e mos rri
n’kamë!
Po vinë gratë nëpër livadh,
Me na e ba, Bukurinë, për
hajr!
Prishtinë, 1974
BYLBYL NË ÇUBAJA
(Tugjec-Gollak)
Bylbyl në çubaja,
Në çubaja,
Oj, Lulija jonë,
Paja, paja!
Lula jonë,
E kuqe, e bardhë,
Kush t’ka thanë,
Te na me ardhë?
Lira e kuqe –
N’shirit t’bardhë,
Vllavin tem,o
Për me marrë!
Tugjec, më 27. 10. 1970
BYLBYL NË KOJSHI
(Kalaticë-Llap)
Bylbyl në kojshi,
Do t’bajna darsum,
Ka e kemi dashamirë –
Do ta thrrasum!
Kush t’na vjen -
Thirrë e pa thirrë ;
Ata i kemi
Dashamirë!
Prishtinë, 1974
BYLBYL NË RRAFSHINA
Bylbyl në rrafshina, aman, aman,
Bylbyl në rrafshina, aman, aman,
Bylbyl në rrafshina, aman-e.
Shpinë e vllavit tem-e, aman, aman,
E moj, nuk e dijna, aman, aman,
E moj, nuk e dijna, aman-e!
Shpija e vllavit tem-e, aman, aman,
Nuk gjinet kallaj-e, aman, aman,
Nuk gjinet kallaj-e, aman-e!
Te dyert e oborrit, aman, aman,
Dugajë e saraj-e, aman, aman,
Dugajë e saraj-e, aman-e!
Dugajë e saraj-e aman, aman,
Xhami e mejtep-e,aman, aman,
Xhami e mejtep-e, aman-e!
Ngoje Lulë, pampurin, aman, aman,
E moj kah kërset-e, aman, aman,
E moj, kah kërset-e, aman-e!
Tugjec, më 27. 10. 1970
ÇELU LULE ÇELU
(Llabjan-Prishtinë)
Afër qati malit,
Dy lule kan çelë.
Çelu lule, çelu,
Çelu dalngadalë!
Çelu dalëngadalë,
Shih pranverë tuj ardhë!
Pranverë du me pritë,
Vjen bora m’flladitë!
Çelu lule, çelu,
Çelu dalëngadalë!
Çelu dalëngadalë,
Shih verën tuj ardhë!
Verën du me pritë,
Vjen bora m’flladitë!
Çelu lule, çelu,
Çelu dalëngadalë!
Çelu dalëngadalë,
Shih vjeshtën tuj ardhë!
Vjeshtën du me pritë,
Vjen dielli m’zhegitë!
Çelu lule, çelu,
Çelu dalëngadalë,
Çelu dalëngadalë,
Shih dimën tuj ardhë!
Dimnin du me pritë,
Vjen dielli e m’rrezitë!
Llabjan, 1979
ÇERAPAT ME TEL
(Vllasali-Novo Bërdë)
Ku po rrehë tupani –
Dil e lujë dylber;
Na i ka marue Lula,
Çerapat me tel!
Çerapat me tel,
Dimi e mitan,
Dil te duçani –
Plase ni dushman!
Dushmanin e plasa,
E s’e dita;
Allah e nemrile,
Unë ja lypa!
Çerapat me tel,
Çerapat e kuqe;
Lumja ti, oj Lulë,
O, qi je ba nuse!
Novo Bërdë, 1979
OJ LULI SHQIPONJA E MAVIHTË
(Vllasali – Novo Bërdë)
Oj Luli, shqiponja e mavihtë,
Kur po vjen te Vllasalitë?
Vllasalitë janë t’kulturuem,
Djem’ e vajza, hecin
kryeshtruem!
Novo Bërdë, 1979
NA KA ÇUE LULA FJALË
(Vllasali – Novo Bërdë)
Na ka çue Lula, fjalë –
Tana shoqet t’zeza – unë e
bardhë!
Tana shoqet t’zeza si çiviti,
Ani, unë ma e bardha si
shiriti!
Novo Bërdë, 1979
E KA VNUE LULIJA NI LIRË
(Vllasali- Novo Bërdë)
E ka vnue Lulija, ni lirë –
Ikni, oj shoqe, se jam ba e
mirë!
E ka vnue Lulija, ni sahat –
Ikni, shoqe, mos um rrini
ngat!
Novo Bërdë, 1979
HAJDE ÇIKA E KNOJNA DIFTESËN
(Vllasali – Novo Bërdë)
Hajde çika e knojna diftesën –
Ja urojna vllavit tem
martesën!
Ani, s’ja urojna veç na
t’dyja,
O, po ja urojnë krejt
shoqnija!
Ani, krejt shoqnija ren me
ren,
Ish kan kismeti i vllaut tem!
Novo Bërdë, 1979
ÇILNI DYERT E SARAJIT
(Cfircë-Gollak)
Çilni, çilni dyert e sarajit –
Po vjen Lula, me bardakë të
çajit!
Kqyrni, kqyrni kujna po ja
jepë –
Ma t’parin bardak – vjehrrës
s’vet!
Vjehrrës s’vet, me plot
sherbet –
Me çue jetën me lezet!
Tugjec, 17. 11. 1973
ÇKA I MORE LAKMI
(Cfircë-Gollak)
Çka i more lakmi, oj Luli,
Djalit të katunit?
-I mora lakmi, oj hanëm,
N’hamaret e grunit!
-Hamaret e grunit,
Kur ja ke pa?
-Kur jam kan te daja,oj hanëm,
Kah dera i kam ra!
Tugjec,
më 27. 10. 1970
ÇKA KAN ÇIKAT
(Krilevë-Gollak)
Çka kan çikat,
Qi vinë n’kit mahallë?
Djemt e mier,
E vendi asht çibarë!
Prishtinë, 1974
ME PASË NUSE SA MANË TOKA
(Krilevë- Gollak)
Me pasë nuse, sa manë toka –
Me kunata t’mia, s’ka Evropa!
Me do nuse qi i kemi na –
S’i ka kush, belivallha!
Me do nuse qi i ka Krileva –
S’i ka Shkupi, as Sarajeva!
Prishtinë, 1974
NA U VRA KODRA, NA U VRA MOTI
(Krilevë- Gollak)
Na u vra kodra, na u vra moti
–
Ksaj Krilevës ja u dha Zoti!
Hajde, oj Lulije, mos u tut –
Nuk jem shkije, as s’jemi
magjup!
Prishtinë, 1974
SANDALIJA JONË RRUSH ME PARE
(Krilevë- Gollak)
Sandalija e jonë, rrush me
pare,
Ulu, oj Luli, se s’asht marre!
Oj Luli, fara e vidimit,
I le shoqet te guri i hinit!
Lulijo, kutija e llokumit,
I le shoqet si farat e
kungllit!
E kan lypë Lulinë, n’niqn
vena,
Si te na, kërkun s’ja muer
menja!
Kur ta çesum Lulijen, n’mledhi
–
I marr kraht e hypi n’bojli!
Prishtinë, 1974
FILXHANI JESHIL
(Krilevë- Gollak)
Filxhani, filxhani jeshil, aman,
aman,
Filxhani, filxhani jeshil;
Vallahi, era karajfil, aman, aman,
Bilahi, era karajfil!
Prishtinë, 1974
OJ LULI ORI DALLDYSHË
(Krilevë- Gollak)
Oj Luli, ori dalldyshë,
Fort po tutna, po merr msyshë!
Do ta shkruej ni hajmali,
Hem për vetlla, hem për sy!
Prishtinë, 1974
RRUSHULLAKE S’ PO T’ MANË TOKA
(Krilevë – Gollak)
Rrushullake, s’po t’manë toka,
Hije t’paska, shamija me
sokma!
Lum e lum, kush a dalë me lue
–
Motra e jeme, sa fort e due!
Prishtinë, 1974
SOBA JONË ME KATËR QYSHE
(Krilevë- Gollak)
Soba e jonë, me katër qyshe,
Nuset tona janë ba gjyshe!
Janë ba gjyshe, po i merr
gjumi,
Bine djepin, t’i përkuni!
Prishtinë, 1974
DIHET VENI KU JE RRITË
(Krilevë- Gollak)
Dihet veni ku je rritë –
Në Krilevë, ku t’çilen sytë!
Ja kem ngjitë Lulijes, ni lulë
–
Mos me i marrë shneta nër
udhë!
Lulë kadife, n’maje kreje,
Oj kunatë, hajde mas meje!
Prishtinë, 1974
ÇKA M’KE RA N’KUJTESË MOJ NANË
(Keçekollë-Gollak)
Çka m’ke ra n’kujtesë, moj
nanë,
Çka m’je segëlltisë?
E kam begenisë, moj nanë,
Çikën e kojshisë!
Me çikë të kojshisë, oj nanë,
Unë kam ra n’ujdi;
Me kan sheherlike, oj nanë,
Hujin nuk ja di!
Hujin nuk ja di, oj nanë,
Hujin ja kamë marrë;
Babën, sheherli, oj nanë,
Burrin, katundar!
Prishtinë, 1974
ÇKA SHKOJ KRIZUM PËRMI SHPI
(Prishtinë)
Çka shkoj krizum, përmi shpi?
Kerri i kuq, e kualt e zi!
Kualt e zi, e kerri i kuq –
Na e kan msy nja treqin
krushq’!
Treqin krushq’ nanë, na kan
ardhë;
Mue për nuse, po dojnë me
m’marrë!
Prishtinë, 1974
DARSMA E JONË SI DARSMA E BEGIT
(Rimanishtë-Prishtinë)
Darsma e jonë -
Si darsma e begit!
Krushqit tonë –
Si ushtart e mretit!
Prishtinë, 1974
JENA MIRË SI REKA ME UJË
(Rimanishtë-Prishtinë)
Jena mirë, si reka me ujë,
Nuk ja shtrijmë dorën kërkujë!
Jena mirë – ma mirë s’dojna
hiç,
Veç qi thirrmi Arifoviq!
Prishtinë, 1974
ISMET AGA – ISMET YLLI
(Rimanishtë- Prishtinë)
Ismet-aga, Ismet- ylli,
I kie dritaret kah lenë
dielli!
Kah lenë dielli në pranverë,
Na gzoj Lula, për kit verë!
Pa na gzue, s’ka pasë çare –
Ja kem nxjerrë teshat n’Itale!
Në Itale, n’ditë t’gjermanit –
I kem ba palë për ditë
t’partizanit!
Prishtinë, 1974
PO BJEN SHI E PO NA E LAGË OBORRIN
(Rimanishtë- Prishtinë)
Po bjen shi e po na e lagë oborrin,
Po na e lagë
xhemedan-Stamollin!
Xhemedan-Stamollin, e ruejna
për verë,
Ja marojna dygmet pej mënashit
të verdhë!
Prishtinë, 1974
DEFI I RANË MA KPUTI DORËN
(Lisockë-Gollak)
O, ky defi i ranë, ma kputi
dorën,
Ani, ky Ramishi, ja din horën!
Ani, ja din horën e
Prishtinës,
Mirë e lujke dorën, si me pasë
t’mqinës!
Novo Bërdë, 1979
KRISI PUSHKA PËRMI SHPI
(Lisockë- Gollak)
Krisi pushka përmi shpi –
A po nieni, o kojshi?
Mirë po niejna e po ngojna,
Hasan-agën, pe martojna!
Novo Bërdë, 1979
OJ LULI, OJ TOPI I BASMES
(Lisockë- Gollak)
Oj Luli, oj topi basmës,
Sonte asht kjo Nata e Darsmës!
Oj Luli, oj topi i bojës,
Sonte asht kjo Nata e Lojës!
Novo Bërdë, 1979
BANU GATI MORI LULI
(Lisockë- Gollak)
Banu gati, mori Lulë,
Tu kan nisë trimat për udhë!
Banu gati e dil n’ sokak,
Po t’ vinë krushqit me bajrak!
Banu gati e dil te udha,
Po t’ vinë krushqit me
veturra.
Novo Bërdë, 1979
OJ LULI – LULA E MAVIHTË
(Lisockë- Gollak)
Oj Luli, lula e maviht,
Ty, t’kan thanë e zezë, e
sariht!
E zezë, e sariht, nuk je kan,
Për inati, ty t’kan thanë!
Novo Bërdë, 1979
HAZIR AGA MA I MIRI MSUES
(Tugjec-Gollak)
Hazir aga, msus –
Ma i miri msus,
T’diellum-t’dielle
E bjen çantën me rrush!
Bjen çantën me rrush,
E me kumlla,
Ni kuti bombana,
Nja llokuma!
Tugjec, më 11 . 11. 1970
HAZIR AGA OMLLADINA
(Tugjec-Gollak)
Valla, Hazir aga, omlladina-o,[2]
Po t’thrrasin do vajza te
maqina-o!
Po t’thrrasin do vajza te
maqina-o,
Jallaj, prej mindilat
jugovina![3]
Çka janë jugovinat, more
vlla-e-o,
Mos i le mindilat pa la-e, o!
T’i lan motra, e t’i shtin
n’kufer-e, o,
T’i jepë motra, o, kur
t’shkojsh asker-e, o![4]
T’i ruen motra, o, t’i shtin
n’kuti-e, o,
T’i jepë motra, o, kur
t’shkojsh n’ushtri-e, o!
Tugjec, 15. 08. 1971
HAZIRI E ZAHIRI N’PUSHKA T’GATA
(Tugjec-Gollak)
Haziri e Zahiri
n’pushka t’gata,
Hazbija e Sylbija – dy kunata.
Kur ta çesum Hazbijen te dera
–
Ma e mier Hazbija, se
pranvera!
Kur ta çesum Hazbijen, te
hajati –
Ma e mier Hazbija, se dukati!
Kur ta çesum Hazbijen tu xhami
–
Ma e mier Hazbija, se
najllani!
Tugjec, më 15. 08. 1971
DO TA KALLUM
(Milec-Llap)
Do ta kallum, do t’ia çesum
flakën,
Pe martojna Shefqet-agën!
Lula e jonë – shishja me
“shirup” –
S’ma ki shoqën n’Beligrat e
n’Shkup!
Je kan Lule, ku çelin sorrat –
Tash je ardhë, ku çelin
mollat!
Je kan Lule, ku çelin zojt –
Tash je ardhë, ku çelin ftojt!
Prishtinë, 1974
DOJMË ME E NISË NI KANGË ME KNUE
(Llukar-Prishtinë)
Dojmë me e nisë ni kangë me
knue,
Dojmë me i qitë nuset me lue!
Lujë e lujë, o pipi i mollës,
Sa mirë luen kjo nusja e
shkollës!
Kur ta nisum – s’do ta nalum,
E kem zanë e do ta marrum!
Prishtinë, 1974
DOLA N’BASHQE –FRYJKE VERI
(Koliq-Prishtinë)
Dola n’bashqe – fryjke veri,
Vike Ismajl-aga, pej askeri!
Pej askerit, u ungjë n’minder
–
Piçma ni kafe, mori dylber!
-Çiti vet, or djalë i shehrit,
S’po muj heci pej dimijav’
t’telit!
Prishtinë, 1974
DOLA NË RRUGË ME U TAKU
(Prishtinë)
Dola në rrugë me u taku –
Mora vesh se je feju!
A-a-a-a,
E-e-e-e,
Hanmi i vllaut tem-e je!
Shkova n’krue, me mushë ujë –
Harrova xherdanin-o!
Harrova xherdanin-o,
Tuj kputë jargovanin-o!
A-a-a-a,
E-e-e-e,
Hanmi i vllau tem-e je!
Shkova n’krue, ujë me pi –
Harrova çorapën-o!
Harrova çorapën-o,
Tuj kputë manushaqën-o!
A-a-a-a,
E-e-e-e,
Hanmi i vllaut tem-e je!
Shkova n’krue ujë me mushë-
Harrova mindilin-o!
Harrova mindilin-o,
Tuj kputë drandofilin-o!
A-a-a-a,
E-e-e-e,
Hanmi i vllaut tem-e je!
Prishtinë, 13. 11. 1974
DUEL LULIJA N’ DIVANHANE
(Tugjec-Gollak)
O, duel Lulija, moj, n’divanhane,
O, na e marrum, o, me qemane!
O, me qemane, moj, të
Prishtinës,
O, me flamura të Shqiperijes!
O, duel Lulija, moj, n’divanhane,
O, na e marrum, o, me qemane!
O, me qemane, moj, të
Gjakovës,
O, me flamura, moj, të
Kosovës!
O, duel Lulija, moj, n’divanhane,
O, na e marrum, moj, me qemane!
O, me qemane, moj, të
Gjilanit,
O, me flamura të Elbasanit!
Tugjec, 1971
DUSHKU I DHIVE BARI I DHENE
(Gmicë-Gollak)
Dushku i dhive, bari i dhene,
Haj, lumi unë, kunata e jeme!
Haj lumi unë kunata e jeme,
Je ma e bardhë se tamli i
dhene!
Tamli i dhene tuba-tuba,
Si najllani nëpër zadruga.
Tamli i dhene çehre-çehre,
Si najllani nëpër shehre!
Tugjec, më 22. 10. 1970
DY
BOLLANA AVITT-AVITT
(Tugjec-Gollak)
Dy bollana avitt-avitt,
Nuse t’mira te Kurtovit.
Nuset tona o ren si gardh,
Tek janë rritë tana barabar.
Barbar tana tek janë rritë,
Si me sharëë mej pas sharritë.
Nuset tona tuba-tuba,
Si najllani nëpër zadruga.*1)
= Serb. Shitore
Nuset tona çehre-çehre,
Si bajraqet nëpër shehre.
Tugjec, më 1967
DY MOLLA TË KUQE
(Gmicë-Gollak)
Dy molla të kuqe, o,
N’at jaz e n’kit jaz, e, o,
Na po marrim nuse, o,
Hallki fol e plas, e, o!
Hallki fol e plas, e, o,
E marojshin llafe, o,
Hajde, oj Lulije, o,
E moj, pina kafe, o!
Prishtinë, 1974
DOLA N’ BASHQE ME MLEDHË LULA
(Keçekollë-Gollak)
Dola n’bashqe me mledhë lula,
Harrova shamijen-o.
Harrova shamijen-o,
Tuj shikjue Lulijen-o!
Dola n’bashqe me mledhë lula,
Harrova jelekin –o.
Harrova jelekun-o,
Tuj shikjue çyçekin!
Dola n’bashqe me mledhë lula,
Harrova xhamperin –o.
Harrova xhemperin-o,
Tuj shikjue dylberin-o!
Prishtinë, 1974
E KEM NISË DARSMEN ME TRUMPETA
(Dabishec-Gollak)
E kem nisë darsmën me
trumpeta,
Do ti thrrasim bijat me
gazeta!
Me gazeta s’po na vinë –
Shkojmë e i marrum me
limuzinë!
Prishtinë, 1974
LUM E LUM PËR KIT DITË
(Cfircë-Gollak)
E moj, lum e lum për kit ditë,
Shumë me gzim e kemi pritë!
E moj, lum e lum për kit natë,
Qi e marrum Fahrijen-kunatë!
Prishtinë, 1974.
LUM E LUM PËR VERËN QI VJEN
(Krilevë – Gollak)
Lum e lum për verën qi vjen,
E veshi kunatën me najllan krem!
Lum e lum për vjeshtën qi asht
ardhë,
E veshi kunatën me najllan të
bardhë!
Prishtinë, 1974
LYPUM, LYPUM TEJ MATAN DETIT
(Batllavë- Llap)
Lypum, lypum tej matan detit,
Tej e gjetum Lulën e xhenetit!
Ku po rrehë tupani e çallgia?
Ka nisë darsum, baba i jem
zotnija!
Oj, Lulije, jumaku sharena,
S’ ke lanë shoqe n’ atë anë
Shkupi e nena!
Prishtinë, 1974
LULA JONË MORI ZAMBAK
(Meshinë- Gollak)
Lula jonë, mori zambak,
Pse s’ u rrite edhe pak!
Edhe pak t’ ishe kan rritë,
T’ kishim majtë me simita t’
grytë!
T’ ishe rritë soll edhe pak,
T’ kishim majtë soll me
kajmak!
Tugjec, më 26. 10. 1970.
E MARRUM LULIJEN ME “FIAT” TË KUQ
(Llabjan-Prishtinë)
E marrum Lulijen, me “Fiat” të
kuq,
E moj, do t’i çojna treqin
krushq’!
E moj, treqin krushqi, do t’i
çojna,
E moj, vllavin tem do ta
martojna!
E marrum Lulijen, me “Fiat” të
drunit,
E moj, për inati t’krejt
katunit!
E moj, për inati veç po i
zgjojna,
E moj, kit Lulijën, shumë e
dojna!
Llabjan, 1979
ORE VLLA, KU E PATE MARAKUN
(Llabjan- Prishtinë)
Ore vlla, ku e pate marakun,
Në qat ven e ngule bajrakun!
E ngule bajrakun e shtrëngove,
E more Lulinë, qi e dashurove!
E ngule bajrakun e u nise,
E more Lulijen, qi e begenise!
Kur e begenise, Lulja t’tha do
fjalë –
Kur do t’vishë i dashun,
Mue për me m’marrë?
Ani, rri aty, Lulë, pa mërzi,
Ani, vi e t’marr me plot
dashni!
Dshuninë, na shumë e çmojna,
Me vllazni, shumë mirë
kalojna!
Llabjan, 1979
MORI LULE, MOJ LULË KANE
(Cfircë-Gollak)
E mori Lule,
Mori Lulë-kane,
E moj, vimë e t’marrum
Me qemane!
E moj, me qemane,
Të Turkijes,
E moj, me flamura
Të Shqiperijes!
Tugjec, më 23. 10. 1970
E PALOJNA LULIJEN TU XHAMI
(Tugjec-Gollak)
E palojna Lulijen, tu xhami,
Ma e mirë Lulija, se najllani!
E palojna Lulijen, tu dera,
Ma e mirë Lulija, se pranvera!
A mun dole, oj Luli, arav’
tona?
Dola, si nuk dola, me kunet
për okolla!
Tugjec, më 16. 10. 1970
FLUTUROJ NJI FLUTUR RA N’BOSTAN
(Batllavë-Llap)
Fluturoj nji flutur, e na ra
n’bostan;
Abaz-aga, po na kqyrë në xham!
Po na kqyrë në xham edhe po
keshë,
Po na e kqyrë Lulijen, çka po
veshë?!
-Vishi Lulo, kumashet e
bardha;
Dili Abaz-agës, sod përpara!
Prishtinë, 1974
FRYNI ERA E NA I SHKUNDI PJESHKAT
(Dabishec-Gollak)
Fryni era e na i shkundi
pjeshkat,
Oj Lulije, po ti biem teshat!
Çona Luli, oj, fjalë për dikan
–
A po t’bien-o, fistani taman?!
Po ti biena teshat palë e
palë,
Mos tu dokshin Luli, çona
fjalë!
Prishtinë, 1974
FRYNI ERA NA U RROTULLUE MOTI
(Livoç i Epër – Gjilan)
Fryni era, na u rrotullue
moti,
Kranidellëve, ja u dha Zoti!
Ja u dha Zoti, ja u dha
Perëndija –
Ani, si me nuse, si me bija.
Ani, ja u dha Zoti, me kalem –
Ani, si me çika, si me djem !
Gjilan, 09. 03. 2005
GJYSË MILIONI – PIKA NË FAQE
(Prishtinë)
Lula e jonë, oj, buka pogaqe,
Gjysë milioni - soll pika në
faqe!
Lula e jonë, o, mori petull’
Gjysë milioni - ta ban ni
vetull!
Sa e ka ora dakikun -
Qaqë e ka Lulja - çerpikun!
Sa e ka ora rrethojën –
Qaqë e ka Lulija - gojën!
Lula e jonë, pipi i lejthisë;
Vimë e t’marrim me flamur
t’Shypnisë!
Prishtinë, 1974
GUTU LULA JONË HAJDE MA
(Dabishec-Gollak)
Gutu Lula jonë, hajde ma!
-O, e kam ni motër e s’mun pe
la!
Merre Lula jonë, mos hi
n’gjynah –
N’koftë e mier, bjere te na!
N’koftë e mier, e marrum për
veti,
N’koftë e keqe , e çojna
n’gjeti!
Prishtinë, 1974
GUTU OJ LULI, A JE GATI
(Tugjec-Gollak)
Gutu, oj Luli, a je gati?
Vimë e t’marrum për ni gjysë
sahati!
Për ni gjysë sahati, e për ni
dakik,
Vimë e t’marrum me kajkë e me
xhip!
Me kajkë e me xhip, na vimë
sahora,
S’na lagë shiu, as s’na lagë
bora!
Tugjec, më 16. 10. 1970
GUTU OJ LULI SI VETIMA
(Tugjec-Gollak)
Gutu, oj Luli, si vetima;
Vimë e t’marrum me shtat’
limuzina!
Me shtat’ limuzina, vimë
sahora;
S’na lagë shiu, as s’na lagë
bora!
Tugjec, më 16 .10. 1970
HAJ SHYQYR MOJ HAJ SHYQYR
(Tugjec-Gollak)
Haj shyqyr, moj, haj shyqyr,
Na ka çelë ni lule-gjyl!
Na ka çelë, na ka lulu’
Sobën tonë e ka hjeshu!
Hej, aman, moj, hej aman,
Nusja e bukur, syfilxhan!
S’ka ma gzim e ma sevda,
Se me marrë t’mirën për vëlla!
Tugjec, më 21. 10. 1970.
HAJDE E KALLUM FUSHËN E MALIN
(Penuhë-Llap)
Hajde e kallum fushën e malin
–
Pe martojna vllaun
tonë-gjeneralin!
Lula e jonë – sugarica e
nanës,
Vetlla jote, sikur rrethi i
hanës!
Kush ban dritë përmi Lluzhan?
Lula e jonë me “Kllopodan”![5]
T’lumet na kemi vllazni boll,
Njanin vlla, e kemi doktorr!
Asht doktorr – ulun n’sandali,
Krejt dynjaja, po i marrin
lakmi!
Kush ban dritë mi Beligrat?
Vllavi i jem,me pushkë e
sahat!
Ky sahati, po vizllon,
E kjo pushka, po fishllon.
Bara dita – bara nata,
Gzim i madh, koka kunata!
Prishtinë, 1974
HAJDE E RROKIM VALLEN
(Orllan-Llap)
Hajde e rrokim vallën e
vallën,
Për Lulijën tonë – kosovarën!
Kosovarja e rritne n’Kosovë,
Nji syzezë e nji belhollë!
M’i ka faqet kuq si mollë,
Hem e hieshme, hem me shkollë!
Hem me shkollë, me fakulltet –
Do ta marrum me shyhret!
Prishtinë, 1974
ZYMRIJO VETULL PËRMI VETULL
(Kalaticë-Llap)
Zymrijo, vetull përmi vetull –
Kjo Fatimja, ka me t’bajtë nër
sjetull!
Lula jonë, oj lula e bardhë –
Kur po thue me ardhë me
t’marrë?
Prishtinë, 1974
HAJDE I KALLUM FITILAT E LLAMËS
(Batllavë-Llap)
Hajde i kallum fitilat e
llamës,
Po ja marrum sugaricën, nanës!
Po ja marrum, o ma t’voglën
çikë,
Çka ka hjekë, tej e ka rritë!
Kur u ba me dijtë diçka,
Qatëhere ja muerum na!
Prishtinë, 1974
HAJDE KNOJMË TEJ N’ ORA TETË
(Kalaticë-Llap)
Hajde knojmë tej n’ora tetë,
E s’i lajna Prishtinën, me
fjetë!
Hajde knojna tej n’ora nandë,
E t’i çojna Prishtinën, n’kamë!
O, Faik – Faiku i vogël,
Krejt Prishtinën, sille
rrotëll!
Krejt Prishtinën, sille
rrotëll –
Qitja plumat kodrum-kodër!
Kudrum-kodër, arum-arë,
Le t’kujtojnë krejt qi janë
farë!
Prishtinë, 1974
HAJDE LULA JONË A PO VJEN
(Gmicë-Gollak)
Hajde Lula jonë, a po vjen?
Çevret me tetë, a po na i
bjen?
Çevret me tetë, nuk i dojna!
Jena puntorë vet e i punojna!
Ani, kti punëtorit i ka hije,
I ban punt’ e del nër hije!
Tugjec, më 21. 10. 1970
HAJDE LULA JONË E MERRE DJALIN
(Llajshec-Slivovë)
Hajde Lula jonë, e merre
djalin,
Mos na e harqit neve mallin!
Malli i jonë, harqitet e
s’harqitet,
Vllavi asht i vogël, hala
rritet!
Rritu, ore vlla, e hin nër
burra –
Ta marojna sarajin me tulla!
Slivovë, 1979
HEC KADAL E HEC ME MENË
(Llajshec- Slivovë)
Hec, kadal e hec me menë,
Moj zojusha e vllaut tem!
Hec kadal e hec javash,
T’kena ngri krejt me kumash!
Slivovë, 1979
KUSH JA ZUNI FRYMËN DERËS
(Llajshec- Slivovë)
Kush ja zuni frymën derës?
Kjo zojusha e Sarajevës!
Kush ja zuni frymën hajatit?
Kjo zojusha e Beligratit!
Slivovë, 1979
KAPËRCEVA JAZIN MË RA KUNRA N’ UJË
(Llajshec- Slivovë)
Kapërceva jazin – më ra kunra
n’ujë,
Oj Lulije-hanëm, synin mos ma
lujë!
Synin mos ma lujë, as mos ma
tremë,
Na i kemi treqin copa dhenë!
Treqin copa dhenë, me tri
kumona,
Gjysa e katunit asht e jona!
Slivovë, 1979
KQYRNI BIJA E KQYRNI GRA
(Llajshec- Slivovë)
Kqyrni bija e kqyrni gra –
Rrezja e diellit na ka ra!
Rrezja e diellit, rrezja e
hanës,
Oj e reja e hanum-nanës!
Kqyrni gra e kqyrni bija,
Çka ka falë kjo Perëndija!
Slivovë, 1979
OJ LULI KUR NEJSHUMË NËR HIJE
(Llajshec- Slivovë)
Oj Luli, kur nejshumë nër hije,
Bajshe be – n’Llajshec nuk
vije!
Ti, oj Lulije, pse na rrejte –
E pa ardhë te na sun nejte?!
Ti, oj Luli, na tradhtove –
E pa ardhë te na, sun u
durove!
Slivovë, 1979
HAJDE LULA JONË E MOS U TUT
(Dabishec-Gollak)
Hajde Lula jonë,
E mos u tut;
S’jena shkije,
Po jena arrnaut!
S’jena shkije,
Qi e majmë Velikdanin,
Jem shqiptarë,
Qi e majmë Bajramin!
Prishtinë, 1974
HAJDE LULE KAH ASHT UDHA
(Batllavë-Llap)
Hajde Lule, kah asht udha,
Paske çelë si livadh me lula!
Hajde Lule, kah asht mexha,
Paske çelë si livadh me
dredhza!
Prishtinë, 1974
HAJDE LULË TE NA SE BAHET GRUNI
(Cfircë-Gollak)
Hajde Lulë, te na, se bahet
gruni,
E mos rri atje, moj, me dekë
uni!
Me dekë uni, e me u tha eti,
Hajde Lulë, te na, se kena
deti!
Kena deti, kena ujë,
I punojna arat me strujë![6]
Tugjec, 17. 11. 1973
HAJDE LULË TE NA SE BAJMË FANULLA
(Tugjec-Gollak)
Hajde Lulë, te na, e bajmë
fanulla;
Na e hajna bukën “Përrva nulla[7]!”
