Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mexhid Yvejsi: Ç'është ky muaj - Ramazani?

| E diele, 23.08.2009, 02:54 PM |



Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Ç’ËSHTË KY MUAJ - RAMAZANI?     
 
             Është muaji më i bekuar, më i shenjtëruar  - Ramazani,
             Është muaji në të cilin filloi Shpallja Hyjnore - Kur’ani.
             Është muaji ku çdo frymarrje e agjëruesit është madhërim,
             Është muaji ku edhe gjumi i besimtarëve është adhurim.
             Është muaji kur dyert e xhehenemit me dry mbyllen,
             Është muaji kur dyert e xhennetit për sytë e zemrës çilen.
             Është muaji që fillon me mëshirë, Krijuesi e dëshmojë,
             Është muaji në të cilin mesi është falje, fundi mburojë.
             Është muaji në të cilin ditët e tij  janë më të mira ditë,
            Është muaji në të cilin netët e tij janë netë plotë dritë.
            Është muaji i vetëm i vitit i cili e ka një zemër të qetë,
            Kjo është Nata e Madhe e Kadrit, me më vlerë se një jetë.
            Është muaji i durimit, i qëndrimit, i nënshtrimit trupor.
            Është muaji i besës, i shpresës, i lartësimit shpirtëror.
            Është muaji i mirësive - mirësi  të cilat shumëfishohen,
            Është muaji i fshehtësive –fshehtësi të cilat na zbulohen.
            Lavdia, falënderimi, për Ty, o All-llah i Madhëruar,
           Për muajin Ramazan – këtë dhuratë kaq të çmuar.
           Përshëndetje, selame, salavate i dërgojmë pa kufi,
           Muhammedit (a.s.), Familjes dhe besnikëve të tij…