Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Gjenerali Sheme Kosova kërkon shpërblim për tradhti!!

| E hene, 13.02.2012, 07:58 PM |


Në vend të urimit për Vitin e Ri 1993!

 

Gjenerali Sheme Kosova kërkon shpërblim për tradhti!!

/Gjeneral, është një dëshmitar që nuk të lë të gënjesh!/

 

Nga Kadri Mani

kadrimani@hotmail.com

 

I dashur Sheme Kosova, Tungjatjeta!

Në shtojcë po jua dërgoj njoftimin e Kabinetit të Presidentit për pilotin e ardhshëm, Bashkim Latifi nga Kmetovci i Gjilanit, zemra e të cilit zhuritet e lektiset të bëhet pilot! Andaj ngutet e nuk i pritet dhe unë gjendem keq në këso raste kur nuk mund t’iu ndihmoj? Kurse Juve nuk dua të ju mërzis?- edhepse kam qenë edhe nja 2-3 herë në zyrë, por nuk depërtova dot nga tollovia.

Pasataj, edhe kontaktet tona janë tepër të rralla? Unë jam i lidhur me fatin e Atdheut dhe kur zbehen aktivitetet, shqetësohem dhe më duket vetja si i k a n a k!

Se, po shpëtheu lufta e nuk na gjeti gati, unë nuk e marr përgjegjësinë? Fjala ishte për pengimin e ushtrimeve të rekrutëve tanë në Elbasan? Dhe për përgatitjen e kuadrit kosovar?

Me këto dëshira e synime, Jua uroj Vitin e Ri 1993!

Juve dhe familjes suaj e shokëve të idealit.

27.12.1992

Juaji, Kadri Manaj

(nënshkrimi)

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KABINETI I PRESIDENTIT

 

Nr. 24/436/2 Prot.                                                                       Tiranë, më 29.9.92

Zotit:

BASHKIM LATIFI

Rr. “Sami Frashëri” P. 27, Sh. 4

Ap. 40, Tirana e Re

Tiranë

 

Presidenti i Republikës, zoti Sali Berisha, e mori dhe u njoh me përmbajtjen e letrës tuaj.

Me porosi të Tij ajo ju dërgua Ministrisë së Mbrojtjes, e cila do të shikojë rastin tuaj dhe për mundësinë e zgjidhjes do t’ju kthejë edhe përgjigje.

 

Përgjrgjësi i Zyrës së Letrave,

Gëzim Jarani

(nënshkkrimi)

 

Meqë përgjigje s’pati, tok me babain e Bashkimit, zotin  Ali Latifi, e me kushëririn e tyre e nipin tonë, zotin Ahmet Kamberin, e thirëm Gjeneralin Sheme Kosova me telefon dhe kontaktuam diku në një restorant: kur u ndamë, miqtë e mi po më thoshin me habi:

-Na e incizioi bisedën Gjenerali!

-Jo, ore?- nuk e kam hetuar...

-Si, baca Kadri, nuk e paske hetuar, po çka ishte ajo kutia e zezë mbi tavolinë!?

-Mbase kuti e cigareve?

-Po mirë, nëse po na bën humor...

-Po përse? Po ne nuk folëm diçka kushedi se çka...

-Jo por vetëm për shkollimin e kuadrove, për luftë kundër Serbisë!

Gjenerali na kishte tradhtuar neve dhe Sali Berishën!!

 

Si u njohëm me gjeneralin Sheme Kosova?

 

Në Qafë-Thanë Gjenerali i kishte takuar dy rekrutë kosovarë që ishin të rrezikuar: Fatmir Salihu nga Përlepnica e Gjilanit dhe Lulzim Osmani, nipi im; i merr me veturë, i dërgon në Tiranë dhe i strehon derisa jua rregullon dokmentet për në mërgatë. Nga ky gjest human, vëllai im, Begzadi, ngelet në lidhje shoërimi e miqëse: shkonim edhe në banesë të Gjeneli në Durrës, por edhe në zyrën e tij në Tiranë.

Në një moment kur unë shpreha adminrimin tonë për gjestin  e Gjeneralit, Ai më tha:

-Përse, po ti a nuk do ta bëje të njejtën punë si edhe unë!?

M’u duk fort modeste dhe e natyrshme, kurse me vete po thosha: ore unë do ta bëja, se jam malësor, por ti që je fushor i Muzeqesë e laluc!?- lëre mos e nguc!

