• Video
    • Kontakt
      • Redaksia
    • [FULLNAME_CUT]
      Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë
  • Redaksia
  • Video
  • Kontakt
  • [FULLNAME]
  • Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë

Kulturë

  • Zhiti

  • Mehmeti

  • Vataj

  • Sidheri

Albert Vataj: Mary Ellen Pleasant, gruaja me ngjyrë që punonte si shërbyese dhe ndërtoi një perandori

Po, ajo ishte Mary Ellen Pleasant, revolucionarja e heshtur që ndërtoi një perandori dhe luftoi për lirinë dhe barazinë racore, për t'u shndërruar në legjendë, përjashtuar nga historia dhe ngjitur në altarin e kujtesës.Ajo pastronte shtëpitë e tyre. Ata as që imagjinonin se ajo po regjistronte çdo gjë...

Albert Vataj: Abdurrahim Buza, piktori që shkroi me penel historinë e shqiptarëve

Sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Abdurrahim Buzës, kujtesa jonë kolektive rikthehet tek ai njeri që i dha ngjyrë një epoke të tërë; që i foli historisë sonë me zërin e një peneli të ndezur e një shpirti që nuk u lodh së kërkuari rrënjët. Pavarësisht kohës në të cilën jetoi, tablotë e tij...

Albert Vataj: Helena Citronová dhe Franz Wunsch, dashuria e pamundur që u lind në zemër të ferrit

Në kronikat e Holokaustit, aty ku çdo rrëfim mbart peshën e së pamendueshmes, ekziston një histori që sfidon kufijtë e së mundshmes dhe të së moralshmes: historia e Helena Citronová-s, të burgosurës hebreje, dhe Franz Wunsch-it, rojes SS që u dashurua me të në kampin e përqendrimit të Auschwitz-it...

Albert Vataj: Brunello Cucinelli, një miliarder i dashuruar me librin

Ka diçka të habitshme, gati paradoksale, në mënyrën se si flasin disa prej njerëzve më të pasur të botës për librat. Një nga shembujt më të sugjestionues është Brunello Cucinelli, miliarderi italian i cili e ka ndërtuar perandorinë e tij, jo vetëm mbi stilin e jetës italiane, por mbi një filozofi të...

Albert Vataj: Atje ku shkojmë me përulje e pendim, e lutemi: "Paçin dritë e diell!"

Është 2 nëntor i vitit 2025. Shkodra sikur ka ndalur frymën, e gjithë qyteti duket si i kthyer kah një dëgjim i brendshëm, kah ai zë i heshtur që vjen nga Rrmaji, ku të ata që na thanë lamtumirë, prehen në amshim. Toka e shenjtë e atij varri të përhershëm i mban në gjirin e saj me paqen që vetëm...

Albert Vataj: “Gazeta e Sportit”, sot kremton 100-vjetorin e kurorëzimit në Shkodrën e mbretërimit të fjalës dhe shpirtit të garës

“Gazeta e Sportit” ishte e para, e fillimta e një rrugëtimi që do të shënjonte hapa në historinë e shtypit sprtiv. Në Shkodrën e traditave, të fjalës dhe të penës, të artit dhe të historisë, të përfaqësive të huaja dhe të fotografisë, të teatrove dhe të humorit, aty ku drita nisi të shkrepëtijë për...

Albert Vataj: Prenk Jakova dhe Gjoni Athanas, kur muzika dhe historia bashkohen në një himn për Skënderbeun

Në një nga faqet më të ndritura të historisë së artit shqiptar, qëndron e skalitur me madhështi opera “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, vepra monumentale e kompozitorit të shquar Prenk Jakova, e cila u ngjit për herë të parë në skenë më 17 janar 1968. Kjo krijesë artistike mbetet opera e parë...

Albert Vataj: Nexho Shabani, njeriu i mirë dhe komiku i lindur

Atë mund ta takosh kudo në Shkodër, dhe e ke të garantuar se, njohur-panjohur, ti flasësh, ai është i gjithi aty, sy përtej ca xhamave të trashë dhe veshë që kapin çdo sinjal. Me vështirësinë e të folurit rrjedhshëm, që është gjithashtu pjesë e profilit të tij, ai u ofron falas humor të...

Albert Vataj: At Shtjefën Gjeçovi dhe Imzot Pjetër Bogdani, kthehen nga përjetësia dhe vijnë në shtatore, në Zym të Hasit

Ata kthehen nga qindra vite rrugë në përjetësi, rivijnë për të qenë pjesë e së sotmes, për të kthyer kohën pas dhe për të zënë vendin e merituar edhe fizikisht, në tokën, shpirtin, zemrën dhe kujtesën e kombit. Vijnë ne statuja, vijnë në art, vijnë të gjallët, sepse ata ishin, janë dhe do të jenë përgjithmonë në etjen e e shqipes për dritë...

