| E enjte, 20.08.2009, 07:34 PM |
AREAGIM NDAJ VIZITËS SË GJENERALIT PASKASH NË KOSOVË
KËRMABO NUK BËRI MIRË QË E
FTOI PASKASHIN NË KOSOVË
/”Bota sot”
7.9.2005, f. 22/
Nga Hajriz Demaku*
Pjesëmarrëja e
gjeneralit të SMZ-së në solemnitetin e ndërtimit të komandove të KFOR-it në
Kosovë na bëri të kuptojmë se jo të gjithë paqeruajtësit që janë në Kosovës
janë miq të shqiptarëve, aq më pak kur populli shqiptar asnjëherë nuk ka
dyshuar se Franca ka qenë mike e Serbisë tradicionalisht, bile shpeshherë edhe
më besnike se vetë Rusia.
Historia na mëson se në shekullin e kaluar Rusia
dy herë e ka tradhtuar Serbinë: më 1914 kur Gavrillo Principi bëri atentat në
Sarajevë ndaj mbretit austrohungarez,
Ferdinandit. Atentatori iku në Serbi, kurse Austro-Hungaria i dha Serbisë
ultimatum që organizatën e tij dhe atentatorin t’ia dorëzojë Austrisë. Serbia
kërkoi mbështetje nga Rusia, por kjo Serbinë e la në baltë. Mbas skadimit të
afatit me ultimatum, Austria iu vërsul Serbisë dhe deri në portin e Durrësit ia
la jo më pak se 150.000 ushtarë të vdekur e të vrarë. Këtu u formua ajo thirrja
historike serbe:”Askush nuk e di se ç’është vujatja e rëndë, pa e kaluar
Shqipërinë këmbë”, por dy miqtë e Serbisë, Franca e Greqia iu gjenden mikut,
njëri me strehë, tjetri me ushqim dhe ia mbajtën 207.000 ushtarë, 4 vjet në
Korfuz. Miku i armikut tonë me ndihmën e shumë shteteve Ballkani dhe Evropiane,
më 1919 në Konferencën e Versajës e ktheu Serbinë tash is mbretëri
serbe-kroate.sllovene.
Ndërhyrjet
e Francës gjatë luftë së Parë botrërore botërore në dobi të Serbisë
Azem Bejta pati bërë një lloj aleance me vojvodën-Kostë Peçanci për ta
luftuar Austrinë më 1917 në Drenicë e Dukagjin. Mirëpo i bashkuan forcat, e
dëbuan austrinë nga Skënderaj, Runiku, Rakishi, Istogu e Pejës, kur në pejë
manifestonin fitoren Azemi me ushtarët e vet në këtë anë të Bistricës e Kosta
me të vetët në anën tjetër, Kosta ia çon Azemit një zotëri të vetin dhe i thotë
Azemit:” Duhet t’i dorëzosh armët se unë
e çlirova Pejën”. Azemi ap ngurruar fare i thërret shokët e armëve dhe e nisin
tash luftën me aleatin e rrejshëm dhe e nxjerrin prej Peje në bjeshkë.
Mbas pak ditësh një gjenral francez që gjendej në Shkup, i cili e përgatiti
terrenin për ta rikthyer Serbinë, merr vesh se Azemi e Kosta janë prishur me
vete, e dërgon njëemisar të vetin te Azemi e te Kosta, kinse për t’i pajtuar.
Pajtohen të dy, mirëpo ç’bën miku i amrikut tonë, merr vendim që Kostë Peçanci
të bëhet komandant i çetave kaçake të Drenicës e të Dukagjinit, kurse Azemi
zëvendës i tij.
Azemi reufzon këtë ofertë e Kosta nuk u duk më as në Drenicë as në
Dukagjin. Edhe edhe pas kësaj, Parisi i pati përgatitur një kurth Isa Boleitnit
në hyrje të atij Kuvendi gjeneralësh,e çarmatosin Isën, por Isa duke i njohur
se janë miq të arkimut tonë, e kishte pasur një patllake rezervë, kur e nxori
ata u befasuan dhe ia dhanë edhe atë që e pati në hyrje të Kuvendit, d.m.th.,
me dy patlla shkoi e me dy u kthye.
Franca e pati strehuar edhe Esat Pashën kur ky e pati vrarë Hasan Riza
Pashën, i cili e mbrojti Shokdrën me sukses nga malaizasit, por edhe këtë imku
i armikut tonë e adhtoi.
Kur Avni Rrustemi bëri atentat mbi Esat Pashën, Avniun e kapën,e gjykuan, p
ehdes rope e pranoi veprën, u lirua ngase edhe viktima edhe dorasi ishin
shqiptarë. Thoshte Xhemajl abria shpeshhreë: ” Ruajna Zot prej miqve, se prej
armiqve ruhem vetë”. Miqtë- thoshte ai- janë lloj-lloj, ka mik nafakë, ka mik
taksirat. Këtu në Kosovë është një strajcë gabelicash me lloj-lloj bulmeti me miq nafakë e m edhe
miq taksirat, pra lypset kujdes me kë bashkëpunojmë.
Gjenerali Kermabo mirë bëri që neve shqiptarëve na tregoi me daulle çfarë
misioni ka pasur gjatë mandatit të tij në Kosovë. Ai u mundua që edhe ushtrimet
e përziera me ushtrinë serbe e të KFOR-it t’i bënte në Kosovë, por falë miqve
tanë të sinqertë, ky projekt nuk u realizua.
Ne shqiptarët nuk e kemi
zgjedhur rrugën e eferrit, por e kemi zgjedhur rrug[n e Parajsës
Gjenerali Kermabo në atë solemnitet të ndërtimit të kmandave ftoi shumë personalitete
politike në pritje në gjeneralit serb Paskash, bile edhe ata tëcilëve gjenerali
serb iu kishte borxh jo më pak se 12 gjaqe, sikur Gjergj Dedajn,kryetarin e
Partisë Liberale dhe politikanin e mirëfilltë të Kosovës, por harroi t’i
thërrasë edhe ata të cilëve gjenerali serb iu ka borxh më shumëse 20 gjaqe në
një familje.
Kur dëgjova lajmin për ardhjen e gjeneralit serb në Kosovë, mendova se mos
i ka rnënë në mend për të kërkuar falje publike në emër të armatës gjakatare e
cila së pari i masakroi ushtarët e vet me origjinë shqiptare në kohë paqeje e
më vonë bëri gjenocid edhe mbi civilët e pafajshëm, pleq e plaka, fëmijë e gra
të sëmurë e të shëndoshë. Por, jo siç mendova unë, ky kishte ardhur me urë të
ndezur në dorë për të ndezur zjarrin tjetër, por falë ushtrisë së popullit
tonë, kjo gjë nuk ndodhi.
Ne shqiptarët nuk kemi zgjedhur rrugën e ferrit, por e kemi zgjedhur rrugën
e Parajsës, sepse rruga e ferrit është shumë e lezetshme, me jetë luksoze me
pallate, me pasuri që nuk i dihet skaji, pa kurrfarë brengash, por atje në
mbarim të rrugës është skëterra (ferri).
Kurse rruga e parajses është plotë hendeqe, me baltë e me gropa, me ferra,
e zahmetshme, e gjatë, me shumë rreziqe për shëndet e jetë,por në fund të asaj
rruge është Parajsa.
Pra, rruga e lezetit është ajo e robërisë, kurse rruga e zahmetsshme, e
sakrificës, është ajo e pavarësisë.
*) Hajriz Demaku, Ushtar i Shaban Palluzhës dhe veteran i NDSH-së