| E premte, 20.05.2011, 08:01 PM |
(Me rastin e 12 vjetorit të masakrës)
VRASJA DHE MASAKRIMI I POPULLSISË CIVILE SHQIPTARE NË FSHATRAT QYSHKË, PAVLAN DHE ZAHAQ MË 14 MAJ 1999
Nga MA. Teuta SHALA-PELI
Që nga fillimi i luftës në Kosovë, edhe në komunën e Pejës dhe fshatrat e saj për rreth, forcat serbe përdorën forma të ndryshme të terrorit e të dhunës ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare, duke i vrarë dhe masakruar në mënyrën më barbare. Të njëjtin fat përjetuan edhe banorët e fshatrave, Qyshk, Pavlan, dhe Zahaq.
Edhe në këto fshatra u organizua rezistenca e popullatës, ku banorët ishin viktimë e dhunës së ushtruar nga falanga, ushtria dhe policia serbe, të cilët gjatë kësaj kohë bënin gjenocid të paparë mbi popullatën e pafajshme shqiptare.
Dhuna dhe provokimet u bënë më të pa durueshme sidomos pas ndërhyrjes së forcave të NATO-së. Atëherë kur u mendua se vuajtjeve iu erdhi fundi. Vlen të përmendët se forcat ushtarako-policore serbe hynë në fshatrat Qyshk, Pavlan dhe Zahaq disa here edhe para 14 majit. Edhe pse aksioni i tyre shoqërohej me të shtëna armësh megjithatë nuk pati viktima në njerëz. Mirëpo, tragjedia ndodhi kur fshataret as nuk e pritnin. Me 14 maj 1999 forcat serbe ndërmorën një aksion ndaj fshatrave Qyshk, Pavlanë dhe Zahaq, me ç’rast vranë plagosën dhe masakruan në mënyrën më barbare banorët e këtyre fshatrave.
Në mëngjesin e hershëm të 14 majit 1999, forca të shumta serbe rrethuan fshatin Qyshk dhe hyn shtëpi më shtëpi, ku vranë dhe masakruan 41 burra. Viktimat e para si pasojë e këtij sulmi ishin: Brahim Gashi; Muhamet Shala; Rasim Rama;Haki Gashi; Kadri Çeku; Hasan Çeku; Sylë Gashi; Skënder Gashi; Selim Gashi.
Më pas për të vazhduar me aksione dhune e terrori ndaj familjeve të tëra, duke i detyruan që ti lëshojnë shtëpitë dhe të tubohen në qendër të fshatit. Që të ishte më e lehtë për ta që të plaçkitin dhe provokonin fshatarët. Forcat serbe, i urdhërojnë meshkujt të dalin në njërën anë, ndërsa gratë e fëmijët në anën tjeter. Fshatarët e tubuar i detyrojnë që të nxjerrin nga xhepat të gjitha gjërat që i kishin si para, stoli apo gjësende të tjera me vlerë ose në të kundërtën do ti vrisnin në qoftë se do tu gjenin diçka në xhepa. Vlen të theksohet se gjatë plaçkitjes që ua bënin fshatarëve forcat serbe herë pas here shtënin me armë para këmbëve të fshatarëve, madje njëri prej tyre ju drejtohej në gjuhën shqipe duke ju thënë qitni paratë ose ju vrasim[1].
Lapidari në Qyshk
Derisa fshatarët po hidhnin në tokë para, stoli, dokumente të identifikimit ashtu siç i kishin urdhëruar, njëri nga radhët e forcave serbe shkon tek turma ku ishin të grumbulluar fshatarët dhe e detyron një djalosh që t’i mbledh gjërat e grumbulluara dhe ti palos në dy grupe, në njërin ti vendos paratë rreth 15 apo 20 mijë DM[2], e në tjetrin stolit dhe gjësendet e tjera.[3]
Njëra nga shtëpitë ku më 14 maj 1999 janë ekzekutuar dhe djegur 10 persona
Pas kësaj, forcat serbe nga turma e tubuar ndan 32 burra., ndërsa pjesën tjetër të turmës i detyruan që të niseshin në drejtim të qytetit të Pejës me qëllim që ti deportonin për në Shqipëri, por pasi arritën te postblloku pranë Fabrikës së Baterive, forcat serbe që ndodheshin në atë postbllok i detyruan që përsëri të ktheheshin në drejtim të fshatit.
