• Video
    • Kontakt
      • Redaksia
    • [FULLNAME_CUT]
      Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë
  • Redaksia
  • Video
  • Kontakt
  • [FULLNAME]
  • Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Vrasje në kufi dhe dekoratat për vrasësit

Më 8.6.1986 Bebi Shameti, 40 vjeç dhe shokët e tij u nisën të kalojë kufirin nga Rrethi i Librazhdit. Këtë herë Bebi ishte i vendosur të arratisej me çdo mjet, por të mos kapej e burgosej si në përpjekjen e parë. Për këtë kish gjetur një pistoletë. Në orën 5.25 pengesa elektrosinjalizuese dha sinjalin në postën kufitare për prekjen e telave. Nënoficerët Hazis Ngjelina (i qenit), Agim Shebegu dhe ushtarët Luan Kodra, Fakir Çelepia dhe Viktor Manellari, iu vunë në...

Kastriot Dervishi: Jo vetëm burg, por edhe detyrim për të paguar shpenzimet e gjyqit

Dom Simon Jubani, u dënua 6 herë nga regjimi komunist. Vuajti në vitet 1964-1989 plot 25 vjet dhe 13 ditë heqje lirie. Në dënimin e parë të vitit 1964, prokurori kërkoi dënimin me 9 vjet, por gjykata e dënoi me 10 vjet. Dënimi u shoqërua me konfiskim të pasurisë dhe pagimin e...

Kastriot Dervishi: Ministri i parë britanik në Shqipëri

Ky vit është përvjetorit të 100 të vendosjes së marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Në vitet 1922-1936 legata e këtij shteti ishte e vendosur në Durrës. Pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, në vitin 1996 u emërua ambasadori i parë britanik në Tiranë, Andrew P. Tesoriere...

Kastriot Dervishi: Dokumenti i njohjes së Shqipërisë nga SHBA

Sekretari i shtetit, Charles Evans Hughes (1862-1948) më 25.7.1922, la këtë porosi për të komisionerin në Shqipëri, Maxwell Blake:“Në datën 28 korrik mund t'i dorëzoni ministrit të Jashtëm të Shqipërisë (Pandeli Evangjeli-shënim) një njoftim me...

Kastriot Dervishi: Korrupsion me eshtra, para dhe rroba

Më 10.12.1958 u nënshkrua në Tiranë midis drejtorit të Drejtorisë së Ekonomisë Komunale, Koço Titka dhe kryetarit të delegacionit të qeverisë italiane gjeneralit në rezervë Domenico Bandini, protokolli në lidhje me “tërheqjen e eshtrave të ushtarakëve italianë të rënë në Shqipëri”, me afat 2 vjet, i cili vinte pas...

Kastriot Dervishi: 'Punë e organizuar në Spaç'

Më 26.8.1978 Xhelal Koprenckës dhe Veiz Cecit, që vuanin dënimin në Repartin nr.303 Spaç, u dërguan dy letra sekretarëve të Komitetit Qendror të PPSH-së, Rita Marko dhe Hysni Kapo. Përmbajtja e tyre u gjykua si e rrezikshme nga PPSH-ja. Në Spaç u evidentuan me këtë rast tre grupe...

Kastriot Dervishi: Vrasja e Avni Rustemit

Rreth orës 17.00 të datës 20 prill 1924 Avni Rustemi me disa miq të tij, po shkonte për të takuar në shtëpi ministrin e Arsimit, Fahri Rashit (Gjilani). Kur arrijnë në Varrezat e Pashës (aty ku është busti i tij sot) në çastin që takohet me Hoxha Kadriun, qëllohet me një plumb të vetëm nga...

Kastriot Dervishi: Gjykata Speciale e Sigurimit

Në vitet 1949-1955, në Shqipëri ka ekzistuar edhe një gjykatë e posaçme e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila gjykonte fajet e punonjësve të saj dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Për funksionimin e saj dolën dy dekretligje në vitet 1949 dhe 1953, ndërsa me dekretligjin e vitin 1955, gjykata u shkri ...

Kastriot Dervishi: Hashashi “i dëmshëm në çdo pikëpamje”

Me kërkesë të Prefekturës së Korçës, pasi u studiua informacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave, me vendimin nr.178, datë 27.3.1931 anuloi lejen dhënë një...

