Sevdail Hyseni: Kapja e lemzës
Një projekt muzikor satirik ku muzika është gjeneruar nga inteligjenca artificiale, ndërsa teksti është shkruar nga Sevdail Hyseni.
Sevdail Hyseni
Satirike
Kapja e lemzës
“Hik!” - e kap lemza pushtetarin,
Pastaj deputetin e opozitarin.
Të gjithë me radhë, deri n’Qeveri,
Sapo ta përmendin fjalën “ndershmëri”.
Lemza s’vjen nga uji i ftohtë, akull,
As nga ushqimi i lagët e shakull.
Por nga betimi shpeshherë i nxituar,
E premtimi i shkelur, i harruar.
“Hik!” - andej e “Hik!” - këndej pari,
Lidhjet partiake s’i merr vesh tartari.
Lemza bën opozitë, bën edhe pozitë,
Si mollë të kalbura na bien qeveritë.
Ndaj populli qesh, se e kupton lojën,
Para kësaj komedie s’e mbyll gojën.
E di se për lemzën s’gjendet ilaçi,
Si ajo thënia: jo buka, po kulaçi!
Po nëse ndalet, mos u gëzoni shpejt,
Nuk është e lehtë lufta për pushtet.
Do të ketë lemzë që na hyn në punë,
Sa herë të gëlltitet bajga për samun!
(Karikatura marrë nga interneti)