Përrva nulla, e pjekum
n’shporet;
Na jemi pakicë, e i dina
lezet!
Hajde Lulë, te na, se a dalë
vera;
I bajna fistanat, pa xhampera!
Fistanat najllana – për
hjeshi;
E për dimën bajna dimi “Shumëadi”![8]
Tugjec, më 01. 11. 1970
HAJDE LULË TE NA SE JENA MIRË
(Dabishec-Gollak)
Hajde Lulë, te na se jena
mirë,
Na ka ba Allahi, si n’Misirë!
Misirë jena kan e Misirë jena
–
T’mirat e Allahit na i kena!
Jena mirë, ma mirë nuk dojna,
Krejt Prishtinën e sundojna!
S’e sundojmë veç qi kem pare,
Po qi asht dërrzhavë e madhe!
Prishtinë, 1974.
HAJDE LULË TE NA SE
KENA BOLL
(Orllan-Llap)
Hajde Lulë, te na, se kena
boll,
Pesë-gjasht’ kulla i kena
n’oborr!
T’shtatën kullë e kena nisë,
Ndalet treni, si n’stanicë!
Hajde, hajde, moj kunatë,
Ti ma zdrite sobën e vllavt!
Soba e vllavt e zdritne a kan,
Pej at’ ditë që t’kena nxanë!
Prishtinë, 1974
HAJDE LULO PËR KALLDREM
(Prishtinë)
Hajde Lulo, për kalldrem,
Na po ecim për fërkem!
Po vinë gratë, renë si gardh,
Me na e ba nusën për hajr!
Prishtinë, 1974
HAJDE MORI MANGE
(Gmicë-Gollak)
Hajde, mori Mange,[9]
Kalle aletrikën !
Vjen Lula, n’najllan,
E zdritë sikur ditën!
Hajde mori Mange,
Kalle televizinë!
Vjen Lula e teleisun,
Na e hjeshon shtëpinë!
Tugjec, më 27. 10. 1970.
HAJDE MOTRA E KNOJNA SYZEZËN
(Livoç i Epër-Gjilan)
Hajde motra, e knojna
Syzezën,-o,
Besim-agës, ja urojmë
martesën-o!
Ani s’ja urojna veç na
t’dyja-o,
Ani ja urojn-o krejt
shoqnija-o!
Kam ba be, o, sa ta marr
kunatën-o,
Kam me knue ditën edhe
natën-o!
Oj Lulije, kulaçi i bakllavës,
Hajde munaj nuset e mahallës!
Oj Lulije, kulaçi i llokumit,
Hajde munaj nuset e katunit!
Te dera e oborrit, ni çeze me
jaj,
Agaj-baba e hanum nana –
Reja t’koftë për hajr!
Ani t’koftë për hajr e me
nafakë,
Ani ni syzezë, o, ni qafëgatë!
Gjilan, më 09. 03. 2005
HAJDE NUSE KAH ASHT RREZJA
(Milec-Llap)
Hajde nuse, kah asht rrezja –
Paske çelë si livadh me
dredhza!
Hajde nuse, kah asht udha –
Paske çelë si kopsht me lula!
Po vjen Lula, nëpër sokak –
Paska çelë si lulë zambak!
Kur ta çes Lulijen, n’teferig
–
Tana shoqeve ju bjen tlig!
Prishtinë, 1974
HAJDE OJ KUNATË, HAJDE ORI ZOJË
(Vranidoll-Prishtinë)
Ni mindil me bojë,
Ni mindil me bojë,
Hajde, oj kunatë,
Hajde, ori zojë!
Ni mindil me lulë,
Ni mindil me lulë,
Hajde, oj kunatë,
Synin mos ma lujë!
Synin mos ma lujë,
Synin mos ma tremë,
Lumja unë e lumja,
Qi t’kam për vlla tem!
Prishtinë, 1974
HAJDE OJ MOTËR LUJMË E KNOJMË
(Vranidoll-Prishtinë)
Hajde, oj motër, lujmë e
knojmë,
Për Lulijen – hanum zojnë!
Hajde,oj motër, e nisum kangën,
Për Lulijen – zojë kokann!
Nisum lojën me llokuma –
T’lumet na, na erdh e shtunja!
Nisum lojën me mindila –
T’lumet na, na erdh e diellja!
Nisum lojën me bombana –
T’lumet na, na erdh e hanja!
Prishtinë, 1974
HAJDE, HAJDE GJYLPANA E GJERGJEFIT
(Lupç i Ulët-Llap)
Hajde, hajde, gjylpana e
gjergjefit,
Reja e hoxhës – e shoqja e
shefit!
Pej si jam le edhe jam rritë –
Qisi gzimi nuk kam pritë!
T’lumt na, t’lumt, na e ka
dhanë Zoti –
Ty marrë nuse, po na shkon
moti!
T’lumt na, t’lumt, e kemi
igballin,
Dajma nuset e mira i marrim!
Prishtinë, 1974
HAJDE, HAJDE KADAL E JAVASH
(Barilevë-Prishtinë)
Hajde, hajde, kadal e javash,
Oj e ngrimja në kumash!
Hajde, hajde, kadal e me menë,
Oj hanumja e vllavit tem!
Prishtinë, 1974
HAJDE HECUM NËPËR ASFALLT
(Barilevë- Prishtinë)
Hajde, hecum nëpër asfallt,
Po na vjen Lulija, me tel e me
mnash!
Hajde, hecum nëpër zabel,
Po na vjen Lulija, me kurdel.
Hajde, hecum nëpër sokak,
Po na vjen Lulija, me duvak!
Prishtinë, 1974
HAJDE OJ LULI, HAJDE MA
(Barilevë-
Prishtinë)
Hajde, oj Luli, hajde ma –
Pej ni shoqje, nuk po muj mu
nda!
Merre, Lulë, shoqën me veti,
Na se lshojna me shkue
n’gjeti!
Prishtinë, 1974
NA KA ÇELË GJYLI PARA DERE
(Barilevë- Prishtinë)
Na ka çelë gjyli para dere –
Vjen Mirveti e ja merr erën!
Ja merr erën, ja kputë lulën,
Ngjitet nalt e e fshinë
kullën!
E fshinë kullën e vaditë,
Çelë dritaret e flladitë!
Prishtinë, 1974
VAHIDJO OJ LIRA E BALLIT
(Barilevë-
Prishtinë)
Vahidjo, oj lira e ballit,
Mirë po dihesh, reja e
malltarit!
Reja e malltarit, dallohet
përherë,
Me pak ujë e me shumë shiqer!
Vahidjo, oj lira e fytit,
Mirë po dihesh, reja e
shpijanikit!
Reja e shpijanikit, dallohet
përherë,
Me pak ujë e me shumë shiqer!
Prishtinë, 1974
BEJNEHU E BEJNULLAH
(Barilevë-
Prishtinë)
Bejnehu e bejnullah,
Pej babës s’Lulës, ejvallah!
Bejnehu, me gurë shiqeri,
Pej babës Lulës, shumë
faleminderi!
Prishtinë, 1974
KUSH E KALLI FUSHËN EDHE MALIN
(Barilevë-
Prishtinë)
Kush e kalli fushën edhe
malin?
Baba i jem, qaj orginalli!
Fushën edhe malin, kush e
shkymi?
Baba i Lulës, qaj gjytyrymi!
Prishtinë, 1974
HAJDE, HAJDE KAH ASHT UDHA
(Cfircë-Gollak)
Hajde, hajde, moj, kah asht
udha,
Kryet tan, si livadh me lula!
Hajde, hajde, moj, kah asht
mexha,
Kryet tan, si livadh me
dredhza!
Tugjec, më 23 . 10. 1970
HAJDI ÇIKA TA RROKUM NI VALLE
(Gmicë-Gollak)
Hajdi çika, ta rrokum ni
valle,
Për qatë çikën bjeshkatare.
Për qatë çikë të rritne
n’bjeshkë,
S’ditke gostimin[10]
kur me e veshë!
Ky gostimi vishet midis
dimnit,
Kmisha e mnashtë vishet Ali
Gjynit!
Tugjec, më 21. 10. 1970.
HAJDI DALUM KNOJNA MAS SHPIJE
(Penuhë-Llap)
Hajdi, dalum, knojna mas
shpije –
Na vjen vllau pej Austrije!
Kush e bani gjith kit zafjet?
E bani baba, për djalë të vet!
E kem gjue Prizrenin me lira –
E kem zgjedhë, cilla ke ma e
mira!
E kem gjue Prishtinën me pare
–
E kem zgjedhë, cilla ke ma e
madhe!
Na Lulijen, kur t’shkojna me e
marrë –
Me tupane e me kangatarë!
Kangatartë shkojnë tuj këndue
–
Shkojnë “Fiatat” tuj fishllue!
“Fiatat” tona me magnet,
Dyert e tyne, çilen vet!
Çilen vet me plot bukuri,
Na i marrum nuset me hijeshi!
Prishtinë, 1974
HAJDI KNOJNA PËR DRITË T’HANËS
(Keçekollë-Gollak)
Hajdi, knojna për dritë
t’hanës –
Po ja marrum sugaricën, nanës!
Sugaricën, o, ma t’mirën çikë
–
Shumë ka hjekë, tej e ka
rritë!
Kur u ba me ditë diçka –
At’herë çikën ja muerëm na!
Prishtinë, 1974
HAZBIJO- FISTANIN ME TEL
(Tugjec-Gollak)
Hazbijo, fistanin me tel-e, o,
Doktorrica, qi po kqyrë
n’Rengel-e, o!
Hazbijo, fistanin me lula-o,
Doktorrica, qi po kqyrë me
surrla-o!
Hazbijo, kur po t’shoh, po
knaqna-o,
Doktorrica qi na jepë
ilaçna-o!
Tugjec, më 15. 08. 1971
HANI MORI HANI SE NA SHKOJ KJO DITË
(Tugjec-Gollak)
Hani mori, hani, se na shkoj
kjo ditë,
Hani,mori, hani, qita e kena
pritë!
Hani mori, hani, se na shkoj
kjo natë,
Hani mori, hani, po marrum
kunatë!
Lula e kuqe, lula e bardhë,
Për shyhret na paske dalë.
Lula jonë, oj hanum Lulija,
Ti je ardhë, ku po knon
radija!
Ku po knon radija, e
gramafoni,
Ku e marrum vesh –çka thotë
Vashingtoni!
Tugjec, më 27. 10. 1970
HANIFJO,OJ MOLLA VERORE
(Prishtinë)
Hanifjo, oj molla verore,
Ku e pae vllaun tem qi e more?
-Nuk e pashë, po ja ndjeva
zanin,
Mirë e dijta, kur ma la
kollanin!
Prishtinë, 1974
HANUMSHAHE MOJ MANUSHAQE
(Dumosh-Llap)
Hanumshahe, moj manushaqe,
Do ta ndrrojna emnin –
Do t’thrrasim gospoxhe![11]
Oj gospoxhja, qi na çet çajin,
Tri herë n’ditjet –
Na e fshinë nameshtajin![12]
Prishtinë, 1974
PO RREHË DEFI BUM, BUM BUM
(Dumosh – Llap)
Po rrehë defi bum, bum, bum,
A po vini, more katun?!
Po rrehë defi rrak, tak, tak,
Po bajmë darsum për marak!
Defat tonë veç po bumllojnë,
Vllavin tonë sod pe martojmë.
Prishtinë, 1974
LUM PËR ZOTIN E MADHNINË
(Dumosh- Llap)
Lum për Zotin e madhninë,
Për vllaun tem e për Lulinë!
Qe ni javë qi jena tuj knue –
Posht mundimi s’na ka shkue!
Prishtinë, 1974
DO T’ I SHKRUEJ DY HAJMALI
(Dumosh-Llap)
Do t’i shkruej dy hajmali –
Nja për vetlla, nja për sy!
Oj Luli, molla kulaqe,
Nji milion – pika në faqe!
Oj Luli,e mirë e madhe,
Ma ki shtatin si minare!
Hajde, oj Luli, e hajna grunë
–
Shumë katuni kan nga me prishë
punë!
Prishtinë, 1974
HEJ U RRITË LULIJA
(Llabjan-Prishtinë)
Hej, u rritë Lulija,
Oh, ku rritën lulat,
Hej, aman, aman,
Bylbylat po këndojnë!
Hej, u rritë Lulija,
E moj skej nji çube,
Hej, aman, aman,
Bylbylat po këndojnë!
E moj, po vjen nuse,
E moj n’skaj zadruge,
Hej, aman, aman,
Bylbylat po këndojnë!
Llabjan , 1979
HINI KERRI N’ARAT TONA
(Dabishec-Gollak)
Hini kerri n’arat tona,
Tash Lulija u ba e jona.
Po vjen Baloshi me zingjirë,
Na e ka pru nusën e mirë!
Po vjen Baloshi me cingare,
Na e ka pru nusën e madhe!
Kur dole Lulije, n’arat tona,
A na i pe gjaën me kumona?
Me t’qitë Zoti, Luli, kur t’i
lshojna –
Të dy vesht’ Luli, t’i
shurdhojna!
Prishtinë, 1974
HYZYRI MOJ HYZYRI
(Gmicë-Gollak)
Hyzyri, moj Hyzyri,
Çfarë papuçesh po na bjen?
Papuçet me shtiklla, nusja po
na i bjen,
Doktorrica, qi na kqyrë
n’Rengen!
Hyzyri, moj Hyzyri, papuçet me
lula,
Doktorrica, çka na kqyrë me
surrla!
Hyzyri, moj Hyzyri,
Çfarë fistani po na bjen?
Ti na bjen fistanin me vija,
Doktorrica, qi na jepë
nekcija!
Hyzyri, moj hyzyri,
Çfarë papuçesh po na bjen?
Unë i bie papuçet me harqe,
Doktorrica, qi na jepë ilaqe!
Hyzyri, moj Hyzyri,
Çfarë opangash po na bjen?
Ti na bjen opanga t’Pirotit,
Qi shkëlqejnë si syni i lotit!
Hyzyri, moj Hyzyri,
Shumë shiqerin na e bjen ti!
Na shiqerin e fitojna
Dhe Lulijen e këndojna!
Tugjec, më 21 . 10. 1970
I KAM FLOKT E GJATA
(Batllavë-Llap)
I kam flokt e gjata, t’lidhne
me kurdel;
Hina mrena e dola jasht, bash
porsi “Model!”
Vllavi i jem, kmishën me dy
jaka;
Se me mendë, o vlla, nuk asht
shaka!
Lula jonë, papuçet me jaj,
T’ka dhanë baba, ku ka ruski
çaj![13]
Ruski çaj me samaver,[14]
Me pak ujë, me shumëshiqer!
Prishtinë, 1974
I KENA LIDHË KERRET ME SINXHIMA
(Llukar-Prishtinë)
I kena lidhë kerret me
sinxhima,
I kena çue krushqit trima.
I kena lidhë kerret me toja,
I kena çue janxhijat zoja!
I kena lidhë kerret me
shirita,
I kena nisë heret pa dalë
drita!
Prishtinë, 1974
JA DHA FERKU – U ÇUEN PULAT
(Lluzhan-Llap)
Ja dha ferku – u çuen pulat,
N’dhomë t’Lulijes, kan çelë
lulat!
Ja dha ferku – u çuen çuranat,
N’dhomë t’Lulijes, kan çelë
jargovanat!
Ja dha ferku - po knojnë
bylbylat,
N’dhomë t’Lulijes, kan çelë
zymbylat!
Na Lulijen, kur ta çesum n’ren
–
S’na shkojnë sytë ma n’tjetrë
ven!
Nuk ka gja n’jetë ma sevda,
Se me marrë Lulinë, për vlla!
Nuk ka gja n’jetë, ma hjeshi ,
Se me marrë Lulën, me çallgi!
Prishtinë, 1974
JA KEM KTHYE LULËS NI BRUSHË
(Prishtinë)
Ja kem kthye Lulës, ni brushë
–
Tan t’i thirrum, moj zojushë!
Ja kem lye flokët me bojë –
Tan t’i thirrum,mori zojë!
Ja kem kthye flokt kaçurrel –
Po i ban dritë ftyra me tel!
Ja kem kthye flokët me kaje –
Veç prej gzimit e prej
sevdaje!
Ja kem lidhë flokët bistekë –
Veç për vetlla qi i ka
përpjekë!
Prishtinë, 1974
DUSHKU I DHIVE-BARI I DHENE
(Tugjec-Gollak)
Dushku i dhive, bari i dhene,
Haj, lumj’unë, kunata e jeme!
Haj, lumj’ unë, kunata e jeme,
Je ma e bardhë se tamli i
dhene!
Tamli i dhene,te Beshiri,
Paske çelë, si lulë zymbyli!
Lulë zymbyli, çelë për mrena,
T’i lshojmë lirat tej te
zemra!
Tej te zemra, tej te kama,
Ta blejmë veshen Allafranga!
Allafranga – ta kem ble,
Veç me u ditë e kujna je!
Tugjec, më 11. 11. 1970
JENA KAN N’RRAJË NI STOMI
(Kalaticë-Llap)
Jena kan n’rrajë ni stani -
E kena marrë ni lulë bostani!
Jena kan n’rrajë ni kjameti –
E kena marrë ni lulë xheneti!
Lula jonë, hajde kah asht
mexha,
Paske çelë si bashqe me
dredhza!
Lula jonë, hajde kah asht
udha,
Paske çelë si bashqe me lula!
Prishtinë, 1974
JENA MIER SI N’STAMBOLL
(Orllan-Llap)
Jena mier, si n’Stamboll,
Na ecë reka nëpër oborr.
Me at’ rekë i vaditum arat,
Me bukë tonë i majmë dërrzhavat!
Jena mier, si n’Beligrat,
I kena kullat n’katër kat!
N’katër kat, me gurë mermeri,
Të ngjyrosne me ngjyrë
shiqeri!
Ngjyrë shiqeri, ngjyrë e
verdhë,
Mbajmë flamurin përmi derë.
Prishtinë, 1974
JENA MIER SI REKA ME UJË
(Prishtinë)
Jena mier, si reka me ujë,
Na s’i marrim vajzat e
gjithkujë!
Vajzat e gjithëkujë, na nuk i
dojna,
I kena vllazninë, nuk i
shëmtojna!
Prishtinë, 1974
JENA MIRË
– SHPI E MADHE
(Grashticë-Prishtinë)
Jena mirë, shpi e madhe,
Dogërrxhik lujna pa pare!
Se kto paret, kurrgja s’janë
hiq,
Na i ka çue vëllau – bakshisht!
Kualt tonë me sylejbena,
Marrin nusën e bien knena!
UNË KAM THANË - KUR TA MARR KUNATËN
(Grashticë- Prishtinë)
Unë kam thanë –
Kur ta marr kunatën,
Lujë gjithë ditën,
Lujë gjithë natën!
Shtjerr papuçet,
Shtjerr çerapën!
Prishtinë, 1974
JENA MIRË SI N’BELIGRAT
(Gmicë-Gollak)
Jena mirë, si n’Beligrat –
Kemi kullat n’katër kat!
N’katër kat, me gurë mermeri,
I bojisum me bojë shiqeri.
Bojë shiqeri – bojë të verdhë,
Kem’ flamurin përmi derë.
Përmi derë, flamurin e lamë –
Mej ra topi, s’ka çka i ban!
Tugjec, më 27. 10. 1970
JO N’AT KODËR PO N’KIT KODËR
(Busavatë-Kamenicë)
Jo n’at kodër, po n’kit kodër,
Boll e mirë, oj Luli, pak e
vogël!
-S’jam e vogël, po jam taman,
E kam shtatin për fistan!
Jo n’at kodër, po n’kit kodër,
Shumë e mirë, oj Luli, pak e
vogël!
S’jam e vogël, po jam e mirë,
E kam qafën, djalo, për
“Beshlirë”!
Jo n’at kodër, po n’kit kodër,
Shumë e mirë, oj Luli, pak e
vogël!
S’jam e vogël, po jam esmere,
E kam gojën, djalo, për shiqer-e!
Tugjec, më 16. 10. 1970
KA ÇUE LULA FJALË PËR NI GOGËL
(Gmicë-Gollak)
Ka çue Lula fjalë, për ni
gogël –
Mos ma bini pajtanin e vogël!
Pajtanin e vogël sa ni djep –
Se unë jam e madhe sa ni plep!
Sa ni plep, si lis me rrema,
S’um nxenë dera me hi mrena!
Me hi mrena, me u palue,
Nuseve t’katunit ma jav shkue!
Tugjec, më 26. 10. 1970
KA ÇUE LULA FJALË QE DY DITË
(Tugjec-Gollak)
Ka çue Lula, fjalë qe dy ditë
–
Thujmi Shaip-agës, shiti kitë!
Shiti kitë e bani pare,
Nxirri petkat, hajde me m’marrë!
Ngjiti n’strem nja dy atllarë,
Njani i kuq e tjetri i bardhë!
Çaj i kuqi – për punë
t’shpijes,
Çaj i bardhi i Shaip-zotnijes.
Tugjec, më 1967
KA RA HANA NËR BAJAMA
(Vllasali-Nobobërdë)
Ka ra hana ndër majama,
Nusën tonë e mëson e ama -
Dueje moj bijë, ti vjehrrën!
-Besa, nanë, nuk ke çka
m’thue,
Vjehrrën teme do ta due,
Se ka rritë sokol për mue!
Dueje, moj bijë, ti kunatin!
-Besa nanë, nuk ke çka m’thue,
Kunetinë, unë do t’i due,
Se kan folë gjithë mirë për
mue!
Duej, moj bijë, kunatat tua!
-Besa, nanë, nuk ke çka
m’thue,
Unë kunatat do t’i due,
Se kan folë gjithë mirë për
mue!
Novo Bërdë, 1979
KAH SHKON
SHOTA DRIDHET TOKA
(Cfircë-Gollak)
Kah shkon Shota –
Dridhet toka,
Si gjermani,
Kur çet me topa!
Kah shkon Shota –
Dridhet shpija,
Si gjermani,
Kur çet alltija!
Tugjec, më 01. 11. 1970
KAJË LULIJA JONË
(Tugjec-Gollak)
Kajë lulija jonë,
Natën teri vonë,
Toka e babgjysh-derrit,
Sa oborri i jonë!
Sa oborri i jonë,
Me gurë t’sheqerit,
Rreth e rrethekueme
Me kojsija t’shehrit!
Kojsijat e shehrit
Çelin jargovan,
Shpijat tona janë
T’marueme me pllan!
Tugjec, më 16. 10. 1970
KALLAJ ASHT ME MA DITË ZANATIN
(Prishtinë)
Kallaj asht Lulë,
Me ma ditë zanatin;
Ungje kryet –
Mos e kqyr sokakin!
Se sokaki, oj Lulë,
Dritë nuk çet;
Veç sa t’len pa ftyrë,
T’len pa marifet!
Prishtinë, 1974
PO THOTË NANA, LULI, MERRMA DORËN
(Prishtinë)
Po thotë nana, Luli –
Merrma dorën,
Se ty, oj Luli,
Ta uroj kunorën!
Oj Lulije,
Puthëm n’ballë;
Sod ni javë –
Tjetrën kam me e marrë!
Prishtinë, 1974
KALLMA OJ LULË CIGAREN
(Besi-Prishtinë)
Kallma, oj Lulë,cigarën,
Paja çka t’kallxoj –
Me ma idhnue nanën,
Guhën ta shkurtoj!
-Pasha Ramazanin,
Unë qi e ninoj;
Une, nanën tane,
Kurrë nuk ta idhnoj!
-N’natje heret,
Çohëm e pastroj,
Drekën do t’ia baj-e
Shtratin do t’ia shtroj;
Pa m’thanë goja e saj –
As me fjetë nuk shkoj!
Prishtinë, 1974.
KALLNE, KALLNE QITNJA TIMIN
(Kalaticë-Llap)
Kallne, kallne e qitnja timin
–
Pe martojna Ismet-trimin!
Kallne, kallne e qitnja flakën
–
Pe martojna Ismet-agën!
Kallne, kallne e qitnja
prushin –
Pe martojna Ismet-msuesin!
Kush e kalli me raketa?
-Ismet-aga, me motrat e veta!
Kush e kalli me mindila?
-Ismet-aga, me kusherina!
Prishtinë, 1974
KAM BA BE KUR TA MARR KUNATËN
(Dumosh-Llap)
Kam ba be –
Kur ta marr kunatën;
Shtjerr apangën,
Shtjerr çerapën!
Prishtinë, 1974
HAJDAR AGA PO SHKON XHADËS SHKUPIT
(Dumosh-Llap)
Hajdar-aga,
Po shkon xhadës s’Shkupit,
Dhetë mi banka
I ka teshat e trupit!
Isak-aga,
Po shkon xhadës s’Nishit,
Pesë mi banka –
Unazën e gishtit!
Prishtinë, 1974
JENA MIER SI N’ STAMBOLL
(Dumosh – Llap)
Jena mier si n’Stamboll,
Kem radi e televizor!
Hajde hecum kah asht udha –
Vjen Lulija, si bashqe me
lula!
Prishtinë, 1974
KARRIKA E JONË BAN SHUMË PARE
(Prishtinë)
Karrika e jonë, ban shumë
pare,
Ulu, oj Luli, se nuk asht
marre!
I kem çue kerret e mlueta,
Me mashinka të rrethekueta!
Ja kem kthye Lulës,ni brushë,
Ma çon mallin si zojushë!
Ja kem kthye Lulës,ni kajë,
Ka zanë ven sa ni kombajë!
Prishtinë, 1974
KCENI ÇIKA KCENI
(Rimanishtë-Prishtinë)
Kceni çika, kceni –
Sobat mos na i theni!
Jeton-aga, koftë –
Sobat na i maroftë!
Lueni çika, lueni –
Sobat mos na i trueni!
Jeton-aga, shnosh –
Na i maron me grosh!
Knoni çika,knoni –
Defat mos na i çponi!
Jetoni, aj dai –
Na i blenë defat t’ri!
Prishtinë, 1974
KEMI DHENË E KEMI DHI
(Prishtinë)
Kemi dhenë e kemi dhi,
I kem koshat plot taxhi!
Lula e jonë, si me kan pej
Peje –
E ka ballin tej n’gjysë kreje!
Lula e jonë, si me kan pej
Tirane –
E ka vetllën si gjysë hane!
Lula jonë, si me kan pej
Shkodrës –
Xhevahir, gishtat e dorës!
Lula jonë, si me kan pej
Amerike –
E ka synin, si dritë aletrike!
Lula jonë, si me kan pej
Shkupi –
Si minare po i rrin trupi!
Prishtinë, 1974
KENA
MARRË NI NUSE PËRMI SHOQE
(Gmicë-Gollak)
Kena marrë ni nuse përmi
shoqe,
I thërrasin kunatat:”Oj
gospoxhe!”[15]
-Oj, gospoxhja e qytetit,
Soll qi je e Bajram-studentit!
Tugjec, më 26. 10. 1970
KËPUTA DRANDAFILLIN
(Llashticë-Karadak)
Kputa drandafillin,
E qita n’tavan,
A po ma jepë nanën,
Për mixhën Stojan?
Se mixha Stojan,
Asht milic;
Do ta shetitë nanën –
N’vilispic!
Se mixha Stojan,
Asht doktorr;
Do ta shetitë nanën –
Me matorr!
Gjilan, 19, 03. 2005
KËRKUSH S’ASHT MA I MIRË SE VLLAVI JEM
(Prishtinë)
Kërkush s’asht ma i mirë se
vllavi i jem,
I ka vetllat t’shkrueme sikur me
kalem!
Sikur me kalem, ja ka falë
Madhnija,
Shumë hije i ka, atij, bukurija!
Prishtinë, 1974
VLLAVI I JEM SIKUR YLLI
(Prishtinë)
Vllavi i jem, oj Luli, sikur
ylli,
E ka rritë nana, si pip
drandafilli!
Si pip drandafilli
rrema-rrema,
Se për vllaun tem na u gzue
zemra!
Edhe zemrat na u kan gzue,
Hem dëshirat na u kan plotsue!
Prishtinë, 1974
VLLAVI I JEM KU E PATE MARAKIN
(Prishtinë)
Vllavi i jem, ku e pate
marakin,
Në Prishtinë, e gjete
bajrakin!
-E gjeta bajrakin e ja u lash,
Ja u lash shoqeve t’ma ruejn
përmas!
Vllavi i jem ku e pate çefin,
Në Prishtinë, e gjete
gjergjefin!
Prishtinë, 1974
VLLAVI I JEM KMSIHËN ME DY JAKA
(Prishtinë)
Vllavi i jem kmishën me dy
jaka –
Jena tutë qi po t’marrin
katra!
Me t’marrë katra, nuk asht
seri,
Se po t’thirrin
t’gjithë-Dylberi!
Prishtinë, 1974
VLLAVI I JEM LUM MORE LUM
(Prishtinë)
Vllavi i jem, lum, more lum,
Nusja jote ma e mira n’katun!
Vllavi i jem, o syret,
Nusja jote, ma e mira n’qytet!
Prishtinë, 1974
SA E BLEJTI VLLAVI I JEM VETURRËN
(Prishtinë)
Sa e blejti vllavi i jem
veturrën –
Menihere na ja muerum Lulën!
Sa e blejti vllavi i jem
kerrin –
Menihere ja muerum dylberin!
Prishtinë, 1974
KQYRNE MOJ KQYRNE DJALIN
(Prishtinë)
Kqyrne, moj kqyrne djalin,
Mos na e kqyrni mallin!
Malli shpejt fitohet –
Me djalin jetohet!
Prishtinë, 1974
KERREV’ T’KUQE JU KA DALË FALA
(Lupç i Ulët-Llap)
Kerrev’ t’kuqe, ju ka dalë
fala -
Tash janë dalë “Fiatat” e
bardha!
Kerrev’ t’kuqe, ju ka dalë
moda -
Tash janë dalë “Fiati” e
“Shkoda”!
Prishtinë, 1974
KJO GASTARJA ME MALINË
(Prishtinë)
Kjo gastarja me malinë,
Nusja e mirë, me disciplinë!
Kjo gastarja me sherbet,
Nusja e mirë, me marifet!
Kjo gastarja me llokum,
Nusja e mirë, moj, lum e lum!
Prishtinë, 1974
KJO
LULIJA XHAKETEN ME VIJA
(Brus-Janjevë)
Kjo Lulija, xhaketën me vija,
E kan lypë krejt Jugosllavija!
Krejt Jugosllavija, renë me
renë,
Ku t’ka ra nafaka n’vllavin
tem!
Ore vllavi i jem, o djalë ma i
miri,
Çilna ni dritare, kah lenë
dielli!
Kah lenë dielli e kah bjen
rrezja –
Ta shoh Lulijen, me kumashe
t’verdha!
Slivovë, 1979
DY MOLLA N’ HAJAT
(Brus – Janjevë)
Dy molla n’hajat,
Dy molla n’hajat;
Kush t’ka thanë Lulije,
Vllavi i jem asht plak?
Na po thojna –JO!
Hallki po thojnë-PO!
E ka rritun nana e vet,
Me shiqer e vo!
Me shiqer me voe,
Me shiqer me tamël,
Ore vllavi i jem,
O, more gojëamël!
Slivovë, 1979
NUK NA DHIMET NEVE MALLI
(Brus – Janjevë)
Nuk na dhimet neve malli,
Of, aman, aman-e, hej,
Marrim nusën, si asht djali,
Of, aman, aman-e, hej!
