Zemra Shqiptare
Video
Kontakt
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Kulturë
Zhiti
Mehmeti
Vataj
Ypi
Sidheri
Edison Ypi: Frida
Ka ca kohë, dikush që edhe po t'ja mbaja ment emrin nuk meriton t'ja shkruaj këtu, në tentativë për të thënë diçka se si duhet të jenë ministrat e sotëm shqiptarë, solli shembullin e Vaso Pashës që kishte arritur të bëhej Guvernator i Libanit.Nuk dimë asgjë mbi cilësinë e qeverisjes së Libanit nën hyqmin e...
Edison Ypi: Koka ime
A ka gisht koka ime në marrëzinë që më rrethon e më kërcënon ?Kokës i duhet bërë një kontroll.Vajta në laborator.Më thanë të heq nga trupi sendet metalike, çelsa, monedha, karta magnetike të mos u fshihej memoria.Si mund t’u fshika në pak minuta karta e identitetit që e kam krijuar...
Edison Ypi: Zotniu
Zotniu nuk është ky legeni që mbahet për serioz dhe rren në Fejsbuk.Zotniu i vërtetë pëlqen ose nuk pëlqen, komplimenton ose refuzon.Zotniu që shpif, intrigon, trillon, nuk është Zotni, është llum, është pështirosje.Zotniu që është Zotni, i di mundësitë dhe aftësitë e veta, është i vetmjaftueshëm, është i durueshëm...
Edison Ypi: Kapitalizëm sipas kurvit
Të rinj të panumurt të veshur e të mbathur, të ngrënë e të pirë, që kanë mbaruar edhe shkolla, madje që kanë edhe diploma, por janë aq gdhë sa s'dinë ta tregojnë qartë një adresë të thjeshtë apo çfardo vendndodhje...
Edison Ypi: Sulova Socjaliste
Ç'janë ata male me Devoll te këmbët ?Cilët janë ata trima që jetojnë atje ?A e shkrepin pushkën ?A e zhgrrapsin penën ?A e ngasin parmëndën ?Nga Dumreja deri në rrëzë të Tomorrit, nja 30 e ca katunde, male, kodra, pyje, përrenj, liqere, shtrihet e shtriqet, e ulet e ngrihet, madhështorja Sulova...
Edison Ypi: Atdheri
Atdheri është një vend banorët e të cilit nuk mburren me prezenca por me mungesa: Me Historinë që nuk e njohin. Artin që s'ja kanë haberin. Lavdinë që nuk e meritojnë. Trimërinë që nuk e kanë.Atdheri është vendi ku shtëpitë janë Kisha dhe Teqè, banorët janë murgj dhe dervishë që gjithë kohës meditojnë për pandehma...
Edison Ypi: Dy Nëna
Na ishin dy Nëna shqiptare. Njëra nga Jugu, tjetra nga Veriu. Të dyja fshatarka. Të dyja të ëmbla. Të dyja të urta. Të dyja të buta. Të dyja të bukura. Por edhe të vrënjtura dhe të hidhura dhe me rrudha, sepse të gjalla.Ajo nga jugu ishte e zakonëshme nga jashtë, e jashtëzakonëshme nga brenda...
Edison Ypi: I am from Kalaja e Dodës
-Nga je ?-I am from Kalaja e Dodës.-Çfarë di për Kalanë e Dodës ?-Kalaja e Dodës, është një parajsë natyrore me njerëz energjikë, tejet punëtorë, dhe dramatikisht të varfër. Me ajër të pastër, dimër të ashpër gjysmën e vitit mbuluar nga dëbora, ujra rrjedhës, pyje dhe kullota të bukura si nëpër ëndërra. Babai im bashkë...
Edison Ypi: Pekmez
Kam dy shishe me pekmez. Njërën e mora në Bishnicë. Tjetrën në Krrabë. E para e ka pekmezin të hidhur. E dyta, të ëmbël. Kur i provoi një amvisë, tha: Nuk janë pekmez. Të kanë gënjyer. Flaki.Ku të gjej Pekmez të mirë ?Pse jo në Dardhë e tatëpjetë, Sinicë e përposhtë, nëpër një...
Edison Ypi: Brother Jack
Sipas Jack Goldfarb, shqiptarët dhe hebrejtë janë gjeografikisht larg, por në pikëpamje të hapsirës që zënë, sa janë numerikisht, fatit historik, dhe në disa këndvështrime të tjera, me njëritjetrin - ngjajnë.Madje, shqiptarët dhe hebrejtë, jo thjesht ngjajnë, por duke mos pasur pranë vetes të tjerë si vetja, ngjajshmëria në distancë...