Ndërkaq të 31 burrat e ndarë nga turma i morën i ndanë në tri grupe dhe i vendosen në tri dhoma, në tri shtëpi të ndryshme, sipas të dhënave që kemi, dhe siç tregojnë dëshmitarët, që i mbijetuan kësaj masakre, forcat serbe në të tri dhomat kishin përdorur pothuajse të njëjtën formë të dhunës. Rituali ishte i njëjtë, që posa i fusnin brenda dhe pas fyerjeve të shumta mbi ta zbraznin breshëri plumbash dhe në fund kufomave ua vënin zjarrin.
Në grupin e dytë ishin: Musa Gashi, Xhafer Gashi, Avdullah Lushi, Xhafer Lushi, Skënder Lushi, Arian Lushi, Zeqir Alijaj, Isuf Shala, Emrush Krasniqi,
Hazir Berisha( i mbijetuari i vetëm i këtij grupi). Këtë grup të përberë prej dhjetë vetash fillimisht e drejtojnë për në shtëpinë e Sadik Gashit e cila ndodhej në qendër të fshatit pranë rrugës, mirëpo para se të hynin në atë shtëpi njëri nga pesë personat nga radhët e forcave ushtarake policore që e shoqëronin këtë grup thotë se kjo shtëpi është shumë afër rrugës dhe kështu nuk ishte e përshtatshme për shkak të kundërmimit. Atëherë grupin e dërgojnë në shtëpinë e Sahit Gashit e cila ishte pak diçka më larg rrugës. Sipas deklaratë së Hazir Berishës të mbijetuarit të vetëm të masakrës nga ky grup, sapo grupi hynë në shtëpi njëri nga ushtarët e hapë derë e një dhome dhe e i detyron që të hynë brenda dhe të uleshin. Katër nga radhët e forcave serbe qëndronin tek dera e dhomës, pas fyerjeve dhe ofendimeve të shumta, menjëherë fillojnë me të shtëna armësh ndaj grupit, me ç’rast nëntë persona vriten ndërsa Hazir Berisha plagoset në të dyja këmbët. Pas plagosjes edhe Haziri bie për tokë. E ngadalëson frymëmarrjen dhe shtiret si i vdekur.[5] Pas këtyre të shtënave, ushtaraket dhe policet serb kryes të këtij krimi për të siguruar se të gjithë ishin vrarë filluan që të shtinë mbi secilin veç e veç me nga një plumb në kokë, përderisa Hazir Berisha mendonte se kësaj radhe vdekjes nuk mund ti shpëtonte, ndodhi mrekullia, personi i cili po shtinte me armë, kur arriti tek dy veta para Hazirit i ndërprenë këto të shtëna dhe të gjithë dalin nga dhoma. Në rrëfimin e tij rrëqethës për këtë krim të cilit i mbijetoi, Hazir Berisha më tutje thekson se pas largimit të forcave serbe nga dhoma ai shumë shpejtë e kupton se është i vetmi nga grupi që ka shpëtuar. Po ashtu ai sheh se disa nga të vrarit që kishin rënë në tokë mbi ta ishte vendosur një dyshek në njërin nga këndet e dhomës disa batanije kishin filluar që të digjeshin. Shikon për dritare dhe e vëren që kryesit e kësaj masakre akoma po qëndronin përjashta. Nuk vonoj shumë dhe njëri prej tyre përsëri hyn brenda në dhomë duke e hedhur një shishe e cila përmbante gaz me ç’rast e tërë dhoma mbulohet në tym të zi, dhe në ndërkohë flaka kaplon gjithë dhomën. I ndodhur në luftë për jetë a vdekje Haziri edhe pse i plagosur në të dyja këmbët tenton që të dalë përjashta duke mos dashur që të digjej i gjallë. Pas përpjekjeve të shumta ia del mban dhe del në paradhomë të shtëpisë dhe prej andej hyn në dhomën tjetër, nga dritarja e asaj dhome ai arrin që të sheh rrugën nëpër të cilën ai dhe bashëkfashatarët e tij kishin udhëtuar drejt vdekjes, po ashtu vëren se ushtarët ishin larguar. Nga dritarja ai arrin që të del në kopshtin e shtëpisë e prej andej largohet në një fushë ku qëndron për pesë orë të tëra.
