Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Etiketë: Gjon Marku
Gjon Marku: Deni Llanaj - 'Menorah'
Ka libra që zbehen nga kujtesa sapo mbyllet faqja e fundit, dhe ka të tjerë që vazhdojnë të jetojnë gjatë në mendjen e lexuesit, sepse personazhet e tyre bëhen pjesë e reflektimeve të përditshme. Pikërisht kësaj kategorie i përket romani "Menorah" i shkrimtarit Deni Llanaj - një vepër që nuk të fton thjesht të ndjekësh...
Gjon Marku: Lëre ta dëgjojë zemrën
Kokën e vendosa mbi gjoksin e tij të zhveshur dhe dëgjoja ritmin e zemrës që i rrihte pa ndërprerje. Ai flinte, kurse unë doja ta ndieja atë ritëm dhe të përkoja frymëmarrjen time me të tijën, të thellë e të ngadaltë, si frymëmarrja e një dragoi. Jashtë mureve të dhomës sonë të fjetjes shtrihej një natë e errët e e trazuar, ku...
Gjon Marku: Telefoni i Nënës Lizë
Nëna Lizë ishte mësuar të zgjohej para diellit. Për më shumë se dyzet vjet, mëngjesi e kishte gjetur gjithmonë në këmbë. Nuk kishte pasur nevojë për zile, as për orë që ta kujtonte. Trupi i saj e dinte vetë kohën. Sapo qielli niste të zbardhte, ajo hapte sytë, ngrihej ngadalë dhe niste ditën me të njëjtin ritëm që kishte ndjekur për gjithë jetën...
Gjon Marku: Besa
Ndër institucionet më karakteristike të së drejtës dokësore shqiptare, një vend të veçantë zë besa, e cila përfaqëson njëherazi një vlerë morale dhe një mekanizëm juridiko-shoqëror të ndërtuar mbi autoritetin e fjalës së dhënë. E trashëguar brez pas brezi dhe e konsoliduar përgjatë shekujve, besa ka luajtur një rol themelor në...
Gjon Marku: Mulliri i luftës
Prej bjeshkëve nxitimthi vinte një re, ulët si në vendet e cepit të globit ku retë zbrisnin aq afër tokës, sa duket se po të zënë frymën. Dukej se reja ishte e ngarkuar me fortunë, ndërsa nata afrohej e errët. Të gjithë turreshin të futeshin në strehët e tyre pa i zënë rrebeshi jashtë. Në atë errësirë buzëmbrëmjeje, Pjetri, një burrë i...
Gjon Marku: Gjyshja
Në spitalin e qytetit të vogël, ku jeta dhe vdekja ndeshëshin ashpër me njëra-tjetrën, gjaku mungonte, ndërsa nënëmadhja, pas operacionit dhe heqjes së tëmthit, kishte nevojë të ngutshme për transfuzion. Ajo, gjysmëgjallë e gjysmë e vdekur, as nuk merrte frymë e qetë e as nuk jepte shenja qartë të jetës...
Gjon Marku: Katër drita
Nata zbriti mbi male ashtu siç zbret gjithmonë, ngadalë, pa zhurmë, si dikush që hyn në shtëpi me kujdes që të mos zgjojë njeri. Dola në ballkon, dhe qielli m'u shfaq me mijëra pika drite, si të donin të më thoshin: nuk je vetëm, shiko sa shumë jemi këtu sipër...
Gjon Marku: Njeriu që mbante gurin e rrufesë
Nata e Krishtlindjeve kishte ardhur e ftohtë, por e bardhë. Një borë e pastër, sa vetë bardhësia, mbështillte gjithçka. Nëna e plakur e me trupin e rënduar, si të mbante mbi shpinë gjithë kullën tonë të vjetër, kishte marrë tim bir për dore dhe ishte drejtuar për në katin e parë të kullës, ku digjeshin në oxhak disa kërcunj lisi të thatë e prushi skuqte rrasat e gurta...
Gjon Marku: Amaneti i babait
Ishte buzëmbrëmje. Prej lumit ngjitej ngadalë, si një plak i lodhur, muzgu. Bora kishte mbuluar gjithçka me vellon e saj të bardhë. Era frynte si një ulkonjë e plagosur dhe shungullonte nëpër pemët rreth shtëpisë sonë. Unë kisha shumë frikë dhe strukesha pranë tim vëllai, ndërsa nuk guxoja ta hidhja vështrimin nga dritarja...
