Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Editorial
Zejneli
Shkreli
Mehmetaj
Latifi
Ukaj
Entela
Xhelal Zejneli: Teoria e kombit kosovar është antishqiptare
Kohët e fundit në hapësirën shqiptare në Ballkan paraqiten do ide, sipas të cilave shqiptarët nuk qenkëshin një komb por dy a më shumë sish. Fatmirësisht, numri i atyre që thonë se ndërmjet shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë saj, ka dallime të caktuara, është tejet i vogël dhe numërohet në gishta...
Xhelal Zejneli: Vështrim mbi çmimin 'Nobel' për Letërsi
Në çdo tetor, bota pret të dëgjojë se kush do të bëhet shkrimtar me popullaritet botëror. Ndonjëherë, parashikimet dalin të sakta, por ka raste kur emri i laureatit shkakton befasi të madhe. Për shembull, laureati i çmimit “Nobel” për vitin 2012, shkrimtari kinez Mo Jan (Mo Jen, emri i vërtetë...
Xhelal Zejneli: Anashkalimi i Kadaresë nga juria e Komitetit të 'Nobelit' - akt absurd
Çmimi “Nobel” për letërsi nuk i bën nder vetëm laureatit. I bën nder edhe letërsisë së cilës i përket ai, gjuhës në të cilën shkruan ai, popullit të cilit i përket ai dhe shtetit të cilit i takon ai. I bën nder kombit të laureatit. Vlerësimi i Ismail Kadaresë me çmimi “Nobel” do t’i bënte nder Shqipërisë dhe shqiptarisë...
Xhelal Zejneli: Çmimi “Nobel” për letërsi - Laureatët
Çmimi “Nobel” për letërsi ndahet vit për viti. Laureati mund të jetë nga cilido vend i botës i cili ka shkruar “vepër të jashtëzakonshme me synime idealiste”. Çmimi mund t’i jepet laureatit vetëm për një vepër të tij, por edhe për edhe për opusin jetësor të tij. Se kujt do t’i jepet çmimi, për këtë vendos Akademia Suedeze...
Xhelal Zejneli: Nobelistja franceze Annie Ernaux
Laureate e çmimit “Nobel” për letërsi për vitin 2022 është shkrimtarja franceze Ani Erno (Annie Ernaux). Ajo është femra e shtatëmbëdhjetë që shpërblehet me këtë çmim prestigjioz. Kombi shqiptar priste me ankth që çmimi i sivjetmë t’i jepej Ismail Kadaresë, të përkthyer në 56 gjuhë të botës...
Xhelal Zejneli: Eksodi demografik në trojet shqiptare
Të lësh vendin, do të thotë të lësh gjuhën tënde, fenë tënde, traditat tua, identitetin tënd, historinë e popullit tënd. Shtrohet pyetja: Ç’u bë me prejardhjen ilire të shqiptarëve, me prejardhjen ilire të gjuhës shqipe, me lashtësinë e popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe, me autoktoninë e shqiptarëve në gadishullin ilirik, me epokën e Gjergj Kastriotit...
Xhelal Zejneli: Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Më 8 mars 2011 përfundoi në Bruksel mbledhja e parë e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë. Tema të dialogut ishin kadastrat, qarkullimi ajror, telekomunikimet, kryesimi i CEFTA-s dhe pamja e vulave doganore. Dialogu që zgjati dy ditë, vazhdoi të nesërmen.Delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga...
Xhelal Zejneli: Paulo Coelho - Alkimisti
Paulo Kuelo (Paulo Coelho) lindi më 24 gusht 1947 në Rio-de-Zhanejro (Rio de Janeiro) të Brazilit. Ndoqi shkollën fetare të jezuitëve. Kur ishte tinejxher, i tha së ëmës se dëshiron të bëhet shkrimtar. Ajo ia ktheu: “Babanë e ke inxhinier, njeri logjik dhe të arsyeshëm, me koncept të definuar për botën...
Xhelal Zejneli: Shkolla dhe shamia
Si një popull evropian, shqiptarët funksionojnë me sistem evropian vlerash. Shamia, e këtillë siç kërkohet, nuk i përket sistemit evropian të vlerave. Shamia, e këtillë siç kërkohet, i përket Turqisë, botës arabe, Iranit. Shqiptarët s’janë as turq, as arabë dhe as iranianë. Shamia, e këtillë sikundër kërkohet, ka ardhur ndër shqiptarë nëpërmjet Turqisë, gjatë sundimit turk...
