| E enjte, 11.11.2010, 10:58 PM |
SHQIPTARËT JANË KOMB QË KA DHËNË NDIHMESËN E TYRE PËR ZHVILLIMIN E NJERËZIMIT PËRMES SAKRIFICAVE TË MËDHA DHE FIGURAVE TË SHQUARA
Nga
Kadri Mani
Hajriz Demaku
Hasan Dërmaku
Përmbledhje
Shqiptarët janë komb që kanë dhënë ndihmesën e tyre për zhvillimin e njerëzimit përmes sakrificave të mëdha dhe figurave të shquara. Ato janë të njohura në të katër anët e botës; Lindje – Perëndim – Veri dhe Jug. Veprat e atyre figurave historia ua ka caktuar vendin e duhur. Mirëpo, historia shpeshherë bëhet objekt i rishkrimit. Edhepse nuk mund të ndryshohet përmbajtja e asaj që ka ndodhur dhe është dokumentuar si e pranueshme, vërehen tendencat e devijimeve nga autorë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj për nënvlerësimin serioz të disa figurave të mëdha kombëtare të shqiptarëve me famë botërore, e në rastet e skajshme edhe paraqitja e tyre në rolin negativ kundrejt kauzës shqiptare. Propagandat e tilla janë duke dhënë efekte të caktuara dhe të dëmshme. Këto përpjekje kanë ngjallur mospajtime të ashpra te shumë shqiptarë dhe ekziston rreziku i krijimit të përçarjeve ndërmjet mbrojtësve dhe sulmuesve të figurave madhore historike te kombit shqiptar. Shkaku kryesor pse kemi ardhur deri te kjo gjendje, që kombet nuk i preokupon një dukuri e tillë për figurat e veta historike, është mungesa e zbatimit të ligjit dhe funksionimit efikas të shtetit ligjor. Prandaj, duke u nisur nga kjo gjendje që ne e shohim me tendencë të përkeqësimit të mëtejmë, qëllimi i këtij punimi është të argumentohet domosdoshmëria e ngutshme për mbrojtjen me ligj të figurave madhore historike të kombit shqiptar që kanë lënë vepra dhe gjurmë të pashlyera në histori si ndihmesë jo vetëm për shqiptarët, por edhe për njerëzimin.
-------------
“Ka ardhur koha që bota t’i mbështesë shqiptarët në projektet e tyre për vetëvendosje dhe, pse jo, për RIBASHKIM NË NJË SHTET KOMBËTAR SHQIPTAR me madhësinë e Zvicrës, duke krijuar kështu një ekuilibër në zonën e Ballkanit, që historikisht është konsideruar fuçi baruti. Në këtë mënyrë shtetet e Gadishullit Ballkanik do të INTEGROHESHIN në mënyrë paqësore e të qytetëruar në Evropën e Bashkuar të së ardhmes...“[1]
Derisa te kroatët dihen emrat e personaliteteve të shquara, se cili është personaliteti i parë, i dytë, i tretë:
Ustashët u frymëzuan me shkencën e Babait të Atdheut-
1. Dr. Ante Starçeviqit, por shembull dhe model i tij prej atdhetari dhe shkencëtari qe-
2. Dr. Milan Shufflay. Tezat e Shufflay-t se Kroacisë nuk i takon vendi në Ballkan, etj., se Kroacia i takon rrethit të qytetëruar të Evropës, i pranoi edhe-
3. Dr. Ante Paveliqi.
Kjo renditje e lakmueshme te shqiptarët, jo vetëm që nuk ekziston sot, por nuk shihet që mund të ekzistojë as për njëqind vjetët e ardhshme, nëse nuk bëhet një kthesë urgjenete dhe radikale-rigoroze.
