Mexhid Yvejsi: Hasan Dashi
| E marte, 18.08.2009, 07:18 PM |
 |
Hasan Dashi (1892-1962) |
HASAN EFENDI DASHI (1892-1962)Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë Myderriz Hasan Efendi Dashi ishte njëri prej hoxhallarëve më atdhetarë, më të ditur, më të ndritur që ka nxjerr Gjakova, Kosova. Është i biri i Osman Efendiut. Lindi në Gjakovë, më 25 mars 1892. Në Gjakovë i kreu mësimet fillestare, vazhdoi shkollimin në “Ruzhdie” dhe në Medresën e Madhe. Meqë ishte nxënës i zgjuar, i dalluar, i etshëm për dituri, i vazhdoi stutimet e larta në Turqi…. Hasan Efendi Dashi i vazhdoi studimet e larta në Stamboll, ku e kishte axhën në shërbim diplomatik, i cili ishte i angazhuar edhe në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Hasan Efendi Dashi, përveç studimeve, ku ishte i student dalluar, merrej edhe me veprimtari kombëtare, si një atdhetar i shquar… Menjëherë, pas diplomimit në Stamboll, u kthye në vendlindje, në Gjakovë, ku shërbeu si mësues, edukator, nëpër shkollat e mejtepet e qytetit për shumë vite, ku dha lëndën e mësim - besimit, ndërmjet viteve 1919-1932. Ka shërbyer si imam e predikues në xhamitë kryesore të Gjakovës, në Xhaminë e Mahmud Pashës, të Fetah Agës, të Sefës, në Xhaminë e Mulla Jusufit, etj. Në vitin 1931 emërohet anëtar i Drejtoratit të Vakufit të Gjakovës, ndërsa në shtator 1943, e përfaqësoi Gjakovën në Kuvendin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, ku ishte ndër veprimtarët më të dalluar, më të shquar… Në vitin 1945, posa Kosova u ripushtua nga forcat partizane-komuniste-çetnike, Hasan Efendi Dashi, për shkak të veprimtarisë atdhetare-nacionaliste e arrestuan forcat partizane-komuniste dhe menjëherë e burgosën, duke lënë në shtëpi djalin, foshnje, tre muajsh, Fetiun, i cili, po ashtu u burgos në vitin 1993… Në kohën e komunizmit, Hasan Efendi Dashi kaloi një jetë të vështirë, me shumë vuejtje, një jetë të mjerë, e kishin burgosur disa herë… Burgjet nuk e ligështuen, nuk e dobësuen as nuk e dorëzuen, përkundrazi e forcuen, sepse kishte ndjenja të pastra fetare, kishte ndjenja të fuqishme atdhetare… Hasan Efendi Dashi ishte hoxhë i ditur, i ndritur, trim, shumë i drejtë, guximtar dhe si ai atdhetar e nacionalist, por gjithnjë nënmbikqyrje të pushtetit partizan-çetnik-komunist… Po, për këtë veprimtari, populli ende e kujton, e çmon, e vlerëson e nderon me simpati, me dashuri… Për shërbimet që i bëri fesë, kombit dhe atdheut, sot një rrugë e Gjakovës quhet rruga Hasan Efendi Dashi. Hasan Efendi Dashi ndërroi jetë më 20 maj 1962, në Gjakovë, ku edhe u varros me nderime të mëdha.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.