Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Editorial
Zejneli
Shkreli
Mehmetaj
Latifi
Ukaj
Entela
Frank Shkreli: 225 vjetori i Kushtetutës së SHBA
Më 17 Shtator, Shtetet e Bashkuara festuan Ditën e Kushtetutës, ditë këjo që në të njëjtën kohë shënoi edhe 225-vjetorin e nënshkrimit të Kushtetutës amerikane që konsiderohet si një ''dokument i gjallë''. Kushetuta, si një arritje pas shumë kompromisesh nga një numër delegatësh që përfaqësonin interesa të ndryshme, përcakton parimet themelore për një qeverisje demokratike si edhe të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve. Mbi të gjitha, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara është një dokument i cili kufizon ...
Frank Shkreli: KKSHA feston 100 vjetorin e pavarësisë
Si çdo vit në të kaluarën edhe sivjet, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), më 21 Shtator në qytetin e Nju Jorkut do të shtrojë darkën madhështore këtë vit kushtuar --100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. KKSHA në njoftimin e saj thotë se në darkën madhështore, do të marrin pjesë udhëheqës shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, e të cilët do t'ju bashkohen zyrtarëve të ndryshëm amerikanë dhe udhëheqsve të komunitetit shqiptaro-amerikan. KKSHA njofton ...
Frank Shkreli: Fiton Mark Gjonaj - Fitore historike për komunitetin shqiptar në Nju Jork
Mark Gjonaj, me originë nga rrethi i Ulqinit - i cili për lexuesin është i njohur nga disa shkrime të mëparshme mbi kandidaturën dhe fushatën e tij - dhe kandidati shqiptaro-amerikan për Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut fitoi dje në zgjedhjet paraprake me 52 për qind të votave ndaj kundërshtares kryesore Naomi Rivera e cila siguroi vetëm 41 për qind të votave. Mark Gjonaj fitoi edhe në lagjet që mendohej se Naomi Rivera kishte mbështetje të fortë. Në fjalimin e tij mbrëmë pas njoftimit të fitores ...
Frank Shkreli: Fjalët e një miku të vjetër
Javën që kaloi, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker zhvilloi një vizitë katër ditëshe në Shqipëri, ku u takua me udhëheqsit më të lartë të shtetit dhe të qeverisë shqiptare si edhe me përfaqsues të opozitës.Vizita e diplomatit amerikan, i cili i njeh shumë mirë çeshtjet shqiptare në Ballkan, është edhe një shënjë tjetër e marrëdhënjeve ...
Frank Shkreli: Të gjithë për Mark Gjonaj më 13 shtator
Siç dihet nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe më gjërë, Mark Gjonaj me origjinë nga rrethi i Ulqinit i lindur dhe i rritur në lagjën Bronks të Nju Jorkut, ka shpallur kandidaturën për anëtar të Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut. Si kandidat për në Asamble, muajtë e fundit ai ka bërë një fushatë intensive dhe të gjithëanshme për të bindur votuesit e lagjës elektorale numër 80 të Bronksit se ai është kandidati më i përshtatshëm dhe ...
Frank Shkreli: Kuvendi i PD-së së Amerikës
Këtë javë, Partia Demokrate e Shteteve të Bashkuara mban Kuvendin e saj për të ri-emëruar zyrtarisht si kandidat të saj edhe për një afat tjetër katër vjeçar, Presidentin Barak Obama dhe Zevëndës-Presidentin Xho Bajdën, për tu përballur në zgjedhjet e përgjithëshme për president në nëntor me kandidatët e Partisë Republikane Mit Romni dhe Pol Rajën, të cilët në ...