Edison Ypi: Magelan në Roskovec
Pasi je dehur me bukuritë e Beratit, ke rastin të shkosh të shijosh një mijë e një mahnitje të tjera: Skraparin, Tomorrin, 2 Lapardhatë, Gramshin, del në Kolonjë nga Guri i Miçanit, vete në Përmet te Teqeja e Alipostivanit etj. etj.Por nuk je në ëndërr ku gjithçka është e mundur...
Edison Ypi: Ti që ikën
Shqipëria është plot me shenjtëri manastiresh, magji' kishash, legjenda shenjtorësh, shpella heremitësh. Ti që ikën dhe s'ke frikë se mallkimi i tyre do të ndjeki në fund të Botës, s'je shqiptar. Je stërkopil turku.Nëpër katundet shqiptare ka njerëz të urtë që kanë zgjedhur të bëjnë...
Edison Ypi: E quajta Derr, s'i bëri asnjë përshtypje!
E quajta Derr, s'i bëri asnjë përshtypje.I thashë Kafshë, s'i lëvizi qerpiku.I radhita një varg me epitete kundërmonjëse si kaka, shurra, bajga, nuk u tund.Pastaj ja zbraza n'lule t'ballit fishekun e fundit mespërmes kafkës. I thashë ti je Sharlatan. Meazallah.Budallait që kam fatkeqësinë ta njoh, i është tiposur...
Edison Ypi: Kopilat e gjyshit tim
Kopilin e parë të gjyshit tim e takova te Ura e Dragotit;-S'ka njeri në Luginën e Vjosës të mos e njohë gjyshin tënd, tha. Ishte serioz, autoritar, i drejtë, dhe qefli i madh. Unë jam, dhe për nder e kam që jam, kopil i gjyshit tënd.Afër Piskovës një mesoburrë me një hundë të madhe sa një kalli misri...
Edison Ypi: Kisha ku isha
Erdhën nga an' e anës ustallarët më të mirë për t'a ndërtuar sa më madhështore Kishën. Zbrazën veglat, sharrët, sqeparët, gozhdët, te vëndi që iu duk më i përshtatshëm. Kur erdhën të nesërmen për të nisur punën, veglat nuk i gjetën ku i kishin lënë, por më poshtë, në një vend tjetër më në thellësi të luginës. Po kështu...
Edison Ypi: Koncert
Sapo hyn në atë Kanion, provon ca mornica në lëkurë, fërgëllim të trupit, rrënqethje të shpinës, ndjehesh si në korridorin hyrës të Teatrit ku po shkon me pa një çfaqje të rrallë me skena mahnitëse dhe aktorë virtuozë që e ke pritur gjatë, dhe më së fundi, rasti fatlum erdhi...
Edison Ypi: Ik në shtëpi
Po zbrisja nga Guri i Kamjes.Kur s'kisha bërë as 1 kilometër, anës rrugës një djalë te të tridhnetat me një çantë në sup ikte teposhtë.Ndala dhe e pyeta nëse dëshironte të vinte me makinë për ku ishte nisur.Më falenderoi. Hyri, u ul.Shkonte në Pogeadec. Ishte nga një katund i thellë i Gorës...
Edison Ypi: Kinge Mitrovicalie
Një Gentleman si unë nuk mundet me e lën me vujt sharmanten, inteligjenten, seriozen, t'hirshmen, Kingen Mitrovicalie Kimete Berisha.Nuk mundem un me e lën Kingen Mitrovicalie me e hum rrugën mes pyllit të habitjeve plot me ujq dhe çakaj, mes shkurreve të...
Edison Ypi: Si ta kuptosh që je komunist
Të bësh si i ditur, si patriot i thekur, si nacionalist i regjur, si vigjilent, të shpartallosh armiq e tradhëtarë, të japësh këshilla, të gjitha këto duke u fshehur pas pseudonimit, s'je asgjë tjetër përpos një derr komunisti që se ke shokun.T'ja hedhësh në kurriz të gjitha fajet apo të falenderosh për të gjitha...
Edison Ypi: Tim Xhilaga
Me veshje, gjeste dhe muhabete, djemtë dhe vajzat e Tiranës mundoheshin t'i binin sa më tepër në sy njëritjetrit në Xhiro.Ai që nuk merakosej aspak për të rënë në sy, madje as dilte në Xhiro, e megjithatë shquhej më tepër se të gjithë, ishte Tim Xhilaga.Duke parë me vështirësi televizionet italiane, si dhe ndonjë revistë, të
Edison Ypi: Tefta
Tefta ecte si kalë, tundej si mushkë.Tefta i shoqëronte hapat e mëdhej me kërrusje të thella para dhe prapa si bëjnë malësorët që e kalojnë jetën duke u hedhur nga një shkrep në tjetrin.Shumica ishin të mendimit se Tefta ishte qelbësirë.Por kishte edhe që thoshin se Tefta ishte pocaqi'.Dhe të tjerë që ngulmonin ...
