Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Editorial
Zejneli
Shkreli
Mehmetaj
Latifi
Ukaj
Entela
Ndue Ukaj: Frederik Rreshpja - Miting për Enver Hoxhën
Para 28 vitesh u rrëzua busti i tiranit gjakpirës Enver Hoxha, por Shqipëria vazhdon t' i vuajë pasojat e rënda që la në psikologjinë shqiptare dergja komuniste. Dhe këtë element e tregon poezia e Frederik Rreshpjës, “Miting për Enver Hoxhën”, e shkruar vitin 1982. Duke e lexuar atë sot, ia ndjenë tanë fuqinë...
Ndue Ukaj: Sa larg ëndrrës për shtet normal
Don Kishoti do t' iu kishte lakmi aventurave politike të udhëheqësve shqiptarë. Pa e mbarur një, e fillojnë një tjetër.Arrogantë dhe të pasinqertë, si “dhija e zgjebosur me bishtin përpjetë”, ata bëhen sikur janë në pozicionet e tyre, për t’i ndrequr ...
Ndue Ukaj: Duhet të ndërgjegjësohemi
Unë besoj që Amerika dhe perëndimi do të gjejnë ilaçin për t'i kuruar raportet tona me Serbinë, ashtu siç e kanë e gjetur para dy dekadave, kur bombarduan Serbinë dhe na çliruan; dhe siç bënë para 12 viteve kur na pavarësuan...
Ndue Ukaj: Kaosi dhe zhurma në rrugët tona
Kaosi dhe zhurma në rrugët tona, pasqyrojnë gjendjen tonë shpirtërore dhe primitivizmin e madh që mbretëron mes nesh. Dhe këtë e vëren gjithsecili që ngas makinën ose ec rrugëve, ku sheh njerëz plot nerva dhe një atmosferë të shëmtuar e krejtësisht kaotike...
Ndue Ukaj: Ibrahim Rugova ka shkruar ungjillin politik të shqiptarëve
Ibrahim Rugova e ka shkruar ungjillin politik të shqiptarëve - testamentin e dashurisë politike- për njeriun shqiptar, historinë, kulturën dhe identitetin e tij. Këtë testament, të cilit ai i blatohej, bashkëkombësit e tij duhet ta kenë shujtë të përditshme në tryezën e tyre: të frymëzohen prej tij dhe të besojnë në të, në mënyrë që të ...
Ndue Ukaj: Si na sheh bota dhe si jemi?
Sot- në ditën e dytë të Vitit të Ri- duke i parë shqiptarët e çakërdisur dhe të zemëruar në gjithçka e në gjithkënd, duke i parë marritë televizive e dokrrat e quajtura mendime dhe duke e parë sesi shqiptarët vuajnë për gjëra krejt të zakonshme, mu kujtua Faik Konica dhe një varg patriotësh të kultivuar, që përpiqeshin...
Ndue Ukaj: Mendësia e Robit
Prej kur shprehja e moçme "gjindja e shtëpisë" është zëvendësuar me shprehjen "robt e shtëpisë" kombi shqiptar nuk ka pa dritë.Kjo mendësi e robit, mbizotëron kudo në jetën shqiptare dhe është një nga veset më të liga, që nuk na lë të bashkohemi dhe të ecim me vetëdije kah progresi...
Ndue Ukaj: Turpi i Ministrisë së Arsimit
Ministria e Arsimit e Kosovës, me një vendim të poshtër, ka bërë që fëmijët tanë - ndoshta të vetmit në Europë - të mbajnë mësim edhe gjatë festave të Krishtlindjes.Nuk e di kush e ka marrë këtë vendim dhe pak rëndësi ka kjo, por vendimi si i tillë është i poshtër dhe idiot...
Ndue Ukaj: Mini-Shengeni, shqiptarët dhe Europa
Në një rajon të trazuar politik- siç është Ballkani- ku kurthet politike janë shkollë e njohur dhe krejt normale, edhe idetë më të fisme politike shpeshherë tingëllojnë si të dyshimta. Lë më ato që ngjallin frikë dhe që lehtësisht duken e lexohen si angazhime aventuriere, të disa liderëve të pjerdhur, siç do të thoshte poeti Frederik Rreshpja...