Kastriot Dervishi: 30 vjet nga heqja e yllit të kuq komunist

Ligji nr.7558, datë 7.4.1992 “Për flamurin, stemën, kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë dhe himnin kombëtar”, përbëhej nga 7 nene. Në të u vendos heqja e yllit të kuq komunist nga flamuri dhe kapela ushtarake. Me këtë ligj u përcaktuan edhe kryeqyteti dhe himni kombëtar...

Kastriot Dervishi: Si u vra Pal Mëlyshi

Pal Mëlyshi u vra më 12.4.1950 nga forcat e ndjekjes në kushtet e mosrakordimit midis strukturave shtetërore, duke qenë pjesëtar i “bandës” në Preng Ded Gjin Keqit (shkruhet edhe në formën Preng Dod Gjinkeqi). Pas vrasjes, kufoma e Palit u vendos një arkivor të veshur me gazetën “Zëri i Popullit...

Kastriot Dervishi: Vdiq në burg në moshën 86-vjeçare

Rexhep Mehmet Çelaj (1900-1986), lindur në Vuthaj, por banues në Çeren të Tropojë, vuajti 19 vjet, 8 muaj, 24 ditë burgim gjatë regjimit komunist. Ai ishte arratisur, por u kthye nga jugosllavët në vitin 1966. U arrestua në moshën 66-vjeçare dhe u dënua për “tradhti ndaj atdheut” me 25 vjet...

Kastriot Dervishi: Shoferi Enver Hoxha dhe viti fashist i tij

Karabinierët e stacionit të Tiranës, Myrteza Bektashi dhe një italian, proceduan më 7.8.1941, ora 16.00 të quajturin Enver Hoxha, bir i Halilit dhe i Gjylos, vjeç 33, nga Gjirokastra, banues në rrugën “Ciano”, me zeje tregtar sendesh ushqimesh, pasi e zunë duke drejtuar automobilin pa leje qarkullimi...

Kastriot Dervishi: Një regjim kundër shqiptarëve

Në vitin 1969 u arratisën nga Shqipëria gjithsej 21 persona, 11 në Greqi dhe 10 në Jugosllavi. Interesant është fakti se të 10 personat e arratisur në Jugosllavi u rikthyen nga autoritetit jugosllave në Shqipëri. Tipik është këtë vit rasti i familjes Capa (7 persona, ndër të cilët fëmijë të moshave ...

Kastriot Dervishi: 'Të izolohet për një kohë të gjatë se duhet riedukuar'

Në vitin 1975 ish bashkëshortja e një italiani (riatdhesuar në vitin 1947), nënë e katër fëmijëve, në bazë të neneve 64 (tradhtia ndaj atdheut) dhe 73/1 (agjitacioni e propaganda) të Kodit Penal dënohej me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe shpenzimet gjyqësore 26 lekë. Arsyeja e vetme...

Kastriot Dervishi: Bashkimi Shqiptar dhe 7 persona të ekzekutuar

Më 4.3.1946 u pushkatuan: Atë Daniel Dajani, Atë Giovani Fausti, Atë Gjon Shllaku, xhakoni Mark Çuni, Qerim Sadiku, Gjelosh Lulash Bajraktari. U dënua me vdekje edhe Frano Pjetër Mirakaj, por ky u mbajt peng dhe u pushkatua me vonesë më 3.7.1946...

Harta e madhe e vuajtjeve të një vendi të vogël

Me të marrë drejtimin e Shqipërisë, komunistët filluan të grumbullojnë familjet e “armiqve” në kampe të ngjashme me ato naziste dhe të krijojnë në qytetet kryesore zona me “gjak të pastër” komunist. Nga viti 1945 deri më 1953, kampet e përqendrimit kanë qenë të rrethuara me tela me...

Kastriot Dervishi: Kërkohet ndihmë në informacion

Emrat e mëposhtëm kanë vdekur në Kampin e Tepelenës në vitet 1949-1950 (data është përbri emrit). Kërkohet informacion në lidhje me moshën (për evidentimin e fëmijëve kjo) dhe origjinën e personave të mëposhtëm kush ka dijeni...

Kastriot Dervishi: Rrjeti sekret

Tërheqjes në bashkëpunim të rrjetit sekret informativ të Sigurimit të Shtetit bëhej mbi baza:1-Patriotike. D.m.th. personat me qëndrim të mirë politik, të lidhur me PPSH-në dhe pushtetin. Në këtë kategori rekrutoheshin rezidentët dhe strehuesit. Por po ashtu tërhiqeshin informatorët...

