| E enjte, 01.11.2012, 08:43 PM |
Aristotel Mici
Karvani i Pavarësisë
Novelë[1]
Vjeshta e tretë e
vitit 1912 ishte në mbarim. Ditët qenë
shkurtuar fare dhe dukej sikur
mblidheshin dhe tkurreshin gjithnjë nga retë e dendura dhe mjergulla.
Frynte erë jugu dhe binin shira. Udhët
qenë tërë baltë dhe fushat ngjanin si
gjysme të përmbytura.. Në një mëngjes të
këtyre ditëvë te vrenjtura në garnizonin e kazasë së Beratit kishte lëvizje.
Zabitët i ngritën asqerët herët dhe
pa bërë as talimin e sabahut, i vunë ata për të ngrënë bukë shpejtë
dhe pastaj i mblodhën të rreshtuar tek sheshi midis
kazermave. Me zabitët përpara asqerët prisnin në heshtje. Dhe ja pa pritur atë
mëngjes të vrenjtur u shfaq në
tribunën e ultë prej guri
bimbashi i vrazhdet, i quajtur Hasan Tursun Oglli, i cili filloi të fliste me
nje ze të rreptë. Asnjë ushtar nuk po e
kuptopnte turqishten e tij, përveç ndo nje zabiti që kishte mësuar në ndonjë ruzhdije te kohës.
Terxhuman ishte
heqimi i garnizonit, Tahir Efendiu. Ai ngjante më i moshuar nga bimbashi, po
dukej i ndrojtur dhe i përulur para
tij.. Tahir Efendiui përkthente qart
dhe saktësisht.
Midis ushtarëve që e dëgjonion ishte edhe Bushi
Furka nga Fushëmarinasi, i Myzeqesë i cili qe në rresht si gjithë të tjerët. Tërë
ushtarët e taborit e dinin se Bushi ishte djalë i vetëm. Këtë e kuptoje edhe nga veshi shpuar, ku pati
pas varur vath, që zakonisht iu vihej
djemëve si shpresë për të qënë me jete e për të rrojtur gjat. Kjo anë e
tij si djalë i vetëm kuptohej edhe nga emri: Bushi. Pra, njerëzit e shtëpisë i
kishin vënë atë emër që të ishte i fortë e jetonte shumë si druri i bushit.
Kur erdhi koha për të ngritur nizam, morën edhe Bushi Furkën. I ati u qe lutur
njerzëve të kryepleqësisë si edhe komosionit të okllamasë, po më kot. Bushi duhej
të shkonte nizam. i ati kishte dashur që
të shiste qetë e parmendës e të paguante një njeri që të vinte bedel për të, po
askush nuk kishte dale bedel në vend të tij për ta zëvendësuar.
Sidoqoftë, njerëzit e shtëpisë, e sidomos e ëma, u gëzuan
kur morën vesh se Bushin nuk e kishin shpur larg, andej tutje nga Anadolli, a
po nga vendet e Arabistanit. Ai do të shërbente si nizam në ushtrinë e vilajetit,
në një tabor, që qëndronte brenda kazasë.
*
Terxhumani vazhdonte të përkthente fjalën e bimbashit: ”Për nizamët
e këtij tabori është nder i madh detyra, që po i ngarkohet. Ju do të ruani rrugën
që shkon nga shkumbini deri ne Vjosë. Këto ditë pritet që të kaloje andej një
njeri që ka dalë nga dora e dovletit. Ai është treguar dinsëz e harramsëz para
sulltanit dhe sadrazemit. Dovleti e nderon me tituje ofiqe, kurse ai në vend që
t’ia dijë për nder, i kthen shpinën ,
dhe lidhet me mbretëritë e kaurëve. Ky njeri dinsëz, që po na sillet si rebel
ndaj perandorisë, është Ismail Qemali, i cili i ka sjellë dëme dovletit dhe po
perpiqet të bëjë ngatrresa të tjera për mbretërinë. Qëllimi i këtij rebeli është që
të arrijë të shkëpusë nga
trupi mbretërisë sonë gjithë nahijet e Arnautistanit. Po a mund të
qendrojë Arnautistani vetëm. Jo, s’ mundet. Këtë e di edhe ai vetë, Ismail
Qemali, me gjithë rebelët e tjerë. Jo më
kot ka vajtur ai në mbretëritë e te krishterëve te Evropit. Ai do që ta lidhë
Arnautistanin me Kaurët. Do që të krijojë një mbretëri
të vogël alla kaure nën hijen e mbrtërve kaurë. Ky i mallkuar i Allahut
ka shkelur besën ndaj sulltanit dhe i ka dhënë shpirtin xhehnemit. Qëllimi i
tij është që të dobësojë dovletin edhe të bëjë sa më shumë njerëz dinsëzë si
vetja. Prandaj, me urdhër nga lart, nga vilajeti ai duhet kapur i gjallë o vdekur.
Ja kjo detyrë i ngarkohet sot taborit tuaj.”
Ashtu vazhdonte të fliste bimbashi, duke
parë me kujdes fytyrat e nizamëve dhe të
zabitëve para tij.
*
Bushi Furka e dëgjonte si i shtangur dhe
mishi i trupit i bëhej gjëmba gjëmba. Ai sikur nuk po u besonte fjalëve, që përkthente
terxhumani. “Si është e mundur të jetë ashtu Ismail Qemali?” - mendonte me
vete Bushi Furka. Në fillim të asaj
vjeshte, para se atë ta merrnin nizam, nëpër dasma e gostirat e fshatit, Ismai
Qemali ishte dëgjuart aq shumë nëpër këngë.
Për atë këndonin të moshuar edhe të rinj. Dihej nga shumë njerëz se ai kishte vajtur nëpër Europë për të mirën e
Shqipërisë. Duke menduar ashtu, ai sikur nuk po ua vinte më veshin fjalëve të
terxhumanit . Atij po i zjente brenda vetes kënga që pati mësuar para pak kohe
në një nga dasmat e fshatit:
O shokë, më mori malli,
Ku gjendet Ismail Qemali;
Në
Paris atij Krajli,
Po vrapon si sorkadh mali,
T’i
dalë zot këtij vatani.
Dhe, tek kalonte me mendje fjalët e asaj
kënge, Bushit i kujtoheshin shokët e fshatit
si edhe njerëzit e shtëpisë dhe te fisit. Një mall i brendshëm e pushtoi
të tërin. Fjalët e bimbashit nuk kishin më kuptim për të.
Po gjithësesi tabori mori urdhërin që të bëhej gati për udhëtim.
Marshimi do të ishte i gjatë dhe duheshin përgatitur për çdo gjë. Të gjithë
nizamët u vunë në lëvizje. Lidhnin këpucët,
shtrëngonin shallvaret haldupe qepnin xhybetë, rregullonin rripat e dyfeqeve
edhe i hidhnin pastaj krahqafë
Bushi Furka bënte
si të gjithë dhe dorën e vinte shpesh tek qesja me para që e kishte varur me
gjalmë në qafe e që i lëviste mbi kraharor. Ato para ia kishte dhënë i ati, me
qëllim që po të gjente bedel, të kishte mundësi të paguante edhe t’ i shpëtonte
nizamllëkut.
Udha ishte e gjatë, po në marshim e sipër bëheshin ndalesa për pushim, a po edhe për ta mbajtur taborin të
rregullt dhe të mirë komanduar. Sa herë qëndronin për t’u shlodhur, ose për të
ngrënë ushqim, Bushi mendonte se si mund t’u vidhej nga sytë e të tjerëvë dhe të
ikte pa u diktuar.
“Sikur të shpëtoj
nga arratisja prej taborit.- mendonte ai, -
do të vrapoj sa të mund dhe do të hap lajmion kudo se
se Ismail Qemalit po i kanë zënë pusinë”
*
Afër Lushnjes
tabori ndali përsëri. Pas pushimit mulazimi e ndau ushtrinë në dysh: Njërën
pjesë e nisi nën komandën e një zabiti ne drejtim të Shkumbinit; pjesa tjetër
do të shkonte nga ana e rrjedhës së Semanit.
Merrej me mend se nizamët e këtij
taborri ishin në përforcim dhe mbështetje për te gjithë koshadhet e nahijeve
midis lumenjëve nga Shkumbini deri ne Vjosë.
Qeveritarët e
asaj kohe mendonin se mos vullnetarët që kishin dalë në përkrahje të Ismail Qemalit do të ishin të
shumtë. Ata kishin ndrojtje se mos nuk e
përballonin gjendjen vetëm me koshadhet
e forcave krahinore, pa ndihmën e
taboreve të ushtrisë së gazermave.
Ajo pjesë e
ushtarëve të taborit, që mori drejtim për
nga ana e lumit të Semanit, pasi kishte bërë disa orë të
lodhshme udhëtimi, kur mbrrijti afër
kodrave të ulta midis Petovës dhe Mbrostarit, mori urdhër të qendronte e të pushonte për tërë atë natë. Midis këtyre
nizameve ishte edhe Bushi Furka.
Diku më
tutje ndodhej lumi, ku ishin ngritur dy
lundra gjemi, ajo e Mbrostarit e njohur nga të gjithë dhe ajo e Petovës, ndanë
një trage prapa pyllit të madh, gjysmë e fshehur. “Cfarë të bëj tani?- pyeste
veten Bushi: Të rri ktu dhe të bëj dyfek me Ismail Qemalin? A pot ë
arratisem?....Po sikur të më diktojnë … Po më mirë të më diktojnë dhetë më
vrasin sesa të shtije kundër Ismail
Qemalit dhe shokëve të tij.”
