Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Menduh Leka (I)

| E hene, 17.08.2009, 07:29 PM |


Menduh Leka


Bujtinë  neverie

 

Dokrra qenkan pshertimat

Askush nuk kursehet nga pëllitja

 ahurin e legalizuar

As në  hamamin ideologjik

 

Mbi kashelashë  përmjerr

Mbi fjalë   urta vjell kundërmimin

Flamurin ngritë  mbi çati

Dhe përjarget kombtarisht

 

Lermëni të  çmendem

 këtë spektakël bushtëror

Mbeturinat Ushqimore të  Trupit   

Ju jeni fanatikët e fundit                                                         

Lëpini zorrët e atdheut dhe ikni

 krekosur kundërmoni

Dhe mburreni aq sa sa ju ka ënda

 

Zili do t’ua kishte pisi

Derisa me ju mburret fisi

E hata ka plisi

 

Ju jeni autoktonë

Formojeni shoqatën

Mbështillnu me mëndafsh

Për ditën e pavarësisë


Akuarel kohe

 

 retinë   syrit pres mikun

Pshertima minerale gëlltis çdo mëngjes

Makiaton akuarel të  një  zhgënjimi

 

A është  jeta barcoletë  e hidhur

 ngacmon miku

Dhe thithë  thonjtë  nga neuroza

 

A është  koha njalë  apo gjarpërueshë  e hedhur

 

Në  horizontin e mugtë

Na grithen buzëqeshjet

 

Marr kohën nën sqetulla dhe pshertimat

Dhe nisem ta riatdhesoj shpresën

 

Ditët marrin në thua

Grisin neverinë  kuloareve


Fanitje epshrore

 

Kundruall lumturisë

Fanitje idiote

 

Bëhesh sikur më  dashuron

Formalisht lakuriqësohesh

Dhe imiton aktin

 

O qen bir qeni pak të  thuhet

Guacën e premtimit grimcon

Dhe mjamullon nëpër bezdi


Trokëllimë  kuajsh

 

Me diafragmë të qelbosur

Më vardisesh rrugës Dëshmorët e Kombit

Palla s’më ha për luatje syri

As  për seancë asambleje

 

Mund të përmjerresh politikisht

Në gjumin e parë të mendimit të glacosh

Duke mbajtur kujdestari kombtare

 

Mund të zhveshesh edhe për atë punë ...

 

Mos luaj vithe institucionale

Mos lëpij këlbaza elektorale

 

Dinakëri frymëzimi

 

Dëgjoj dënesjen e stinës

Dhe lotët e fluturave krahdjegura

 

Vetëtima mllefi  shkrumojnë grunajat e mendimit

Një shi tmerri vërshon

Hamulloreve të kujtesës

 

Assesi ta ndezë kandilin e baladave

Assesi ta rikthej idilën


Koktej fabulist

 

Nëpër dhiaret e demoduara

Grithin shputat zvarranikët

 

Të përmjerrurit adoleshentë

Mbrojnë titullin e kombëtares

 

Në secilin paketim vegjetareian

Mëlmesë patriotike servohet

 

Në qerepë tradite

Buajtë luajnë patinazh politik

 

A do të konkurojnë për finale

Të krisurit

Të gjorët pinguinë


Surprizë djallëzore

 

Lepujt u mbushën melankoli

Të tjerët ejakulonin hemorargji

 

Me anamnezë djajsh

Shtirren se jetojnë të gjorët

 

Ata të tjerët shtirren se frymojnë

Minjtë ua grimcojnë sedrën kombëtare

Dhe ua ladrojnë...

 

Kur fillon tkurret atdheu

Kur plehërohet dheu...


Rebelim artistik

 

I thua fistekut se ia zura pritën

Një rrokje në fjalë flakareshë t’ia jap

 

T’ia pështyej kryefjalë e kallëzues

Ai le të lajë m... me shurrë

Le të laj

 

Dhe të ngjitem shkallëve të mllefit

Në majë të majës të bërtas

Le të dalë njeri të më flas

 

Në këtë qytet duhen shumë kontenjerë

 

Të vjell

Të vjell

Të vjell

Pastaj të pëlcas...

 

Nostalgji për kulumritë

 

Ju kam goditur vargje kryeneqe

Asnjë grimë klorofili artistik nuk ua lashë

Se këngët që këndohen nga i vdekuri

Inkarnim nuk mund të kenë tash për tash

 

Do ti përbija kulumritë e jetës sime

Në një karneval mortor po të shkoj

Ju grimca dashurishë ma shkelni syrin

Ju më joshni por unë nuk provoj

 

Një kosmos trishtim të ma vini barrë

Nuk do ta peshojë nostalgjinë e kulumrisë

Tani jam por nuk do të më keni

As për hirë të dashurisë


Imazhe të ngrira

 

Spirancat lëshon tmerri

Një nuancë e përhitur veson

Magjeps ankthet për gogolë

 

Pshertima  të fekalizuara

 Jargë turpi

Asnjë refleks i fshehtë nuk legalizohet

 

Anginë pëson morali

Në imazhin e ngrirë

Konvertohen silueta të frikshme

 

Ekzotikë trimërie

 

Ku t’i varë shqetësimet e së djeshmës

E sotmja leckë  në duart e mia të mpira

 

Ku t’i lajë mëkatet e të sotmes

E nesmërja ekzotikë e trishtë që sfidon

 