Albert Vataj: Roza Anagnosti, rrezatuesja e një Epoke të Artë

Sot, Roza Anagnosti mbush 82 vjeç, një moshë që në rastin e saj nuk matet me vite, por me dritë. Me dritën që ajo solli në ekran, në skenë, në kujtesën dhe ndjesinë kolektive të artit shqiptar, të atij arti, i cili pavarësisht trysnisë ideologjike dhe diktatit të mbikqyrjes, mbeti i madh, sepse...

Albert Vataj: Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore

Morea, gadishulli i lashtë i Peloponezit, nuk është thjesht një toponim gjeografik në hartat e Greqisë së jugut. Ajo është një kujtim i gjallë në ndërgjegjen e kombit shqiptar, një copë e humbur e Arbërisë që vazhdon të jetojë në rrëfimet, në këngët dhe në gjakun e bijve të saj të shpërndarë nëpër botë...

Albert Vataj: Marie Tuci, shërbestarja që 'Jetën ia dhuroi Zotit'

Historia e Marie Tucit është e denjë për çdo vullnet të devotshëm të besimit dhe mirësisë, përkushtimit dhe sakrificës. Jeta e saj në dhurimin e zemrës asaj që besonte, ishte e larë në dritën e hyjshme të bekimit. Fundi, fundi i saj është i pagjasë, ngjethës, ishte një vepër e pamëshirshme e...

Albert Vataj: Kur ndahemi përgjithmonë me nënat, humbim shumë më shumë se shenjtërinë e tyre

Vdekja e nënave nuk është thjeshtë këputja e një prej lidhjeve hyjnoren të tokësores sonë, e asaj në themel të së cilës ngrihet e ngulmët madhështia e sfidave tona.Ndarja e përgjithmonshme me nënat është shumë më shumë, është humbja graduale dhe e pamëshirshme me modelet e idealizuara të gruas, që...

Albert Vataj: Gruaja, ajo që mëkon dhe mbron me shpirtin e saj hyjnor, dashurinë dhe jetën

Ka diçka të shenjtë në mënyrën se si një grua e mban botën mbi shpatulla, jo si mit, por si përditshmëri e heshtur. Ajo është fillimi dhe përfundimi i çdo fryme, drita që mëkon, forca që duron, heshtja që krijon. Në të rrjedh një fuqi që nuk ka nevojë për zë të lartë, sepse shprehja e saj është vetë...

Albert Vataj: Ernest Troshani (Simoni), një shenjtor që ecën mes nesh

Ka njerëz që e kalojnë jetën pa zhurmë, pa kërkuar asgjë për vete, dhe megjithatë, bëhen pishtarë që ndriçojnë errësirën e kohës së tyre. Një prej tyre është Kardinal Ernest Troshani (Simoni), një emër që sot, në 97-vjetorin e lindjes, qëndron si një monument i heshtur i qëndresës shpirtërore, i faljes dhe i dashurisë së pakushtëzuar për Zotin dhe njeriun...

Albert Vataj: Sot, Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë

Mëshira, bujaria, altruizmi, zemërbardhësisë; nga gjeste humanitare kanë marrë atributet e spektaklit tragjik. Individë, grupe dhe emisione televizive po pasurojnë deri në më të pështirën manifestim, butaforinë e bamirësisë dhe spektaklin e turpit. Po lind kështu shteti i mizerjes, shteti i së drejtës për ta...

Albert Vataj: Fundi i një legjende

Historia e Mata Hari-t është një prej atyre rrëfimeve ku realiteti dhe legjenda ndërthuren aq ngushtë, sa është e vështirë të ndash gruan nga miti, njeriun nga simboli. Ajo, valltarja ekzotike që mahniti Europën me misterin e saj lindor dhe i bëri burrat më të fuqishëm të kontinentit të...

Albert Vataj: Maria Corina Machado, një misionare e demokracisë në diktaturën e Maduros

María Corina Machado është një figurë kyçe e opozitës venezueliane, e njohur për angazhimin e saj të palëkundur për demokraci dhe të drejtat e njeriut. Në tetor 2025, ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike dhe përpjekjet për një kalim të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci...

Albert Vataj: Fitorja që u shndërrua në një zgjim kombëtar

Një fitore që tejkaloi kufijtë e një ndeshjeje futbolli, që u bë këngë, lot, fluturim dhe dritë. Mbrëmja e 11 tetorit 2025 do të kujtohet gjatë si nata kur Shqipëria u përqafua me lavdinë, kur zemrat shqiptare në çdo cep të botës rrahën në një ritëm të vetëm kuqezi. Në “Gradski Stadion Dubo?ica” të Leskovcit, përballë një publiku armiqësor...

