Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Viti i Ri 1989

| E enjte, 25.10.2012, 06:56 PM |


Kadri Mani

 

Viti i Ri 1989

/urim nipit tim Ermalit/

 

Djalthi çuditet me drethin

Ndër korije e ndër rrethoja

Drethi çuditet me djaloshin

Ç’bukuri me t’u marrë goja!

 

Atmosferë dimri natyra grish

Fjetat stolisur në mes një bredh

Sajat rrëshqasin punë s’ju prish

Thagmë![1]-lezeti zemrat jua dredh!

 

Era e malit të paska praruar

Vrapo nipçe ti me një yrysh

Pishë me borë e fat ngarkuar

Hapekrahë të pret yt gjysh!

 

Kaltëremë qielli fort të mahnit

E të përshkon afshi bri më bri

Shtëpiza e yjëzi çdo gjë shndërit

Gëzuar me fat urojmë Vitin e Ri!

 

/Burgu i Nishit, më 1.12.1988/

 


[1] FJALORI I GJUHËS SHQIPE, Tiranë 1954, f. 581; si dhe FJALOR I GJUHËS SHQIPE, Tiranë, 2006, f. 1119, kësaj fjale të bukur e të pazëvendësueshme: kur mbetesh pa gojë nga bukuria, e natyrës, e nuses... ia paskan ngjitur një bisht ironik: “bëri një vrimë në ujë”!?- Komision separatist-armiqësor i Tiranës tiranike: t’u bëftë një vrimë (kavermë) veremi a kanceri në mushëri a në mëlçi- amen!! Shih vargun tim: “Ç’bukuri me t’u marrë goja!”- thagmë! S’ka asnjë shtojcë as bishta, jua marrtë dreqi mendtë e kresë e folshi me gishta!

 

Ripublikim