Shukrije Bunjaku - Mani: Sukseset e njëpasnjëshme të një shtektari
Ju paraqesim krijuesit tanë
SUKSESET E NJËPASNJËSHME TË NJË SHTEKTARI
Nga Shukrije Bunjaku- Mani
Ismet (Mustafë) Hasani (Tropojë-Junik-Gjakovë-Suedi!!!!) u lind më 20 mars 1945 në fshatin Pacaj të Gjakovës. Katër klasat e fillores i kreu në Sheremet kurse Tetëvjeçaren në Junik. Pasi e kreu shkollën e mesme në Gjakovë punoi mësues në shkollën e fshatit Sheremet. Më pas vijoi dhe kreu studimet në fakultetin Juridiko-ekonomik. Vijoi Studimet Pasuniversitare në Universitetin e Zagrebit, për të fituar titullin - Magjistër i Shkencave ekonomike. Punoi profesor i lëndëve ekonomike në Shkollën e Mesme ekonomike pranë Gjimnazit të Mitrovicës dhe në Shkollën për punëtorë të Kualifikuar në Zveçan. Punoi Ndihmës Drejtor në Shtypshkronjën e Mitrovicës dhe në punë me përgjegjësi dhe autorizime të veçanta pranë Shërbimit të Kontabilitetit Shoqëror në Mitrovicë. Afër 20 vite punoi në vende udhëheqëse dhe me autorizime të veçanta pranë Kombinatit Xehetaro – Metalurgjiko- Kimik 'Trepça' në Mitrovicë. Si profesionalist për ekonomi dhe financa, Gjykatat e angazhonin në cilësinë e ekspertit gjyqësor, të cilën detyrë e kreu me përkushtim të madh nën Betimin e dhënë prej vitit 1972 - 2004. Pas largimit me dhunë nga puna, në vitin 1990-të, regjistroi si veprimtari të pavarur profesionale - Ekspertizat Gjyqësore, kështu që në Kosovë ishte i pari dhe i vetmi ekspert i Përhershëm Gjyqësor - me veprimtari të regjistruar, ku përveç lëmit të ekonomisë dhe financave, në kuadër të 'Ekspert Byro-së' angazhonte edhe ekspertë të lëmi tjera si makineri, elektro, ndërtimtari, bujqësi, mbrojtja në punë, mjekësia ligjore e shumë lëmi tjera dhe ekspertizat e 'Ekspert Byro-së' ishin profesionale dhe me gjendje të vërtetuar në bazë të dokumentacionit autentik. Si Udhëheqës i 'Ekspert Byro-së' arriti të depërtojë me ekspertizat e tija edhe jashtë suazave të Kosovës. Vetë personalisht ka krye mbi 50 mijë ekspertiza gjyqësore.
Gruaja e tij quhet Mejreme ( Sinan) Osmani, nga Zhabari i Poshtëm, Mitrovicë, ka kryer Normalen 1969/70 dhe shkollën ekonomike, ka punua mësuese në Qabër dhe Zupçe afër 20 vite... janë martuar në vitin 1968 , kanë 3 djem dhe një vajzë; me dy djemtë e mëdhenj janë bashkë në Suedi e djalin vogël dhe vajzën i kanë në Kosovë, djali-Arlindi në Mitrovicë, i martuar ka dy fëmijë, ndërsa vajza Egzona jeton në Prishtinë është farmaciste dhe ka punua shumë vite në barnatore. Tash e kanë marrë në banesën e vet edhe birin e tyre Argjendin me nusen dhe jetojnë të lumtur.