Frank Shkreli: Isa Boletini - Pishtari i bashkimit kombëtar
Në këtë 100-vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, kujtojmë njërin prej protagonistëve kryesorë të një Shqipërie të pavarur, atdhe i të gjithë atyre që e konsiderojnë veten mbesa të Teutës dhe stërnipa të Gjergj Kastriotit-Skendërbe - Isa Boletinin nga Mitrovica. Një figurë ndër më të ndriturat e kombit shqiptar, dorë e djathtë e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit me shokë, i cili gjithmonë kishte pushkën në dorë dhe dorën në pushkë, në mbrojtje të Atdheut...
Frank Shkreli: Kuvendi i Partisë Republikane të Amerikës
Partia Republikane këtu në Shtetet e Bashkuara po bën përgatitjet e fundit për kuvendin e saj në qytetin Tampa të shtetit Florida që pritet të fillojë punimet katërditëshe të hënën, megjithëse ekzistojnë shqetsime se një stuhi e madhe që parashikohet të godasë Floridën ekzaktërisht kur ajo do të kalojë nepër zonën ku gjëndet qyteti Tampa, mund të ndërhyjë me punimet e kuvendit të republikanëve ...
Frank Shkreli: 100 vjet pavarësi - kështu do të fliste Luigj Gurakuqi
Ndërsa po bëhen përgatitje dhe ndërkohë që po mbushet kalendari i veprimtarive për të nderuar figura të shquara historike të kombit shqiptar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të kujtojmë Luigj Gurakuqin, bashkountorin më të ngushtë të Ismail Qemalit, njëri prej figurave më të mëdha të kombit shqiptar, për të cilin Stefanaq Pollo ka ...
Frank Shkreli: Çfarë ka të bëjë Konstandini i Madh me viktimat e komunizmit në Shqipëri?
Disa ditë më parë, në njërën prej gazetave shqiptare lexova artikullin e Zotit Pandeli Majko të titulluar, “Mos harroni Konstandinët!’’, në të cilin ai për herë të parë si individ dhe me sa di unë, i pari përfaqsues i Partisë Socialiste që flet për viktimat e komunizmit në Shqipëri. Megjithëse që në fillim të shkrimit, Zoti Majko shpreh qartë dyshimin e tij nëse ai është ...
Frank Shkreli: Kandidati Romney emëron Ryan
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara i Partisë Republikane Mit Romni (Mitt Romney) njoftoi të Shtunën kandidatin e tij për nënpresident të ardhëshëm të Shteteve të Bashkuara. Pas shumë spekulimesh me nja një dyzinë emërash, kandidati republikan për president njoftoi më në fund se ka zgjedhur ...
Frank Shkreli: Triumf tjetër amerikan në hapësirë
Ndërsa e gjithë bota ishte e përqendruar këtë javë në Lojërat Olimpike në Londër, Enti Amerikan i Hapësirsës së Lartë, NASA njoftoi të Djelën, se pas tetë vjetë përgatitjesh dhe pas tetë muaj udhëtimi, mjeti eksplorues amerikan, i quajtur Curiosity (Kurozitet), është ulur me sukses në...
Frank Shkreli: Vritet edhe njëherë At Anton Harapi
Ditët e fundit lexova një intervistë që historiani dhe ish-diplomati i njohur shqiptar Pëllumb Xhufi i kishte dhënë gazetës ''Shqip''. Me të thënë të drejtën pasi e mbarova së lexuari, intervista më la një shije të hidhur në gojë dhe më krijoi një zbrazëti në shpirt e në zemër për nga përmbajtja dhe fjalët e gjuhë-urrejtjes të historianit Xhufi...
Frank Shkreli: Turpet e Kombeve të Bashkuara
Javën që kaloi, Seketari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon bëri një turne diplomatik në vendet e ish-Jugosllavisë, ndërkohë që gjatë vizitës në Bosnje ai u bë udhëheqsi i parë i organizatës botërore që vizitoi Srebrenicën, vendin e masakrës më të madhe në Evropë ç'prej Luftës së Dytë Botërore. Aty, në Korrik të vitit 1965, forcat serbe vranë rreth ...
