Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (VIII)
| E diele, 23.08.2009, 05:22 PM |
Poezi për dëshmorët e kombit (VIII)
Milazim F. KADRIU
TRI HERË RADHAZI U DËNUA
(Isa Kastratit)
Kishte orientime patriotike
Rreze drite hapi në çdo anë
Edhe pse pati shumë pengesa
Asnjëherë s’u ndal.
Organizator i demonstratave
Në të gjitha me radhë
Dhe për këtë tri herë u burgos
Së bashku me shumë shokë.
Tri herë radhazi u dënua
Derisa vuante dënimin
Ky ishte rast i rrallë
Por si thyen qëndrimin.
Kaloi nëpër shumë burgje
Në të gjitha me radhë
Por asnjëherë s’u thye
Adem Demaçin e pati idol.
Humanitetin e kishte në gjak
Çdo herë me gatishmëri
Për çështje kombëtare
Punonte me guxim e trimëri.
Isa me dy shokët e plagosur
Për asnjë çast s’u dorëzua
Luftuan me çetnikët
Derisa në pavdekësi shkuan.
ËNDËRROI BASHKIMIN KOMBËTAR
(Ismet Asllanit)
Në zemër e pati
Bashkimin kombëtar
Andaj që herët zuri vend
Në sofrën e timave tanë.
Nga Prapashtica legjendare
U vendos në Rufcin e Ri
Punoi kurrë pa ndal
Për të shtrenjtën liri.
Gjakpirësit shumë herë
I kishin dal në pritë
Dhe e vranë deri sa kthehej
Me rrezet e lirisë.
BREZ PAS BREZI KANË LUFTUE
(Familjes Rama)
Luftë të rreptë
Në Shkaba është zhvillu
Në oborrin e shtëpisë
Shkau për të mos depërtuar.
Tre dëshmor në këtë luftë
Heroikisht kanë ra
Agroni, Faruku, Alberti
Nëntë kriminel shkie i kanë vra.
Ramajt brez pas brezi kanë luftua
Edhe në luftën e Shkodrës
Kundër serbo – malazezve
Stërgjyshi Rama trimëri ka tregua.
NË DABISHEC FORMOI NJËSITN E UÇK-së
(Azem Babiqit)
Komandant Azemi
Absolvent i mjekësisë
Rroku armët e u nis
Në rrugën e lirisë.
Formoi njësitin e UÇK – së
Në fshatin Dabishec
Mori shumë sulme kundër shkaut
Në Dabishec, Prapashticë e Marec.
Pas vetes Azemi la
Heroizmin dhe trimërinë
Dhe vajzën Arbenitën
Që ia solli lirinë.
NË BETEJËNE DHJETORIT TREGOI SHUMË TRIMËRI
(Murat Muratit)
Shumë herë u arrestua
Policia serbe e malltretoi
Por qëndrimin atdhetar
Nuk mundi t’ia largoi.
Në mbrojtje civile
Në fillim u angazhua
Pastaj në “Ulpiana – 42”
Me ushtarët tjerë u rreshtua.
Në betejën e Dhjetorit
Tregoi shumë trimëri
Në prill në Konushefc
Bie Murati për liri.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.