Kastriot Dervishi: Të humbësh tre fëmijët në internim

Familja e Ramë Habilit u internua në Kampin e Beratit kur nisën internimet e para në vitin 1945. Bashkëshortes së Ramës, zj.Vathe (në qendër të fotos), i vdiqën në internim tre fëmijë; në Berat vajza Nexhmije (3 vjeç) dhe në Tepelenë dy fëmijët e tjerë: Mukadesi (djathtas në foto) më...

Kastriot Dervishi: 'Kosovën dhe shqiptarët ua kemi falur Serbisë'

Më 16.7.1921, Këshilli Kombëtar (parlamenti) i Shqipërisë diskutoi mbi përgjigjen që do u dërgohej parlamentit jugosllav mbi masakrat kundër shqiptarëve të Kosovës. Diskutuan deputetët Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Hoxha Kadri, Ali Këlcyra, Rexhep Mitrovica, Haxhi Jusuf Banka, Leonidha Koja, Irfan Ohri, Mustafa Kruja, At Gjergj Fishta...

Kastriot Dervishi: Pohime të Kadrije Kadaresë

Kadrije Kadare ka qenë disa herë objekt i Sigurimit të Shtetit pasi zhvillonte në mënyrë të vazhdueshme agjitacion kundër regjimit dhe udhëheqësve të tij. Ajo ishte redaktore në Degën e Botimeve në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz, kur është marrë në përpunim aktiv 2A më...

Kastriot Dervishi: 4 shkurtin e provokoi 3 shkurti 1944

Sipas raportit të datë 5.2.1944 të komandantit të Xhandarmërisë së Tiranës, major Subhi Topulli, ora 16.00 të datës 3.2.1944, prapa Ministrisë së Arsimit (Ministria e Financave sot, ish Ministra e Mbrojtjes deri vonë), komunistët Todi Shkurti, 22 vjeç nga Fieri; Hasan Çeliku, 36 vjeç nga Tirana; Mihal Jani (Koço) 20 vjeç...

Kastriot Dervishi: Doku i ushtarit

Në mbledhjen e fundit të E. Hoxhës në Byronë Politike, të datës 12.2.1985, janë ngritur probleme të shumta për çështjen e industrisë së lehtë. Anëtarë të Byrosë dhe të ftuar, flasin me kompetencë për çështjet të rrushit, rakisë, kavanozave, leshit, etj. Midis të tjerash, merret vesh se edhe...

Kastriot Dervishi: 1978/Në burg nëna dhe e bija 13 vjeç e gjysmë

Më 14.2.1978, një 35 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, shtatzënë, së bashku me vajzën e saj 13 vjeç e gjysmë, tentoi pa sukses të arratisej në zonën e Pogradecit. Të dyja u arrestuan. Sipas nenit 7 të Kodit Penal të kohës, mosha për përgjegjësi penale e një personi duhej të ishte mbi 14 vjeç. As ligjet e veta nuk respektonin...

Kastriot Dervishi: 1924/Parlamenti shqiptar nuk mbajti zi për Leninin, deputetët u tallën me propozimin

Më 4 shkurti 1924 në Kuvendin Kushtetues të Shqipërisë (kati i dytë i Akademisë së Shkencave sot), në fillim të mbledhjes deputeti Rauf Fico propozoi mbajtjen e zisë për nder të presidentit amerikan Willson, si një detyrim moral ndaj përkushtimit të tij ndaj çështjes shqiptare...

Kastriot Dervishi: 'Pasuria'

Sami Dangëllia (1920-1987) dhe Haxhi Mekolli (1923-1987) u dënuan së bashku me të njëjtat vendime. Në vitin 1945 dhe 1960. Të dy u arrestuan më 2.11.1959 në përpjekje për arratisje. Gjykata Ushtarake Tiranë, me veprim në Lushnje, me vendimin nr.6, datë 13.2.1960, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie...

Kastriot Dervishi: Ahmet Hoxha u ndalua nga forcat vullnetare

Më 10.10.1978 të dënuarit Sali Çako dhe Ahmet Hoxha u arratisën nga Spaçi dhe u kapën 5 ditë më vonë, të ndarë nga njëri tjetri. Kapja e tyre u bë nga forcat vullnetare të fshatit Venisht. Sekretari i partisë së fshatit dëshmonte se pas njoftimit ata bënin shërbim çdo natë dhe ishin të...