Albert Vataj: Duhet të duhemi…

... sepse vetëm dashuria mund të na tregojë se çdo gjë në jetë merr kuptim nga dashuria dhe vetëm ajo.... sepse duke dashuruar mësojmë se sa të rrezikshme janë urrejtja dhe smira, inati dhe përbuzja, të cilën nuk i mundim dot me asgjë, veçse me shpirtin ngadhënjimtar të dashurisë...

Albert Vataj: Një copëz Shqipëri në kryeqytetin e botës, Parisi nderon Ismail Kadarenë

Një rrugë që na shpie te kujtesa dhe nderimi shkruhet në hartën e të sotmes së Parisit të legjendarëve. Një shteg që na udhëprinë në dimensionin e një të drejte krenarie dhe mirënjohje, na rrëfen botën e dijes dhe kulturës, si pjesë në të cilën ne kemi të skalitur kujtesën e përgjithmonshme...

Albert Vataj: Liqeni i Shkodrës, një arterie jetike e jetës, tregtisë dhe shpirtit njerëzor

Në këtë fotografi të rrallë, e cila ngjiz në vete frymën e një epoke të ndërrimit të botëve, shfaqet Liqeni i Shkodrës si një arterie e gjallë, ku pulson fryma e komunikimit, e tregtisë dhe e mbijetesës. Është viti 1920, një kohë e ndjeshme për Shqipërinë e sapodalë nga periudha e turbullt...

Albert Vataj: Jane Goodall, gruaja që shembi kufijtë e ngurtë mes njeriut dhe pjesës tjetër të krijesave

Me një palë dylbi dhe një fletore shënimesh, Dr. Jane Goodall udhëtoi nga Anglia në xhunglën e Tanzanisë në vitin 1960 në moshën 26 vjeç për të studiuar shimpanzetë. Ajo që mësoi ndryshoi mënyrën se si bota i shihte primatët.Më 1 tetor 2025, bota humbi një nga figurat e saj më...

Albert Vataj: A është në vullnetin tuaj të zgjidhni, nëse do të jeni dritë apo zjarr?

Ligjësitë e jetës në rrafshin ndjesor nuk kanë qenë kurrë të buta me ne. Shpesh na e bëjnë të vështirë të gjejmë përshkueshmërinë e duhur të qenies sonë në marrëdhënie, në pritshmëri, në zgjedhje. Jeta nuk është një çast i vetëm, por një varg shkreptimash; dhe mjafton një prej tyre për të...

Albert Vataj: "Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër… që Migjeni e deshti me nji “dashuni tragjike”

E deshti Migjeni Shkodrën, dhe s'drashti tue i dhan njaq dashni e adhurim, njaq amëlci e idhnim, njaq andrra dhe gazmim, anipse t'vdirun prej lëngimit të tuberkulozit qi e përndoqi, e vdekjes qi e ndau prej vargjeve t’tij t’vetëtimshmë, e njatij shpirti fort t’dhembshun...

Albert Vataj: Nëse të mendoj, nuk mëkatoj, apo jo?

Ti nuk e di, as... ndoshta nuk ke për ta marrë vesh kurrë, megjithatë, vetëm ti mundesh të ma thuash, se nëse të mendoj mëkatoj, ose jo?Sepse, siç mund të ta kenë thënë edhe ty, mëkati është trazim i shpirtit dhe lëndim i zemrës, siç është shpërthim...

Albert Vataj: Mirash Ivanaj, dishepulli i arsimit, sakrifica e një shpirti që u martirizua për dijen

Në vitin 1945, me garanci nga qeveria komuniste, u kthye në Shqipëri dhe filloi punë si mësues. Por u arrestua më 15 maj 1947 dhe iu nënshtrua torturave çnjerëzore për gati një vit. Akuzat ndaj tij ishin politike, të pabaza dhe të motivuara nga hakmarrja ideologjike...

Albert Vataj: Hannah Arendt dhe rreziku i një bote pa të vërtetën

Ka momente kur njeriu e ndien se e vërteta nuk është më e sigurt. Kur fjalët rrëshqasin në sheshin publik, kur gënjeshtra vesh petkun e së vërtetës dhe e vërteta ngatërrohet me trillimin, atëherë lind frika më e thellë: humbja e aftësisë për të gjykuar...