Nën pullazë trimërie

Galuc mbi trarë ankthesh rri


Metaforë lirie

 

Lulja i thot lules dil

Lulen e parë e përbinë acari

Acari pa mëshirë e shkatëron

 

Lulja i thotë lules dil

Lulën e parë e mërdhinë acari

Acari pa mëshirë e torturon

 

Lulet shohin lulen dhe dalin

Rilindë relievi i blertë i atdheut

Stina e lirisë agon

Kohë në  tri harqe

E para hinkë përjetimesh

Luk pezmi

Kombtarisht kumshtë i nxënë

 

E dyta më solemja

Unit i bënë masazhë

Kurmin e shpirtit sfidon

 

E treta një ndërrim date

Një ushujzë e vardisur

Që lëpinë horizonteve

 

Njeri në të djeshmen

Njeri në të sotmen

Njeri në të nesmëren

 

Plaç o të plastë mortja

Për ku je nisur

Patriot i kurdisur

 

Vdekja shëtitë

 

Kur vdekja shetitë

Pasagjerë në ferr dërgon

Parajsës i luhet nëna

 

Del engjulli me burri të mekur

Të përmenden të pavdekshmit

 

Kur parajsës s’i ha palla

Vdekja merr në thua

 

Cubat ngrisen me dolli

Përmjerren të rënët


Katandisje epopeshë

 

Duke flertruar imoralët

Nën tenda historie

Moralistët iu shkon e vjella

 

Thonin ishte një flijim i papërcaktuar

Shtrydhë dënesjet adoleshenca ilegale

Para statujës së lirisë

 

Vie pararojë kreatura e përcaktuar

Me kollë të dergjur triumfon

Linkun përzgjedh

Ti rivendos epopetë

 

Falë mos ju qoftë

Somnabulë të vetvendosjes


Ëndërra në kafaz

 

Kur mushka të jep trashëgimtar

Gjeli ve të bëjë

Atij të s’amës do t’ia kalli datën

 

Me djaj krushqi bëri

Në dasmë masturbuan rrahagjoksat historikë

As kanun

As ligj si përligj të krisurit

 

Do të trokas në derën e derëziut

Një emblemë t’ia tregoj

S’ka njeri ta shpëtoj

 

Me ëndërrën në kafaz

Ta godas

Ta godas

Ta godas

 

Le të dalë birë nëne të më flas


Rekuzita qyteti

 

Në trekëndëshin ferrovijë WC publike komuna

Prostatistët kundërmojnë

Në të gjorin Hani i Ferizit

 

Një bifurkacion që mortja e katandisi

As një gram mit nga Mjekërbardhi

 

Disa thashetheme

Lojë e dalldisur laraskash

 

Hani i Ferizit me rekuizita nën sqetull

Frymon zhurmshëm

 

Hingërima hamshorësh

Ëndërra pelegrinësh

Nga larg lecka vegimi

 

Në trekëndshin e mpleksur

Një ofshamë e mekur


Në selinë e kukuvriqëve

 

Kukuvajka kishte parë ëndërr

Caktoi takim me gazetarë

 

Telalli i kukuvriqëve

Shpalosi ëndërrën program

Premtoi interpelancë

Kërkohet miratim në asamble

 

Burri i kukuvajkës

Një kukuvriq atdhetar

Puthi flamurin shtetëror

 

Nën patronatin e Kukusë

U bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve

 

Seminari i thuthuqëve

 

Në paragrafin e zoopolitikumit

Kollare bisht dhie

Thundrakë që kërkonin ethje

 

Fjala hyrëse zë në thua

Syri i dhisë dhiaret mejton

Thua të thashë

Tha e nuk e them

Referon thuthuqi

 

Të gjorët gazetarë

Si shkruhet kronika


Palaço i besimit

 

A shkon kungulli çdoherë mbi ujë

Shpërthen miku

Grushti i tij tavolinën tmerron

 

Kafetë e derdhura meandërrime të vdekura

 

Në sytë e tij rreshë pikëllim

Në gjoksin tim aborton fjala

 

Puqen shikimet e vrara

Shterpësia katandisë mendimet

Përgjigje e thartë nisë rrugëtimin

 

A jam palaço i besimit ofshanë ai

Një idilik marrëzie a herretik jam

 

Nga buzët më gogësijnë përgjigjet

Shkon shkon shkon

Nuk shkon...


Personazh vrasatar

 

Ti ke parë anën e detit

Për një valë të joshi trathëtia

I lidhur nga një spirancë turpi

Pas nuk të vjen historia

 

Ti ke parë anën e malit

Për një gur të kaluroj djalli

Fshehurazi kur masturboje

Ishe djalë e shkuar djali

 

Ti ke prekur në tokë t’premtuar

Asnjë yll krushqi s’të bëri

Besë shumë herë kërkove

Pis në shpirtë pis ishe i tëri

 

Ti ke ecur gjakut tim

Rruaza të kuqe në pe ke shti

Më kërkon takim të ri

Ti nuk je as për mua

 Nuk je as për histori

 

Engjuj dhe djaj

 

Kur fillon dita e engjujve

Djajtë i shtërngon një muzg i dytë

 

Engjullit i del përpara një yll

Djallit një hënë e zënë

 

Engjullit i hapet një horizont diellor

Djallit një vrimë e zezë gjithësie

 

Ditë engjulli

Natë djalli

 

Qyteti përmjerret në ëndërr