E merkure, 12.11.2025, 02:57 PM (GMT)

Albert Vataj: Dita kur qëlluam Zotin me gurë

Mund të ishim të parët në çdo qasje progresi, por zgjodhëm të ishim të parët në mohimin e Zotit. 6 shkurti i vitit 1967, Enver Hoxha mbajti fjalimin ”Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”, me të cilin filloi lufta kundër ”ideologjisë fetare” e ”zakoneve prapanike”. Nisi kështu një nga etapat më të errëta të diktaturës komuniste...

Enver Bytyçi: Garda e autokratit Edi Rama si Garda e Khomeinit!

Khomeini në Iran ka një gardë, e cila arreston dhe ekzekuton njerëz të pafajshëm, ose edhe fajtorë, po të doni, por me urdhër nga lart, nga udhëheqësi shpirtëror, Ajetollah Khomeini. Eshtë e vetmja gardë kombëtare në botë që njihet për shërbimin që ajo i bën diktatorit autokrat islamik të Iranit. Edhe në Iran kjo gardë konsiderohet si...

Bujar Salihu: Metafizika e flatrave dhe rrëfimi si drejtpeshim sublim

Brahim Avdyli që në paraqitjen e tij të parë, në fundvitet shtatëdhjeta ka zgjuar kërshërinë e lexuesit, por edhe të kritikës letrare posaqërisht për frymën e re poetike që solli në poezinë shqipe. I ardhur nga një provincë e thellë rurale me meritë arriti të futet tek shkrimtarët më të rëndësishëm të viteve ’80, për t’u ngjitur bindshëm në horizontin e madh...

Albert Habazaj: Elegji për Nënën

Dy vjet pa ty, NënëLotin derdh në këngë.Qaj pa lot përbrendaSa më dridhet zemra... Unë në Tërbaç përsëri do të shkojPo kush do të më presë me krahë hapur,“Erdhe, a të keqen!”, kush do të më thotë,Iku trimëresha me stuhi brengash matur …

Kastriot Dervishi: Gomerët revizionistë

Më 18.1.1964 tre gomerë revizionistë kaluan kufirin jugosllavo-shqiptar me synime spiunazhi. Sapo hynë në Shqipëri, ato u likuiduan nga ujqërit e Republikës Popullore të Shqipërisë, uria e të cilëve ishte tipike komuniste...

Visar Zhiti: Meshtar nga Dardania në SHBA

Më parë se ta njihja Don Ndue Gjergjin, i njoha vendlindjen në Kosovën tonë, tej në Stubllën e Epërme të Vitisë, një vend i blertë, me kisha dhe peizazhe plot diell, vërtet si të krishterta, kështu m’u duk, një qetësi peshpëritëse…

Albert Vataj: Vaçe Zela, kumbimi i zërit që vazhdon të na magjeps

Të gjithë ikin një ditë, ashtu siç zgjolli dhjetë vite më parë, e magjishmja e traditës sonë të këngës, Vaçe Zela. Ajo që mbetet pas është çfarë do të skaliste me shkronja përjetësie shkëlqimimin prej ylli të veprës, atë sublimitet të shpirtshëm që ju mëkua gjeneratës si një ambroz perëndish...

Suadela Balliu: Lufta e Pengjeve dhe Ballkani si peng i luftërave

Që ta njohësh luftën, në të vërtetë, duhet ta kërkosh nën lëkurën e viktimave dhe në sytë e ushtarëve.Ushtarët e penës letrare të Gani Mehmetaj, janë edhe viktima. Viktima të një kauze artificiale. Therorë të një shteti artificial në gremisje...

Florim Zeqa: Nuk digjet jorgani për një plesht!

Në situatën e ndërlikuar ndërkombëtare kërkohet pjekuri politike dhe maturi në marrjen e vendimeve politike në ruajtjen e miqësisë me aleatët strategjik dhe të zgjerimit të aleancave edhe me shtetet e tjera anë e kënd botës. Assesi nuk guxojmë t’i humbim miqtë e e fituar me pjekuri politike dhe mirëbesim reciprok...

Kalosh Çeliku: Pjellat e djeshme nuk kanë ditë të nesërme

Seç e ndrydhën – seç e shtrydhënSeç e hipën – seç e zbritën:Gazdallarët – baballarët,Zagarët, dhe trumbetarët. Seç e ndërsynë – seç e pështynëSeç e frynë – seç e shqynë:Fajdexhinjtë – derraxhinjtë,Bythaxhinjtë e jabaxhinjtë...

Meti Rexhepi: Realiteti artistik i vorbullive

Hyrja në një qytet ose në një qytetërim, të shumtën e herëve nis nga periferia. Brendinë e çdo bërthame Enigma e Madhërishme e Natyrës gjithnjë e ka mbështjell me cipën e saj, jo të njëtrajtshme, ku më të hollë e ku më të trashë. Ndodhitë e shkruara dhe të imagjinuara njerëzore janë brenda realitetit, por gjithnjë...

Edison Ypi: Kolonjari

Nëse po flet për një shkodran, pejan, gjakovar, tetovar, korçar, lab, dibran, matjan, tropojan, kuptohesh menjëherë, nuk e ke të vështirë të bësh të qartë për çfarë lloj njeriu e ke fjalën. Të mësipërmit, si dhe ca të tjerë, por jo të gjithë, janë me tipare psiko-fizike të gjalla, të theksuara, janë pra me...

Sabile Basha: Haki Taha – Vdekje për tradhtarë, Liri për Shqiptarë

Patrioti i madh Haki Taha, u lind në një familje atdhetare e arsimdashëse të Gjakovës, më 1914. Shkollën fillore e nisi në Gjakovë, për ta vazhduar në shkollën “Kosova” në Krumë të Hasit në Shqipëri. Derisa ishte në vendlindje dhe në këtë qytet për çdo ditë si fëmijë e përjetoi robërinë dhe e kuptoi se çfarë do të thotë të jesh nën okupim...

Edison Ypi: Ara e Vdekur

Po shetisja në perferi të Tiranës. Fllad. Ngjyra. Tinguj. Aroma. Kur befas më del para një kodër e butë, e bukur. Mbi kodër, ara të mbjella me ngjyra të zjarrta si të Kubit të Rubikut.Njëra nga arat ishte arë djerrë, arë e shkretë, arë e vdekur...

Ndue Dedaj: Një kujtim i vitit 1982 me Profesor Safet Hoxhën

Në jetën e njeriut lënë gjurmë shumë njerëz, edhe pse kujtesa nis e zbehet me kohën, pasi të tjerë trokasin aty. Mirëpo mjafton një “shkëndijë” që ata të rivijnë tek ti, edhe pse qëllon që të gjejnë të papërgatitur për ritakimin, në kuptimin që ti nuk je i informuar mjaftueshëm se çfarë ka ndodhur me ta më pas...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx