• Video
    • Kontakt
      • Redaksia
    • [FULLNAME_CUT]
      Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë
  • Redaksia
  • Video
  • Kontakt
  • [FULLNAME]
  • Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: 157 persona të vdekur në kampin e Tepelenës në vitet 1949-1953

112 raste vdekjesh janë regjistruar me aktet e kohës, ndërsa 45 të tjera janë mundur të sigurohen nga deklarimet e familjarëve. Nga listimi i emrave përkatës, rezulton se kanë vdekur gjithsej 157 persona, të cilët njihen me emrat e tyre...

Kastriot Dervishi: Radisti dhe polici

Në filmin “Gracka” është një skenë në të cilën radisti Refik (aktori Guljem Radoja), del nga qelia duke sulmuar rojen, por vritet pak metra larg objektit ku rrinte. Në fakt, bëhet fjalë për 30 vjeçarin Tahir Sulejman Premçi dhe ngjarja është krejt tjetër. Në vitin 1945 duke qenë ushtar në Gjirokastër, u arratis në Greqi...

Kastriot Dervishi: Ibrahim Çela dhe Koço Brisku

Më 1.9.1946, Ibrahim Çela nga Murrësi i Elbasanit mundi të arratisej nga Burgu i Elbasanit me disa të burgosur të tjerë, duke marrë 5 pushkë e një automatik. Qëndroi dy vjet i arratosur deri sa më 29-30 prill 1948 në Vidhas Mallkas, së bashku me dy vëllezërit e tij që u vranë, u përplas me forcat...

Kastriot Dervishi: Spiro Aristidh Nasho

U lind më 20.3.1942 në Sarandë. Vdiq më 16.6.2012 në vendlindje. Ishte një nga të dënuarit e procesit të katërt të revoltës së Spaçit të vitit 1973, madje i pari që vuajti më shumë vite heqje lirie te ai grup. Vuajti gjithsej në vitet 1958-1963 dhe 1967-1990, 28 vjet, 6 muaj, 15 ditë heqje lirie...

Kastriot Dervishi: "Mos t'i pushkatojmë para kampit"

Të njëjtën ditë që katër martirët e revoltës së Spaçit u dënuan me vdekje, Presidiumi i Kuvendit Popullor diskutoi dhe refuzoi faljen e jetës së tyre. Merrte pjesë në diskutim edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. Drejtonte mbledhjen kryetar Haxhi Lleshi...

Kastriot Dervishi: Miladin Popoviçin, themeluesin e PKSH-së, e vrau Organizata Shqiptare Irredentiste

Për regjimin komunist të Shqipërisë, Haki Taha që vrau Miladin Popoviçin, ishte një “shovinist shqiptar kosovar”. Për hakmarrje, ky regjim vrau vëllain e Hakiut, Qemal Tahën, në Sauk më 27.3.1946, ndërsa më pas përhapte fjalë se Miladinin “e vrau UDB-ja”. Miladini ishte person me rëndësi sepse kishte zgjedhur Enver Hoxhën...

Kastriot Dervishi: "Të dëbohen kosovarët"

Dëbimi nga një vend është një masë e skajshme me shije tepër të hidhur. Përveç keqtrajtimit me burg, internim e poshtërim që iu bë shqiptarëve që erdhën nga Jugosllavia e kërkuan strehim politik në Shqipëri, u përdor edhe dëbimi. Kjo sjellje e pabesë e regjimit antikombëtar të E. Hoxhës...

Kastriot Dervishi: "Peshoj 49 kilogramë"

Sulejman Sulejmani, shqiptar nga Kosova, ardhur në Shqipëri në vitin 1957 sepse “nuk pëlqente politikën shoviniste e antimarkiste të grupit të Titos”, ishte vendosur në Seman, atje ku patia degdiste me neveri e pa respekt shqiptarët e Kosovës. Në prill 1961, shkruante ndër të tjera Kryeministrisë mbi hallin e tij...

Kastriot Dervishi: Udhëtimi i Ismail Qemal Vlorës nga Stambolli në Vlorë dhe disa çështje të mëvetësisë

-2 nëntor 1912, niset nga hotel "Pera" në Stamboll nëpërmjet Detit të Zi dhe mbërrin në Kostancë të Rumanisë.-5 nëntor 1912, në Bukuresht.-10 nëntor 1912 në Vjenë.-12 nëntor 1912 në Budapest.-19 nëntor 1912 në Triste, prej nga niset me anije...

