• Video
    • Kontakt
      • Redaksia
    • [FULLNAME_CUT]
      Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë
  • Redaksia
  • Video
  • Kontakt
  • [FULLNAME]
  • Hyni
  • Editorial
  • Speciale
  • Mendime
  • Intervista
  • Kulturë
  • Udhëpërshkrim
  • Faleminderit
  • Vërtetësi
  • Përjetësi
  • Sport
  • Shtesë

Kulturë

  • Zhiti

  • Mehmeti

  • Vataj

  • Sidheri

Albert Vataj: “Kur e di se do të vdesësh”, poezia e fundit e Teodor Kekos

Më 26 maj 2002, në një dhomë spitali në Selanik, pas një operacioni të rëndë dhe pasi mjekët i kishin mohuar çdo shpresë, Teodor Keko u ul përballë fatit të vet me të vetmen armë që kishte ditur të përdorte gjithmonë, fjalën. Dhe prej asaj përballjeje lindi poezia “Kur e di se do të vdesësh”, një nga tekstet më tronditëse e më të...

Ndue Dedaj: Me dasht ty

S’e njoh gjithësinë si nji lundrues qiellnajsh Me tejqyrat ngritun mbi grataçelat e nalta, S’e di nëse toka sillet rreth diellit a dielli rreth tokës, Apo secila prej tyne asht thjesht nji lodër?...

Albert Vataj: Michele Placido, një sfidues në madhështi, nga "Komisar Katani" te ikonat e kinemasë botërore

Sot, më 19 maj 2026, arti italian dhe kinematografia botërore përulen me respekt përpara një emri që për dekada ka mishëruar dinjitetin e interpretimit dhe fisnikërinë e skenës, Michele Placido mbush 80 vjeç. Për publikun shqiptar, por edhe për miliona teleshikues në mbarë botën, ai do të...

Albert Vataj: Bleta, kjo krijesë e brishtë me krahë të qelqtë, që mban ekuilibrin biologjik që mundëson jetën në Tokë

Në teatrin e madh të evolucionit planetar, pak krijesa luajnë një rol aq monumental dhe thelbësor sa bleta, kjo krijesë delikate me krahë të qelqtë që sfidon triumfalisht në një betejë për ekuilibre natyror. E konsideruar si mrekullia mijëravjeçare e natyrës, ky insekt i vogël mban mbi supe peshën e madhe të ruajtjes së...

Albert Vataj: Juliette Drouet, gruaja që sakrifikoi gjithçka për një burrë të madh si Victor Hugo

Ajo ndoshta nuk konsiderohej “e denjë” për një burrë të madh si Victor Hugo, sipas moralit dhe paragjykimeve të kohës, por ishte pa dyshim një nga gratë më të rëndësishme në jetën dhe veprën e shkrimtarit të madh. Vinte nga një fëmijëri e vështirë dhe një rini e shpenguar, me histori dashurie dhe lidhje pasionante që...

Albert Vataj: Gruaja e lodhur së numëruari vitet, që tani kërkon të jetojë ditët

Ka një moshë kur gruaja nuk vrapon më pas përsosmërisë, por pas qetësisë. Kur ajo nuk matet më me syrin e botës, por me frymëmarrjen e vet. Nuk kërkon të admirohet, por të ndjehet e lirë, nga të tjerët, nga pritjet, nga vetëvetja që dikur s’e dinte si të thoshte “jo”...

Albert Vataj: Radhët e bukës, beteja e çdoditshme për të merituar të jetosh

Kjo fotografi ruan të pashpërbëshme kujtesën e hidhur të së shkuarës. Radhët e bukës nuk ishin thjesht një krizë ekonomike apo dështim logjistik i sistemit, ato ishin një përpjekje e qëllimshme për të thyer shtyllën kurrizore të dinjitetit njerëzor, për të nënshtruar humanitetin përmes luftës së mbijetesës...

