• Zemra Shqiptare

    • Video
    • Podkast
    • Kontakt
    • [FULLNAME_CUT]
      Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë
  • Video
  • Podkast
  • Kontakt
  • [FULLNAME]
  • Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë

Kulturë

  • Zhiti

  • Mehmeti

  • Vataj

  • Ypi

  • Sidheri

Edison Ypi: STOP në Spaç

Vajtja në Spaç mbi një karroceri kamioni të shtrembër dhe të pisët për të takuar njeriun tënd pas mijëra kthesave prej të cilave zor se shpëtoje pa vjellë, ishte një valle makabre. Diçka mes tangos, Rock and Rollit, Kazaçokut, Tallavasë, ecjes mbi litar në cirk, strechingut të dhisë për të kapur me dhëmbë gjethen e ferrës mbi shkëmb....

Edison Ypi: Farefis

Një dhëndërr nga të farefisit ka në pronësi një hotel me tre kate në dalje të qytetit. Me anë të disa dallavereve e ndihmuam dhëndërrin që klientat e hotelit të tij të vijnë kryesisht nga nevojat e zyrave të shtetit për akomodimin e pjesmarrësve në takime, konferenca, dreka, darka, qoka...

Edison Ypi: Krrak

Një hedhje guri nga Tirana, te hapësira Shëngjin-Velipojë, ndodhet Krraku panoramik, estetik, psiqik, psikologjik, klimatik, gjeografik, më mahnitës nën Diellin. Vendi më i bukur në botë. Ai Krrak, të cilin, në vendet e tjera të botës, nuk guxojnë ta shohin as në ëndërr...

Edison Ypi: Ik në shtëpi

Po zbrisja nga Guri i Kamjes drejt Beragozhdit.Tek ikja tatëpjetë, anës rrugës, një djalë te të tridhjetat ikte teposhtë më këmbë me një çantë në sup.Ndala dhe e pyeta nëse dëshironte të vinte me makinë për Pogradec.Falenderoi. Erdhi.Ishte nga fshati Osnat në perëndim të Gurit të Kamjes, diku mes asaj hapësirës oqeanike me më tepër male se yje në...

Edison Ypi: Aktrojnë

Takova Hasanin. O Hasan, i thashë, si ke qënë me shëndet o burridheut, gruan, kalamajtë, farefisin, miqtë, mirë i ke pasur ? Mirë, tha Hasani, mirë i kam pasur. Po ja, me halle. Duke filluar nga bota në prag shkatërrimi me akullnaja që shkrihen dhe tempreratura që ngrihen. Pastaj me Shqipërinë që më është mërzit në kulm...

Edison Ypi: Ferri im

Jam i sëmurë me grip. Unë dy metra burrë po ndeshem dhëmbë për dhëmbë me një virus që mezi duket me mikroskop. Ja në shesh të burrave, ja në arenë, ja mbi tavolinë, armët që po përdor në këtë luftë:Telekomandë. Asnjë sëmundje nuk shërohet pa efektin çudibërës të shetitjes kanal më kanal, banak më banak...

Edison Ypi: Makinat heroike

Më ka marrë malli për makinat e aso kohe, për makinat heroike, që nuk ishin si këto legenet e sotme të heshtura, tinzare, gjoja të sofistikuara. Ç'patët me makinat o burrat e dheut ? Pse i denatyruat, çfytyruat, degjeneruat, makinat heroike me leva, manovela, doreza, këmbëza, kërrcitje, zhurma. Kishe qef ti shikoje dhe dëgjoje...

Edison Ypi: Mbreti i Fushatës

Mbreti i Fushatës Agron Shehaj është Njeriu i duhur, në kohën e duhur, për të bërë punën e duhur, në mënyrën e duhur, në arenën e turbullt, por jo të pashpresë, të politikës dhe pushtetit në Shqipëri.Të tjerët, janë edhe ata njerëzit e duhur, por për të bërë punët e gabuara...

Edison Ypi: Vetulla e Velipojës

Sapo prek rrugën e re pasi ke lënë pas Shëngjinin, në horizont të fanepset Velipoja si nuk e kishe përfytyruar kurrë, e fundbotëshme, frymëndalëse, fantastike, prrallore.Befas nis e dridhesh.Do të bërtasësh sa të dëgjojë qielli, por s'mundeesh.Do të shkërrmoqësh ndonjë shkëmb, por s'di se si...