Frank Shkreli: Zgjedhjet në SHBA dhe politika e jashtme
Këtë verë me vapë, fushata për president këtu në Shtetet e Bashkuara ka arritur kulmin për nga ashpërsia dhe agresiviteti i sulmeve midis kandidatëve të dy partive kryesore për president, demokratit Barak Obama dhe republikanit Mit Romni. Deri tashti, pothuaj pa ndërprerje, debati midis dy kandidatëve dhe fushatave...
Frank Shkreli: Lindja e Shqipërisë nga Nikola Gay
“Një shtëpi e ndarë dhe e përçarë kundër vetvetes nuk mund të qendrojë në këmbë. Një komb i copëtuar nuk mund të jetojë, ai duhet të luftojë për bashkim ose të vdesë.’’ Harold NikëlsonKohët e fundit u promovua në Londër libri “Lindja e Shqipërisë’’ në gjuhën angleze nga autorja Nikola Gaj...
Frank Shkreli: Kondoliza Rajs për nën-presidente?
Media të ndryshme këtu në Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar ditët e fundit se kandidati i Partisë Republikane për president, Mit Romni është duke konsideruar të njoftojë se shpejti kandidatin ose kandidaten e tij të preferuar për nën president, në kundershtim me praktikën tradicionale kur kandidati për nënpresident njoftohet zakonisht në kuvendin...
Frank Shkreli: Mesazhet e SHBA për Ballkanin
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Z. Filip Gordon mori pjesë të shtunen që kaloi në takimin e nivelit të lartë në Dubrovnik të Kroacisë ku u takua me udhëheqsit më të lartë të Kroacisë si edhe me udhëheqës të vendeve të ndryshme nga Evropa dhe Ballkani, përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Z. Sali Berisha dhe Kryeminsitrin e Kosovës, Z. ...
Frank Shkreli: Kujto, për të mos harruar
Java që kaloi në Shqipëri dhe në Amerikë ishte ''Java e Çamërisë'', gjatë së cilës me veprimtari të ndryshme u kujtua gjenocidi dhe dëbimi me forcë nga shtëpitë e tyre i mijëra shqiptarëve të Çamërisë në vitin 1944. Ishte një javë për të përkujtuar vikimat çame, të vrarë e të shpërngulur me forcë, por ...
Frank Shkreli: Domethënja e 4 Korrikut - Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara
Çdo vit me 4 Korrik, Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë. Sivjet, 4 Korriku shënon 236-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Britania e Madhe, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike. Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së ...
Frank Shkreli: Viktimat e pafajshme në dorë të Rusisë dhe Kinës
I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Zoti Kofi Anan njoftoi këtë javë se të Shtunën do të kryesojë një mbledhje ndërkombëtare të nivelit të lartë në të cilën ai ka ftuar të marrin pjesë ministrat e jashtëm të pesë vendeve anëtare të përherëshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dmth. Shteteve të Bashkuara, Britanisë...
Frank Shkreli: Të mos nëpërkëmbët liria e shtypit
Të Premtën që kaloi, parlamenti i Kosovës vendosi të lente në fuqi kodin penal të Kosovës i cili përmban disa nene mbi median, të cilat sipas njoftimeve ato mbajnë gazetarët ''penalisht përgjegjës'' për raste kur ata refuzojnë të njoftojnë burimet e tyre. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i kishte kërkuar parlamentit të Kosovës heqjen e neneve shqetsuese dhe...
Frank Shkreli: Mark Gjonaj mësynë Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut
Ky vit zgjedhjesh në Shtetet e Bashkuara është gjithashtu edhe viti që disa shqiptaro-amerikanë kanë vendosur t'i futen politikës amerikane duke shpallur kandidaturat e tyre për zyra në nivel të pushtetit vendor dhe shtetëror. Njëri nga këta është Mark Gjonaj i cili ka shpallur kandidaturën për anëtar të Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, dhe pak kohë më parë unë ...
