Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Kulturë
Zhiti
Mehmeti
Vataj
Sidheri
Albert Vataj: “Drita” e Mimoza Hafizit, ku fotonet kalojnë përmes thjerrëzave të shpirtit, për t’i dhënë kuptimësi qenies
Romani “Drita” i Mimoza Hafizi, i astrofizikanes që zgjedh fjalën të përshkojë dhe përshkruaj dritën, këtë mister dhe mishërim të gjithçaje, këtë ngulmim dhe shëmbëllim të kuptimsisë së gjithsisë dhe qenies, këtë shkas mrekullimi dhe ëndje magjepsjeje, është zbulesa e liturgjisë së...
Albert Vataj: Fryma e mermerit që të lë pa frymë
Skulptori italian Cesare Lapini e gdhendi “Surprise” në vitin 1882 dhe, në thelb, ai e shndërroi gurin në mëndafsh, procesin mijëvjeçarë të krijimit të shkëmbit në një çast të frymshëm që të lë pa frymë. Shiko mënyrën si pëlhura “ngjitet” pas lëkurës së saj dhe rrudhat e holla të dantellës në mëngë...
Albert Vataj: Letra e fundit si akt i dashurisë dhe dorëzimit të Virginia Woolf për Leonard Woolf
Ka ikje që nuk janë thjesht largime, por një formë e fundit e të qëndruarit, në kujtesë, në dhimbje, në dashuri. Letra e lamtumirës së Virginia Woolf nuk është vetëm një testament i një shpirti të lodhur, por një dokument i rrallë i intimitetit njerëzor, ku fjala bëhet njëkohësisht strehë dhe rrëfim i kapitullimit...
Albert Vataj: Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në "Majat e Shalës" dhe historia një komiti
Libri "Majat e Shalës" është dëshmia e shkruar e një udhëtareje amerikane për Shqipërinë e fillimviteve ’20 të shekullit të kaluar. Një shpirt i bukur dhe një penë majëmprehtë, një sy gjithçkapamës dhe një vëmendje që tejkaloi kureshtinë, duke u njëtrajtësuar me të jashtëzakonshmen dhe realen ndër shqiptarët e atyre...
Albert Vataj: Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
Çdo prekje e tij mbi shkëmb nuk ishte thjesht një akt pune, por një çast zgjimi, një frymëmarrje e thellë që çlirohej nga mijëra vite ngjizje magmash, nga një heshtje e lashtë që priste dorën e njeriut për t’u kthyer në formë. Në çdo masiv metali, ai zgjonte një jetë të fshehur, një tension të...
Albert Vataj: “Puthja e Jetës”, kur guximi mposht vdekjen dhe fotografia bëhet dëshmi e pavdekshme
Në kulmin e një dite të zakonshme pune, në vitin 1967, kur asgjë nuk paralajmëronte përjashtimin nga rutina, ndodhi diçka që do të hynte përgjithmonë në kujtesën vizuale të njerëzimit.Champion Randall, një elektriçist i zakonshëm që punonte...
Albert Vataj: Rilindasit, ata që e blenë kombin... dhe këta që e shesin
Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë duart përmes shekujve. Në njërën anë qëndrojnë Rilindasit, ata që me gjak, penë dhe pasuri të shkrirë, e blenë këtë komb duke e shkulur nga kthetrat e harresës dhe asimilimit. Në anën tjetër, shfaqet klasa...
Albert Vataj: Leximi si dashuria, një përjetim përtej kohës dhe hapësirës
Ekzistojnë dy botë ku ligjet e fizikës dorëzohen dhe ku ora pushon së trokituri. Faqja e një libri dhe rrahja e shpejtuar e një zemre, njëjt e shndërrojnë në magji të frytshmen e çasteve të epjes.Italo Calvino, një nga arkitektët e gjithëpranuar të letërsisë moderne, na tregon se të lexosh nuk është thjesht një proces...
Albert Vataj: William Shakespeare për gruan, një mesazh i pavdekshëm i shpirtit
Në universin poetik dhe dramatik të William Shakespeare, gruaja nuk është vetëm një personazh i skenës; ajo është një figurë e thellë simbolike, një prani që mishëron njëkohësisht misterin, fuqinë dhe brishtësinë e qenies njerëzore. Nga Ofelia e tragjedisë Hamlet, tek Portia e...
Albert Vataj: George Orwell dhe Aldous Huxley, ata që paralajmëruan për një botë që kërcënohej nga dhimbja dhe kënaqësia
Ata nuk ishin profetë, por vepra e tyre e lartësoi dritën e vetëdijësimit në kufinjë të shenjtëruar.Jo gjithçka që projekton jetësoren njerëzore dhe imponon forma të kontrollit, mund ta gjejmë në lubrat e dalë nga frymëzime të urdhëresës qiellore, apokrif apo legjitim të autoriteteve shpirtërore. Jo, sepse jo. Kurrsesi jo...
