Alfred Papuçiu: Ditari i një mediatori kulturor të rimëkëmbur (II)
| E hene, 17.08.2009, 10:00 PM |
|
Roza dhe Fredi |
Një familje e Kombeve të Bashkuara në Kombin e vogël : ZvicrënDitari i një mediatori kulturor të rimëkëmbur (II)Nga Alfred PapuçiuBashkëshortes sime, Rozës,Për ngrohtësinë e dorës tënde dhe ëmbëlsinë tënde, gjatë 37 viteve të kaluara sëbashku,Për forcën e shpirtit tënd ndaj dhe kundër çdo meskiniteti,Për besimin, dashurinë, gëzimin tënd ndaj meje, ndaj Gentit dhe Nausikës, nënës sime dhe të gjithë të afërmve dhe miqve.Nuk I gjej dot fjalët për të shprehur këtu në Klinikën Gjeneveze të Montanës, se çfarë ndjej në thellësinë e shpirtit tim. Të dua dhe ti e di : më shumë se gjithçka në botë. Ta kushtoj këtë ditarBesoj se shkrimtarja ime e preferuar zvicerane, Marie-Luce Dayer, të cilës i kam përkthyer librin « Karuzeli i ëndrrave » dhe po përgatis përmbledhjen dy gjuhëshe shqip-frëngjisht « Nën krahun e Shqiponjës », nuk do të më zëmërohet, sepse po rimarr në këtë pjesë të dytë të Ditarit tim në Klinikën Gjeneveze të Montanës, këto fjalë nga libri i saj : « Kur ta lexoni Ditarin tim shtatë herë, do të thoni, ndoshta me të drejtë : « është një Ditar i keq » ; megjithatë, një pjesë më pëlqeu ; Cila ? Cdonjeri nga ju do të japë një përgjigje të ndryshme…Cdonjeri, sipas thellësisë ku rrënjoset shpirti i tij dhe reflektimi i botës që ka përshkruar gjatë natës ».Ditari im ka qënë i përditshëm dhe është shkruar prej vitesh, 20-të apo edhe më tepër më përpara. Tani, me kalimin e moshës, kujtimet vijnë më shpejt se koha. Shpesh, i rilexoj dhe ndjej një kënaqësi të veçantë, por edhe një brengë për diçka që nuk është bërë ashtu siç duhej. Megjithatë, i jap zemër vetes dhe them se duke qënë të krishterë, për të folur me të Plotfuqishmin Zot, nëpërmes një prifti, ose kur shkojmë të djelën në kishë, ne duhet të jemi të pastër shpiertërisht, pa patur bërë asnjë gabim. Por kush ka qënë ajo qënie njerëzore, që në në mënyrë ose një tjetër, nuk ka gabuar ? Kështu, që Zoti besoj se do të na « falë » për disa gabime të bëra, prej çdonjerit prej nesh. Sidomos kur është fjala për mua, që jam nip i një prifti dhe qysh në moshë të vogël, isha mësuar të qëndroja me gojë të hapur në Altarin e Kishës së Fierit, me gjyshin tim, Polizoi Ikonomi. E ndjeja veten të çliruar dhe nuk kasha asnjë ankth kur dëgjoja zërin e tij melodioz, kur psalte përpara qindra besimtarëve. Ai u largua nga kjo botë, një ditë para mbylljes së kishave dhe xhamive dhe i gjithë qyteti e nderoi deri në banesën e tij të fundit.Të nesëmren, çdonjeri thoshte: “Ikonomi pati fat, sepse Zoti e mori me vehte në qiell, për të mos pare shkatërrimin e turpshëm të ikonave të Shtëpisë së tij Kishë. Miku im, Gjergj Biba, më shkroi përsëri, pasi lexoi Ditarin tim, duke më kujtuar një citim të Akademikut të ndjerë Bedri Dedja, i cili në një mjedis familjar, rimori nga një shkrimtar i njohur botërisht : » Njeriu, edhe nëse bie 1000 herë, ai do të përpiqet të ngrihet për të 1001 herë, dhe akoma, deri në frymën e tij të fundit.E falenderoj Gjergjin për këto fjalë dhe për kurajon që më jep, duke më prekur së tepërmi : Gjithashtu, falenderoj