| E diele, 23.08.2009, 12:21 PM |
Alain
Vidon paraqitet para lexuesve të « Zemra Shqiptare » me poezinë e
pestë të titulluar « Hapet vellua ». Alain ka 47 vjeç. Ka punuar
gjatë 10 viteve si animator Radioje. I pëlqen poezia, biodanza (lloj vallzimi),
këndon muzikë xhazi dhe rokenrolli. Alain e pëlqen jetën dhe bukurinë e
shpirtit njerëzor, besnikërinë he dashurinë. Kur ka punuar në Radio
« Zones » 93.9 FM, kishte çdo javë një emision të titulluar „Zëri i
Kosovës ». Poezia e mëposhtme është « shartuar » nga poeti Përparim Hysi (respektoj dëshirën e
Përparimit për ta cilësuar në këtë mënyrë). Ndërsa për mua, është shqipëruar në
mënyrë të përkryer, nga poeti dhe bashkëkombasi ynë në St Petersburg të
Floridës, Përparimi. Ai ka botuar katër libra me poezi. Tematika e tyre është
e larmishme, por në to mbizotëron tema e dashurisë. Prandaj edhe vendosëm që
poezitë e mikut tonë zviceran, „të shartohen“ në shqip nga anëtari i Lidhjes së
Shkrimtarëve Shqiptaro-amerikanë dhe fitues i disa çmimeve për poezitë e tij,
fieraku, Përparim Hysi.
Theksoj se dhe në
një"garë" me anglishtfolës (shqiptarë, doemos), Përparimi ka mundur
që t'ia dalë mbanë. Gjithmonë duke u bazuar në një përkthim origjinal, siç vepron
edhe në dy rastet tona të fundit, të poezive të Alain Vidonit. E falenderojmë në emër të « Zemrës
shqiptare », për përkthimin e arrirë.
Alfred
Papuçiu, Crans-Montana, Zvicër, 22 gusht 2009
Hapet vellua
Me që duhej
zbuluar,
Një ditë,
patjetër, emri i saj,
Leila e kanë
pagëzuar,
Se kjo shqiptohej
dhe kollaj.
Gregori dhe Leila
i hipën teleferikut,
Dhe do të zbrisnin
në Tiranë,
Duart lidhur me
njëri-tjetrit pisk,
Se duheshin ata
veçan.
Në Tiranë një kadillak i mrekullueshëm i priste,
Për t'i çuar ata deri në Durrës,
Tek hoteli "Adriatik", i famshsëm për pritje,
Ku deti dallgëzon, në forma"S", si rebus.
Leila e puthi në buzë për të pestën here,
Dhe Gregorit i fërgëlloi zëmra,
E ndjeu veten të lirë, si lepuri që bëhet erë
Dhe kryengjejt e mëdhenj e morën tek "tënda".
____________
Alain
Vidon se présente pour la cinquième fois dans notre site web « Zemra
Shqiptare » (Le Cœur Albanais) avec une poésie inspirée qui porte le titre
« Le voile se lève ». Il a 47 ans. Il a travaillé pendant 10 ans
comme animateur Radio. Alain aime la poésie, la biodanza, il chante du jazz et
du rock’n roll. Il aime la vie et la beauté de l’âme humaine, le partage et
l’amour. Quand il a travaillé à Radio « Zones » 93.8 FM, il y avait
chaque semaine une émission appelée « La Voix du Kosovo » .
Alfred Papuçiu,
Crans-Montana, Suisse, 22 août 2009
Le voile se lève
Comme il faut dévoiler,
Un jour son nom,
C’est Leila qu’on l’a appelée,
Cela produisait un charmant son.
Grégor et Leila prirent le téléphérique,
Jusqu’à Tirana bras-dessus, bras-dessous,
Ils s’aimaient d’un amour unique,
C’est à Tirana qu’ils mirent les bouts.
Une magnifique Cadillac les attendait là,
Pour les emmener jusqu’à Durrës,
A l’hôtel réputé Adriatique en deçà,
De la mer qui roulait ses vagues en S.
Leila déposa un cinquième baiser sur ses lèvres,
Et Grégor avait le cœur aux anges,
Il se sentait libre comme le lièvre,
Protégé par les grands archanges.