Albert Vataj: Këndimi i Himnit të Flamurit në Shkolla, detyrues me qarkore shtetërore që nga 3 marsi i vitit 1937
Pse jo, edhe me urdhër shtetëror, në mënyrë detyrues, u vendos jo vetëm të këndohej Himni i Flamurit, por të ngulitet thellë në vetëdijen e brezit të ri, vetëdija kombëtare, dashuria për atdheun.Në vizionin qeverisës të Ahmet Zogut, arsimi dhe çështja kombëtare nuk ishin thjesht pika në program, por prioritete...
Albert Vataj: Ndahet nga jeta Mane Lumani, këputet zëri i dytë i "Katërshes Magjike" të "Parodistëve të Vlorës"
Shuhet në moshën 79-vjeçare një zë i veçantë i humorit shqiptar, një figurë që e ktheu të qeshurën në art dhe ironinë në instrument qytetar, Mane Lumani, një nga kolonat e grupit legjendar “4 Parodistët e Vlorës”...
Albert Vataj: Si e sfidoi Vatikanin, Mozarti, në moshën 14-vjeçare, duke i "vjedhur" pjesën e famshme korale
Gjenialiteti i një fenomeno të muzikës, siç ishte, Wolfgang Amadeus Mozart, qëndron te shkrepëtimat që i vunë zjarrin diellit të tij të gjigandit të muzikës.Kur ishte 4 vjeç, Mozart ka luajtur në piano. Pesë vjeç, ka kompozuar muzikë. Kur ishte jo më shumë se 7 vjeç i është...
Albert Vataj: Ermal Meta, me “Stella Stellina” solli në Sanremo një akt besimi në fuqinë e artit
Në festivali 76-të të Muzikës Italiane, Sanremo 2026, sfidë që ka startuar më 24 shkurt për të ulur siparin më 28, Ermal Meta, me "Stella Stellina", solli një baladë prekëse dedikuar fëmijëve viktima të konflikteve, frymëzuar kryesisht nga situata në Gaza. Ai arriti të morrte një...
Albert Vataj: Shkodra... Shkodra asht kafshim malli
Shkodra mundet me ken gjithqysh, por për andjen teme e dashnin e t'tanve asht nji kafshim malli në shpirt. Kjo ngase ajo asht shpirtnore para krejt tana gjasjeve t'tjera. E tue ndigju heshtjen ma zashëm se krejt tallazimet e liqenit, lyp shpirtje andjesh e përmallim zemrash, qi n'prehna kujtimesh trazintare behin...
Albert Vataj: Hannah Arendt, një predikuese e kurajshme e besimit te e vërteta dhe të menduarit
Hannah Arendt ishte një filozofe politike, e lindur në Gjermani. Ajo i mbijetoi ngritjes së nazizmit, u arratis nga Evropa dhe ia kushtoi pjesën tjetër të jetës një pyetjeje tronditëse, si mundet që një shoqëri “civile” të rrëshqasë në një makth totalitar? Në vitin 1951 botoi "Origjinat e totalitarizmit"...
Albert Vataj: O zog shtegtimtar, mësoja fluturimin e ardhjes dhe këndimin e shqipes, zogjve
S’po du me nguc kërrkend, por, dru se s’muj me nej pa i mëtu dy fjalë, n’se m’leni ju, e n’se keni me pas mirsinë me e përcjell me mu kyt zoritje, për prindërit mërgimtar, fmit e t’cillve flasin pak ose aspak shqyp. Frigohem se n’se ata nuk munden me këndu shqip, nuk kanë me mujt me e gjet...
Albert Vataj: Gjurme në historinë e një kremteje
14 shkurt 496 - Papa Gelasius shpalli 14 shkurtin "ditën e Shën Valentinit". Gelasius ishte papa i tretë dhe i fundit me prejardhje nga Afrika veriore (Lindja e Mesme).Papa Gelasius I ishte Papën që nga 1 marsi i vitit 492 deri në vdekjen e tij më 19 nëntor 496. Ai ishte ndoshta peshkopi i tretë dhe i fundit i Romës me prejardhje berbere në Kishën...
Albert Vataj: Virginia Woolf mbi vetësakrifikimin e grave, si normalitet në marrëdhënie me burrat
Në vitin 1929, Virginia Woolf shkroi një fjali që vazhdon t’i përndjekë lexuesit gati një shekull më pas. Në esenë e saj të zgjeruar “A Room of One’s Own”, ajo i përshkroi gratë si “pasqyra që zotërojnë fuqinë magjike dhe të shijshme për të pasqyruar figurën e burrit dyfish më të madhe se përmasat e tij natyrore...