Ndue Ukaj: Shqiptarët e çakërdisur
Shqiptarët e sotëm nuk vuajnë prej ndonjë armiku të jashtëm, si dikur, as nga padija, siç tregonte Pjetër Bogdani në librin e madh, “Çeta e profetëve”, por ata vuajnë për shkak të mosmarrëveshjeve dhe keqkuptimeve të tyre të brendshme, dukuri këto që kanë shkaktuar urrejtje e çarje të mëdha kombëtare...
Ndue Ukaj: Çakajtë komunistë përballë shkrimtarit Agron Tufa
Askush s’do mund ta imagjinonte se në Shqipërinë postkomuniste, pas tri dekadash lirie, çakajtë komunistë do të çoheshin peshë dhe do të kërkonin burgimin e ndërgjegjes së lirë të njerëzve që kërkojnë drejtësi.Më së paku dikush do të mund ta imagjinonte se çakajtë do t’i vërsuleshin një shkrimtari...
Ndue Ukaj: Fotografi fisnike e përuljes së Ibrahim Rugovës para Kryezotit tonë
Kjo fotografi fisnike e përuljes së Ibrahim Rugovës para Kryezotit tonë, përçon një mesazh të fortë historik dhe tregon forcën e madhe - dashurinë e përvëluese - që ai kishte për kombin, kulturën dhe historinë e tij, gjë të cilën e ka dëshmuar sa qe gjallë, me libra të shumtë dhe përmes angazhimit aktiv në politikë...
Ndue Ukaj: Merimanga kombëtare
Át Gjon Shllaku, një erudit i pushkatuar nga regjimi barbar i Enver Hoxhës, në librin e tij të vlefshëm “Shqiptari-Frati-Shqipnia”, ka një shkrim me titull “Nuk dijm shka duem, pse nuk duem shka dijm”, ku sjell para lexuesit një ngjarje që lidhet me kohën e pushtimit austro-hungareze në Shqipëri...
Ndue Ukaj: Kongresi i Manastirit, njëra nga ngjarjet më madhore të historisë së kulturës shqiptare
Kongresi i Manastirit i përfundoi punimet me 22 nëntor 1908, duke e miratuar alfabetin latin të gjuhës shqipe, të propozuar nga Shoqëria “Bashkimi”.Ky Kongres, përbën njërën nga ngjarjet më madhore të historisë së kulturës shqiptare, dhe njërën nga lëvizjet më emancipuese të kulturës sonë...
Ndue Ukaj: Shqiptarët janë mësuar me broçkullat e Rexhep Qosjes
Fletërrufetë e tij ndodh të kenë ndërruar formë, por jo përmbajtje: janë ballafaqim i njeriut të mundur me atë që triumfoi mbi të, dhe mbi gjithë tjerët që u sillen vërdallë tij.Qosja është intelektual tipik komunist dhe si gjithë soji, atij gjithmonë i është dashtë të ketë një armik, për të ndërtuar kauza publike dhe...
Ndue Ukaj: Ibrahim Rugova dhe bashkimi kombëtar
Prijësi i shqiptarëve, Ibrahim Rugova, kur hyri në politikë, besonte te vlerat e lirisë dhe kishte një ide të madhe, që ato vlera t’i bënte vlera të përbashkëta të gjithë shqiptarëve në Europën Juglindore dhe t’i kthente në vlera etike të shtetit të Kosovës, të cilin e udhëhoqi deri në vdekje...
Ndue Ukaj: Në kërkim të justifikimeve
Asnjë popull nuk është mjaftueshëm i emancipuar dhe i kulturuar sa të mos ketë nevojë që t’i shërojë disa vese të këqija. As ne shqiptarët nuk jemi imun në këtë aspekt. Ne kemi shumë vese të liga - plagë kombëtare - dhe ato, siç kanë vërejtur shumë mendjendritur shqiptarë ndër vite, janë pasojë...
Ndue Ukaj: Martin Camaj për poezinë fishtjane
Vepra letrare e Fishtës është objekt shumë i studimeve, monografive dhe teksteve me premisa letrare dhe jo letrare. Përgjatë shekullit të kaluar, Fishta mori vlerësimet më të larta, siç ishte epiteti i Homerit shqiptar nga Maximilian Lambertzi, por edhe ato më përbuzëse nga regjimi komunist dhe dishepujt e tij kulturorë...
