Ziko Ll. Kapurani: Mbeta pinjoll i fëshfërimës së blertë (Cikël poetik)
| E diele, 23.08.2009, 01:15 PM |
Ziko Ll. Kapurani u lind nga prindër vllehë në zonën e Sarandës në Janar të vitit 1951. Pas dy klasave të para në shkollat fillore të minoritetit grek, vazhdoi mësimet në shqip. Mbaroi shkollën e mesme të përgjithëshme në qytetin e Korçës. Shëmbëlloret e tij nuk e ndihmuan dot të ngjitë shkallët e universitetit për arsye se rrethi i tij familjar ishte kundërshtar i vendosur politik i diktaturës së kuqe në Shqipëri me të burgosur, të arratisur, të dëbuar politikë. Përpjekjet për të botuar në vitet ’70 librin “Poezi të blerta,” u kthyen në ëndra, të cilat u realizuan mbasi theu qafën diktatura e vdekjes. Mbas viteve ’90 ka botuar përmbledhjet poetike: “Një degëzë ahishte,” “Dashuritë e mia,” “Një tango e vjetër,” “I kthyer në re.” Në prozë ka botuar përmbledhjen me tregime “Të ndaluarit” dhe romanin “Të gdhirë në bunker.” Ka kontribuar në shkronjat greke me vëllimin poetik “Pemë në dëborë,” (“?????? ??? ??????”) dhe me përmbledhjen me tregime “Valixhia e rëndë” (“? ????? ???????.”) Aktualisht është sekretar i Lidhjes së Krijuesve të Emigrantëve Shqiptarë të Greqisë veriore e më gjërë me qëndër në Selanik “Dega e Blertë.” Krijimet e tij i boton në tre gazetat prestigjioze në shqip, që botohen në Greqi: “Gazeta e Athinës,” “Albania press” dhe “Tribuna.” Prej vitit 1991 jeton familisht në Selanik.Ziko Ll. KapuraniMBETA PINJOLL I FESHFERIMES SE BLERTECikël poetikNjë degëzë ahishteI merrni qytetet me reklama,Me tym, kurvicka, kthim shpine,I merrni plastiket nëpër kangjella,Veç më lini një degëzë ahishte.Një degë ahishte nga pylli thellë,Ku dua të ulem dhe nurin t’i pi,T’i vjedh erën, puthjen e blertë,Me fëshfërimën e gjethes të rri.Pak e nga pak, kështu pa u ndjerë,Të kthehem në një tundje ahishte.Një thëllëzë gjumi s’do ta zerë,Po s’erdhi nën mua të mblidhet.Ballkonet selanikaseCa nënoke atje ndehin rudhat e mundinMe tesha erë sapuni që presin pakëz diell,Nëpër filxhanë kafesh rrezet t’ia rrufin,Ta nisin pastaj më të bardhë nëpër qiell.Si gjokse grash ballkonet këndshëm dalinKu shkojnë etshëm e mbushen sytë tanë,Herë me copra qielli, që në qiell të marrin,Herë me magji, që zbardhin nën fustanë...Brazda fusheJetën time le pas një brazdë në fushë,Nga djersa, nga lodhja lyer, stolisur.Atje si laraskë, që sqepin të mbushë,Hidhet plis më plis shpirti im i uritur.Një brazdë të hapur le pas këtë jetëLidhur trup e endra nëpër grimcaShkrirë nën pika shiu nga retë,Ngrohur nën një diell me dy cica.SelanikutNën hije ullinjsh çlodh ti të dielën,Mbi divanë dallgësh ulesh fshaçe...E kam dhe unë një degë të blertë,Një fshat me diellin zog në bahçe.Mos më shih ka të lidhur në hu,Të mbllaçit ciklën e vapës tënde!Streha ime nën qerpik ka qiell blu,Mbi gjoks, të çkopsitur iso kënge.E kam një odë nën dy dega bredhi,Mbi dy tufa çaji mbirë majë gurit,Që mallin fsheh me thëllëza ledhi,Pa çka se e ka tej dritës së syrit..Nuk di ajo lajka që botën të grishë,Dhe vonë e ndrojtjur më merr këngë.Selaniku im, ti nuk je sa një pishëQë veri për mua fsheh nën mëngë!Borigës simeTë mbuluan beftë cullufet e borës,Çfryrjet e jugut u ronitën ballit tënd,U rreshke, moj boriga ime e kodrës,T’u zbraz gjoksi, s’të rrjedh më lëng.Të ra pakëz nuri, s’ke më fëshfërimë,Thinjët era t’i shpalos nën trishtim.Veç unë ndajnatë të vij një cicërimë,Të të thërmohem si misër mbi gjinj.Shi dhe diellShi me diell anës lumit bie sot,“Martohen jevgat” thotë fshati.Sa shumë dashkan qiellin, o zot!Sa shumë i dashka qielli e fati! Ziliqar diellit i ze syrin një re,Për jevgën me muzgje në naze,Përdridhjet fine për llëre ia zeDallgët e hopa-ve në një valle.Por mbetet veç pika mbi tundjeMbi gërsheta pika e mbi gjinjtë.Dhe dielli hap rrugën me bryle,Shaminë t’i rrëmbejë e të ikë.DashuriNga hapja e çajit më dole aromë,Dhe mbi tufa hyra thumb i bletës.Çele në degët e ahishtes së njomëTë mbetem pinjoll i së blertës.Me shiun e imtë u vare mbi gjethe,Mbi barin e zemrës më vesove maj,Në buzë m’u ngjite kur kisha etjeDhe me ujin që pi në gotë të mbaj.Asaj që duaDuaje, të lutem, hënën që na rriti,Mos ma quaj shterpë për thertoreSe ç’vodhi përmbi ne e spërnditiDhe mbeti blegërimë mbi bregore.Duaje grindjen e erës nëpër gjethe,Fijet e barit mbetur thonjëve të miSe dhe gurët me të cilët më theve,Janë prej hënës së kodrës përbri.Një bukurosheje në rrugëNjë natë të vetme e desha me ty,Të humbas mes cicave kryeneçe,Të lag grykën me syrin tënd blu,Dhe buzët të të cimbis për meze.Dredhitë ndër gishta të t’i marr,Të më shkasin e prapë t’i ndjek, T’i ze për cepi, t’i hedh në zjarr,E zjarrin, po t’i preku, ta djeg.Do të të rrëmbej kështu, harbuçe,Do të të hedh i dehur në një cep,Do të të nxjerr lakuriq ballë syve,Di unë pastaj ç’kostum të të qep.Aty ndaj të gdhirë, në një mëngëPupël në të marrin një tufë resh,Ti do çfaqesh, do humbësh si Hënë,Do rendësh nëpër qiell të më gjesh. Do më gjeniNë doni të dini për poetin,Që grazhdin e lopës bën lirikë,Ca lajthishte ma dinë sekretinDhe keckat që më lëpijnë për kripë.Pyesni ca dëllinja, një plep,Zogjtë e fshehur nën shkurre.Ata zemrën më mbajnë në sqepFije bari për foletë e tyre.Do më gjeni çezmë në një lug,Të rrjedh në një govatë të drunjtë,T’ju kthej nga rruga e t’ju puth,T’ju lag me pak vesë nga sytë.Në doni të dini më shumë,Pyesni një kalivë nën bregore,Atje krahët do m’i gjeni shtrungëDhe shpirtin gjuhëzë këmbore.
Për ZSH: Edmond Shallvari
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.