Halit Bogaj: Poemë për Skënderbeun
| E shtune, 16.01.2010, 08:22 PM |
Halit Bogaj
Poemë për Skënderbeun
Është ky emër kuptimplotë
Skënderbe Gjergj Kastriot
Ka jetuar nëpër kohra
Nga mesjeta deri sot
2
Trimi i madh Skënderbe
Luftë ka bërë për atdhe
Me armikun ballëpërballë
Ndeshej shpesh heroi i rrallë
3
Shpata e tij në Belvederë
Është krenare si çdo herë
N’ Austri ajo pushon
Trimërinë na e dëshmon
4
Emri i tij me nder- lavdi
S’ do t’ harrohet n’ histori
Kur armikun e sulmonte
Mbarë natyra gjamë lëshonte
5
Në fitore ai na çonte
Ardhacakët i shkatërronte
Mposhti shumë ekspedita
Që u dilte nëpër prita
6
Luftat ishin strategjike
Në beteja heroike
Shumë bejlerë e pashallarë
Arratinë e kishin marrë
7
Por kur vdiq Gjergj Kastrioti
Ndër luftarët më i zoti
Turqit morën hajmali
I shpërndanë eshtrat e tij
8
Dhe kudo gjamët ushtonin
Skënderbeun kur e kujtonin
Edhe Leka flokët nxirrte
Kryetrimin kur e thirrte
9
Çka të bëjmë thoshte pa Ty
Që të kishim dritë e sy
Që na solle ti lavdinë
Bashkë me të edhe lirinë
10
Lufta jote ishte nder
Për shqiptarin tash të mjerë
Kemi mbetur ne jetimë
Pa Skënderin zemërtrim
11
Që na bëri aq krenarë
Në tërë botën si shqiptarë
Dhe kështu gjamët lëshonte
Leka i ashpër tek vajtonte
P.S. Kjo poezi u shkrua në shenjë proteste ndaj disave që përpiqen ta minimizojnë figurën legjendare të kryetrimit tonë.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.