Në grupin e tretë ishin: Rexhë Kelmendi(i mbijetuar nga ky grup), Ahmet Gashi, Brahim Gashi, Besim Kelmendi, Erdogan Kelmendi, Brahim Kelmendi, Mentor Kelmendi, Sefedin Lushi, Ramiz Lushi, Hasan Avdylaj. Këtë grup i cili përbëhej prej dhjetë vetash nën përcjelljen e dy personave të armatosur nga radhët e forcave ushtarako-policore e dërgojnë në shtëpinë e Demë Gashit. Sipas deklaratës së Rexhë Kelmendit të mbijetuarit nga ky grup dhënë KMDLNJ, sapo i fusin brenda, njëri nga të armatosurit e hedhë shkrepësen në drejtim të tyre duke bërtitur zëshëm “PALI”. Në momentin kur Rexhë Këlmendi përkulet për të marrë shkrepësen, forcat serbe hapin zjarr duke i qëlluar me plumba të gjithë të pranishmit. Gjatë të shtënave Rexhë Kelmendi disi tërhiqet në një pozitë të ulur në drejtim të dritares dhe arrin që të dalë jashtë, dhe duke i shpëtuar kështu vdekjes. Sipas tij, pas rreth gjashtë orëve pasi është kryer krimi, ai kthehet në vendin e ngjarjes dhe sheh trupat e vrarë e pastaj të djegur të bashkëfshatarëve të tij me të cilët kishte qenë në të njëjtin grup, madje disa prej tyre siç thekson ai në dëshminë e tij iu kishin mbetur vetëm eshtrat.
Mirëpo, me kaq nuk përfundoi masakra e fshatarëve të fshatit Qyshk, forcat serbe edhe më tutje kërkonin gjak, edhe më tutje ishin të pa ngopur, Radhës së të vrarëve e të masakruarve atë ditë iu shtuan edhe: Qaush Lushi(i masakruar); Ibish Gashi( i masakruar)[6], Avdi Berisha kështu numri i të vrarëve arriti në 41 veta.
Më 14 maj 1999, cak i sulmeve të forcave ushtarako policore përveç fshatit Qyshk ishte edhe fshati Pavlan. Menjëherë pas vrasjes, masakrimit të fshatarëve të fshatit Qyshk, si dhe plaçkitjes dhe djegies së shumë shtëpive, forcat serbe aksionin e tyre e vazhduan në drejtim të fshatit Pavlan, duke përdorur të njëjtën metodë të dhunës.
Lapidari në Pavlan
Sipas të dhënave të dëshmitarëve, forcat serbe hynë në Pavlan rreth orës 10, për t’ju shmangur masakrimit, vrasjeve apo çfarëdo forme të dhunës që forcat serbe përdorën atë ditë, shumë fshatarë i braktisën shtëpitë e tyre dhe u detyruan që të largohen në ara apo livadhe duke kërkuar strehim më të sigurt.
Viktima e parë e këtij operacioni ishte Zymer Gashi, të cilin forcat ushtarako-policore serbe e kishin takuar në rrugë të fshatit, ku prej andej e kishin dërguar në shtëpinë e Nimon Gashit ku edhe e ekzekutojnë e pastaj shtëpisë ia vënë zjarrin me ç’rast digjet edhe kufoma e tij.[7]
Pas kësaj forcat serbe drejtohen për në shtëpinë e Agim Selmanajt, përveç Agim Selmanit aty ishin edhe disa meshkuj të cilët ishin strehuar më parë, si Shaban Kelmendi, Nimon Gashi, Haxhi Dreshaj, Muç Lulaj dhe Zenun Shala. Me të hyrë në oborrin e shtëpisë së Agim Selmanajt, forcat ushtarako-policore serbe i urdhëruan të lartpërmendurit që t’i nxjerrin paratë dhe gjësendet e tjera nga xhepat. Pastaj grupin prej gjashtë burrave e dërgojnë në një shtëpi tjetër jo larg asaj të Agim Selmanajt, me ç’rast i ekzekutojnë e më pas shtëpisë ja vënë zjarrin[8], duke i djegur edhe kufomat e tyre.