Kur
erdhi nata, nizamët nisën të kërkonin bregoret edhe ledhet e terura të
lumit. Vinin përqark drurëve për t’u
mbrojtur pak a shumë nga era dhe ku për rreth rrënjëvë dhe trungjeve qenë
grumbulluar gjethe, që t’i perdornin si
dyshek. Përpiqeshin që të mbroheshion sado pak nga lagështira. Ashtu në vendet
që zgjodhën vetë u shtrinë të mbuluar me xhybetë e tyre.
Edhe
Bushi Furka u shtri, po atë nuk e zinte gjumi. Më tepër se lodhja e marshimit,
po e mundonte qëndrimi midis nizamëve dhe zabitëve. Shiu që kishte rënë gjat ditës pushoi dhe retë e
dendura po zgaliteshin ca. Sikur po rrezonte pak hëna. Në mugëtirën e asaj nate
Buishi po vriste mendjen se sit ë gjente mënyrën më të mirë për të marrë
arratinë. Dhe ja tek i shkrepi në mendje shërbimi i rojes. Në mesnatë atij do
t’i takonte të ishte roje. Bushi e
njihte mirë këto anë të lumit, se ai për fat
ishte nga këto anë. Fshati i tij
i lindjes Fushëmarinasi ishte vetëm dy orë e ca larg nga ato brigje të Semanit.
Kur pat qënë çunak, katërmbëdhjetë vjeç e ca, ai pati vajtur nga këto brigje për
të gjujtur mëllinja dhe lepuj të egër. E dinte se nga bënte lumi va dhe ku
ishte vendi më i cekët.
Në
mesnatë, kur mori shërbimin e rojes pyeste veten në se do të ishte mirë të
kalonte lumen a po jo. Dhe, tek po
shikonte errësirën e pyllit, i ra në kokë mendimi që të çante përmes tij. “Qëllimi
im, mendonte, nuk është që të shpëtoj kokën , pot ë lajmëroj rrezikun, se
Ismail Qemalit i kanë zënë pusinë.” Ashtu, atëherë, në mesnatën pus të errët, kur
gjithë nizamët dhe zabitët, kishin rënë
në gjumë të thellë, të lodhur nga udha përmes
shiut me llohë, Bushi Furka në majë të këmbëvë largohet pa u ndjerë. Eci dhe
eci për një kohë të gjatë pa kthyer kokën pas, deri sa ai u bind se i kishte
humbur gjurmët dhe asqerët e taborit i kishte shumë larg. Në rrugë e sipër hasi
në zgërbonjën e një plepi të vjetër. U
fut brenda saj,dhe u ul të shlodhej e të
mblidhte veten. Nga larg vinte uturima e detit. Frynte jugë gjithnjë dhe deti
kishte dallgë e lëshonte një burë të madhe uturitëse sa të përgjumte. Lumi qe mbushur degë më degë me ujëra të përzjera
e të turbullta. Dukej sikur lumi nuk merrte tutje; sikur i pëlqente më mirë të
teptiste nga anët e tij e jo të merrte udhën andej nga gryka në det. Bura e
detit ngrinte gjithnjë dallgë dhe nuk e linte gjithnjë lumin të derdhte gjithë
prurjet e tij.
Atje,
Brenda në guvën e zgërbonjës, tek po shlodhej, ai mendohej, pyeste veten se ku
mund të ndodhekj Ismail Qemkali? Sa shpejtë paskej ardhur nga Evropa ! Kurse kënga
në një dasmë thoshte se ishte aq larg…tutje nga Parisi. Bushi nuk dinte asgjë për
vajtjet dhe takimet e bisedimet e Ismail
Qemalit nëpër qytete të mëdha si në Bukuresht, në Vienës, në Trieste. Dhe ja tani,
ai prap, nuk ka një ide të qartë për udhëtimin
që karvani i Ismail Qemalit ka marrë drejt Vlorës. Ai nuk kishte dëgjuar nga
askush se Ismail Qemali kishte disa ditë që ndodhej në Durrës. Dhe ja tani nga
fundi i vjeshtës së tretë ai po shtegëtoka nëpër Shqipëri, siç kishte thënë
bimbashi, “që të prish dovletin” dhe prandaj tabori i kazasë së Beratit, ka dalë
rrugëve për t’i zënë pritë. Dhe ashtu,
tek po thekste moti, Bushi Furkën e kaploi
një hije gjumi, duke mbajtur pushken në duar.
*
Pas bisedimeve që
pati bërë me personalitete në Bukuresht, në Vjenë dhe në Romë, Ismail Qemali qe
bindur edhe më shume se pa humbur kohë duhej shpallur pavarësia e popullit
shqiptar. Çdo ditë vonesë, mendonte ai, e rrezikonte fatin e kombit. Me këtë
ide në mendje ai tok me shokët e shpurës së tij u nis nga Triestia dhe zbriti në
Durrës më 21 nëtor të vitit 1912.
Për ta shpallur
sa më shpejtë këtë qëllim dhe këtë dëshirë,
Ismail Qemali thirri shpejtë në nje mbledhje parinë e Durrësit,muslimanë
e te krishterë, tregëtarë e bejlerë. Pa uzgjatur, Ismail Bej Vlora ua shpjegoi
njerzëve të mbledhur se në ç’ rrezik gjendej Shqipëria pas thyerjes së ushtrive
turke nga sulmet e aleatëve ballkanas.
-“Unë
them se i vetmi veprim për të mënjanuar rreziqet, që kërcënojnë kombin tonë në këtë gjendje
politike, do të ishte të ngrinim flamurin kombëtar dhe të shpallim mëvehtësinë
e Shqipërisë. Ashtu t’i themi botës se jemi një komb më vete, dhe
tani që fati na ndau nga Turqia, duam të qeverisim vetveten dhe të rrojmë në
paqe e urtësi me të gjithë fqinjët. “
Mirëpo
sa mbaroi fjalën e tij Ismail Qemali në atë mbledhje, na ngrihet dhespoti grek i Durrësit, Imzot Jakovi, i cili u dëgjua të thoshte:”Mendimet dhe qëllimet e Ismail Qemalit janë çeshtje që
mund të bisedohen, por jo tani. Këto punë
i ka në dorë Evropa dhe ajo do t’i rregullojë për së miri, kur të vijë koha.
Kurse për ngritjen e Flamurit kombëtar të Shqipërisë, që e përmendi Ismail Beu,
- vazhdonte të fliste dhespoti Jakov, - unë mendoj se ne si shtetas besnikë të
Sulltanit, vetëm një flamur njohim, atë të Turqisë dhe atë e kemi mbi krye e
sipër.”
Pasi
tha ato fjalë, dhespoti Jakov, fërkoi pak mjekrën, picërroi ca sytë dhe iu
drejtua Myftiut të Durrësit duke I thënë:
“Po ti Myfti Efendi, si njeri i urtë dhe besnik i mbretërisë që je, ç’thua?”
Biseda
nuk po ecte për mbarë. Myftiu i Durrësit
si njeri fanatik, dhe që nuk shquhej për
zgjuarësi dhe as për kulturë, nuk e
kuptoi aspak djallëzinë e dhespotit. Pa e vrarë mendjen për të treguar ndonjë
gjë me vlerë, ai mbështeti fjalët e dhespot Jakovit:
-“Vallahi,
Dhespot Efendi, ti e ke thanë fjalën drejtë; na vetëm bajrakut të padishahut i bajmë temena.”
Kurse mytesarifi i Durrësit, që nuk mund t’ thoshje
njeri i paditur, por si tip i pavendosur,
nuk dukej as mish as peshk, një person i pasigurt, i cili nuk dinte nga
të mbante dhe bënte gjoja figurën e njeriut të paanshem. Po më në fund, kur pa
se rreth e qark kishte njerëz të ditur, e gjeti udhës t’’i deklarohej Ismai Qemalit frëngjisht:
“Comme Albanais, je suis avec vous, mais comme fonctionniare, je dois etre
contre vous”[2]
Ismail
Qemali e kuptoi se një pjesë e parisë së Durrësit nuk e përkrahu për qëllimin e
tij të shenjtë. Kështu që mendimi i tij
për ngritjen e flamurit në Durrës, për të fituar kohë, nuk doli për mbarë.
Merrej me mend se puna antishqiptare e
dhespot Jakovit si edhe te myftiut e
kishin bërë efektin e tyre tek shumë njerëz të pa informuar për rreziqet që po
i kanoseshin kombit shqiptar.
Po
megjithëse nuk ia arriti qëllimit që ta ngrinte flamurin në Durrës, Ismai
Qemali nuk e dha veten, nuk u pëkul. Mendja filloi t’i rrihte për nga Vlora, tek vendlindja e tij.
Paria e atij qyteti i kishte bërë ftesë
me telegram që kur ishte në Trieste .
Vlonjatët me krenari dhe vendosmëri e prisnin që t’u vinte atje, në shtëpinë e tij dhe ashtu të ngrinin së bashku flamurin.
