Agim Gashi: Me vepër mbillet dashuria
| E marte, 18.08.2009, 08:31 PM |
Agim Gashi
Me vepër mbillet dashuria
Jam pa shtëpi si pa atëdhe
S’kam ku fus këtë kokën time,
Kur shoh Teutën dhe Pacollin
Më mbushet zemra plot me gëzime.
Vjen e dielja e del Teuta
T´prezentojë kujt i ndërtun shtëpi,
I gzojnë zemrat e fëmijëve t´varfër
I mbush me ndjenja plot dashuri.
S’kam shtëpi as kulm mbi kokë
S’kam kërku t´më ndërtojë kush,
Jam i lumtur që të tjerëve
Me shtëpi t´reja po i mbush.
Sa e bukur është Kosova
Kur ndërton Behxhet Pacolli,
Dhe Teuta prugofcare
Dashuri e mirësi mbolli.
Para kanë shumë njerëz t´Kosovës
Porse duhet me pasë zemër,
Kush ndihmon njerëzit n´nevojë
Ai atdheut i shton emër.
Sa paraja shkon n´pallate
Në hotele e në markete,
T´gjithë ata që nuk kanë zemër
I kanë paratë vetëm për vete.
Ata s´pyesin e nuk zgjedhin mjete
Që të vinë te pasuuria,
Ata s´pyesin a ka fqiu
A po qajnë n´Kosovë fëmija.
Deputetë e politikanë
Kanë fitue me djersë të huaj,
Sdinë sa kanë, s’dinë t’i numrojnë
Sdinë sa vjedhin në ditë e muaj.
A e shohin këtë program
Që udhëheqë Teutë Krasniqi,
Athua qajnë kur qan një popull
Apo kanë ndjenja hiçi!
Qajnë fëmijët e lotojnë nënat
Për shtëpi që ndërton Pacolli,
Plot buzqeshje e dashuri
Anë e mbanë Kosovës mbolli.
S’mund të rrish pa qajtë me zë
Sidomos ne në mëgrim,
I dërgojnë t´fala Teutës
E Pacollit përqafim.
I dërgojmë siç kemë dërguar
Edhe të tjerëve për mirësi,
Duhet t´japish dhe më t´shtrejtën
Që të gëzojmë pakëz liri.
Invalidë dhe veteranë
Kanë nevojë t´ju ndihmojë shteti,
Por shtetarët janë të zënë
Për me bë pasuri për veti.
Sa tenderi e sa kontrata
Lidhen krejt n´korrupcion,
Mos me i dhënë njëzet përqind
As nëna babin më s’e don!
Karagjozë në t´katër anët
Kanë nda vendin n´territore,
Mos me dhënë haraç sa lypin
Ta ndrrojnë pamjen e t´bajnë therrtore!
Këta „trima“ k´ta Karagjozë
I kanë lidhjet me ploci,
Me gjykata e prokurorë
Deri n´maje në Qeveri.
Kishin lidhjet me UNMIK-un
Në EULEX tash veprojnë,
Kanë fitue përvojë të madhe
Edhe Zotin e korruptojnë.
Ndërsa trimat që luftuan
Me dashuri për mëmëdhe,
Kanë mbetë t´strukur në ndonjë qoshe
Mallkojnë veten pse kanë le!
Sa paraja u dergue n´Atdhe
Gjak e djersë u derdhën rrëke,
Porse tash s’na don atdheu
Dhe askund vend nuk ke!
I huaj këtu i huaj n´atdhe,
Mërgimtarin kaplon zhgënjimi,
Ku është mikëpritja e dashuria
Ku është tradita e afrimi!?
Porse ne s’do humbim shpresën
Jemë kalitë të jemë besnikë,
Si Pacolli e Teuta
Lindin nënat për çdo ditë.
Lindin nënat vasha t´reja
Plotë mirësi si Nënë Tereza,
Djem petrita si lisa qarri
Si Rugova e Adem Jashari.
Moj Kosovë mos ke merak
Se ky popull ka derdhë gjak,
Ka me t´bërë Ty si lulkuqe
Me Shqipërinë do vishesh nuse.
Düren, 16.08.2009
Pas emisionit “Ta ndërtojmë Kosovën”
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.