Edison Ypi: Shkartisje
Meqënse nuk shkulen edhe po tua mbash në lule të ballit, që të vazhdojnë të jenë po ata por me të tjera cilësi, prerja dhe ndërrimi i kokave me njëritjetrin, pra shkartisja e kokave, duket e vetmja zgjidhje.Për të dalë nga bataku ku kemi ngecur, për ti dhënë fund pritjes së pafundme për rezultat të...
Edison Ypi: E dashur Bishnicë
Më raftë pika që s'të kam njohur më parë.Në fakt, këtë herë, nuk u nisa për te Ty. U nisa për të dalë nga Mokra në Gramsh duke kaluar në Kukur. Ishin kallauzët që më ndihmuan rrugës ata që më thanë se për të arritur në Kukur duhej të kaloja nëpër Bishnicë. Ç'ësht' e vërteta, kallauzët s'lanë fjalë të mirë pa thënë...
Edison Ypi: Zemra Roskovecare
Duke vajtur në Roskovec, befas, shtrirë nën hije pranë e pranë, më dolën para ca roskovecarë të rrumbullakët me zemra të kuqe.Janë të urtë. Janë të pasherr. Rrinë në hall' të vet. Ikin edhe në kurbet. Por nuk qahen, nuk ankohen. Nuk flasin. Nuk bërtasin. S'janë në Fejsbuk. S'janë në Instagram. S'kanë email. S'lexojnë gazeta...
Edison Ypi: Çuni oficerit
Çuni oficerit nuk ishte i keq, i flliqt, i pabesë, llapaqen, intrigant. Çuni oficerit ishte të gjitha këto bashkë.Sekretari i partisë duhej rrahur. Drejtori i ndërmarrjes duhej shkelmuar. Spiuni i lagjes duhej pjekur në hell. Çuni oficerit duhej pështyrë...
Edison Ypi: Lubinja
Lubinja, 5 kilometra nga Gramshi, mbi faqe mali.Katundet e tjerë andej rrotull, Mollas, Drithas, Dardhas, Guras, etj, emra që ua vuri kurvi në vend të emrave të vjetër, ta shpifin, janë emra për ibret, duken si depo kooperative.Katundet e tjerë kanë lapidarë, kanë përkujtimore, flasin për luftën, mburren se kanë kaq e aq Dëshmorë...
Edison Ypi: Fshati me emër qëni
Do i bie Labërisë si gjuetari sorkadhes, brinjë më brinjë, nga Vlora në Tepelenë.Sado e vështirë të jetë, sado pengesa të ketë, edhe sikur pa ujë e pa bukë të mbetem, edhe sikur të dërrmohem e të gjakosem.Do vete ta shoh atë vend të magjishëm...
Edison Ypi: Shko në Lapardha
Njëri nga familjarët mezi pret rastin me të ngul një sqepar në kurriz.Duan me të fut urgjent një chip nën lëkurë me anë të vaksinës.Vendin e punës do me ta zën patjetër një bangladesh.Largoju këtyre tmerreve.Shko në Lapardha.Jo nga Lushnja. Rruga për Lapardha nga Lushnja është plot me...
Edison Ypi: Poeti Piro Kuqi
Vdiq Poeti Piro Kuqi.Nga uria ?Jo nga uria. Nga uria vdesin fukarenjtë. Poeti Piro Kuqi ishte i pasur. Njëqind dollarot në muaj që i jepte shteti Poetit Piro Kuqi i mjaftonin e i tepronin për të ngrënë e për të pirë.Nga të ftohtit ?...
Edison Ypi: Majlinda Bufi
Majlinda Bufin, Kryetaren e Roskovecit, zor se e ka bërë mami dhe babi. Për ta ngjizur Majlinda Bufin kanë bashkëpunuar qielli, dielli, toka, uji, zjarri, shenjtëria e Tomorrit serioziteti i Shpiragut, vërshimi i Semanit, magjia e fushës, flladi i kodrave, kripa e detit, pjelloria e tokës, dehja e vreshtave, gjaku i qershive...
6
7
8
9
10
Lajme Popullore
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Viola Shqau
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin e mirënjohur Salim Arifi
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me profesorin dhe studiuesin Avzi Mustafa (II)
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe ish-të përndjekurin politik Eduard M. Dilo
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me profesorin dhe studiuesin Avzi Mustafa (I)
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me profesorin, studiuesin dhe publicistin Xhemaledin Salihu (I)
Xhelal Zejneli: Shpallja e Pavarësisë, akt me rëndësi historike
Frank Shkreli: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë historik i Dardanisë
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Nexhmije Mehmetaj – ruajtëse e gjuhës dhe identitetit kombëtar
Gjekë Gjonaj: Burrë i kuvendeve, pajtues gjaqesh, lahutar dhe vajtor i traditës malësore