Nuk na dhimen neve lirat,
Of, aman, aman-e, hej,
Marrim nuset, gjith ma
t’mirat,
Of, aman, aman-e, hej!
Nuk na dhiemt neve defi,
Of, aman, aman-e, hej,
Marrim nuset, gjith për çefi,
Of, aman, aman-e, hej!
Slivovë, 1979
KNON BYLBYLI NË ATË MOLLË
(Cfircë-Gollak)
Knon bylbyli, në at’ mollë,
Ti, moj Lule, sa e hollë!
Sa e hollë, moj je,
Aman, aman-e!
Knon bylbyli, në at’ dardhë,
Ti, moj Lule, sa e bardhë!
Sa e bardha m’je,
Aman, aman-e!
Knon bylbyli, në at’pjeshkë,
Ti, moj Lule, qafëkureshkë!
Qafëkureshkë më je,
Aman, aman-e!
Tugjec, më 23. 10. 1970
KPUTE LULI DRANDAFILIN
( Gëmicë – Gollak)
Kpute Luli, drandafilin,
E qite n’ bunar,
Lumja ti e lumja,
Çfarë djali ke marrë!
Çfarë djali ke marrë,
Pa behane,
Gjithë ditën e lume
Po rrin n’ kafehane!
N’ kafehane rrin, oj hanëm,
Rakijen s’ e pin;
A me pare, a pa pare,
Ni Allah e din?!
Tugjec, më 21. 10. 1970
KQYRNE MOJ KQYRNE LULEN
(Prishtinë)
Kqyrne, moj, kqyrne Lulën,
Mos ja kqyrni punën!
Puna shpejt punohet –
Me Lulën,jetohet!
Kqyrne, moj, kqyrne filizin,
Mos ja kqyrni çeizin!
Çeizi punohet –
Filizi hijeshohet!
Prishtinë, 1974
KRISI PUSHKA N’FUN KATUNI
(Cfircë-Gollak)
Krisi pushka n’fun katuni –
Thotë Ramishi – lumi u i lumi!
Lumi u i lumi për kit ditë,
Për kit gzim qi e kam pritë!
Për kit ditë, për kit sahat,
Kam marrë nusën si dukat!
Ky dukati copa-copa,
Kah shkelë nusja – dridhet
toka!
Dridhet toka, dridhet udha,
Vish fistanin gurra-gurra!
Gurra-gurra n’fund ma i gjanë,
Lum qaj djali qi t’ka marrë!
Lum oborri qi e shkelë me kamë,
E lumja shpija qi ja ban
rangët,
E lumja vjehrra qi i thrret
nanë!
Tugjec, 17. 11. 1973
KRISI PUSHKA TE POJATA
(Lluzhan-Llap)
Krisi pushka te pojata –
Për hajr t’koftë, o vlla,
kunata!
Ky livadhi me lula t’kuqe –
Për hajr t’koftë, o vlla, kjo
nuse!
Po nxenë dielli, po nxenë
rrezja –
Për hajr t’koftë, oj nane, reja!
E kërkuem krejt Rumelinë –
Der’ sa e gjetum has Lulinë!
Vllavi i jem, asht i ri –
S’e merr Lulën, pa çallgi!
Vllavi i jem asht i pasun –
S’e merr Lulën, pa ba darsum!
Për Lulijen, e kallum shpinë,
Për vllaun tem, Jugosllavinë!
Për Lulijen, po bajna lum,
Për vllaun tem edhe ma shumë!
Prishtinë, 1974
ORE BABA DERR, O KAURR
(Llabjan-Prishtinë)
Ore baba-derr, o kaurr –
A kujtojshe qi s’vjen dita
kurrë?
Qi s’vjen dita kurrë, me ta
marrë,
E me t’lanë si qenin nër
hamar!
Llabjan, 1979
BABËS S’ LULËS JU GZOFTË ZEMRA
(Llabjan-Prishtinë)
Babës s’Lulës,
Ju gzoftë zemra;
Sod e nimi vjet,
Lula asht e jemja!
Llabjan, 1979
PO RREHË DEFI ME RRETH TË VJETËR
(Llabjan- Prishtinë)
Po rrehë defi me rreth të
vjetër –
Mjeri babgjysh-deri, s’ka çikë
tjetër!
S’ka çikë tjetër, e po don me
plasë,
Qata për n’ven t’djalit e kish
pasë!
S’ka kush ja ngjet kijet me
livrue,
S’ka kush ja çelë maxhën me
gatue!
Llabjan, 1979
KU E PE VLLAUN TEM
(Cfircë-Gollak)
Oj Luli, oj molla verore,
Ku e pe vllaun tem, qi e more?
Unë e pashë moj tuj shkue
n’shkollë,
Me bicikëll e sahat në dorë!
Oj Luli, qysh ish kan
biciklla?
I kish pasë dorzat me pika!
Lula e jonë, qysh ish kan
sahati?
E kish pasë rrethin prej
dukati!
Prishtinë, 1974
KU PO RREHË DEFI E ÇALLGIJA
(Kalaticë-Llap)
Ku po rrehë defi e çallgija?
Po ban darsum, Gani – zotnija!
Lula jonë, a je ba gati,
Se po vjen me t’marrë “Fiati”!
Pritum, pritum n’fun sokaku –
Tej ju vnue Lulijes, duvaku!
Pritum, pritum n’fun zabeli –
Tej ju vnue Lulijes, teli!
Prishtinë, 1974
KU PO SHKON LULIJE
(Prishtinë)
Ku po shkon Lulije, moj te
ftoni?
Te ftoni po shkojshe,
Ftoj të ambël mblidhshe,
Vllaut tem ja hidhshe, moj
Luli!
Ku po shkon Lulije, moj te
dardha?
Ti te dardha shkojshe,
Dardha t’ambla mblidhshe,
Vllaut tem ja hidhshe, moj
Lulije!
Ku po shkon Lulije, moj te
molla?
Te molla po shkojshe,
Molla t’ambla mblidhshe,
Vllaut tem ja hidhshe, moj
Lulije!
Prishtinë, 1974
KUR
SHKOJSHE MOJ LULE
(Tugjec-Gollak)
Kur shkojshe, moj Lule, te
çeshmja?
Te çeshmja, aman, te çeshmja?
Ti, te çeshmja shkojshe,
Sytë e zi mi lajshe,
Me peshqir mi fshijshe,
Sa e bukur ishe!
Kur shkojshe, moj Lule, te
molla?
Te molla, aman, te molla?
Ti te molla shkojshe-
Mollat s’i kërkojshe!
Molla t’amla mledhshe-
Vllaut tem ja jepshe!
Kur shkojshe, moj Lule, te
dardha?
Te dardha, aman, te dardha?
Ti, te dardha shkojshe -
Dardhat s’ i kërkojshe!
Dardha t’bukra mledhshe-
Vllaut tem ja jepshe !
Kur shkojshe, moj Lule, te rrushi?
Te rrushi, aman, te rrushi?
Ti, te rrushi shkojshe -
Rrushin s’e kërkojshe!
Rrush të amël mledhshe -
Vllaut tem ja jepshe!
Tugjec, 27. 10. 1970
OJ LULI KUJNA I KE GA
(Feriçevë-Gollak)
Oj Luli, kujna i ke ga?
-Qati ylli, qi po rrin n’hava!
Oj, Luli, a i ke ga nan’s
tane?
-Qati ylli, qi po rrin mas
hane!
Oj, Luli, mori kunatë,
Me maqinë[16]
e me zanatë!
Na zanatin s’ta harrojna –
Na maqinën, ty, ta çojna!
Tugjec, më 27. 10. 1970
KUR PE ÇON DORËN PËRPJETË
(Penuhë-Llap)
Kur pe çon dorën përpjetë –
Po ban hije për dy vetë!
Për dy vetë, hije po ban,
Hem për veti, hem për burrin
tan!
Prishtinë, 1974
LULIJO E MIRË E MADHE
(Penuhë- Llap)
Lulijo, e mirë, e madhe –
Kthej në krye nja dy kaje!
Lulijo, a e din ku asht
shpija?
Ditë e nat’ ku knon radija!
Shpija e jonë asht n’rrajë ni
xhadje –
E marueme me guri- Çabje!
Guri-Çabje, gurë mermeri,
Mrena e jasht me bojë shiqeri.
Bojë shiqeri – bojë të verdhë,
Katër numra i ka mi derë.
Katër numra, kush i lexon –
Vllavi i jem, po i sunon.
Prishtinë, 1974
KUR TA ÇESUM LULIJEN
(Tugjec-Gollak)
Kur ta çesum Lulijen, n’mjedis
t’grave –
Si Marrshalli n’mjedis
dërrzhave!
Kur ta çesum Lulijen, para
shpije,
Si Marrshalli para ushtrije!
Kur ta çesum Lulijen, n’oborr,
Si Marrshalli me vapor!
Kur ta çesum Lulijen, n’kojshi,
Si mretnesha n’shtat’ krali!
Kur ta çesum Lulijen n’çardak,
Sikur molla mi bajrak!
Tugjec, më 16. 10. 1970
KUR TË SHKOJNA
LULIJEN ME E MARRË
(Dabishec-Gollak)
Kur të shkojna Lulijen me e
marrë –
Sikur Tita, kur shkon me
ushtarë!
Sikur Tita, me ushtri –
Marrum Lulën, për bukuri!
Kur ti çesim kerret në xhade –
Sikur tenkat në parad-e!
Prishtinë, 1974
KUR T’HINË BABA – ÇOHNA N’KAMË
(Prishtinë)
Kur t’hinë baba – çohna
n’kamë;
I gjajë vend e i çes shkam!
I flas amël me dy llafe –
A don çaj, babë, a don kafe!
-Nuk due çaj, kafe kam pi;
I lumi baba, qi t’ka ty!
I lumi djepi, qi t’ka rritë,
Lumja shpija, qi t’ka pritë!
Prishtinë, 1974
KUR T’VINË RAMUSH AGA
(Tugjec-Gollak)
Kur t’vinë Ramush-aga, pej
Shkupit-o,
Dil e hiqja mantillin pej
trupit-o!
Mantillin pej trupit – a mun
erdhe-o?
Fistanin kadife, a ma bleve-o?
Unë e bleva, e lash në
Gillan-e, o,
Trup të bardhë, e lulat
jargovan-e, o!
Unë e bleva, oj, e lash
n’Prishtin-e, o,
E ka kepë zojusha me maqin-e, o!
Në Tugjec, më 15 .08. 1971
KUSH BAN DRITË NË NOVI SAD
(Lluzhan-Llap)
Kush ban dritë në Novi Sad?
Vllavi i jem me sahat!
Kush ban dritë në Lluzhan?
Nusja jonë me kllopodan!
Kush ban dritë në Prishtinë?
Vllavi i jem me limuzinë!
Kush ban dritë në Prizeren?
Nusja jonë, me shumë dyzen!
Kush ban dritë në qytet?
Vllavi i jem me Luli t’vet!
Prishtinë, 1974
KUSH E PAT LULI FLAMURIN
(Orllan-Llap)
Kush e pat, Luli, flamurin?
Vllavi i jem, qi e zdritë
katunin!
Kush e pat Luli, bajrakun?
Vllavi i jem, qi e zdritë
sokakun!
Prishtinë, 1974
KUSH I ÇELI DYERT E SARAJIT
(Cfircë-Gollak)
E moj, kush i çeli dyert e
sarajit?
Kjo Lulija, me bardakë të
çajit!
Kqyrni, kqyrni, kujna po ja
jepë –
Ma s’pari ja jepë vjehrrit të
vet!
Tugjec, më 23. 10. 1970
KUSH JA NXUNI FRYMËN DERËS
(Batllavë-Llap)
Kush ja nxuni frymën derës?
Kjo Lulija e Sarajevës!
Kush ja nxuni frymën shpijës?
Kjo zojusha e Prishtinës!
Kush ja nxuni frymën hajatit?
Kjo gospoxhja[17]
e Beligratit!
Kush ja nxuni frymën oborrit?
Kjo gospoxhja e majorrit!
E kena palue Luljen, te koshi
–
Ma e bardhë Lulija se kumashi!
Prishtinë, 1974
KUSH JU RA KIEVE SHUPLAKË
(Tugjec-Gollak)
Kush ju ra, Lulë, kieve
shuplakë?
Hazir aga, pastë nafakë!
Kush ju ra, Lulë, kieve thupër?
Ismet-aga, sikur flutër!
Kush ke, Lulo, krushk i parë?
Kadri aga, bajraktar!
Tugjec, 1971
EDHE DY SAHAT OJ LULË AKSHAMI
(Tugjec- Gollak)
Edhe dy sahat, oj Lulë, akshami,
Veç n’fluturofsh me dalë për
xhami!
Edhe dy sahat, oj Lulë,
jacija,
Veç n’fluturofsh me shku’ te
shpija!
Tugjec, më 1971
KUSH PEJ NIPAVE NUK NA ERDH
(Koliq-Prishtinë)
Pritum, pritum teri n’terr –
Kush pej nipav’ nuk na erdh!
Erdh Hafizi, qaj dylber –
Na ka pru dhetë killa shiqer.
Na i ka pru dhetë killa shiqer
–
Pej tij shumë faleminerë!
Prishtinë, 1974
KUSH PO DOKET N’QATË LEDINË
(Keçekollë-Gollak)
Kush po doket n’qatë ledinë?
Hysen-aga me limuzinë!
Me limuzinë, po shetitet –
Me mindil t’Lulijes, po
flladitet!
Kush po ngjitet në qatë shpat?
Hysen-aga me “Fiat”!
Me “Fiat” po vjen te shpija –
Sa me gzim pe pret Lulija!
Prishtinë, 1974
KUSH PO DOKET QATJE NALT
(Llabjan-Prishtinë)
Kush po doket qatje nalt?
Beqir-daja, me “Fiat”![18]
Ai “Fiati” ma bardh se orizi,
Marrum Lulën, nga Parizi!
Ky “Fiati” ma bardh se bora,
Marrum Lulën, nga Tetova!
Ky “Fiati” ma bardh se bryma,
Marrum Lulën, nga Prishtina!
Llabjan, 1979.
KA ÇELË LULË SARDANI NË NI KODËR
(Llabjan – Prishtinë)
Ka çelë lulë saradani në ni
kodër,
Na kan thanë – Lulija e vogël!
Edhe n’kofsh e vogël, Lulë,
Mos u ban marak;
Edhe lira asht e vogël,
Po zanin e ka nalt!
Llabjan, 1979
HAJDE OJ LULI E BINAJ VERËN
(Llabjan –
Prishtinë)
Hajde, oj Luli, e binaj verën,
Rrushi i bardhë, ne, na e ka
zanë derën!
Na e ka zanë derën
fleta-fleta,
Zgjate Enver, dorën – tungjatë
jeta!
Zgjate dorën, Enveri i
Gjilanit,
Më ka hupë unaza e alltanit!
Edhe n’koftë hupë, a kan e
vjetër,
Mos ki dert, se ta blejë ni
tjetër!
Llabjan, 1979
OJ LULIJE KALAVESHI I RRUSHIT
(Llabjan –
Prishtinë)
Oj Lulije, kalaveshi i
rrushit,
A ja din manajën, Enver-msuesit?
-Ani, hem ja di, e hem s’ja
di,
Me bakall në dorë, unë do t’i
rri!
Llabjan, 1979
KUSH PO VJEN NËPËR SOKAK
(Prishtinë)
Kush po vjen nëpër sokak?
Vllavi i jem me “Fiat”!
Me “Fiat” të Gjermanisë,
Për inati t’krejt kojshisë!
Kush banë dritë nëpër
Prishtinë?
Vllavi i jem me gjithë Lulinë!
Prishtinë, 1974
606. KUSH PO VJEN SOKAKIT PËRPJETË
(Tugejc-Gollak)
Kush po vjen sokakit përpjetë?
Mehmet-aga, n’majicë e
n’xhaketë!
T’shkoj, ta dveti Lulën –
cillen do ta bajë?
-Baje, djalë, majicën – ma
kollaj ta lajë!
Ma kollaj ta lajë, e ta
fërkoj,
N’pllavi-radion”[19],
Ty, ta shkumoj!
Tugjec, më 11. 11. 1970
KY FISTANI PIKA-PIKA
(Meshinë-Gollak)
Ky fistani pika-pika,
Hej, aman.
S’gjinet Lula, n’gjith’ kto
çika,
Hej, aman!
Ky fistani vija-vija,
Hej, aman,
S’gjinet Lula, n’gjith’ kto
bija,
Hej, aman!
Ky fistani topa-topa,
Hej aman,
S’gjinet Lula, n’shtat’
Evropa,
Hej, aman!
Ky fistani dalla-dalla,
Hej, aman,
S’gjinet Lula, n’shtat’
mahalla,
Hej, aman!
Tugjec, më 01. 11. 1970
KY KATUNI ÇKA KA KUJTUE
(Llabjan-Prishtinë)
Ky katuni, çka ka kujtue,
Qi e lana vllaun pa martue?!
Pa martue, s’e lana,s’e lana,
Çkado nuse, na nuk i nxana!
Nuk i nxana naj bosharet,
Po ja nxana çka i sheh djali
vet!
Çka i sheh vet me të dy sytë,
Atëherë e çojmë msitin për me
e lypë!
Llabjan, 1979.
VLLAVIN TONË KUR TA MARTOJNA
(Llabjan- Prishtinë)
Vllavin tonë kur ta martojna –
Tridhetë copa dhenë, na do t’i
rrxojna!
Tridhetë copa dhenë, ne hiç
s’na dhimen,
Veç ta kemi vllavin me ymër!
Llabjan, 1979
PO SHKON VLLAVI I JEM KAH TEKNIKA
(Llabjan – Prishtinë)
Po shkon vllavi i jem, kah
teknika –
Janë dalë n’xham e pe kqyrin
do çika!
Janë dalë n’xham e pe kqyrin
do çika –
Po i vezllon unaza
drita-drita!
-Kue ke marrë unazën, o zotni?
Ma ka çue Lulija, për hijeshi!
Llabjan, 1979
KY OBORRI
JONË ME GURË SHIQERI
(Brus-Janjevë)
Ky oborri jonë,
O, me gurë shiqeri,
Rrreth e rreth i mjellun,
Me kumlla pej shehri!
Kto kumllat e shehrit,
Çelin jargovan,
Krejt ai vllavi jem,
I ka mjellë me pllan!
I ka mjellë me pllan –
Me pllanin e shkollës,
Ani, me i ba hije,
Asaj vetullhollës!
Slivovë, 1979
DY KUNATA – ZOJA T’ RANA
(Brus –
Janjevë)
Dy kunata - zoja t’rana,
T’dyja t’veshne me najllana!
Mos ban be, pashë kryet e
djalit,
Se t’kam pa, për bira
t’gardhit!
Mos ban be, pashë kryet e
burrit,
Se t’kam pa, për bira t’murit!
Slivovë, 1979
LËSHONI UDHË LËSHONI SOKAK
(Gmicë-Gollak)
Lëshoni udhë, lëshoni sokak,
Se po vjen ni bajrak!
Ni bajrak ma e bardhë se bora,
Sytë e zezë, vetllat e holla.
Tugjec, më 27. 10. 1970
LIMUZINAT TONA- NGJYRËN KUQ E ZI
(Vërbicë e Zhegocit-Gjilan)
Limuzinat tona – ngjyrën kuq e
zi,
Na e çojna verën, veç nëpër
Shypni!
Limuzinat tona – ngjyrën me
teget,
Na e çojna verën, veç nëpër
bregdet!
Limuzinat tona- ngjyrën kuq e
verdhë,
Na e çojna verën, nëpër
Sarajevë!
Prishtinë, 1974
LIMUZINAT TONA T’MLUEME ME KUMASH
(Batllavë-Llap)
Na Lulijen, kur t’shkojna me e
marrë,
Me shumë limuzina nëpër xhade
t’bardhë!
Limuzinat qi janë dalë sivjet
–
Janë të mlueme me zherzhet.
Limuzinat qi janë dalë qitash
–
Janë të mlueme me kumash.
Prishtinë, 1974
LIMUZINAT TONA KARRIKAT E KUQE
(Dabishec-Gollak)
Limuzinat tona – karrikat e
kuqe,
E shetisim Lulinë, teri sa t’jenë nuse!
Limuzinat tona – karrikat e verdha,
E shetisim Lulinë, ter’ sa t’
jenë pranvera!
Limuzinat tona – udhtojnë me
sahat,
E shetisim Lulën, nëpër
Beligrat!
Prishtinë, 1974.
LUEJ IRIQ LUEJ
(Tugjec-Gollak)
Luej iriq-o, luej,
T’epi ta paguej.
Ani, ti po luen me shumë
sevda,
Ani, me na e ba ni temena!
Ani, luej, moj nuse, he
dylber,
Ani, a s’na çet n’def naj
shiqer?!
Tugjec, më 1972
LUJË E LUJË ME ÇERAPA
(Lupç i Ulët-Llap)
Lujë e lujë, me çerapa,
Oj kutija me çebapa!
Lujë e lujë, moj, boll e
zonja,
Oj flamuri me dy shqiponja!
Rreth e rreth shkile me kamë,
Si Rusija me bollan!
Po luen shota, po luen shota –
Bani mashalla!
Vllavi i jem po gjuen me topa,
Traj, laj, la – traj, laj, la!
Prishtinë, 1974
LUJË ME PARE-LUJË PA PARE
(Prishtinë)
Lujë me pare, e lujë pa pare,
Lujë mindilin, ashiçare!
Lujë me grosh, e lujë pa
grosh,
Lujë mindilin çoshumë-çosh!
Lujë me lira, e lujë pa lira,
Lujmë mindilin mesa e bija!
Lujmë me tel, e lumë pa tel –
Lujmë mindilin skejum-skej!
Prishtinë, 1974
LULA JONË – KUNATA E JONË
(Orllan-Llap)
Lula e jonë – kunata e jonë,
A po vjen te rrushi shkojmë?
Rrushi i jonë ka nisë me u
pjekë,
A po vjen kunatë me e hjekë?
Hajde e hjekim, e biem te
shpija,
Na e qesim mi avlija!
Prishtinë, 1974
LULA E JONË – LUM KUNATA
(Milec-Llap)
Lula e jonë, lum kunata –
Ku mi rrite flokt e gata?
-Unë i rrita n’kumull t’egër –
Tan ty m’çue vllau i yt letër!
-Unë i rrita nër ni dardhë –
Tan ty m’çue vllau i yt fjalë!
Prishtinë, 1974
LULA E JONË SYTË ME LARA
(Batllavë-Llap)
Lula e jonë, sytë me lara,
Na, ty, t’majna veç me arra!
Lula e jonë, sytë e shkruem,
Na, ty, t’majna veç me llokum!
Lula e jonë, vetllat me vija,
Na, ty, t’majna veç me
lejthija!
Lula e jonë, çerpikt me pika,
Na, ty, t’majna veç me
kikirika!
Lula e jonë, ty s’të ka
kërkush,
Na, ty, t’majna veç me rrush!
Lula e jonë, si kapetan me
grada,
Na, ty, t’majna veç me
çokollada!
Lula e jonë, ti shoqe nuk ke
hiç,
Na, ty, t’majna me hurme e me
fiq!
Prishtinë, 1974
LULA E JONË A E DIN MODËN
(Prishtinë)
Lula e jonë, a e din modën?
A e din burrit, teshat qysh i
ndrrohen?
Unë e di dhe e kam vendosë –
Kurrë nuk ja jap teshat, pa ja
hekurosë!
Prishtinë, 1974
LULA E JONË GURI XHEVAHIR
(Keçekollë-Gollak)
Lula e jonë, guri xhevahir,
Ku ma rrite shtatin për
mantill?
-Unë e rrita n’t’shtatin kat,
Sikur Tita me bajrak!
Prishtinë, 1974
NISU KERR, NISU PAJTAN
(Keçekollë – Gollak)
Nisu kerr, nisu pajtan,
Se kta miqt s’kan ku me
t’lanë!
Veç n’të lashin n’qysh
t’sokakut,
Deri sa ta vnon Lula –
duvakun!
Prishtinë, 1974
E KËNDOJMË LULIJEN
(Keçekollë – Gollak)
E këndojmë Lulijen,
Për ditë e kapak;
Kur t’ia vnojmë sahatin –
Dorën si zambak!
E këndojmë Lulijen,
Për ditë e ka shumë;
Kur t’ia vnojmë sahatin –
Dorën si llokum!
Prishtinë, 1974
HANIFJO LULË LAHORI N’ XHAM
(Keçekollë- Gollak)
Hanifjo, lulë lahori n’xham,
Na ty t’majna me bomban!
Me bomban e me samaver,
Me pak ujë e me shumë shiqer!
Prishtinë, 1974
LULA E JONË O GJYLI I BUTË
(Besi-Prishtinë)
Lula e jonë, o gjyli i butë,
Vimë e t’marrum me autobus!
Autobusi me dhetë drama
t’bardha,
Flamurin shqiptar e çesim
përpara!
E çesum para, moj kunatë –
Enver Hoxha, na e ka çue
dhuratë!
Prishtinë 1974
LULA E JONË OJ PLLUMI I BUTË
(Koliq-Prishtinë)
Lula e jonë, oj pllumi i butë,
Baba yt vet na ka lutë!
Na ka lutë e na ka thanë –
Kam ni çikë, unë, me ja u
dhanë!
Baba i nusës, na la lezet –
Erdh na e pruni dorën vet!
Baba i nusës, pa marifet –
Erdh na e pruni fjalën vet!
Oda e jonë me shumë çyshe –
Nuset tona janë ba gjyshe!
Janë ba gjyshe për misibet –
Po pritojnë me ba hyzmet!
Me pas shkue fatimja, n’koshi
–
Shtatë verema um kishin hi!
Prishtinë, 1974
LULA E JONË, OJ TOPI I BASMËS
(Orllan-Llap)
Lula e jonë, oj topi i basmës,
T’lumet na, sonte nata e
darsmës!
Hajde e rrokim vallën me
mindila,
Lum e lum qi na erdh e
diellja!
Erdh e diellja, erdh e marë,
Me zojusha, me arsimtarë!
Hajde e rrokim vallën me
shamija,
Ma mirë po knojnë motrat se
radija!
Hajde e rrokim vallën dorë për
dore –
Vjen Lulija, me dimi lahore!
Hajde e rrokim vallën krah për
krahi –
Tuj këndue le t’na çelë
sabahi!
Prishtinë, 1974
LULA E JONË SI GJYLI KUR ÇELË
(Grashticë-Prishtinë)
Lula e jonë, si gjyli kur
çelë,
Çka punove Lulo, për kit verë?
Kam punue e s’kam punue,
Agaj-babën e kam harrue!
Qysh e harrove Lulo, agaj-Babën?
Qi ta fali Hazdret-agën!
Prishtinë, 1974
LULA E JONË – A E KE MARRË DIFTESËN
(Prishtinë)
Lula e jonë, a e ke marrë
diftesën?
Se te na, fjala e ka presjën!
Lula e jonë, a e din gramatikën?
Se te na, fjala e ka pikën!
Lula e jonë, a e ke marrë
diplomen?
Se te na, fjala e ka pohen!
Lula e jonë, a e ke dhanë
betimin?
Se te na, fjala e ka aminin!
Prishtinë, 1974
LULA E JONË O YLLI I YLLIT
(Prishtinë)
Lula e jonë, o ylli i yllit,
T’ ka rritë nana, si pip t’
drandafillit.
Lula e jonë, flokët
tallaz-tallaz,
Lumja ti – burri n’ gjimnaz!
Lula e jonë, flokët me varak –
Shumë e çunave ja u ke lanë
marak!
Prishtinë, 1974
LULA E JONË TY DREJT ME T’THANË
(Milec-Llap)
Lula e jonë, Ty, drejt me
t’thanë –
Për vlla tem, Ti, nuk je kan!
Hanum –zojë, Ti, n’dash me kan,
Na ta ngjesim pesëlirëshin e
ranë!
Pesëlirëshin e ranë, ta çesim
në gushë –
Qafën plot me lira, kemi me ta
mushë!
Prishtinë, 1974
LULA E KUQE – LULË MAVI
(Tugjec-Gollak)
Lula e kuqe, lulë mavi,
Moti zanin ta kam ndi!
Ta kam ndi, ta kam shejue,
T’çojshumë molla e t’çojshumë
ftue!
T’çojshumë ftonin me gjith
rrem –
Koke kan kysmeti i vllaut tem!
Tugjec, më 27. 10. 1970
LULA E KUQE RRUMBULLAK
(Tugjec-Gollak)
Lula e kuqe rrumbullak,
Krejt e ngrime n’oja zambak.
Oj, Lulije, o zambak,
Pse su rrite edhe pak?
Edhe pak me u pas rritë –
Ishe ba si aletrikë.
Aletrika asht me strujë,[20]
Pse po vjen te djali i hujë?
-Unë po vi me ba hyzmet,
Me msue shkollë e fakulltet!
Tugjec, më 27. 10. 1970
LULA E KUQE LULA E BARDHË
(Zajçec-Gollak)
Lula e kuqe, lula e bardhë,
Nusja e Zeqës, e kish ni
djalë!
E kish ni djalë, e kish ni
gzim,
Ja kish ngjitë emnin Agim!
O, Agim, paja te nana,
T’i pres teshat “Allafranga”!
O, Agim, ty të pastë nana,
Sa ta lshojnë Zeqën, hapsanja!
Sa ta lshojnë Zeqën, për
krejt,
Ta ban nana, ni zafjet!
T’maron nana, ni zafjet,
Do t’i thrasum dosllart krejt!
Tugjec, më 21. 10. 1970
LULA JONË – BOMBANI I ZADRUGËS
(Batllavë-Llap)
Lula jonë – bombani[21]
i zadrugës[22],
Syni yt, si aletrika[23]
e prugës[24]!
Lula jonë, si molla kur
t’kuqet,
Vllavi i jem, si hana kur
t’mushet!
Lula jonë, mori belholla,
Na do t’majna me dardha e me
molla!
Lula jonë, mori lezet,
Na do t’majna veç me sherbet!
Prishtinë, 1974
LULA JONË – GUHËN PEJ SHERBETI
(Batllavë-Llap)
Lula jonë, guhën prej sherbeti
–
Ni shpi robë, i ke kthye pej
veti!
Ni shpi robë i ke kthye pej
veti –
Veç pej dije e pej marifeti!
Lulijo, e lumja ti, e lumja,
Qi erdhe te na – ku hecin me
kunra!
Ku hecin me kunra, si n’Gilan,
Vet e mier – burrin
shkollovan!
Lulijo, e lumja ti, për veti –
Qi erdhe te na, e s’shkove
n’gjeti!
S’shkove n’gjeti me punue,
Po erdhe te na për me pushue!
Prishtinë, 1974
LULA JONË – GURI XHEVAHIR
(Prishtinë)
Lula jonë, o gurë-xhevahir,
Ku ma rrite shtatin për
mantill?
-Unë e rrita n’t’shtatin kat,
Sikur Tita, me bajrak!
Lula jonë, çerpikët sa
gjylpana,
Shtat-selvi, ty, t’paska rritë
nana!
Prishtinë, 1974
LULA JONË
– LULA E
HAZDRETIT[25]
(Meshinë-Gollak)
Lula e jonë – lula e
hazdretit,
Ta kem vnue synin, pej pesë
vjetit!
Pej pesë vjetit, t’kemi
diktue,
T’çojshumë mollë e t’çojshumë ftue!
T’çojshumë ftonin me gjithë
rrem –
Hajde e merre vllavin tem!