Kastriot Dervishi: “Nuk ishte konsumuar gota e parë”

Shaqir Dushku nga Ferizaj, banues në Tiranë e më pas i internuar në Kotë të Vlorës, u dënua dy herë për arsye politike nga regjimi komunist, duke vuajtur gati 14 vjet heqje lirie. Herën e parë, në vitin 1962, gjykata arsyetonte se fjalët kundër udhëheqjes i kishte thënë pa e konsumuar tërësisht gotën e parë të rakisë ose birrës...

Kastriot Dervishi: Sako Murat Protoduari

Sako Murat Protoduari (1910-1982) me "uniformën" e të burgosurit. U arrestua më 15.3.1977 dhe vdiq gjatë vuajtjes së dënimit në Repartin nr.309 Ballsh, duke u varrosur në Panahor. Vdiq në moshën 72 vjeçare...

Kastriot Dervishi: Disa pseudonime të komunistëve gjatë luftës

Çdo komunist ka pasur pseudonim partie. Jo vetëm për vitet e ilegalitetit të partisë, por edhe në kohën kur kishin pushtetin, ata përdornin pseudonime. Punonjësit e Arkivit të PPSH-së i mblodhën pseudonimet e kohës së luftës dhe i përfshinë në një tekst të brendshëm. Binte në sy fakti i...

Kastriot Dervishi: Mark Gjergj Shllaku

Një foto e panjohur më parë e Mark Shllakut (1917-1949), drejtues i një organizate që veproi në aspektin ndërgjegjësues agjitativ, kryesisht nëpërmjet trakteve, kundër regjimit komunist. U arrestua më 9.8.1948, dënua me vdekje dhe u ekzekutua në shkodër më 30.10.1949...

Kastriot Dervishi: U vra duke luftuar kundër tyre komunistëve

Hysen Llulla (1926-1951), anëtar i organizatës antikomuniste Bashkimi Kombëtar, personi që hodhi dinamitin në legatën sovjetike në Tiranë më 19.2.1951. Pasi organizata u zbulua rastësisht në fund të shkurtit 1951, Hyseni nuk ra në dorë të njerëzve të regjimit...

Kastriot Dervishi: “Mkati”, një pseudonim i goditur

Ishte tërhequr bashkëpunëtor i Sigurimit më 25.3.1949. Pseudonimi që iu vu do i shkonte asaj që do bënte. Më 16.7.1960 ishte ngritur në kategorinë e agjentit dhe më 10.5.1971 shërbente si rezident. Për një kohë të gjatë shërbeu si punonjës policie në vitet 1954-1966. Nga të dhënat e tij, në vitin ...

Kastriot Dervishi: Dy Mark Gjomarkajt që sigurimi i bashkonte për imazh

Në vitin 1959, shoku Hasan, në emër të shokëve të Zbulimit Politik, çeli dosjen e kërkim ndaj Dom Mark Gjomarkaj, “meqë merret me veprimtari armiqësore kundër vendit tonë, duke punuar me të arratisurit, duke qenë në shërbim të amerikanëve e Vatikanit dhe mundet edhe të jugosllavëve”. Në fakt Gjomarkaj ishte...

Kastriot Dervishi: Liceu italian, Shyqyri Ishmi dhe rrëmbimi i Ikbal Selman Kukaleshit

Më 23.9.1942 zdrukthëtari Shyqyri Xhemal Ishmi (22 vjeç), tipografi Shim Kolli (20 vjeç) dhe një tjetër tentuan të djegin liceun italian në Tiranë, një ndërtesë e përkohshme me dërrasa. Kishin lyer bangat me benzinë, por nuk arritën t’i vinin zjarrin. Në çastin kur do vepronin, Ishmi qëlloi...

Kastriot Dervishi: “Jam 60 vjeç dhe peshoj 40 kg”

Fati i shqiptarëve të Kosovës në Shqipërinë internacionaliste të Enver Hoxhës tregon më së mirë karakterin antikombëtar të regjimit të tij. 60 vjeçari Teki Istogu ishte degdisur për të banuar në Çermë. Megjithëse moshën e kish mbushur, nuk e nxirrnin në pension. Punonte kanaleve për të siguruar me...

Kastriot Dervishi: "Me qindra kosovarë i keni degraduar"

"Neve si kosovarë jemi të akuzuar nga ana juaj qysh nga fillimi se gjoja kemi kontribuar dhe më vonë ne që kontribuojmë në ndihmën e armikut tonë shekullor, kurse faktet e deritanishme tregojnë të kundërtën, se vetë ju jeni ata të cilët e keni ndihmuar pa ndërprerje sllavizmin për...