Xhelal Zejneli: Shqiptarët - Lidhjet e hershme me Perëndimin
Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të gadishullit ilirik. Janë bijë të ilirëve, ndërsa shqipja – bijë e ilirishtes. Shqipja është ndër gjuhët më të vjetra të gadishullit.Prej shekullit V deri në shekullin III para erës sonë, ilirët ngritën shtetet e tyre përgjatë Adriatikut, derisa ranë pre e pushtimit romak...
Xhelal Zejneli: Kosova, njohja ndërkombëtare e saj
Kosova e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ndërsa më 18 shkurt 2008, Afganistani ishte shteti i parë që njohu Kosovën shtet të...
Xhelal Zejneli: Kosova dhe vendet e BE-së që s'e kanë njohur atë
Pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Midis tyre edhe Rumania dhe Sllovakia. Që të dyja, brenda kufijve të tyre kanë nga një bashkësi etnike hungareze. Por, midis hungarezëve në Rumani, përkatësisht në Sllovaki, në një anë dhe Kosovës, në anën tjetër, nuk ka asnjë ngjashmëri apo analogji dhe s’mund të...
Xhelal Zejneli: Kosova dhe qëndrimi absurd i Bashkimit Evropian
Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, kanë kaluar katërmbëdhjetë vjet. Sovraniteti dhe tërësia tokësore e saj vazhdon të mos njihet nga Serbia. Për këtë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi.Kosova është shtet i pavarur dhe ka të drejtë të sillet si i tillë. Shtetet e mëdha të Evropës Perëndimore...
Xhelal Zejneli: Noli - ky vigan liberator
Fan Noli (1882-1965) ose Theofan Stilian Noli, ishte udhëheqës i spikatur i bashkësisë shqiptaro-amerikane dhe figurë e shquar poliedrike e letërsisë, e kulturës, e jetës fetare dhe e politikës shqiptare. Lindi në fshatin Qytezë ...
Xhelal Zejneli: Spanja anashkalon Kosovën
Më 29 korrik 2022 erdhi në Beograd për një vizitë dyditëshe kryeministri spanjoll Pedro Sançez (Pedro Sánchez, 1972-). Ky është i pari kryeministër i Spanjës që e viziton Serbinë. Vizita e tij në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor do të zgjatë katër ditë, prej 29 korrikut deri më 1 gusht të vitit në vazhdim. Me këtë rast ai viziton...
Xhelal Zejneli: Aristidh Kola - Studiues dhe Veprimtar Arvanitas
Aristidh P. Kola lindi në fshatin Kaskaveli të Tebës (Thiva) të Greqisë qendrore, më 8 korrik të vitit 1944, ndërsa ndërroi jetë më 11 tetor të vitit 2000. Zona ku lindi, banohet kryekëput prej arvanitasve. Shkollën e mesme e kreu në Tebë. Studioi drejtësinë në Athinë. Studimet universitare i kreu në vitin 1968...
Xhelal Zejneli: Pa i plotësuar kriteret, rruga për në BE do të jetë e gjatë
S’ka dyshim se hyrja në BE është interes strategjik i shqiptarëve. Megjithëkëtë, qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk e kanë fort preokupim, as integrimin në BE, as Ballkanin e Hapur. Integrimi në BE është shndërruar në problem të politikanëve dhe jo të popujve të vendeve të kësaj pjese të gadishullit. Politikanët e vendeve...
Xhelal Zejneli: Mbinjeriu i Fridrih Niçes
Termi “mbinjeri” në përdorim më të gjerë, por me domethënie tjetër, hyri me filozofin dhe poetin gjerman, Fridrih Niçe (Friedrich Nietzsche, 1844-1900).Niçe lindi në Rëken afër Lycenit (Röcken bei Lützen), në vitin 1844. Pas teologjisë të cilën shpejt e ndërpreu, studioi...
Xhelal Zejneli: Amerika - Shpallja e Pavarësisë dhe Deklarata e Pavarësisë
Deklarata e pavarësisë e Amerikës (The Declaration of Independence) është deklaratë të cilën e nënshkruan në Filadelfi (Philadelphi) 13 koloni britanike të deriatëhershme në Botën e re. Me këtë ata e shpallën pavarësinë e vet, duke i sqaruar njëherazi edhe arsyet e një hapi të tillë. Në Deklaratë u theksua e drejta për...