Në sulmin e 14 majit në fshatin Pavlan u vranë edhe Brahim Nikçi, Gjejlane Nikçi dhe Hatixhe Nikçi, edhe këtyre kufomave iu vu zjarri.
Duhet theksuar se gjatë operacionit serb në fshatin Pavlan më 14 maj 1999, nga forcat ushtarako-policore u vranë dhe u masakruan dhjetë persona.
Forcat ushtarako-policore serbe pas fshatit Pavlan, aksionin e tyre e vazhduan në drejtim të fshatit Zahaq. Aksioni i forcave serbe i ndërmarrë më 14 maj 1999 ndaj fshatit Zahaq filloi rreth orës 11.
Edhe në operacionin sulmues në fshatin Zahaq veprohet me rrethimin e fshatit e pastaj grupe më të vogla të armatosura e të uniformuara hynë shtëpi për shtëpi. Duke i kërcënuar familjet e pa mbrojtura me armë dhe duke shtënë me breshëri armësh i detyrojnë banorët e fshatit që me nxitim të tubohen në qendër të fshatit.[9]
Viktimat e para si pasojë e këtij sulmi ishin tre anëtarët e familjes Rama si dhe një i familjes Kastrati që të gjithë nga fshati Zahaq.
Varrezat në Zahaq
Sipas të dhëna të dëshmitarëve, me 14 maj rreth orës 11 e 30 minuta dy persona të armatosur nga radhët e forcave ushtarako-policore serbe hynë në oborrin e familjes Rama, përkatësisht në oborrin e Sadri Ramës ku i detyrojnë që të gjithë të tubohen në oborr. Pasi u grabisin stoli dhe para, gratë dhe fëmijët i detyrojnë që të largohen dhe të bashkohen me fshatarët e tjerë, ndërsa Sadri Ramën, Faton Ramën, Valdet Ramën, Bajram Ramën dhe Shaban Neziri i cili në atë moment ndodhej tek familja Rama i dërgojnë në një shtëpi afër, dhe u kërkojnë para, Shaban Neziri u thotë se i ka paratë në shtëpi, kështu atë e marrin dhe e dërgojnë në shtëpinë e tij dhe pasi ia marrin 300 DM e vrasinë.[10]
Në ndërkohë vriten edhe Sadri, Faton dhe Valdet Rama, ndërsa Bajram Ramën pasi ja marrin stolit e lirojnë meqë ishte i sëmurë.[11] Duhet cekur se pas vrasjes së Sadri, Faton dhe Valdet Ramës, forcat serbe kufomave të tyre ua vënë zjarrin.[12]
Pas grumbullimit të fshatarëve në qendër të fshatit ashtu siç e ceka edhe më lartë, forcat serbe fillimisht kërkuan nga ata që të dorëzojnë paratë, stolit apo gjësendet e tjera me vlerë që i kishin dhe pastaj i detyruan që me kamionë, traktorë apo mjete të tjera që i dispononi të niseshin në drejtim të Pejës. Me të arritur tek autoservisi “Kuqi”, policia serbe e ndali kolonën nga e cila veçojnë 19 meshkuj si:Naim Hysenin, Agim Hysenin, Sabit Hysenin, Ismet Hysenin, Shpend Hysenin, Bajrush Hysenin, Muhamet Dobrën, Fazli Dobrën, Halil Dobrën, Shaban Ramën, Bekim Delinë, Fehmi Gjoka, Hysen Gjoka, Zymer Smajlaj, Shaban Smajlaj, Gëzim Cukaj, Hamëz Muratin, Demë Atashin dhe Bajram Smajlaj, të cilët i detyrojnë që të mbështetën për muri dhe duart ti vendosin pas koke. Me këtë rast duhet shtuar se Hamëz Murati tenton që të largohet por nuk ia del mbanë ngase në një largësi prej 100 metrash nga autoservisi vritet nga forcat serbe. Pas kësaj te tetëmbëdhjetë burrat i fusin brenda në autoservis dhe i detyrojnë që të gjithë të ulen në një kanal i cili ishte i hapur brenda në autoservisin në fjalë. Në atë pozitë i detyrojnë që të qëndrojnë rreth 20 minuta, pas ofendimeve dhe fyerjeve të shumta, fillojnë që të shtinë mbi ta[13]. Nga këto të shtëna, përveç Bajram Smajlaj i cili shpëton në sajë të fatit të gjithë të tjerët vdesin.
