Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Përjetësi
Kadare
Lushaj
Mani
Ismajli
Kripa
Andreas Dushi: Një udhëtim drejt takimit të parë me Kadarenë
Teksa qetësia e disa kodrave rrethonte ceremoninë e varrimit të Kadaresë në Tufinë dhe flamuri i shtruar përmbi arkëmortin e tij i dorëzohej heshturazi zonjës Helenë, m’u ndërmend një ditë e pak muajve më parë. Po shoqëroja Kadarenë në një ecje kodrave të liqenit dhe, pasi u lodh nga e ecura, ulemi pak, tha, në një stol...
Saranda Iseni: Letër ngushëllimi me vlerësime dhe kujtime
Pak ditë më parë pushoi së rrahuri zemra e intelektualit, personalitetit dhe shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare.Të madhin Kadare pata fatin ta takoj një herë të vetme me plot madhështi në Tiranë. Nëse nuk gaboj, ka qenë tek kafeneja e tij e preferuar Juvenilja. Ishte një takim i dëshiruar dhe historik...
Blerim Latifi: Ismail Kadare - Dy kataklizmat e Kosovës
Janë shkruar mijëra libra për dramën e Kosovës të vitit 1999. Por asnjëra prej tyre nuk e kapë thelbin tragjik të kësaj drame ma fuqishëm se teksti i Kadaresë në fund të librit të tij "Ra ky mort e u pamë". Krahasimi i spastrimit etnik të Kosovës me kataklizmën gjeologjike të saj në parahistori, e bën këtë tekst të paarritshëm...
Sadik Bejko: Ishujt Kadare
Po dhe këtu më vijnë ngushëllime nga miq të përbashkët. Bota letrare vazhdon të jetë e tronditur. Dje më shkruante nga Athina poeti Niko Kacalidha: "I dashur Sadik, pershendetje, mik! Tani qe u qetesuam disi, duhet t’ishprehim njeri-tjetrit ngushellimet per Ismailin e madh i cili prej kohesh i perkiste pavdekesise...
Ismail Kadare: Identiteti evropian i shqiptarëve
Në shkurt të vitit 2006, kryekomisioneri i Këshillit të Evropës, Baroso, fluturoi me avion për në Tiranë, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Shqipërisë së vogël me kontinentin e madh evropian.Disa vite më parë fjala “marrëveshje” e përdorur për Evropën, do të ishte fatale në Shqipëri, madje aq fort, saqë do të çonte në burg ose në pushkatim...
Melanie McDonag: Vlerësim për Ismail Kadarenë, një shkrimtar që vërtet e meritonte Nobelin
Hiq mënjanë Bob Dylan dhe Kazuo Ishiguro, e vërteta është se reagimi i shumë njërëzve kur marrin vesh për fituesin e çmimit Nobel përgjatë këtij shekulli është: Kush? I diskutueshëm është fituesi i fundit, Jon Fosse, por shumica tjetër as që nuk i afrohet peshës së vërtetë të çmimit. Annie Ernaux? Abdulrazak Gurnah? Louise Gluck?...
Sabri Hamiti: Triumfi i artistit
Shpjegimi mund të gjejë arsye vetëm në rrethanat politike dhe kulturore shqiptare. Ismail Kadare në aktin krijues letrar është një i rebeluar i metodës sepse në anën tjetër ai ende formalisht, me shkrim, mbron Realizmin Socialist në Shqipëri si metodë krijuese. E thënë me gjuhën e letërsisë këtu kemi triumfin ...
David Bellos: Nekrologji për Ismail Kadarenë
Ismail Kadare, i cili ka vdekur në moshën 88-vjeçare, ishte shkrimtari më i njohur shqiptar i brezit të tij dhe të gjithë të tjerëve, dhe një nga romancierët më të shquar evropianë të kohës sonë. Ai lë një vepër kaq të madhe sa Komedia Njerëzore e Balzakut, po aq të paepur në kritikën...
Gani Mehmetaj: Tri takimet e mia me Ismail Kadarenë
Ismail Kadarenë e takova për herë të parë në Prishtinë me 1980. Kishte ardhur me Helenën në promovimin e veprave letrare që ia botonte “Rilindja”.Ato ditë flitej se në Perëndim përgatitej xhirimi i filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, bashkëprodhim franko-italianë. Ishte romani i parë i një shkrimtari shqiptar, që do...
Rudolf Marku: Takimi me Kadarenë në vitet ’70
Ndodhesha në një gjendje dëshpërimi të thellë kur dikush më thotë se shkrimtari Ismail Kadare është ndalur në Lezhë dhe kërkon që të më takojë.Kadare pranohej si talenti më i madh i letrave dhe artit shqiptar, dhe çdo krijues e kishte ëndërr takimin me të. Vetë ai shihej si shkrimtari më...
Milaim Zeka: Kush ishte “mekati” Ismail Kadarese?!
