Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Editorial
Zejneli
Shkreli
Mehmetaj
Latifi
Ukaj
Entela
Xhelal Zejneli: Thimi Mitko
Një nga ‘zbuluesit’ e parë shqiptarë të trashëgimisë folklorike në Shqipëri ishte Zef Jubani (1818-1880), i njohur edhe me emrin Zef Ndokillija. Është autor i veprës “Racconti di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi”, Trieste 1871 (Përmbledhje këngësh popullore e rapsodish shqiptare). Ky libër...
Xhelal Zejneli: Shqipja në Maqedoninë e Veriut është gjuhë zyrtare
Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, përkatësisht në Maqedoninë e Veriut është rregulluar me Marrëveshjen e Ohrit, të nënshkruar në Shkup më 13 gusht të vitit 2001, në gjuhën angleze.Nënshkrues kanë qenë: kryetari i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i RM-së...
Xhelal Zejneli: Jakov Xoxa
Jakov Xoxa lindi në Fier më 15 prill 1923 në fushën dikur me këneta dhe mushkonja të Myzeqesë. Vdiq në Budapest të Hungarisë më 28 prill 1979. Vitet e para të shkollimit i ndoqi në qytetin e lindjes, për t'i vazhduar më pas në Vlorë, Kavajë, Korçë, qytete ku shkonte për të punuar i ati i tij...
Xhelal Zejneli: Administrata e Trampit dhe lufta në Ukrainë
Ndalja e një lufte duhet të merret si akt human. Është thënë se presidenti i zgjedhur i ShBA-së Donald Tramp (Donald Trump, 1946- ) luftën e Ukrainës mund ta ndalë për një ditë.Kemi të bëjmë me një luftë komplekse. Kjo luftë karakterizohet prej dy gjërave...
Xhelal Zejneli: Numri i të vrarëve në Luftën Çlirimtare të Ukrainës, sekret i palëve ndërluftuese
Numri i ukrainasve dhe i rusëve të vrarë apo të plagosur në luftë që zgjatë tashmë dy vjet e gjysmë ka arritur një milion, shkruan Wall Street Journal.Shënim: Wall Street Journal (WSJ), shkurtimisht Journal, është gazetë amerikane me qendër në New York City, me fokus në biznes dhe financa. Funksionon sipas...
Xhelal Zejneli: Bota shqiptare dhe politikanët e fisit
Bota shqiptare nënkupton popullin shqiptar në gadishull – në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), shqiptarët në Maqedoni, shqiptarët në Mal të Zi, çamët, shqiptarët në Evropë dhe ata në ShBA. Në vitin 1991 bota shqiptare hyri në atë që u quajt periudhë tranzicioni...
Xhelal Zejneli: Interesi meskin dhe idealizmi kombëtar
Shumë krijues bashkëkohorë kanë shkruar për historinë shqiptare të dhimbshme dhe të përsëritur. Kanë shpalosur mungesën e substancës së formuar të qenies. Në këtë kuadër, në vizionin e tyre, as e ardhmja nuk është shpresëdhënëse.Ky vizion i tyre tingëllon aktual edhe sot, në sistemin pluralist të...
Xhelal Zejneli: Koncepti qytetar dhe shqiptarët e ndershëm
Në vitet 1985-1990 shtypi i Beogradit vuri në përdorim shprehjen shqiptar i ndershëm. Sipas serbëve, i ndershëm quhej ai shqiptar i cili shante Shqipërinë dhe lëvdonte Jugosllavinë.Gjatë periudhës së pluralizmit, d.m.th. prej viti 1991 e deri...
Xhelal Zejneli: Çmimi Nobel për letërsi për vitin 2024 i jepet shkrimtares së Koresë së Jugut Han Kang
Më 11 tetor të vitit në vazhdim, Akademia Mbretërore e Suedisë bën të ditur se çmimin “Nobel” për letërsi për vitin 2024 e ka fituar shkrimtarja 54-vjeçare koreanojugore Han Kang.Akademia Suedeze këtë mirënjohje e ndan prej viti 1901. Deri më tani e ka ndarë 116 herë...