Lufta e vitit 1999 i gjeti në Pjesën Veriore të Mitrovicës, ku familjarisht jetuan qysh nga viti 1968. Si shumë shqiptarë të tjerë, Luftën e mbijetuan pas shumë vuajtjesh e keqtrajtimesh. Pas Luftës, në shkurt të vitit 2000, me dhunë i larguan nga banesa e vet me krejt familjen. Disa vite bredhi shtëpi me shtëpi dhe rrugëve nëpër Pjesën Jugore të Mitrovicës. Duke mos mund përballuar një jetë të endacakut derë me derë, u detyrua, me pa dëshirën e tij, të largohet nga Mitrovica ku jetoi mbi 36 vite, kështuqë në vitin 2004 migroi në Suedi. Pas këndelljes nga shëndeti dhe me referimin e shumë shokëve dhe miqve, filloi të merret me shkrime. Asnjëherë më parë nuk është marrë me shkrime. Tash ka të shkruara shumë urtësi, aforizma, fabula, rrotulla, mesele, mendime që bëjnë dritë tërë jetën, mendime nga zemra, poezi e vjersha. Duke iu falënderuar zotëri Ali Rexhepit në qytetin Hässleholm – Suedi, zëri dhe fjala e tij për herë të parë është dëgjuar në 'Radio-Dardania' në Suedi, dhe më vonë edhe në Radio-Kosovë. Tash e 3 vite më parë jeton dhe vepron në Suedi, mëson gjuhën suedishte dhe atë anglishte dhe thotë se '…shkrimet e krijuesve shqiptarë duhet të përkthehen e të botohen edhe në gjuhë të tjera, sepse 'një njeri sa gjuhë njeh aq njerëz vlen!'.
Pasi mori Lejeqëndrimin, iu përkushtua mësimit të gjuhës suedishte dhe anglishte. Me suksese të larta kreu shkollën suedishte për të huaj. Dhe menjëherë e pranuan mësues.
Shkrimet e tija për herë të parë u botuan dhe u publikuan në faqet e 'Studio-Radio-Junikut' në Zvicër, e për këtë ky thotë: 'Studio Radio-Juniku' më zbuloi talentin, më zbardhi fytyrën, prandaj 'E pastë Faqen e Bardhë.!' Përveç këtyre ka botuar shkrime në vebfaqen: www.albanur.net -Londër, në www.radioprojekt.dk.- Danimarkë, në www.skenderaj-live Skenderaj - Kosovë, 'www. Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Suedi – www.albanksaförbund.se, studio Radio 'Zëri i Arbërit' – Norvegji, www.shemsi.tk dhe www.shemsirukovci.tk – Norvegji, e shumë vebfaqe faqe tjera.
Përveç kësaj, për një kohë të shkurtër vuri kontakte me shumë intelektualë shqiptarë dhe albanologë nga shtetet skandinave, si me albanologun e njohur suedez Ullmar Qvick etj., me të cilët mban kontakte të përhershme e për të cilët thotë: '… patën urtësi të më ndihmojnë e afrojnë, prej tyre mësova shumë.'
Për jetën thotë: 'Jeta e njeriut i përngjanë anijes kozmike, ku prej pikënisjes çdo gjë shënohet, e në fund ai shënim lexohet!' Mendja e njeriut i përngjanë parashutës, e cila për derisa rri e mbyllur, nuk shërben për asgjë, e kur të hapet ta shpëton jetën!' 'Jeta e njeriut pa shtet është e vetmuar, e mjerë, e ndyrë, brutale dhe e shkurtër!' 'Në jetën e njeriut nuk ekziston as fillimi as fundi, ekziston vetëm qarku i lëvizjes!'
F S H E H T Ë S I A E M E N D I M E V E
Pjesa e parë
"- Jeta e njeriut i përngjanë anijes kozmike, ku prej pikënisjes çdo gjë
shënohet, e më vonë ai shënim lexohet."
"- Mendja e njeriut i përngjanë parashutës, e cila derisa rri
e mbyllur nuk shërben për asgjë, e kur ajo hapet ta shpëton jetën."
H Y R J E
Duke lexuar mendime të shumë shkrimtarëve, poetëve, filozofëve, shkencëtarëve, këngëtarëve, shpikësve të mëdhenj që posedojnë njohuri dhe kuptueshmëri të thellë, i pasurova edhe mendimet e mia, në atë mënyrë që fillova edhe unë të ndërtoj mendime e pastaj edhe pyetje, dhe atë pyetje të mira e më pastaj të kërkoj përgjigjen përmes mendimeve, dhe atë mendimeve të mira.
Para se të japi mendime, i parashtrova disa prej pyetjeve në të cilat duhet dhënë përgjigjen me mendime të mira:
-Pse dikush është i pafat e dikush i lumtur?
-Pse dikush është gazmor e i pasur, ndërkaq dikush i mjerë dhe i varfër?
-Pse dikush është frikacak dhe i pasigurt e dikush përplot besim?
-Pse dikush ka shtëpi të bukur dhe luksoze e dikush, në prag të skamjes, jeton në periferi të mjeruar?
-Pse dikush arrin suksese e dikush vazhdimisht has në mossuksese?