*
Dy
ditë më vonë, pas mbledhjes me parinë e Durrësit, kur Ismail Qemali vajti ne gjelltore për të ngrënë darkë, njerëzit
e shpurës së tij i thanë se kuajt e
karvanit qenë gati për udhëtimin drejt
Vlorës. Ai u bë prap plot besim në
vetvete se e merrte me mend përpjekjen e
patriotëve në Vlorë. Telegrami i tyre e kishte vënë në dijeni. Atë telegram e
ruante si një thesar. Sa herë fuste dorën në xhepin e brendshem, prekte letrën e telegramit, që i
kujtonte zotimin e bashkëqytetarëve vlonjatë.
Udhëtimi
i karvanit të shpurës së flamurit të
pavarësisë filloi të nesërmen, në mëngjesin e ditës së shtunë, më 23 nëtor. Tok
me Ismai Qemalin ndodheshin edhe
atdhetarë të tjerë të shquar, disa e patën shoqëruar edhe në Bukuresht e në Vjenë. Në të njëjtën kohë u
nisën tok me të drejt Vlorës edhe delegatët e Durrësit, të Krujës, të Tiranës,
të Shijakut. Në rrugë e sipër atij do t’i
bashkoheshin edhe deolëgatet ë Kavajës, te Lushnjës dhe të Fierit.
Pas
disa orë udhëtimi, ndërsa shpura e
Ismail Qemalit vazhdonte rrugën për në Vlorë, një kalorës i vetëm diku afër Gosës po vinte me nxitim për të
gjetur karvanin e pavarësisë. Ai
kalorës deshte të takohej direkt me Ismail Bej Qemalin.
Kur Prinjësi
i Flamurit me shkoët e tij po i afrohej
Gosës, kalorësi ndali para tyre. Ai kërkoi të njihte Ismail Qemalin dhe deshte
t’i jepte një copë letër. Nga posta e
Lushnjes e njoftonin fshehurazi lidhur
me një telegram që sapo kishte mbrrijtur nga vilajeti i Janinës në sanxhakun e
Beratit. Mytesarifi e kishte shpërndarë
lajminnë formë urdhëri me post-telegraf ndër të gjithë kajmekamët:
“Ismail Qemali me shokë gjallë a vdekur të
shtihet në dorë”
- U kanë zënë pusinë
gjat rrugës Ismail Bej, - foli lajmëtari me kalë dhe u largua pa u zgjatur dhe iku drejt qytetit të
tij.
Atëherë Ismail
Qemali, pasi lexoi me zë të larte lajmin e keq, u tha shokëve:
- Si do të bëjmë
vëllezër ?!... Nëqoftë se ia mbrrijmë Vlorës, dëshira jonë plotësohet, do ta
shpallim Shqipërinë më vete, të
mosvarur. Nëqoftë se do të vritemi, atëherë bëhemi dëshmitarë dhe theror të Atdheut të dashur.”
- Do të çajmë përpara,
do të ecim në udhë që ata nuk e pandehin,- u dëgjua njeri nga shoqëruesit e
shpurës. Jam nga këto anë të Myzeqesë
dhe i njoh mirë të gjitha shtigjet dhe e
udhët e fshehta.
Ai që foli aq i
vendosur ishte Llazi Bozo, një shoqërues
vullnetar i shpurës, një nga patriotët e flaktë të Myzeqesë , që kishte ngritur
më këmbë në mbrojtje të Ismail Qemalit gjithë fshatin dhe dhe krahinën për rreth tij.
- Le të marrim
zemër nga fjalët e këtij zotërije kurajoz dhe të nisemi përpara pa u trembur drejt qëllimit tonë dhe na u bëftë
udha dritë., - nxiti bashkëudhëtarët e vetë
Ismai Qemali, duke iu uruar guxim
në kalimin e vështirësive.
Karvani i Flamurit të Pavarësisë atëherë dredhoi rrugën dhe mori tragat nga ana e Tërbufit, në vende
me ujë dhe baltë, me udhë e pa udhë. Nga shirat
e rëndë të vjeshtës toka qe squllur aq shumë saqë dheu
kudo qe bërë si baltë kamine. Kënetat qenë mbufatur dhe lumenjtë vinin trarë-trarë e gërryenin ledhet degë më
degë. Deti uturinte dhe vazhdonte të ngrinte burë. Pas një zagushije të rëndë,
retë e veshën qiellin pus. Vetëtimat dhe gjëmimet përsëri po rrethonin
horizontin. Shirat nisën prap shtruar, pa erë, po të dendur. Duke kaluar para
fshatit të Këmishtajt, dheu po bëhej dhe më i rëndë, balta e zezë ishte shumë
ngjitëse. Dukej sikur kuajt nuk ecnin, por
po ngjisnin llucë të zezë kamine.
*
Ishte
e diela e parafundit te vjeshtës së tretë
të vitit 1912, kur Karvani i Pavarësisë po uafrohej dherave të Karatoprakut, ku
kalimi i udhës me këmbë ose me kuaj bëhej më se i vështirë. Pikërisht në atë
kohe me llohe e me shi nje qerre me rrota të larta po afrohej ne drejtim të Karvanit. Koha e dasmave ende nuk kishte
mbaruar dhe ata që shikonin atë qerre, mund të kenë kujtuar se ajo do të qe
nisur për të marrë ndonjë nuse të re në atë ditë të përbaltur plot me shi, sipas zakonit të lashtë “të prerjes së ditës”,
që do të thoshte se vajza behej nuse pikërisht
në ditën e caktuar nga të dyja palet e krushqisë. Po jo, nuk kishte qënë ashtu.
Qerrja me rrota të larta nuk qe nisur as
për nuse e as për pajë. Pendari, që po hiqte qetë për dore me hosten, e ndali qerren në mes të
udhës. Vuri hostenin në vrimën e qajkës dhe doli para shpures se kalorsëve. Ai
ngriti duart lart në formën e gjyusmë harkut duke thënë ca fjalë që nuk
merreshin vesh nga shkaku i shiut. Kur u
afrua edhe më, pendari vuri një dorë në zemër dhe me dorën tjetrër takoi udhë-rrëfyesin.
- Jam i dërguar
nga paria e anës sonë të Karatoprkut, - folio ai, që të takoj Ismail Qemal Beun
dhe ta marrë në qerre. Siç e shikon kjo qerre është e siguruar mirë: është e
mbuluar me rrogaoza të rinj që nuk i hyn asnjë pikë shiu; kurse në shtratin e
saj janë shtruar dyshekë dhe qilima me
thekë.
Kur udhë-rrëfyesi
po e dëgjonte dhe po shikonte pak si i çuditur
nga e papritura, pendari vazhdoi prap:
- Nuk jam vetëm;
tok me mua kanë ardhur edhe burra të tjerë, të cilët janë endur andej e këndej
se po bëjnë roje, kurse populli po u prêt në
Libofshë. Atje do të bëhet festë.
Te oborri i vakëfit është ngritur kënga
e po hidhet valle nga gëzimi.
Udhërrëfyesi
ktheu kalin, u fut në mes të shpurës, iu drejtua prinjësit të flamurit e i tha:
-Ismail Bej ! Populli i kësaj ane ka nisur këtë qerre
për Zotërinë Tënde.
- Po pse janë
munduar!? Kur ne kaluar jemi, - tha Ismail Qemali, duke ndjerë ngrohtësine e dashurise së përzemërt të
popullit.
Pendari me takije
të bardhë qe pushtuar atë çast nga një ndjenjë përfaljeje para prinjësit të
flamurit. Tërë qenia e tij përshkohej
nga një hutim dhe marramendje
ngazëllimi.. Po megjithatë e mori veten, u përcoll, hapi gojën e nisi të
fliste me shume mirëdashje.:
- Më tutje rruga
bëhet edhe më e vështirë Ismai Bej, shiu
e bën edhe më të zorshme. Prandaj … urdhëroni ! Të paktën sa kohë që bije shi. Nuk dot lageni dhe do të çlodheni
ulur.
Atë çast Ismail
Qemali pak si i menduar, vuri dorën te mjekra dhe shikoi udhë-rrëfyesin, sikur
të merrte mendim nga ai dhe i tha:
- Po ti si mendon për këte rast?
- Ismail Bej ! – i tha ai pa u
menduar shumë, - Plotësojani dëshirën. Të paktën sa të kalojmë Karatoprakun.
Atëherë prinjësi i udhëtimit të flamurit vështroi
gjithë bashkëudhatarët e karvanit dhe i prekur nga ngazëllimi dhe dhe mikpritja e popullit, foli me qetësi:
“Vetëm nuk do të ulem aty. Le të urdhëroi edhe zoti Gurakuqi e ndonje tjetër.”
- Faleminderës,
Ismail Bej, po ma i moshum asht Imzot
Nilollë Kacorri. Le të urdhënoi Zotnia e
tij ma par, - u degjua Gurakuqi
-Të lumtë goja, zoti Luigj, për punët e shquara, që ka bërë, ai e meriton të jetë para meje.
- Ju lutem zotërinj të shtrenjtë, me më ndigjue edhe mu, para se të më çmoni kaq shumë. Andej nga malësia e Lurës asht nji zakon që nderon ma së pari at mik që ka ba rrugën ma të gjatë.
Më thoni Ju tash, kush duhet të jete ma i parë. Un nuk mundem
me e thye rregullin e Lures dhe të Kurbinit.