Ismail Kadare ka qene ai thingili i kombit shqiptar, i cili ne prushin dhe hirin e tokave shqiptare, eshte ruajtur, ka shpetuar, eshte ringjallur, per t’i treguar botes mbare, kush kemi qen e kush jemi. Kadare ka komunikuar me boten ne 48 gjuhe te ndryshme.Disa te mjere po flasin per ...
Fahri Balliu: Miku im s’të them lamtumirë, do të jem përditë me ty!
Ditë si kjo që na dha lajmin e hidhur për Kadarenë, janë të tilla që kundërshtojnë vetë verdiktin e vdekjes. Kjo vjen nga vëllimi i dhimbjes dhe nga pesha e humbjes së njeriut me vlerë, por në rastin e Ismailit ka edhe një shtesë, se në thelb verdikti i vdekjes nuk ekziston, ai ka lënë veprën...
Ben Blushi: Për Ismail Kadarenë
Ismail Kadare kishte dhuntinë të përshkruante bukur edhe gjëra të shëmtuara dhe kjo e bëri atë të pazëvendësueshëm për të gjithë ne që kemi jetuar kohë shumë të shëmtuara.Kur përpiqem ta krahasoj me diçka, mendoj se Ismail Kadare i ngjan një njeriu që jeton duke shpërndarë ëndrra...
Përparim Hysi: Diktaturës nuk i dhimbsej, por i lipsej Kadarea!
Natyrshëm që kanë vërshuar shkrime për KADARENË, se ai është GJENI me shkrimet e tij dhe GJENITË paraprijnë.Jam 82- vjeç dhe 41-vjet kam qenë mësues i GHUHËS dhe Letërsisë SHQIPE dhe kam të drejtën që të flas se si e njoh unë KADARENË dhe sa herë e "kam takuar" atë. Vazhdimisht, tërë jetës...
Visar Zhiti: Edhe sot për Kadarenë
Duke parë nga larg, nga shumë larg në ekran skenën e homazheve përcjellëse për Kadarenë në Tiranë, në Teatrin e Operas, se shkrimtarët shqiptarë nuk kanë një ngrehinë të tyre të përbashkët por varret, bashkë me trishtimin, m’u shtua keqardhja dhe mërzia…
Mehmet Kraja: Kadare dhe Kosova
Për ne në Kosovë ikja e Kadaresë ka një kuptim më specifik: ka qenë mbështetja këmbëngulëse, e fortë dhe pa rezervë që ai i ka bërë Kosovës në më shumë se 50 vitet e shkuara.Pavarësisht nëse kjo mbështetje ka qenë letrare ose politike, ajo përbën një ngjarje në këtë histori, sepse pësimet dhe...
Fatbardh Amursi: Nuk e zvogëloni dot të madhin Kadare!
Nuk do kisha asnjë foto me Ismailin, edhe pse kam ndenjur goxha gjatë me të, nëse botuesi Hudhri, nuk do më telefononte për një kafe me Kadarenë. Kishim më shumë se një çerek shekulli, që s`komunikonim. (Arsyet i gjeni në librin tim me refleksione “Them se e njoh Kadarenë”.) Para disa vitesh, po me Bujarin, çifti Kadare...
Edison Ypi: Kodi Kadare
Ke vënë re qysh herët se në librat e Kadaresë diktatori është personazhi më skematik, më i shpëlarë, më i rrafshët, partia është inekzistente ose qesharake, komunistët janë të gjithë primitivë, trashanikë, të ngathët nga mendja dhe të penduar ose të dëshpëruar...
Blerim Latifi: Letërsia e Kadaresë u përbotësua
Qysh prej Epit të Gilgameshit letërsitë e mëdha kanë qenë gjithmonë një gjakim për ta sfidu vdekjen. Disa prej këtyre letërsive me kohë do të ktheheshin në fe, për ta vazhdu sfidën edhe me armë të tjera.Falë këtij dimensioni, të përpunuar mjeshtërisht, letërsia e Kadaresë kapërceu kufijtë shqiptarë dhe u përbotësua...
Agron Gjekmarkaj: Dy metra dhe të dënja për Kadarenë!
Tek lexova lajmin e fundit se Ismail Kadare do të varroset në Tufinë diçka më semboi sëbrëndeshmi.Me gjasë na goditi perseri rastesia dhe nuk na gjeti të pergatitur. Kadare është njeri si gjithë ne të tjeret por gjeni që ne të tjeret nuk jemi, kontribues i pashoq ndaj vendit të tij dhe kultures universale që ne tjeret nuk jemi dhe...
Alfred Lela: Katedralja që la trashëgim Ismail Kadare
Profesori Australian Mark Burry e quante Sagrada Familia-n e Antoni Gaudit ‘katedralen e parë në Mars”. Duke nënkuptuar këtu jo vetëm një ngrehinë madhështore, por edhe të pavend (out of place). Mund të tigëllojë hiperbolike të thuash se i tillë, një ‘katedrale në Mars’ ishte edhe Ismail Kadare; me veprën më shumë se me personalitetin...