-Pse dikush është orator i shkëlqyer dhe i dëshiruar e dikush tejet mesatarisht pritet nga njerëzit që u drejtohet?
-Pse dikush trajtohet si gjenial në punën që kryen e dikush, ndonëse me përpjekje mbinjerëzore, nuk mund të arrijë kurrfarë rezultatesh?
-Pse dikujt i shkon përdore të shërohet nga e ashtuquajtura sëmundje e pashëruar e dikujt jo?
-Pse gjithaq njerëz të mirë dhe besimtarë i dërmojnë vuajtjet e tmerrshme trupore dhe shpirtërore?
-Pse gjithaq njerëz amoralë, të lëçitur nga Zoti, arrijnë suksese në qëllimet e veta dhe kënaqen me shëndet të përsosur?
-Pse ndonjë grua jeton në bashkëshortësi fatlume, ndërsa motra e saj vuan në pafatësi?
-Pse jeton njeriu dhe përse është krijuar njeriu?
-A përfundon jeta e njeriut me vdekjen e tij?
-Shpirti a ekziston apo nuk ekziston? P s e …P s e… P s e…???
Athua gjenden përgjigjet e këtyre pyetjeve?
A thua gjenden mendime të mira…?
PO! Përgjigjet gjenden diku thellë në vetëdijen dhe ndërdijen e njeriut, pra, të secilit prej nesh!
Dhe mbajeni gjithmonë në mend:
"Asgjë nuk është e pamundur!"
" Pamundësinë absolute e shkakton mosdija jonë relative!" dhe duhet ta dimë se:
" Pasuria më e madhe që e kemi është mendja jonë!"
Pra, duhet të kemi guxim e t’i përdorim ligjshmëritë e mendjes dhe:
Në vend të errësirës, të kemi dritë;
Në vend të skamjes, të kemi pasuri;
Në vend të dhembjes, të kemi qetësi;
Në vend të mërzisë, të kemi gëzim;
Në vend të mospajtimit, të kemi harmoni;
Në vend të frikës, të kemi b e s i m;
Në vend të besimeve të kota dhe mosdijes, të kemi mençuri e urtësi;
Kur t’i kemi këto duhet të mundohemi të kemi në zemër gjithë çka është e vërtetë, gjithë çka është e ndershme, gjithë çka është e drejtë, gjithë çka është e pastër, gjithë çka është e shenjtë, gjithë çka është e denjë për dashuri, për lavd e virtyt.
Ligji i jetës është ligj i besimit. Besimi është mendim i lindur në mendje.
Mos besoni në gjëra që ju shkaktojnë dëm e dhembje; besoni ne ato që ju sjellin të mira e qetësi.
Ndërdija i di përgjigjet e të gjitha pyetjeve; është ndërtues i trupit tuaj dhe është në gjendje të ju shërojë.
Ditë e natë thellohuni në mendime për shëndet të përsosur. Çdo mendim është shkak, ndërsa çdo veti është pasojë e saj.
Secili duhet t’i ngjason kapitenit që drejton anijen. Vetëm urdhrat e kapitenit e çojnë anijen në liman. Prandaj edhe né duhet të japim urdhra ndërdijes tonë, e cila drejton përvojat tona.
Po që se i ndryshoni mendimet e juaja, do të ndryshoni edhe fatin tuaj.
Po menduat mirë, e mira do t’ju pasojë, po menduat keq, e keqja, gjithashtu, do t’ju pasojë. Atëherë, pra, mendoni mirë!
Po menduat mirë, e mira do të ju pasojë!
Po menduat keq, e keqja do t’ju gjejë!
(këtu përfundoi pjesa e parë)
Mr. Ismet M. Hasani
”GJUHËN SHQIPE MOS E HARRONI”
Ju shqiptarë në Diasporë,
rrini me lapsa e libra n’dorë,
shkruani, shkruani e lexoni
gjuhën shqipe mos e harroni!
Ju që jeni pak më të vjetër
Merrni vetë e shkruani në letër:
dhe tregoni brezit tjetër
”gjuhën shqipe ta shprehni n’vepër!”
Mbajuni të rinjve ligjërata
Ta mësojnë shqipen këto gjenerata!
Dhe tregojuni të gjithë shqiptarëve”
Të mos harrojnë gjuhën e t’parëve!”