-------------------------------------------------------------------------------------

 

Padia e Sheme Kosovës, gjykata cakton ekspertë

Tërhequr më 20 Shkurt 2012



TIRANE - Gjykata e Tiranës ka caktuar ekspertë kontabël për të llogaritur vlerën e detyrimit ekonomik që ka Ministria e Mbrojtjes, ndaj Sheme Kosovës, ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare. Në padinë që ka depozituar në gjykatë, kundër dikasterit të mbrojtjes, Gjeneral Kosova kërkon detyrimin e ministrisë për t'i paguar të drejtat ekonomike e financiare si: pagat mujore, lejet e zakonshme, kompensimin në vlerë monetare të normës së ushqimit dhe të normës së veshmbathjes, për periudhën e 9 qershor 1998 deri më 11 maj 2007. Po kështu Kosova kërkon pagimin e pagës së papunësisë së bashkëshortes për të njëjtën periudhë kohore, si dhe trajtimin me pagesë kalimtare dhe pagimin e kamatëvonesave të shumës së pagave nga 11 maji 2007 deri në datën e depozitimit të padisë.

 

Rrëfimi i ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralit në pension Sheme Kosova , info@besiana.de 03 Apr. 2005 21:41 Prill 3, 2005 
Rrëfimi i ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralit në pension Sheme Kosova. Largimi nga posti në mars ‘97, gabimet që u bënë në atë kohë dhe sot, e jeta e tij private 
"Pas dorëheqjes paguhem më pak se kapteri im".

 

Shkruan : Dashnor Kaloçi


Kanë kaluar plot tetë vjet që nga dita kur ai e veshi për herë të fundit uniformën e gjeneralit dhe që nga ajo kohë, atë kostum që i përngjet me një relike të së kaluarës ai e ruan në garderobën e tij njëlloj si kostumet e tjera civile, pasi e konsideron si një pjesë të jetës. Tashmë i veshur thjesht me rroba civile, ai del nga shtëpia e tij që ndodhet diku në një kapanon të adoptuar të ish-shkollës ushtarake "Skënderbej" dhe si çdo ditë bën ritualin e zakonshëm të shëtitjeve apo takimeve me shokë e miq, por pa ndonjë program të caktuar. Shumë pak nga ata ushtarë apo oficerë që shërbejnë sot aty në ambientet e brëndëshme apo postoblloqet e ish-shkollës së Bashkuar të Oficerëve "Enver Hoxha", e njohin dhe e dinë që ai civil që i përshëndet me mirësjellje sa herë hyn e del nga porta kryesore e asaj shkolle, jo më shumë se tetë vjet të shkuara ka pasur nën komandë të gjithë ushtrinë shqiptare. Që nga 2 marsi i 1997-s, kur ai dha dorëheqjen nga detyra e Shefit të Shtabit, duke u thënë Lamtumirë armëve, u mbyll në shtëpinë e tij, aty në ato kapanone të ish-shkollës ushtarake "Skënderbej", prej dritareve të së cilës ndiqte me dhimbje të madhe plaçkitjen e rrënimin e Ushtrisë Shqiptare. Edhe pse që nga ajo kohë kanë kanë kaluar disa vite dhe kanë rrjedhur shumë ujëra, Sheme Kosovës nuk i janë ndarë ende peripecitë e jetës, që i erdhën për shkak të detyrës që ai kishte atëherë. Tashmë ai është një njeri krejt i zakonshëm si gjithë të tjerët, madje me më shumë halle e probleme, pasi pensioni prej 136 mijë e 400 lekë të vjetra që ia kanë dhënë pas një odiseje të gjatë gjyqësore në vitin 2002, nuk i mjafton as për një jetesë minimale. As spaletat e gjeneralit me katër yje që mbajti mbi supe për katër vjet me rradhë, (që nga krijimi i ushtrisë shqiptare në kohën e Ismail Qemalit e deri në sot i ka pasur vetëm Enver Hoxha) "nuk i bënë fajde" për punën e pensionit, dhe tashmë ai detyrohet të marrë më pak se një ish-kapter i tij pensionist si ai. 
Pyetje: Zoti Kosova, që kur u pati lindur dëshira për të ndjekur shkollën ushtarake për oficer? 
Përgjigje: Unë as që e kisha menduar ndonjëherë se do të vinte dita të ndiqja shkollën ushtarake për oficer, pasi jo vetëm nuk e kisha dëshirë një gjë të tillë, por asnjë nga familja apo fisi ynë nuk kishte veshur ndonjëherë uniformën e ushtarakut.