Në rrugëtimin e saj për në drejtim të Pejës, me të arritur tek Fabrika e autopjesëve kolona ndalet përsëri nga forcat serbe. Pas maltretimeve të shumta si rrahje, plaçkitje, banoret e dëbuar i dërgojnë në Vitomericë edhe aty iu bëhen maltretime të shumta nga forcat serbe, dhe më në fund i detyrojnë që të kthehen përsëri për në Zahaq. Gjatë kthimit për në Zahaq, kolona me të arritur tek vendi ku i kishin veçuar të 19 meshkujt, ndalet dhe disa nga bashkëfshatarët, kryesisht të afërmit, zbresin nga traktorët për të parë se çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre. Fillimisht ata i njohin disa rroba të cilat ishin të gjuajtura nëpër tokë. Me të hyrë në autoservis ata e kuptojnë se të afërmit e tyre ishin vrarë. Në atë moment nga afër dëgjohet një breshëri automatiku dhe një zë që i urdhëronte që të largoheshin nga aty. Prej andej fshatarët kthehen në Zahaq, ku për gjashtë javë të tëra qëndrojnë nëpër fusha e pyje përreth fshatit.[14] Banorët e fshatit Zahaq, të nesërmen informohen se kufomat e të afërmve të tyre të ekzekutuar me 14 maj 1999 ishin dërguar për në drejtim të panjohur[15].
Por, tragjedia për banoret e fshatrave Qyshk, Pavlan dhe Zahaq nuk përfundoi me kaq. Forcat serbe edhe disa herë të tjera hynë në këto fshatra duke vrarë, plagosur dhe plaçkitur fshatarët.
Forcat ushtarako-policore, më 14 maj 1999 bënë masakrën më të madhe që do të mbahet në mend nga popullata si dita më e rëndë e dhembjes krenare. U vranë atdhetarët, bijtë e devotshëm të kombit vetëm e vetëm pse nuk duruan robërinë shekullore, dhe gjakuan lirinë e shumë pritur, e ata nuk ishin pak, ku brenda kësaj dite si pasojë e sulmit të ndërmarrë nga forcat serbe ndaj fshatrave Qyshk, Pavlan dhe Zahaq, u vranë 73 person, ndërsa dy të tjerë u plagosën.
Edhe pse kanë kaluar 12 vite që nga koha kur ka ndodhur kjo masakër e 14 majit 1999, në kujtesën e banorëve të fshatrave të lartpërmendur përgjithmonë do të mbetet një ditë e dhembjes dhe e krenarisë.
Në shenjë respekti dhe lavdie më poshtë do i shënojmë emrat e të vrarëve dhe të plagosurve më 14 maj 1999 në fshatrat: Qyshk, Pavlan dhe Zahaq.