të gjithë miqtë që më mbështesin, si edhe Rozën time të urtë e cila më telefon çdo herë dhe kujdeset në mënyrë të përkryer për nënën time 76 vjeçare. Ajo më përgjigjet se gjithçka shkon mirë, megjithëse unë jam i ndërgjegjgëshëm se ajo lodhet shumë. Lajme të mira më vijnë nga Genti dhe Eleonora që janë shumë të afërt për mua, Rozën dhe Nausikën, bukuroshen që është shumë e zgjuar dhe e ndjek ecurinë e jetës me optimizëm…Do të doja t’u flisja akoma dhe akoma për të gjithë Ekipin e Klinikës Gjeneveze të Montanës, e cila sipas këndvështrimit tim është një nga më të mirat në Zvicër. Kuzhinjerët, personeli i shërbimit të restorantit, që na shërben tre here në ditë, pa shfaqur as më të voglën lodhje, ai i pritjes, i infirimierëve, animatoreve, të kafeterisë etj…Një mik më tha : « Mos e kërko historinë dhe jetën në përgjithësi të një institucioni në gazetat apo broshurat e përgatitura, por në bisedat e përditëshme të njerëzve, në ditët e mira dhe të këqija, në mënyrën se si flasin, si grinden, si veprojnë… ». Shpresoj se për këto do flitet në Ditarin tim, për dashurinë, solidaritetin, rilindjen, shërimin, për rezistencën e jashtëzakonëshme të shpirtit të njeriut, për aftësinë e njeriut për të përballuar fatin dhe jo vetëm ta pësojë atë. Siç thoshte Bodleri (Baudelaire) : « Jam plaga dhe thika, viktima dhe xhelati ».10 gusht 2009. Marr pjesë në kolokiumin mbi Tensionin e Lartë. Doktoreshë Lia Baumann shpjegon me një gjuhë të qartë, jo akademike dhe ne kuptojmë gjithçka që ajo thotë. Ajo buzëqesh lehtë por që i jep një nur të veçantë. Ajo më kujton gjithashtu të gjithë ata mjekë, me të cilët kam punuar gjatë viteve, për të realizuar trialogun mjek, pacient, mediator kulturor. Shpesh, ne shkëmbenim mendimet tona mbi nivelin e shkollimit, gjeografinë, historinë, kulturën, zakonet e vendeve nga vinin pacientët. Dhe trialogu gjithmonë ishte i arrirë.Në rast se një mjek apo infirmiere vijnë çdo mëngjez duke buzëqeshur, kjo mund të shërojë pacientin. Në rast se ndodh e kundërta, sidomos kur një infirmiere qëndron e zymtë, menjëherë tu mund të të fillojë të të dhembë koka. Nuk e di nëse egzistojnë ëngjëjt mbrojtës. Në bluzën e Doktoreshë Lia Baumann shkruhet : « Mjeke e përgjithëshme ». Në fakt, në të duhej të shkruhej :« Ëngjëll mbrojtës ». Ishte ajo që vendosi një kod komunikimi, pa të cilin unë do të isha shkëputur me botën, në çaste të vështira. Me të mund të flas hapur. Sespe, nëse kam vetëm një arsenal mimikash, mbyllje sysh apo një tundje koke, nga ana e një pjese të vogël të personelit, që besoj se është i lodhur nga puna e shumë viteve me pacientët, për të kërkuar që të të vihen fashot në kombe¨t e enjtura, është e kundërta me personelin me moshë më të re. Nuk kam të drejtë të bëj një përgjithësim, sepse kam punuar vite të tëra me Caroline Porcher, Chanal, Emma, Nathalie etj., që sot janë në pension dhe ato nuk tregonin asnjë shënjë lodhje. Nuk them se të gjitha janë kështu. Shumë pacientë, në të njëjtin kat sjellin si rezultat që infermieret shpesh, sidomos në mëngjez, nëse guxoj ta shpreh, pa frymë kritike, port ë sinqertë, punojnë si robot. Natyrisht, këtu, ato