Albert Vataj: Skënder Sallaku, një jetë e mbrujtur me të qeshura
Kujtesa është një ndriçim shpirti, me të cilin dritëhedhim mbi ngjarje dhe momente, personazhe dhe episode, të cilat feksin hera-herash ashtu beftas, si për të tentuar të na mbajnë të lidhur me të shkuarën, me çfarë nuk meriton të shuhet prej harrimit. Sot në përvjetorin e vdekjes së...
Albert Vataj: Azem Shkreli, më i zëshmi zë i këndimit të kushtrimshëm të fjalës së shpirtshme
Sot, më 10 shkurt 2026, mbushen 88 vjet nga lindja e poetit, narratorit dhe mendimtarit Azem Shkreli, një nga kumbimet më të zëshme që ka ditur të flakërohet në eterin shqiptar si kushtrim brezash, si kandil i pashoq përjetimi të fjalës, e konceptuar jo thjesht si shenjë, por si energji që...
Albert Vataj: Dhimbja e ndarjes nuk është vetëm "në kokën tonë", por në çdo rrahje zemre dhe në çdo qelizë
Njeriu shpesh e mendon veten si një ishull të vetëmjaftueshëm, një kështjellë e ndërtuar mbi logjikën dhe vullnetin individual. Megjithatë, nën sipërfaqen e ndërgjegjes sonë, ekziston një rrjet i padukshëm fijet e të cilit na lidhin pazgjidhshmërisht me tjetrin...
Albert Vataj: “Amaneti i Tylit” çon “Daja dhe Nipi”, nga “Portokalli” në Teatrin “Migjeni”
Kur humori zbret nga ekrani dhe ngjitet në “Migjeni”, në atë skenë gjigandësh, ai nuk i qaset realitetit artistik të Shkodrës, thjeshtë si një grishje e çastit për të qeshura dhe atmosferë, por si ngjarje, si një event që pasuron kalendarin e kulmimeve krijuese dhe interpretuese të atij tempulli...
Albert Vataj: Bruno Shllaku, aktori i prezencës së fuqishme skenike, ky kalorës i fushëbetejave të artit të shenjtërisë së fjalës
Pak këmbë shkallë poshtë skenës ku ai ngjiti zemrën e tij të farkëtuar në zjarrin e pasionit, Bruno Shllaku zbriti mesditen e 3 shkurtit 2026 në hollin e Teatrit “Migjeni”, me 70 vite mbi supe dhe emocionin e një shpirti të bukur. Me burrin shtatlartë, i zbardhur dhe i hirshëm si një kreshtë, u ndal aty urtak ky vërshim...
Albert Vataj: Biblioteka rritet dhe unë vogëlohem, nën peshën e ëndrrës për të zotëruar dritën e dijes
Libri, biblioteka, leximi, shkrimtaria, ndijimi, përfshirja, lumturimi... nuk janë vetëm fjalë që u përpoqa t'i rëndisja ashtu nën yshtjen e një shkujdesjeje gati të nënvetëdijshme, si i magjepsur.Po, ato janë shkallë, nëpër të cilat ngjitem e zbres çdo çast që frymimi më shpërblen me të drejtën e të jetuarit, në këtë botë...
Albert Vataj: Kur Nënë Tereza, shpirti shqiptar i mëshirës lartësohej në mirënjohjen indiane, “Bharat Ratna”
Në historinë e njerëzimit, rrallëherë ndodh që një individ të bëhet simbol i një kombi me të cilin nuk ndan as gjakun dhe as origjinën. Megjithatë, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, vajza shqiptare që bota e njohu si Nënë Tereza, arriti të thyente çdo kufi gjeografik dhe kulturor. Më 25 janar 1980, kur India i akordoi...
Albert Vataj: 20 vite nga kalimi në amshim i Ibrahim Rugovës
Dy dekada më parë u nda nga gjithçka kishte më të shtrenjtë dhe të shenjtë, për të merituar pavdekësinë, ai, ai që diti të ishte dhe të bënte si pakkush tjetër, kur interesat e bashkëkombësve të tij cenoheshin nga urrejtja më e përbindshme që është ndërsyer ndër shqiptarë. Me urtësi dhe maturi, me përkushtim e vetëmohim...
Albert Vataj: Sot në përvjetorin e 558 të kalimit në përjetësi të Skënderbeut, udhëprijësit arbër që u ngjit në legjendë
Sot, kujtesa kombëtare ndalet me nderim dhe përulësi para një date që nuk i përket vetëm kronologjisë historike, por vetë ndërgjegjes sonë si komb. 558 vite më parë u shua fizikisht Gjergj Kastrioti–Skënderbeu, por jo vepra, jo fryma dhe as misioni i tij që u lartësua në kufinjtë e legjendë...