Xhelal Zejneli: Kampi i Përqendrimit Goli Otoku
Goli Otoku (otok – ishull. Ka të tillë që e interpretojnë si “ishull i zhveshur” ngase në të nuk ka bimësi as faunë). Është një ishull i vogël në kanalin e Velebitit në detin Adriatik. Ka një sipërfaqe prej 4,54 km2 ; vija bregdetare ka një gjatësi prej 14,3 km2 , kurse ishulli ka një lartësi...
Xhelal Zejneli: Kosova dhe retorika luftënxitëse e dhelprës së Ballkanit
Serbia e viteve të fundit qeveriset nga radikalët sheshelistë si dhe nga nacionalë-socialistët millosheviqianë. Ish-kryetari serb – Tomisllav Nikoliqi ishte sheshelistë. I tillë ka qenë edhe kryetari i përtashëm – A. Vuçiqi. Ndërkaq, ministri i Jashtëm serb – Ivica Daçiq ishte i rrethit më të ngushtë të...
Xhelal Zejneli: Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve në vitet 1877-1878
Në vitin 1876-1878, me mbështetjen dhe nxitjen e Rusisë, në sanxhakun e Nishit shpërtheu konflikti midis Serbisë dhe Malit të Zi kundër ushtrisë osmane. Këto luftëra, bashkë me Luftën ruso-osmane të viteve 1877-1878, përfunduan me disfatën e ushtrisë osmane. Territoret shqiptare të sanxhakut të...
Xhelal Zejneli: Shqiptarët nuk duhet të lejojnë përmbysjen e sistemit të vlerave
- Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe janë një ndër popujt më të lashtë të gadishullit;- Gjuha shqipe është bijë e ilirishtes dhe është një ndër gjuhët më të vjetra të Evropës;- Shqipja i takon familjes së gjuhëve indoevropiane (indogjermane) dhe është gjuhë e veçantë...
Xhelal Zejneli: Josip Rela dhe Shime Deshpali, dy arbënesh të shquar
Josip Rela është shkrimtar shqiptar. Shkollën e mësuesisë e kreu në Zarë. Ka punuar si mësues në disa qytete të Kroacisë; drejtor i Teatrit Popullor në Zarë; njohës i mirë i jetës, i historisë dhe i gjuhës arkaike të arbëneshve/arbanasve të Zarës....
Xhelal Zejneli: Ilirologu Aleksandër Stipçeviq
Aleksandër Stipçeviqi (Arbënesh/Arbanasi, 10 retor 1930 – Zagreb, 1 shtator 2015) është arkeolog, bibliograf, albanolog dhe historian kroat me prejardhje shqiptare, profesor ordinar i Universitetit të Zagrebit. Shquhet në lëmin e arkeologjisë, bibliotekarisë...
Xhelal Zejneli: Teoria e kombit kosovar është antishqiptare
Kohët e fundit në hapësirën shqiptare në Ballkan paraqiten do ide, sipas të cilave shqiptarët nuk qenkëshin një komb por dy a më shumë sish. Fatmirësisht, numri i atyre që thonë se ndërmjet shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve jashtë saj, ka dallime të caktuara, është tejet i vogël dhe numërohet në gishta...
Xhelal Zejneli: Arsimi shqiptar në Maqedoninë e Veriut - Reforma e mundshme
Gjimnazeve dhe shkollave të mesme profesionale u prin arsimi fillor. Matja ndërkombëtare e njohurive të nxënësve të moshës 15-vjeçare, e njohur si testim PISA, ka të bëjë me plan-programet mësimore të arsimit fillor. Nga 80 vendet e testuara Maqedonia e Veriut zë vendin e katërt në botë nga fundi...
Xhelal Zejneli: Kosova dhe qëndrimi nebuloz i fuqive perëndimore
Në pesë vjetët e fundit, Kosova është njohur vetëm prej katër shteteve. Që kur e shpalli pavarësinë, Kosovën e njohën 117 shtete të botës. Gati gjysma e tyre, pavarësinë e saj e njohën në vitin e parë të shpalljes së pavarësisë, në vitin 2008. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësinë e saj nuk e kanë njohur Serbia dhe Bosnja e Hercegovina...
Xhelal Zejneli: A paraqet Marrëveshja e Ohrit zgjidhje të drejtë për çështjen shqiptare në Maqedoni
Në Marrëveshjen e Ohrit, ndërmjet tjerash thuhet: “Sovraniteti dhe tërësia tokësore e Maqedonisë si dhe karakteri unitar i shtetit janë të pacenueshëm dhe duhet të ruhen. Për çështjet etnike nuk ka zgjidhje territoriale”.Fjalia e fundit e parimit të sipërthënë ka këtë kuptim: “Çështja shqiptare në Maqedoni nuk është çështje...