nuk kanë raste të rënda si në Spitalin Kantonal, por në Gjenevë, sidomos në mëngjez, gjendesh para një armate infirmierësh.Si për doktoreshë Lina Baumann, iuroj doktoreshës së ardhshme Kenza që do të fillojë së shpejti studimet për mjekësi, të arrijë rezultate të shkëlqyera në profesionin e saj. Ndërkaq ajo ka marrë një drejtim të mirë, sepse është e ndërgjegjëshme se profesioni i saj i ri kërkon sakrifica dhe humanizëm. I uroj dhe njëherë arritje në ecurinë e saj universitare, si edhe kolegut të saj me flokë të dredhura në katin e dytë të Klinikës.11 gusht. Më në fund, një grua valezane ndaloi kur qëndroja në auto-stop. Një hollandeze që punon në Montana, më shpjegoi se për shkak të stresit në punë, valezanët nuk ndalojnë, kurse të tjerët janë me pushime dhe ata kanë kohë. Në të njëjtën kohë autobuzët përbrenda qytetit të Montanës apo Crans Montanës apo në Kampingun Moubra janë gratis.Për valezanët që janë me të vërtetë shumë të sjellshëm dhe shumë mikpritës, ka shumë historira për të qeshur që dëshmojnë për karakterin e tyre të fortë, si Shqiptarët e Veriut të Shqipërisë, të mikut tim Franko Marussich të cilët u detyruan të largohen nga vend për shkak të invazioneve otomane rreth vitit 1700. Kurse valezanët janë shumë të lidhur me krahinën e tyre. Dhe kanë të drejtë, sepse njerëzit e kombeve të ndryshëm vijnë këtu të kalojnë pushimet, gjatë gjithë vitit.Një valezanit i lindi mendimi që të ndërtojë një hotel ku mbi portë shkruhet : « Këtu fliten të gjitha gjuhët ». Por një mëngjez, një nga pushuesit ishte i nxehur dhe ju drejtua hotelxhiut, me këto fjalë : « Zotëri, ju keni shënuar mbi derën e hotelit se këtu fliten të gjithë gjuhët. Por qysh dje në mëngjez, nuk kam parë asnjë njeri që të flasë gjuhën time ».Hotelxhiu, pasi u mendua një çast, u përgjigj menjëherë :« Zotëri, a nuk ju mjafton që ju jeni duke folur gjuhën tuaj ?! »Tani do t’u tregoj histori « të vërteta dhe serioze”. Një valezan më thotë se vetë valezanët kanë të drejtë, nëse duhet të vënë tubin në gojë për të provuar përqindjen e alkolit në gjak, më tepër se 0.8%.Pse? Sepse kur ata lindin, janë me përqindje alkoli 0.5%. Dhe ata kanë të drejtë : vera e bardhë e Valesë, sidomos ajo që quhet « Fendant » është e shkëlqyer. Dje isha i detyruar të pija në qytet vetëm një gllënjkë në Pazarin e së Premtes të Montanës, sepse gotën m’a ofroi një braziliane e re që ishte pronare e një dyqyni veshjesh. Ju lutem, mos i thoni mjekut tim, sidomos kur ishte çështja që duhej të nderoja zakonet e valezanëve. Nuk mund të refuzohet një gllënjkë « Fendant », sepse është sikur të refuzosh rakinë e Shqiptarëve. Valezanët thonë se janë ata që kanë shkuar për herë të parë në Hënë. Por milanezët, tirolianët, marsejezët, shqiptarët e Vlorës, baskët, shurafa të Marokut (Moulav), korsikanët, boshnjakët e Srebrenicës, kroatët e Zarës, thonë se kanë qënë ata të parët. Një delegacion do të niset nga Klinika Gjeneveze e Montanës me fluturimin e ardhëshëm të Anijes Kozmike për të parë gjithçka në vend. Të gjithë do të kenë me vehte nga një flamur të rajonit të tyre…12 gusht. Mora një mesazh nga Profesor Alain Golay, specialist i njohur