Xhelal Zejneli: E Djathta dhe e Majta
Edhe e djathta edhe e majta, secila në anën e vet, tubojnë parti dhe lëvizje politike të ngjashme. Të djathtën rëndom e përbëjnë konservatorët, ruajalistët dhe monarkistët (ithtarët e rendit monarkist dhe të pushtetit mbretëror të pakufizuar), pastaj lëvizjet e ndryshme nacionaliste, fashiste, shoviniste dhe lëvizjet e tjera të ngjashme...
Xhelal Zejneli: Maqedonia - Kriza e Identitetit
Maqedonia e Veriut 16 vjet ndodhet në sallën e pritjes të BE-së, për ta marrë datën e fillimit të bisedimeve. Për t’i filluar Shkupi bisedimet aderuese me BE-në, duhet t’i plotësojë gjashtë kërkesat e Bullgarisë:- përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut...
Xhelal Zejneli: Nimfat e detit tentonin ta përplasnin Odiseun në brigjet shkëmborë
Pjesë nga intervista e Bekim Fehmiut dhënë revistës “Përpjekja”, Nr. 31, datë 02.10.1981, Beograd, organ i klubit me të njëjtin emër të studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit* * *Studentët shqiptarë në Beograd, kryesisht nga Kosova, e kishin klubin e vet që quhej “Përpjekja”. Selia e tij ishte në Qytetin...
Xhelal Zejneli: Shote Galica - Luftëtare për Bashkim Kombëtar
Qerime Galica, e lindur si Qerime Radisheva, njihej me emrin Shotë. Lindi në fshatin Radishevë të Drenicës, më 10 nëntor 1895. Vdiq në Fushë-Krujë, më 1 korrik 1927. Ishte luftëtare për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë, bullgarë dhe jugosllavë dhe për bashkimin e saj me shtetin shqiptar...
Xhelal Zejneli: Si u krijua Bashkimi Evropian
Llogaritur me datën 31 janar 2020, Bashkimit Evropian ka 27 shtete anëtare: Austria, Belgjika, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Hungaria, Irlanda, Italia, Kroacia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Portugalia, Qiproja, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia...
Xhelal Zejneli: Në BE me standarde të plotësuara dhe jo me retorikë sarkastike
Në Bashkimin Evropian vendosin Gjermania dhe Franca. Vendet e tjera anëtare, nuk përfillen gjithaq, për të mos thënë fare.Pikëpamja se Ballkanit Perëndimore i kanoset rreziku nga Rusia, nuk është shumë e vërtetë. Po të ishte e vërtetë, rajoni shpejt do të pranohej në BE. Frika nga rreziku rus ndaj rajonit nuk...
Xhelal Zejneli: Politika Lindore
Ostpoltik (gjerm. Ostpolitik – politika lindore) është shprehje për “ndryshim nëpërmjet qasjes së përsëritshme” – siç i quajti diplomati gjerman Egon Bar – përpjekjet e kancelarit të Gjermanisë Perëndimore, Vili Brantit* (Villy Brandt, 1913-1992) për t’i normalizuar marrëdhëniet e vendit të vet me vendet e Evropës Lindore, duke përfshirë...
Xhelal Zejneli: Kosova në NATO dhe në BE - Jo konflikt i ngrirë
Kryetari i Serbisë, Vuçiqi, thotë: “Populli serb mendon se konfliktin me Kosovën duhet ngrirë”. Ai i komenton zgjidhjet potenciale për marrëdhëniet midis dy popujve – shqiptarëve dhe serbëve. Si një prej zgjidhjeve të “problemit” të Kosovës, sipas Vuçiqit, është që ky “problem” të shndërrohet...
Xhelal Zejneli: Kush e favorizoi Serbinë dhe përse!?
Gjermania është ekonomia kryesor e Evropës. Është partnerja kryesore e tregtisë së jashtme e Serbisë dhe tregu kryesor për produktet serbe. Ajo është një prej investuesve më të mëdhenj në Serbi.Për 10 vitet e fundit, d.m.th. deri në vitin 2021, kompanitë gjermane kanë investuar në Serbi rreth 3,12 miliardë euro...