Paraprakisht duhet caktimi i kritereve dhe nxjerrja e ligjit ose shtimin e ndonjë paragrafi (nëse ekziston ligji); e ne po tentojmë të japim kontributin tonë: Shqiptarët kanë dhënë ndihmesën e tyre për zhvillimin e njerëzimit, si: Deci ( 190 / 201 – 251); Klodi II Gotiku (214 – 270); Aurelieni (215 – 276); Probi (232 – 282); Karusi (224 – 283); Diokleu – Diokleciani (245 – 316); Maksimieni (249 – 310); Konstanciu I (250 -306); Galeri (250 -311); Konstantini I (i Madh) (274-337); Delmasi (315-337); Konstanciu II (i Riu) (316 – 340); Konstansi I (323 – 350); Konstanciu II (317 -361); Gali (325 - ?); Julieni II Apostulli (331 – 363); Velentini I (321 – 375 ); Velensi (328 – 378); Gracieni (357 – 383); Valentieni II (371 – 392); Justiniani (327 – 659); Justini II (? – 578); Pirro i Epirit (297-272 p.e.s.), Mbreti Bardhyl (393-359 p.e.r.), Shën Konstantini i Madh (285–337), Shën Niket Dardani (?-414), SHËN JERONIMI (340-420); Miloš Kobili?-Miloš Obili?= Milush Kopili (?-1389)[2], Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (6.5.1405-17.1.1468), Lekë Dukagjini (1410-1481), Papa Clementi IX (Klementi IX ose Giovani Francesco Albani), me prejardhje arbereshe, i cili urdhëroi krijimin e Illiricum Sacrum, një nga burimet kryesore të albanologjisë., (1649-19.3.1721), Arkitekt Sinani (1490-1588); Naum Veqilharxhi (1767-1846), Mehmet Ali Pasha (1769-1849); Kostandin Kristoforidhi (1827 - 1895),Vaso Pashë Shkodrani (1825-1892), Abdyl Frashëri (1839-23.10.1892), Tahir Popova (1856-1949); Dervish Hima (1872-1928), Jashar Erebara (1873-1953), Josif Bageri (1870-1915), Ymer Prizreni (1826-1886), Mehmet Pashë Deralla (1848-1918), Sylë Hotla (1875-1947), At Zef Pllumi (1924-26.9.2007), Atenagora- profet i bashkimit (1886-1972), Ahmet Zogu (8.10.1895-9.4.1961), Ali Pashë Gucia, (1828-1885), Nëna Terezë (26.8.1910-5.9.1997), Fan Noli (6.1.1882 – 13.3.1965), Abaz Kupi (1892-1976), Xhemë Hasë Gostivari (1908-15.5.1945, Mefaili i Madh, Mefaili i Vogël, Hasan Prishtina (1873-1933), Bajram Curri (1862-29.3.1925), Hoxha Tahsini (1822-1830 ), Karl Gega (10.1.1802-14.3.1860), Kosta Çekrezi. (31.3.1892-10.1.1959)[3], Marin Barleti- Brdheci (1450-1520), Oso Kuka (1810-1862), Ismail Qemali (16.1.1844 – 24 1. 1919), Isa Boletini (1864-1916), Naim Frashëri (1846-1900), Mit’hat Frasheri (25.3. 1880-3.1949), Gjergj Fishta (23.10. 1871 – 30.12.1940), Sami Frasheri, Elena Gjika (Dora d’Istria)- (1829 - 1888), Mustafa Qemali (1881-1928); Ali Pashë Tepelena (1741 – 24.1. 1822), Aleksander Xhuvani (1980-1961), Eqerem Çabej (6.8. 1908- 13.8.1980), Faik Konica (15.3.1875 – 15.12.1942), Aleksander Moisiu (2.4.1879-22.3.1935), Filip Shiroka (1859-1935), Ibrahim Temo (1865-1939), Jani Vruho (1863-1931), Nikolla Naço (1843-1913), Sotir Peci (1873-1932), Luigj Gurakuqi (19.2.1879 – 2.3.1925), Dervish Hima (1872-1928), Dom Ndoc Nikaj (1846-1917), Pater Anton Harapi (1888-1946), Mati Logoreci (23.9.1920-19.8.1988), Hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1952), Haki Stërmilli (1895-1953), Daut Hoxha (1895-1940), Ernest Koliqi (1903-1975), Ndre Mjeda (1866-1937, Qemal Stafa (20.3.1920 – 5.5.1942), Sami Repishti (5.7.1925), Mulla Idriz Gjilani (4.6.1901-25-26.11.1949), Gjon Sereçi (11.2.1920-), Shaban Palluzha (1871-1945), Selman Riza (1909-2009), Raif Halimi 15.2.1926-1.5.1999, Ibrahim Rugova (2.12.1944-21.1.2006), Sali Berisha (1.7.1944), Adem Jashari (28.11.1955 – 6.3.1998), Azem Hajdari (11.3.1963 - 12.9.1998), Lazgush Poradeci(27.12.1899-12.11.1987), Aristidh Kola (1944-13.10.2000), Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni (13.10.1911- 26.8.1938), Visar Dodani (1857-1939), Pandeli Evangjeli (1859-1939), Metush Krasniqi- Dajkoci (19.8.1928-15.10.1986), Xhon Adham Belushi (24.1.1949-5.3.1982, Xhim Belushi (1954); Murat Toptani (1867-1918), Xhim Adham Belushi (15.6.1954), Ahmet Krasniqi (4.1948-21.9.1998), Bilal Xhaferri (1935-1986), Xhelal Gjura (1927-1976), Ferid Murad (14.9.1936), Ismail Kadare (28.1. 1936)[4], e shumë të tjerë, që bota shqiptare i dha si Perëndimit dhe Lindjes. Kjo veprimtari është shtrirë nga Gjeneva në Paris, Londër, Berlin, Vienë, Trieshtë, Barcelonë, Prishtinë, Shkup, New York, Buenos Aires, Santiago e Kilit, Johannesburg, Manila, Melburn etj.[5]
Por çka mendon deveja e çka mendon devejari!? Dr. Hysamedin Feraj në librin e vet: “Skicë e mendimi politik shqiptar”, Shkup, 1999, ku tenton ta nxjerrë Skënderbeun tradhtar e Hamzanë atdhetar![6]
Për figurat historike duhet kohë të ngrihen në pjedestal. Do të hapen arkivat e kohës, dokumentat që ende nuk njihen dhe pastaj bëhen vlerësimet e tyre me të mirat dhe të metat.