Edison Ypi: Agroni nuk ngjan

Djajtë që po duan tu xhvatin votat shqiptarëve, nuk shpallin veten, nuk dëshmojnë veten. Janë vënë në garë me shoqi-shoqin kush e kush të duken: njëri si Sali Kulla, tjetri si Edi Rama, tjetri si Koçi Xoxja, Kadri Hazbiu, e me rradhë modelet më të shëmtuara dhe më kriminale të diktaturës si...

Edison Ypi: Nga ijet te kërthiza

Këto ditë kur Dimri po jep shpirt dhe Pranvera po troket, u nisa t'i ngul një të kafshuar Shqipërisë. Ku e ka hak. Ku e çaj kollaj. Ku mishi është i butë. Në ijë. Të hyj pra te mëlçia dhe veshkat, që i bie diku në veri të Vlorës, pastaj, me turirin gjith gjak, tu sulem të tjerave rropollira, dhe të dal në...

Edison Ypi: Si ta kuptosh që je budalla

Nëse pushtimi të duket çlirim, ndalimi i Shqipes progres, përvetësimi i Besimit fetar të pushtuesit, Fat, nuk je derr, maçok, qen zorraxhi, gomar, zhapik, zvarranik, je budalla.Është më se e natyrshme të ecësh rrugës duke kqyrur femrat. Sisët, shalët, kërthizat, harqet, format, vithet...

Edison Ypi: Jam Qyprilli

S'mbeti gjë pa u vjedh e pa u rrejt.Ku ndodhet vallë një vend ku ndoshta ka mbetur diçka pa u vjedhur dhe pa u rrejtur me vajt me verifiku nëse vjedhja përmes rrenës është fenomen lokal ndodh vetëm në kryeqytet, apo edhe dikund tjetër në Shqipërinë tonë të...

Edison Ypi: Rruga e Shpirtrave

Rruga e Shpirtrave nis në Librazhd.Kur Librazhdin ta kesh lënë pas, që në tempullin e praruar të shpirtrave të hysh me dinjitet, merr ca masa higjenike paraprakisht. Ndal te ndonjë krua a përrua anës udhës. Laji duart delikate nga pislliqet që ke prekur, lage surratin dhe kokën që ma ke si qën stani, gropat e syve si tunelet e Qaf Krrabës...

Edison Ypi: Maratonomaku Rinush Idrizi

Mësuesi i Letërsisë, Rinush Idrizi, hynte në klasë furishëm, me frymëmarrje të shpejtuar, si dikush që vjen nga larg për të sjellë një haber të mirë, si marotonomak, që haberin e mirë do ta sjelli gjallë a vdekur, dhe dilte nga klasa si Sizif, i palumtur që shkëmbin e rëndë sa herë e ngrinte lart aq herë i rrokullisej posht...

Edison Ypi: Lidhja e Shkrimtarëve të vdekur

I leu dikujt në zemër, ngriti muzeun "Shtëpia Kadare".Shif rrushi-rrushin e piqu, pas tij, një tjetër, ndoshta po ai, hapi muzeun "Shtëpia Dritëro".Me gjirokastritin që shkrau romane me perandorira, ëndërra, kalorës të vrërët, luftra të përgjakshme, intriga, varre, të vdekur, dhe devolliun që thuri poeziçka me...

Edison Ypi: Po vjen Rusi

Thuaj shyqyr që po vjen Rusi dhe nuk po vjen Timur Lengu ose Xhengis Khani.S'mund të mos vinte Rusi. Keni dhjetra vjet që natë e ditë s'flisni për gjë tjetër veçse për hajdutllëk, xhvatje, vrasje, dhe po u çuditkeni se po vika Rusi.Çfarë çudie është të vijë kush të dojë dhe të bëjë çfarë t'i teket mbi trollin e Skënderbeut...

Edison Ypi: Moods Map

Ndjehesh i çartallosur, i çorientuar. Të lypset një ardhje në vete. Një vajtje diku. Një dush i plotë, i thellë. S'ka si shiu për të hequr këto bezdira. Shko prite shiun ku shiu fillon para se ta ndajë mendjen nëse do vazhdojë drejt Tiranës apo drejt Durrësit, në Rumanat. Nëse në Rumanat do arrish para shiut, ulu prite shokun shiu anës rrugë...