Albert Vataj: Të duheni vërtetë, jo si një përrallë dëshirimesh, por si jetë sakrificash dhe përjetimesh

Po, ata duhen! Ata janë aty për njëri-tjetrin, për ta veshur me dritë të etershme praninë dhe flakur yjshëm përjetimin. Po... Ka dashuri që nuk poterisin dynjanë me spektaklin e nevojës për të rënë në sy, por veprojnë njëjtë si limfa që qarkullon brenda një peme, si një vërshim që vetëm përgjimi i jetës mund ta dëgjojë...

Albert Vataj: Katherine Stinson, vajza që ëndërroi pianon dhe pushtoi qiellin me guximin e një epoke të re

Ajo kishte ëndrra, por edhe një shpirt gati për t'u ndeshur në agun e betejave të përmbushjes. Ka fate, si i saj dhe i shumë të tjerave, që nuk ndjekin udhën që të shpien te ëndrrat e fëmijërisë, kah shkohet. Siç, këso jete erdhën njerëz që nisen...

Albert Vataj: “Nân” e Alis, kanga e mungimit, zani i shpirtit qi u flet nanave e vetmimit që dhemb, përmes zanit t’bijve qi nuk kthehen

“Nân”... kur fjala, poezia, shpirti, zani tue u ba kangë, e tue ardh përmes një virtuoziteti të Alis, munden me hy njaq thellë, sa me mujt me lëkund; edhe themelet e burrit ma t’fortë, djalit ma trim, e zemrës ma të zjermshme. E sakaq arrijnë me...

Albert Vataj: Atentati që tronditi botën 45 vite më parë

Sot 45 vite më parë, më 13 maj 1981, Papa Gjon Pali II qëllohet dhe plagoset rëndë nga një turk i arratisur nga burgu, i quajtur, Mehmet Ali Agça, në Sheshin e Shën Pjetrit, Vatikan. Motivet e vërteta për të vrarë kreun e Kishës Katolike Romake edhe sot vazhdojnë të mbeten enigmë...

Albert Vataj: Djali që luante violinë në shi – homazh për Eliasin dhe tingullin që i mbijetoi terrorit të Holokaustit

Në histori, në atë rrugëtim fatesh të njerëzve dhe kombete, kah dete të trazimta mësyjnë me shtërngatë brigjet, dhe qiej të mrrylët ndërsejnë si shtazë të tërbuara, ka data që bien si kambana mortore mbi ndërgjegjen e njerëzimit, data që nuk mbahen mend vetëm për numrin e viktimave, por për heshtjen që lanë pas...

Albert Vataj: "Nân" e Alis, plaga shqiptare që shndërrohet në art universal në Vjenën e Eurovision Song Contest 2026

Më 12-16 maj, kënga e re e kontinentit plak, do të shndërrojë Vjenën e gjigandëve të muzikës dhe artit, arkitekturës dhe mendimit, në kryeqendrën e kryengjarjeve. Me nisjen e gjysmëfinaleve në Vjenë këtë të martë, kryeqyteti austriak është...

Albert Vataj: Shyqyri Alushi, këngëtari që u bë shpirt i Shkodrës, zëri që i dha mallit tingull përjetësie

Më 10 maj, në ditën kur Shkodra i dha dritë njërit prej zërave më të dashur të shpirtit të saj, kujtesa jonë përkulet me mall dhe nderim përpara figurës së Shyqyri Alushi, bilbilit të ahengut, atij zëri që nuk këndonte vetëm këngë, por zgjonte kujtime, mall, dashuri dhe krenari qytetare. Ishte ai zë i ngrohtë e i kadifenjtë që...

Albert Vataj: Erdha n'Shkodër, tek'njaty ku m'bjen malli e m'presin kujtimet

Erdha, Shkodër, t'gjeta kredhun nan nji qiell gri, por me kumtin tand t'hirshëm, qendisun në shpirtjen qysh un t'shoh e t'ndij. Erdha tekku malli m'pruni, tue mos lan qi harrimi me ra mbi rrigët ku e shkuemja jeme rendi, tue m'kallxu shtegun kah e tashmja...