Gjon Marku: Kumona e Vjetër
Kel Bardhi e afroi karrocën e tij pranë grumbullit të tullave, ku kishte rënë kumona e vjetër e kishës. Ai kishte marrë urdhër ta merrte dhe ta shkallmonte kumonën e vjetër. Kelit i dhimbte zemra teksa mendonte se ajo kumonë e vjetër do të prishej dhe do të shtypej e bëhej metal. Ai gjithnjë, sa herë kishte rënë ajo kumonë, kishte...
Gjon Marku: Këpuca e armikut
Nata ishte e qetë dhe qielli i kthjellët, pa asnjë re. Yjet shpërndaheshin në hapësirën pa fund, dëshmitarë të vetëm që ndiqnin në heshtje gjithçka. Hëna kishte nisur të dilte pas horizontit të maleve, dhe rrezet e saj të zbehta derdheshin mbi liqen. Në urën e vetme që kalonte mbi lumin që lindte prej liqenit e derdhej në det, kaloi...
Gjon Marku: Djali i Fatit
Prej grykave përhapet errësira e u ngjitet thepinave, duke e marrë katundin në gji. Lart, në supet e maleve të lodhura, ra muzgu, e dita ngadalë u largua tej në perëndim. Dielli u fsheh në horizont, duke i përskuqur retë në qiell. Në atë vetull mali u shfaq, duke vështruar vjedhurazi ndër rrëpira, si një dhelpër lajkatare, hëna...
Gjon Marku: Arka e nënës
Atë vit që mbaroi universitetin, Mark Pali u nis në një specializim jashtë vendit. E ëma me të atin e përcollën deri në fundin e arës së madhe, aty ku e priste një makinë e vogël, në të cilën ndodhej vëllai i tij i madh, që do ta çonte deri në aeroportin e vendit. E ëma u përlot kur ai i humbi nga sytë. I ati s'e fshihte dot...
Gjon Marku: Në studion e piktorit
Studioja e tij ishte një dhomë e gjatë, me tavan të lartë dhe një dritare të vetme që shikonte nga sheshi i pallatit të kulturës. Muret ishin mbushur me telajo të mbështetura njëri pas tjetrit, si të ishin kolona të një qyteti të harruar, dhe era e terpentinës kishte depërtuar aq thellë në gurët e dhomës sa dukej se ishte bërë pjesë...
Gjon Marku: Tregtari i qumështit
Samiu i kishte kaluar të gjashtëdhjetat, megjithatë i duhej të përballonte një lodhje të dyfishtë. Jeta e kishte përplasur me lloj-lloj njerëzish e problemesh, por ai kishte ditur t'ia dalë mbanë. I kishte provuar të gjitha: humbjen e prindërve në moshë të re, rritjen me njëmijë mundime të motrave dhe vëllezërve, varfërinë e tejskajshme...
Gjon Marku: Mjaullima e maces
Drita e abazhurit, ulur në minimum, ndriçonte zbehtë dhomën ku flinte Murati. Nuk ishte as në gjumë, as krejt zgjuar, kur krëkëllima e bravës e ktheu përnjëherësh në vetëdije. Aty, te dera, i ishte dukur një siluetë. U ngrit fluturimthi nga shtrati, kërkoi cep më cep nëpër shtëpi, por s'gjeti askënd - ajo ishte zhdukur si një fllad...
Gjon Marku: Një natë mbret në një vend tjetër
Prej pemës, përpara dritares së dhomës së tij në "Guomen Hotel", binin gjethet e fundit. Valoni kishte ardhur këtu kur ajo pemë ishte plot gjallëri e mbushur me fruta; tani dukej si një skelet, si një qenie pa jetë. Edhe ai ndjehej i tillë, sidomos pas leximit të gazetave dhe lajmeve të fundit nga vendi i tij, atje në Lëndinën e Hyjnive...
Gjon Marku: Mirditë Kreshnike
Kullat ngritur nëpër shkrepa, Djemtë e tu porsi rrufetë. Veç dragoj përkund në djepa, tek ti shqipet kanë foletë. - Nëpër male e lugje të thella, mrizet, krojet plot freski. Si kurorë e ke Munellën, kapuç bardhë plot me heshi...