- Ka
vend për tre e më shumë, - u dëgjua atë kohë pendarti i qerres.
Dhe
ashtu ata të tre : Ismail Qemali, Nikollë Kacorri e Luigj Gurakuqi u drejtuan
nga qerrja e mbuluar me rrogoza. Pendari hapi pak vend tek shtiza e qerres,
duke mënjanuar një ka, me qëllim që shtiza qerres të shërbente si mbajtëse per
të vënë këmben kalorësi, kur ta hiqte nga yzengjija.
Sa
mori për të zbritur Ismail Qemali, pendari i tha:
- Kujdes Ismail
Bej, mbahuni edhe te supi im.
Po kot u shqetësua
pendari. Ismail Qemali i bëri lëvizjet të ngadalta, po të sigurta. Hodhi këmbën
mbi shtizë, u kap pas rrapinës e shkoi u ul mbi qilimin me thek pa zor të madh.
Po ashtu bëri edhe Luigj Gurakuqi. Kurse Imzot Nilollë Kacorri, dukej që qe mëi stervitur dhe i bëri lëvizjet e
zbritjes nga kali për në qerre më me shkathtësi.
Shpura e kalorsëve
me qerremn në mes rifilloi udhën me baltë,
pa pyetur për shiun që s’ pushonte.
Karvani i Pavarësisë ecte drejt Vlorës
pa pushuar. Qielli shtrydhte re si guna,
po karvani nuk ndalej.
*
Kur u kalua
Karatopraku, balta e zezë sikur po bëhej
më e butë, më e ujëshme se sa ajo e dheut të zi. Tek po kalonin Gradishtën dhe
po i afroheshin Libofshës, qielli nisi të
zgaliste. Retë sikur po çaheshin
dhe shiu u bë si vesë e hollë, deri sa
pushoi. Te sheshi i një djerrine ndanë një kodre, karvani ndali. Kalorësit
zbritën nga kuajt dhe Ismail Qemali me dy zotërinjtë e tjerë, Imzot Nikollë Kacorrin dhe Luigj Gurakuqin dolën nga qerrja e
mbuluar. Atje, në atë vend, ndanë kodrës
kalonte një rrjedhë uji që ish si
degë e një përroi që zbriste për poshtë. Të gjithë njerëzit e shpurës u vunë në
lëvizje për të ushqyer kafshët. Kuajve u dhanë për të ngrënë tagji tërshëre, kurse qeve misër me lëpushka.
Pastaj i shpunë kafshët për të pirë ujë te vija e rrjedhshme. Nga mundimi i udhës
së vështirë si kuajve ashtu edhe qeve u
dilnin avuj djerse nga kurrizi.
Për
disa minuta gjithë burrat e shpurës çlodhën gjymtyrët e u shpinë duke ndezur edhe nga një
cigare duhan. Dhe pak udhë dhe ata do të arrinin në libofshë. Pasi kasfshët e
shuan etjen me ujë, karvani me njerëzit
e flamurit vazhdoi rrugën drejt jugut.
Lajmi
se dita e flamurit kishte asfruar, pati pushtuar mendjet dhe zemrat e të gjithë myzeqarëve, të
cilët po i prisnin si në një ditë feste
tërë delegatët e e ardhur nga çdo anë e
Shqipërisë, që ishin nisur drejt Vlorës.
Kudo
që shkelnin ata përhapnin lajmin për ngritjen e flamurit. Qëllimi historik që i kishin vënë vetes ata me Ismail Qemalin në
krye, nuk ishte i atillë që mund të kalohej në heshtje. Populli i Myzeqesë i
lumturuar po e priste e përcillte Ismail Qemalin me shokë në çdo fshat. Udhëtimi rrugë e pa rrugë përmes viseve
fushore zgjati më shumë se sa qe menduar. Vonesa në udhëtim po e vinte në merak
Ismail Qemalin. Ai shqetësohej përbrenda dhe mezi e përmbante ndjenjën e
padurimit. Sa her që vinte dorën në xhepin e brendshëm, prekte telegramin e
komisionit përgatitor të Vlorës e i kujtoheshin fjalet e shkruara: “Nisuni, ju
presim. Jemi gati.” Atë që e shkruante Vlora në tel;egram, ai po e shikonte në
fytyrat e qeshura e në sytë e ndezur nga dashuria për Shqipërinë e lirë në çdo
krahinë. Të gjithë delegatët e ndjenin
se kudo ishin të rrethuar nga një gëzim i tërë popullit kudo që shkelnin.
Në të
hyrë të Libofshës kënga dhe brohoritjet zjenin edhe më shumë. Ikonom Papa
Dhimitri, i cili pati dhënë fshehur mësimin
e gjuhës shqipe në konakët e vakëfit, kishte ngritur për këtë rast një komision
feste. Me mundësitë që kishte pasur, ai pati arritur
të bënte edhe një kor me djem, të cilëve u mësonte këngë patriotike, që i sajonte vetë. Njëra nga
këto këngë qe bërë posaçëriosht për këtë
rast. Atë mbasdite ajo këngë u
dëgjua për herë te pare
Shqipëri e ngite Ballin,
Ta ngritën trimat e rrall;
Shqipet me Smail Qemalin,
Nipat e Gjergjit me pallë.
Gjithë
djemëria e Libofshës me këtë këngë në
gojë doli në rrugë dhe nuk po dininse si t’i prisnin sa më mirë e me mire delegatët e flamurit me prinjësin e
shquar në mes. Në gëzimin e kësaj feste atë ditë qe therur një dem, po
piqeshin në furrë gjela deti, po
gatuheshin gjellë me jahni, mish i pjekur, qofte dhe të gjithë familjarët me
gratë e tyre kishin sjëllë lloj lloje ëmbëlsirash
me kamnistra si në ditën e Pashkës së Madhe edhe më shumë; gjithandej oborri i
kishës së Libofshës kundërmonte nga era
e kanellës që u qe hedhur përsipër pjatave me kabuni, me reshedi dhe paluze.
Merrej
me mend se delegatët vinin të lodhur, të lagur
dhe të uritur, prandaj te konakët e vakëfit të kishës qenë marrë të
gjitha masat sipas porosive që kishte dhënë Ikonomi. Oxhaku bubullonte nga
flaka e zjarrit me drurë të trashë, mangallët qenë rregulluar të ndizeshin kur
të ishte e nevojëshme. Gjellët , buka, vera dhe rakia ishin bërë gati.
Karvani
i Flamurit të Pavarësisë mbrrijti në
Libofshë para perëndimit të diellit. Gjithë shpura u prit me përqafime dhe shtrëngime
duarësh.. Delegatët, të lodhur ashtu si
ishin, u futën në një odë, që qe caktuar vetëm për ta. Ismail Qemalit i qeshte
fytyra si dielli kur lind. Në mes të asaj mikpritjeje të ngrohtë, në atë gosti të begatshme, në mes të atij ngazëllimi,
që bënte të dridheshin të gjitha zemrat,
Ismail Qemali nuk po qendronte dot pa folur. Nga gëzimi i madh vetja po i dukej disa vjet më i ri.
Prinjësi
i Flamurit, tek po rrinte i ulur mbi një shilte të madhe pran zjarrit flakadan,
pasi ngriti dollinë për Shqipërinë dhe flamurin, me atë zërin e tij të ngvrohtë
e të përmallur tha:
-“Vëllezër
të dashur ! Erdhëm vonë; të
na e falni se u bëmë të na prisni ca si shumë.
Po vonesa qe se nuk kemi rrugë, nuk kemi ura, nuk kemi as siguri. Udhëtojmë me vështirësira. Sa varfëri duket në tokën tonë të begatshme. Dhe
kush e ka fajin? Fajin e ka qeveria turke. Tani mjaft me Turqinë… Së shpejti do të ngrëmë flamurin dhe pastaj
duhet të perpiqemi me mish e me shpirt për ta shpurë vendin përpara.. Duhet të ecim edhe ne në
rrugën e qytetërimit, të përparimit dhe të mbarësisë. Kështu ne do t’i tri gojmë Evropës se shqiptari ka mbetur
gjithmonë evropian në gjak dhe se nuk dëshiron gjë tjetër veçse të forcojë kombësinë
e tij.”
Po gostia nuk qe
shtruar vetëm Brenda konakëve të vakëfit të kishës, po edhe në koridore edhe në
postrët përjashta. Të gjithë burrat te
vjetër e të rinj patën ardhur atë ditë festive. Të tërë patën
marrë me veta ushqime për të ngrënë e për të pirë me çfarë u ndodhej..Të
gjithë e ndjenin se atë mbrëmje Libofsha po jetonte ngjarjen më të jashtëzakonshme..
Ajo kishte nën çatitë e saj përfaqësuesit e kombit, ata që kishin bërë e po bënin
aq shumë, për ta shpëtuar Shqipërinë nga zgjedha e huaj halldupe.