Edison Ypi: Aleat hajdut

I vajtën Hajdutit në arratì. E gjetën te zgavra ku ishte fshehur. E morën, e lanë e shpëlanë. Ja hoqën morrat, e krehën, e ujdisën. E nxorrën në televizor. I thanë të thotë çfarë u leverdiste për të fituar Noc Rrokun në zgjedhjet e ardhëshme. Pra i vajtën të vdekurit te varri. Ja mblodhën dhe ja ngjitën kockat. E ngritën, ja hoqën baltat, e veshën...

Edison Ypi: Erla

Moderatori televiziv mund t'i qaset mysafirit në disa mënyra:Përballë, si ujku qingjit. Me breshëri pyetjesh dhe kritikash. Pa e lënë të marri frymë. Mysafiri tmerrohet. Bashkë me zero rezultatin, avullon edhe pritshmëria e publikut. Ky moderator që çoç i duket vetja, është një i falimentuar...

Edison Ypi: Paradoks

Sa herë vjen fjala te arratisja dhe të arratisurit e Diktaturës, komunistat e sotëm, bashkë me aleatët e tyre të përhershëm, hordhinë e budallenjve të kudondodhur, hapur ose nënkuptuar, nuk e lënë pa shprehur një përbuzje cinike për "të pandjeshmit", që nuk pyetën për familje e...

Edison Ypi: Noc Rroku

Noc Rroku është ai llapaqeni që ulet, përkulet, ngrihet, tundet, shkundet, sulmon, tërhiqet, drejtohet, shtremohet, forcohet, zbutet, tkurret, zmadhohet, zvogëlohet, ndrydhet, shtrydhet, ngrohet, ftohet, ndizet, teshtin, kollitet, vjell, rrjedh, merr fjalën, nis e dërrdëllit, bije në trans, në jerm, në ekstazë, nis e...

Edison Ypi: Shitu

A do të pasurohesh? A do t'i thush fukarallëkut një herë e mirë: Ma nxive jetën, ma more shpirtin, mjaft të durova, sikter, ik e mos u duk ?Bëj biznesin më të suksesshëm që ka bërë shqiptari në shekuj: Shitu për tu pasuruar.Jo te i huaji. Të shitesh te i huaji nuk varet nga ty që je gati...

Edison Ypi: 24 orë nga jeta e një Fatkeqi

Në jetën e Fatkeqit koha nuk rridhte në rend kronologjik.Ishte më se zakonshme që një ditë që niste, ta zemë, muajin e ardhshëm, të vazhdonte pardje, dhe të përfundonte pasnesër.Lidhja e jetës së Fatkeqit me Matematikën dhe Numerologjinë ishte diçka që sot e kësaj dite vet Fatkeqi...

Edison Ypi: Atdhjeu im

Atdhjeu im është një vend banorët e të cilit, bashkatdhjetarët e mi, mburren me;Besën që nuk e mbajnë.Trimërinë që u mungon.Punët që nuk i kryejnë.Luftat që nuk i bëjnë.Historinë që nuk e njohin.Artin që s'ja kanë haberin.Lavdinë që nuk e meritojnë.Atdhjeu im është vendi ku të gjithë dhe gjatë gjithë kohës...

1 2 3 4 5
Lajme Popullore
  • Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Viola Shqau

  • Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin e mirënjohur Salim Arifi

  • Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me profesorin dhe studiuesin Avzi Mustafa (II)

  • Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin dhe ish-të përndjekurin politik Eduard M. Dilo

  • Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me profesorin dhe studiuesin Avzi Mustafa (I)

  • Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me profesorin, studiuesin dhe publicistin Xhemaledin Salihu (I)

  • Xhelal Zejneli: Shpallja e Pavarësisë, akt me rëndësi historike

  • Frank Shkreli: Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë historik i Dardanisë

  • Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Nexhmije Mehmetaj – ruajtëse e gjuhës dhe identitetit kombëtar

  • Gjekë Gjonaj: Burrë i kuvendeve, pajtues gjaqesh, lahutar dhe vajtor i traditës malësore

Ballina Video Podkast RSS Kontakt
Powered by Soso News 4.1

Buletini

Abonohuni për të marrë lajmet e përditshme në email-in tuaj