Ne mendojmë se predikuesit e fesë duhet të predikojnë brenda kornizave të fesë së tyre, e të mos përzihen në cenimin e feve tjera: ngase më i begatë është kopshti me tri e më shumë lloje lulesh sesa vetëm me njëlloj; kopshti ynë me tri e më tepër lloje ngjyrash dhe aromash, është në interes të kulturës globale kombëtare-ndërkombëtare.
Ju faleminderit për vëmendje.
LITERATURA
Sinan Gashi: MENÇURIA ILIRO-SHQIPTARE NËPËR BOTË, Prishtinë, 2007.
“FIGURA TË ILIRISL SË LASHTË DHE STUDIMET ILIRE NË RUSI” nga autorët: Aleksandr Koloobov, Prof dr. shefi i departamentit të historisë sëAntikut dhe Mesjetës në Universitetin Shtetëror të Pemit (Rusi); Matvej Lomonoosov: Doktorati i Kunstkammer Muzeut të antrpoligjsëi dhe të etnografisë e AshR (Shen-Peterburg). Pedagogu i jashtëm në departamentin e gjhëve sllavo-balltike të Universitetit të Tiranës. V J E T A R 41 – 42, P r i s h t i n ë,
(E DJATHTA SHQIPTARE NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË ETNIKE (8)
Materiale, kumtesa, për personalitete dhe ngjarje historike nga Sesioni shkencor, i mbajtur në Shkup më 26 korrik 2009 me temën “Shqiptarët gjatë viteve 1878-
Prizren, 2010)
[1] Prof. Dr. Astrit Leka, Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Solidestit për zhvillimin e vendeve të Lindjes: Diskutim i mbajtur në Kolokiumin Ndërkombëtar të vendeve të Evropës Juglindore të Kulturës për një „Evropë të Bashkuar“, bërë në Gjenevë, më 18 maj 1992. Shih: Shqiptarët dhe Evropa, „Lura“, Tiranë,
[2] Qazim Namani: Milush Kopili dhe beteja e Kosovës, E Diel, 27-09-2009, 09:00pm (GMT+1)
[3] Thani Naqo: Të respektuar z. Kadri Mani dhe z. Hajriz Demaku, ju pergezoj për nismën atdhetare që po ndërmerrni.
Do të kini gjithnjë përkrahjen time personale, me aq sa di, me aq sa jam i kompletuar në fushën e historisë, por dua të pranoj me sinqeritet se unë jam shkrimtar e poet dhe me kandarin shqiptar, qe peshon të gjithë Ballkanin, atë Ballkan të principatave ilire dhe dallgëzuar nga varret e të parëve tanë; arrij të peshoj edhe ndonjë figurë historike që i ka shërbyer deri në fund të jetës çeshtjes së Shqiperisë Etnike, me heroizëm jete dhe pene e publicistikë, të dokumentara nga shkrimet e mia modeste, por të arkivuara dhe të njohura akoma më mirë në gazetën ILIRIA, numuri i fundit, kur u festua 100 vjetori i themelimit të saj, do të gjeni shkrimin ku flitet për figurën madhore të atdhetarit dhe shqiptarit të madh Kosta Çekrezi.
Në listën që më ofruat, nuk kam ndonjë kundërti. Ajo është e përzgjedhur në interes të kombit tonë, në interes të gjithë shqiptarëve, të cilët duhet të harrojnë mërinë e grupimeve politike, tekave dhe mospajtimit dhe për hatër të Atdheut tonë të copëuar në 5 copa, le të grupohen një NJË, të mblidhen NJË, se vetëm kështu kemi të drejtë të mburremi para botës me figurat tona, pavarësisht nga influencat e vjetra e të reja të perandorive dhe fqinjëve armiqesorë.
Ne listen e atdhetareve, jo vetem une, por edhe shume te tjere qe e njohin figuren e KOSTA ÇEKREZIT, e dësherojnë atë përkrah bashkëluftetarëve te tij. Figura e Kosta Çekrezit plotëson periudhën 1924 deri më 1959.
Me respekt për Ju, THANI NAQO, FLORIDA
[4] Falenderojmë konsulentët tanë: Anton Nikë Berisha, Alfred Papuçiu, Femi Cakolli, Nuhi Veselaj, Qazim Namoni.
[5] Astrit Leka: Dy fjalë për Shoqatën Solidiest dhe veprimtarinë e saj mbarëkombëtare shqiptare.
E Premte, 29-05-2009, 10:10 pm (GMT+1)
[6] Dr. Hysamedin Feraj në librin e vet: “Skicë e mendimi politik shqiptar”, Shkup,