Gjon Marku: Dod Beci - Bartës dhe interpretues i shquar i këngës tradicionale mirditore
Një ndër pasuritë më të çmuara të trashëgimisë shpirtërore të Mirditës është folklori i saj muzikor, i cili ka ruajtur deri në ditët tona tipare të veçanta artistike dhe identitare. Këngët tradicionale mirditore, sidomos ato epike, historike dhe lirike, janë përcjellë brez pas brezi nëpërmjet bartësve të tyre, duke mbetur një ndër...
Gjon Marku: Olimpiada e biologjisë
Nata kishte rënë. Altini sapo i kishte dhënë fund konkurrimit në raundin e parafundit të Olimpiadës Kombëtare të Biologjisë. Në korridorin e katit të parë e priste ajo, me të cilën ai kishte udhëtuar në të gjitha takimet e mëparshme. Tashmë ishin përcaktuar katër më të mirët, të cilët do të përballeshin në takimin...
Gjon Marku: Beja dhe betimi në të drejtën dokësore Shqiptare
Beja dhe betimi përbëjnë një nga institucionet më të veçanta të së drejtës dokësore shqiptare. Pohimi ose mohimi i vërtetësisë së një fakti para një tjetri ose para një bashkësie njerëzish, duke përmendur një qenie, një send apo një vlerë të konsideruar të shenjtë, përbën thelbin e betimit. Në traditën popullore shqiptare...
Gjon Marku: Gjyqi i qenit
Efti, nusja e djalit të madh, ku Ceni kishte qenë i detyruar të vinte për të jetuar, pasi e kishte palosur dosjen mbi të cilën kishte ndenjur pothuajse gjithë atë pasdite, u ngrit dhe thirri qenin qimegjatë me emrin Flori, që të shkonte në banjo. Ai u ngrit gjithë përtesë prej kolltukut ku flinte dhe, pasi u hodhi një vështrim të dy pleqve...
Gjon Marku: Martesa dhe riti i saj zakonor në trevën e Mirditës
Martesa përbën një nga institucionet më të rëndësishme të organizimit shoqëror në traditën shqiptare. Ajo nuk është vetëm bashkimi i dy të rinjve, por një akt me rëndësi juridike, ekonomike, shoqërore dhe shpirtërore, që përfshin familjen, farefisin dhe mbarë bashkësinë. Në trevën e Mirditës, martesa ka qenë e rregulluar...
Gjon Marku: Kulla në Shëngjergj
Deda e kaloi Fanin e Vogël dhe ngjiti të përpjetën drejt Gëziqit. Një verrkeqe e ndiqte mbrapa, ndërsa koka e tij ishte trazuar së tepërmi. Me vete mendonte kullën në atë majë të vogël kodre në Shëngjergj. Akoma nuk kishte dalë prej pyllit të lisit, kur dëgjoi të lehurat e qenve te kulla e parë...
Gjon Marku: Burimet historike të së drejtës dokësore shqiptare
Studimi i së drejtës dokësore shqiptare përbën një nga fushat më të rëndësishme të historisë juridike shqiptare, pasi nëpërmjet tij bëhet i mundur njohja e institucioneve juridike që kanë rregulluar jetën shoqërore të shqiptarëve gjatë shekujve. Përpara krijimit të shtetit modern dhe përhapjes së legjislacionit të shkruar, bashkësitë shqiptare organizuan jetën...
Gjon Marku: Kutia e duhanit
Sa herë mundohesha të kujtoja diçka nga ajo ditë, ndieja një trazim të madh. Eh, si është fjala e keqe, tamam si puna e gozhdës që ngulet sa më shumë që t'i biesh me çekiç, e gjithsesi, edhe po ta shkulësh, vrima mbetet e hapur për t'u kthyer pastaj në çerdhe vemjesh, që fillojnë të brejnë krejt dërrasën. Po, po, krejt ashtu...
Gjon Marku: Zanafilla dhe zhvillimi historik i Kanunit të Lekë Dukagjinit
Kanuni i Lekë Dukagjinit përbën një nga monumentet më të rëndësishme të së drejtës dokësore shqiptare dhe një ndër dëshmitë më të qarta të vazhdimësisë historike të organizimit shoqëror të shqiptarëve.1 Edhe pse mban emrin e princit arbëror Lekë Dukagjini, studiuesit pajtohen se pjesa më e madhe e normave të tij...
Gjon Marku: Xhaketa
Salla e Akademisë së Arteve po boshatisej pas shfaqjes së operës "Mrika". Mentori, Fabiola, Alma dhe Gjini pothuajse qenë të fundit që e lanë sallën. Kur po kapërcenin derën e jashtme të saj, vunë re se një shi i imët kishte lagur bulevardin kryesor, duke ia forcuar ngjyrën gri...