LISTA E PERSONAVE TË VRARË , TË PLAGOSUR DHE TË ZHDUKUR NË FSHATRAT QYSHK, PAVLAN DHE ZAHAQ MË 14 MAJ TË VITIT 1999 NGA FORCAT SERBE[16]
Të Vrarët |
|
|
|
|
Emri dhe mbiemri |
Mosha |
Data dhe vendi i vrasjes |
|
Agim Hyseni |
28 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Agim Selmani |
( ) |
14.05.1999 Pavlan |
|
Ahmet Gashi |
35 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Arian Lushi |
20 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Avdi Berisha |
64 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Avdullah Lushi, |
60 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Bajrush Hyseni |
24 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Bekim Delia |
21 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Besim Kelmendi |
36 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Brahim Gashi |
60 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Brahim Gashi |
54 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Brahim Kelmendi |
40 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Brahim Nikçi |
55 |
14.05.1999 Pavlan |
|
Demë Atashin |
28 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Demë Kelmendi |
41 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Emin Gashi |
60 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Emrush Krasniqi |
49 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Erdogan Kelmendi |
19 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Faton Rama |
24 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Fazli Dobra |
( ) |
14.05.1999 Zahaq |
|
Fehmi Gjoka, |
23 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Gani Avdyli |
42 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Gëzim Cukaj |
19 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Gjejlane Nikçi |
( ) |
14.05.1999 Pavian |
|
Haki Gashi |
38 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Halil Dobra |
( ) |
14.05.1999 Zahaq |
|
Halil Gashi |
55 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Hamëz Murati |
( ) |
14.05.1999 Zahaq |
|
Hasan Avdylaj |
40 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Hasan Çeku |
69 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Hatixhe Nikçi |
55 |
14.05.1999 Pavian |
|
Haxhi Dreshaj |
41 |
14.05.1999 Pavlan |
|
Hysen Gjoka |
21 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Iber Kelmendi |
52 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Ibish Gashi |
56 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Ismet Dinaj |
32 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Ismet Hyseni |
41 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Isuf Shala |
50 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Jashar Gashi |
47 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Kadri Çeku |
68 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Mentor Kelmendi |
23 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Muç Lulaj |
( ) |
14.05.1999 Pavian |
|
Muhamet Dobra |
( ) |
14.05.1999 Zahaq |
|
Muhamet Shala |
50 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Musa Gashi |
64 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Naim Hyseni |
38 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Nimon Gashi |
56 |
14.05.1999 Pavian |
|
Osman Lushi |
47 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Qaush Lushi |
51 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Ramë Gashi |
60 |
14.05.1999 Qushk |
|
Ramiz Lushi |
41 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Rasim Rama |
40 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Sabit Hyseni |
31 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Sdri Rama |
50 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Sefedin Lushi |
41 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Selim Gashi |
42 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Shaban Kelmendi |
52 |
14.05.1999 Pavian |
|
Shaban Neziri |
41 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Shaban Rama |
45 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Shaban Smajlaj |
23 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Shpend Hyseni |
31 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Skënder Gashi |
37 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Skender Kelmendi |
46 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Skënder Lushi |
44 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Sylë Gashi |
49 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Ukë Lushi |
57 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Valdet Rama |
36 |
14.05.1999 Zahaq |
|
Xhafer Gashi |
42 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Xhafer Lushi |
46 |
14.05.1999 Qyshk |
|
Zenun Shala |
( ) |
14.05.1999 Pavian |
|
Zeqir Alijaj |
( ) |
14.05.1999 Qyshk |
|
Zymer Gashi |
70 |
14.05.1999 Pavlan |
|
Zymer Smajlaj |
26 |
14.05.1999 Zahaq |
Të plagosur |
Emri dhe mbiemri |
Mosha |
Data dhe vendi i plagosjes |
1. |
Isa Gashi |
57 |
14.05.1999 Qyshk |
2. |
Hazir Berisha |
39 |
14.05.1999 Qyshk |
[1] Deklaratë e Rexhë Kelmendit dhënë KMDLNJ me.....
[2] Deklaratë e Erzen Lushit dhënë KMDLNJ me 28.07.1999.
[3] Deklaratë e Hazir Berishës dhënë EULEX me 12.01.2010 Pejë.
[4] Deklaratë e Isa Gashit dhënë KMDLNJ me 28.07.1999.
[5] Rilindja 28.04.
[6] Deklaratë e Isa Gashit dhënë KMDLNJ me 28.07.1999.
[7] Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës mars-qershor 1999, KMDLNJ, Pejë
[8] Deklaratë e Gjyle Selmanaj dhënë KMDLNJ më 14.09.1999.
[9] Po aty.
[10] Deklaratë e Ibrahim Nezirit dhënë KMDLNJ më 5.10.1999
[11] Deklaratë e Bajram Ramës dhënë KMDLNJ, me 06.10.1999.
[12] Deklaratë e Cyme Ramaj dhënë KMDLNJ me 6.10.1999.
[13] Deklaratë e Bajram Smajlaj, dhënë KMDLNJ më 03.12.1999.
[14] Po aty.
[15] Krimet e luftës në territorin…,f.67.
[16] Radhitja është bërë në bazë të alfabetit.