T’i mbajnë n’mend fjalët e plakut
I tregonte ulur n’ballë t’oxhakut:
” Koha është e brezit të rinj
që i kanë çelë nga dy palë sy!”
”Dy parë sy ua dhuroi shkolla
zemër butë e mendtë e holla!”
Mësoni ju, sa jeni të rinj
Së kur të plakeni s’ju bën dobi!”
Kjo është këshillë për mësim
Sidomos për ata në mërgim:
- këtu shumë shpejt vitet kalojnë
- gjuhën e nënës mos ta harrojnë!”
Prandaj merreni si a m a n e t
Ju shqiptarë që jeni në Kurbet:
” Mos e harroni gjuhën amtare,
se ju namin nënat shqiptare!”
”Mos lakmoni gjuhën huaj
ajo kurrë s’bëhet e juaj
- mësoni shqipen si gjuhë të parë
- mos të harrojmë se jemi shqiptarë!”
Jeta në mërgim shumë imponon,
Nganjëherë për keq na mëson,
- Mos e lakoni rrugën e mësimit,
- Të edukatës edhe arsimimit!”
Mësoheni të flisni ju mirë shqip,
Bukës – bukë e krypës – krypë!
- E mos vraponi shumë pas pasurisë,
- Por pas mësimit dhe diturisë!”
Merruni me të drejtën e të vërtetën
Dhe kurrë mos e mundoni veten,
Sepse koha e bën të veten
Lehtësojani vetes jetën!”
Mos e leni mbrapa mësimin
Mos lakmoni aq shumë fitimin.
Fitimi i tepërt ta shkatërron jetën
Me dije e mësim din me ruajt veten!”
Në dije e arsim bëhuni lakmues
Mos punoni gjithmonë si pastrues,
Arsimoni vetën dhe këtë gjeneratë
Me punua në zyre e n’administratë!”
Mësimi ua pasuron gjendjen psikike,
Dhe ju largon prej punëve t’rënda fizike.
Më mësim i bëni kushtet më të mira
Dhe largoheni prej kushteve të vështira!”
Dhe ju lus more vëllezër shqiptarë!
Mos u bëni ju ziliqarë,
Njërin tjetrin – mos e urreni
Mësohuni që t’mira t’ju bëni!"
Dëgjoni këshillat e prindërve t’uaj,
Mos futni n’jetë adetin e huaj,
Praktikoni adetet atdhetare
Mos u plasni zëmrën nënave shqiptare!"
Nuk është mirë nënat t’ju mallkojnë,
Se ato gjithherë mirë ju mësojnë,
GJUHEN SHQIPE MOS E HARRONI,
KOMBIN E JUAJ E RRESPEKTONI!”
Hässleholm – Suedi, 11 prill 2005
DRENICA KRENARE
Nga lart po ndihet një zë i mirë
"Vëlla me vëlla Besën me e lidhë!"
O na jemi – gjak shqiptari
po i këndoj trimit – Adem Jashari
bashkë me Plakun- babën Shaban
me vëllain Hamzën - si Shqipe n’Mal.
Këta janë trima të mbarë Kosovës
me Tahir Mehën – o Zog’ i Shqiponjës.
Sikur këta trima, ka pasë Drenica
Shaban Polluzha, Mehmet Gradica!
Po e përmendi edhe një tjetër
Ahmet Delinë, at trim të vjetër!
- I lum Prekazi e lumja Drenica
Nuk harrohet jo, Azem Galica…!
- Baca Azem pati shumë shokë
kurr s’ju nda ajo dada Shotë.
Kaloi koha e kaloi moti…
Më vonë si Shota - Xhevë Lladrovci.
Nëper Drenicë pat trima gjithkah
ata luftuan si shqipet me krah
iu ndihmoi Zoti u ndihmoi drejtësia
u zhdukë përgjithmonë e pabesia.
Oj Drenicë! – O Besa e Burrit!
E ke zemren më të fort se t’gurit
Shumë ke dhënë ti për Kosovën
T’Bekoi Zoti – ta shtriu Dorën!
Mos duro më – mos u brengos
E fitove të drejtën me thënë - Mos!
Thuaj Mos atij qyqarit
Se boll ia mbajti anën tradhtarit!
Mbahu Burrëreshë - mbahu Krenare
Mos e humb traditen Kombëtare!
Në Histori e ke t’Parin vend
Në krejt Botën je tuj u përmendë!