Ndue Ukaj: Cselaw Milosz apo Peter Handke - dy anët e kundërta të Çmimit Nobel për Letërsi
Në vitin 1980 është laureuar me Çmimin Nobel për Letërsi, Cselaw Milosz, polaku virtuoz, që shkroi letërsi të madhe dhe humane. Ai vlerësohet si njëra nga figura më të mëdha të letërsisë europiane dhe njëri nga më të respektuarit e shekullit XX. Ai u lind në Lituani, ku prindërit e tij emigruan për shkak të zhvillimeve politike...
Ndue Ukaj: Anomalitë ligjërimore të Albin Kurtit
Për mua, formimi kulturor i një udhëheqësi është parakusht themelor për të kuptuar formimin e tij politik, dhe rrjedhimisht, edhe synimet e tij politike.Dje, duke parë gulçet, dokrrat dhe retorikën boshe të Albin Kurtit, ndër të tjera kam vërejtur disa anomali të mëdha kulturor...
Ndue Ukaj: Duke folur më shumë për vlerat e luftës, i kemi vyshkur vlerat e lirisë
Tash e njëzet vite, protagonistët e luftës, të veshur me uniforma politike dhe pushtet politik, bashkë me media të shumta shërbyese, e kanë orientuar opinion publik kah vlerat e luftës dhe kësisoj kanë pamundësuar që populli i Kosovës të ushqehet me dashurinë për lirinë, që është thelbi i ekzistencës njerëzore dhe për ç'gjë bëhet lufta...
Ndue Ukaj: Memoriali i turpit
Të ndërtosh Memorial dhe të mbrosh kauzën e Erdoganit, kjo qartësisht domethënë t'i braktisësh vlerat perëndimore dhe t' i përqafosh ato erdoganiste.Ndaj, mos u përqurrni e mos kërkoni nga Europa hapje të negociatave e pranim...
Ndue Ukaj: Saçi politik mbi popullin e vuajtur të Kosovës
Shteti nuk është projekt dosido, por është projekt madhor që bëhet nga njerëz të ditur. Dhe jo një mësymje që i ngjan një gare pehlivanësh, ku provohet kush është më i fortë e më i zhdërvjelltë në rrëzimin e tjetrit. Shteti nuk është as koncept kuvendimesh nëpër oda, nën cikërrimën e gotave të çajit...
Ndue Ukaj: Para se ta përdorni Fishtën për ta sharë Europën...
Gjergj Fishta ka shkruar një vepër të madhe, letrare dhe publicistike, në të cilën ka transmetuar dashuninë e pafund për kombin. Po, Fishta i është blatuar dashunisë për kombin, gjuhën, identitetin, aq sa e tejçon ligjërimin e tij në botën e përtejme, duke i premtuar Shqipërisë se, “edhe n'vorr ka me parmendë.”...
Ndue Ukaj: Të dehur nga lavdia e pushtetit
Mos pritni ndryshime pozitive, zhvillim ekonomik, mirëqenie, arsim, kulturë e prosperitet, nga ata janë të dehur nga lavdia e pushtetit. Ata sillen si njeriu i dehur dhe nuk e kuptojnë realitetin. Ata jetojnë në dëlirin e madhështisë që u krijon aureola e pushtetit, dhe siç ka thënë ...
Ndue Ukaj: Kujt i duhet një shoqëri me edukim gjysmak?
Ne një vend normal, sa herë që bëhen debate të ndjeshme, që lidhen me arsimin, universitetin, institucionet e dijes, kulturën, librin e fushat tjera esenciale, ministrat dhe kryeministrat, zakonisht preferojnë të heshtin, shfaqen në publik të përmbajtur dhe këto çështje ua lënë në duar profesionistëve...
Ndue Ukaj: Zihemi si gjelat për vlerat e luftës
Duke mos ditur ose duke mos dashur të flasim për vlerat e lirisë, tash e njëzet vite flasim e zihemi si gjelat për vlerat e luftës. Dhe kemi “harruar” se lufta bëhet për të fituar lirinë, që është thelbi i ekzistencës njerëzore dhe vlerë sublime për të cilën luftohet...
