Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Zholi: Fëmija, shkolla, mësuesi, prindi dhe mjeku

| E shtune, 22.08.2009, 02:31 PM |


Fëmija, shkolla, mësuesi, prindi dhe mjeku

Copëza bisedash me specialistë

Përgatiti Albert Zholi

Problemi i mësimit të fëmijëve, i përqëndrimit, i dashurisë për shkollën po kthehet në një shqetësim jo vetëm për mësuesit por edhe për prindërit, mjekët dhe psikologët. Shkas për këtë shkrim është bërë një emision në një prej stacioneve televizive greke, “Antena 1”. Është një problem tepër shqetësues (sidomos për fëmijët e emigrantëve) që po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha bile ngelet në një problem familjar të ankthshëm.

Sipas mjekëve ka shumë fëmijë që vuajnë nga disleksia shpesh i ngatërrojnë shkronjat që ngjajnë.  Çrregullime të tjera në të mësuar janë disgrafia( çrregullime që ndikon tek shkrimi),  dhe diskalkulia (vështirësi me matematikën), Megjitahtë shumica e atyre  që kanë këto probleme kanë një inteligjencë mesatare ose mbi mesataren. Ndër simptomat e çrregullimeve në të mësuar janë: I foluri i vonuar, vështirësi për të bërë rrimë,  shqiptimi i gabuar, i foluri fëminor,  vështirësi për të mnësuar shkrinjat, ngatërrimi  ne fjalët që tingëllojnë njëlloj dhe vështirësi për të ndjekur udhëzimet.

Si ta ndihmosh fëmijën

Çrregullimet në të mësuar shpesh shoqërohen  ne një çrregullim që karakterizohet nga hiperaktiviteti,  sjellja impulsive dhe paaftësia për tu përqëndruar. Pra lind pyetja kur fëmija ka problemet e mësipërme çfarë duhet të bësh që të përmirësohet çregullimi në mësim? Sipas mjekut E.N, së pari bëj një vizitë për veshët dhe sytë që të përjashtohen këto shkaqe (thotë mjeku). Pastaj merr mendimin e mjekut.  Po qe se fëmija ka çrregullime në të mësuar, ka nevojë për mbështetjen tënde emocionale. Mos harro se çrregullimi në të mësuar nuk e prek inteligjencën e fëmijës. Shfrytëzo çdo aktivitet të veçantë që mund të ketë shkolla siç është puna individuale me nxënësin jashtë mësimit. Kërko dhe bashkpunimin me mësuesin.  Fëmijën mund ta ulin në bankat e para dhe mund ti lënë më shumë kohë  për të bërë detyrat. Mësuesja mund ti japë udhëzime me shkrim ose me gojë dhe ta lërë ti japë provimet me gojë. Meqë fëmija me vështirësi në të mësuar  shpesh harron dhe është i paorganizuar, mund të mbajë edhe një palë libra shtesë në shtëpi. Ai mund të përdorë në klasë ose në shtëpi një kompjuter me program për të kontrolluar drejtshkrimin. Lexoni pak nga pak bashkë çdo ditë.  Është mirë që fëmija dileksik  të lexojë me zë, kështu qëë ti si prind mund ta këshillosh dhe korigjosh.  Në fillim fillo ti me zë dhe pastaj fëmija. Të të ndjekë. Pastaj lexojeni me zë atë pjesë së bashku. Më tej lejeni ta lexojë vetë. Jepi një vizore që ta vejë në çdo rresht kur lexon dhe ta shënojë  me evidentues çdo fjalë të vështirë. Ky ushtrim mund të zgjasë 15 minuta çdo ditë. Aftësitë në matematikë mund ti mësohen në praktikë si psh kur maten masat e recetave të gatimit, kur përdoret një vizore në zdruktari ose kur bëhet Pazar.  Fletat me kutia  dhe skicat mund të mdihmojnë në problemet matematikore.  Për vështirësitë në të shkruar përdorni fleta me viza të gjera dhe lapsa të trashë. Gërmat magnetikë që ngjiten në sipërfaqe metalike mund ta ndihmojnë fëmijën  të bëjë gërmëzimin e fjalëve. Ka metoda të efektshme eshe për çrregullimin e përqëndrimit dhe të hiperaktivitetit. . Para se të flasësh me fëmijën  që ka probleme me përqëndrimin shihe në sy. Siguroji një vend të qetë për të bërë detyrat dhe lëre të bëjë shpesh pushime të shkurtra. Shfrytëzoje hiperaktivitetin e tij  duke i dhënë punë shtëpie që kërkojnë lëvizje apo të luajë me biçikletë.

Mund t’ia dalë mbanë

Puno me pikat e forta të fëmijës duke e nxitur të  zhvillojë çdo aftësi apo dhunti  që mund të ketë. Lavdëroje dhe shpërbleje për çdo lloj suksesi sado i vogël qoftë. Punët e mëdha ndaji në më të vogla dhe në më të lehta, kështu do të provojë çkënaqësi është kur ia del mbanë. Tregoji dhe vizatime ose me skicë hapat që duhet të bëjë për të kryer një punë. Në fund të fundit për fëmijën është e rëndësishme  të arrijë të lexojë të shruajë dhe të ketë  aftësitë bazë në matematikë. Ji i sigurt se me motivimin dhe ndihmën e duhur është e mundur që fëmija  të mësojë thjesht mund të mësojë ndryshe nga të tjerrët dhe ti duhet më shumë kohë.

Shpeshherë

Ndodh që shumë fëmijëve sipas specialistit A. K fjalët e shkruara u duken  si një lëmsh  rreshatsh të shtrembër, apo më mirë të themi si një gjuhë e huaj. Fjalët u duken pakuptim nqs nuk do t’ua lexojë dikush. Kështu që, tek mësuesit, për këtë kategori nxënësish mendohet se janë dembela dhe të pa vullnetshëm.  Kjo nuk është e vërtetë, pasi këta nxënës dhe pse bëjnë të pamundurën, nuk e kanë të konsoliduar konceptin e të lexuarit dhe të mësuarit, shkruarit. Kjo kategori fëmjësh ka më shumë dëshirë të mirret me sport, punë artizane, art, pra me çdo gjë që ka nevojë për lëvizjen e duarve,  mjafton që të mos ketë lidhje me leximin apo shkrimin. Pra ky fëmijë jo se nuk është i zgjuar, por ka një pririje tjetër që mund ti japë më shumë rezultat në jetë.