Albert Vataj: Gjergj Kastrioti, “krijesa më hyjnore e kësaj race luftëtare”, kreshta më e lartë e krenarisë

Ditëlindja e Skënderbeut nuk i përket vetëm një njeriu, paralajmëruar si një mrekulli, por një populli, një kohe, një ndërgjegjeje historike. E tillë është kjo e sotmja, që shënon ardhjen në jetë të Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405 – 17 janar 1468), burrit që nga një qenie e gjallë u shndërrua në simbol...

Albert Vataj: Toka po ftohet më shpejt nga sa kemi menduar, por fundi i saj gjeologjik mbetet një histori e shkruar në miliarda vite

Shkenca na sjell herë pas here lajme që nuk kanë dramatizmin e katastrofave të menjëhershme, por peshojnë më shumë se çdo alarm i çastit. Një prej tyre vjen nga studiuesit e ETH Zurich dhe Carnegie Institution for Science, të cilët kanë ofruar një perspektivë të re mbi fatin afatgjatë të planetit tonë...

Albert Vataj: Fyerja që i bëhet një gruaje nga burrat

Fyerja poshtëruese që i bëhet një gruaje nga burrat nuk është ajo që tingëllon si ofendim, por ajo që maskohet si vlerësim. Po, fyerja më e pafalshme është ta vlerësosh për atë që ka, dhe jo për atë që është. Sepse “ajo që ka” është një dhuratë e natyrës, një përkatësi gjinore që nuk buron nga zgjedhja, por nga ligjësitë e

Albert Vataj: Arsyet e paarsyeshme për të pritur, dashuria nuk e pranon "pastaj", ajo do “tani”

Ne kemi një talent të çuditshëm për ta shtyrë të jetueshmen. E mbulojmë me arsyetime të buta, të pranueshme, madje të mençura në dukje: “nuk është momenti”, “do ta bëj kur të jem më i qetë”, “le të rregullohen disa gjëra më parë”. Dhe kështu, në emër të një kohe më të përshtatshme që nuk vjen kurrë në formën

Albert Vataj: Letër për gratë që vuajnë dhe luftojnë për të mos u dorëzuar

Fjala që mbruhet në shpirt vijnë si trokitje drite në sytë e mbushur me ëndje dhe përjetim, për të hyrë në thellësinë e një ndijimi si shkëndija e një zjarri qiellor. Po, ka fjalë që nuk kërkojnë vëmendje, por mirëkuptim, që nuk trokasin me zë, por depërtojnë në heshtje, aty ku shpirti është më i pambrojtur. Këto rreshta janë një prej tyre.

Albert Vataj: Çfarë ndodhë gjatë një "Puthje franceze"

Puthja “gjuhë në gjuhë” nuk është thjesht një gjest sensual, është një ndërveprim kompleks biokimik, neurologjik dhe emocional, që përfshin një orkestër të tërë procesesh të sinkronizuara. Ajo që në dukje është një akt spontan, në thelb është një mekanizëm i sofistikuar i komunikimit njerëzor, ku trupi “lexon” dhe “përgjigjet” në mënyrë të menjëhershme.

Albert Vataj: Charles Dickens, nënshtrimi me heshtje i jetës private të gjeniut

Në shekullin XIX, pak figura arritën të mishëronin me kaq forcë kontrastet shpirtërore të kohës së tyre sa Charles Dickens. Ai ishte një ndërgjegje publike që fliste me zë të lartë për padrejtësitë sociale, por njëkohësisht një shpirt që i ruante plagët në një heshtje thuajse asketike. Në një epokë ku shkrimtari po shndërrohej

Albert Vataj: Timo Flloko, më i epërmi kulm ku arti skenik nuk është thjesht mjeshtëri

Sot, më 26 prill, Timo Flloko shënon 78 vjeç. Është një e dhënë kalendarike, por vështirë të pranohet si përkufizim i një realiteti. Sepse midis tij si prani dhe numrit që shënon koha, ekzistojnë dy paralele që rrallë takohen. Koha mund të matetm mosha mund të numërohet. Por ajo që ai ka zgjedhur të jetë është përtej këtyre...