Po si ndodhi kjo gjë dhe kush u bë sebep që ju të futeshit nën armë? 
Ashtu si pjesa më e madhe e fisit tone, që punonin në arsim e shëndetësi, edhe unë, pasi mbarova maturën në gjimnazin "Babë Dudë Karabunara" të Beratit më 1967, fillova punë si mësues në disa fshatra të atij rrethi. Por që vitin e parë Dega Ushtarake më kërkoi që ta ndërprisja punën si arsimtar dhe të shkoja në Shkollën Ushtarake të Oficerëve "Enver Hoxha" në Tiranë. Por ndërsa vitin e parë dhe të dytë unë refuzova ta lija punën e mësuesit, të cilën e bëja me shumë dëshirë, vitin e tretë më morën gati forcërisht me policë dhe më çuan në bankat e asaj shkolle në Tiranë.

Pyetje: Si e kujtoni emrimin tuaj si Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe si erdhët ju në atë post? 
Përgjigje: Si fillim, desha t‘ju them se në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ku unë u emërova në qershorin e 1994-s, kisha ardhur pasi i kisha kaluar të gjitha shkallët e hierarkisë ushtarake, një e nga një, dhe në atë detyrë kam ardhur vetëm në sajë të punës sime. Në atë funksion unë zëvendësova Ilia Vashon, i cili e la atë detyrë, pasi shkoi në Bruksel. Me gjeneral Vashon (për të cilin ruaj kujtimet më të mira) unë bashkëpunoja ngushtë që kur isha Drejtor Operativ i Ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe emërimin tim në atë funksion e mësova disa ditë më përpara se presidenti Berisha të nëshkruante dekretin, pasi më kishin thërritur për të më marrë mendimin. Në një nga ato ditë ministri Zhulali më tha të bëhesha gati se të nesërmen do bëhej ceremonia e emërimit tim dhe aty erdhi vetë presidenti Berisha, i cili foli fjalë të mira për mua. 
Pyetje: Sa kohë qëndruat në detyrën e Shefit të Shtabit dhe kë kujtoni nga ditët apo momentet më të vështira që keni kaluar në funksion të atij posti? 
Përgjigje: Në detyrën e Shefit të Shtabit të Ushtrisë unë kam qëndruar nga qershori i 1994-s deri më 2 mars 1997, kur u detyrova të jepja dorëheqjen nga ai funksion. Gjatë asaj periudhe gati 4-vjeçare unë kam kaluar shumë momente të vështira, por periudha më e vështirë është ajo e janar-marsit 1997, kur filluan protestat për fajdet dhe ushtrisë i kërkohej që të bënte detyra që i takonin politikës apo policisë. Data 2 mars ‘97 ka qenë dita më e vështirë jo vetëm e karrierës, por edhe e të gjithë jetës sime. 
Pyetje: Po pas dhënies së dorëheqjes, a ju ngarkuan me detyrë tjetër? 
Përgjigje: Absolutisht jo. Që pas 2 marsit ‘97, që u lirova nga detyra, unë qëndrova në dispozicion të ministrisë. 
Pyetje: e kërkuat ju motivacion për largimin? 
Përgjigje: Që pas dorëheqjes nga detyra, unë vazhdoja të kërkoja të drejtën time, herë duke shkuar vetë në ministri dhe herë duke i marrë në telefon. Por atje më thonin: "S‘ka dalë urdhri, s‘është marrë ndonjë vendim" dhe të tjera justifikime. Në dhjetor ‘99 më thanë: "Ke dy vjet që je liruar nga ushtria". Nisur nga kjo përgjigje, që nga ajo kohë unë fillova gjyqet për të kërkuar pagesën, por edhe pse pas një odiseje të gjatë gjyqësore e fitova gjyqin për të marrë pagën për ato dy vjet, deri më 2002 vendimi i gjyqit nuk zbatohej. Vetëm pas 2002-it m‘u dha e drejta, por atë gjë nuk kam aspak dëshirë ta kujtoj, pasi kam hequr shumë peripeci.