Tugjec, më 27. 10. 1970
LULA JONË – OJ MOLLA VERORE
(Prishtinë)
Lula jonë, oj molla verore,
Ku e pe vllavin tem, ti, qi e
more?
-Unë e pashë ni ditë, tuj shkue n’shkollë,
I kish hypë bicikllës, me
sahat në dorë!
-Sa e bukur, oj kunatë, mu ka
dokt biciklla,
Qysh i kish pasë dorzat krejt
me pika-pika?!
-Sa i bukur, oj kunatë, mu ka
dokt sahati,
Rrethin edhe rrypin e kish prej dukati?!
Prishtinë, 1974
LULA JONË
A JE BA GATI
(Batllavë-Llap)
Lula jonë, a je ba gati?
Vijmë e t’marrim për ni gjysë
sahati!
Lula jonë, o dylber –
A i ke shti bakshishtet
n’kerr?
Për ni gjysë sahati e dy
dakika,
Vijmë e t’marrim me dramë, sikur
Tita!
O, ti njeri, lshonaj lamat,
Se s’po kemi ku me i lanë
dramat!
O, ti njeri, lshonaj sokaqet,
Se s’po kemi ku me i lanë
bajraqet!
O, ti njeri, lshonaj ulicat,
Se s’po kemi ku me i lanë
taksistat!
Prishtinë, 1974
LULA JONË BALLIN E MADH
(Cfircë-Gollak)
Lula jonë, ballin e madh,
Ta kemi ble blluzën, tre
fërtal.
Tre fërtal, ta kemi ble,
Për me t’njoftë e kujna je!
As e nanës, as e babës,
Profesorka e Kadri-agës!
Tugjec, më 23. 10. 1970.
LULA JONË BALLIN ME TEL
(Tugjec-Gollak)
Lula jonë ballin me tel,
A e ke pa vllaun tem najherë?
E kum pa tuj shkue n’shkollë,
Me ni bicikletë e me orë
n’dorë.
Oj, Lulija jonë, çfare ish kan
biciklla?
E kish pasë bicikllën – dorzat
pika-pika!
Oj, Lulija jonë, çfare ish kan
sahati?
E kish pasë sahatin - rrypin
prej dukati!
Tugjec, më 16. 10. 1970
LULA JONË BALLIN SI HANA
(Prishtinë)
Lula jonë, ballin si hana,
Na, ty, t’majna n’keksa e n’bombana!
N’keksa e n’bombana, e në
çokollada,
N’vend të ujit- pina limonada!
Prishtinë, 1974
LULA JONË BALLIN VIZLLIMA
(Dabishec-Gollak)
Lula jonë, ballin
vizllima-vizllima,
Vimë e t’marrum me shumë limuzina.
Me shumë limuzina, për midis
t’çarrshisë,
Edhe autobusi me flamur t’Shypnisë!
Lula jonë, po vizllon si lira,
T’kena zgjedhë, qi je kan ma e
mira!
T’kena zgjedhë me kukull tik e
tak,
Për kunatë s’um jet marak!
Prishtinë, 1974
LULA JONË BUZT E KUQE
(Cfircë-Gollak)
Lula jonë, buzt e kuqe,
Topshiqeri i amël-o,
Nizet vjet do t’majna nuse,
Topshiqeri i amël-o.
Nizet vjet, nizet e dy,
Topshiqeri i amël-o,
Tej ta marrum edhe nja si ty,
Topshiqeri i amël-o.
Nizet vjet, nizet e pesë,
Topshiqeri i amël-o,
T’majna nuse veç dyjesë,
Topshiqeri i amël-o.
Tugje, më 16. 10. 1970
LULA JONË
ÇERPIKË ME RREMA
(Cfircë-Gollak)
Lula jonë, çerpikë me rrema,
Ndaj bistekt në katër në katër
rrema!
N’katër rrema, flokt për shpine,
Kthema krahin, moj ledine!
Moj ledinë, ledina e gatë,
Kush t’i preu dimitë me shtatë?!
Terzi Shkupi, m’i ka pre,
Ramish-aga, m’i ka ble!
Tugjec, 17. 11. 1973
LULA JONË
ÇKA PO RRIN TUJ KESHË
(Tugjec-Gollak)
Lula jonë, çka po rrin tuj keshë,
A je gzue fort qi je veshë?
Lula jonë, çka po rrin
krenare,
Teri sod t’kemi pa për krane?!
Tugjec, më 16. 10. 1970.
LULA JONË ÇKA PO T’VYEN PSHELLAKU
(Tugjec-Gollak)
Lula jonë, çka po t’vyen
pshellaku?
Na ka dalë kadifja, kuq si
gjaku!
Oj Lulije, çka po t’vyen
pilhura?
Na ka dalë najllani me lula!
Oj Lulije, çka po t’vyen ty
kmisha?
Na ka dalë najllani me grisha!
Tugjec, më 01. 11. 1970
LULA JONË
DIMIT E BARDHA
(Cfircë-Gollak)
Lula jonë, dimitë e bardha,
Dili Ramush-agës, larg përpara!
Larg përpara tej te mrizi,
Me kollanin për mjedisi!
Ky kollani shumë’ i ranë,
Kape Lulë, me gjylpanë!
Me gjylpana të llastikut,
Plasja zemrën munafikut!
Munafiku ka kujtue –
Qi jet Ramush-aga, pa martue!
Pa martue nuk e kena lanë,
Ni zojë t’shehrit ja kemi
nxanë!
Tugjec, 17. 11. 1973
LULA JONË FISTANIN ME VIJA
(Batllavë-Llap)
Lula jonë, fistanin me vija,
Do t’bajmë mjeke, qi na jepë
nekcija!
Lula jonë, jelekun me sumlla,
Do t’bajmë mjeke, qi na kqyrë me
surrla!
Lula jonë, me dy pika n’faqe,
Do t’bajmë mjeke, qi na jepë
ilaçe!
Lula jonë, papuçet me lula,
T’ka dhanë baba – ku hecin me
kundra!
Ku hecin me kundra e me
sandalle,
Shpija jonë ma e mira e ksaj mahalle!
Prishtinë, 1974
LULA JONË
HE LULË KANE
(Gmicë-Gollak)
Lula jonë, he, lulë kane,
Lumja ti, për nafakën tane!
Për nafakën tane, qi e ke
gjetë,
Me maqinë, ti, pret e kepë!
Tugjec, më 01. 11. 1970
LULA JONË
HE NAJLLAN
(Kalaticë-Llap)
Lula jonë, he najllan,
Lum po bajmë për trupin tan!
Lula jonë, vishe livajzinin[26]–
Me nandë gurë e kena mullinin!
Me nandë gurë e me nandë soba,
Rreth e rrotull – aletrika[27]
t’vogla!
Prishtinë, 1974
LULA JONË
KU TA NJEVA ZANIN
(Dabishec-Gollak)
Lula jonë, ku ta njeva zanin,
A ta çova mollën edhe ftonin?
Mollë e ftue me gjith’ rrem,
Teri t’mora për vllaun tem!
Lula jonë, o more najllan,
Kraht e tu ni metërr gjan.
Ni metërr gjan e dhetë santin,
A je gospoxhe për gospodin?!
Lula jonë, gishtin me myhyrë,
Vet zojushë e vllavi i jem
n’detyrë.
Lula jonë, vish e dish
mitanin,
Hajde merre kapetanin!
Lula jonë, kujna i ke ga?
Qati ylli qi po rrin n’hava!
Qi po rrin n’hava e po
rrezitë,
Mi krye tan, Lulë, po rrezitë!
Kur ta palojmë Lulijen te
xhami –
Ma e bardhë Lulija, se
najllani!
Kur ta palojmë Lulijen te dera
–
Ma e mirë Lulija, se pranvera!
Prishtinë, 1974
LULA JONË
KUKULL MORI KUKULL
(Batllavë-Llap)
Lula jonë, kukull mori kukull,
Me kulturë dhe shumë e bukur!
Me i kërkue shtat’ dërrzhava[28]-
Sikur Lulja e jonë, badihava!
Me i kërkue shtatë Evropa –
Lulës tonë s’i gjinet shoqja!
Prishtinë, 1974
LULA JONË
ME KUNDRA SI N’GILLAN
(Dabishec-Gollak)
Lula jonë, me kundra si n’Gillan,
Vet zojushë, e burrin
shkollovan.
Lula jonë, ku t’ka urue nana –
Vllavi i jem me dy diplloma!
Dy diploma i ka shti n’xhep,
Nja për shkollë, nja për
fakulltet.
Lula jonë, kurrë nana s’t’kish
nemë,
T’qiti Zoti, te vllavi i jem!
Lula jonë, ballin me tel,
A e ke pa vllavin tem najherë?
E kam pa tuj shkue n’shkollë –
I
vizllojke ora n’dorë!
Prishtinë, 1974
LULA JONË
ME TRE TELA
(Cfircë-Gollak)
Lula jonë, me tre tela,
T’luta, t’luta sa ke vera!
Sa ke vera – rajke shi,
Knojshin zogzat mi xhami.
Knojshin, knojshin, bumbullojshin,
Djalë-hazretin p’e martojshin.
Tugjec, më 26 .10. 1970
LULA JONË
MOJ LULË KAÇE
(Zajçec-Gollak)
Lula jonë, moj lulë kaçe,
Paske çelë si gjyli n’bashqe.
Gjyli n’bashqe, ka dushkue,
I madh e i vogël jemi gzue!
Tugjec, 26. 10. 1970
LULA JONË
MORI KUKULL
(Tugjec-Gollak)
Lula jonë, kukull, mori kukull –
Ftyra jote shumë’ e bukur!
Hajde Lulë, te na se jena
t’pasun,
Kurr’ nuk marrum nuse, pa ba
darsum!
Hajde Lulë, te na, mos rri në
stane,
Kurr’ nuk marrum nuse, pa
tupane!
Hajde Lulë, te na, se jem’
asllana –
Kurr’ nuk marrum nuse, pa pajtana!
Tugjec, më 27. 10. 1970
LULA JONË MORI LULI
(Tugjec-Gollak)
Lula jonë, mori Luli,
Ku t’ka pa vllavi jem,ty?
Mu m’ka pa n’Televizi –
Tuj knu kangën:”Moj Selvi”!
Mu m’ka pa në gramafon –
Tuj knu kangën:”Hej aman!”
Tugjec, më 21. 10. 1970
DY BYLBYLA NË PREZORE T’ODËS
(Meshinë-Gollak)
Dy bylbyla në prezore t’odës,
Ngjitu Dylber-aga, ngjitu
qasaj kodrës!
Ngjitu qasaj kodrës, t’i
thojna dy fjalë,
Kur po thu, oj Rrushe, ty me ardhë
me t’marrë?
Hajde Dylber-aga, t’diellën, t’
diellën,
Lulat e pranverës qatëherë
çilën!
Tugjec, më 26. 10. 1970
LULA JONË MORI ZAMBAK
(Meshinë-Gollak)
Lula jonë, mori zambak,
Pse s’u rrite edhe pak!
Edhe pak t’ishe kan rritë,
T’kishumë majtë n’simita
t’grytë!
T’ishe rritë soll edhe pak,
T’kishumë majtë soll me
kajmak!
Tugjec, më 26. 10. 1970
LULA JONË OJ BARDHOKË
(Tugjec-Gollak)
Lula e jonë, oj bardhokë,
Dimitë tua zhag për tokë.
Dimitë tua, moj,zhag për tokë,
A kie duer, moj, me i shti
n’shokë?
-Duert i kam e s’i kam,
I kam lshue për jerdam!
As e vogël, moj, zhagulinë,
As e madhe, moj, harvallinë!
Tugjec më 1967
LULA
JONË,OJ LULËKANE
(Zajçec-Gollak)
Lula jonë, oj lulëkane,
Lumja ti, për nafakën tane!
Për nafakën tane, qi e kie,
Gjithë ditën e lume rrin nër
hije!
Gjithë ditën e lume rrin nër
hije,
Të pikin bojlijat përmi krye!
Lula jonë, fistanin me vija –
Ty, t’kan lypë krejt shqiptaria!
Lula jonë, oj qafëbardhoka –
S’ma kie shoqën n’shtat’ Evropa!
Tugjec, më 21. 10. 1970
LULA JONË
OJ QAFËGASTARE
(Gmicë-Gollak)
Lula jonë, oj qafëgastare,
A don rrueza, a don pare?
As s’due rrueza, as s’due pare,
E due vjehrrën hyzmetçare!
Hyzmetçare, me bajtë ujë,
Kroni larg, e nuk po mujë!
Me bajtë ujë me matare,
Gutu pak, he dalsh fare!
Gutu pak, he dalsh fare,
Po t’sheh kush e po m’vjen marre!
Tugjec, më 21. 10. 1970
LULA JONË PALOJ JAJGIJAT
(Kalaticë-Llap)
Lula jonë, paloj jajgijat,
Se po vinë me t’marrë
janxhijat!
Lula jonë, mos u mërzit,
Se t’shetitum ditë për ditë!
Prishtinë, 1974
LULA JONË
PAPUÇET ME JAJ
(Cfircë-Gollak)
Lula jonë, papuçet me jaj,
Na do t’majna veç me ruski çaj!
Ruski çajin, moj, na nuk e
pina,
Na kan dalun shishat me malina!
Tugjec, më 23. 10. 1970
LULA JONË
PAPUÇET ME SHTIKLLA
(Zajçec-Gollak)
Lula jonë, papuçet me shtiklla,
T’kemi xgedhë nër treqin çika!
Treqin çika, m’doken pak,
Për kunatë, s’na jet marak!
Tugjec, më 26. 10. 1970
LULA JONË SHEBOJA E MAVIHT
(Cfircë-Gollak)
Lula jonë, sheboja e maviht,
Ty, t’kan thanë e zezë, e
sariht!
E zezë, e sariht, nuk je kan,
Veç minati t’paskan thanë!
E kuqe, e bardh porsi simit,
Veç minati ta paskan ngjitë!
Tugjec, 17. 11. 1973
LULA JONË
SHIQERI N’BARDAK
(Gmicë-Gollak)
Lula jonë, shiqeri n’bardak,
N’kofsh e vogël, mos u ban marak!
Mos u ban marak, he llakum,
Lira e vogël, po ban pare shumë’!
Tugjec, më 01 . 11. 1970.
LULA JONË
SHTATIN FILIZ
(Prishtinë)
Lula jonë, shtatin filiz,
Moj artistja për artist!
Lula jonë, e lumja nana,
Na ti vnojna dy kollana!
Dy kollana kena me t’i ble,
Veç me u dijtë e kujna je!
As e nanës, as e babës,
Jam artistja e Nezir-agës!
Lula jonë, maje dorën n’ballë,
Për Allahun, qi t’ka falë!
Lula jonë, qite dorën n’zemër,
Për Allahun, qi t’ka ba emër!
Lula jonë, papuçet e vogla,
T’i blejmë teshat, qysh asht moda!
Lula jonë, papuçet e verdha,
S’ma ki shoqën prej Shkupit e
knena!
Prishtinë, 1974
LULA JONË
SI HANA KUR DEL
(Tugjec-Gollak)
Lula jonë, si hana kur del,
Ramish-aga, si nusja me tel!
Si nusja me tel, kur palohet;
Qashtu Ramish-aga, kur po
ndrrohet!
Kur po ndrrohet, e po shkon te
shkolla;
Del e kqyrë për çef-
vetullaholla!
Tugjec, më 11. 11. 1970
LULA JONË SI HANA KUR T’MUSHET
(Grashticë-Prishtinë)
Lula jonë, si hana kur
t’mushet,
Vllavi i jem, si molla kur
t’kuqet!
Lula jonë, hije t’kan unazat,
A t’ka djegë dielli, a t’kan
zanë anzat?
Lula jonë, hije t’ka shamija,
Sikur vllavit tem alltija!
Jem Grashtica –dërrzhavë
n’veti,
S’ka çka na ban Tita, as hyçmeti!
Hyçymet, na jena vet –
Çka t’thojmë na, edhe Tita thet!
Prishtinë, 1974
LULA JONË
SI HANA SI DIELLI
(Cfircë-Gollak)
Lula jonë, si hana, si dielli,
Ku tu ruejt nafaka, tu ma i
miri?!
Tu ma i miri, tu
Ibish-malltari,
Tre ekterr e gjysë i ka
oborri!
A ta merr menja, oj Luli, me e
fshi –
Pej sabahit e teri n’içini?!
Tugjec, 17. 11. 1973
LULA JONË SYTË SI RRUSH
(Batllavë-Llap)
Lula e jonë, sytë sikur rrush,
Sikur ti, s’na doket kërkush!
Lula e jonë, sytë me lara,
Ty, do t’majna soll me arra!
Lula jonë, vetllat e holla,
Ty, do t’majna soll me molla!
Lula jonë, vetllat e gjana,
Ty, do t’majmë soll me banana!
Lula jonë, ftyrën si rrezja,
Ty, do t’majna soll me dredhza!
Lula jonë, gojën e amël,
Ty, do t’majna soll me tamël!
Lula jonë, shtatin bajrak,
Ty, do t’majmë soll me kajmak!
Lula jonë, shtatin filiz,
Ty, do t’majmë n’tamël e oriz!
Prishtinë, 1974
LULA JONË
TY T’KA URUE NANA
(Tugjec-Gollak)
Lula jonë, ty t’ka urue nana,
Vllavi jonë i ka dy dipllama!
Dy dipllama I ban’ në xhep,
Nja për msues, nja për
fakulltet!
Tugjec më 16. 10. 1970
LULA JONË VETËLL PËRMI VETËLL
(Tugjec-Gollak)
Lula jonë, vetëll përmi
vetëll,
Qe motmot t’kemi lypë me letër!
T’kemi lypë me letër, n’at’ anë e n’kit anë,
S’e kimi ditë, Lulë, sa ngat koke kan!
Na të çojshumë letër, e s’dojshe
me ardhë,
S’pate çare, m’sa pa dekë, vllavin
tem pa e marrë!
Tugjec, më 27. 10. 1970
LULA JONË
ZAMBAKU I BARDHË
(Tugjec-Gollak)
Lula jonë, zambaku i bardhë,
Kceje rekën e dil n’kit anë!
Kceje rekën e kpute telin,
Hajde merre inxhinjerin!
Kceje rekën e
kpute barin,
Hajde merre arsimtarin!
Tugjec, më 21. 10. 1970
LULA JONË OJ ÇITAKI
(Vranidoll-Prishtinë)
Lula jonë, oj çitaki,
Hije t’paska ora, ty!
Hije t’paska ora, ty –
Dora e bardhë e rrypi i zi!
Prishtinë, 1974
LULA JONË
GREPI I SAHATIT
(Vranidoll- Prishtinë)
Lula e jonë, grepi i sahatit,
Ty, t’i ngjesum tre dhamë
t’dukatit!
Ty, t’i ngjesum tre dhamë
t’dukatit ,
Për çef tonë e për inati
t’hallkit!
Lula jonë, grepi i radisë,
Ty, t’i ngjesum tre dhamë
t’Turkisë!
Ty, t’i ngjesum tre dhamë
t’Turkisë –
Për çef tonë e minati
t’kojshisë!
Prishtinë, 1974
LULA JONË OJ LULA E KAQËS
(Tugjec-Gollak)
Lula e jonë, oj lula e kaqës,
Shoqet tua si therrat e
vllaçës!
Hajde,oj Luli, kah asht udha,
Kryet tan, si livadh me lula!
Hajde, oj Luli, kah asht megja,
Paske çelë si livadh me dredhza!
Si livadh me dredhza paske çelë,
Nja të kuqe, nja të verdhë!
Tugjec, më 27. 10. 1970
LULA JONË
OJ MOLLA VERORE
(Surdull-Llap)
Lula jonë, oj molla verore,
Lumja ti, vllaun tem qi e more!
Vllavi i jem asht hakikat –
Ka me t’ba Zoti, rahat!
Lula jonë, oj fija e telit;
Lumja une – bulla e kerrit!
Prishtin, 1974
LULA JONË,OJ MOLLË E FTUE
(Batllavë-Llap)
Lula jonë, oj mollë e ftue,
Me vllaun tem ku je takue?
-Shkova te çeshmja me la
tesha,
Ai um kqyri e une kesha!
Lula jonë, oj fleta e ftonit,
Boll e pive ujët e kronit!
Ujët e kronit t’ban zarar,
Hajde te na e pimë n’bunar!
Prishtinë, 1974
LULA JONË – ÇILJA E MNASHIT
(Tugjec-Gollak)
Oj, Lulija jonë – çilja e
mnashit,
Qitu dihet çika e rrafshit!
Çika e rrafshit –Ty, t’kan thanë,
Kallxoj ojat me gjylpanë!
Tugjec, më 27. 10. 1970
LULA JONË
– GJYLPANA E GJERGJEFIT
(Prishtinë)
Lula jonë – gjylpana e gjergjefit;
Ta kena vnue synin, qysh prej pesë
vjeçit!
Prej pesë vjeçe, ti je kan e
mirë,
Na ta kena vnue pesëlirëshin
n’zingjirë!
Prishtinë, 1974
LULA JONË
– LULA E XHYVEZIT
(Meshinë-Gollak)
Lula jonë – lula e xhyvezit,
Lumja unë, për Ditën e Shin
Gjergjit!
Ditën e Shin Gjergjit, oj
Luli,
Ta veshi najllanin – t’ungji
n’sandali!
Tugjec, më 27. 10. 1970
LULIE FLETA E LAHORIT
(Livoç i Epër-Gjilan)
Oj Luli – fleta e lahorit,
Ja ke marrë hjeshinë oborrit!
Ja ke marrë e po rrezon,
Si shqiponjë po fluturon!
Oj, Luli – fleta e qerrshijes,
Ja ke marrë hjeshinë
shtëpijes!
Oj Lulije, reja e nanës –
Oj hanumja e Besim-agës!
Gjilan,
më 09. 03. 2005.
LULIJO NË DRITARE T’KULLËS
(Prishtinë)
Lulijo, në dritare t’kullës –
Larg ja njeve hingllimen
veturrës!
Lula e jonë, oj ball-hane,
Lumja ti, për vjehrrinë tane!
Lumja ti, për vjehrrinë tane –
Kurrë hyzmetit s’ti gjajanë behane!
Prishtinë, 1974
LULIJO, MORI
KUNATË
(Gmicë-Gollak)
Lulijo, mori kunatë,
Paske pasë ti shumë nafakë!
Me maqinë e me zanatë,
Krejt lakmi po t’marrin gratë!
Baba, venin ta ka zgedhë –
Vet me pre e vet me kepë!
Prishtinë, 1974
LULI –
S’KA ÇKA T’VYEN KOLLANI
(Prishtinë)
Luli – s’ka çka t’vyen kollani,
E ka vnue turrli bejani!
Luli – s’ka çka t’vyen sahati,
E ka vnue turrli nasihati!
Luli- s’kan çka t’vyejn
pandufet,
I kan mathë edhe magjupet!
Prishtinë, 1974
LULJA DEL
N’DRITARE
(Dabishec-Gollak)
Lulja del n’dritare,
Lulja del n’dritare,
Boll e mirë, e madhe,moj nane,
Hajde mashalla!
Lulja del n’hajat-e,
Lulja del n’hajat-e,
Shtatin si bajrak, o moj nane,
Hajde mashalla!
Lulja del n’çarrshi-e,
Lulja del n’çarrshi-e,
Shtatin si selvi, o moj nane,
Hajde mashalla!
Prishtinë, 1974
LULJA
DUEL N’DRITARE
(Prishtinë)
Lulja duel n’dritare,
Sa e mirë e e madhe, moj Lule,
Hajde mashalla!
Lulja duel në der-e,
Drandafill me ere, moj Lule,
Hajde mashalla!
Lulja duel në bashqe,
Zemrën mu ma knaqe, moj Lule,
Hajde mashalla!
Lulja duel te çoshi,
Ma e bardhë se kumashi, moj
Lule,
Hajde mashalla!
Prishtinë, 1974
LULJA JONË, OJ LULJA E FTONIT
(Prishtinë)
Lulja jonë, oj lulja e ftonit,
T’lypë Rexhepi, ujë të kronit!
-Ujt’ e kronit qe ta bije,
Knatë e taz, t’i lash nër
krye!
Ktheu, moj Lule, hajt pej
shpije –
Vish kumashet, se t’kan hije!
Ngjit’ dukatin e mahmudijet,[29]
Kap gjylpanat rreth shamije!
Prishtinë, 1974
LUM E LUM KEMI BA GJITHË VERËN
(Prishtinë)
Lum e lum, kemi ba gjithë
verën,
Vjen kunata e na e çelë derën!
Lum e lum kemi ba sivjet,
Vjen kunata e na ban hyzmet!
Oj,kunatë, t’lumet na për ty –
Soll qi i kije sytë e zi!
Oh,lumja unë, kunata e jeme,
Je ma e bardhë se tamli i
dhenve!
Tamli i dhenve te beshiri –
Je e bukur, si lulë kumpiri!
Prishtinë, 1974
JE E BUKUR VETULL KALEME
(Prishtinë)
Je e bukur, vetullkaleme,
Lumja unë, kunata e jeme!
Lula e jonë, lule në ballë,
S’ma ki shoqën n’kët mahallë!
Lula e jonë, lulën mbi sy,
S’po shoh shoqe, sikur ty!
Lula e jonë, lulën mbi vetëll,
S’ma len shoqën, ma t’mirë se
vetën!
Prishtinë, 1974
LULA JONË
ASHT ARDHË ME LULA
(Prishtinë)
Lula e jonë, asht ardhë me lula,
Shoqet e veta i çon me pula!
Lula e jonë, me lule n’shokë,
Shoqet tua, po i çojnë me lopë!
I çojnë me lopë – e s’mun po i
ruejn,
Veç po i nemin e po i truejn!
Lula e jonë, lulën në gji,
Shoqet tua, po shkojnë me dhi!
Shkojnë me dhi, e s’mun po i
ruejn,
Veç po i nemin e po i truejn!
Prishtinë, 1974
LUM E LUM
KUSH A DALË ME LUE
(Llukar-Prishtinë)
Lum e lum,kush a dalë me lue –
Ni dylber, sa fort e due!
Lujma shotë, mjedisin –
Mos ma korit fisin!
Lujma shoto, krahin –
Se ja u more pahin!
Lujma shoto, kamën –
Se ja u more anën!
Prishtinë, 1974
LUM E LUM QI JENA TETUMDHETË
(Orllan-Llap)
Lum e lum, qi jena tetumdhetë,
Mjedis arav’ e kemi ni rekë!
Me at’ rekë, i vaditum lulet,
Me grunë tonë, mahen katunet!
T’lumet na qi jena dy,
Na u ka mushë shpija vllazni!
T’lumet na qi jena katra,
Na u ka mushë shpija kunata!
Prishtinë, 1974
LUM E LUM QI KENA SHUMË DJEMË
(Llabjan-Prishtinë)
O, lum e lum qi kena shumë
djem’
Do ta çelum ni maden!
Kit madenin prej orizi,
Ja u marrum nuset prej Parizi!
Llabjan, 1979
O KU E KA
NANA NI DJALË
(Llabjan- Prishtinë)
O, ku e ka nana, ni djalë,
Djalë i ri, sokol o vlla;
O, në Prishtinë, nusën me ja
marrë,
Djalë i ri, sokol o vlla!
O, ku e ka nana, ni dritë,
Djalë i ri, sokol o vlla;
O, në Prishtinë, nusja ju ka
rritë,
Djalë i ri, sokol o vlla!
Llabjan, 1979
LUM PËR ZOTIN E PËR MADHNINË
(Batllavë-Llap)
Lum për Zotin e për Madhninë,
Erdhi vllau, me e pa Lulinë!
Hini vllau, oj Lulë, me t’pa –
Ti m’ja ban ni temena!
Kush nuk ban, moj, Mashallah –
Plasja sytë, o i lumi Allah!
Prishtinë, 1974
LUMJA
NANA ÇKA KA QITË N’FIS T’HUJË
(Prishtinë)
Unaza e dukatit,
Sillet nëpër ujë;
Lumja nana, e lumja –
Çka ka qitë n’fis t’hujë!
Unaza e dukatit,
Sillet nëpër gisht;
Lumja nana, e lumja –
Çka ka qitë n’kët’ fis!
Prishtinë, 1974
LUMJA
NANA TY QI T’RRITI
(Grashticë-Prishtinë)
Lumja nana, o vlla, qi t’rriti,
Si me kan naj djalë zabiti!
T’ka rritë nana tuj t’urue –
Me çikë t’re, ty, me t’martue!
Sod prej gzimit po fluturojmë –
Vllaun tonë po e partojmë!
Se prej gzimit s’po flejmë
gjithë natën –
Sod ni javë e marrum kunatën!
Prishtinë, 1974
LUMJA TI
OJ LULË KU KIJE ME ARDHË
(Prishtinë)
lumja ti, oj Lulë, ku kije me
ardhë -
N’gjinë zotni, n’gjinë agallarë!
Aga i vogël – rrin e han,
Aga i madh – pin duhan!
Prishtinë, 1974
LUMJA UNË
I KAM DY VLLAZNI
(Barilevë-Prishtinë)
Lumja unë, i kam dy vllazni,
M’i kan thirrë në komisi.
N’komisi në komitet –
Vllavi i madh, pare po pret!
Po pret pare me gërrshanë,
Vllavi i vogël, s’po ka ku me i
lanë!
Oj,Luli, oj drita e llamës,
Vllavi i jem, shofer i dramës!
Prishtinë, 1974
LUMJA UNE SA KE DITA
(Llukar-Prishtinë)
Lumja une sa ke dita –
U ba nana, vet e dyta!
U ba nana vet e dyta –
Si te maxhja, si te fshisa!
T’lumet na, sa ke nata –
Qi u banëm dy kunata!
Prishtinë, 1974
LYPUM,
LYPUM TERI N’ KAÇANIK
(Prishtinë)
Lypum, lypum teri n’ Kaçanik,
Tej e gjetum mikun shpijanik!
Lypum, lypum teri n’ Manastir,
Tej e gjetum ni t’ madhe e t’
mirë!
Lypum, lypum teri në Tetovë,
Tej e gjetum ni syzezë
belhollë!
Prishtinë, 1974
MASHALLA
MOJ MASHALLA
(Tugjec-Gollak)
Mashalla, moj, mashalla,
Nusja e mier, t’lumet na!
Haj, shyqyr, moj, haj shyqyr,
Na ka çelë ni drandafill!
Na ka çelë, na ka lulu’ –
Sobën tonë na e ka hjeshu’!
Tugjec, më 16. 10. 1970
ME GJERGJEF KA ÇELË BEHARI
(Vërbicë e Zhegocit-Gjilan)
Me gjergjef, oj Lulë,
Na ka çelë behari,
Hajde, mori hanëm,
Dalim kah pazari!
Dalim kah pazari –
Shkojna kah çarrshija,
Blejna rrush,
E hajna leblebija!
Dalim kah pazari,
Shkojna në Gilan,
Do ta blej kollanin,
Dimi e mitan!
Prishtinë, 1974
ME PAS
SHKUE LULIJA N’KOJSHI
(Batllavë-Llap)
Me pas shkue Lulija, n’kojshi –
Mue veremi um kish hi!
Oh, sa mirë, sa mirë ta bana,
Qi nuk t’lash me nejtë te nana!
Edhe nana e ka dijtë –
Për Ahmetin, qi je rritë!
Oh, sa mirë, sa mirë e dijta,
Qi nuk t’lash me nejtë me çika!
S’t’lash me çika me u hutue,
Me vlla temin je martue!