Suedi, mars 2008 Ismet M. Hasani
VRUSHKUJ DRITE
/Mësuesit tim, me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit/
O mësuesi im,
Sa shumë të dua,
Ti më jep guxim
Ti më mëson mua.
Kur nisem në shkollë
Nisem me dëshirë,
Kam mësues mendjehollë
Kam mësues të mirë.
Mësuesi im më mëson
Si prind më edukon
Por edhe më qorton,
Sepse shumë më donë.
Mesësi im i vërtetë
E ka Ditën e vet,
Ajo ditë është 7 Marsi
E shënon Historia dhe Atlasi.
Për pe e për fije
Janë vrushkuj lirie!
Suedi, mars 2008
Ismet & Mejreme Hasani - Suedi
P A V A R Ë S I A
"Vetëm liria i jep gjallëri e kuptim jetës. Me të shpërthejnë të gjitha
aftësitë e forcat pozitive dhe e çojnë shoqërinë drejt majave më të
larta të shkencës, artit dhe prodhimit të mendimit njerëzor." (anonimi.)
P Pëllumb, nga vendet e largëta
në sqep Letrën e mbajta,
mbi oqeane fluturova
Kosovës Pavarësinë ia dërgova.
A Arbër e kam emrin
i vjetër në histori,
me mund e ruajtët vendin,
Urime për Pavarësi!
V Valmir më thërrasin,
valët më tundasnin,
më parë ua solla lirinë,
e tash – Pavarësinë!
A Azem më pagëzuan,
kurrë s’më harruan,
më ringjalli Drenica,
unë jam, ai Azem Galica!
R Rilind e kam emrin,
këtu e kam vendin,
ashtu si dikur në Vlorë,
tash erdha në Kosovë!
Ë Ëndërr ju dukkësha,
që plot 95 vjet,
por më 17 shkurt (2008),
u bëra - r e a l i t e t!
S Sokoleshë më quajnë,
më thërrasin edhe Sorkadhe,
- unë jam ajo "Nusja"
- bëni Dasmë të Madhe!
I I l i r – emër me histori
jam shumë i vjetër,
me shkronja të arta,
Pavarësinë ua solla në Letër!
A Arlind! Më thirri nëna,
"- Na erdhi Pavarësia!"
"- URIME! Nënë e dashur!
Na u shndrit ardhmëria!"
Hässleholm – Suedi, mars 2008
Ismet M. Hasani
e-mail: ekspertih@hotmail.com
DHE SHKRIMI I DYTË:
"PSE DYQIND PSE-HE?"
Pse-he shumë parashtron jeta,
Pse mos të gjendet e vërteta,
Pse në përgjigje nuk kemi durim
E pse s’përgjigjemi me logjikim???e?
Pse kaq shumë pse-he, e jo më më pak,
Pse disa i kemi afër e disa shumë larg,
Pse ka lindur kjo far pse-he,
E pse disa janë të rrafshëta e disa me tehe???e?
Pse disa njerëz janë të pasur,
Pse disa tjerë janë të varfër,
Pse disa po arrijnë suksese,
E pse disa po rrinë në vesvese???e?
Pse disa janë me plotë besim,
Pse disa nuk kanë hiç durim,
Pse disa janë oratorë,
E pse disa flasin me dorë???e?
Pse dikush gjithherë lavdërohet,
Pse dikush përherë turpërohet,
Pse dikush s’e respekton mikun,
E pse dikush e respekton armikun???e?
Pse ka njerëz që janë besimtarë,
Pse ka të tillë që janë si tradhtarë,
Pse ka njerëz me shtëpia shumë kate,
E pse ka njerëz pa kurrfarë rezultate???e?
Pse ka shumë shkolla e fakultete,
Pse disa s’mësojnë as për vete,
Pse shumë t’ri pa kurrfarë edukate,
E pse n’Prishtinë 39 Universitete Private???e?
Pse aq shumë njerëz janë cinikë,
Pse mbi dymijë dr. shkence e akademikë,
Pse janë aq shumë ligjërues,
E pse rrogat e vogla sa një pastrues???e?
Pse shumë njerëz jetojnë me vuajtje,
Pse disa i përcjellin me ruajtje,
Pse disa nga dy limuzina,
E pse disave n’verë ju mërdhitët shpina???e?