Pyetje: Pse, pas largimit nga detyra në marsin e ‘97-ës, ju nuk morët më rrogë? 
Përgjigje: Rroga m‘u dha vetëm për dy muaj. 
Pyetje: Po si e përballuat jetesën deri sa fituat gjyqin pas vitit
2002, a keni pasur probleme ekonomike? 
Përgjigje: Kam pasur probleme të mëdha ekonomike dhe kam kaluar momente tepër të vështira jetese. Kjo gjë erdhi pasi edhe bashkëshortja ime që është diplomuar për Farmaci, që pas ardhjes sime në Tiranë ka qenë vazhdimisht pa punë. Vetëm më 2 mars ‘98 ajo u punësua në FUFARMA. Problemet ekonomike erdhën duke u shtuar pasi u rritën dy fëmijët dhe shkuan nëpër shkolla. 
Pyetje: Po si i kaluat këto probleme?

Përgjigje: Na kanë ndihmuar shumë të afërmit e familjes sonë. 
Pyetje: Po aktualisht sa është pensioni juaj? 
Përgjigje:
Më vjen turp ta them, por pensioni im i parakohshëm sot është fiks 136 mijë e 400 lekë të vjetra. Ai pension është më i vogël se një nënoficer i zakonshëm ushtrie, që ka dalë në pension një vit pas meje.

Pyetje: Gjatë kohës që ishit në atë detyrë, mendoni se janë bërë gabime në ushtri?
Përgjigje:
Nuk ka punë ku nuk bëhen gabime, edhe ne kemi bërë gabime, por ato kanë qenë fare të vogla. 
Pyetje: Shumë nga ish-ushtarakët e liruar në atë kohë nga reforma ankohen se u hoqën nga ushtria për bindjet e tyre politike si enveristë… 
Përgjigje: Absolutisht jo. Reforma e madhe që zbatuam ne, po sot, a shikoni gabime në ushtri? 
Përgjigje: Që pas ikjes sime ka shumë gjëra që nuk më pëlqejnë, por kjo do analiza të gjata. 
Pyetje: Me pak fjalë, ku i shikoni gabimet? 
Përgjigje: Po ja, heqja nga ushtria dhe flakja në rrugë pa asnjëlloj motivacioni e një grupi gjeneralësh e kolonelësh të përgatitur e specializuar jashtë shtetit
dhe sjellja në vend të tyre të disa të paftëve. Kjo gjë ishte një gabim shumë i madh, pasi ata gjeneralë të trajnuar jashtë nuk i vunë vetë gradat mbi supe. Ka edhe shumë gjëra të tjera që nuk shkojnë, por duhet të jesh brenda në ushtri që t‘i vlerësosh ato, ndërsa unë jam i larguar. Po kështu, gabim i madh që bëhet sot është mosvlerësimi i punës së ushtarakut, gjë e cila është bërë edhe në kohën tonë. 
Pyetje:  A keni nostalgji për punën e ushtarakut dhe, po t‘ju kërkojnë të ktheheni përsëri në ushtri, a do pranonit? 
Përgjigje: Kam shumë nostalgji për ushtrinë dhe jam kurdoherë i gatshëm, po të ketë nevojë vendi im për ushtarak apo për çdo sektor tjetër.

Pyetje: Po uniformën e gjeneralit a e ruani akoma? 
Përgjigie: E kam në garderobë dhe e ruaj njëlloj si kostumet e tjera civile, pasi është një pjesë e jetës. 
Pyetje: Pas largimit tuaj nga detyra, a jeni ftuar ndonjëherë në ministri dhe si i keni marrëdhëniet me Shefin e Shtabit që është sot? 
Përgjigje: Që me ardhjen e Majkos, unë kam pasur vazhdimisht ftesa në të gjitha ceremonitë. Me gjeneral Qazimin kam marrëdhënie shumë të mira. Atë djalë e kam pasur dikur në ministri dhe ai është njeri shumë i mirë dhe i përgatitur si ushtarak. 
Pyetje: Cilat kanë qenë pasionet tuaja kur ishit në detyrë dhe sot. A dilnit për gjah si dikur Petrit Dume? 
Përgjigje: Pasione kam shumë në jetë, por varet sa mundësi ke t‘i realizosh ato. Unë kam shumë pasion librat, shtypin dhe sportin, ndërsa politikën e ndjek thjesht për të qenë i informuar. Por kjo nuk do të thotë që krahas librave me temë ushtarake, që i marr vazhdimisht, të lë pa marrë ato politikë. Në kohën që isha Shef Shtabi punoja nga ora 7 e mëngjesit deri në 2 të natës, duke bërë vetëm disa minuta pushim në drekë. Asnjëlloj dëfrimi tjetër nuk kisha,
jo më të kisha kohë të dilja për gjah. 
Pyetje: Po aktualisht me çfarë merreni, si i kaloni ditët? 
Përgjigje: Ditët i kaloj me punë rutinë dhe kryesisht me lexime librash. Po kështu, që prej një viti e gjysmë së bashku me disa ish-ushtarakë, gjeneralë e kolonelë, kemi krijuar shoqatën "Gjeneral Klauzeviç". Klauzeviç ka qenë një gjeneral prusian, që ka jetuar pas viteve 1800, dhe njihet si më i famshmi i teorisë ushtarake, me disa volume librash mbi luftën. Teoritë e tij studiohen dhe zbatohen edhe sot në akademitë gjermane. Me këtë shoqatë ne kemi bërë disa aktivitete të vogla dhe po punojmë përsëri.