Frank Shkreli: Amerika kujton Viktimat e Komunizmit Botëror
Javën që kaloi Fondacioni për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit me qëndër në Washington zhvilloi një ceremoni me rastin e 5-vjetorit të ndërtimit të monumentit kushtuar viktimave të komunizmit anë e mbanë botës, e që është një kopje prej bronzi e statujës që studentët kinezë ngritën në Sheshin Tiananmen, pranverën e vitit 1989. Fondacioni i ka venë vetes ...
Frank Shkreli: Punë të mbarë z. President
Shqipëria ka një president të ri në përsonin e Bujar Nishanit, Ministrit të Mbrendshëm të deritanishëm, i cili u zgjodh në votimin e raundit të katërt të Kuvendit të Shqipërisë me 73 vota, duke i dhënë kështu fund maratonës presidenciale, që kërcënoi të ndërlikonte edhe më tepër politikën shqiptare dhe si rrjedhim mund të dëmtonte seriozisht aspiratat e Shqipërisë për...
Frank Shkreli: Fjalimi që i dha fund luftës së ftohtë
Kur Zoti Ronald Reagan filloi nga detyra e presidentit të Shteteve të Bashkuara më 1981, qindëra miliona njerëz nga perandoria e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Evropa Lindore vuanin nën diktatura të ndryshme komuniste. Regjimi komunist sovjetik kërcënonte botën me mijëra armë bërthamore dhe ndihmonte lëvizjet komuniste anë e mbanë botës, të cilat përpiqeshin ...
Frank Shkreli: 50-vjetori i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane
Të dashur e të nderuar klerikë, Shkelqësi Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkëv i Tiranë-Durrësit Dom Pjetër, Dom Viktor, Dom Marjan... të nderuar zonja e zotëri, anëtarë të vjetër e të ri të famullisë Zoja e Shkodrës, miqë e dashamirë. Si njëri që ka shërbyer si Sekretar i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane (LKSHA) dhe si anëtar i Këshillit Redaktues të organit të LKSHA në fillim të 1970-ave, e ndjejë veten të nderuar me ftesën për të ...
Frank Shkreli: Presidenti varrmihës i Serbisë
Nacionalisti ekstrem serb Tomislav Nikoliq, u betua javën që kaloi para anëtarëve të parlamentit të ri si president i Serbisë për një afat prej pesë vjetësh, pasi partia e tij fitoi më shumë vende në parlament në krahasim me partinë e presidentit të deritanishëm Boris Tadiq. Duke u bazuar në prononcimet e tija të deritanishme, shënjat e para nga fitorja e varrmihësit Nikoliq si president i Serbisë më 20 Maj nuk janë aspak pozitive për ...
Frank Shkreli: Rrofte toleranca politike amerikane
Të marten që kaloi, ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni e siguroi emërimin e Partisë Republikane për president pas fitores në zgjedhjet paraprake të kësaj partie në Teksas. Nga 150 delegatët e këtij shteti, Mit Romni fitoi votat e 88 prej tyre, duke e çuar numrin e delegatëve të siguruar prej tij në më tepër se numri i nevojshëm prej 1 mijë e 144 delegatësh për t’u bërë kandidati formal presidencial i republikanëve. ...
Frank Shkreli: Nevoja për një politikë të qytetëruar
Ndërkohë që këtu në Shtetet e Bashkuara po zhvillohet një fushatë e nxehtë elektorale për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor midis dy kundërshtarëve kryesorë politikë, kandidatit të Partisë Demokrate, Presidentit Barak Obama dhe kandidatit të Partisë Republikane ish-governatorit Mit Ramni -- kanë filluar të trashen fjalët, dhe të ashpërsohen akuzat dhe kundër akuzat, jo vetem midis dy kandidatëve por edhe midis bashkpuntorëve dhe përkrahësve të tyre politikë si dhe grupeve të ...
