Baki Ymeri: Prezantime të denja shqiptare në trojet rumune
| E hene, 17.08.2009, 07:56 PM |
Prezantime të denja shqiptare në trojet rumuneTitulli mund të interpretohet edhe anasjelltas: Mirënjohje rumune për vlerat shqiptare. Përse është fjala? Fjala është për një mori botimesh shqiptare në revistat rumune të tirazhit të lartë, që dalin në Bukuresht dhe provincë. Ka raste kur vetëm brenda një muaji, një jave apo një dite, dalin në dritë dy/tri revista rumune me vlera të mirëfillta nga Shqipëria etnike dhe diaspora shqiptare. Kështu, në numrin më të ri, revista Oglinda literara e Fokshanit (drejtor: Gheorghe Neagu), boton në kuadrin e 50 faqeve të saj dy faqe me prozë të Kadaresë, një faqe me ditarin e Besa Salihut nga Kosova (Pedeapsa divina / Ndëshkime hyjnore, me nëntitullin Evokime letrare lidhur me bombardimet e NATO/s për ndërprerjen e gjenocidit serb në Kosovë), një gjysmë faqe me poezi të Afroviti Gushos dhe një kronikë të Mihai Antoneskut kushtuar antologjisë sonë Fluturimi i fjalëve / Zborul cuvintelor, me vlerësime eseistike në adresë të Riza Lahut nga Tirana, Merita Bajraktari McCormack nga Amerika, Ramadan dhe Mexhid Mehmetit nga Kosova, Alush Kamberit dhe Shaip Lahut nga Maqedonia. Revista bukureshtare Vama literara (Dogana letrare) në numrin e saj të dytë, në kuadrin e rubrikës me vlera universale boton 5 poezi të Sabit Rrustemit nga Kosova si dhe 7 perla poetike të autorit të këtij shësnimi.Në këtë kontekst prezantimesh vlerash shqiptare në gjuhën rumune meritojnë të nominalizohen edhe revistat Vatra veche (Vatra e vjetër) e Tërgu Mureshit, me nga një cikël poezishë të shoqëruara me fotografitë e Sabile Bashës (nr. 7) dhe Hysen Këqikut (nr. 8), revista Spatii culturale (Hapësira kulturore, nr. 5) e Rëmniku Sëratit, me një reçension të Marius Chelarut për vëllimin bilingv Pentagrami i zemrës të Ramadan Mehmetit; revista Convorbiri literare (Bashkëbisedime letrare, nr. 7), me një ese të Marius Chelaru/t për romanin e Visar Zhitit Funerali i pafundmë. Visar Zhitin e prezanton edhe revista Poezia (nr. 2), duke botuar vargje në gjuhën shqipe të poetëve rumunë Klara Mërxhineanu, Florika Bud dhe Trajan T. Koshovei, ndërsa Bucovina literara (Bukovina letrare) në numrat e fundit e prezanton Jusuf Zenunajn (nr. 6) dhe Rizah Sheqirin (nr.7) përmes studimit Qielli i qartë i mendimit të ndritur nga qirinjtë e mallit. Revista (Revista e re, nr. 6) vjen para lexuesit me një cikël poetik të Nexhat Rexhës, rubrikë e dinamizuar me vlerësime estetike nga poeti Viktor Sterom, si dhe një faqe tjetër me kronikën e Mihai Antoneskut “Vargje për luftëtarë dhe engjëj” kushtuar vëllimit Ferestrele sufletului / Dritaret e shpirtit, të poeteshës Merita Bajraktari McCormack. Këto ditë, e pa dritën e botimit edhe nurmi 2 i revistës bilingve Carmina Balcanica (Review of South-East European Spirituality and Culture). Derisa numri i parë i saj u inaugurua përmes prezantimit të shtatë poetëve tanë nga Kosova, me vargje në gjuhën rumune dhe angleze, numri i dytë vjen para lexuesit me studimin tonë Fenomenologjia rumuno/shqiptare si një mrekulli e historisë (The Albanian-Romanian phenomenology – a miracle of history), pas të cilit pason një shkrim i eseistit Marius Chelaru mbi arumunët e Vilajetit të Kosovës të persekutuar nga fati dhe të harruar nga prindërit (The Aromanians in Kosovo – Doomed Sons deserted by Parents). Mihaela Cojocaru (shq. Kozhokaru) boton studiumin Shkrimi aristokratik femëror (Scrisul feminin aristocratic), kushtuar princeshës rumune me origjinë shqiptare Elena Gjika (Dora d’Istria) e harruar në Rumani dhe e konsideruar në Europë si një nga zërat më të respektuar të kohës, ndërsa Vasile Andru (poet, eseist dhe filozof), deshifron vlerat letrare të vëllimit Drita e Dardanisë (Lumina Dardaniei) të autorit të këtij shkrimi: Baki Ymeri
 |
Sabile Basha ne revisten Vatra veche (7-2009) |
 |
Besa Salihu ne revisten Pasqyra letare |
 |
Nexhat Rexha ne revisten Revista e re (2009) |
 |
Sabit Rrustemi ne faqet e Doganes letrare |
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.