Gjon Marku: Kisha e vjetër
Gjergji hodhi edhe një herë vështrimin te mbishkrimi që tregonte vendin ku ishte varrosur ai, në mesin e sallës kryesore, të cilën e ndante me dhomën e tij një fije e vetme muri. Dy dritare të vogla si frëngji lejonin aparaturat filmike që, prej shiritit, t'i jepnin publikut filmat e regjistruar në të...
Gjon Marku: Thirrja e Atdheut
Ç'është ky varg që vjen pa nda, Me flamuj valë mbi makina? Rend e rend, pa u përçarë, Si vetëtima mbi kodrina. - Si shqiponjat lart në qiell, Drejt Shqipërisë vijnë si rrufe; Amaneti sot thonë po sjell Nga çdo anë për në atdhe...
Gjon Marku: Fshati në male
Frynte një erë e ftohtë që të priste si brisk. Shtëpitë përdhese të fshatit dukeshin tek-tuk, si yjet e një nate të vranët, ngulur në shpatin e pjerrët të malit matanë lumit. Shtegu drejt bjeshkëve çante mespërmes një pishnaje, e cila, disi trazueshëm, mbështillej nga era e furishme që frynte. Gurgullima e përroit që rridhte në këmbë...
Gjon Marku: Kanuni i Lekë Dukagjinit, gur themilei i ndërtimit të shtetit vetëqeverisës në Shqipërinë e Eperme
Mirdita, si pjesë territoriale e Shqipërisë, është treva që e ka vetudhëhequr veten. Kjo është diktuar nga arsye të ndryshme në luftë të ashpër me izolimin dhe barbarinë skllavëruese. Kjo trevë del në evidencë pikërisht gjatë sundimit turk nëpërmjet gadishmërisë për qëndresë. Albanologu i shquar gjerman Peter Bartël thekson se; "Mirdita prej kohësh kishte një qeveri...
Gjon Marku: Varri nën dardhë
Ishte një natë sterrë e zezë. Binte një shi i furishëm. Qielli çahej nga vetëtimat që për një çast ndriçonin fytyrën e zbehtë të nënës, e cila thoshte me vete uratë të ulëta. - Mëshirë, o i Sh'Pal e i Sh'Pjetër! - dëgjoheshin mërmëritjet e saj pas çdo bubullime. Ne ishim shtrirë në krevat dhe ajo na kishte mbuluar me një batanije të leshtë...
Gjon Marku: Prona në të drejtën dokësore shqiptare dhe vendi i saj në Kanun
Prona përbën një nga institucionet themelore të së drejtës dokësore shqiptare dhe një nga shtyllat mbi të cilat është ndërtuar organizimi ekonomik e shoqëror i bashkësive tradicionale shqiptare. Në konceptimin kanunor, ajo nuk paraqitet thjesht si një e mirë materiale në zotërim individual apo familjar, por si...
Gjon Marku: Dom Nikoll Kimza - meshtar, atdhetar dhe studiues i traditës historike të Mirditës
Historia kulturore e Shqipërisë së Veriut gjatë gjysmës së parë të shekullit XX është e lidhur ngushtë me veprimtarinë e një plejade klerikësh katolikë që, krahas misionit fetar, dhanë kontribute të rëndësishme në fushën e arsimit, letërsisë, publicistikës dhe historiografisë kombëtare. Ndër këto figura zë vend edhe Dom Nikoll Kimza, meshtar i Mirditës, veprimtar...
1
2
Në Fokus
Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë
Jahja Drançolli: Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Akademik Prof. Emin Riza
Edison Ypi: Çemerrica mon amour
Fejzulla Berisha: Arbëreshët e Italisë – paradigma e vazhdimësisë historike dhe identitare
Kalosh Çeliku: Askushi
Albert Habazaj: Çamëria si psikologji sociale
Vlash Prendi: Në Domgjon ku rrinë shqiponjat
Gjekë Gjonaj: Princi i gojëtarisë dhe mbledhësi i thesareve të Malësisë
Gjekë Gjonaj: Martin Brishaj - 'Zhbërja e kufirit etnik'
Albert Vataj: Robert Elsie, udhërrëfyesi vullnetdritshëm i shpirtit shqiptar
Zemra Shqiptare