Frank Shkreli: Amnesty International - Gjëndja e të drejtave të njeriut në botë
Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International botoi me 24 Maj raportin e sajë vjetor mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Raporti vjetor për 2012, prej 400-faqesh jep hollësi mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut në 155 vende të botës. Raporti i sivjetëm përqendrohet kryesisht mbi efektet që kanë patur protestat anë e mbanë botës gjatë vitit që kaloi, si edhe ndryshimet që kanë ndodhur si rezultat i këtyre protestave...
Frank Shkreli: A është Amerika në rënje?
Fund javën që kaloi, udhëheqës botërorë shtetesh dhe qeverishë si dhe organizatash ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian e tjera, mësynë Shtetet e Bashkuara për takimin G-8 të përfaqsuesve të vendeve më të industrializuara të botës që u mbajtë në Kemp Dejvid afër Uashingtonit dhe për të marrë pjesë në samitin e Aleancës së Atlantikut Verior, NATO në Çikago. Në të dy këto takime të nivelit të lartë u bisedua ...
Frank Shkreli: Samiti i 25-të i NATO-s
Më 20 dhe 21 Maj në Çikago të Shteteve të Bashkuara mbahet samiti ose mbledhja e nivelit të lartë e udhëheqësve të vendeve anëtare të NATO-s, për takimin e 25-të aleancës së Atlantikut Verior. Presidenti Barak Obama do të presë udhëheqsit e vendeve të NATO-s në qytetin e tij Çikago, ku do të bisedohet për të ardhmen e aleancës ushtarake, duke u përqëndruar kryesisht mbi gjëndjen në Afganistan, por edhe mbi sfida të tjera me të...
Frank Shkreli: Deklaratë e Kishës Katolike Shqiptare
Në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë me një letër drejtuar besimtarëve katolikë shqiptarë dhe të gjithë njerzëve vullnet mirë, pikëspari falenderon të Madhin Zot për atdheun dhe për të gjithë atdhetarët, të cilët në mënyra të ndryshme dhe me mundime kanë punuar për një Shqipëri më të mirë.Ipeshkvinjtë shqiptarë, që në fillim të letrës, theksojnë faktin se ndër ...
Frank Shkreli: Shqiptari nga Ulqini që po frymëzon të rinjë e të vjetër në Amerikë
52-vjeçari Gac Filipaj nga fshati Këllezën i rrethit të Ulqinit emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 vjetë më parë dhe u vendos në Bronks të Nju Jork-ut. Kurë mbërrijti në Nju Jork, ai pothuaj nuk fliste asnjë fjalë anglisht, por menjëherë u interesua se si dhe cila ishte mënyra më e mirë dhe më e lirë për të mësuar gjuhën e vendit. Historia e tij nuk është tepër e ndryshme nga shumë prej bashkatdhetarëve të tij të ardhur në Amerikë nga...
33
34
35
36
37
Në Fokus
Frank Shkreli: 4 Korrik 2026 – 250 vjet Amerikë: një miqësi që ndryshoi përgjithmonë historinë e shqiptarëve
Frank Shkreli: Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare
Frank Shkreli: Kur ndërgjegjja vlen më shumë se disiplina partiake
Frank Shkreli: Shën Nënë Tereza dhe Diplomacia e Vlerave
Frank Shkreli: Kur “kultura” përplaset me kujtesën kombëtare në Prizren dhe heshtja e institucioneve në Prishtinë e në Tiranë
Frank Shkreli: Rexhep Qosja - Një figurë e madhe e kulturës shqiptare
Frank Shkreli: Shqiptarët Evropianë, pa Evropë
Frank Shkreli: Urim për Dom Nosh Gjolajn në 50-vjetorin e meshtarisë së tij
Frank Shkreli: Noli, At Gjergj Fishta, Faik Konica dhe Amerika në 250-vjetorin e saj
Frank Shkreli: Turpi i një deklarate që sfidon të vërtetën historike
Zemra Shqiptare