Albert Vataj: Rexhep Qosja, drita e një shpirti dhe mendje të hirshme, ju dha sot yjësisë së gjithësisë

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit, në ditën e dijes, ju dha dritës së përjetësisë një mëndje dhe një shpirt që driti bukur. Eterit ju dha kjo frymë e këputur. Universit kjo dritë ju ep yjshëm, për të vezulluar me gjithë shkëlqimin që rrezelleu fjala dhe vepra e tij..

Albert Vataj: Paradoksi i lutjes së Jezusit: “Fali, o At, sepse nuk dinë çfarë bëjnë”

Shprehja legjendare e Jezusit në kryq, "Fali, o At, sepse nuk dinë çfarë bëjnë" (Luka 23:34), është një nga momentet më të thella dhe tronditëse të narrativës ungjillore. Ajo mbart një peshë të madhe religjioze dhe filozofike që përshkon thelbin e krishterimit dhe sfidon mendimin etik të njeriut përtej shekujve...

Albert Vataj: Jonuz Delaj nuk është më, por telat e lahutës së tij do të vibrojnë në shpirtin e paepur të përkatësisë

Malësia e Madhe ka humbur një copëz nga madhështia e saj epike, rapsodin Jonuz Delaj. Kjo nuk është thjesht një ndarje nga jeta, është një çarje e ndjeshme në trungun e kujtesës, një zbehje e një zëri që mbante mbi vete jehonën e shekujve dhe peshën e një trashëgimie që nuk shkruhet...

Albert Vataj: Ne i përkasim vetes, aq sa i përkasim njëri-tjetrit

Pavarësisht me çfarë ne merremi, botës që i përkasim, individualitetit që na përkatëson, identiteti që nënshkruan ndryshimin që ne kemi, ne i përkasim vetes, aq sa i përkasim njëri-tjetrit.Sipas filozofisë së Martin Buberit, marrëdhënia Unë-Ti...

Albert Vataj: Shkodra e 40 viteve më parë, kur kënga shkruante historinë përmes virtuozitetit të mjeshtërve Pjetër Gaci dhe Zef Çoba

Në një postim të fundit në mediat sociale, Zef Çoba, një nga ato figura që nuk kërkojnë potere për të ekzistuar, sepse prania e tij është vetë një tingull i brendshëm që shpërfaqet në kujtesën dhe tashmërinë e muzikës në përgjithësi dhe të Shkodrës në veçanti, ka bërë të pranishme disa nga...

Albert Vataj: Simone de Beauvoir, ndërgjegjja që guxoi të jetë grua dhe njeri në të njëjtën kohë

Simone de Beauvoir nuk ishte thjesht një emër në historinë e mendimit; ajo ishte një ngjarje. Një ngjarje që nuk ndodhi vetëm në libra, por në vetë strukturën e ndërgjegjes moderne. Ajo nuk kërkoi vend në botë, ajo e rimodeloi atë. Nuk pranoi të ishte përjashtim; ajo u bë normë e një epoke që ende përpiqet ta arrijë...

Albert Vataj: Dervish Shaqa, rapsodi që skaliti monumentin e tij me zë dhe tingull, shpirt dhe qëndresë

Dervish Shaqa nuk ishte thjesht një rapsod. Ai ishte një institucion i gjallë i trashëgimisë sonë muzikore, një zë që i kaloi kufijtë e një interpretuesi të zakonshëm për t'u bërë një monument i gdhendur në kujtesën kolektive të kombit shqiptar. Ky monument nuk u ndërtua me gurë apo...