Xhelal Zejneli: Gogol apo Hohol
Invadimi i përtashëm i Rusisë në Ukrainë e vuri këtë vend në qendër të vëmendjes. U rrit interesimi edhe për gjuhën dhe kulturën ukrainase. Kohët e fundit disa mediumeve të huaja iu kujtua tregimtari dhe komediografi ukrainas-rus Nikollaj Vasileviç Gogol (1809-1852). Por ky nuk është preteksti...
Xhelal Zejneli: Shembja e Murit të Berlinit
Muri i Berlinit (gjerm.: Die Berliner Mauer) ka qenë një barrierë e gjatë rreth 160 km e cila e ka ndarë Berlinin perëndimor nga ai lindor dhe nga territori përreth i republikës Demokratike Gjermane. E ndërtoi pushteti i Gjermanisë Lindore, propaganda e të cilit këtë objekt e quajti “Mur mbrojtës...
Xhelal Zejneli: Xhejms Xhojs - Uliksi (II)
Xhejmz Xhojsi (James Augustine Aloysuis Joyce, Dublin, 2 shkurt 1882 – Cyrih, 13 janar 1941) është prozator dhe poet irlandez. Konsiderohet shkrimtar i rëndësishëm i periudhës së modernizmit evropian. Lindi më 2 shkurt të vitit 1882, si fëmija i parë i një familjeje të shtresës së mesme me pikëpamje katolike. Pas lindjes së tij, e tërë familja...
Xhelal Zejneli: Xhejms Xhojs - Uliksi
“Uliksi” (Ulysses, 1922) është një prej romaneve më të rëndësishme të shekullit XX. Autori flet për njeriun e rëndomtë dhe për përpjekjen e tij për ta kapërcyer dhe për ta ndryshuar banalitetin e jetës. Mënyra tradicionale e rrëfimit apo e narracionit shndërrohet në fishekzjarr virtuoz të stilit që...
Xhelal Zejneli: Dialogu i Brukselit po shndërrohet në punë Sizifi
BE-ja i heq vizat për serbët e Kosovës që posedojnë pasaporta të Serbisë - Për të udhëtuar në zonën e lëvizjes së lirë, Shengen (Schengen), serbëve të Kosovës u nevojiteshin viza. Këshilli i BE-së mori vendim për t’ia hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe të lëshuara...
Xhelal Zejneli: Zhan-Pol Sartri
“Mos e burgosni Volterin!” – gjenerali Sharl Dë Gol, me rastin e arrestimit të Sartrit gjatë protestave studentore në Sorbonë, në maj të vitit 1968.Zhan-Pol Sartri (Jean-Paul Charles Aymard Sartre, Paris, 21 qershor 1905 – Paris, 15 prill 1980) është romancier, filozof, dramaturg dhe kritik. Është themelues i ekzistencializmit ateist...
Xhelal Zejneli: Teknika e përroit të ndërgjegjes në letërsi
Romani “Uliksi” (Ulysses, 1922) i prozatorit dhe poetit irlandez Xhejmz Xhojs (James Joyce, Dublin, 1882 – Cyrih, 1941) konsiderohet sot si një prej shembujve më të mirë të zbatimit të teknikës së përroit të ndërgjegjes në letërsi.Në teorinë e letërsisë, përroi i ndërgjegjes ose rrjedha e ndërdijes...
Xhelal Zejneli: Gabriel Garsia Markez - Njëqind vjet vetmi
“Njëqind vjet vetmi” (spanjisht - Cien años de soledad) është roman i shkrimtarit kolumbian Gabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez, 1927-2014), të botuar në Spanjë në vitin 1967. Vepra korri sukses të jashtëzakonshëm dhe është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Kjo vepër paraqet...
Xhelal Zejneli: Individi përballë forcave të territ
Njërën prej veprave më të njohura gjermane të të gjitha kohëve, romanin “Procesi” Kafka e shkroi në vitet 1914 dhe 1915. Romani u botua psthum (pas vdekjes), në vitin 1925. U botua i papërfunduar. Megjithëkëtë, e përmban kapitullin përfundimtar që e çon veprimin deri në fund. Romanin e përgatiti për shtyp shoku i Kafkës, shkrimtari Maks Brod...
