Nijazi Ramadani: Vepër e dijes dhe e vlerësimit kritik
Studiuesi Nuhi Ismajli, pas veprave: “Nga vlerat e traditës” (2000), “Kureshtje letrare” (2001),“Aktualizime letrare” (2009) e “Vepra e Gjon Buzukut” (2010), këto ditë nxori edhe veprën “Përsiatje letrare”.Vepra “Përsiatje letrare” shquhet për larminë dhe gjerësinë e interesimeve letrare të autorit. Në të trajtohen e vlerësohen dukuri, autorë e vepra të periudhave e formacioneve të ndryshme letrare të letërsisë shqipe, duke filluar nga fillimet e njohura të letërsisë shqipe e deri në letërsinë e sotme...