Rexhep Shahu: Lamtumirë Kadare
Shkrimi yt mua me ka bere magji qe me auuu… te Kronike ne gur, me ka heshtë e shtangë Ebuqerimi… , me ka rrenqethë Laokonti…Vonë pas gjysmës se jetes kam kuptuar se librat e tu per mua kane qenë krahë dallëndyshesh që mbanin në qiell ëndrrat e mia që ndizeshin nga librat e tu...
Edison Ypi: Çfarë ishte Kadare
Skënderbeu ishte mit. Ali Pasha despot. Naimi qiri. Lasgushi violinë. Fishta lahutë, çifteli. Migjeni fije bari. Diktatori, tytë, shul, sapun, litar. E kështu me rradhë, secili ka qënë diçka.Po Kadare, çfarë ishte vallë Kadare ?A ishte Kadare, për shembull, furrnaltë rrethuar nga proletarë heroikë leckamanë sypatrembur që luftonin...
Ismail Kadare: Kohë e pamjaftueshme
S’kam kohë të harroj shumë gjëraQë nga mendja ti nxjerr përjetë.Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimatDo t’më duhen së paku dy vjet. Dhe ndoshta po aq për Danten,Për frëngjishten tok me plazhet po aq,Ndoshta gratë do të jem duke fshirëKur muzgu do të afrohet ndërkaq...
Ndue Dedaj: Kadare, çmimi i veprës dhe përçmimi biografik
Nganjëherë thua kanë qenë me fat shkrimtarët e mëdhenj që kanë vdekur jo në kohën e internetit, pasi kanë shpëtuar nga jargët e sharjeve dhe “biografizimi” i tipit bolshevik, si dhe nga “klasifikimi” popullor kush është i pari, kush i dyti, kush i treti, a thua se bëhet fjalë për krushq të një dasme që shkojnë të marrin nusen...
Bujar Hudhri: Lamtumirë, mjeshtër!
Shumë vite më parë, kur lexova paragrafin e fundit të dorëshkrimit të librit me kujtime të Helenës “Kohë e pamjaftueshme”, ku shkruhej se cili do të përcillte tjetrin nga kjo botë, Kadareja ia kishte mbushur mendjen se duhej të ikte i pari. Duhej të mbetesha, shkruante Helena, njëfarë kohe pas tij, ashtu sikundër pas një darke të gëzueshme...
Alfred Lela: Merre mbrapsht dritën që na dhe, Ismail Kadare!
Kalimi i Ismail Kadarese eshte nje ikje shtergu. Kthehet gjithmone ne ate stinen e perjetshme te Letersise, ne ate gjeografi te paane te tekstit, ne ate harte te shpirtit shqiptar qe askush tjeter nuk e shpalosi sa dhe si ai.Nuk ka asnje humbje sot me ikjen e tij, perveç asaj te...
Femi Cakolli: Kadareja në dekadat dhe shekujt që vijnë do i bëjë shërbim edhe më të madh Shqipërisë
Ismail Kadare, prozatori më i njohur shqiptar në botë, shumë herë i emërtuar për çmimin Nobel ndërroi jetë sot në moshën 88 vjeçare. Numri 8 ka kuptimin e ecjes ose lëvizjes së pandërprerë. Kadare do ta lëvizë tutje letërsinë dhe kulturën shqiptare edhe më lart, shumë e shumë më lart sesa në të gjallët e tij...
Edison Ypi: Shën Kadare
I ra Ferrit mjatas, djathtas, para, mbrapa, lart, poshtë, diagonalisht, kryqetërthor, rrethepërqark. S'la zgëq pa ja parë. S'la qosh pa ja ndjerë. S'la hile pa ja nxjerrë. S'la sekret pa ja zbuluar. S'la torturë pa ja vuajtur.S'mbeti budalla pa e përgojuar...
Prend Buzhala: Pavdekësia e Shkrimtarit
Lexuesi thjesht e shtron pyetjen: a vdes shkrimtari i madh?A vdes.... kur e kemi gjithë atë thesar të paçmueshëm veprash letrare si trashëgimi e përjetshme? Mu siç ja në veprat e të mëdhenjve që nga Homeri, Eskili, Shekspiri, Dante... për disa nga të cilët shkroi vetë Kadare...
1
2
3
4
5
Në Fokus
Gani Pllana: Prof. Dr. Ejup Hamiti, Mitrovicasi, studiues dhe doktori i parë i matematikës në Kosovë
Nikoleta Kovaçi: Roberti jonë si thelb i ksaj shoqërie!
Sabile Basha: Aeroplanin që e prisja të zbriste në oborrin tonë të vogël
Hamdi Hysuka: Tribunë e kujtesës, artit dhe bashkimit shpirtëror
Zenel Çeliku: Çfarë ndodh – Dhomat e Specializuara të Kosovës në krizë të lartë!
Resmi Osmani: Halili dhe Tanusha
Albert Vataj: "Nân" e Alis, plaga shqiptare që shndërrohet në art universal në Vjenën e Eurovision Song Contest 2026
Edison Ypi: Ndre Nika
Meti Rexhepi: Arti i sintezave jetike
Ndue Dedaj: “MirditaGraf”