Albert Vataj: Thirrja e Faik Konicës në Gazetën Albania, 1897, për shqiptarët krejt

Në fund të shekullit XIX, kur Shqipëria ishte ende e robëruar dhe e copëzuar, kur plagët e saj trupore ishin të shumta, por plagët e shpirtit edhe më të thella, Faik Konica ngre një thirrje që mbetet një nga testamentet më të fuqishme të mendimit rilindës. Në faqet e gazetës Albania...

Albert Vataj: Ndahet nga jeta “kryeashiku i ahengut shkodran”, Agim Molla, zëri autentik i një tradite

Me ndarjen nga jeta të Agim Mollës, Shkodra humbi një nga figurat më të dashura dhe më autentike të shpirtit të saj muzikor. Ai nuk ishte i famshëm në kuptimin e skenave të mëdha, të festivaleve apo të ekranit kombëtar, por ishte i madh në atë që përfaqësonte...

Albert Vataj: Figura e gruas dhe zakoneve shqiptare, midis spektaklit dhe sakrificës, në romanin e Pashko Vasës, 'Bardha e Temalit'

Romani “Bardha e Temalit” i Pashko Vasës, është një vepër e rrallë dhe e rëndësishme në letërsinë shqiptare, jo vetëm për vlerat artistike, por edhe për rolin e saj në afirmimin e identitetit kulturor shqiptar në Europë.Pashko Vasa (Albanus Albano) e shkroi romanin në gjuhën frënge, me titullin “Bardha de Témal...

Albert Vataj: Lec Bushati, aktori që solli në artin skenik thellësinë shpirtërore dhe epikën e personazhit

Më shumë se me një talent të spikatur, Lec Bushati qe i privilegjuar nga natyra me një paraqitje karakteriale të dallueshme, unike, të papërsëritshme dhe të paimitueshme. Fytyra, zëri dhe qëndrimi i tij ngërthenin një solemnitet që nuk mund të shpikej me mjeshtëri teknike, por që buronte nga thellësia e shpirtit të...

Albert Vataj: Udha që të shpie te dija, sipas gjigandëve të mendimit filozofik

Që nga agimi i mendimit filozofik, udha drejt dijes ka qenë një udhëtim i brendshëm dhe i jashtëm, një përpjekje për të zbuluar jo vetëm të vërtetat e botës, por edhe të vetes. Filozofia, si art i të menduarit të kthjellët dhe i të pyeturit pa frikë, ka qenë udhërrëfyesi më i besueshëm në këtë...

Albert Vataj: Komedia që zgjon kujtesën e artë të Shkodrës së artit të vitit 1919

Shkodra, qyteti i dritës dhe i artit, ka ditur gjithmonë të ruajë një ritëm të vetin, ku fryma e krijimit përzihet me pulsimin qytetar dhe tingujt e bandave frymore shoqërojnë frymëmarrjen e përditshme. Nuk është rastësi që në këtë truall, të mbushur me kulturë e traditë, arti mori shpesh...

Albert Vataj: Në një moshë të tillë... kur ti guxon të jesh vetja

Nëpërmjet mënyrës se si mendon një grua që ka lënë pas vitet e rinisë, ne arrijmë të perceptojmë ngjyrën më të mistershme të harkut të ylberit, atë që mban dhe ushqen të gjitha ngjyrat.Po çfarë do të mendonte gruaja që ka kaluar pranverën e jetës dhe i gëzohet romantikës së vjeshtës, poetikës së...

3 4 5 6 7
Në Fokus
  • Albert Vataj: Çfarë ndodhë gjatë një "Puthje franceze"

  • Albert Vataj: Moikom Zeqo, i shumëdituri, i vlerti i veprave krijuese dhe hulumtuese

  • Albert Vataj: Robert Elsie, udhërrëfyesi vullnetdritshëm i shpirtit shqiptar

  • Albert Vataj: Dëshmia e një fotoje, 1920, kur studentët shqiptarë në Vjenë i rezervonin një pritje solemne Aleksandër Moisiut

  • Albert Vataj: Dr. Bedri Ramadani, historia e shqiptarit nga Kumanova, që u dha zemrave një tjetër mundësi për të rrahur

  • Albert Vataj: Dashuria për muzikën dhe adhurimi absolut për Shkodrën, për Prenkë Jakovën ishte një fat i paracaktuar

  • Albert Vataj: Zef Valentini, jezuiti që ia kushtoi jetën Shqipërisë, kolosi i albanologjisë

  • Albert Vataj: T'falem nderës!

  • Albert Vataj: Sot 36 vite nga 2 Korriku 1990

  • Albert Vataj: Nadje, n'Shkodrën e andjeve e andrrave t'mija

Zemra Shqiptare
Ballina Video Kontakt
Powered by Soso News 4.1

Buletini

Abonohuni për të marrë lajmet e përditshme në email-in tuaj