Kqyr çfarë çike ka rritë nana
–
Zhig po m’jesin nja dy halla!
E palojna përditë kapak,
Trupi i saj çelë si zambak!
Prishtinë, 1974
ME PAS
SHKUE LULIJA N’MAHALLË
(Tugjec-Gollak)
Me pas shkue Lulija, n’mahallë –
Mue flaka um kish dalë!
Me pas shkue Lulija, n’gjeti –
Ma kish marrë zemrën me veti!
Me pas shkue Lulija, n’kojshi –
Mue veremi um kish hi!
Tugjec, më 27. 10. 1970
MI KRYE T’LULIJES KA RA BRYMË
(Dabishec-Gollak)
Mi krye t’Lulijes, ka ra
brymë,
S’po e len shneta me marrë
frymë!
Mi krye t’Lulijes, ka ra borë,
S’po e len shneta me marrë dorë!
Prishtinë, 1974
MOJ E MIRA, MOJ E BARDHA E XHAMIT
(Prishtinë)
Moj e mira,moj e bardha e
xhamit,
Çka i lakmove
Fetah-shkollovanit-o?
I lakmova në sahat të dorës,
Tuj shetitun me msuesa të
shkollës-o!
E moj tuj shetitë e tuj
shegar-e,
Gjysa msuesa, gjysa
hoxhallar-e-o!
Hoxhallarët, po na e knojnë
Kuranin,
Msuesat tonë, po na e msojnë
vatanin-o!
Shetitu, shetitu, more vlla-e,
Sefanë tande, kërkush nuk e
ka-e-o!
Prishtinë, 1974
MORI LULE
MJEDIS-HOLLË
(Gmicë-Gollak)
Mori Lule, mjedis-hollë,
Her’ si ngjalë e her’ si bollë!
Her’ si ngjalë e her’ si bollë,
Tu ka ngri bardaku n’dorë!
Tu ka ngri bardaku n’dorë,
Gjysa akull, gjysa borë.
Gjysa akull, gjysa borë,
Tu ja dhanë kunatës n’dorë!
Tugjec, më 27. 10. 1970
MOS E KQYRNI BUKURINË
(Kalaticë-Llap)
Mos e kqyrni Bukurinë,
Qi asht t’hollue,
Teri n’ora nji të natës-
Ka nejtë tuj punue!
Mos e kqyrni Bukurinë,
Qi asht lodhë,
Teri n’ora dy të natës-
Me kasnak n’dorë!
Hazret t’ kena pritë,
Hazret t’ kena pasë,
Sa herë t’kem përmenë –
Zemra na u ka knaqë!
Hazret t’kena pasë,
Hazret t’kena pritë,
Sa herë t’kem përmenë –
Zemra na u ka rritë!
Prishtinë, 1974
MOS I
BINI XHADËS
(Llukar-Prishtinë)
Mos i bini xhadës,
Po bini ograxhës;
Se po na i kapën
Thekët e sexhadës!
Mos i bini
Xhadës së ygdylit,
Se po na i kapën
Thekët e qylymit!
Prishtinë, 1974
KA ÇUE LULA FJALË PËR NI GOGËL
(Keçekollë-Gollak)
Ka çue Lula fjalë, për ni
gogël –
Mos ma bini pajtanin e vogël!
Pajtanin e vogël – sa ni djep,
Bine autobusin me 40 vetë!
40 vetë, veç gra e çika,
Mos e prufshi – ju raftë pika!
Prishtinë, 1974
MUER LULA
FISTANIN
(Gëmicë-Gollak)
Muer Lula, fistanin,
E duel n’kapixhik.
Ku po shkon, mori gospoxhe[30]?
Te Osmanovit!
Te Osmanovit,
Me u ba nuse,
Me fistan najllan,
E me papuçe!
Kto papuçet, mori nanë,
Shumë i kam marak;
Ni parë i majë n’kamë,
E ni parë në sandak!
Tugjec, më 21. 10. 1970
NA BAJMË
DAZUM ME TRUMPETA
(Tugjec-Gollak)
Na bajmë dazum [31]me
trumpeta,
Thirrum gjinën[32]
me gazeta.
Na bajmë dazum me muzika,
Thirrum gjinën me pozifa.[33]
Na bajmë dazum me tupan,
Thirrum gjinën me ajroplan.
Tugjec, më 27. 10. 1970
NA E HAMË BUKËN ME MIJALTË
(Tugjec-Gollak)
Na e hajmi bukën me mijaltë –
Na ta thejmë mendjen e naltë!
Mos kujto Ramishi se u ba i
yti –
Me ba me idhnue, ai ta ngjet për
fyti!
Na e hajmi bukën me reçel –
Ti n’kofsh dreç, na edhe ma
dreç!
Gjilan, 19. 03. 2005
NA E MARRUM LULIJEN
(Magure-Kamenicë)
Na e marrum Lulijën, aman, aman,
Kur t’piqet bostani, aman, aman,
Kur t’piqet bostani, aman-e.
Jallaj, zhag për toke, aman, aman,
Ja lshojna fistanin, aman, aman,
Ja lshojna fistanin, aman-e!
Na e marrum Lulijen, aman, aman,
Kur t’piqen bojlijat, aman, aman,
Kur t’piqen bojlijat, aman-e.
Jallaj, zhag për toke, aman, aman,
Ja lshojna dimijat, aman, aman,
Ja lshojna dimijat, aman-e!
Kamenicë, 09. 04. 1972
NA ERDH NUSJA E GJANË SA SANA
(Tugjec-Gollak)
Na erdh nusja e gjanë sa sana,
U banë shoqet idhtë si zana!
Na erdh nusja e gatë sa plepi,
U banë shoqet idhtë si xehri.
Tugjec, më 16. 10. 1970
NA KA BI LULMESA MI BUNAR
(Cfircë-Gollak)
Na ka bi lulmesa
Bash përmi bunar,
Lumja ti, oj Luli,
Çfarë djali ke marrë!
E ke marrë djalin,
Luli, pa behane,
Gjithë ditën e lume,
Po rrin n’kafehane!
N’kafehane rrin,
Kafe e çaja pin,
A me pare, a pa pare –
Ni Allah e din!
Tugjec, më 16. 10. 1970
NA KA ÇELË GJYLI PARA DERËS
(Barilevë-Prishtinë)
Na ka çelë gjyli para derës,
Dil Lulije, merrja erën!
Merrja erën, kputja lulën,
Ngjitu nalt e fshije kullën!
Fshije kullën dhe vadite,
Çil dritaret dhe vadite!
Prishtinë, 1974
HAJ SHYQYR MOJ HAJ SHYQYR
(Cfircë-Gollak)
Haj, shyqyr, moj, haj shyqyr,
Na ka çelë ni lule gjyl!
Na ka çelë, na ka lulu,
Sobën tonë e ka hjeshu!
A t’kam thanë, për dimën mos çil?
Çil për verë e bani tevdil!
Çil për verë ka dy tri herë,
Le t’vjen vllau, le t’merr
erë!
Çil për verë ka dy herë,a tri,
T’vnoj n’dritare për hjeshi!
Për hjeshi, për marifet,
T’sheh dynjaja për shyhret!
Tugjec, më 23. 10. 197
NA KA ÇUE
LULA FJALË
(Meshinë-Gollak)
Na ka çue Lula, fjalë për ni gogël
-
Mos ma bini pajtanin e vogël!
Pajtanin e vogël, sa ni djep,
Se m’ka rritë Allahi, sa ni
plep!
Se m’ka rritë Allahi,
Sa ni plep me rrema,
S’po m’nxenë dera me hi mrena!
Tugjec, më 23. 10. 1970
NA KA ÇUE
LULIJA FJALË
(Kalaticë-Llap)
Na ka çue Lulija, fjalë –
O, Ismet,
Qit faculetë, a po ma falë,
O, syret!
-Qysh ta fali, mindilin e lojës,
Oj Luli,
Ty, tu lumshin gishtat e dorës,
Oj bukuri!
Prishtinë, 1974
NA KA ÇUE
LULIJA LETËR
(Kalaticë-Llap)
Na ka çue Lulija,letër –
Thujmi Ismet-agës, mos merr
tjetër!
-Nuk marr tjetër, se t’kam ty –
Veç për çef n’i bafsha dy!
Prishtinë, 1974
NA
LLABJANIN TA MLOJMË ME LLASTËR
(Llabjan-Prishtinë)
Na Llabjanin, ta mlojmë me
llastër,
E moj, veni i mier e uji i pastër!
E moj, veni i mier, o, qe ku rrina,
Jallaj, uji i pastër, qi e pina!
Llabjan, 1979
BANUM
MORE ZOT
(Llabjan-Prishtinë)
Banum, more Zot,
Bylbyl në qat mollë,
Sa ta shoh Lulijen,
Veshun n’kmishë të hollë1
Banum, more Zot,
Bylbyl në qat bli,
Sa ta shoh Lulijen,
Veshun me dimi!
Banum,more Zot,
Bylbyl në qat ftu’
Sa ta shoh Lulijen,
N’maxhe tuj gatu’!
Llabjan, 1979
NA LULIJEN E KEMI PA VET
(Prishtinë)
Na Lulijen, e kemi pa vet,
I kem lakmue n’vim e
n’marifet!
Lulë kadife n’maje kreje,
Oj kunatë, hajde mas meje!
Dera me bujashka, me bujashka,
Lula e jonë, na ka qitë përjashta!
Prishtinë, 1974
O DUEL LULIJA N’ KOMITET
(Prishtinë)
O, duel Lulija, n’komitet –
O, llaf po ban me vllaun e
vet!
O, hajt o vlla, e mos ki dert,
O, e mora Sabriun, me vullnet!
Prishtinë, 1974
MI KRYE T’ LULIJES KA RA BRYMË
(Prishtinë)
Mi krye t’Lulijes, ka ra
brymë,
S’po e len Lulijen, me marrë
frymë!
Mi krye t’Lulijes, ka ra borë,
S’po e len shneta, me marrë dorë!
Prishtinë, 1974
NA LULIJEN KUR T’SHKOJNA ME E MARRË
(Batllavë-Llap)
Na Lulijen, kur t’shkojna me e
marrë-
Krejt katunin, kena me ja
kallë!
S’do t’ja kallim me çibrit, si thmija -
Do t’ja kallim
me pushkë e alltija!
Prishtinë, 1974
NA
SUZANËN KUR T’SHKOJMË ME E MARRË
(Kalaticë-Llap)
Na Suzanën, kur t’shkojmë me e
marrë,
Edhe Tites, kem mej çue fjalë!
Na vjen Tita, me veturrë t’bardhë,
Mlidhen krushqit rradhë e rradhë!
Me veturrë t’bardhë e me radije –
Ismet-agës, ia bjen hedije!
Thotë Ismeti – s’ka çka m’vyen radija,
Bajnë gjymysh motrat e mija!
Prishtinë, 1974
NA U ÇUE
LULIJA NË SABAH
(Tugjec-Gollak)
Na u çue Lulija,
E moj në sabah,
Legenin në dorë
E mahramën në krah.
Legenin në dorë
E mahramën në krah –
Çou,more Veli-aga,
Hajde sytë me i la!
Hajde me i la sytë
Edhe me i la faqet,
Kemi me u ungjë bashk
Edhe me i pi kafet!
Kemi me i pi kafet
Ani me shiqer,
Ani t’bafshin mirë,
O, more dylber!
Tugjec, më 1967
NA U ÇUE
LULIJA PARA SABAHIT
(Kukavicë-Slivovë)
Nau çue Lulija,
Përpara sabahit;
E ka veshë Lulija,
Fistanin prej arit!
Ani, për Lulijën,
Po bajmë lum e lum;
O,për vllaun tem,
Edhe pak ma shumë’!
Pe lutë Lulja –Zotin,
Ishalla bjen shi;
Mos të dal oborrin
Edhe sod me fshi!
Pe lutë Lulja –Zotin,
Ishalla bjen borë;
Mos ta kapi fshisën
Edhe sod me dorë!
Slivovë, 1979
NA U NIS
DARSMJA PËR ME U NISË
(Tugjec-Gollak)
Na u nis darsmja për me u
nis-e,
Of, aman, aman.
Për hajr t’koftë, o i zoti i
shpis-e,
Of, aman, aman!
Sitet mielli n’maxhe t’re-e,
Of, aman, aman,
Për hajr t’koftë, oj nanë kjo
re-e,
Of, aman, aman!
Sitet mielli n’maxhe t’kuqe,
Of, aman, aman,
Për hajr t’koftë, o vlla, kjo
nuse,
Of, aman, aman!
Sitet mielli n’magje t’gata,
Of, aman, aman,
Për hajr t’koftë, motër, kunata,
Of, aman, aman!
Tugjec, më 1967
NË BREGDET E KEMI NI ARË
(Zajçec-Gollak)
Në bregdet e kemi ni arë,
Vjet për vjet e mjellum oriz
t’bardhë.
Thotë Lulija: ”Mjera unë për
mue,
Po m’shtikan orizin me çirue!”
-Hajt Lulije, mos ki dert,
Se e kem maqinën çka e çiron
vet!
Tugjec, më 26. 10. 1970
NË LLABJAN NA
KA ARDHË LIRIA
(Llabjan-Prishtinë)
O, në Llabjan,
Na ka ardhë liria;
O, djem’ e vajza,
Jallaj, doktorrica!
O, tuj punue
Djemt-o në Gjilan;
O, t’diellum - t’dielle,
Vinë me ajroplan!
O, vajzat tona,
Me detyrë n’Prishtinë;
Ani, t’shtunum-t’shtune,
Vinë me limuzinë!
Llabjan, 1979
OJ LULI
QI PO RRIN N’ KAMË
(Llabjan- Prishtinë)
.
Oj Luli, qi po rrin n’kamë –
A e ki naj motër, me na e
dhanë?
Mos paç motër, ban naj
kusherinë,
Veç ta trashumë ma shumë
miqasinë!
Miqasia – trashet vet,
Si t’kenë nusja marifet!
Llabjan, 1979
NË
PRISHTINË KUR T’BAJNA ME HI
(Kalaticë-Llap)
Në Prishtinë, kur t’bajna me hi –
Sikur Tita me ushtri!
Prej Prishtine, kur t’bajna me
dalë –
Sikur Tita, me ushtarë!
Prishtinë, 1974.
NË SABAH
KUR KNON ÇURANI
(Prishtinë)
Në sabah, kur knon çurani –
N’sobë t’Lulijës, ka çelë
jargovani!
Në sabah, kur të knojnë çurat –
N’sobë t’Lulijës, kan çelë lulat!
Në sabah, kur knojnë bylbylat –
N’sobë t’Lulijës, kan çelë
drandafilat!
Prishtinë, 1974
NËR NI
HIJE NËR NI THERRË
(Gëmicë-Gollak)
Nër ni hije, nër ni therrë,
T’luta, t’luta sa ke verë!
Sa ke vera,na u ba vjeshtë,
Unë kit çikë vet e kam deshtë!
Vet e deshta,vet e mora,
Mora çikën, shnosh si molla!
Shnosh si molla,midis-holla,
Plasni shoqe për okolla!
Tugjec, më 22. 10. 1970
NI BASHQE
ME PORTOKALLA
(Livoç i Epër-Gjilan)
Ni bashqe me portokalla,
Me limana mrena,
Babës së Besimit-o,
Po i gzohet zemra.
Zemra po i gëzohet,
Kanga po i këndohet,
Lumi ai, i lumi-o,
Djali po i martohet!
Ni bashqe me portokalla,
Me limana mrena,
Nanës së Besimit-o,
Po i gzohet zemra.
Zemra po i gezohet,
Kanga po i këndohet,
Lumja ajo, lumja-o,
Djali po i martohet!
Gjilan, më 09. 03. 2005
NISEN
KERRET PA LE HANA
(Grashticë-Prishtinë)
Nisen kerret pa le hana –
I gjajnë miqët nër jargana!
Veç baba i nusës ish kan çue –
Çonu robë, se na kan rrethue!
Jem rrethue e u bamë prrallë –
Kan ardhë çikën me ma marrë!
-As s’dojmë kafe, as s’dojmë bukë,
Robin tonë e llafet shkurt!
Prishtinë, 1974
NISU DARSUM ME TRE DEFA
(Novo Bërdë)
Nisu darsum, me tre defa,
Thrrasum miqët me gazeta!
Me gazeta, s’po na vinë,
Shkojmë e i marrum me
limuzinë!
Novo Bërdë, 1979
T’ LUMET NA PËR T’ DIELLËN N’ SABAH
(Novo Bërdë)
.
T’lumet na për t’diellën
n’sabah –
I nisum kerret me Bismilah!
T’lumet na për t’diellën n’aksham
–
Për Lulijën, ktu qi e kam!
Novo Bërdë, 1979
NJI LULE – SHUMË LULE
(Keçekollë-Gollak)
Nji lule – shumë lule,
Çelin në saksi-e,
Oj Lulije, oj kunatë,
Shtatin si selvi-e!
Nji lule – shumë lule,
Çelin para der,
Oj Lulije, oj kunatë,
Si lulja n’pranver-e!
Nji lule – shumë lule,
Çelin në bardak-e,
Oj Lulije, oj kunatë,
Shtatin si bajrak-e!
Nji lule – shumë lule,
Çelin në dritare,
Oj Lulije, oj kunatë,
Boll e mirë, e madhe!
Prishtinë, 1974
NJI
MINDIL ME BOJË
(Marec-Gollak)
Nji mindil me bojë, aman, aman,
Nji mindil me bojë;
Vjen Lulija, zojë, aman, aman,
Vjen Lulija, zojë!
Nji mindil t’qëndist, aman, aman,
Nji mindil t’qëndist;
Vllaun e kam artist, aman, aman,
Vllaun e kam artist!
Prishtinë, 1974
NUK KISH LULA N’DERË PSE DEL
(Surdull-Llap)
Nuk kish Lula, n’derë pse del;
Tu’ i thanë shoqet – burri asht
çel!
Nuk kish Lula, pse del
n’sokak;
Tu i thanë shoqet – burri asht
plak!
Nuk kish Lula, pse del n’derë;
Tu i thanë shoqet – burri asht
syverdhë!
Nuk kish Lula,pse del n’mledhi
;
Tu i thanë shoqet – burri asht i
zi!
Nuk kish Lula,pse del te ara;
Tu i thanë shoqet – burri flokt e
bardha!
Nuk kish Lula,pse me e u ungjë
n’shkamb;
Tu i thanë shoqet – burri asht pa
dhamb’!
-Ju,moj shoqe, u bafshi verem,
Marrshi t’keqet e burrit tem!
Prishtinë, 1974
NUK NA
DHIMET NEVE ORIZI
(Marec-Gollak)
Nuk na dhimet neve orizi –
Lula-lula vjen çeizi!
Nuk na dhimet neve shiqeri –
Lula-lula na vjen kerri!
Nuk na dhimet neve mishi –
Palë e palë na vjen
bakshishti!
Prishtinë, 1974
NUK PO NISEN KUALT E ZI
(Milec-Llap)
Nuk po nisen kualt e zi –
Për pa qitë Alia, allti!
Nuk po nisën kualt e kuq –
Për pa u ba rrafsh treqin
krushq!
Nuk po nisën kualt për fushë –
Për pa qitë Alia, pushkë!
Nuk po nisën kualt sokakut –
Për pa u pri
krushqëve,bajraku!
Prishtinë, 1974
NUSJA JONË KUNATA E MARAKIT
(Lisockë-Gollak)
Nusja jonë, kunata e marakit,
A i qindise çevret e “Fiatit”?
I qindisa e i lulova,
Krejt Prishtinën e hijeshova!
Novo Bërdë, 1979
NUSJA
JONË BALLIN E MADH
(Lisockë- Gollak)
Nusja jonë, ballin e madh,
T’ka thanë nana – paç igball!
Nusja jonë, qafën e gatë,
T’ka thanë nana – paç nafakë!
Novo Bërdë, 1979
NUSJA
JONË PAPUÇET ME DRITA
(Lisockë-Gollak)
Nusja jonë, papuçet me drita,
S’ma ki shoqën, kah e sunon Tita!
Liri asht, oj, liri ka me kan,
Askërkujna t’mirat s’do t’ja lamë!
Po vinë gratë, oj ,nëpër livadh,
Me na e ba,oj, Lulinë për hajr!
Novo Bërdë, 1979
O BYLBYL
NË QAT TAKAM
(Prishtinë)
O,bylbyl, në qat takam,
Boll ke çelë në qat sardan!
Çele e çele, sa pate marak,
Hajde Lulë,te na,se rritesh
edhe pak!
Rritesh edhe pak, se na t’shtimë
nër çika -
Na t’i veshumë dimijat me pika!
Kto dimijat – çehrën e Shkupit,
Nxorrëm Lulën, pej magjupit!
Pej magjupi e pej beteri,
Lula jonë, ma e bardhë se
shiqeri!
Prishtinë, 1974.
OJ LULIJA
JONË GISHTAT PLOT UNAZA
(Prishtinë)
Oj Lulija jonë, gishtat plot unaza
–
A t’i ka djegë dielli, a t’i ka
zanë anza?
-Nuk mi kan zanë anzat, po mi
ka djegë dielli,
Tuj prashitë në ara, hala pa
le dielli!
-Tuj prashitë në ara, dielli
mi ka pjekë;
-Gurëve t’Dabishecit, shyqyr
qi jam hjekë!
Rrini Dabishec, rrini, ju ku
jini;
Po ja u marrun çikat e ju, nuk
pe dini!
Po ja u marrum çikat –po ja u
bajmë rahat;
Qafat edhe gishtat, ja u mushumë
dukat!
Prishtinë, 1974
PO VJEN LULA N’ KERR TUJ QËNDISË
(Prishtinë)
Po vjen Lula, n’kerr tuj
qinisë,
-S’um kan lanë rangët e
shpisë!
-S’um kan lanë, me ngranë, me pi,
Se e kam nanën rraspi !
Ni sahat nuk rrike n’shpi -
Derë për dere, nëpër kojshi!
Prishtinë, 1974
O DUEL
LULIJA NË DRITARE
(Keçekollë-Gollak)
O, duel Lulija, në dritare,
Hem e mier, hem e madhe.
O, duel Lulija, teri n’derë,
Karajfil – lule me erë.
O, duel Lulija, në hajat,
Shtati i saj sikur bajrak.
O, duel Lulija, n’ren me gra,
Lumja nana qi e ka!
Prishtinë, 1974
O DUEL LULIJA N’DIVANHANE
(Cfircë-Gollak)
O, dul Lulija, moj, n’divanhane,
O, na e marrum, o, me qemane.
O, me qemane, moj, të Gjilanit,
O, me flamura të Pozhoranit.
O, dul Lulija, moj, n’divanhane,
O, na e marrum, o me qemane.
O, me qemane, moj, të Turkijes,
O, me flamura të Shqiperijes.
Tugjec, më 16 .10. 1970
O KATUN – MOS T’JU VJEN INATI
(Batllavë-Llap)
O katun,mos t’ju vjen inati –
Kush asht ma i zoti, heret bahet
gati!
Oj Luli, tufa e bajrakut,
Mos ju tut, ti kallabllakut!
Kallabllaku asht i marë,
Marrum nuse javë për javë!
Prishtinë, 1974
ORE BABA DERR O KAURR
(Llabjan- Prishtinë)
Ore, baba – derr, o kaurr,
A kujtove qi s’ vjen dita kurrë?!
Qi s’ vjen dita kurrë, me ta
marrë,
E me t’ lanë si qenin nër hamar!
Llabjan, 1979
BABËS S’
LULËS JU GZOFTË ZEMRA
(Llabjan – Prishtinë)
Babës s’ Lulës, ju gzoftë zemra –
Sod e nimi vjet, Lula asht e
jemja!
Baba i Lulës, derë e shpijanikut –
S’ i ngoj llafet e munafikut!
Llabjan, 1979
PO RREHË
DEFI ME RRETH TË VJETËR
(Llabjan – Prishtinë)
Po rrehë defi me rreth të vjetër –
Mjeri babgjysh – derri, s’ ka çikë
tjetër!
S’ ka çikë tjetër e po don me
plasë,
Qata për n’ ven t’ djalit e
kish pasë!
S’ ka kush ja ngjet kijet me
livrue,
S’ ka kush ja çelë maxhën me
gatue!
Llabjan, 1979
O
LIVADHET TONA JANË ZVERDHUE
(Llabjan –Prishtinë)
O,livadhet tona janë zverdhue,
Thotë Lulija – hajde merrnum
mue!
-Hajde merrnum mue për kit
verë,
Do t’i shtrojna sobat teri n’derë!
Teri n’derë e teri n’prag –
Rreth e rreth kadife e jastak!
Llabjan, 1979
O LIVADHI
ME LULA T’BARDHA
(Tugjec-Gollak)
O, livadhi me lula t’bardha,
O, t’ejtum-t’t’ejte, na çesum
Fjala.
O, livadhu me lula t’kuqe,
O, t’diellum-t’dielle, na
marrum nuse.
O, nuset tona,o ren si
gardh-e,
O, tek janë rritë tana barabar-e.
O, barabar,o moj tek janë rrit-e,
O, si me sharrë, o mej pas
sharrit-e!
Tugjec, më 1967
O MOJ E MIRA NAPUR THERRA
(Gëmicë-Gollak)
O, moj e mira, mori, napur
therra-o,
O, t’luta, t’luta, mori, sa ke
vera-o!
O, sa ke vera, mori, na erdh
vjeshta-o,
O, Bajram-agën, mori, vet e
deshta-o!
O, vet e deshta, mori, vet e
mora-o,
O, plasni shoqe, mori, për
akolla-o!
Tugjec, më 26. 10. 1970
O MOJ KOSOVARE
(Besi-Prishtinë)
O,moj kosovare,
Qi je vashë krenare,
Je vajza shqiptare,
T’këndojnë kosovare!
Opa, nina, nina, na,
Lula jonë,
Ka me ardhë te na!
O, moj kosovare,
Po të lutëm ty;
Kthehu pak prej meje –
T’shoh niherë me sy!
Opa, nina, nina, na,
Lulija e jonë,
Ka me ardhë te na!
Prishtinë, 1974
O SHEQERI
I AMËL
(Livoç i Epër-Gjilan)
O, sheqeri i amël, i amël-o,
Pe lusin Besimin, me hi
dhandërr-o!
Po knojnë motrat ashiçare –
Çou, o vlla, e mos t’vjen marre!
Ore Besim-aga, zog zabiti,
Banja hallall babës,që të rriti!
-Hallall po ja baj-o, me gjithë
zemër,
Kurrë s’um ka sha, as kurrë s’um ka nemën!
Ore Besim-aga, zog petriti,
Banja hallall nanës, që të rriti!
-Hallall nanës, po ja baj’ prej
shpirti,
Ma t’mirin nër shokë, mue më
rriti!
Gjilan, më 09. 03. 2005
O SHUMË
JAM BA MARAK NË TY
(Slivovë-Prishtinë)
O, shumë jam ba-e, oj, marak
në ty-e,
Oj, marak në ty-e!
O, do ta shkruj-e, o, ni
hajmali-e,
O, ni hajmali-e!
O, nja për vetlla, o, e nja
për sy-e,
O, e nja për sy-e!
O, nja për vetlla, o, qi s’i
ka kush-e,
O, qi s’i ka kush-e!
O, nja për sy-e, qi mi ke si
rrush-e,
Qi mi ke si rrush-e!
Slivovë, 1979
O MOJ NUSE – NUSJA E RE
(Llukar-Prishtinë)
O, moj nuse, nusja e re,
Mbajë duvakun, se po t’bje!
-Unë duvakun e kam vnue,
Trupin tem ma ka hijeshue!
O, moj nuse, nusja e re,
Mbajë kollanin, se po t’bje!
-Unë kollanin e kam vnue,
Belin tem me ma hijeshue!
O, moj nuse, nusja e re,
Mbajë unazën, se po t’bje!
Unë unazën e kam vnue,
Gishtin tem me ma hijeshue!
Prishtinë, 1974
ODA E JONË E MIER A VET
(Shajkoc-Llap)
Oda e jonë e mier a vet,
I kem thirrë nja niqin vetë.
Niqin vetë o na kan ardhë,
Ata e paçin faqën e bardhë!
Oda e jonë e lyeme n’bojna,
Dy herë msitin nuk e çojna!
Nuk e çojna mi dy herë,
Jena mier – na japin mejherë!
Prishtinë, 1974
ÇERAPAT E
LULËS DJALO PSE I KE MATHË
(Shajkoc- Llap)
Çerapat e Lulës, djalo, pse i ke
mathë?
-I kam mathë, i kam ba
patiskë,
Zemrën shokve ja u kam krisë!
Çerapt e Lulijës, djalo, pse i
ke mathë?
-I kam mathë, i kam ba drrasë,
Zemrën shokve ja u kam plasë!
Prishtinë, 1974
SHKON RAHIMI N’ SELANIK
(Shajkoc-Llap)
Shkon Rrahimi n’Selanik –
I blenë Lulës, bylyzyk,
Nja të bardhë e nja t’sariht.
Qata t’bardhin, s’don me e
bajtë,
Don me e ruejt kur t’shkon te
dajtë!
Prishtinë, 1974
DYERT E
AGIM AGËS ME MAGNET
(Shajkoc-Llap)
.
Dyert e Agim-agës, me magnet –
Kur të vjen “Opelli”-çilen
vet!
Dyert e Agim agës, me pasqyra
–
Kur të vjen “Opelli”, plot me
çika t’ mira!
Dyert e Agim agës, me rabusha
–
Kur të vjen “Opelli”, plot zojusha.
Prishtinë, 1974
HAJDE
DALUM E KNOJMË ME DEF
(Shajkoc-Llap)
Hajde dalum e knojmë me def,
Na e kan dhanë Lulinë, me çef!
Hajde dalum e knojmë n’hajat –
T’na niejn Lulja, se asht
ngat!
Bjer o def, ty, të raftë funi –
Bjer ma fort t’na niejn katuni!
Ore def,ty,të raftë rrethi –
Qysh s’na re niherë për çefi!
Bjer o def,ty,të raftë lkura –
Na u ka mushë xhadja veturra!
Bjer o def, t’rafshin xhamparet –
Për kët vlla, s’na dhimen paret!
Prishtinë, 1974
JENA MIER
SI N’ QYTET
(Shajkoc- Llap)
Jena mier si n’qytet –
Po na i japin çikat vet!
Do po i nalim – do s’po i nalim,
Djemt e ri, çkado s’po marrin!
Prishtinë, 1974
HAJDE LULË SE JENA SHPIJANIK
(Shajkoc- Llap)
Hajde Lulë, se jena shpijanik
–
Kemi ble ni shporet elektrik!
Hajde Lulë, se jena mier boll
–
Kem radi e televizor!
Kem radijen me dy tallaza –
Kush e lshon – qaj Rrahim-aga!
Prishtinë, 1974
BARI I
VERDHË JESHIL TU LAMA
(Shajkoc- Llap)
Bari i verdhë, jeshil tu lama,
Lumja unë, vlla, nusën ta nxana!
Bari i verdhë, jeshil tu molla,
Lumja unë, vlla, nusën ta mora!
Prishtinë, 1974
OJ LULI KUNATA E JEME
(Shajkoc- Llap)
Oj Luli, kunata e jeme,
Na i bjen ojat turli pene!
Turli pene, qysh ke ditë me i
qitë?
Po vinë shoqet me t’i lypë!
Allahile, nuk ja u nalë,
Se edhe ti, diku i ke marrë!