botërisht për obezitetin, me të cilin po punoj për përkthimin e librit të tij « Të dobësohesh sipas personalitetit tënd ». Ndër të tjera, ai më shkruan : « Gjithmonë e kam kënaqësi kur kam njoftime nga ty. Bravo për Ditarin dhe mund të them se ti nuk je aspak një mediator i dështuar ».Këto fjalë të profesor Alain Golay m’a ngrohën zemrën dhe mendoj se janë reflektim i karakterit të një mjeku me një përvojë disa dhjetëvjeçare me pacientët, miqtë. Asnjer nuk e detyron t’i shprehë ato, por sidomos për pacientët e Klinikës që ai drejton, është një mbështetje. Kemi të bëjmë me vetedukimin e pacientëve. 13 gusht. I dërgova një kartolinë djalit të mbesës sime në Nju Xhersi për Ditëlindjen e tij. Ai dhe Amelia janë shumë të shtrenjtë për mua dhe unë nuk i harroj ditët që kam kaluar me ta, si edhe me Aranitin, Sonilën dhe Danielën.Ishin duke bërë Gjimnastikë në pishikën e Klinikës së Bernës në Montana dhe papritmas një grua 87 vjeçare m’u afrua. Pas disa shkëmbime fjalësh, i bëra pyetjen se çfarë profesioni ka patur. Më tha se ka punuar si juriste në ish Bankën « Société de Banques Suisses », por gjithashtu kishte mbaruar dhe Konservatorin dhe kishte rregjistruar një disk. Më premtoi se do të m’a dërgojë. Është aktive dhe kam respekt për të, duke patur parasysh moshën e saj të madhe. I ngjan gruas së De Golit nga shtati, si dhe për fisnikërinë e saj.14 gusht. U kënaqa kur gruaja austriake më foli për doktor Mathieu Assal, me shumë respekt. « Atij i zë dora për gjithçka »- më tha ajo. Kishte kryer një operacion në ije. Kur i thashë se njoh gjithashtu edhe të jatin, Jean-Philippe Assal, që është një nga diabetologët më të mirë në botë, ajo më tha duke buzëqeshur : « Si i jati dhe i biri ». E pyeta, nëse fliste akoma gjermanisht. Më tha se ka 40 vite në Zvicër, Kur shkon në Austri, i thonë : « Je bërë snobe ». « Ka shumë aksente, atje, më thotë, shumë dialekte. Unë kam vetëm një mikeshë që flet gjermanisht në Gjenevë. Po të shkosh në Tirolin e thellë, shumë fjalë është vështirë t’i kuptosh.Shpesh, kur flas gjermanisht, duhet të kërkoj fjalët, sepse këtu flas vetëm frëngjisht. Duhet të mendohem shumë për t’u shprehur në gjermanisht, pra fus shpesh nga një fjalë frëngjisht. Në ato çaste m’u kujtuan ata shqiptarët e Amerikës, të hershëm të cilët kur flisnin shqip, shpesh përdornin dhe fusnin në mes dhe fjalë anglisht. Zonjës nga Austria i pëlqen sidomos gjuha muzikale nga Marseja.Nuk mund të pranoj veprimet e papërgjegjëshme të disa grupimeve, të ashtuquajtura të mbrojtjes së kafshëve dhe që ndërmarrin veprime të dhunëshme, ndaj të respektuarit, Daniel Vasella, Drejtor i Novartis. Të marrësh urnën e nënës së tij, si edhe të djegësh vilën e tij të dytë të pushimit, këto janë akte banditizmki që ne të gjithë duhet t’i dënojmë. Humanizmi i Daniel Vasellës dhe stafit të tij të « NOVARTIS » është i dukshëm dhe shembullor, në vënien në dispozicion të pacientëve, kudo në botë, mjekime për trajtimin e sëmundjeve kronike. Unë e kam përmendur mëse njëherë dhe po e përsëris : kam një përvojë personale, të humanizmit të tij, kur i nderuari Zoti Daniel Vasella më shkroi një letër shumë prekëse dhe