Pse dikush gjithmonë i krehur,
Pse dikush hyn n’ujë e del i terur,
Pse disa nuk shikohen në pasqyre,
Pse disa janë pa kurrfarë fytyre???e?
Pse disa kanë aq shumë fitim,
pse po kyçen në privatizim,
pse disa si më qëllim,
e pse ikin e s’paguajnë tatim???e?
Pse n’Kosovë ka ende dhunime,
Pse kaq shumë ka abortime,
Pse nuk skuqen, po i lindin serbes,
E pse po ju dalin fëmija "melez"???e?
Pse aq shumë shqiptarë ka diaspora,
Pse po ju duket Kosova e ftoftë, si bora,
Pse ia kthyen Kosovës shpinën,
E pse e "lanë borë e gjeten dimër"??? e?
(… vijon…)
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Akti më i Lartë e më Madhor Legjislativ – Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e nënshkruar nga Komisioni Kushtetues, në Ceremoninë solemne në Prishtinë, më 7 prill të v. 2008, u aprovua në Parlamentin e Kosovës, me aklamacion – njëzëshëm nga 107 deputetët prezent, më 9 prill të v. 2008.
Për të funksionuar Kosova si shtet,
Kushtetutën e aprovoi në Parlament,
Njëzëshëm u deklaruan 107 deputetë,
U nderua, më 9 prill (2008) ky eveniment.
Më këtë datë në Parlamentin e Kosovës,
Ishin të pranishëm shumë përfaqësues të botës
E udhëhoqi me autoritet Kryeparlamentari
Jakup Krasniqi, që foli i pari.
Kryeparlamentari tha në fjalinë e parë:
- Ju përshëndes të gjithëve, që keni ardhë!
- Përshëndetje e respekt përfaqësuesve ndërkombëtarë
- Përshëndetje për të gjithë këtu dhe popullin kosovarë.
Respekt i veçantë për z. Feit dhe Znj. Tina,
Me juve u nderua Kosova e veçmas Prishtina,
Të nderuar prijës fetarë, ju të besimit
Të nderuar juve, përfaqësues të arsimit.
Jemi mbledhur në evenimentin historik,
Me aprovua Aktin më të lartë Juridik,
Që kurorëzon shtetin e Kosovës,
Që e integron në shtete të Evropës.
Ky Akt Juridik i shtetit të Kosovës,
Është përpiluar edhe nga ekspert të botës,
Shembull eklatant për shtete të Evropës
Po ju prezantohet në pesë gjuhë të botës.
Pas këtyre fjalëve të Kryeparlamentarit,
I erdhi radha Presidentit – Kryetarit,
I përshëndeti të pranishmit në mënyrën diplomatike
”- Për popujt e Kosovës, ditë më rëndësi historike.”
Vazhdoi me fjalimin Presidenti i Kosovës,
foli si kryeplak, që i takon Balli i Odës:
”- Duhet të kemi qasje fundamentale,
- Harmonia shumë etnike ka vlera kolosale!”
Kryeministri Thaçi, foli me plot urtinë:
”- Më 17 shkurt (2008) e shpallem Pavarësinë,
- Na njohën shtetet me demokratike të botës,
- Tash Kosova po i bashkohet Evropës!”
Sot po aprovojmë Kushtetutën historike,
Kosova u formua Shoqëri Shumë Etnike,
Jemi tash shtet demokratik i botës,
Kjo Kushtetutë është Vula e Kosovës.
Hajredin Kuqi, si Kryetar i Komisionit
Foli në stilin që i përket profesionit:
”- Kushtetutën që ua prezantuam,
rrugëtimin tonë të gjatë, shihet se e çmuam.”
Për Kosovën shtet parlamentar e demokratik,
Ua sollëm Kushtetutën – Aktin më të Lartë Juridik
Që garanton liritë, të drejtat e qytetarëve
Është Ligji më i Lartë i të gjithë ”KOSOVARËVE”
Pas këtyre fjalimeve në këtë eveniment,
Me aklamacion votuan 107 deputetë,
Njëzëshëm aprovuan këtë Dokument
E kurorëzuan me Kushtetutë – Kosovën Shtet.
Ne si komb e popull shqiptarë,
Tash zyrtarisht shtetas ”Kosovarë”
Duke ruajtur kulturën e traditën kombëtare
Po u bashkohemi shteteve të Evropës përparimtare.
Suedi, 10 prill 2008