Ja n’katun e ja n’mahallë,
Ja te tezja, ja te dajtë!
Prishtinë, 1974
ODA JONË
RRETH E RRETH ME XHAMA
(Tugjec-Gollak)
Oda jonë rreth e rreth me xhama,
Aty rrijshin nja dy –tri llama.
Cilla ishte zojë ma e ranja?
Lula jonë, kjo vetullgjanja!
Cilla ishte zojë ma e mirja?
Lula e jonë, kjo gojëbylbylja!
Tugjec, më 27. 10. 1970
OH SA MIRË TA BANA
(Kalaticë-Llap)
Oh,sa mirë, sa mirë ta bana,
Qi nuk t’lash me nejtë te
nana!
Qi nuk t’lash me nejtë te nana,
Of, aman, aman, aman!
Shote mashalla –
Nusja vjen te na!
Edhe nana e ka dijtë –
Për vlla tem,ti qi je rritë!
Për vlla tem, ti qi je rritë,
Of, aman, aman, aman!
Shote mashalla –
Nusja erdh te na!
Oh,sa mirë, sa mirë ta pika –
Qi nuk t’lash me nejtë nër çika!
Edhe çikat e kan ditë –
Për vllaun tem, ti qi je
rritë!
Shote mashalla –
Nusja vjen te na!
S’ka ma gzim e ma sevda,
Se me marrë t’mirën për vlla!
Se me marrë t’mirën për vlla,
Of, aman, aman, aman!
Shote mashalla –
Nusja erdh te na!
Prishtinë, 1974
OJ ÇERAPA HAJMALI
(Koliq-Prishtinë)
Oj çerapa, hajmali –
Jem dy motra me katër vllazni.
Jem pak motra e kallabllak –
Ja ngjesum Lulijes, pesë rena
dukat!
Bajë, oj Lulë, e mos i hiç –
Për inati t’shoqev’ qi s’kan hiç!
Prishtinë, 1974
OJ
ÇYÇEKLI HANËM
(Tugjec-Gollak)
Oj Çyçekli-hanëm,
Afromu ma ngat,
Koke vajzë e bukur –
Mu ke ba marak!
Çikën e kojshisë, oj nanë,
E kam begenisë,
-Jo,nanës, jo,
Se e kena fis!
As s’e kena fis, moj nanë,
As katunarë,
Mu ka begenisë, moj nanë,
Nuk e la pa e marrë!
Tugjec, më 11. 11. 1970
OJ FATIME N’DIMI T’BARDHA
(Kalaticë-Llap)
Oj Fatime, n’dimi t’bardha –
Për kto nuse, mos t’han palla!
Mos t’han palla, he kunatë,
Se dyzenit nuk ja kan zanatë!
Mos t’han palla, mos u gajlo,
N’palë t’mitanit, tana i ço’!
Prishtinë, 1974
OJ FATIME
N’DIMI T’KUQE
(Kalaticë-Llap)
Oj Fatime, n’dimi t’kuqe,
Nizet vjet, do t’majna nuse!
Nizet vjet, nizet e dy –
Tej ta marrum edhe nja si ty!
Kerri i kuq, shkon e vjen –
Si Fatimën, ma nuse nuk bjen!
Fatimjo, xhamperin me tel –
Mori, mjekja qi na kqyrë
n’rengel!
Fatimjo, diçka du me t’vetë –
Me Ganijen, ti ku m’je
zatetë?!
-Jam zatetë në shkollë
fillore,
Ai um foli n’mnyrë shoqnore!
Kjo Fatimja, sa ni sanë,
Kjo Zymrija, si gjylpanë!
-Kadal inxhe, se po rrxohesh,
Se ngat meje, s’mun afrohesh!
Prishtinë, 1974
OJ FLETA
E DUSHKUT
(Cfircë-Gollak)
Oj,fleta e dushkut, e malit,
Ramush-aga, kunrat e
gjermanit!
Kunrat e gjermanit, rrema-rrema,
Kah po shkon sokakit – po na
len fërkema!
Po na len fërkema e rabushe –
Po kujtojnë dyjaja qi asht
msues!
Nuk asht msues i Malishevës,
Po asht djal’ i Sarajevës!
Tugjec, 17. 11. 1973
OJ
HAZBIJE BUZT E KUQE
(Tugjec-Gollak)
Valla, oj Hazbije, buzt e kuqe,
Nizet vjet kemi me t’majtë nuse!
Nizet vjet, nizet e dy-e, o,
Tej ta marrum, edhe nja si
ty-e, o!
Nizet vjet-e, oj,nizet e pesë,
e, o,
Për minati, o, të krejt
dynjes-e, o!
Tugjec, më 15. 08. 1971
OJ HAZBI – KUNATA E RE
(Tugjec-Gollak)
Oj, Hazbi, oj kunata e re,
O, tri maqina, na t’i kena
ble!
O, tri maqina, na t’i kena
ble,
O, n’dash me kepë e n’dash me pre!
O, nja çka kepë, o, rrin
n’hajat-e, o,
O, me shkue mier, o, me kunat-e, o.
O, nja çka pret, o, rrin nër hije,
o,
O, me shkue mier, o, me vjehrri-e,
o!
O, ajo çka pret-o, rrin
n’krevet-e, o,
O, me shkue mier, o, me kunet-e, o!
Tugjec, 15. 08. 1971
OJ KUTIJA
ME LLOKUM
(Tugjec-Gollak)
Oj, kutija me llokum,
Marrum nusen, lum e lum!
Oj, kutija me shiqer,
Marrum nusen si dylber!
Oj, gastarja me raki-e,
Nusja e mirë për bukuri!
Oj, gastarja me sherbet-e,
Marrum nusen si syret!
Tugjec, më 16. 10. 1970
OJ LULI –
FISTANIN ME TEL
(Prishtinë)
Oj Luli, fistanin me tel,
Burri yt, po na kqyrë n’rengel!
Oj Luli, pipi i qerrshisë,
Oj e shoqja e vllaut
tem-zotnisë!
Prishtinë, 1974
OJ LULI – MOLLA KULAQE
(Batllavë-Llap)
Oj Luli, molla kulaqe,
Ni miljon – pika në faqe!
Oj Luli,moj lulja e allit,
Ni miljon – pika e ballit!
Oj, Luli,moj flegra e pjepnës,
Ni miljon – pika e vetllës!
Oj Luli, moj flegra e fikut,
Ni miljon – pika e çerpikut!
Oj Luli, e lumja unë,
Ni miljon-pika në hunë!
Oj Luli, flegra e bostanit,
Ni miljon – vega e kollanit!
Prishtinë, 1974
OJ LULI-NAJLLANI I VERDHË
(Cfircë-Gollak)
Oj Luli, o najllani i verdhë,
Ku e dite, qi jemi beglerë?!
-Unë e dita, qi jini beglerë,
Kur ja u pajsha vjerrun,
radijen mi derë!
Oj radije, ty kush t’i vnon
trakat?
-Ramish-aga, he ju shtoftë nafaka!
Tugjec, 17. 11 1973
OJ LULI –
OJ LULË KAQE
(Koliq-Prishtinë)
Oj Luli, oj lulë kaqe,
I kem mjellë nja nizet bashqe!
Nizet bashqe,veç bostan,
Marrum pare me miljan!
Prishtinë, 1974
OJ LULI –
PALOJ ÇARRSHAFAT
(Prishtinë)
Oj Luli, paloj çarrshafat,
Se po vinë me t’marrë kunatat!
Oj Luli, paloj shamijat,
Se po vinë me t’marrë jengjijat!
Oj Luli, paloj ojat,
Se po vinë me t’marrë zojat!
Prishtinë, 1974
OJ LULI – QAFEN E GATË
(Batllavë-Llap)
Oj Luli, qafën e gatë,
T’ka thanë nana: ”Paç nafakë!”
Oj Luli, ballin e madh,
T’ka thanë nana:”Paç igball!”
Prishtinë, 1974
OJ LULI –
TOPI I BASMËS
(Prishtinë)
Oj Luli, oj topi i basmës,
T’lumet na, të shtunën Nata e
Dasmës!
Oj Luli, oj topi i bojës,
T’lumet na, sonte Nata e
Lojës!
Prishtinë, 1974
ANI JU
PRISHTINA LËSHONE UDHËN
(Prishtinë)
Ani, ju Prishtina, lshone udhën,
Ani, vjen Hafizi me veturrën!
Në Prishtinë, kur do të shkojna –
Nizet limuzina do t’i rendojna!
Nizet limuzina renë me renë,
Për me marrë zojushën e vllaut
tem!
Prishtinë, 1974
N’
BASHQEN TONË KAN LULUE PJESHKAT
(Prishtinë)
.
N’bashqe tonë, oj, kan lulue
pjeshkat –
Oj Lulije, po t’i biena
teshat!
Po t’i biena teshat
palum-palë,
Kur t’i veshë, lum Lula, çona
fjalë!
Çona fjalë e çona letër t’kuqe
–
Thujmi Shaban-agës, jam ba nuse!
Jam ba nuse e kam vnue telin,
Unë kam veshë najllan, e ti
vishe “Kangerin”!
Prishtinë, 1974
S’ PO NA
SHKON KANGA BADIHAVA
(Prishtinë)
S’po na shkon kanga badihava –
E martojna tjetrin badihava!
U knaqum, oj motër,na u knaqum –
Kah i kemi hasum, na i plasum!
Prishtinë, 1974
OJ LULIJE MOS UM MERR ME T’ KEQ
(Prishtinë)
Oj Lulije, mos um merr me
t’keq,
Se unë jam dreç e ma dreç!
Po ban teli i Lulës – fiv, fiv, fiv;
N’kofshe idhnue – giv, gara, giv!
Prishtinë, 1974
LIMUZINAT
TONA BUT E ME SAHAT
(Prishtinë)
Limuzinat tona – but e me sahat,
E shtitum Lulën, nëpër
Beligrat!
Limuzinat tona – but e me radi,
E shetitum Lulën, o nëpër çarrshi!
Prishtinë, 1974
U ÇEL
TOKA NA BINI NI FTUE
(Prishtinë)
U çel toka – na bini ni ftue,
Lum e lum, kush a dalë me lue!
U çel toka – na bini ni pjeshkë,
Na ka dalë me lue, ni vetull
kaleshkë.
U çel toka – na bini ni mollë,
Na ka dalë me lue, ni filiz
belhollë.
U çel toka – na bini ni
kumull,
Na ka dalë me lue, ni vajzë porsi
kukull!
Prishtinë, 1974
SHABAN
AGA ÇUN O MORE ÇUN
(Prishtinë)
Shaban-aga, çuno, more çun,
Nusja jote – ma e mira
n’katun!
Shaban-aga, djalo, more djalë,
Nusja jote – ma e mira
n’mahallë!
Prishtinë, 1974
HAJDE OJ LULI, HAJDE, HAJDE
(Prishtinë)
Hajde, oj Luli, hajde, hajde,
Merre Shaban-agën, mos gjajë
kajde!
Hajde, oj Luli, fleta-fleta,
Hajde ti, te na se t’rritet
jeta!
Oj Myrvete, po t’marrum, po
t’marrum,
Obiliq-o, po t’kallum, po
t’kallum!
Prishtinë, 1974
OJ LULI –
ZAMBAKU I BARDHË
(Cfircë-Gollak)
Oj,Luli, o, zambaku i bardhë,
Cillën ditë, me ardhë, me t’marrë?
Cillën ditë, me ardhë, me t’marrë?
-T’diellën n’natje, me dy atllarë!
Dy atllarë, ka dy e dy –
Njani allxh, e njani i zi!
Çaj dorija me cingare –
Na e bjen Lulën, t’mirë e t’madhe!
Çaj allxhija, me zingjirë hekri –
Na e bjen Lulën , veç për
çefi!
Tugjec, 17. 11. 1973
OJ LULI ÇERPIK ME RREMA
(Tugjec-Gollak)
Oj Luli, çerpik’t me rrema,
Qysh na gzove – tu gzoftë
zemra!
Shadravan me rrema e me fleta,
E mier e e madhe - sa tri
veta!
Tugjec, më 11. 11. 1970
OJ LULI HE
BOSTAN
(Tugjec-Gollak)
Oj, luli, he bostan,
Vimë e t’marrum me kamion!
Me kamion e me trumpeta,
Vimë e t’marrum me kajkë e me
defa!
Tugjec më 21. 10. 1970
OJ LULI HE GUGUTKË
(Tugjec-Gollak)
Oj lulija jonë, he gugutkë,
Merrja vjehrrës të dy durtë!
Të dy durtë e njani krah,
Ban, oj vjehërr, Mashallah!
Tugjec, më 01. 11. 197
OJ LULI KUJNA I KE GA
(Tugjec-Gollak)
Oj, luli, kujna i ke ga?
Qati yllit, qi po rrin n’hava!
Qi po rrin n’hava e po ban’
dritë,
Qashtu Lula jonë, po na
shëndritë!
Sa hije të paska, oj Luli, ora
ty,
Dora e bardhë e rrypi i zi!
Tugjec, më 16. 10. 1970.
OJ LULI KUNATA E RE
(Feriçevë-Gollak)
Oj Luli, oj kunata e re,
Dy maqina ti kena ble!
Dy maqina për shyhret,
Nja çka kepë e nja çka pret!
Nja çka pret,rrin në krevet,
Me shkue mier, ti, me kunet!
Nja çka kepë, po rrin nër hije,
Me shkue mier, ti, me vjehrrije!
Tugjec, më 27. 10. 1970
OJ LULI
ME BALLIN E MADH
(Tugjec-Gollak)
Oj, Luli, me ballin e madh,
Ta kemi ble blluzën tre
fërtal!
Tre fërtal ta kemi pre –
Soll me u ditë e kujna je!
Tugjec ,më 21. 10. 1970
OJ LULI
ME TRE JARGOVANA
(Batllavë-Llap)
Oj Luli, me tre jargovana,
Vimë e t’marrum me tre tupana!
Me tre tupana, me tri çallgija,
Kangatar – prishtinalija!
Prishtinë, 1974
OJ LULI, O
PLLUMI I BARDHË
(Prishtinë)
Oj Luli, o pllumi i bardhë,
Boll kërkove dardhum-dardhë!
Dardhum-dardhë e pemum-pem-e,
Erdhe e more, moj, vllavin
tem-e!
Pemum-pemë, filizum-filiz-e,
Vllavi i jem, moj, tu
begenis-e!
Vllavin tem, o moj, qat ma
t’mirin –
Ylber-agën, o, gojëbylbylin!
Oj Luli, oj molla verore,
Vllavin tem, o moj, vet e more!
Prishtinë, 1974
OJ LULI OJ FLETA E ARRËS
(Prishtinë)
Oj Luli, oj fleta e arrës,
Vllavi i jem, kunrat e Itales!
Kunrat e Itales, rrema-rrema,
Kah po hecë, po len fërkema!
Len fërkema, len rabush,
Kujtojnë hallki, qi asht
çaush!
S’asht çaush, po asht vllavi i
jem,
Qi sunon në krejt dyjenë!
Prishtinë, 1974
OJ LULI OJ MOLLA VERORE
(Tugjec-Gollak)
Oj, Luli, oj molla verore,
Ku e pe vllaun tem, ti, qi e
more?
Unë e pashë nër ni dardhë,
Tuj shkrue letrat me penkallë!
Penkallën ja mora- mastillen
ja lash;
Ma muer Zoti gojën- ”Mirëdita”
s’i thash!
Pse s’i the “Mirëdita”, oj Luli?
Nuk e dita, qi asht djal’ i ri!
Tugjec, më 21. 10. 1970.
OJ LULI
OJ TUFA E BAJRAKIT
(Zajçec-Gollak)
Oj, Luli, oj tufa e bajrakit,
Mos ju tut, ti, kallabllakit!
Kallabllaki, sht i marë,
Nizet vetë dalin në arë!
Dalin n’arë e shkojnë te
shpija,
Na i ka çitë nana, do flija.
Tugjec, më 21. 10. 1970
OJ
LULI,OJ VASHË
(Gëmicë-Gollak)
Oj, luli, oj vashë,
Oj, Luli, oj vashë,
Kur do t’vishë te na,
Alltan a do t’bajsh’?
A ma ke Lulë,
Qafën për alltana?
Nizet vjet –
I ke ba te nana!
-Nizet vjet, unë,
Hala nuk i kam;
M’i marrt’ t’ligat,
Ai qi paska thanë!
-Mixha yt, oj Lulë,
Tybe, na ka thanë;
Se çikën e vet, ai,
Dojke me na dhanë!
Tugjec, më 27. 10. 1970
OJ LULI,OJ VETULLHOLLË
(Lupç i Ulët-Llap)
Oj Luli, oj vetullhollë,
Sod për sod me bajrak n’dorë!
Ty, bajrakun s’mun ta merr kërkush,
Veç n’ia dhash naj shoqës tane
t’ngushtë!
Oj Luli, e mirë, e madhe,
Flokët tua janë natyrale!
Prishtinë, 1974
OJ LULI SYNIN SI GESHTAJË
(Batllavë-Llap)
Oj Luli, synin si gështajë,
Na ty t’majna, si llutkën
n’dugajë!
Oj Luli, synin si qerrshi,
Na ty t’majna, si llutken
n’çarrshi!
Prishtinë, 1974
OJ LULI MOS UM MERR ME T’KEQ
(Koliq-Prishtinë)
Oj Luli, mos um merr me t’keq,
Se unë jam dreq e ma dreq!
Teli i Lulës, po ban “fiu, fiu, fiu,”
N’kofshe idhnue-“giu,gara, giu”!
Prishtinë, 1974
HEC KADAL
E HEC JAVASH
(Koliq- Prishtinë)
Hec kadal e hec javash,
Oj e ngrimja me kumash!
Hec kadal e hec me menë,
Oj zojusha e vllavit tem!
Prishtinë, 1974
OJ LULI,O
SYRET
(Cfircë-Gollak)
Oj Luli,o syret,
T’i ndajë flokt me davajlet!
Davajleti shtremt njanë-anë,
Ramish-aga, po rrin n’Tiranë!
Po pret pare me gërrshanë,
Nuk po ka ven ku me i lanë!
Dil n’oborr e vnoj si sanë,
Ballaisi krejt dyjanë!
Krejt puntort vinë renë me renë –
Marrin rrogë te vllavi i jem!
Tugjec, 17. 11. 1973
OJ LULI,O ZAMBAK
(Gmicë-Gollak)
Oj Luli, o zambak,
Pse s’u rrite edhe pak?
Edhe pak me u pas rritë –
Si banderr me sijalicë!
Me u pas rritë edhe pak ma e
madhe –
Si xhamija me minare!
Tugjec, më 27. 10. 1970.
OJ LULI
OJ BOMBANI I LARUM
(Batllavë-Llap)
Oj Luli, oj bombani i larum,
Buza n’t’keshun, goja n’t’shegarum!
Lula jonë, oj molla verore,
Ku e pe vllaun tem, ti, qi e
more?
-Unë e pashë në bashqe tuj
shetitë,
Veç ni here, unë ja lshova sytë!
Prishtinë, 1974
OJ LULI, OJ BUKA E GRYTË
(Tugjec-Gollak)
Oj, Luli, oj buka e grytë,
Lumja nana, qi t’ka rritë!
N’dhe të huej çka ka qitë,
Lumja vjehrra, çka ka pritë!
Lumja vjehrra, qi i thrret nanë,
Lum oborri, qi e shkelë me
kamë,
Lum sharovi qi i qet me ngranë!
Tugjec, më 11. 11. 1974
OJ LULI, OJ
FTONI N’TRA
(Metergoc-Llap)
Oj, Luli, oj ftoni n’tra,
Pa e mlue vjehrrën, mos me ra!
-Unë pe mloj, po ajo po çplohet,
Dreçi plak, nuk po rahatohet!
Oj Luli, synin si lirë –
Me i thanë vjehrrit: ”Natën e
mirë!”
-Natën e mirë, po i tham për net’
–
Dreçi plak, s’din marifet!
Prishtinë, 1974
OJ LULI OJ LIRA E BALLIT
(Koliq-Prishtinë)
Oj Luli, oj lira e ballit,
Oj e shoqja e sekertarit!
Oj Luli, me malina,
A po vjen, a po vina?
-Ju mos vini,
Se jam mësy me ardhë;
Shpinë e Besim-agës,
Nuk po di me e da!
-Shpija e Besim-agës,
Dallohet kallaj –
Aty përskaj xhadës,
Dugajë e saraj!
Prishtinë, 1974
OJ LULI,OJ LULË HAZDRETI
(Dabishec-Gollak)
Oj Luli, oj Lulë hazdreti,
Vimë e t’marrum me dramë
saniteti!
Po vjen kerri me cingare,
Po na e bjen nusën e madhe!
Po vjen kerri me zingjirë,
Po na e bjen nusën e mirë!
Prishtinë, 1974
OJ LULI, OJ LULËKANE
(Batllavë-Llap)
Oj Luli, oj lulëkane,
Lumja ti, për nafakën tane!
Oj Luli, oj qafëbardhoka –
S’kije shoqe n’shtat’ Evropa!
Prishtinë, 1974
OJ LULI, OJ QAFËBARDHANË
(Tugjec-Gollak)
Oj Luli, oj qafëbardhanë.
Kapërceje jazin e dil n’kit
anë!
Kapërceje jazin, kpute telin,
Hajde merre Ramush –
kavalerin!
Hajde, oj Luli, kpute barin,
Hajde merre Ramish-arsimtarin!
Arsimtar, a din kujna i thonë?
Ramish-agës, dajës tonë!
Tugjec, më 11. 11. 1970
OJ LULI, ORE
DYLBER
(Lluzhan-Llap)
Oj Luli, ore dylber,
Po t’veton dora me tel!
Oj Luli, ore zambak,
Po t’veton dora me dukat!
Oj Luli, ore dukat,
Shoqet e Prishtinës –
S’mun t’afrohen ngat!
Prishtinë, 1974
OJ LULI –
BARDAKU I TURKISË
(Koliq-Prishtinë)
Oj Luli - bardaku i Turkisë,
Vimë e t’marrum me flamur t’Shypnisë!
Me flamur t’Shypnisë – shqiponjat
n’mjedis;
Na e ka çue Enveri, për
darsum, bakshisht!
Prishtinë, 1974
OJ LULIJA
JONË A PO RRITESH
(Cfircë-Gollak)
Oj, Lulija jonë, a po rritesh?
Kur do t’vishë te na – a
mërzitesh?
Qysh nuk mërzitna n’katun t’huj;
Unë me kan te nana – dal e
lujë!
Dal e lujë, gjithë ditën me
çika;
Tybe, dy sahat – nuk um doket
dita!
Tugjec, më 27. 10. 1970
OJ LULIJA
JONË BUZT E KUQE
(Tugjec-Gollak)
Oj, Lulija jonë, buzt e
kuqe-o,
Nizet vjet, ty, kemi me
t’majtë nuse-o!
Nizet vjet-e, oj, nizet e
dy-e-o,
Tej ta marrum edhe nja si ty-e,o!
Nizet vjet-e, oj, nizet e
pes-e,o,
Kemi me t’majtë nuse, veç
dyjes-e-o!
Nizet vjet, oj, po na doken
pak-e, o,
Tridhet’ vjet, oj, i kije
me hak-e, o!
Tugjec, më 16. 10. 1970
OJ LULIJA
JONË FISTANIN ME FLETA
(Cfircë-Gollak)
Oj, Lulija jonë, fistanin me
fleta,
Vllavi jem, o, tu ngjatë jeta!
Tu ngjatë jeta, o,zotni,
A je katunar, a je sheherli?
Sheherlija – çehrën si
xhenaze;
Katunari – drandafili taze!
Tugjec, më 27. 10. 1970
OJ LULIJA JONË FISTANIN ME TEL
(Busavatë-Kamenicë)
Oj, Lulija jonë, fistanin me tel,
Doktorrica çka po kqyr n’Rengel!
Oj, Lulija jonë, fistanin me vija,
Doktorrica çka po jepë nekcija!
Oj, Lulija jonë, fistanin me
dalla,
Doktorrica çka na jepë ilaçna!
Tugjec, më 16. 10. 1970.
OJ LULIJA JONË FLETA E MOLLËS
(Tugjec-Gollak)
Oj, Lulija jonë, oj fleta e
mollës,
Na të pritum tej dole pej
shkollës.
Tej dole pej shkollës e u bane
taman,
Na të pritum tej duel najllan!
Tugjec, më 16. 10. 1970
OJ LULIJA JONË OJ KOKONË
(Tugjec-Gollak)
Oj, Lulija jonë, oj kokone,
Lumja ti e lumja, për nafakën
tane!
Për nafakën tane, oj Luli,qi
ma kije,
Na gjithë ditën, oj Luli,
rrimë nër hije!
Tugjec, më 16. 10. 1970
OJ LULIJA JONË PAPUÇET E BARDHA
(Tugjec-Gollak)
Oj,Lulija jonë, papuçet e bardha,
Sa për nuset tona, mos t’han
palla!
Mos t’han palla, valla,moj kunatë,
Se dyzenit, nuk ja kan zanatë!
Nuk ja kan zanatë, as s’ju ka
hije,
Nuk po dinë me lidhë, as shaminë
n’krye!
Tugjec, më 16. 10. 1970
OJ LULIJA
JONË QAFËGASTARE
(Busavatë-Kamenicë)
Oj, Lulija jonë, qafëgastare,
Shumë e mierë, shumë e madhe!
Shumë e mier,shumë e madhe,
Si xhamija me minare!
Piki molla e ra n’dyshek –
Nusja – zojë, e dhanrri – beg!
Tugjec, më 16 .10. 1970
OJ LULIJA
JONË- QAFEN ME ALLTANA
(Cfircë-Gollak)
Oj,Lulija jonë, qafën me alltana,
Nizet vjet, na i ke ba te
nana.
Nizet vjet e ni muej,
Hyzmetçarja e djalit t’huej!
Nizet vjet i ke rrafshue,
Kusherinat tua, na kan kallxue!
Kusherinat e mia, janë
rraspija,
Po,ku mi dinë ato, vjett e
mia?!
Tugjec, 16. 10. 1970
OJ LULIJA JONË RRUSH MORI RRUSH
(Tugjec-Gollak)
Oj, Lulija jonë, rrush mori
rrush,
Ishe në ni mal e dole në ni
fushë!
Dole në ni fushë, për rreth
xhamijes,
Aty knojshin djemt e
Shypnijes!
Dole në ni fushë, për rreth
mejtepit,
Aty knojshin djemt e xhenetit!
Tugjec, më 16 .10. 1970
OJ LULIJA JONË SYTË SI GOGËL
(Cfircë-Gollak)
Oj, Lulija jonë, sytë si
gogël,
A po t’doket soba e vogël?
Oj, Lulija jonë, papuçet e
bardha,
Për nuse t’katunit, mos t’ha
palla!
Mos t’ha palla, he kunatë,
Se dyzenit nuk ja kan zanatë!
Tugje, më 21. 10. 1970
OJ LULIJA JONË VISHE SHUMËADINË
(Prishtinë)
Oj Lulija jonë, vishe “shumëadinë”;[34]
Ungju në dritare, e lshoje
radinë!
Ungju te dritarja, e kep me maqinë,
Krejt gratë e kojshive – po
vinë e po rrinë!
Prishtinë, 1974
OJ LULIJE – LULJA E BARDHË
(Prishtinë)
Oj, Lulije, lulja e bardhë,
A mendon te na me ardhë?
-Unë mendoj te ju me ardhë,
N’ardhshi me drama, ju, me
m’marrë!
Ori lule, oj Luli,
Kur do t’vish te na,Ti?
-Unë do t’vi te ju n’pranverë,
Kur t’na çelin lulat me u marrë
erë!
Prishtinë, 1974
OJ LULI
GISHTIN ME MYHYR
(Prishtinë)
Oj, Luli, gishtin me myhyrë,
Vet zojushë e vllavi i jem
n’detyrë!
Oj, Luli – nana t’kish urue,
T’qiti Zoti, te na me jetue!
Oj, Luli – nana kurr s’t’kish
nemë,
T’qiti Ziti te vllavi i jem!
Oj, Luli, oj pipi i mollës,
Vllavi i jem asht djal’ i
shkollës!
Prishtinë, 1974
OJ LULI,
PIPI I QERRSHISË
(Prishtinë)
Oj, Luli, pipi i qerrshisë,
Vimë e t’marrum me flamur
t’Shypnisë!
Me flamur t’Shypnisë, tuj value,
Dhe me kangatarë tuj këndue!
Lula jonë, gutu shpejtoj gishtat,
T’erdhën ditët e t’erdhën dakikat!
Me ta mushë qafën me lira,
Me u ba nuse ma e mira!
Prishtinë, 1974
OJ LULIJE
MORI RRUSHE
(Tugjec-Gollak)
Oj Lulija jonë, mori rrushe,
Nuset tona nuk i çesum fushës!
Nuk i çesum n’ara me prashitë,
I lajmi tu shpija me u rrezitë!
Tugjec, më 27. 10. 1970
OJ
LULIJE, O NAJLLAN
(Tugjec-Gollak)
Oj, Lulije, o najllan,
Gjysë miljani ni fistan!
Gjysë miljani ta kena ble,
Soll me u ditë e kujna je!
As e nanës, as e babës,
Profesorka e Nazmi-agës!
Tugjec, më 27. 10. 1970
OJ LULIJE, O ZAMBAK
(Cfircë-Gollak)
Oj, Lulije, o zambak,
Pse je e vogël, mos u ban
marak!
Mos u ban marak, ori dritë,
Se tash moda t’vogla po i lypë!
Prishtinë, 1974
OJ
LULIJE,OJ PEJANKË
(Milec-Llap)
Oj Lulije, oj pejankë,
Sy e vetlla, si gjermankë!
Si gjermankë e Gjermanisë,
Oj e dashura e Agim-zotnisë!
Prishtinë, 1974
OJ LULIJE TEJ KU T’QITI NANA
(Rimanishtë-Prishtinë)
Oj Lulije, tej ku t’qiti nana?
-Mue m’qiti tej te sana!
Oj Lulije, tej ku t’qiti baba?
-Mue m’qiti tej te kashta!
Oj Lulije, tej ku t’qiti
halla?
-Mue m’qiti tej tu talla!
Oj Lulije, tej ku t’qiti vllavi?
-Mue m’qiti tej tu ahi!
Oj Luli, fidankja e hollë,
Hije t’ka ora në dorë!
Prishtinë, 1974
OJ LULIJE VESHUN PEJ NAJLLANI
(Cfircë-Gollak)
Oj, Lulije, veshun pej
najllani,
Ty, të kemi ble, soll ni gjysë
miliani!
Soll ni gjysë miliani edhe
niqin lira,
Soll qi na u ke dokt qi je ma
e mira!
Tugjec, 16. 10. 1970
OJ LULIJE,OJ BARDHOKË
(Tugjec-Gollak)
Oj lulije, oj bardhokë,
S’u kan marre me shitë tokë!
Me shitë tokë e me dalë çipçi,
Asht merami me t’marrë ty!
Oj, Luli, zambak sharena[35]
S’ke lanë shoqe, pej Shkupit e
knena!
Edhe lira asht e vogël,
E ka zanin n’Shkup e
n’Shkodër!
Tugjec, më 27.10.1970.
OJ LUMJ’ UNË KUNATA E JEME
(Cfircë-Gollak)
Oj, lumj’unë, kunata e jeme,
Je ma e bardhë se tamli i
dhene!
Tamli i dhene,te Beshiri,
T’ka falë Zoti, si
lulë-kumpiri!