*
Bushi Furka pas
gjithë asaj lodhjeje nëpër pyll, kur kishte ikur tek rafsha mos u vrafsha,
rrinte si i strukur atje tek zgërbonja e lisit plak. Priste sa te fekste e të
nisej andej nga i dilte më mbarë për te ura gjemi ndanë lumit. Në ushtrinë
turke i dukej vetja sikur të qe syrgjyn. Kazermat i ngjanin si burg. Godina e
fjetinës ia ndrydhte gjithë dëshirat..Dhe ashtu tek po rrinte fillikat i vetëm
në atë guvë iu bë sikur po e kërkonin, sikur po e thërrisnin me emër. Për një çast
u ngjeth dhe filloi të dyshonte se mos zabitët do të kishin urdhëruar nizamë të taborit për ta gjetur kudo
që të ishte. Atë kohë shtrëngoi dyfekun nga gryka dhe mbante veshët pipëz, për
të kapur ndonjë fjalë. Po asgje nuk dëgjohej perveç degëve që shushurinin nga fërkimi me njera tjetrën.
Dhe në
atë mënyrë, duke pritur agimin, Bushi ra
pa dshur në krahët e një ëndërre tërheqëse. Ajo ëndërr sikur ia hoqi të gjithë
lodhjen, ndrojtjen dhe pasigurinë e
veprimeve. Në atë dremitje atij iu duk
sikur shiu ndali dhe një agimi i purport po ndiste qiellin. Tutje, shumë larg, dielli
pohapte syrin me qerpikë të zjarrtë. Atë kohë kalon para syve të
Bushit e fejuara e tij, Lulja .Ndërsa ajo po nxirte pulat e detit në
kullotë, ai i doli përpara si atëherë
kur nuk e kishin marrë nizam. Ajo u tremb nga befasia, po me ta njohur nuk u përmbajt
dot nga gëzimi
- Ke
ardhur me leje,- i tha
- Jo,
jam larguar vetë
- Po
si e bëre këtë ?- e pyeti prap Lulja.
-
Sepse nuk më mbante vendi. Kam merakun e argëllëkut[3].
Vajti aq kohë pa ua dhënë.
- Po
ne u deshëm vetë; ne nuk u deshëm për argëllëk.
- Po ç’
thonë bota pasataj….
-
Asgjë…
- Si….asgjë, !-
Nizamët e rinj që erdhën në tabor më thanë se na përflasin: “Turp për ne
që nuk e kemi dhënë….turp për ju që nuk e keni prishur fejesën.
- Të
gjitha janë gënjeshtra. Për këto llafe
paske vënë kokën në rrezik dhe paske
ardhur pa lejë.
- Nuk
ika vetëm për punë të argëllëkut, po edhe
për një gjë tjetër shumë të rendesishm..
- Po ç’
është ajo gjëja tjetër që të paska detyruar
të vish?
-
Flamuri , Lule, Flamuri. Unë kam dalë këtu në mbrojtje të atij që do të ngrejë
flamurin
- Po
cili qënka ai?- deshi të dinte Lulja..
Ai njeri është
Ismail Qemali. Nuk të kujtohet. Emri i tij u përmend me këngë në dasmën e vëllait tënd.
-
Kënga më kujtohet, po atë nuk e kam parë, - iu përgjegj
ajo dhe u përhumb si një qënie fluide.
Dhe
kur Bushi deshi ta përqafonte si i permallur,
qe zgjuar nga ëndërra. Hapi sytë dhe pa se po binte mëngjezi, Shiu vërtetë
pati pushuar dhe nga të çarat e mëdha të
reve po dukeshin copa qielli, që i sillnnin në mendje sytë e kaltër të Lules, që
sapo i qenë fanepsur në dremitje e sipër.Atë kohë Bushi doli nga zgërbonja e
lisit plak dhe tek po shpihej pa se ishte nga fundi i pyllit të Vjetër.
Iu kujtua
koha kur dilte nga kjo anë e lumit për të gjuajtur lepuj të
të egër dhe mëllinja. Bushi hapi mirë sytë dhe mori me mend se diku
më tutje ishte lumi i Semanit dhe pastaj, diku më tej ndodhej lundra e vjeter gjemi e Mbrostarit.”Ndonëse
natë, po i paskam rënë udhës ne të, -
tha Bushi me vete,- paskam dalë atje ku doja të mbrrija”. Hodhi dyfekun në krah
e u nis sipas një trrage që duhej të dilte tek ura e vjetër gjemi . Ecte me
nxitim që të nxehej. Pas nje gjysmë ore mbrrijti para vendit ku voziste lundra
e vjetër e Mbrostarit. Me armën n dorë ai u drejtua nga ana e lundrës. Atje
sikur po i bënin sytë se ishte një njeri. Mirëpo njeriu e kishte parë atë më përpara. Kur ai
mori t’i thërriste, ai tjetri i humbi nga sytë. Atëherë Bushi nisi t’i afrohej sa më shumë lundrës, duke
shikuar rrethe rrotull. Po askush nuk po dukej përqark. Më kanë bërë sytë ,-
foli me vete, - ose ka qënë ndonjë hije. Që andej iu drejtua një ledhi,që e
rrihte dielli dhe kishte shtroerë. U ul
te rrënjët e një shkoze që të ngrohej. Që atje veshtronte uren e vjeter. “Po qe
se Ismail Qemali me shokët e vetë do të kalojë nga kjo anë, unë që ketu do të jem ne mbrojtje
të tij. Le të vijnë koshadhet, le të vijnë asqerët, unë që këtej do të hap
zjarr, po qe se e rrezikon kush atë”. Dhe ndërsa po shullëhej atje në shtroerë,
mendja i shkoi te tjetra lunder gjemi, që vozistre ca me tutje, andej pas kodres së vogël të Petovës. Ajo urë gjemi
qe bërë shumë më vonë edhe për këtë
arsye i thoshnin edhe lundra gjemi e re,
ose vetëm Lundra e Petovës.
*
Njeriu që pati parë Bushi tek lundra e vjetër, nuk
kishte qënë hije, po njeri i vërtetë. Ai kishte qënë biri i lundërtarit plak, i
cili pati vajtur atje që me natë, për të vënë re se mos andej nga anët e lundrës
dukeshin koshadhe ose njerëz të dyshimtë. Po i biri i lundërtarit plak, me të
parë njeriun e armatosur alla halldupshe, u largua fshehur dhe iku me nxitim
drejt fshatit. Iku me vrap që të jepte lajmin se një njeri i armatosur dhe me
rroba si të nizamit turk qe dukur te plepat anës lundrës gjemi.
Kur djaloshi dha
lajmin për personin e veshur nizamë që e
kishte parë te lundra e vjetër, i ati nuk u çudit, po i tha me qetësi.
-Siç duket me
urdhër të kajmekamit gjithë shtigjet e udhës kryesore qenkan zënë nga
koshadhet, or bir, po ne nuk do të jepemi. Të mëdhenj e të vegjël do të bëhemi
mur dhe do ta mbrojme Ismail Qemalin. Ai
edhe shokët e tij mbrëmë kanë fjetur në konakët e vakëfit të kishës së Libofshës
dhe nga ora në orë priten të vijnë këtu
në Petovë. Edhe kryepleqësija edhe Ikonom Dhimitri e kanë parë më të arsyeshme
që Ismail Qemali me gjithë shokët dhe karvani i tyre ta kalojnë lumin këtej nga
ura e Petovës. Mos u trembni. Gjithë
burrat e nahijes, nga Libofsha në Petovë
e deri në Mbrostar e më gjërë nuk kanë vënë
gjumë në sy sonte. Të gjithë janë në mbështetje te tij, ta përcjellim shëndosh
e mirë nga lumi dhe ta shoqërojmë deri në Vlorë, ku do të ngrihet Flamuri ynë.
- Po ne të rinjtë
çfarë duhet të bëjmë deri sat ë vijnë kalorësit e karvanit ?- Pyeti djali lundërtarin plak.
- Ju do të bënit
mirë pot ë vendosni kërcunj nga të dyja
anët e lumit, atje ku lidhet lundra , me qëllim që të mos u lagen këmbët njerzëvë nga uji i lumit, kur do të hipin në
lundër, ose kur do të dalin nga lundra.
Për ta bërë shpejtë këtë punë përdorni sharrën, po edhe spatrën. Ndër kohë unë
po shkoj tek lundra e vjeter që të marrë litarët e limtë, që t’i kemi gjendje,
në rast nevoje t’i përdorim për përforcim.
Lundërtari plak,
pa humbur kohë, i vuri samarin kalit
dori, lidhi hejbetë në kocen e samarit dhe mori tragën drejt lundres së vjetër.
Me të mbrrijtur atje, zgjidhi litarët e limtë, i bëri si rrokotë, i futi në të dyja anët e
hejbesë dhe u kthye vrap, duke i dhënë
kalit me të katra, deri sa mbrrijti te
ura e re në Petovë. Kur mbrrijti atje, pa se edhe djemtë kishin prerë trungje
dhe po i çanin me pyka, që ti përdornin si gjysëm drrase të rënda e t’i
vendosnin në të dyja anët e lumit sipas
porosisë, që u kishte dhënë.
*
Kur lundërtari
plak vuri në trastat e hejbeve litarët e
limtë dhe mori rrugën drejt Petovës me kalin
dori, Bushi Furka po vriste mendjen edhe më shumë dhe nuk po dinte se
sit ë vepronte.Të rrinte ende i fshehur, a po të tregohej. Rrobat e nizamit
turk si prej halldupi i prishnin punë. Vendi nuk po e mbante më. Pastaj veprimi
i lundërtarit plak që tërhoqi litarët e limtë dhe i mori ato me vete, e bëri të
vriste mendjen. Çfarë do të ishte arsyeja e këtij veprimi?! Mos vallë i
duheshin ata litarë për lundrën e Petovës,
a po do të kishte qënë urdhër i kajmekamit , me qëllim që lundra të mos punonte
dhe Ismail Qemali të mos kishte mundësi të kalonte lumin. Me këto mendime në
kokë Bushi doli nga pylli dhe iku midis gëmushave, duke ndjekur tragën e lundërtarit
të vjetër.
