Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Llemadeo: Portreti i Krishtit...!

| E diele, 16.08.2009, 02:42 PM |


Portreti i Krishtit...!

Prelud

Kokën varur mënjëanë e mbanë,
ndërsa shikimin ashtu të trishtuar...
jo nga dhëmbja për plagët e gozhdave në kryq...
por për botën, për ata që asnjëherë nuk e kanë kuptuar!

Dhe shikimin e ngulur thellë në atë pikë e mbanë…
Aty ku zu fillë çdo gjë’ nga fillimi,
Në atë thellësi ku gjithçka atë ditë nisi dhe të shuhet
Aty ku fillojë të vritet dashuria, mirësia, besimi!

Dhe djersinë ai, thellësisht i vrarë' në mërzi…
Jo për vuajtjet, për ndjekjet, shpifjet, as paragjykimet,
Por për ata që mbjellin gjithnjë në këtë botë’ ligësi,
Edhe pse ai kish sjellur prej së larti dritën e qiejve…!

Djersinë ai’ deri edhe bulëza gjaku' nga zemra e ti…
Ashtu gozhduar, kryqëzuar me heshtën në brinjë,
Ndërsa kryet e kthen drejt qiellit dhe lutet;
„O Atë!“, Thërret, „…fali për mua këta fatzinjë!“.

Fatzinjë ishin dhe mbetën vërtetë,
Fatkeqësia e vetvetes’ pseudo-njerizimi…
Ata që asnjëherë nuk e lexojnë atë protret…
Se çfarë thotë me atë shikim të fundit’ Krishti!

Ai thotë aq shumë, më shume se çdo shkollë në jetë!
Ai thotë; “…që kur të shtohet mbi tokë e liga, pabesia
Do të shkojë drejt shuarjes kjo botë…
Asnjë shkencë nuk do të mundet ta shpëtojë nga fatkeqësia!”.

Llemadeo, 2009