Naser Aliu: Sa për dijeni
| E enjte, 20.08.2009, 07:26 PM |
Naser Aliu
Sa për dijeni
Millosheviçi vrau
Trembëdhjetëmijë shqiptarë në luftë
Meritonin vdekjen sipas tij
Se ndërtonin shtet shqiptar në tokën serbe!
(Po ta kishte ditur
Se shteti Kosovës ndërtohet sipas
Dëshirës serbe
Ndoshta do të kishte vrarë më pak!)
Enveri ekzekutoi gati gjashtëmijë shqiptarë
Në kohë paqeje
Meritonin vdekjen sipas tij
Se mendonin ndryshe
(Po ta kishte ditur
Se shumica donë demokracinë
Ndoshta do të kishte vrarë më shumë
Enveri jonë!)
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.