*
Kur delegatët me ismail Qemalin në mes morën rrugën
kaluar për tek lundra e re, populli i zonës së Libofshës doli i gjithë përpara
tërë brohori me këngë e gëzim. Atë mëngjes
po dëgjohej një tjetër këngë e re:
Kemi qënë rrogoz e baltë,
Po flamurnë e ngritëm lartë..
Japim besën në Myzeqe,
Për flamur e për atdhe.
Ishte kënga më e
re e asaj feste, që po këndohej me zë të lartë dhe po shoqërohej me me iso
“eee”.
Ismail Qemali
gjithnjë i mmallëngjyer nga përzemërsia dhe dashuria e Myzeqesë, mezi po i
mbante lotët e gëzimit..
“Populli na ka në
mendje edhe në zemër, vëllezër; të ecim përpara për flamurin tonë”.
Me të dëgjuar ato
fjalë, Karvani i Pavarësisë u vu në lëvizje..
Tek ikte kaluar prinjësi i flamurit përshëndeste njerëzit nga të dyja anët e
udhës. Kur dëgjonte urimet e myzeqarëve, Ismail Qemalit i erdhën në mendje fjalët
që kishte biseduar me Ikonomin e vakëfit, Papa Dhimitri.
“Po mbjellim një
lule të re i nderuar Ikonom, si thua të na
rritet?”
“Do të rritet e
shëndetshme Ismail Bej, - ia kishte kthyer ai, - sepse edhe toka është e punuar
mirë”
“E kishte thënë
shumë bukur Ikonomi plak- mendonte me vete
prinjesi i Flamurit,- toka e punuar është populli i këtij vendi, i etur
për liri dhe për flamur”
Dhe ndersa
kalonte në mendje ato fjalë, duke përshëndetur njerëzit, Ismail Qemali dëgjoi
edhe një herë urimin e Ikonomit Plak,
Papa Dhimitrit “Udhë të mbarë, o ëngjëlli shpëtimtar”.
Ashtu me atë urim
Karvani i Pavarësisë nisi rrugën drejt urë së Petovës, ku lundërtarët kishin bërë
gati gjithçka duhej për të kaluar lumin.
*
Bushi Furka, i
cili kishte ndjekur tragëne lundrtarit plak, i qe afruar brrylakut të fundit të
lumit, qe ngjitur tek një ledh i rrethuar prej ca shkurre
marinash dhe blaca ferrash. Prej andej
po vështronte rreth urës së Petovës, ku lëviznin njerëz. Pas pak atij i zunë
sytë Karvanin e Pavarësisë. Sa mbrrijtën atje te Ura e Re, pra tek Ura Gjemi e Petovës, delegatët zbritën nga
kuajt dhe po bëheshin gati që të kalonin lumin. Atëherë Bushi nuk e mbajti më
veten.. Vrapoi drejt blacave me ferra dhe
anës murrizave, deri sa doli te marinat e ulta të lumit. Armën e mbante
gjithnjë në dorë, me dëshirën e mirë që ta përdorte, pot ë rrezikohej Iamail
Qemali, ose ndonjë nga shokët e tij. Po atë çast e kuptoi se prinjësi i
flamurit ishte shumë e shumë më i
mbrojtur nga trimat vullnetarë të popullit. Duke ecur me nxitim, Bushi thoshte
me vete se “mua tani nuk më mbetet gjë tjetër vetëm ta shoh atë burrë trim dhe
t’ puth dorën me nderim”.
Me këtë dëshirë të
papërmbajtur, Bushi Furka po çante përpara nëpër tragën e ngushtë midis
marinave me krende të zverdhura nga vjeshta. Po befas u gjend i rrethuar.
Vullnetarët e fshatit e kishin kapur si person të dyshuar. Ai ndjeu se duar të
fuqishme po e mbanin shtrënguar si darë.
- Ç’ do ti
halldup këtu?- qe pyetja e parë.
- Këtë halldup si
hije ma zunë sytë sot herët në mëngjes
tek lundra e vjetër,- foli i biri i lundërtarit plak..
- Ky do të jetë
hafije.- u dëgjua një zë tjetër..
- Ose vrasës i
paguar
Pyetjet dilnin të
shpejta dhe Bushi nuk po dinte se kujt t’i përgjigjej më përpara.
- Jam shqiptar, o
vëllezër, jam shqiptar bir shqiptari. Po më patën marrë më zor nizam.
- Që nga ke
ardhur këtu ?
- Vij nga taborri
i kazasë, po i u vodha zabitëve nga sytë natën. Rasti e solli te ndodhem këtu
te lundra e lumit.
- Pse qendroje te
lundra e vjetër?
- Pse erdhe më
pastaj këtu?
- Dola këtej anës
së lumit, sepse doja t’idilja në mbrojtje, atij që po përcillni ju.. Do të
jepja jetën time, po të rrezikohej gjë ai.
- Po këtu te,Lundra
e Re çfarë doje.? A nuk e pe se ne po e mbronim vetë atë.? Fol! Fol!
- Ju them të drejtën,
këtu te Lundra e Petovës nuk erdha për ta mbrojtur. E pashë se këtu ishte një
populli tërë, që po e mbron dhe po e përcjelle.
- Fol, pra, pse
erdhe këtej?
- Erdha vetrëm për
një gjë, vëllezër; të më besoni: dua të shoh Ismail Qemalin, të përulem para
tij dhe t’i puth dorën.
Vullnetarët e
armatosur shikuan njeri-tjetrin në sy dhe sikur nuk u besohej.
-Jam shqiptar bir
shqiptari vëllezër, më zini besë. Vetëm aq dua: ta shoh Ismail Qemalin. Në doni të dini me hollë, jam nga nahija
matan lumit, jam i biri i Rrapo Furkës
nga Fushëmarinasi.
Aq foli ai dhe me
të thënë ato fjalë nga sytë e shqiptarit të veshur nizam dolën pika loti. Atëherë
vullnetarët e morën njeriun e veshur
nizam midis tyre dhe, tok me të, shkuan tek grumbulli i delegatëve, që po përgatiteshin
për të kaluar lumin. Pa ia treguar
njeri, Bushi Furka e mori me mend nga nderet që i bëheshin se cili duhej të
ishte Ismail Qemali. Pa folur asnjë fjalë , shqiptari i veshur nizam, me sy pak
të përlotur u përkul përpara Prinjësit të Flamurit dhe i puthi dorën. Ismail
Qemali që edhe asaj radhe ndjeu t’i rrihte zemra për Brenda, i fërkoi krahët
shqiptarit, të veshur nizam,. Dora iu lag the e kuptoi se ai Ikishte rrobat të lagura, nga që kishte qëndruar jashtë në shi e në erë.
- Do të ngremë
flamurin.- i tha atij Ismail Qemali, pa ia hequr dorën nga supi.
- Rroftë
Flamuri,- hapi gojën për herë të parë Bushi, pa ditur se ç’ të thoshte tjetër
gjë.
- Dhe nuk do të
shkojmë më nizam për Turqinë, por ushtar për
Nënën tonë , Shqipërinë., - vazhdoi me zë të qartë Ismail Qemali.
- Rroftë Shqipëria,
- u dëgjua për së dyti Bushi dhe iu lut që t’i jepnion pushkën, se, pasi të
hioqte rrobatr e nizamit, do të vishej si gjithë myzeqarët dhe do të shkonte
tok me të tjerët vullnetar drejt Vlorës, atje ku do të ngrihej flamuri .
*
Kur delegatët
mbrrijtën ne Petovë, zbritën nga kuajt dhe pasi u çlodhën pak, ndezën nga një
cigare dhe u bën gati për kalimin e
lumit. Herë nga dy e herë nga tre ata
dolën në anën tjetër të lumit të Semanit. Pas tyre kaluan lumen vullnetarët dhe
pastaj gjithë kuajt e karvanit.
Pas dreke Karvani
i Pavarësisë arriti në qytetin e Fierit.. Ishte koha kur anëtarët e komisionit
për pritjen dhe përcjelljen e shpurës së
flamurit, po lexonin telegramin që pat mbrritur nga Vlora: “A erdhi Ismail Qemali aty a po jo? Në mos
nuk ka ardhur, ku gjendet? Këtu në ç’ditë vjen? Na bëni të ditur hetimet tuaja
gjërë e gjatë.”
Lajmi për ardhjen
e Karvanit të Pavarësisë u përhap në të gjithë Fierin si erë. Gjithë populli
rrodhi në shësh të qytetit për të parë dhe për të nderuar shpurën e delegatëve
që po vinte kaluar nga rruga aq e gjatë.
Përgjigjja e telegramit të Vlorës u bë
me një herë dhe gjithë atdhetarëve ne Fier tani u mbetej që të mirëprisnin me nderime të veçanta gjithë
delegatët, të cilet rruga i kishte munduar aq shumë.