 

Rrëfimi i ish-Shefit të Shtabit për ngjarjet e marsit 1997 

Pyetje: Po si e kujton largimin nga posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali me katër yje Sheme Kosova, i cili e kishte ushtruar atë funksion për afro katër vjet me radhë dhe për çfarë arsyesh po ikte ai nga ajo detyrë? Edhe pse kanë kaluar më shumë se tetë vite nga ajo kohë, ai i ka shumë të freskëta ato ditë të turbullta që ia ndërprenë atë
karrierë brilante që kishte nisur dhe që, gjithashtu, i ndryshuan atij edhe rrjedhën e jetës. Madje, përveçse në kujtesën e tij, ato ngjarje të ndodhura në atë vit të mbrapshtë të 1997, të cilat tronditën nga themelet rendin kushtetues dhe kur ushtrisë iu kërkua që të ndërhynte me forcën e armëve që ta rivendoste atë, ai i ka të fiksuar me detaje dhe hollësira në një ditar të cilin e ruan me shumë kujdes, pasi mendon se një ditë mund t‘i botojë në një libër, me qëllimin e vetëm për të ndriçuar shumë të vërteta që, sipas tij, janë shtrembëruar ose nga padija ose me qëllime të caktuara. Lidhur me dorëheqjen e tij dhe arsyet që e çuan ta bënte atë gjë, gjeneral Kosova kujton:

Përgjigje: "Dorëheqjen time nga posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë unë e dhashë për arsye se nuk mund të vazhdoja më tej punën me atë mënyrë të administrimit të situatës, kur ushtrisë i kërkohej që të bënte detyra të cilat i takonin politikës apo policisë. Dhe këtë gjë e bëra në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes, ku ishin prezent të gjithë anëtarët e tij. Dorëheqja ime u pranua nga presidenti Berisha dhe në vendin tim u emërua gjeneral Adem Çopani, i cili deri në atë kohë shërbente si këshilltar ushtarak pranë presidentit Berisha. Pas dhënies së dorëheqjes, unë mora makinën time, që më priste pranë Presidencës, dhe menjëherë u nisa për në zyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, me qëllim që të bëja gati dokumentet, pasi do t‘i dorëzoja detyrën gjeneral Adem Çopanit, që ishte emëruar në vendin tim. Gjeneral Çopani erdhi pas 2 orësh dhe pasi i dorëzova detyrën dhe i urova punë të mbarë në funksionin e ri të Shefit të Shtabit, i thashë se unë isha i gatshëm që të shkoja në zyrën e tij në çdo moment që ai do të më kërkonte, për ta ndihmuar apo konsultuar për çdo gjë që kishte nevojë. Pasi u takova dhe u përshëndeta edhe me disa nga vartësit e mi, u largova për në shtëpinë time, e cila ndodhet në një kapanon të adaptuar të ish-shkollës ushtarake "Skënderbej", ku banoj edhe sot me familjen time. Deri nga data 15-16 mars unë shkova disa herë në ministri dhe në zyrën e tij, pasi kisha dhe shumë dokumente e gjëra të mijat personale për t‘i marrë që andej. Madje, më kujtohet se ato ditë kur shkoja në ministri një nga oficerët më tregoi se aty ndodheshin dhe disa prokurorë, të cilët ishin caktuar për të bërë hetime për mua. Unë akuzohesha për moszbatim urdhri dhe u takova menjëherë me prokurorët, duke u thënë se isha kurdoherë i gatshëm të kontaktoja me ta, duke u dhënë edhe numrin tim të telefonit. U përgatita për gjithçka, madje u thashë edhe njerëzve të shtëpisë se nuk ishte ndonjë çudi që unë të përfundoja në burg. Fatmirësisht, unë nuk e provova qelinë, por disa ushtarakë të tjerë, vartës të mi, u arrestuan. Pas datës 16 mars unë nuk shkova më në ministri, pasi në atë kohë filluan trazirat e mëdha, të cilat çuan në hapjen e depove të ushtrisë dhe rrëmbimin e armëve prej civilëve". 
Lufta ne Kosove Edhe pse ishte larguar nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë që në 2 marsin e vitit 1997, në periudhën e konfliktit dhe ngjarjeve të Kosovës,
ai nuk qëndroi duarkryq. "Në ngjarjet e Kosovës, që ndodhën pas vitit 1998, unë kam dhënë ndihmesën time për disa persona të veçantë, të cilët nuk janë bërë publik asnjëherë, por që kanë dhënë një kontribut shumë të madh për luftën në Kosovë. Në periudhën e viteve 1998-‘99 ata vinin vazhdimisht tek unë në Tiranë dhe konsultoheshin për shumë probleme që kishin dhe unë i ndihmoja ata vazhdimisht me të gjitha mundësitë që kisha.