Kastriot Dervishi: Piknik në Korçë

Përpara se të vinte “liria” e 29 nëntorit 1944, populli ynë, i cili ende nuk kish njohur triskat e tollonat e socializmës, të cilat do ta mbanin në një ditë estetike të lavdërueshme, e kalonte kohën e lirë në mënyrën më të keqe në pikniqe tipike borgjeze. Në foto të indentifikuar...

Kastriot Dervishi: Të vrarë nga minat e në vende të tjera, por thuhet se ranë “për çlirimin e Elbasanit”

Gjatë diktaturës komuniste nuk ka pasur asnjë lapidar apo pllakë që përkujtonte 11 nëntorin 1944 si “ditë çlirimi të Elbasanit”. Të gjithë e dinin se në Elbasan nuk ishte zhvilluar asnjë luftë. Nëse do kishte pasur ditë të tillë, patjetër duhej të ishte së paku një i vrarë. Dhe sigurisht komunistët do ta vendosnin se komunistët varrezat dhe...

Kastriot Dervishi: “Më vrisni”

Selim Xhaka, lindur në vitin 1925 në Mirovcë të Podujevës, ardhur në Shqipëri më 16.12.1960, u arrestua më 28.6.1961. U dënua me dy bashkatdhetarë të tij, të cilën edhe ata nuk e njihnin ferrin e Shqipërisë internacionaliste të bacë Enverit. Shkruan letra të shumta nga Burgu i Burrelit se ishte i sëmurë nga tuberkulozi...

Kastriot Dervishi: 'Ushtarë të Enverit'

Një shqiptar 28-vjeçar nga Deçani i Kosovës, i vendosur për banim në Bashtovë të Kavajës, i indoktrinuar nga propaganda komuniste, i sëmurë nga jeta e keqe në Shqipëri, në vitin 1969 i shkruante Enver Hoxhës duke kërkuar lejimin e riatdhesimit. Shkruan se përjetë do mbetej enverist. I bashkëlidh edhe disa foto, të veten dhe të...

Kastriot Dervishi: "Le të qërohet"

Qazim Gjonbalaj, lindur në vitin 1948 në Vuthaj, ardhur në Shqipëri në vitin 1959 (11 vjeç), kishte mbaruar pedagogjiken dhe jepte mësim në Slanicë të Beratit. Më 13.4.1968 i shkruante E.Hoxhës se donte të riatdhesohej me arsyetimin formal për t’u kujdesur për prindërit. Letrës i lidhej edhe kërkesa e prindërve nga matanë kufirit...

Kastriot Dervishi: Vetëvrasja e 24 vjeçarit nga Mitrovica në qendrën e filtrimit

Për gjithë shqiptarët e Kosovës, para se t’i degdiste e poshtëronte në Llakatund, Seman apo Çermë, Sigurimi zhvillonte një seancë “krehjeje” torturash në shtëpinë e filtrimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shijak. Më 3.12.1964 duke mos duruar torturat u vetëvar Dibran Tafil Dibrani, lindur në Mitrovicë në vitin 1940, ardhur në Shqipëri më 27.10.1964 së bashku me gruan dhe Halil Halimin...

Kastriot Dervishi: “Agjenti” i UDB-së

Historitë e shqiptarëve që vinin në Shqipëri nga trojet shqiptare në Jugosllavë, janë vërtet të dhimbshme. Nuk ka rast më të mirë se sa shembujt e tyre për regjimin antikombëtar të E.Hoxhës, i cili keqtrajtimin e poshtërimin e tyre e kishte detyrë dite...

Kastriot Dervishi: Fjalë që hasen shpesh në dokumente për shqiptarët e Kosovës të emigruar në Shqipërinë komuniste

Fjalë që hasen shpesh në dokumente për shqiptarët e Kosovës të emigruar në Shqipërinë komuniste internacionaliste (marksiste-leniniste të vërtetë)...

Kastriot Dervishi: Kapter Nauni dhe shqiptari i Kosovës

Halit Ramadani, me qëndrim në Postën nr.2/2 Çermë, kish marrë shtetësinë shqiptare (në fillim të vitit 1965) me kërkesë të tij, por jeta i ishte bërë e padurueshme. Vetëm poshtërohej. Midis të tjerash, në prill 1965 i shkruante KQ të PPSH-së:“Që kur kam ardhur në RPSH nuk më priti asgjë tjetër, vetëm kampi...