Xhelal Zejneli: Duke pritur Godonë – Metaforë e tragjedisë njerëzore
Analiza e veprës – Drama “Duke pritur Godonë” e romancierit dhe dramaturgut irlandez, kryesisht të shprehjes franceze, Semjuel Beket (Samuel Beckett, 1906-1989) u shkrua në vitet 1947-1948, ndërsa u botua në vitin 1952. U shkrua në gjuhën frënge. Më pas u përkthye në anglisht. Përbëhet prej dy akteve...
Xhelal Zejneli: ''I huaji'' - Metaforë e tjetërsimit njerëzor
“I huaji” është vepra më e njohur e Alber Kamysë (Albert Camus, 1913-1960). Ajo i ka sjellë famë botërore. Kjo vepër shënoi një epokë të re në letërsi. Pasqyroi një vështrim nihilist dhe negativ mbi botën, vështrim pa rrugëdalje, të paraqitur në mënyrë të përkryer me figurën e personazhit kryesor të veprës – Mersosë. Është vepër e absurdit...
Xhelal Zejneli: Pseudo-akademikët serbë për shqiptarët
Kryetari i Akademisë Mbretërore Serbe Jovan Cvijiq (1865-1927) ishte një pseudoshkencëtar. Shumë segmente të studimeve të tij, sot e kësaj dite shfrytëzohen si “arsyetim shkencor” i politikës serbomadhe. Cvijiqi angazhohej për zgjerimin territorial të Mbretërisë së Serbisë në drejtim të jugut, në territoret shqiptare...
Xhelal Zejneli: Kush si votoi lidhur me Rezolutën për Gjenocidin në Srebrenicë
Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork u miratua propozimi që 11 korriku të shpallet “Ditë ndërkombëtare e përkujtimit dhe e shënimit të gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”. Prej gjithsej 193 shteteve, për aprovimin e Rezolutës votuan 84 shtete. Kundër ishin 19 shtete...
Xhelal Zejneli: Teksti përfundimtar i Rezolutës për Srebrenicën
Propozimi përfundimtar i Rezolutës së KB-ve për gjenocidin në Srebrenicë u harmonizua dhe iu dorëzua kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.“Pas shumë konsultimeve inkluzive, Propozimi përfundimtar i Rezolutës ‘Dita ndërkombëtare e...
Xhelal Zejneli: Çështje gramatikore
FJALA DHE PJESËT E SAJ – Fjalët mal, det, di përbëhen vetëm prej një pjese që quhen rrënjë. Rrënjës mund t’i shtohen parashtesa, prapashtesa dhe mbaresa, që ndryshe quhen morfema ndajshtesore. Pjesët përbërëse të fjalës ndryshe quhen morfema. Morfemat ndahen në morfema...
Xhelal Zejneli: Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut - 8 maj 2024
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut të mbajtura më 8 maj të vitit 2024 ishin të njëmbëdhjetat me radhë, që nga pavarësimi i këtij vendi në vitin 1991.Më 8 maj 2024 u mbajt edhe raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar shteti. U ndeshën, kandidatja e mbështetur nga VMRO-ja, Gordana Silanoska Davkova si dhe kandidati...
2
3
4
5
6
Në Fokus
Xhelal Zejneli: Asnjë universitet shqiptar nuk është përfshirë në listën e 1.000 më të mirëve në botë
Xhelal Zejneli: Akademia e Shkencave dhe kriza politike, sociale dhe morale
Xhelal Zejneli: Shqiptarët - Lidhjet e hershme me Perëndimin
Xhelal Zejneli: Shqiptarët dhe orientimi strategjik
Xhelal Zejneli: Lypësit e trotuareve dhe të semaforëve
Xhelal Zejneli: Përmirësimi i mundshëm i cilësisë në arsim
Xhelal Zejneli: Çështja shqiptare në Maqedoni – Ridefinimi i Maqedonisë
Xhelal Zejneli: Njohja ndërkombëtare e Kosovës
Xhelal Zejneli: Ballkani dhe kundërthëniet e fuqive të mëdha
Xhelal Zejneli: Shqiptarët dhe rrethimi tragjik i tyre
Zemra Shqiptare