Albert Vataj: 'Gegnisht' bjen në Shkodër penat dhe parmendat e lëvrimit geg

Në një kohë kur standardizimi rrezikon të zbehë nuancat e pasurisë sonë gjuhësore, çdo përpjekje për ta rikthyer gegnishten në qendër të vëmendjes letrare nuk është thjesht një akt kulturor, por një ngjarje me peshë identitare. Ajo që do të ndodh në Shkodër me edicionin e pestë të “Gegnisht”, nuk është...

Albert Vataj: Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”

Në zemrën e Shkodër, në shtypshkronjën e përvujtë e njëherazi madhështore të Shtypshkronja Françeskane, doli në dritë e plotë një vepër që nuk ishte thjesht libër, ishte një kumt, një betim, një kambanë që binte për ndërgjegjen e një kombi. “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishta. Ajo nuk u botua atë ditë si një ngjarje letrare e zakonshme...

Albert Vataj: Luftëtarët shqiptarë që fshehin municionin nën urë, një gravurë që rrëfen historinë e vitit 1903

Ka imazhe që nuk janë vetëm pamje të ngrira të një çasti, por dritare të hapura drejt kujtesës së një populli, një populli të lindur në luftë dhe të kalitur në zjarrin e luftës dhe përpjekjeve shekullore për liri. Një nga këto është një gravurë e vitit 1903, ku një grup luftëtarësh shqiptarë...

Albert Vataj: 'Nënë Dolores', Hyjlindësja Mari e shenjtëruar nga dhimbja dhe trishtimi

Piktura, dhe arti në tërësi, e kanë mbrujtur përfytyrimin e Virgjëreshës Mari me një shpirt të etur për tragjizëm, duke e vendosur atë në një piedestal ku dhimbja bëhet shenjtërim. Ajo nuk është vetëm Hyjlindësja, por arketipi i çdo nëne, bartësja e jetës dhe njëherazi e barrës së sakrificës...

Albert Vataj: Ikja qiellore e Don Kelmend Spaçit, meshtarit të shpirtit të shenjtë dhe shërbestarit të shqiptarisë

Ka ikje të frymshme që nuk janë thjesht largime nga jeta, por çarje në kujtesën e një kombi, këputja e një filli përbashkues që dëshmoi në kohë të terrta se besimi është mision dhe kombi qëndron përmbi çdo dallim dhe përkatësi.Atëherë kur kjo tokë lahej me...

1 2 3 4 5
Në Fokus
  • Albert Vataj: Moikom Zeqo, i shumëdituri, i vlerti i veprave krijuese dhe hulumtuese

  • Albert Vataj: Robert Elsie, udhërrëfyesi vullnetdritshëm i shpirtit shqiptar

  • Albert Vataj: Dëshmia e një fotoje, 1920, kur studentët shqiptarë në Vjenë i rezervonin një pritje solemne Aleksandër Moisiut

  • Albert Vataj: Dr. Bedri Ramadani, historia e shqiptarit nga Kumanova, që u dha zemrave një tjetër mundësi për të rrahur

  • Albert Vataj: Dashuria për muzikën dhe adhurimi absolut për Shkodrën, për Prenkë Jakovën ishte një fat i paracaktuar

  • Albert Vataj: Zef Valentini, jezuiti që ia kushtoi jetën Shqipërisë, kolosi i albanologjisë

  • Albert Vataj: T'falem nderës!

  • Albert Vataj: Sot 36 vite nga 2 Korriku 1990

  • Albert Vataj: Nadje, n'Shkodrën e andjeve e andrrave t'mija

  • Albert Vataj: Tri betejat e Sokratit

Zemra Shqiptare
Ballina Video Kontakt
Powered by Soso News 4.1

Buletini

Abonohuni për të marrë lajmet e përditshme në email-in tuaj