Pasi u çlodhën në një nga kafenetë më trë mira trë
qytetit, Ismail Qemali deshte të nisnin rrugën
drejt Vlorës për të fituar kohë. . Po pleqësia e qytetit te Fierit,
kur pa se sa të lodhur ishin, iu lut që të hanion darkën së bashku
dhe ta kalonin naten në qytetin e tyre.
Më në fund Ismail Qemali u bind dhe ia plotësoi dëshirën parisë së qytetit të Fierit.
*
Të nesërmen gëdhiu
dita 25 nëntor 1912. Gjithë delegatët e
mbledhur dukeshin më të qetë dhe më të çlodhur. Pasi hëngrën mëngjezin dhe pinë
kafenë, nisën të bëheshin gati për t’u hipur kuajve. Udha nga Fieri
drejt Vlorës ishte më e sigurt dhe nuk duhej të kishte ndonjë trazim. Patriotët
e njoftuan Ismail Qemalin se gjithë
shtigjet e rrugës ishin në duart e vullnetarëve. Edhe lundra gjemi e
Mifolit drejtohej nga vullnetarët. As asqerë turrq dhe as koshadhe nuk qenë dukur për rreth gjemisë së
Mifolit.. Vjosa atë ditë qe bërë buzë më buzë, po lundra gjemi ishte e fortë
dhe lundërtari shumë i sigurtë.
Dhe ndërsa
shikonte Vjosën e rënduar nga prurjet e mëdha të ujit, Ismai Qemali, si pa
pritur, e ndjeu veten të ngacmuar edhe më shumë nga malli i vendlindjes. I
vinte në mendja fëmijëria, lodrat, deti, Kanina, Sazani; pastraj shtegëtimi i
gjatë dhe internimi i Familjes.”Ika i mitur nga ti, o Vlorë,- thoshte me vete
Prinjësi i Flamurit,- dhe ja tek po kthehem me mjekër të bardhë, po sidoqoftë fitimtar”.
Kalimi i lumit të
Vjosës u bë më i shpejtë se në lumenjte e tjerë. Po moti bënte prap kohë
vjeshte dhe qielli vinte anës për shi. Ndërsa Karvani i Pavarësisë kalonte pjesë
– pjesë me lundrën gjemi mbi Vjosë, një turmë e gëzuar njerëzish qe grumbulluar dhe këndonte duke hedhur
valle. Melodia polifonike labe përzihej me ison e shtruar myzeqare. Kur Ismail
Qemali po bisedonte me partriotët e Vlorës që kishin dalë për ta pritur atje
te Lundra e Mifolit, si pa u ndjerë vjen ngadal një djalë i ri me
një tufë lule vjeshte në dorë për t’ia dhënë Prinjësit, i cili, pasi i mori ato
lule, e përqafoi djaloshin dhe e puthi i mallëngjyer nga ngazëllimi popullor.
Po ndër kohë djaloshi nisi pa pandehur këngën e tij për ato lule:
Jam trembëdhjete vjeç djalë,
Brodha fushë e brodha mal,
Mblodha këtë tufë me lule
Për trimin Smail Qemal.
Dhe atëherë, kur
mbaroi kënga, Prinjësi i Karvanit të Pavarësis, drejtohet nga populli, që po pristra ta shikonte dhe ta dëgjonte.
Ismail Qemali, duke folur me fytyrë të qeshur, tha me ngazëllim : “E shikoni, o vëllezër se se ç’ lule rrit kjo tokë !”
Nga Mifoli,
Karvani i Flamurit të Pavarësisë u nis drejt Vlorës. Sa më shumë që delegatët i afroheshin
qytetit, aq më tepër ndihej atmosfera e lirisë, aq më shumë rritej hareja popullore. Kënga për Ismail Qemalin
dhe shokët e tij ndihej në çdo fshat e në çdo anë.
Delegatët e
Karvanit të Pavarësisë u futën në Vlorë në orët e mbrëmjes të datës 25 Nëntor. Po Vlora nuk
flinte. Rrugët ndrinin nga fenerët e ndezur nëpër drurë, në shtylla dhe në
ballkone. Qyteti kishte ditë që po përgatitej për të përjetuar atë ngjarje të
madhe të historisë kombëtare, ngritjen e Flamurit, Rilindjen e Shqipërisë.
*
Po ndërsa Karvani
i Pavarësisë kishte bërë udhën drejt Vlorës, Bushi Furka pati marrë tragën që të shpinte andej nga fshati i tij, Fushëmarinasi.
Ikte me nxitim dhe me gëzim në shpirt.
Zemra i gufonte nga hareja. E ëma sa e
pa, u çudit, e puthi, e përqafoi me mall
dhe me ngrohtësinë e e nënës i tha: “Shitëm pelën me gjith mëz, me qëllim
që të mbledhim para të tjera që të mund të gjejmë bedel e të të lirojmë
nga ushtria.
- I ruani ato
para për argëllëkun, o nënë, se nuk do të kemi më nevojë të kërkojmë bedel.
- Po pse , o bir
?
- Spse do të bëhet
Shqipëria e lirë
- Si, o bir, si?
Si do të bëhet? Kur do të bëhet ?
- Ja, sa të
ngrihet flamurio ynë.
Të parën gjë që bëri
Bushi , sapo vajti në shtëpi, qe heqja e rrobave të halldupit. U zhvesh, u la, dhe veshi rrobat e tij. Vetëm qeskën e parave
e mbajti ende varur nën gushë. Kishte
dashur me gjithë zemër që ato para t’ia kishte falur Ismail Qemalit, po qe
hutuar dhe nuk kishte ditur se kujt dhe si t’i drejtohej. “Sidoqoftë, - tha me
vete,- këto para që qenë taksur për bedelin, tani i takojnë Flamurit. Ashtu
mendoi dhe mendja iu bë tym e veri drejt Vlorës.
Pasi hëngri me
uri gjellët që i gatoi nëna, ra të pushonte, po mendja i rrinte andej nga udhëtonte Karvani i Pavarësisë. Pas pak orësh,
si e mori veten, doli nga qendra e fshatit, takoi disa nga moshatarët e vetë
dhe iu tha se c’i kishte ndodhur dhe u bëri
tregoi rreth Karvanit të Pavarësisë. Bëri disa shokë me vete dhe vendosi
tok me ata të niseshin në Vlorë sa më
parë për të parë ngritjen e Flamurit të Shqipërisë. Të nesërmen, pa u gëdhire
mirë, të veshur me kostume myzeqare, pasi
vune nga një trastë me ushqime në krah, morën rrugën në këmbë drejt Vlorës.
Mbas tre orë udhëtimi kishin arritur afër lundrës së Mifolit.
Qendruan për t’u çlodhur në një djerrinë anës Vjosës. Atje mbnlodhën ca shkarpa
të thata, krende mariash, fije
bathorresh dhe i lanë ato ato te një gëmush zhuke; ndezën eshkë me masat mbi
gurin shkrepës dhe bënë zjarr me anën e eshkës që leshonte xixa, kur i frynin. . Pastaj hodhën mbi shkarpa edhe ca dru të
tjera deri sa u bë zjarri i madh hamullor.. Atje u ngrohën, hëngrën bukë të
thekur me djath, pinë ujë dhe poqën misra të njomë vjeshte. Dhe ashtu, të
ngopur edhe te çlodhur nisën tragën anës
lumit.
Kur ata arritën në
Mifol, panë se po e kalonin lumin e Vjosës me lundër edhe shumë njerëz te tjerë. Bushi
dhe shokët e tij të udhës deshën ta paguanin
lundërtarin, kur kaluan Vjosën, po ai nuk pranoi të merrtre asnje mexhite.
- Nuk paguhet
udha për flamurin, or djem. Flamuri nuk ka të paguar. U qoftë udha e mbarë,-
uronte ai një palë dhe niste të përcillte palën tjetër. – Sa më shumë kalimtarë
të kapërcej sot , aq më të ri e ndjej veten, aq më e fortë dhe më e bukur më
duket Shqipëria, aq më e dashur më bëhet Vlora.
*
Nga goja e lundërtarit
mplak të gjemisë së Mifolit Bushi Furka
mori vesh se Ismail Qemali me shokët e
tij kishte dy dite që kishte kaluar lumin e Vjosës dhe gjendej në Vlorë duke
pritur delegatët nga të gjitha anët e Shjqipërisë. Flamuri me sot e me nesër do të ngrihej
patjetër.
- U jepni këmbëve çuna, se do t’ia arrijmë të shohim ngritjen e Flamurit,. – u tha Bushi shokëve që
e shoqëronin; - edhe pak orë rrugë kemi
për të bërë.
Kur ata arritën në
Vlorë ishte kohë dreke. Zunë vend në një
han, u çlodhën pak, hëngrën nga ushqimet që kishin marrë me vete dhe pastaj
dolen nëpër rrugët e qytetit dhe shikonin
ca sit të çuditur. Në krahasim me shtëpitë e ulta te fshatit , godinat
dhe shtëpitë e qytetit dukeshin shumë më të larta, më të mëdha e të zbukuruara.
Kudo, nëpër Vlorë, nëpër dyqane, në gjelltore, nëpër pijetore, ndër ëmbëltore e
në çdo rrugë kishte gjallëri..