vuri në dispozicion eliminuesin e hekurit Exjade për Talasemikët që tanimë është e disponueshme jo vetem në Zvicër, në Francë, në Itali, në SHBA, por gjithashtu edhe në Shqipëri. Novartis dhe Daniel Vasella punojnë çdo ditë për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë në mjekimin e sëmundjeve të hemoglobinës dhe veçanërisht të Talasemisë. Si në të kaluarën, ashtu edhe në të ardhmen, me pjesëmarrjen time në Konferencat Ndërkombëtare të Talasemisë, nuk do të mungoj të ngre rolin e prekursorit të Novartis, në kërkimet gjenetike. Të trasnformosh genin difektoz me një gent ë mirë, kjo do të thotë të shpëtosh miliona jetë. I heq Kapelen këtij zvicerani bujar dhe të gjithë zviceranëve që më kanë ndihmuar në ecurinë time në Zvicër, qysh prej më tepër se dy dekadash. Nuk e di a do të kem mundësi t’u a shpërnblej, gjatë viteve të jetës që më kanë mbetur…14 gusht. Krahët poetikë të Vangjush ZikosDarkave, këtu, mbi 1700 metra mbi nivelin e detit, në Krans-Montana të Zvicrës, është kthyer në një ritual, që ne mblidhemi, miq të kombeve të ndryshëm, në sallën e madhe të Bibliotekës dhe unë u përkthej nga shqipja në frëngjisht, disa shkrime të votuara tek Zemra Shqiptare, nga i nderuari Gëzim Marku dhe stafi i tij, të përkushtuar për çështjen kombëtare. Miku im, Vangjush Ziko, si edhe më parë ka marrë notën maksimale ng ana e tyre. Edhe këta njerëz të Ballkanit, Europianë, jashtë Europës së 27-shes, si zviceranët apo përfaqësues të kombeve të tjerë, mendoj se kanë gjetur pak nga vetja e tyre në poezitë e bukura të Vangjushit. Njerëzit mund edhe të vegjetojnë, por kurrë Njerëzit e kalibrit të poetit dhe shkrimtarit tonë, Vangjush Zikos. Ai e zgjeron çdo ditë spektrin dhe vizionin e poezive të tij, „krahët » e tij poetikë. Do të kisha dashur ta kisha këtu pranë dhe të përshëndeteshim, të diskutonim për të tashmen dhe të ardhmen e Kombit, të gjuhës dhe letërsisë së tij. Respekte dhe një mirënjohje e veçantë për këto çaste lumturie që ja jep, i dashur dhe i respektuar, Vangjush.15 gusht 2009. Para se të kalojmë në temën që doja të trajtoja në fund, dua të theksoj si gazetar dhe shkrimtar se sistemi zviceran i shëndetësisë është një nga më të mirët në botë. Ky nuk është një lavdërim, por një realitet i ndjeshëm që duket kudo në vend. Ja u lë kritizerëve të çdo lloji qofshin që të « gërmojnë » në këto mangësi. Do të doja që edhe vendi im Shqipëria, e vogël si Zvicra, të marrë shembull nga Helvetia, e përbërë nga njerëz të dashur, punëtorë dhe paqësorë. Në Spitalin Kantonal Universitar të Gjenevës, ku kam patur fat të përkthej vite të tëra, shërbimet janë të përkryera. Atje gjen mjekë të rinj që vijnë nga e gjithë bota : Shqiptarë që përgatiten në klinikat më të mira dhe pastaj kthehen në vend për të dhënë ndihmesën e tyre apo punojnë si bashkëpunëtorë në klinikat zvicerane. Emrat e Prof. Dr. Isuf Kalos, Doktoreshë Adriana Keta, Dr. Met Dybeku, Dr. Florian Toti e të tjerë janë të njohur nga kolegë të tyre zviceranë, vlerësohen prej tyre dhe kanë marrë pjesë në seminaret ndërkombëtare të Grimentzit apo Zinalit, të organizuara nga Profesor Jean-Philippe Assal dhe profesor Alain