Kastriot Dervishi: Dom Mikel Beltoja, kleriku i fundit i ekzekutuar me vdekje, me vendim gjykate

Hilë Gjergj Gjoni, lindur në vitin 1935 në Beltojë të Shkodrës, i njohur ndryshe si Dom Mikel Beltoja është kleriku i fundit i ekzekutuar me vdekje me vendim gjykate. Regjimi e bëri shembull sepse ai ushtronte fenë edhe pse ajo ishte ndaluar. Madje sendet e tij, ia ekspozoi popullit...

Kastriot Dervishi: I vrarë në Repartin nr. 309 Laç

Eqerem Zeko, i vitlindjes 1910, nga lagja “Palorto” e Gjirokastrës u arrestua më 14.9.1949. U dënua me vdekje, në një proces të madh me 9 persona të tjerë në një proces thellësisht fals. Dënimi iu kthye me burgim të përjetshëm e punë të detyruar. Ishte 54 vjeç kur u vra më 24.8.1964, ora 9.50 duke vuajtur dënimin...

Kastriot Dervishi: Përvjetori i një ekzekutimi

Ahmet Manxhar Hoxha (12.2.1940-31.1.1979), nga Kolonja e Gjirokastrës u dënua tre herë nga regjimi komunist, në vitet 1958, 1963 dhe 1978, përkatësisht me 20, 25 vjet dhe me vdekje. Herën e parë u arrestua në shtëpi i akuzua për tentativë arratisjeje në grup. Herën e dytë u arratis nga Reparti...

Kastriot Dervishi: Poeti i vegjëlisë ????

Poeti i vegjëlisë kur shkrinte përkushtimin e tij ????????????????????. Tejet prekëse pjesa e qarjes së hallit të gjellës së ftohur të punëtorit operativ dhe gruas së tij...

Kastriot Dervishi: Ndahet nga jeta kleriku që u dënua për poezi

Është ndarë sot nga jeta, një ndër klerikët që vuajti 9 vjet e 20 ditë burgim gjatë regjimit Dom Gjergj Simoni. Historia e burgosjes së tij është interesante. I kontrolluan banesën më 30.8.1976 dhe i gjetën disa poezi të thjeshta, me të cilat u akuzua për agjitacion e propagandë në bazë të nenit 73/1 të...

Përgjimi i Erion Sdroms Velisë, reagon Sali Berisha: Një përgjim që bën autopsinë e narkoshtetit!

Super Skandal!Nje pergjim qe ben autopsine e narkoshtetit!Kreu i Meduzes se bashku me Olsin kerkon te marre nen kontroll edhe FSHF dhe te vendos pushtetin absolut!Lal plehu konfirmon SPAK-un si vegel te partise se krimit!Nga pergjimi del se Lal Plehu ne mbledhje perdori nje fjalor te ndyre prej halabaku!...

Kastriot Dervishi: Më 23.1.1946 u arrestua Musine Kokalari

Më 23.1.1946 u arrestua Musine Kokalari, anëtare e Koalicionit Demokratik, opozita e parë shqiptare e pasluftës, e përbërë nga grupi i rezistencës, monarkistët dhe socialdemokratët. Opozitarët që kërkuan vetëm liri në zgjedhje dhe shtyrje të datës së tyre, u trajtuan si kriminelë nga një regjim kriminelësh. Bashkëlidhur...

5 6 7 8 9
Në Fokus
  • Kastriot Dervishi: "Rrezikonte pushtetin"

  • Kastriot Dervishi: Pension familjes së Bajram Currit

  • Kastriot Dervishi: Haki Taha "shovinist shqiptar kosovar", Miladini patriot

  • Kastriot Dervishi: "Të rrezikshmit"

  • Kastriot Dervishi: Fan Noli, vizita e parë në Korçë si peshkop

  • Kastriot Dervishi: Rrezikonte pushtetin

  • Kastriot Dervishi: Haxhi Mekolli, vuajti mbi 35 vjet heqje lirie

  • Kastriot Dervishi: Hodo Isuf Sokoli

  • Kastriot Dervishi: 105 vjet nga çelja e parlamentit të parë të zgjedhur

  • Kastriot Dervishi: Eshtrat e të ekzekutuarve të revoltës së Spaçit

Zemra Shqiptare
Ballina Video Kontakt
Powered by Soso News 4.1

Buletini

Abonohuni për të marrë lajmet e përditshme në email-in tuaj