| E diele, 22.05.2011, 07:57 PM |
Janko Pali është dhe mbetët një nga rilindasit e fundit shqiptarë
Nga Aleko Likaj, Bordo- Francë
|
|
Pa as më të voglin dyshim, Janko Pali, me veprën dhe punën e tij për atdheun që e deshi aq shumë në disa dekada, mbetët një prej rilindasve të fundit shqiptarë, që kujtohet sot tashmë, qoftë edhe me një ceremoni simbolike vlerësimi si ajo që organizoi Bashkia e Vlorës disa ditë më parë gjatë këesaj vere të këtij viti.
Këtë e verifikon menjëherë sapo i hedh një sy fletoreve ku është konstruktuar gjitheçka nga e kaluara e këtij njeriu të bregut, të thjeshtë e të pabujshëm “Reminishenca- Jeta ime”.
Në të vërtetë, Janko Pali të befason sot me formimin dhe kulturën e tij sapo ndesh me veprën e lënë pas nga ai. Mbetët shumë dimensional në disa fusha, ku spikasin ato të historisë, pedagogjisë, gjuhesisë, albanologjisë, por edhe të studimeve që zënë pjesën më të madhe të veprimtarisë së Janko Palit. Pas Petro Markos, larg politikës dhe vorbullës së saj, është himarioti që analizon informacione për trevën e himarës, për qendresën, në një analizë krejtesisht shkencore.
Dhe kjo vihet re në të gjitha veprat që ka lënë pas, të cilat kanë thellësisht një karakter përgjithësues, duke hedhur dritë në shumë aspekte e ngjarje që kanë ndodhur, jo vetëm në zonën ku jetoi e punoi ai si puntor i palodhur i arsimit dhe gjuhës së tij të dashur shqipe, por edhe të kohës, e cila për disa arsye, qoftë edhe të politikës së ditës nga sistemi i kaluar monist, mbaheshin të pluhurosura dhe të pahapura.
Rivlerësimin e kësaj figure unë personalisht, do ta konsideroja një borxh i sapokthyer, i mbetur peng, i atij komuniteti, për Janko Palin e veprën e tij të lavderueshme. Është detyra e specialistëve dhe historianëbërësve, që ta përfshijnë krejtësisht punën e palodhur të këtij vigani, i cili, nuk i përkete vetëm bregdetit e njerëzve të mirë të asaj treve arsimdashëse e krenare për historinë e lavdishme të saj në shekuj. Gjykoj, se obligimi për ta parë jetën dhe veprën e euruditit nga Qeparoi në raport me kohën në të cilën ai e jetoi, duhet që të jetë pa tjetër edhe baza e vlerësimit të kësaj figure, e cila, si askush, në periudhën e viteve ’30-të të shekullit të kaluar, ai hedh dritë dhe sjell fakte e jetë të munguar për atë krahinë me aq traditë. Disa kapituj mbi personazhe të kohës, si ai për Neço Mukën e plot të tjerë, që lëviznin n skenën e «teatrit» të Himarës e më gjerë, sot duken më të ndriçuara, jo vetëm në rrafshin jetësor, por edhe në atë historik. Janko Pali tregon se nuk është veçse një vëzhgues i hollë i realitetit të atyre viteve, por para së gjithash edhe një historian i mirëfilltë që punon, në fund të fundit, me parametra shkencore.
Kjo verifikohet menjëherë sapo i hedh një vështrim të plotë, veprës që ka lënë pas ai, dhe që sot ruhet e administrohet nga i biri i tij, Petraqi, ku ky i fundit po «shkel» në udhën që ka ecur vetë Janko Pali
Profesor Janko Pali, rilindasi i fundit
në fushën e krijimit, tashmë si një autor me një krijimtari të begatë dhe të botuar në zhanrin e letërsisë.
Ndodh që figura të tilla kanë mbetur shpesh në hije dhe krejtësisht të harruara nga studjuesit për shkaqe ndoshta edhe banale. Për këta kanë shërbyer edhe kufizimet ideore në momente të caktuara të ditës, si ajo që lamë pas, ku historiografija e kohës shikonte në radhë të parë kahjen dhe raportin e studiusit me politikën e ditës. Mendoj se Janko Palit, për periudhën gati gjysëmshekullore që kaluam nën diktaturë, i është rezervuar një fat i tillë, duke e lënë në hije, madje edhe të haruar.
Natyrisht që e vërteta e një intelektuali të tillë dhe vepra e tij, do të ishte jashtë çdo parametri me metodologjinë e asaj kohe. Por sot nën dritën e zhvillimit të ngjarjeve, e me fillimin e proceseve demokratike në këto dy dekada të fundit, ajo meriton të studjohet e të vleresohet.
Janko Pali e meriton këtë.
Përfitoj nga rasti që të ju uroj nga zemra, ju pasardhësve të këtij shkenctari të mirëfilltë e pasionant, për punën që keni bërë në ndriçimin e kësaj figure me një autoritet kombetar.
Miqësisht, Aleko Likaj
Për ZSH- Kadri Mani
HISTORIBËRËS,-I m. sh. -, -IT. Ai personalitet kombëtar që bën, që krijon histori; që është vetë fgurë historike.[1]