Golay.Nuk duhet harruar gjithashtu edhe puna e Prof. Asllan Gjinovci me « Albanian Scholarship Foundation » ku mjekët shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova kanë patur fat të ndjekin Universitetet më të mirë në Zvicër. Së shpejti, Fndacioni do të festojë 20 Vjetorin e krijimit të tij dhe në aktivin e tij janë qindra kuadro që kanë dalë në jetë në sajë të tij dhe njihen në gjithë botën. Ismail Kadare, Isuf, Kalo, Bedri Dedja anë qënë themeluesit e parë të këti Fondacioni me prestigj, me autoritetet zvicerane humanistë…Më në fund, në këtë të 15 gushtit desha të flisja shkurt për lumturinë që na dha drejtoria e Klinikës Gjeneveze të Montanës, drejtuar nga Zoti Jean-Pierre Blanc. Ne u nisëm nga Klinika në orën 14.00 për të shkuar në liqenin më të madh nëntokësor të Europës. Kalojmë nga Montana Village, Chermignon, Lens njerëzit shkojnë për të marrë energji vetëshërim) ; në Longeborgne ku është një kishë dhe një Hermitage dhe çiftet pa fëmijë vijnë për të mundur të kenë një krijesë njerëzore në të ardhmen. Në mal ka edhe një terren golfi. Më në fund mbrijmë në St Léonard në të famshmen shpellë nëntokëore, ku na pret Gary Tassoni, njeriu që do na drejtojë Ai nga shpjegon në frëngjisht, anglisht, gjermanisht,italiasht, historinë e shpellës së mrekullueshme. Së shpejti, ai do të mësojë shqip për t’u shpjeguar sekretet e Shpellës shqiptarëve që do të vijnë për cizitë këtu. Moulay Ahmed, nga familja mbretërore e Marokut- Alaouite-, na nxjerr nèe fotogradi, kujtime të paharrueshme. Gary vazhdon shpjegimin e tij, duke theksuar se në 1943, Jean-Jacques Pittard eksploron për herë të parë « kavernën » misterioze të Liqenit Nëntokësor. Vetëm në 1949, Liqeni mund të vizitohet nga publiku. Ai është 300m. i gjatë, 20 m. e ka gjërësinë dhe 10 metra thellësinë. Liqeni i nëndheshëm i St-Léonard është më i madhi në Europe.Më tepër se 100’000 turistë e vizitojnë çdo vit këtë kuriozitet natyrol të jashtëzakonshëm. Barkat na shpien deri në fund të Shpellës. Ikim me një kujtim të paharruar nga ky Liqen i nëndheshëm.Ghislène na bën një « dhuratë », duke na shpënë tek Liqeni i Sionit, ku qindra e qindra pushues dhe qytetarë, kalonin të shtunën qetësisht. Takoj krejtësisht rastësisht, një shqiptar të Kosovës, i cili jeton prej 45 vitesh në Sion. Ka 6 fëmijë dhe është i lumtur se ata nuk e harrojnë gjuhën e tyre amtare, Shqipen Së shpejti do të ikim nga Crans-Montana. Dhe unë nuk do të harroj Alenin, Jean-Pierre, Henk, Olivier, Lia, Simona, Sara, Ghislène, Kenza, Maria, Lourdes, Gilles, Lina, Moulay, Ursula, Ismet, Hugo, Charlotte, Pascal, Gaétano, Marie Noëlle, Maria, Giovanna, Dobrilla, Dilma, Carla, Reto, Mario, Amalia et shumë të tjerë: një familje e Kombeve të Bashkuara, në Kombin e vogël të lulëzuar, të njerëzve të dashur dhe mikpritës, të njerëzve punëtorë, Zvicrën. |
Alfredi në një çast pushimi në Montana |
|
Souvenir du Lac Souterrain de St Léonard |
|
Derkuci duke u pjekur tek kampingu Moubra |
|
Lulet dhe Famuri i Zvicrës dhe Kantonit në çezmën e Montanës |
|
La vue de Montana, du camping Moubra |
Crans-Montana, 15 août 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.