Albert Vataj: Shkodra, 14 Janari 1990, historia që nisi si shpresë dhe përfundoi si faj
Me datën 13 dhe, veçanërisht, më 14 janar 1990, Shkodra u bë skena e një akti të rrallë guximi qytetar, kur qindra banorë të saj iu përgjigjën thirrjes së grupeve antikomuniste dhe dolën në një demonstratë të fuqishme për të paralajmëruar agoninë e diktaturës. Synimi i kësaj ngritje...
Albert Vataj: Robert Ndrenika, aktori që shndërroi çdo rol në monument të artit tonë skenik
Robert Ndrenika sot ka ditëlindjen.Lavdi Zotit ne sot e urojmë për shëndet dhe të lutemi që ta kemi sa më gjatë mes nesh, sepse ai është dëshmi e frytshme e një gjenerate, e një brezi, e shpirtit dhe përkushtimit të atyre që e lartësuan në tempull artin skenik shqiptar...
Albert Vataj: Mary Sherman Morgan, një grua gjeni që u mbulua me harrim
Në funeralin e saj, një i panjohur iu afrua djalit të saj.“Nëna juaj shpëtoi e vetme programin hapësinor amerikan,” i tha burri. “Dhe askush nuk e di, përveç një grushti plakash.”George Morgan nuk kishte asnjë ide për çfarë po fliste ai njeri. Ai e dinte që e ëma kishte punuar në sektorin...
Albert Vataj: Klea Marku, një yll i ri rroku që shkëlqen vezullimshëm në galaksinë “X Factor Kids Albania”
Në skenën e ndezur të “X Factor Kids Albania” ka shpërthyer një zë që nuk kalon pa u vënë re. Një vocal i fuqishëm, me prirje dramatike dhe prani skenike të ngarkuar me energji, që vjen si jehonë e traditës së rokut shqiptar, por me dimensionin e veçantë të një artisteje të re që sapo po fillon rrugëtimin e saj. Ky zë i përket Klea Markut...
Albert Vataj: At' Gjergj Fishta, gurëthemeli i qenësishëm i vetëdijes sonë kombëtare
Ai ishte tempull.Ai ishte dhe mbeti kreshta më e lartë e vetëdijes dhe krenarisë kombëtare.Ai nuk jetoi si një qenie, por si një fenomen, një erë e ngulmimeve të hovshme të mendimit dhe veprimit.Ai erdhi për të mbetur një yjësi e shqiptarizmës...
Albert Vataj: Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
Në reflektimin e Umberto Eco-s për librin dhe aktin e zotërimit të tij, nuk kemi të bëjmë thjesht me një justifikim elegant të bibliomanisë, por me një filozofi të thellë të dijes, kohës dhe marrëdhënies së njeriut me mendimin e akumuluar. Eco e çliron librin nga tirania e përdorimit të menjëhershëm dhe nga morali utilitar që kërkon...
Blerim Latifi: Kërshëndellat, kujtesë se jemi të moçëm në gjeografinë fizike e shpirtërore të Europës
Emri i vjetër shqip i Krishtlindjeve është Kërshëndellat.Studiuesit e etimologjisë shpjegojnë se kjo fjalë vjen nga latinishtja e hershme kishtare Christi natalis.Ajo përbën një dëshmi të fortë të krishterimit të hershëm në trojet tona.Ajo i përket një shtrese shumë të lashtë të gjuhës shqipe...
1
2
3
4
5
Në Fokus
Albert Vataj: Çfarë ndodhë gjatë një "Puthje franceze"
Albert Vataj: Moikom Zeqo, i shumëdituri, i vlerti i veprave krijuese dhe hulumtuese
Albert Vataj: Robert Elsie, udhërrëfyesi vullnetdritshëm i shpirtit shqiptar
Albert Vataj: Dëshmia e një fotoje, 1920, kur studentët shqiptarë në Vjenë i rezervonin një pritje solemne Aleksandër Moisiut
Albert Vataj: Dr. Bedri Ramadani, historia e shqiptarit nga Kumanova, që u dha zemrave një tjetër mundësi për të rrahur
Albert Vataj: Dashuria për muzikën dhe adhurimi absolut për Shkodrën, për Prenkë Jakovën ishte një fat i paracaktuar
Albert Vataj: Zef Valentini, jezuiti që ia kushtoi jetën Shqipërisë, kolosi i albanologjisë
Albert Vataj: T'falem nderës!
Albert Vataj: Sot 36 vite nga 2 Korriku 1990
Albert Vataj: Nadje, n'Shkodrën e andjeve e andrrave t'mija
Zemra Shqiptare