Ndue Ukaj: I vetmi komb në Europë që nuk di të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike
Në vitin 2019, shqiptarët janë i vetmi komb në Europë që nuk di të organizojnë zgjedhje të lira dhe demokratike dhe kjo është një e vërtetë e trishtueshme, e cila nuk mund të fshihet, për aq sa mund të mbulohet dielli me shoshë. Dhe përballë kësaj të vërtete, duhet të mërzitet dhe të turpërohet...
Ndue Ukaj: Degradim!
Shqiptarët, më shumë se kurrë sot kanë nevojë të ndalen dhe të mësojnë nga personalitet kombëtare, nga të tillë që vërtet treguan dashuri për Shqipërinë. E Konica qe një i tillë. Ai qëmoti na këshilloi:“Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët...
Ndue Ukaj: Balta primitive ballkanike
Që tri dekada formalisht e kemi përqafuar demokracinë e rendin perëndimor dhe jemi shkapë nga barbaritë komuniste.Por ku jemi sot?Sjelljet e politikës shqiptare vazhdojnë të jenë foshnjore, në Shqipëri e Kosovë, kurse gjuha e tyre, duket sikur thotë se demokracia ...
Ndue Ukaj: Mosmarrëveshjet politike janë bërë të padurueshme
Ngatërresat dhe mosmarrëveshjet politike shqiptare janë bërë të padurueshme, aq të mëdha e aq të fëlliqta, sa nuk ka mendje racionale që mund t’u jep shpjegim. Thjesht, marrëzitë politike shqiptare kanë dalë përtej mundësive që ofrojnë dijet e ndryshme humane për t’i kuptuar, gjykuar...
Ndue Ukaj: Falënderimi më i madhi ndaj NATO-s - ta fitojmë lirinë e brendshme
Falënderimi më i madhi ndaj NATO-s, sot e përgjithmonë do të ishte- ta fitojmë lirinë e brendshme- atë lirinë e njëmend, lirinë e shpirti, dhe t'i heqim heshtat e helmuara të urrejtjes nga duart tona; ato heshta me të cilat, deri tani, kemi qenë të gatshëm ta shporojmë trupin e njomë të Kosovës sonë dhe shpesherë të aleatëve tanë...
Ndue Ukaj: Ibrahim Rugovën kemi nevojë të kujtojmë përditë
Ibrahim Rugovën kemi nevojë të kujtojmë përditë, sepse trashëgimia e pasur politike dhe idetë e kulluara kulturore që na la, janë shkollë e jashtëzakonshme kundër amnezisë dhe injorancës. Ndërkaq, në një rrafsh tjetër, personalitetit të tij madhor, tregon sa të vegjël janë xhuxhët e shumtë të Kosovës së sotme...
Ndue Ukaj: Fotografia e turpit
Nuk mund të ndërtohet asgjë në boshllëk dhe kaos. Këtë gjë shoqëritë e përparuara e dinë qëmoti, por nga kjo shkollë empirike, ne nuk kemi mësuar asgjë dhe kështu kemi dalë në anën negative të historisë, duke mbetur nxënës të këqij të saj.Sot dhe dje - duke parë ç’ndodhi me fotografinë...
Ndue Ukaj: Demagogët janë fatkeqësia më e madhe e një kombi
Udhëheqësit e vërtetë, që kanë parime dhe janë të njerëzishëm, e orientojnë popullin e vet drejt qëllimeve të përbashkëta dhe solidare, ndërkaq udhëheqësit e këqij dhe jo të vërtetë, e trullosin popullin dhe ndikojnë që ai të fragmentohet, të humbë besimi në drejtësi dhe në të mirat e përbashkët...
7
8
9
10
11
Në Fokus
Ndue Ukaj: Stublla e kujtimeve
Ndue Ukaj: Kosova është zhytë në një primitivizëm të thellë politik
Ndue Ukaj: Varfëria mendore - plaga më e madhe e Kosovës
Ndue Ukaj: Nga vizioni evropian i Rugovës te ngulfatja nga demagogjia
Ndue Ukaj: Gjergj Kastrioti – themel i identitetit dhe kujtesës Shqiptare
Ndue Ukaj: Gjirizi i zhvillimit ekonomik
Zemra Shqiptare