Lulë-kumpiri, gjylë për mrena,
T’i lshojmë lirat tej te
zemra!
Tej te zemra, tej te kama,
T’veshumë, t’mathum, allafranga!
Allafranga, kena boll,
N’dash kumashe, n’dash lahor!
Tugjec, 17. 11. 1973
OJ MOLLA
E TETOVËS
(Tugjec-Gollak)
Oj, molla e Tetovës, e Tetovës
-
Dil, se po vinë msojsit pej
Kosovës!
Dil, se po vinë msojsit pej
Kosovës –
Po na e bien orën e dorës!
-Sa asht ora, o shok M’sues?
T’lumet na qi s’çohmi ma me knues!
-Ora asht gjashtë edhe gjashtë,
Edhe dy orë, na hina në klasë!
-Hina n’klasë, na për me msue,
Shembullore me kalue!
Tugjec, më 27. 10. 1970
OJ MOLLA E VERËS
(Gmicë-Gollak)
Oj, molla e verës, molla e
verës,
Rekë e bunar – para derës!
Rekë e bunar, xhami e mejtep,
Kush na pastë inati – ishalla
pilset!
Tugjec, më 22. 10. 1970.
OJ MOLLA
VRORE
(Zajçec-Gollak)
Oj, molla verore,
Oj, molla verore,
T’pritum, t’pritum,
Tej dole pej shkolle!
Tej dole pej shkolle,
E u bane taman,
Tej na duelën n’mode –
Fistanat najllan!
Tugjec, më 21. 10. 1970
OJ MIHRI, OJ BUKURI
(Tugjec-Gollak)
Ani, oj Mihri, oj bukuri-e, o,
Ani, a i ke pru vjehrrës, shami-e,
o?
-Ani, i kam pru, e bajtë me
shnet-e, o,
Ani, ma ka falë djalin e
vet-e, o!
Gjilan, 24. 03. 2005
OJ SUZANË, MOS MA LUEJ ÇERPIKUN
(Kalaticë-Llap)
Oj Suzanë, mos ma luej
çerpikun,
Plase e krise munafikun!
Munafiku i plasun a kan –
Prej asaj dite, qi t’kena
nxanë!
Prishtinë, 1974
ORE
HAZIR AGA ORE I VOGËL
(Tugjec-Gollak)
Ore Hazir
aga, ore i vogël,
Ani,qitnaj plumat kodrum-kodër!
Ani, kodrum-kodër, arum-arë,
Le t’kujtojnë Lulija, qi janë
farë!
Ani, nuk janë farë – fara e rusit;
Ani, po janë plumat e Hazir
msuesit!
Tugjec, 17. 11. 1973
ORE
HAZIR AGA,ORE YLLI
(Tugjec-Gollak)
Ore Hazir aga, ore ylli,
Marona ni sobë, kah lenë
dielli!
Kah lenë dielli, kah lenë
hana,
Fort janë gzue baba e nana!
Baba e nana dhe vllaznija,
Fort janë gzue motrat e mia!
Tugjec, 17. 11. 1973
ORE VLLA, DJALË MORE DJALË
(Prishtinë)
Ore vlla, djalë, more djalë,
Nusja e jote, ma e mira
n’mahallë!
Ore vlla, çun, more çun,
Nusja e jote, ma e mira
n’katun!
Oj Lulije, ore shyhret,
Je ma e mira n’kët’ qytet!
Unë, Lulijen kur e çes nër gra
–
I marr kraht e fluturoj
n’hava!
Prishtinë, 1974
ORE VLLA,
MOS T’DHIMET SHOQNIJA
(Kalaticë-Llap)
Ore vlla, mos t’dhimet shoqnija –
Lula-lula, vjen kerri e
Lulija!
Ore vlla, mos t’dhimet duhani –
Lula-lula, po na vjen pajtani!
Ore vlla, mos t’dhimet hoteli –
Vjen Lulija, e ngrime prej
teli!
Prishtinë, 1974
ORE
VLLAVI JONË E LUMJA MOTRA
(Baçevishtë-Llabjan)
Ore vllavi jonë, e lumja motra,
Gjysa e Llabjanit, asht e
jotja!
Gjysa e Llabjanit, veç sivjet,
Teri n’mot, e zapojna krejt!
OJ LULIJE PAPUÇET E VOGLA
(Baçevishtë- Llabjan)
Ani, oj Lulije, papuçet e
vogla,
Ani, i lumi baba, ka e ka
thirë te oda!
Ka e ka thirrë te oda, me ja fshi sarajin,
Me bardak t’kristalit, ki me ja
qitë çajin!
Llabjan, 1979
ORE
VLLAVI JONË O ZOGU I MALIT
(Baçevishtë – Llabjan)
Ore vllavi jonë, o zogu i malit,
Merr “Fiatin” e hajde
livadhit!
Hajde vlla, livadhit, nëpër
kumlla,
Se e gjanë Lulijen, tuj mledhë
lula!
Oj, puna e marë, mori Luli,
O, se po vinë, moj, dajtë e
mi!
Dajtë e mi janë gjin të ranë,
Me takam të çajit,rriju n’kamë!
Llabjan, 1979
PO BJEN SHI E PO NA E LAGË OBORRIN
(Baçevishtë – Llabajn)
Po bjen shi e po na e lagë oborrin,
Vllavi i jem -o, shtrëngoje
motorrin!
Shtrëngoje motorrin, te gjyshja me
shkue,
Del Lulija n’derë – djalo, çka po
thue?
-Nuk kam kohë, oj Luli, ma shumë
me u vanue,
Shko vishe mantillin e hajde me
mue!
Llabjan, 1979
BANU GATI
SI VETIMA
(Baçevishtë – Llabjan)
Banu Lule, gati si vetima,
Vimë e t’marrum me shtatë
limuzina!
Ani,tri n’at anë, e tri n’kit anë,
Ani,nja n’midis, asht e vllaut
tanë!
Ani, tri të bardha, tri të
kuqe,
Ani, n’mjedis asht drama me nuse!
Llabjan, 1979
PASKA
LULA JONË BALLIN E MADH
(Tugjec-Gollak)
Paska Lula jonë, ballin e madh,
Paska Kadri-aga, shumë igball!
Paska Lula jonë, qafën e gatë,
Paska Kadri-aga, shumë nafakë!
Paska Lula jonë,ftyrën si hana,
Ani, fort jan gzue baba e nana!
Lula jonë, mos i gajë nans tane,
Qati yllit, qi po rrin mas hane!
Hini Milazimi, Lulë me t’pa –
Ani, ti m’ja ban ni temena!
Tugjec, më 1967
PASKA
NUSJA SYTË LARAMAN
(Milec-Llap)
Paska nusja, sytë laraman,
Po ja shohim për najllan!
Paska nusja, sytë e zi,
Po ja shohim nër avli!
Paska ftyrën, rrumbullak,
Po ja shohim nër duvak!
Prishtinë, 1974
PEJ
GJYLPANËS NA U KPUT PENI
(Mramuer-Prishtinë)
Pej gjylpanës, na u kput peni,
Ksaj Hyrijes, na i met reni!
Dil Hyrije, pa pritue –
Ke Beqirin me e martue!
Ti,Beqirin, kur ta martojsh –
Mos harro, ne fjalë t’na çojsh!
Mos harro me na çue fjalë –
Nuk e lamë n’darsum pa ardhë!
Kem me t’ardhë n’darsum për
djalë –
Kangën kurrë s’kemi me e ndalë!
Kallum mindilat, i çkyejm
defat –
Për vllazni, s’i prishumë
çefat!
Prishtinë, 1974
PËR QATË ÇIKËN BJESHKATARE
(Tugjec-Gollak)
Hajde e rrokum vallën,
E vallën-o;
Ani për qatë çikën,
Bjeshkatarën-o!
Bjeshkatare –
E rritne në bjeshk-e,o,
E bija e breshkanit,
Edhe breshkës-o!
Gjilan, 24. 03. 2005
PIKU MOLLA E KUQE N’FUN T’ZABELIT
(Slivovë-Prishtinë)
Piku molla e kuqe, n’fun
t’zabelit,
Erdhi vllavi i jem, o pej askerit!
Erdhi pej askerit e hyni
n’avli –
Maroma ni kafe, oj Luli!
Ani, piçe vet, o Gojsherbet,
Ani, jam tu i ba vjehrrës
hyzmet!
Ani, jam tu i ba hyzmet të ranë,
Ani, tu i pjekë kafe e çaj me
liman!
Do t’ia mbuloj shpinën me jargan –
Ani, Gojsherbetin ma ka dhanë!
Slivovë, 1979
ORE ALI
AGA VETULL-DRAPËN
(Slivovë-Prishtinë)
Ore Ali-aga, vetull-drapën,
Po kujton Lulija, se je
gjarpën!
Nuk jam gjarpën, për me
t’zanë,
Po jam Ali-aga, qi t’kam thanë!
Slivovë, 1979
OJ LULIJA
E VERËS
(Slivovë- Prishtinë)
Oj Lulija e verës, e verës,
Dil te bunari – para derës!
Ani, para derës – xhami e mejtep,
Kush na pastë inati – ishalla
pëlset!
Ishalla pëlset si kokrra e
kripës,
Lulja e jonë si ylli i dritës!
Slivovë, 1979.
PO BIEN SHI E PO NA LAGË OBORRIN
(Cfircë-Gollak)
Po bien shi, oj, po na e lagë
oborrin,
Vllavi i jem, shtrëngoje motorrin!
-Unë motorrin e kam shtrëngue,
Drejt te Lula, ja kam mësy me
shkue!
E moj,unë trokita tak e tak,
E moj,duel Lulija,në çardak.
Duel Lulija – çka po thue,
Se ktu burrat, e moj, s’jan
qillue!
-Nuk jam ardhë, oj Luli, me nejtë,
Po jam ardhë me t’marrë për krejt!
Prishtinë, 1974
PO BJEN
DEFI ME NI DORË
(Llabjan-Prishtinë)
Po bjen defi rrak, tak, tak –
Motra e bija janë dalë n’çardak!
Po bien defi me ni dorë –
Nuse e çika janë dalë n’oborr!
Po bjen defi rrallë e rrallë –
A po nieni, mori mahallë?
A po nieni, mori mahallë –
Pe marton nana ni djalë!
Po bien defi bum e bum –
A po nieni, o katun?
A po nieni, o katundar –
Marton baba, ni djalë beçar!
Marton baba, ni djalë si
dritë,
Boll hazdert e kena pritë!
Llabjan, 1979
FRYNI ERA
E QITI SHI
(Llabjan-Prishtinë)
Fryni era e qiti shi –
A muj erdht, vllaznija e mi?
Fryni era, u çel avlija –
A muj erdht, motrat e mia?
Fryni era, era e parë,
A muj erdhe, o bajraktar?
Fryni era, nëpër malsi –
A muj erdhët, o miqasi?
Llabjan, 1979
PO KAN
LULA NË KREVET
(Llabjan-Prishtinë)
Po kan Lula, në krevet,
Loti-lotin s’po ja pret –
Shpija e madhe, don hyzmet!
Na ka çelë ni lulë sivjet,
Po ban hije për dy vetë,
Rrin Enveri, me Luli t’vet!
Llabjan, 1979
PO BJEN
SHI ME VADITË OBORRIN
(Cfircë-Gollak)
Po bjen shi, me vaditë oborrin,
Dylber-aga, shërngoje motorrin!
Shtërngoje motorrin, te gjyshja me
shkue;
Duel Lulija n’derë – çka po thue?
Merr mantillin, Lulë, e hajde me
mue;
Se te gjyshja, oj Lulë, na po domë
me shkue!
Tugjec, më 27. 10. 1970
PO HECË
KERRI NËPËR UJË
(Gmicë-Gollak)
Po hecë keri nëpër ujë,
Po thotë Lula: ”Kijet e hujë!”
A don Lulë, ty me t’ba be –
Kerr e kije i kemi ble!
Tugjec, më 27. 10. 1970.
PO KËRSASIN DYERT E SARAJIT
(Tugjec-Gollak)
Po kërsasin dyert e sarajit
–o,
Po vjen Lula, me bardakë të
çajit-o!
Me bardakë të çajt e me dorë n’zemër-o,
Lum nana, lum nana, s’um thu
n’emën-o!
Ani, hanumllarja e nans e
babës-o,
Ori, hyzmetçarja e
Hysen-agës-o!
Tugje, më 1967
PO KNON KNUESI GIKA-GIKA
(Zajçec-Gollak)
Po knon knuesi gika-gika,
Dy magjup kan hi nër çika!
Po knon knuesi tra-um-tra,
Dy magjup kan hi nër gra!
Po knon knuesi pus-um-puse,
Dy magjup kan hi nër nuse!
O,magjup, dil e hup,
Se po vjen aga Jakup!
O,magjup, dil e ik,
Se po vjen aga Faik!
O,magjup, t’plaçin sytë,
Po vinë burrat, kan me t’mytë!
O,magjup, u thaftë ni krah,
Po vinë burrat, kan me t’vra!
Tugjec, më 27. 10. 1970.
PO NXENË
DIELLI NËPËR DUSHKAJA
(Tugjec-Gollak)
Po nxenë dielli, nëpër dushkaja,
Oj, Lulije, paja, paja!
Paja, paja e rri me mue,
A din diellin me e vizatue?!
Tugjec, më 1971
PO RREHË
DEFI PËRRVI GLLAS
(Prishtinë)
Po rrehë defi – përrvi gllas[36]
Oj Emine, ty po t’thrras!
Nuk po t’thrras me nejtë me mue,
Po po t’thrras me dalë,me lue!
Prishtinë, 1974
OJ LULA KREM
(Prishtinë)
Oj Lula-krem, lula krem,
Kush e ka keshë Eminen-
I hiftë ni verem!
Si n’koftë plak – kurrë mos u
gzoftë!
N’koftë i ri – kurrë mos u
shtoftë!
Prishtinë, 1974
PO TË TREGON SHTATI
(Vërbicë e Zhegocit-Gjilan)
Po të tregon shtati,
Vasho, kah je kan;
Shumë e mirë, zojushë –
Zojushë në Gjilan!
Po të tregon shtati,
Vasho, ku m’je rritë;
Shumë e mirë, zojushë –
Zojushë n’Mitrovicë!
Po ta tregon shtati,
Vasho, bukurinë;
Shumë e mirë, zojushë –
Zojushë në Prishtinë!
Po të tregon shtati,
Vasho, moj belhollë;
Shumë e mirë, zojushë –
Zojushë në Gjakovë!
Prishtinë, 1974
PO THRRET
HYSEN AGA OJ LULIJE
(Tugjec-Gollak)
Po thrret Hysen-aga, oj Lulije,
Ani, shtroma odën n’bogosi-e!
Ani, shtroma odën n’bogosi-e,
Ani, se po m’vin-o, dajt’ e
mi-e!
Ani, fort jan gzue nipa e
mesa,
Ani, për hajr t’koftë, o nip, martesa!
Ani, shumë hajr paqi, o dajë e
teze,
Ani, qi na e musht odën me
rreze!
Ani, na u ka mushë oda me
gzime,
Ani, kan ardhë dajt’ me shumë
urime!
Tugjec, më 1967
PO VETË LULA KU A SHPIJA
(Cfircë-Gollak)
Po vjen kerri kah xhamija,
Po vetë Lula: ”Ku a shpija?”
-A asht shpija larg,a ngat?
-Pej qituhit edhe dy sahat!
-Guti kijet, mos i nal,
Mos t’na zenë akshami n’mal!
-Guti kijet turr e vrap,
T’shkojmë te shpija me ni hap!
Turr e vrap si me kan pajtan –
Qikjo a shpija e vllaut tonë!
Tugjec, më 01. 11. 1970.
PO VINË KRUSHQIT TUJ KËNDUE
(Prishtinë)
Po vijnë krushqit tuj këndue –
Rejen-babës me ja prue!
Po vinë krushqit rena-rena,
Dil o babë, e shtini mrena!
Shtini mrena, me pushue,
Se kan ardhë, vllaun, me e martue!
Po vinë krushqit nëpër dushk –
Dil o babë, shpraze ni pushkë!
Shpraze pushkën – dridhe malin,
Se po vinë me martue djalin!
Po vinë krushqit renë e renë –
Dil, oj nanë, e prite rejen!
Prite rejen – mashallah,
Se po vjen me t’hi nër krah!
Prite rejen si yll drite –
Lum për ty, djalin qi e rrite!
Prishtinë, 1974
PO VINË
GRATË RENË ME RENË
(Gmicë-Gollak)
Mashalla, moj, mashalla,
Shumë e gratë po vinë me t’pa!
Po vinë gratë me hing e hing –
Si me kan tuj majtë miting!
Po vinë Gëmicet, renë si dhenë –
Gjyrishecet, po vinë truq si qenë!
Cfircaliket po vinë si toja,
Kto Tugjecet, po rrinë si zoja!
Vinë Zajçecet, si presnjake,
Vinë t’Meshinës, kamë-cullake!
Mushë oborri, s’po i manë toka,
Vinë e shkojnë do tarahojka!
Tugjec, më 27. 10. 197
PO VINË
KRUSHQIT RENA-RENA
(Meshinë-Gollak)
Po vinë krushqit rena-rena,
Dilni, dilni, shtini mrena!
Shtini mrena nër çardak –
Epnju çaja me bardak!
Me bardak e me tepsi,
Nuk janë krushqit jabanxhi!
Nuk janë krushqit jabanxhi,
Krejt janë dajë e kusheri!
Tugjec, më 23. 10. 1970
PO VJEN KERRI KAH XHAMIA
(Cfircë-Gollak)
Po vjen kerri kah xhamia,
Po vetë Lula: ”Ku a shpia?”
-A asht shpija larg, a ngat?
-Pej qituhit dy sahat!
Pej qituhit dy sahat,
Nguti kijet turr e vrap!
Si me kan me pajtan,
Qikjo asht shpija e burrit tan!
Tugjec, më 21. 10. 1970
PO VJEN KERRI KAH ZABELI
(Cfircë-Gollak)
Po vjen kerri kah zabeli,
Tre qylyma t’ngrimë pej teli.
T’ngrimë pej teli – top
n’mjedis,
Kadal djalë, mos u dalldis!
-S’po dalldisna, s’po tranohna,
Po i mledh bijat e po martohna!
Tugjec, më 21. 10. 197.
PO VJEN KERRI RRETH ZABELIT
(Tugjec-Gollak)
Po vjen kerri rreth zabelit –
Tre qylyma t’ngrimë pej telit.
Hini kerri n’der’ t’oborrit –
Kije e kerr t’Danush-sokolit.
Kush ju ra, Lulë,kijeve thupër?
Ismet-aga, sikur flutër!
Kush ju ra, Lulë, kijeve shuplakë
?
Danush-aga, pastë nafakë!
Tugjec, më 1967
PO VJEN
LULA TUJ LUTË ZOTIN
(Tugjec-Gollak)
Po vjen Lula jonë, tuj lutë Zotin
–
Ishalla me t’mier e çoj motin!
Si n’i vnofsh, oj Lulë, goj’s kuti –
Me kunet’ e çon, sikur me vllazni!
Si n’i vnofsh, oj Lulë,
goj’s kapak –
Me vjehrri e çon, për marak!
Tugjec, më 27. 10. 1970.
PREKE NUSE KERRIN ME DORË
(Grashticë-Prishtinë)
Preke nuse, kerrin me dorë,
Ke marrë udhën me malsorë!
Preke nuse, kerrin me brryla,
Ke marrë udhën me bylbyla!
Motra e nusës – lamshi i tjerrit,
Hyxhym bajke me ardhë mas kerrit!
Lum Lulija, pse se more?
E kam vllavin t’qasaj dore!
Prishtinë, 1974
PSE MA
MORE DJALIN
(Cfircë-Gollak)
Oj, e bija e gmicalijes,
Pse ma more djalin e
cfircalijes?
Djali i cfircalijes, nihet në
sokak,
Me kunra të zeza, me mitan shajak!
Djali i cfircalijes, asht si djalë
qyteti,
Po na i pikë mindili pej xhepi.
Po na i pikë mindili lula-lula,
Fazli-aga, birinxhi nër burra!
Birinxhi nër burra, djalë me
marifet,
Kah po hecë për toke, po i len
lezet!
Oj, e bija e hoxhës, qi e pate
kysmet,
At’ kysmet nuk del qi e pret!
Tugjec ,më 26. 10.1970
PSE OJ
LULI NA ÇOJSHE FJALË
(Rimanishtë-Prishtinë)
Pse oj Luli,
Na çojshe fjalë –
Thujë Jetonit, jallaj,
Kam me t’marrë?!
Pse oj Luli,
Na çojshe letër –
Thujë Jetonit, jallaj,
Mos merr tjetër?!
Prishtinë, 197.
SA KA
TOKA RROTULLESA
(Rimanishtë- Prishtinë)
Sa ka toka rrotullesa –
Na Jetonit, i bajna uresa!
Sa ban toka rrotullime –
Na Jetonit, i bajna urime!
Prishtinë, 1974
PSE S’U RRITE
EDHE PAK
(Baçevishtë-Llabjan)
Oj Lulije, o zambak,
Pse s’u rrite edhe pak?
Edhe pak, ti me u pas rritë –
Me ba dritë si aletrikë!
Aletrika, sikur strujë,
Hyzmetçarja e djalit t’hujë!
Djalit t’hujë me i ba hyzmet,
Qi asht n’shkollë e
n’fakulltet!
Fakullteti në Prishtinë,
Tuj shkrue letra me maqinë.
Me maqinë, me steligraf,
Ja çojnë Tites n’beligrat!
Llabjan, 1979
QASHTU OJ
HAZBIJE BANE VENIN
(Tugjec-Gollak)
Qashtu, oj Hazbije,
Bane venin,
O, kah t’shkojnë vjehrra,
Le t’përmenin!
Qashtu, oj Hazbije,
Bane venin,
Kah t’shkojnë kunetija,
Le t’përmenin!
Tugjec, më 15. 08. 1971
QE DY
JAVË QI KENA KNUE
(Keçekollë-Gollak)
Qe dy javë, qi kena knue –
Bakshisht, defit, ti me na i prue!
N’paçe pru – ban temena,
Mos paçe pru – mos ban za!
Qe dy javë – na u ka shterrë zani,
Na kan nie krejt Orllani!
Shkojke zani, si vala e detit
–
Pe martojmë vllaun e
hazdretit!
Shkojke zani për hava –
Tan tuj knue motrat për vlla!
Shkojshin malet ty u hallakatë –
Po knojnë motrat për kunatë!
Prishtinë, 1974
QITA ÇEVRËN
KRAHËVE
(Tugjec-Gollak)
Qita çevrën krahëve –
Se di ku m’ka ra!
Rreth e rreth çarrshijen
Me lot e kam la!
Leje Ramish-aga,
He dylber, e, o,
Se ta bjen Hazbija,
Nja me tel-e, o!
-Nuk e due
Çka ma bjen Hazbija,
Ata e kam pas-o,
Pej motrave t’mija, o!
Tugjec , më 15. 08. 1971
QITE OJ LULI DORËN N’ZEMËR
(Metergoc-Llap)
Qite, oj Luli,
Dorën n’zemër;
Oh, për Allahin,
O, qi t’ka ba emër!
Qite, oj Luli,
O, moj, dorën n’ballë;
O, për Allahin,
O, ty qi t’ka falë!
Qite, oj Luli,
E mos me pritue;
O, për Allahin,
O, qi t’ka hjeshue!
Prishtinë, 1974
SA KE
LULA N’KATUN T’VET
(Cfircë-Gollak)
Sa ke Lula, n’katun t’vet –
Rajke shi e u ba kjamet!
E kur duelum n’katun tonë –
Nxejke dielli si gjithëmonë!
Tugjec më 23. 10. 1970
RAMUSH AGA- GUJEN ME GJITH’ SHALLË
(Cfircë-Gollak)
Ramush-aga,
Gujën me gjith’ shallë -
Knomni motra,
Se m’kini për mallë!
M’kini vlla për mallë,
E
të nërmjemin –
Pesëqin banka,
E kam ble kalemin!
E kam ble kalemin,
Për me shkrue,
Msues n’katun t’Lulës,
Për me msue!
Tugjec, 17 . 11. 1973
RAMISH-AGA
MI ÇAT GARDH
(Cfircë-Gollak)
Ramish-aga, mi çat gardh,
Tek po vjen çaj kerri all!
Kerri all e kijet e zi –
Mjedis kerrit – ni hyri!
Ni hyri ma e bardhë se bora –
Sytë e zezë, vetllat e holla!
Tugjec, 17. 11. 1973
REXHEP AGA SHPIJEN PËR RRETH XHADJE
(Prishtinë)
Rexhep-aga, shpijen për rreth
xhadje,
E marueme me gurë-Çabje!
Gurtë e Çabës, kush i nxuer?
Rexhep-aga, me dramë i muer!
Po vinë shokt, vlla, ty me t’vetë
–
Gurtë e Çabës, ku i ke gjetë?
-S’i kam gjetë, po i kam marue
vet,
I marova n’preduzeqë –
Gurë të bardhë kuleç-kuleçë!
Prishtinë, 1974
RRAK TAK
TAK - UNAZA N’DERË
(Tugjec-Gollak)
Rrak, tak, tak, unaza n’derë, e, o,
A m’je çuet, oj Luli, a m’je
fjet-, e, o?
-Ani sun kam fjet-o, se u kan
nata, o,
Pej maraki, kunet shumë’
kunata, o!
Kallaj, Lula e jonë, ja u merr tabjatin-o,
Ani mos ço kryet me kqyrë sokakin-o!
Ani ky sokaki, kurrgja s’çet-e,o,
T’len pa ftyrë- e, o, pa
marifet-e, o!
Gjilan, 24. 03. 2005
RRETH E
RRETH ME GURË SHIQERI
(Dabishec-Gollak)
Rreth e rreth me gurë shiqeri –
Nestra ni javë, do t’niset kerri!
Po vinë gratë nëpër livadhe –
Po na e bajnë nusën për hajre!
Po vinë bijat ty u tubue –
Po vinë darsmën me na urue!
Prishtinë, 1974
RREZOJ
DIELLI NA RA N’QYLYM
(Marec-Prishtinë )
Rrezoj dielli - na ra n’qylym,
Lula jonë e bukur, vllavi i jem
asht trim!
Rrezoj dielli, na ra në jan;
Lula jonë asht zojë, vllavi
shkollovan!
Rrezoj dielli, na ra
n’sexhade,
Lula jonë,sojnike, vllavi
hallallzade!
Viti e Marecit, 1979
OJ LULI HOLL E HOLL MJEDISIN
(Marec – Prishtinë)
Oj Luli, holl e holl mjedisin,
Na Krasniqe, e kena fisin!
Krasniqe e kem fisin edhe
farën,
Në oborr të shpisë, e kemi
centrallën!
E kemi centrallën me marue strujë,
I ban dritë Lulijes, kah t’mushë
ujë!
Viti e Marecit, 1979
A T’ KAM THANË LULIJE
(Marec- Prishtinë)
A t’kam thanë Lulije,
Ti mos dil n’hajat!
Erdhe e more vllavin tem,
Qi asht avukat!
A t’kam thanë Lulije,
Ti mos dil n’oborr!
Erdhe e more vllavin tem –
Vllavin tem doktorr!
A t’kam thanë Lulije,
Ti mos dil n’qytet!
Erdhe e more vllavin tem,
Qi asht n’fakulltet!
Viti e Marecit, 1979
RRUGA
JONË SHIRITA-SHIRITA
(Llabjan-Prishtinë)
Rruga jonë, shirita-shirita,
Jovanka e para – Lula jonë e
dyta!
Jovanka e para n’ven të vet,
Lula jonë e dyta në Kosmet!
Llabjan, 1979
JENA
MOTRAT E AVOKATIT
(Llabjan – Prishtinë)
Jena motrat e avukatit –
Na i ngjesum dhamt’ e dukatit!
Jo pej zorit, veç pej
salltanatit,
Për çef tonë e për inati
t’hallkit!
Llabjan, 1979
ALI AGËN KUR TA MARTOJNA
(Llabjan – Prishtinë)
Ali-agën, kur ta martojna –
Edhe Tites, fjalë do t’i çojna!
I çojmë fjalë e fotografi –
Vjen Marrshalli me gjithë parti!
I çojmë fjalë me gazeta –
Vjen Marrshalli me partitë e veta!
Llabjan, 1979
RRUGËS
TONË I KA RA HANA
(Batllavë-Llap)
Rrugës tonë i ka ra hana,
Shkojna e marrum Lulijen,me
drama.
Rrokum vallen tej te reka,
Vllavi i jem me motrat e veta.
Rrokum vallen nëpër ledina,
Vllavi i jem me kusherina.
Prishtinë, 1974
SA E BUKUR DARSMA ME ÇALLGI
(Prishtinë)
Sa e bukur, darsma me çallgi,
Po martohet vajza, me djalin e
ri!
Sa e bukur darsma me shyhret –
Po martohet vajza për ni
student!
Nuk na dhime neve malli,
Veç qi e muerum Lulën, si a
djali!
Nuk na dhimet neve shpija,
Veç qi i mlodhum mesa e bija!
Lula e jonë,oj pipi i banaës,
Vina e t’marrum me flamur
t’Tiranës!
Prishtinë, 1974
SA E BUKUR DARSMA
(Marec-Gollak)
Sa e bukur darsma,
Darsma me çallgi;
Po martohet vajza-o,
Me djalin e ri!
Sa e bukur darsma,
Darsma me shyhret,
Po martohet vajza-o,
O, për ni student!
Sa e bukur darsma,
Me flamur shqiptar,
Po martohet vajza-o,
Për ni arsimtar!
Prishtinë, 1974
SA E KA BABA MULLININ
(Cfircë-Gollak)
Sa e ka baba mullinin –
Aq’ e ka Lula jonë, vimin!
Hajde Lula jonë, oj hajna molla –
I plasum dushmant na për okolla!
Prishtinë, 1974
LULA E JONË ÇKA T’ THA NANA
(Cfircë-Gollak)
Lula e jonë – çka t’tha nana?
-Lejë si dielli – rrezo si
hana!
Lula e jonë – çka t’tha baba?
I mier veni – i mier Danush aga!
Prishtinë, 1974
LULA JONË
BANË LUM DITË E NATË
(Cfircë – Gollak)
Lula jonë, ban lum dit’ e nat’,
Veç qi e ki Rexhepin,kunat!
E kije kunat – dija kimetin,
Hijum-hije, baja sherbetin!
Prishtinë, 1974
PO I
VESHIN NUSET KA DY PARË SANDALLE
(Cfircë-Gollak)
Po i veshin nuset, ka dy parë
sandalle –
Veç me u ba sa Lula jonë, e madhe!
Lula e jonë,o j rrezja e
rrezës,
Lumju i lumit, oj reja e
tezës!
Lula e jonë, oj rrezja e
hanës,
Lumju i lumit, oj reja e dajës!
Prishtinë, 1974
U DALË LULA N’ DRITARE T’ KULLËS
(Cfircë-Gollak)
U dalë Lula, n’dritare
t’kullës –
Ftyra e saj – sa ni bukë e furrës!
Sa ni bukë e furrës –
“Nullaricë,[37]
E kujt je, mori “drugaricë”?[38]
Prishtinë, 1974
ODA ME
VULLNET
(Cfircë – Gollak)
Oda me vullnet, me vullnet –
Kem thirrë n’darsum treqin vetë!
Treqin vetë kan me na ardhë,
Dhetëmi banka – kangatarë!