Pasaporta


1949 u lind në qytetin e Beratit 
1967 matur. te "Babë Dudë Karbunara" në Berat 
1971 diplom. oficer në Shkollën e Bashkuar Tiranë 
1971-79 oficer në një repart Zbulimi në Zall-Herr 
1979-81 diplom. në Akade. Ushtar. "Mehmet Shehu" 
1981-86 shef-Shtabi Brigade në Durrës 
1986-89 shef stërvitje në Brigadën e Fierit 
1989-92 shef Shtabi Brigade dhe Komand. Divizioni 
1992-94 Drejtor i Drejt. Operat. Ministria e Mbrojtjes 
1997-1997 shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë 
1997-2005 në pension të parakohëshëm[1]

 

Komentet e mia-Kadri Mani: Ikanaku Sheme Kosoava, socialist, është i matur dhe i rezervuar, domethënë- tnëazar! Nuk është turp pensioni i vogël, por turp i madh është dezertimi!

Familjet që i ndihmojnë dezertorit, solidarizohen me dezertorin!

Po ti pse “mendon” se gbimet tua qenkan të vogla!?- a ke dijtur se unë Kadri Mani jam major i luftës?- përse na incizove!?- çka na “ndihmove”!?

“dhe sjellja në vend të tyre të disa të paftëve.”- më të mirë janë të paaftit besnikë; sesa të aftit atradhtarë!

“jo më të kisha kohë të dilja për gjah.”- mosdalja në gjah nuk paraqet asnjë sakrificë! Ju nuk jeni person i sakrificës, as e dini se çka domethnë sakrificë!

“kur ushtrisë i kërkohej që të bënte detyra të cilat i takonin politikës apo policisë.”- presim që ata lexojmë “ditarin” tënd të turpit; ndarje detyrash politikë-polici, ku nuk pëërzihet ushtria!!!

“u largova për në shtëpinë time, e cila ndodhet në një kapanon të adaptuar të ish-shkollës ushtarake "Skënderbej", ku banoj edhe sot me familjen time.”- o “gjeneral”!- ju keni banuar në banesë e jo në “shtëpi”!

“, madje u thashë edhe njerëzve të shtëpisë se nuk ishte ndonjë çudi që unë të përfundoja në burg.”- haram ju qoftë atyre që nuk të kanë burgosur e dënuar 101 vjet.

ai nuk qëndroi duarkryq.”- ju keni qëndruar duarkryq e këmbëkryq!!

unë kam dhënë ndihmesën time për disa persona të veçantë,”- Ti nuk guxon të theksosh emra, ngase je i rezervuar dhe matur- tinëazar! Ruaje lagjen tënde social-fashiste!!

Mallkuar qoftë kush e pagëzoi fshatin tënd- Kosovë, dhe ne u mashtruam, as pa na shkuar mendja se ju s’keni lidhje me ne kosoavarët as sa ne me Etiopinë e me Bangladeshin; për shkak të katastrofave shoqërore-anatyrore.



[1] Pyetje-përgjigjet i kam vënë unë, ngase kaë munguar! Lexuesve iu kërkoj falje nëse padashje është bërë ndonjë shakarje.