Kastriot Dervishi: Kujtonin se kapter Dini dhe kapter Nauni rrihnin me kokën e vet

Në kampin e Çermës ku mbaheshin shumë shqiptarë të Kosovës, poshtërimi i tyre ishte ndër detyrat kryesore që komanda kish porosi të bënte. Regjimi antikombëtar i Enver Hoxhës e kishte politikë shumëvjeçare goditjen e shqiptarëve të vinin nga Kosova apo edhe ata të ardhur më parë nga Çamëria. Të shkretët shqiptarë që besonin me...

Kastriot Dervishi: Dhurata sovjetike, jehonë në Boston

Po të lexoje gazetën “Liria”, organ i organizatës “Shqipëria e lirë”, e që botohej në Boston, Shqipëria do të të dukej vend i mrekullive dhe mirëqenies. Organizata në fjalë drejtohej nga John Nasse, ndërsa editor ishte Dhimitër Trebicka. Në numrin 889, datë 30.2.1959, i bëhej jehonë dhuratës se Bashkimi Sovjetik do t’i dhuronte Shqipërisë një...

Kastriot Dervishi: "Je jugosllav"

Strehimi i shqiptarëve të Kosovës ardhur si emigrantë në Shqipëri, paraqitej “shumë dobët” dhe “shumë të keqe”, madje kishte të dhëna se nëpunës të komiteteve ekzekutive përdornin shpesh fjalë fyese kundër tyre. Shefi i arsimit në Lushnje i drejtohej arsimtarit Bajram Tagani me fjalët “ti je jugosllav dhe i padëshirueshëm për Shqipërinë...

Kastriot Dervishi: Edhe në punë i poshtëronin shqiptarët e Kosovës

Në vitin 1962, 27 shqiptarë të Kosovës të emigruar në Shqipëri, kryen shkollën e rezervave të punës në Vlorë dhe u dërguan për të punuar në ndërmarrjen e bonifikimit në Lushnjë. Siç edhe kuptohet, poshtërimi i regjimit antikombëtar të Enver Hoxhës, i ndiqte kudo. Kryetari i Zyrës së Emigrantëve në Kryeministri, midis të tjerash...

Kastriot Dervishi: “I aftë” me ky këmbë dhe një dorë të thyer

Brahim Baliqi, emigrant nga Kosova, ardhur në Shqipëri në vitin 1953, vetë i gjashtë në familje, ishte rrethuar nga fatkeqësitë. Më 10.4.1963 nga NBSH “Çlirimi” (ku punonte roje në depon e karburantit) i shkruante E.Hoxhës për të përfituar raport mjekësor dhe pagesë. Në vitin 1957 theu dorën, në janar dhe tetor 1962 të dyja këmbët...

Kastriot Dervishi: I burgosuri nr. 1 në Shqipëri

Me sa duket, fotografia pa emër që publikova dje i përket shtetasit Hasan Mustafa Dida (1916-1998), nga Pobregu të Kukësit, i cili vuajti dënimet politike në vitet 1948-1963 dhe 1967-1990. U burgos 32 vjeç dhe doli prej burgu në moshën 74 vjeç. Dënimi i dytë erdhi pasi realizoi me sukses arratisjen, por jugosllavët...

Kastriot Dervishi: Foto në sheshin "Skënderbej" në Tiranë, para se të vinte "liria" e 29 nëntorit 1944

Kastriot Dervishi: Foto në sheshin "Skënderbej" në Tiranë, para se të vinte "liria" e 29 nëntorit 1944...

3 4 5 6 7
Në Fokus
  • Kastriot Dervishi: "Rrezikonte pushtetin"

  • Kastriot Dervishi: Pension familjes së Bajram Currit

  • Kastriot Dervishi: Haki Taha "shovinist shqiptar kosovar", Miladini patriot

  • Kastriot Dervishi: "Të rrezikshmit"

  • Kastriot Dervishi: Fan Noli, vizita e parë në Korçë si peshkop

  • Kastriot Dervishi: Rrezikonte pushtetin

  • Kastriot Dervishi: Haxhi Mekolli, vuajti mbi 35 vjet heqje lirie

  • Kastriot Dervishi: Hodo Isuf Sokoli

  • Kastriot Dervishi: 105 vjet nga çelja e parlamentit të parë të zgjedhur

  • Kastriot Dervishi: Eshtrat e të ekzekutuarve të revoltës së Spaçit

Zemra Shqiptare
Ballina Video Kontakt
Powered by Soso News 4.1

Buletini

Abonohuni për të marrë lajmet e përditshme në email-in tuaj