Xhelal Zejneli: Agresioni në Ukrainë dhe politika e mbylljes së syve
Berlini dhe Parisi duhet ta dinë se:- Kosova është shtet me sistem politik dhe juridik demokratik;- Të drejtat e pakicave në Kosovë, respektohen sipas standardeve më të larta, si në asnjë vend të Bashkimit Evropian;- Kosova është shtet që synon anëtarësimin në organizmat euroatlantik – në NATO dhe në...
Xhelal Zejneli: Dante Alighieri - Komedia Hyjnore
Në kohën kur jetoi Danteja, Italia kishte hyrë në rrugën e zhvillimit të marrëdhënieve kapitaliste. Ajo u bë nyjë tregtare e rëndësishme midis Evropës Perëndimore dhe vendeve të Lindjes. Zhvillimi i industrisë çoi në formimin e qyteteve-republika, të cilat në Italinë e Veriut u bënë qendra politike dhe ekonomike të rëndësishme...
Xhelal Zejneli: Ukraina - Kujt iu desh lufta
Me rënien e murit të Berlinit në nëntor të vitit 1989, u shpërbë edhe Bashkimi Sovjetik. Doli prej tij një Rusi e pakonsoliduar. Në vitin 1991 Traktati i Varshavës (Pakti i Varshavës) u shpërbë, por jo edhe NATO-ja. Pas këtyre proceseve historike, në rrethana të reja pasojnë do procese të tjera...
Xhelal Zejneli: Ndarja e kishës nga shteti
Shkalla e ndarjes politike ndërmjet kishës dhe shtetit civil në shoqëri, është përcaktuar me strukturat juridike dhe me pikëpamjet juridike mbizotëruese që e përcaktojnë raportin e drejtë të religjionit të organizuar dhe shtetit të organizuar. Parimi i “dorës së zgjatur” sugjeron marrëdhëniet në të cilat dy aktorë politikë veprojnë...
Xhelal Zejneli: Konservatorizmi
Konservatorizmi është pikëpamje që vlerëson dhe që synon të ruajë institucionet e vendosura dhe mban qëndrim kritik ndaj kërkesave për ndryshime shoqërore rrënjësore. Konservatorizmi mori trajtë për herë të parë si ideologji në kohën e Revolucionit Francez, kur mendimtarë si filozofi dhe politikani anglez Edmund Burke...
Xhelal Zejneli: Iluminizmi - Universitete dhe Akademitë
Natyralizmi apo studimi i natyrës - Natyralisti francez Zhorzh Byfon (Georges Louis Leclerc, Cont Buffon, 1707-1788) është autor i veprës “Historia e natyrës” (Histoire naturelle), enciklopedisë në 44 vëllime ku përshkruhen të gjitha njohuritë mbi botën natyrore. Kjo...
Xhelal Zejneli: Iluminizmi dhe 'Revolucioni i Leximit'
Ndarja e kishës nga shteti – Sipas shkrimtarit dhe akademikut britanik Xhanatan Izrael (Jonathan Irvin Israel, 1946-), kjo periudhë përjetoi projektimin e “iluminizmit radikal”, që e promovoi konceptin e ndarjes së kishës nga shteti.. Ky koncept shpesh u ngjishej punimeve të filozofit anglez Xhon Lok (John Locke...
4
5
6
7
8
Në Fokus
Xhelal Zejneli: Përmirësimi i mundshëm i cilësisë në arsim
Xhelal Zejneli: Lypësit e trotuareve dhe të semaforëve
Xhelal Zejneli: “Makbethi” – Shekspir
Xhelal Zejneli: Noli – Ky Vigan Liberator
Xhelal Zejneli: Tragjedia “Otello” – Shekspir
Xhelal Zejneli: “Mbreti është lakuriq” – Hans Kristian Andersen
Xhelal Zejneli: Testamenti i Mid’hat Frashërit
Xhelal Zejneli: Demonstratat e 1981-shit në Kosovë – ngjarjet që ndryshuan rrjedhën e historisë
Xhelal Zejneli: Vrasja e disidentëve kroatë dhe e veprimtarëve shqiptarë nga shërbimi sekret jugosllav
Xhelal Zejneli: Ferri janë të tjerët – Sartrë
Zemra Shqiptare