Duke ecur si për
shetitje para një restorantit të madh,
Bushit i zunë sytë një njeri që e njihte si fytyrë, ishte një burrë mesatrar,
me ballë të lartë,me sy të mprehtë e të mëdhenj, që i ndrinin nga mençuria. Edhe
pse kishte kohë pa e parë, Bushi e njohu. Ai ishte mësuesi i famshëm Jani Minga. Iu afrua dhe i foli:
- Mirëdita, Zoti
Minga.!
- Mirëdita, vëlla, - ia ktheu ai përgjigjen,
duke u përpjekur që ta njihte. E mori vesh nga takija që ishte myzeqar, po nuk
po de shquante se cili mund të ishte.
- Nuk po më
njihni, Zoti Jani .
- Nuk po të sjellë
në mendje, po e shoh se vjen nga Myzeqeja.
- Kam ardhur nga
Fushëmarinasi.
- Oh, po Fushëmarinasi
është ngjitur me fsatin tim, me Shjën-Pjetrën
- Si të quajnë ?
- Bushi Furka..
- Po toke edhe
nje herë, - i tha dhe i dha dorën duke e
përqafuar.
- Në Shën-Pjetër
ju kujtojnë gjithnjë. Oborrin tuaj edhe sot e kësaj dite e quajnë Ara e Mingës.
- Më ka marrë
malli, tha Jani Minga, po nga pranvera
do të vijë, se kam ndër mend të bisedoj me epitropin e kishes së ShjënPjetrit
edhe me Papa Kriston, për të hapur një shkollë shqipe ne një nga godinat e vakëfit.
- Mirëse të na
urdhëroni, Zoti Jani, po nuk na pyete se pse kemi ardhur?
- Me siguri për
Flamurin, ia ktheu ai,- Këto ditë këtu në Vlorë , biri im,. Është rrudhur gjithë
djemuria e klëtyre anëve.
- Po kur mund të
ngrihet Flamuri ynë, Zoti Jani ?
-Dëgjoni, bijtë e
mi, nesër ka për t’u mbledhur Kuvendi i
Madh i gjithë kombit tonë. Delegatët,
ose përfaqësuesit e gjithë krahinave të Shqipërisë do ta vendosin këtë gjë. Po
ma ha mendja se nesër, më datën më 28 Nëntor, do të arrihet kjo ëndërr e madhe.
- Nesër ! – Foli
Bushi me një zë si pasthirrmë, - o sa mirë!
- Po ti mos u
largo, për të fjetur të më vish nga shtëpia.
- Një herë tjatër mund të vij nga shtëpia, po
sot per sot dua të më japësh një këshillë, zoti Jani.
- Urdhëro e fol,
ore djalë.
- Deri pardje, Zoti
Minga, ishja nizam,më kishin marrë me zor.. Po me të dëgjuar se do të
ngrihej flamuri, ika fshehur zabitëve të
ushtrisë turke dhe ndoqa pas karvanin e flamurtrëve.
- Shumë mirë ke bërë, të lumtë… dhe pastaj çfarë doje të më
thoshje?
- Po ja kur ishja
nizamë, më dërgoi babai para që t’i kishja për të gjetur bedel.. Tani që po rrëzohet
koha e nizamllëkut, këto para duhet t’ia dhuroi atij që po ngre flamurin.. Ja për këtë duas të më
mësosh , si ta gjej rastin që ta takoj edhe t’ia dhuroj .
Jani Minga i mallëngjyer nga fjalët e atij djali patriot, e përqafoi
atë për së dyti edhe e puthi në faqe, duke i thënë:
- Arka e shtetit
të ri do të ketë patjetër nevojë për ndihmën e popullit. Po ti zemrën e mirë të
kesh dhe mos u bëj meralk se do të gjenden
më vonë mënyrat për të ndihmuar
shtetin e ri.
- Atëherë si të bëj
?
- Sot e nesër brohorisni e këndoni gjithë sa
jeni
- Po Ismail Qemalin do ta shohim, vall ?
- Si nuk do ta
shiohni. Dota shikoni tok me flamurin.
Atë natë Bushi me
shokët e vetë shkoi te hani i madh, ku u ngroh pranë zjarrit me shumë të tjerë.
Kënduan dhe hodhën valle. Mes haresë së përgjithshme Bushi ndjente se si i
gufonte zemra nga gëzimi. Parandjente jetën e re. Tani edhe dasma e tij s’ do
ishte e largët. Argëllëkun do ta paguanin. Nderi i shtëpisë do të vihej në vend
dhe ai do të bëhej me nuse të re.
Dhe vërtetë, të
nesërmën pas dite të datës 28 Nëntor 1912, Bushi Furka me shokët e tij të
fshatit pa një grumbull të madh njerëzish përpara një shtëpije të lartë me
ballkon. Turma-turma populli sa vinte
dhe shtohej.
Më në fund nga
ballkoni i asaj shtëpije të madhe dolën delegatët. Në mes të të gjithëve qendronte
Ismail Qemali. Përmidis atij gëzimi dhe asaj brohoritjeje, që dukej sikur çante
qiellin, Ismail Qemali ngriti dorën, përshëndeste e buzëqeshte, deri sa ra
heshtja. Pastaj mori fjalën edhe nisi të
fliste me një zë të ngrohtë.
“Vëllezër shqiptarë !
Sa të lumtur e ndjej veten sot, që shoh këtu ne Vlorë
kaq burra shqiptar të mbledhur së bashkyu duke pritur me klureshtje e padurim përfundimin
e kësaj mbledhjeje historike për fatin e Atdheut tonë të dashur.
Plot me gaz e me lot në sy nga mallëngjimi, po dal këtu
para jush që t’ju njoh me sihariqin e madh,se sot edh këtë minutë, Kongresi
shpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, duke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë
punë
Brohoritjet gazmore dhe durtrokitjet shpërthyen me një herë si n jë rrapëllimë e
papërmbajtur Edhe Bushi Fuirka me shokët
e tij nga fshati nuk e mbante dot veten nga hareja. Ndjenja e krenarisë kombëtare
edhe ata njerëz të thjeshtë i përshkonte
tej e mbanë. Edhe atyre u rrihte zemra për lirinë. Fjalët e zjarrta të të gjithëvë
bashkoheshin në një brohoritje të vetme. Qielli ushtinte dhe dhe jehona përhapej nëpër rrugë.
Po Ismail Qemali nuk e kishte mbaruar
ligjëratën e tij.
Për t’ia arritur kësaj dite të bardhë e të
madhe, na ka ndihmua gjaku i dëshmorëve dhe puna e vlefshme e patrriotëve tanë
dhe e gjithë shokëve që morën pjesë në këtë
mbledhjë, dhe e të gjithë juve , që tani po i u gufon zemra nga gazi i madh që
ndjeni.
Mbledhja, si më plak që jam, më ngarkoi
mua ngritjen e shenjtë të shenjës sonë kombëtare, të flamurit tonë të nderuar e
të dashur.
Ja pra, ky është flamuri ynë i kuq e me
shqiponjën dy krenore në mes. Dhe tani të gjithë bashkë si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta
mburruar, për ta përparuar e per ta
qytetëruar, si I ka hije atdheut tonë të lirë !
Rroftë Flamuri ! Rroftë Shqipëria ! “
Qielli
jehoi përseri prap nga brohoritjet..
Njerëzit shikonin flamurin dhe nuk mbaheshin nga gëzimi. Flamuri kombëtar valvitej nga era dhe
shqiponja e tij dukej sikur merrte fluturim në të gjithë qiellin e Vlorës dhe të
Shqipërisë.
Bushi
Furka edhe ai si gjithë gjindja e mbledhur atje tek po valëvitej flamuri
brohoriste me sa zë që kishte, përplaste duart lart edhe kishte dëshirë që ta
shikonte fare afër Ismail Qemalin, ashtu si e pa para Karvanit të Pvavarësisë dhe t’i thoshte
se ai e mbajti fjalën e dhënë për të ardhur në Vlorë, kur do të ngrihej
Flamuri. Po prinjësi i flamurit hidhte shikimin kudo dhe në mes të atij ngazëllimi
vazhdonte të pershëndeste me dorë, duke buzëqeshur vazhdimisht.
Në ato çaste Bushit do të dëshironte të kërcente fluturimthi deri te ballkoni i asaj shtëpije të lartë, ta prekte edhe një herë Ismail Qemalin, e t’ia dhuronte ato pak para të qeskës së tij për arkën e shtetit te ri, duke i puthur dorën tok me flamurin në shenjë nderimi dhe besnikërie. Po ajo gjë nuk bëhej dot, se gjithë njerëzija e mbledhur atje para Flamurit ishte e shumtë dhe të gjithë kishin po atë dëshirë e lumturi: të shikonin sa më shumë atë Flamur dhe atë Njeri që e ngriti aq lart.
Worcester
- MA
E rishkruar më, 25 tetor, 2012
[1]Subjekti i novelës merr shkas n ga një episod real i botuar në kronikat e gazetës “Arbëria” te nëntorit të vitit 1935, shkruar me rastin e festimit të 25 vjetorit të Pavarësisë
[2] Si shqiptar jam me ju, por si nëpunës duhet të jem kundër jush”
[3] Argëllëk= me këtë fjalë duhet kuptuar detyrimi financiar i dhëndërrit ndaj të fejuarës. Ashtu si shtëpia e vajzës duhej të bënte pajë,ose prikë, dhëndërri duhej të jepte para nga ana e tij.