Kangatarë veç për çef,
Pesëmi banka – magjupet me def!
Prishtinë, 1974
NA
LULIJEN E MAJNA ME ARRA
(Cfircë- Gollak)
Na Lulijen, e majna me arra,
Veç qi i ka dy sytë me lara!
Na Lulijën, e majna me petlla,
Veç qi i ka t’zeza kto vetlla!
Prishtinë, 1974
SA FLETË
I PASTË DRENIÇARJA
(Prishtinë)
Sa fletë i pastë dreniçarja –
Aqë nafakë pastë hanumllarja!
Hajde knojna me shuplakë -
Kjo Lulija, pastë nafakë!
Pastë nafakë e selamet,
Ka krye shkollë e fakulltet!
Fakulltet të medicinës –
Për me u ba mjeke e Prishtinës!
Prishtinë, 1974
SA KE LULA N’KATUN T’VET
(Tugjec-Gollak)
Sa ke Lula, n’katun t’vet,
Reshi borë e u ba kjamet!
Kur erdh Lula, n’gjysë të
udhës,
Nxeu dielli e na i ra kullës.
Sa ke Lula, pa u palue,
Bike shi, ke tu na çue!
Si u nreç e u rregullue,
Nisen lulat me lulue!
Tugjec, më 16 .10. 1970
SA LULA, SA
BARI N’ULICË
(Gmicë-Gollak)
Sa lula, s a bari n’ulicë[39],
Kjo Lulija jonë, si kralicë![40]
Sa lula,sa bari në sokak[41],
Kjo Lulija jonë si bajrak![42]
Lula jonë – çyçeku[43]
i Prishtinës,
Mi kie dy lula n’mjedis të
shpinës!
Lula jonë – çyçeku i Gillanit,
Mi kie dy lula n’mjedis
ballit!
Lula jonë – çyçeku i Shkupit,
Mi kie dy lula n’mjedis
trupit!
Tugjec, më 01. 11. 1970
SHABI AGA – YLLI PARA YLLI
(Llabjan-Prishtinë)
Ore, Shabi-aga,
Ylli para ylli;
Dil n’dritare, o vlla,
Se po na nxenë dielli!
Ore, Shabi-aga,
Ylli para hanës;
Gzimi i madh, o vlla,
Ishe kan i nanës!
Ore, Shabi-aga,
Ylli përmi kodra;
Gzim i madh, o vlla,
Ishe kan për motra!
Ore, Shabi-aga,
Ylli qi lshon rreze;
Gzim i madh, o vlla,
Ishe kan për teze!
Llabjan, 1979
OJ LULI
BALLIN ME TEL
(Llabjan – Prishtinë)
Oj Luli, ballin me tel,
A t’ka pa Shabia, najherë?
-Um ka pa në bashqe tuj
vaditë,
Veç ni here, unë ja lshova sytë.
Veç ni here , unë, ja lshova sytë,
E kish ftyrën, sa ni bukë e
grytë!
Sa ni bukë e grytë –
“Nullaricë”,
Po e kujna je, oj “drugaricë”?
-As nuk jam e nanës, as nuk
jam e babës,
Po jam “drugarica” e
Shabi-agës!
Llabjan, 1979
SHAMIJA E SARIHT SKEJET ME DUKAT
(Vranidoll-Prishtinë)
Shamija e sariht, skejet me
dukat,
Kulla e Skënder-agës, n’katër
kat.
N’katër kat – rreth e rreth me
xhama,
Kur t’vinë Lula, tutet prama!
Mos u tut, mos kie dert,
Se n’dhomë t’Skënder-agës, a
shyhret!
Prishtinë, 1974
KU PO
RREHË KUMONA
(Vranidoll-Prishtinë)
Ku po rrehë kumona, te stanet
e tona,
Nusën e Hasanit, e marrum me
bollana!
Me bollana qi shkojnë për hava,
Lulën tonë, na vet e kena pa!
Vet e kena pa, e s’ka çka flet
kërkush,
I ka vetllat e zeza e dy sytë
si rrush!
Prishtinë, 1974
LULA E JONË – LULA KULAQE
(Vranidoll- Prishtinë)
Lula e jonë, lula kulaqe,
Kur t’del vera t’çesum
n’bashqe.
T’çesum n’bashqe me shetitë,
Çelin lulat, me t’i ngjitë!
Prishtinë, 1974
SHIH
ÇFARË ÇIKE KA RRITË NANA
(Vërbicë e Zhegocit-Gjilan)
Shih,çfarë çike ka rritë nana,
Ka mjedisin për dy kollana!
Shih,çfarë çike ka rritë baba,
E ke dorën për dy sahata!
Shih,çfarë çike ka rritë
shpija,
Vithe t’gjana për dimija!
Prishtinë, 1974
SHIRI
RIRI RA
(Cfircë-Gollak)
Shiri, riri, ra,
Shiri, riri, ra,
Lulja asht e vogël-o,
Bani mashalla!
Mashalla do t’bajmë,
T’mirat dom’ me i marrë!
Oj Lulija e vogël-o,
Unë po shkoj ushtar!
Ushtar du me shku,
Letra du me t’çu,
Oj Lulija e vogël-o,
S’ka kush me t’i knu!
-Me i knue, i knoj,
Po me i shkru nuk di;
Ore Ramish-aga, o,
Çka baj’ unë pa ty?!
Tugjec, 17. 11. 1973
(Motërzim i këngës shkodrane:
”Goca asht e vogël”.)
KU PO SHKON LULIJO
(Gëmicë-Gollak)
Ku po shkon, Lulijo, e moj te bunari?
Te bunari shkojshe, ftyrën e
pastrojshe,
Disa fjalë mi thojshe, e moj
Lulije,
Seferin e dojshe!
Ku po shkon Lulije, te
çeshmja?
Te çeshmja ti shkojshe, dardhat i
rendojshe,
E moj Lulije, Seferit ja
çojshe –
Disa fjalë ja thojshe!
Prishtinë, 1974
LUTI,
LUTI NANA – BIJEN
( Dajkoc – Kamenicë )
Luti e luti, nana – bijën,
Rri edhe sivjet!
Jo, bre nanë, oj nana ime,
I musha nizet vjet!
Me këtë nanë, oj, tybe une,
Shumë kam pas lezet!
Luti e luti, baba – bijen,
Rri edhe sivjet!
Jo, bre bab-o, baba im-e,
I musha nizet vjet!
Me këtë bab-o, tybe une,
Shumë kam pas lezet!
Luti e luti vllavi – motrën,
Rri edhe sivjet!
Jo, bre vlla, o, tybe une,
I musha nizet vjet!
Me këtë vlla, o, tybe, une
Shumë kam pas lezet!
Prishtinë, 1974
MOJ E
MIRA NËPËR THERRA
( Tugjec – Gollak )
O, moj e mira, mori nëpër therra
–o,
O, t’ lypa, t’ lypa, mori sa
ke vera –o!
O, sa ke vera, mori, na erdh
vjeshta - o,
O, Ismet agën, mori, vet e
deshta-o!
O, vet e deshta, mori, vet e
mora – o,
O, plasni shoqe, mori,
për okolla – o!
Tugjec, 1965.
OJ LULIJA
JONË ME LIMANA
( Tugjec- Gollak)
Oj, Lulija jonë, me limana – o,
A ma mirë te na, a te nana –o?
Te nana e te baba, janë
fukara,
Hajde Lulë, te na e banë
sefa-e-o!
Sefaja ish kan e se kisha
ditë,
Se mu ka kputë shpina therra
tuj prashitë!
Tugjec, 1965
OJ LULIJE
– PLLUMI I BARDHË
( Llabjan – Prishtinë)
Oj, Lulije, moj, pllumi i bardh-e,
Boll shetite, moj, dardhum
–dardhë – e!
Dardhum – dardhë, e moj pemum
– pemë -e,
Erdhe e more, moj vllavin
tem-e!
Oj, Lulije, moj, pllumi i
kuq-e,
Boll shetite, moj, rrudhum –
rrush-e!
Rrushumë – rrush, filizëm –
filiz-e,
Vllavi i jem, moj, tu
begenis-e!
Oj, Lulije, moj, pllumi i
verdh-e,
Vllavin tem, e moj, vet e
zgedhe!
Oj, Luli, moj, molla verore,
Vllavin tem, e moj, vet e
more!
Llabjan, 1979
SHPIJA E DYLBER AGËS
(Meshinë-Gollak)
Shpija e Dylber-agës, n’
rrajë t’ ni plepit,
Si bollanat e
Komitetit!
Anët e bollanit rreth e rreth
me xhama,
I kemi fitue me shkollë e
dipllama!
Anët e bollanit rreth e rreth me lula,
I kemi fitue me shkollë e matura!
Tugjec, më 27. 10. 1970
SHPIJA
JONË ME TULLA
(Tugjec-Gollak)
Shpija jonë e ngrime me tulla,
E marrum Lulijën, me kangë e
me lula,
Hajde mashalla, me kangë e me
lula.
Shpija jonë e lyeme me qyreq për
çef,
E marrum Lulijen, me kangë e
me def,
Hajde mashalla, me kangë e me
def!
Shpija jonë e lyeme me çiment,
E marrum Lulijen, si e deshtum
vet,
Hajde mashalla, si e deshtum
vet!
Shpija jonë e lyeme me horostan,
E marrum Lulijen, me fistan
najllan,
Hajde mashalla, me fistan najllan.
Tugjec, më 16 .10. 1970
SHPIJA
JONË ME TULLA
(Tugjec-Gollak)
Shpija jonë me tulla, me tulla,
E marrum Lulijen, me lula,
Me lula,
Hajde mashalla!
Shpija jonë e madhe, e madhe,
E marrum Lulijen, me valle,
Me valle,
Hajde mashalla!
Shpija jonë me xhama, me xhama,
E marrum Lulijen, me drama,
Me drama,
Hajde mashalla!
Shpija jonë e lyeme me qyreç,
E marrum Luljen, si syret,
Si syret,
E kena zgjedhë vet!
Shpija jonë e lyeme me
mallter,
E marrum Luljen, si dylber,
Si dylber,
Hajde mashalla!
Shpija jonë e mier, pllanin e
ka n’”GE”!
E marrum Lulijen, n’ flamur
kuq e zi,
Hajde, mashalla,
Hajde si n’ Shypni!
Tugjec, 1971
SHUMË JENA GZU OJ LULI
(Mramuer-Prishtinë)
Shumë jena gzu, oj Luli,
Shumë jena gzu’;
Edhe hanum-nana,oj Luli,
Don me fluturu’!
Prishtinë, 1974
OJ LULI
KUSH TU DHIMT MA S’ SHUMËTI
( Mramuer – Prishtinë)
Oj Luli, kush tu dhimt ma s’shumëti?
-Mu’ mu dhimtën shoqet e
katunit!
Shoqet e katunit, haj kuku,
S’kan ku dalin ma pa mu’!
Prishtinë, 1974
SHUMË UJTË E KA DETI
(Kukavicë-Slivovë)
Shumë ujt’ e shumë
ujt’ e ka deti,
Zijadin-agën, e ka rritë
vullneti!
Shumë yjzit, shumë
yjzit i ka havaja,
Selatin-agën, e ka rritë
sevdaja!
Slivovë, 1979
KQYRNE , KQYRNE LULEN
( Kukavicë – Slivovë)
Kqyrne, kqyrne Lulen –
Mos ja kqyrni punën!
Se puna palohet –
Me Lulen, jetohet!
Kqyrni gra e kqyrni bija –
Çka ka falë, kjo Perëndija!
Kush mos baftë, moj, Mashallah –
Plasja sytë, o i Madhi Allah!
Mos bani – kuku,
Po bani – lumju;
Se Lulja, ma e bukur –
Nuk ka ku me shku!
Mos bani – ha,ha,
Po, bani –Mashalla,
Se Lule ma t’ bukur,
Perëndia s’ ka!
Slivovë, 1979
SIKUR TY
LULE KENA DITË
(Prishtinë)
Sikur ty, Lule, kena ditë,
Ta kena pritë bukurinë me u rritë!
Sikur ty Lule, kena pasë,
Ta kena pritë bukurinë me u
trashë!
Prishtinë, 1974
SOBA JONË
ME DËRRASA
(Tugjec-Gollak)
Soba jonë me dërrasa,
Me dërrasa-o,
Aman, Lulijo,
Mos na qit përjashna-o!
Soba jonë me brym-e,
Me brym-e, o,
Çilna derën, oj Lulije,
Se u mërdhim-e, o!
Shpija jonë me kasht-e,
Me kasht-e, o,
Qysh na i qite, o vlla,
Motrat përjasht-e, o?!
Gjilan, 24. 03. 2005
SOD NI JAVË KEMI DARSUM
(Kalaticë-Llap)
Sod ni javë e kem ni darsum –
Për gjymysh, na do t’ju
thrrasum!
Sod ni javë e kem ni kanagjegj
–
Do t’ju marrum veç për çef!
Sod ni javë kemi gazmend –
Do t’ju thrrasum rend me rend!
Prishtinë, 1974
SUZANA –
GUHEN PREJ SHERBETI
(Kalaticë-Llap)
Suzana – guhën prej sherbeti,
Ni shpi robë, e ktheve prej veti!
Ni shpi robë, e ktheve prej veti –
Veç prej vimi e prej marifeti!
Oj, Suzana, dhamtë e shpeshë –
Hije t’ paska, kur po keshë!
Oj, Suzanë, mos ja rreh nalt,
Se Ismetit, s’ ja ban ngat!
Prishtinë, 1974
LUMJA UNË
PËR SOD NI JAVË
( Kalaticë – Llap)
Lumja unë, për sod ni javë –
Se Suzanën, do t’ shkoj me e
marrë!
Oj, Suzanë, oj dylber,
Unë për ty, do t’ vi në kerr!
Suzana, gishtin me myhyrë,
Vet artiste – Ismeti n’ detyrë!
Kur ma çon Suzana, dorën –
Sikur basi kur e ban’ borën!
Kur ma çelë Suzana,synin –
Sikur reja kur e lshon
diellin!
Kur ma çelë Suzana,gojën –
Sikur gjyli, kur e çelë bojën!
Prishtinë, 1974
SUZANO, KUKULL
MORI KUKULL
(Kalaticë-Llap)
Suzano, kukull,mori kukull –
Shtati yt, shumë i bukur!
Shumë i bukur, mori shtatselvi –
Lumja unë, qi t’ kam kunatë ty!
Prishtinë, 1974
SUZANO, MOJ ORA E DORËS
(Kalaticë-Llap)
Suzano,moj ora e dorës,
Mirë po dihesh – vajzë e
shkollës!
Dil Suzano,dil në derë –
Sikur vjollca në pranverë!
Dil Suzano, dil n’ çardak –
Sikur lulja në zambak!
Prishtinë, 1974
SUZANO, OJ LULA E VERDHË
(Kalaticë-Llap)
Suzano,oj lula e verdhë,
Po vjen nuse nër beglerë!
Suzano, oj lulja e bardhë,
Po vjen nuse nër malltarë!
Suzano, oj sytë e zi,
Po vjen nuse nër zotni!
Suzano, faqet me pika,
Po vjen nuse nër shpijanika!
Suzano, sytë si filxhana,
Po vjen nuse nër shkollovana!
Prishtinë, 1974
SUZANO, PALOJ
OJAT
(Kalaticë-Llap)
Suzano, paloj ojat –
Se po vinë me t’ marrë zojat!
Suzano, paloj jajgijat –
Se po vinë me t’ marrë janxhijat!
Suzano, paloj qylymat –
Se po vinë me t’ marrë trimat!
Suzano,paloj sexhadet –
Se po vinë me t’ marrë agallarët!
Prishtinë, 1974
T’ LUMET NA PËR T’ DIELLËN N’ SABAH
(Prishtinë)
T’ lumet na për t’ diellën n’
sabah –
Do t’i nisum kerret, o me
Bismilah!
T’ lumet na për t’ diellën n’
aksham –
Do t’ na vjen kunata veshun me
najllan!
Prishtinë, 1974
TE DYERT E OBORRIT
(Tugjec-Gollak)
Te dyert e oborrit, ni çeze me
jaj,
Lum nana, um nana,
Reja, t’koft’ për hajr!
T’ koftë për hajr e me nafakë,
Koka ni syzezë e ni qafëgatë!
Kush të shtini, oj Luli, n’
kerr?
Baba yt, si gabel!
Tugjec, më 16 . 10. 1970
T’ ISHE KAN VEÇ EDHE NI PLLAMË
(Tugjec-Gollak)
T’ ishe kan Hazbije, veç edhe
ni pllamë ,
Kërkun shoqe, oj Lulije, s’ kishe pasë me lanë!
Oj, Hazbije, moj dylbere-o,
A e ke pa-o, Ramushin,najhere-o?
-E kam pa-o, në bashqe tuj vadit-e,o,
Veç ni here, unë, ja lshova syt-e,o!
Veç ni here,
unë, ja lshova syt-e,o,
M’erdhi marre, edhe e ula
kryet-e,o!
Tugjec, më 15. 08. 1971
T’ LUMET NA KU JENA RRITË
(Llabjan-Prishtinë)
T’ lumet na, ku jena rritë –
Në Koznicë, në teferig!
Teferig, o, të knaqet zemra,
T’ knaqet syni me hi mrena!
Me hi mrena -fshinë Lulija,
Me dalë jasht – këndon radija!
KY OBORRI
I JONË
(Llabjan – Prishtinë)
Ky oborri i jonë, asht rrafsh dyz;
Na pe mjellum grunë – po na
binë oriz!
Ani kit orizin, kush e
presaditë?[44]
Ani Lulë-gastarja, vet po e vaditë!
Llabjan, 1979
T’ LUMET NA PËR KIT DITË
(Tugjec-Gollak)
T’ lumet na, të lumet për kit ditë,
Qi hazdret Lulijen e kemi pritë!
Hani,mori, hani, bani
Mashalla,
Se po e çplojmë Lulijen, për
me e pa!
Ani,kush mos baftë, moj, ani
Mashalla,
Ani plasja sytë, o, i lumi Allah!
Hani,mori, hani, mos ta nalim,
Çka i kem dushman, na do t’i
kallim!
Tugjec, më 1971
T’ LUMET NA PËR KIT VERË
(Kalaticë-Llap)
T’ lumet na, për kit verë –
Me Lulinë, dalim me herrë!
Kur t’ vjen vakti me dalë n’
ara –
Vet përmas, vllazninë përpara!
Po vjen baba – puna e marë!
-Të marë paç, o more babë,
Tu mushtë goja me mijaltë!
-Puna e marë, çikat e mija –
N’ kofshi lodhë, shkoni te
shpija!
Shkoni te shpija me pushue,
Po vjen pitja tan tuj vlue,
U vjen kosi pa truzue!
Prishtinë, 1974
T’ LUMET NA PËR VERËN E PËR VJESHTËN
(Vranidoll-Prishtinë)
T’ lumet na për verën e për
vjeshtën,
Dal n’ oborr, e shkuni
pjeshkën!
Shkuni pjeshkën, e shkuni
mollën,
Me Hasanin, e me vetullhollën!
Shkuni pjeshkën e sheftelinë,
Me Hasanin e me
Lulinë!
Shkuni pjeshkën, e shkuni kumllën,
Me Hasanin, e me
hanum-Lulën!
Prishtinë, 1974
T’ LUMET NA PËR VERËN E SIVJETIT
(Cfircë-Gollak)
T’ lumet na, për verën e
sivjetit-
E martojna djalin e hazdretit!
Djali i hazdretit, mos i raftë;
Tu’ i pasë vllazninë – edhe pesë a
gjashtë!
Tugjec, 17. 11. 1973
TRE
QYLYMA T’ NGRIMË PEJ TELIT
(Tugjec-Gollak)
Po vjen kerri rreth zabelit,
Tre qylyma t’ ngrimë pej
telit.
T’ ngrimë pej telit – lula n’
mjedis,
Kadal djalë, mos u dalldis!
-S’po dalldisna, as s’po tranohna,
Po i mledh miqt se po martohna!
Miqët shkojnë te shpija e vet
–
Dhe njerëzija mue m’ jet!
Tugjec, më 01. 11. 1970
TREQIN COPA DHENË
(Magure-Gollak)
Treqin copa dhenë me tri kumona,
Nilli Durmish-aga, tu lumtë goja!
-I nolla e i nolla, e i trellova,
Te syzeza, une shkova.
Bana brram me kcye therrën –
Sylbi-hanmi, çilma derën!
Sylbi-hanmi, nër avli –
Kush asht n’ odë, unë,hiç s’pe
di?!
Ramish-baba, qaj zotni –
M’i ka çeset plot dukat t’ri!
Ky dukati shkronja-shkronja,
Nusja e jonë, bash si shqiponja!
Ma ka shtatin bash si bolla,
Sytë e zezë, vetllat e holla!
Prishtinë, 17. 01. 1974
U DALË LULA N’ XHEZENTI
(Kalaticë-Llap)
U dalë Lula, n’ xhezenti –
Po i fshinë lotët me shami!
U dalë Lula, në ballkan –
Hije i kan dimitë “Kristal!”
U dalë Lula, në oborr –
Hije i kan dimitë lahor!
Prishtinë, 1974
U NALË
DIELLI VEÇ PO KQYRË
(Kalaticë-Llap)
U nalë dielli, veç po kqyrë –
Shih Lulijen, sa e mirë!
U nalë hana, veç po keshë –
Shih Lulijen, çka po veshë!
Janë nalë yjzit po xixllojnë –
Shihni motrat çka po knojnë!
Prishtinë, 1974
UNAZA E DUKATIT
(Tugjec – Gollak)
Unaza e dukatit,
Sillet nëpër ujë.
Nusja e vllavit tem –
Synin mos ma lujë!
Synin mos ma lujë,
Synin mos ma tremë;
Vllavi jem i ka
Treqin copa dhenë!
Tugjec, më 27. 10. 1970
VASHA, VASHA N’ SELANIK
(Milec-Llap)
Vasha, vasha n’ Selanik,
Djali i Gjilanit,
Rrak, tak, për merak,
Nusja e shkollovanit!
Prishtinë, 1974
VISHE
LULË GOSTIMIN
(Cfircë-Gollak)
Vishe Lulë, gostimin,[45]
Dil e rri karrshi;
Plasi gjithë dushmanët-o,
N’ kojshi çka i ki!
Dushmant jan kan t’ plasun,
Me fis e me farë;
Pej at’ ditë, me darsum,
Lulë, qi t’ kemi marrë!
Tugjec, 17. 11. 1973.
VLLAVI I JEM KUNDRAT ME TENEQE
(Kishna Pole-Gjilan)
Vllavi i jem, kundrat me
teneqe,
Hiq mos hajde, se nusja e
keqe!
Vllavi i jem, kundrat me
zingjirë,
Hajde, hajde, se nusja e mirë!
Vllavi i jem, kundrat me maje,
Hajde, hajde, se nusja e
madhe!
Vllavi i jem, teshat me katllak,
Nusja e mier, si bajrak!
Prishtinë, 1974
XHEVRIJO –PAPUÇET E VOGLA
(Vranidoll-Prishtinë)
Xhevrijo, papuçet e vogla,
Po t’ thirrë baba, tej tu oda!
Hajde Xhevrijo, mori Luli,
Shtroje odën, bane si kuti,
Se po vijshin dajt’ e mi!
Si në ardhshin kallabllak –
Merrjau dorën e kesh kapak!
ORE BABË
ÇKA I VJERRË VESHT
( Vranidoll – Prishtinë)
Ore babë, çka i ke vjerrë vesht’ –
A po t’ dhimen me i pre desht?
Me i pre desht, me i pre galanat,
Ke thirrë miqt, ke thirrë jaranat!
Prishtinë, 1974
ZO’ KIT DARSUM KUSH E NISI
(Shajkoc-Llap)
Zo’ kit darsum kush e nisi?
-Vllavi i jem, o, sheherlishti!
Sheherlishti, me agallarë,
Mledhim bija me atllarë.
Kanagjegjin, kush e nisi?
-Baba i nusës – magjupishti!
Magjupishti, me farkatarë,
I mledhë bijat me magarë!
Prishtinë, 1974
OJ NAZO,
HAJDE RRIMË NËR MOLLA
(Shajkoc – Llap)
Oj Nazo, hajde rrimë nër molla –
Plasin, krisin shoqet për okolla!
Oj Nazo, hajde rrimë nër hije –
Plasin, krisin munafikt kah i
kije!
Prishtinë, 1974
OJ RAZO, KUNATA E MARAKIT
( Shajkoc – Llap)
Oj Razo, kunata e marakit –
A i qinise çevret e “Fiatit”?
-I qinisa e i lulova –
Krejt Shajkocin e hijeshova!
Oj Razo, lulë, mori lulë,
Vimë e t’ marrum me veturrë!
Oj Razo, a ke punue?
Autobusat e kem pague!
Oj Razo, a i ke qinisë?
Autobusat i kem vargisë!
Prishtinë, 1974
LULË
KADIFE N’ MAJE KREJE
( Shajkoc – Llap )
Lulë kadife n’ maje kreje,
Oj kunatë, hajde mas meje!
Hajde mas meje, e mas meje,
Se mi lujte ment’ pej kreje!
Prishtinë, 1974
NDREÇE
SHTATIN EDHE PAK
( Shajkoc – Llap )
Ndreçe shtatin edhe pak,
Për ni kunatë, s’na jet marak!
Kush ta dredhi Lulo, qatë kajë?
Shtati yt Lulo, si kombajë!
Kush ta dredhi Lulo, qatë brushë?
Ma çon mallin si zojushë!
Prishtinë, 1974
BANI GRA
JU MASHALLAH
( Shajkoc – Llap )
Bani gra, ju, mashalla,
Se me i ra msyshë, a gjynah!
Edhe me i ra, nuk a seri –
Sytë i kan n’ta gjith ky njeri!
Gjith ky njeri, gjith ky insan –
Asnja sytë njajtë nuk i kan!
Prishtinë, 1974
KUSH E
BANI GJITHË KIT SALLTANAT
( Shajkoc – Llap )
Kush e bani gjithë kit salltanat?
O, e bani ma i madhi kunat!
Kush e bani gjith kit dyzen?
Ky kunati, tuj shku n’ Prizeren!
Prishtinë, 1974
DO T’ PALOJNA LULI N’ DIVANHANE
(Shajkoc – Llap )
Do t’ palojna Luli, n’
divanhane –
Për inati t’ opçinës tane!
Qi t’ kan qitë ty me korrë,
Drapnin n’ krah e knatat n’ dorë!
Prishtinë, 1974
OJ NANA E
NUSES DIMIJAT ME CKANLA
( Shajkoc – Llap )
Oj nana e nuses, dimijat me ckanla
–
Kush ta vnon kusinë ty, me la
panla?
Lejë nano, lej rrajë ni gardhi –
T’i lanë Lula, kur t’ vjen s’
pari!
Nana e nusës – kaurresha,
Kush ta vnon kusijen me la
tesha?
Lej nano, lej rrajë ni zidi –
T’i lanë Lula, kur t’ vjen për
s’ dyti!
Prishtinë, 1974
SHKOJKE MUJ E ARDHKE JAVA
( Kishna Pole – Gjilan )
Shkojke muj e ardhke java,
Nejke Lula, badihava!
Me kan pasë Lula, çka me punue –
Hanë e diell i kish marue!
Prishtinë, 1974
VLLAVI I
JEM DRIDHE SHOKËN
(Grashticë- Prishtinë)
Vllavi i jem, dridhe shokën,
Hin n’ torishtë e preje lopën!
Preje lopën, preje kaun,
S’ asht kollaj me martue vllaun!
Prishtinë, 1974
DUSHKU –
DUSHKU, BARI – BARI
(Grashticë- Prishtinë)
Dushku, dushku, bari, bari,
Tek po vjen Naim shumëari![46]
Tek po vjen Naim shumëari,
Na e gjet Lulën, te bunari!
-Hajde Lulë, e majma atin,
Po ta ngjes në dorë sahatin!
Prishtinë, 1974
VLLAVI I JEM KU E PATE MARAKIN
(Dabishec – Gollak)
Vllavi i jem ku e pate marakin
–
N’ Selanik e ngule bajrakin!
Vllavi i jem, ku e pate
dëshirën-
Në Prishtinë, e more ma t’
mirën!
Prishtinë, 1974
U UNGJË BABA I LULËS E PO RREZITET
(Llabjan – Prishtinë)
U ungjë baba i Lulës, e po
rrezitet,
Për çikën e vet, ai po
mërzitet!
Mërzitu, mërzitu, se s’ kie çka
ban,
Kalle ni cigare edhe pi duhan!
Duhani s’ po m’ pihet, s’ po m’
pihet,
Pa çikë, nuk po m’ rrihet, nuk po
m’ rrihet!
Llabjan, 1979
VLLAVI I
JEM – ZOG ZABITI
(Prishtinë)
Vllavi i jem – zog
zabiti,[47]
Banja hallall nanës, qi të
rriti!
Qi të rriti e t’ qiti në
dritë,
E t’ martoj me mat’ mirën
çikë!
Soba e jonë me zingjirë,
A po t’ doket vlla, nusja e
mirë?!
Prishtinë, 1974
*****
Demir
Krasniqi : “Lirika popullore e Gollakut” – Gjilan, më 2008.
[1] Shumadija, krahinë në Serbinë Qëndrore, emri i së cilës është përdorur si firmë e një tipi të basmës, të
cilin në këtë kohë e kan blerë
nuset dhe gratë kosovare me të madhe, nga se shquhej për kualitet të mirë!
[8] Shumadi-a toponim në Serbinë Qendrore që nënkupton një lloj basme që përdorej për qepjën e
dimijave dhe konsiderohej si basma më
bashkëkohore, në atë kohë.
[9] Mange, fj. magjupishte, që ka kuptimin e rrogtareshës, shërbëtores, apo pastrueses, e cila punon punët më të
vështira në shtëpi të huaj, vetëm për
pak para.
[13] Ruski çaj, shprehje serbe - Çaj Rusije. Ky lloj çaji, ka hyrë në përdorim me të madhe nëpër familjet kosovare që
në fillim të viteve të 60-ta
dhe për çudi, është përdorur me këtë emërtim i cili nuk ka të bëjë fare me prejardhje nga Rusia?!
Ky çaj e ka prejardhjen nga Cejloni,
India, Pakistani dhe vendet tjera aziatike, por pushtetarët serbë, e kan plasuar nëpër tregjet
e Kosovës, duke e proklamuar me këtë
emërtim, kurse qëllimi i tyre ka qenë me prapavijë politike, në mënyrë që edhe përmes gjërave
elementare ushqimore dhe pijeve të ndryshme,
të krijojnë simpati ndaj prodhimeve komuniste të Rusisë, si aleate besnike e Serbisë!
[14] Samaver – Aparat i mbushur me plin, ku
mund të zihet çaji edhe në vendet
rurale, ku nuk kishte rrymë elektrike.
[16] Maqinë-a - Makina e qepjës së rrobave, që aludon në kohën kur për herë të parë fillojnë të përdorën këto
makina në amvisërinë shqiptare, e
arritur kjo që do t’i braktisë përgjithëmonë gjylpërat dhe kërrabzat, për përgatitjën e veshëmbathjeve
primitive.
[19]
Pllavi Radion - Deterxhenti i
parë në tregun kosovar, i cili filloi të përdoret
për larjen e rrobave, pas sapunit klasik.
[25] Hasretit, fj.
turke – të vetmit
[46] Shumar, fj. serbe - rojtari i pyllit