PRISHTINË,17 GUSHT 2009-Me një ceremoni solemne sot në ora 11:00 në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, filloi punimet Seminari i 28-të Ndërkombëtar për Gjuhën,Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Fillimisht fjalën hyrëse e mori Drejtori i seminarit, Liman Matoshi, i cili foli për historikun dhe rëndësinë e këtij seminari, më pas me fjalë rasti përshëndetëse u paraqiten edhe Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, rektori i UP-së Mujë Rugova, Besim Bokshi, kryetari ASHAK-ut, si dhe Nuhi Rexhepi, dekan i Fakultetit Filologjik në Prishtinë. Sivjet do të jenë dy tema kryesore të Seminarit: “Shqipja e folur dhe shqipja standarde” dhe ”Romani i sotëm shqiptar” ku në dy ditët e fundit do të paraqiten me kumtesat e tyre shumë studiues nga Kosova, Shqipëria si dhe albanologë nga e mbarë bota pjesëmarrës në këtë seminar.
Hajdin ISLAMI