Frank Shkreli: Përurohen punimet në kishën e Kuvendit të Arbërit
Sipas nismëtarit të këtij projekti të madh por edhe shumë të tjerave në ato anë, Dom Nikë Ukgjinit dhe bazuar në informacion nga rrjetët sociale, të shtunën me 18 Nëntor, 2023 në Mërci të Lezhës u zhvillua ceremonia e përurimit të punimeve në Kishën e Kuvendit të Arbërit. Ky Kuvend Kishtar Arbëror është mbajtur aty me 14 e 15 Janar, 1703...


























