Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Vargje të shkruara në gusht (VIII)

| E shtune, 15.08.2009, 01:12 PM |


Vargje të shkruara në gusht (VIII)

Nga Përparim Hysi

1.Mos më lini të largohem
                     Kënduar nga Kozma Dushi

Kjo nuk është këngë,po është një apel
Apel që duhet bërë me ulërimë
Të jetë ky apel si urdhër i prerë:
-Ndal,mos e lini Shqipërinë!

Shqipëria seç po mpaket
Nga kjo ikje-lemeri
Dhe po thinjet e po plaket
Iku-iku brezi i ri.

Le të hapet ulërima
Si "majëkrahi",gojë më gojë
Të dalë kush e t'ia bëj prima:
Shqipërinë ta shpëtojë.

Nga kjo ikje kaq e mbrapshtë
Seç më vjen,vërtet,të qaj
Të dalë kush dhe t'i thotë"ndal!"
Veç kështu më nuk do vuaj.
                  
4 gusht 2001
              
2.Dhe kusuret

Dhe kusuret s'kanë të sosur
Pleqëri,moj,jam marrosur
Pas një xjindi jam dreqosur
Dhe po bredh si i xhindosur
Mëndja ime krejt zhvidhosur
Ndjemë,o Zot, se jam trullosur.
                  
23 gusht 2001
                
3.Qe pakëz e veçantë

Nga gjithë mikeshat që zura
Ti haje bukë,pakëz,veçant
Në se në mëndje të prura,
Kujtimi diç brënda përmban

Se syri yt si ulliri
Një dritë,ah,ç'dritë më falte
Dhe unë e humbja fakiri
Se drita qe "alarmante"

Po gjiri,ah,gjiri që varej
Që varej sikur qe një bostan
Si mund unë të kem çajre
Pas gjirit mos bëhesha duman

Po buza,ah,buza,që dridhej
Që dridhej sikur qe nën korent
Pse më jep dhe tani dridhje
O mike,a s'më thuaj,vëretet?!...
                 
23 gusht 2001
                
4.Hajde!

Hjade,- më thoshe,-jam vetëm
Të pres,- vazhdove,-në shtëpi
Po unë s'e vesh dot "xhaketën"
"Xaketën" që vishja,i ri.

Qejfi ma kish që të vij
Po turpi si një faj nuk më  lë
Me shpirt zë e regëtij
Gulçoj e ofshaj  nën zë.

Se vapa iku me gushtin
Tinëzisht nuk vij dot më
Turpi më mblodh si grushtin
Regëtij e ofshaj nën zë.
                
23 gusht 2001
              
5.Këshilla pleqërishte

-Po tani që jemi vetëm?
-Epo"zbraze",hë,të shkretën!

Dua ta zbraz,po s'ka "barot"
Jap e jap e çdo gjë kot.

-Ëhë,ika,dot nuk pres
Sa ty"pushka" të të ndezë?!!!

-Deh,të lutem,prit dhe pak!
A e sheh që,tash,jam plak?!

-Në je plak,e ç'më vardisesh?
GJej një plakë të englendisesh.

Kështu thonë;kështu ndodh
Në  pleqëri,kot mos u lodh...
                   
23 gusht 2001
               
5.Nostalgji

Kjo dallgë e detit që rreh shkëmbin
Më kujton mua vrullin djaloshar
Kur sulesha si dallga mbi shkëmbin
Mbi trupin tënd dhe hapja"zjarr!"

Tani dallgën e shoh dhe ndjej nostalgji
Se fuqia dhe vrulli më ikën
E rini bukuroshe,çapkënia rini
Ah,çastet e bukura që m'u fikën!...
                     
23 gusht 2001
                 
6.Heshtja

Unë heshta.
Ti heshte.
Ai heshti.
Ne heshtëm...

Dhe të gjithë me këtë heshtjen tonë
E bëmë një kob: shkatërruam vëndin tonë.
                         
27 gusht 2001
                   
7.Flautistja

Ti dole në skenë siç del dielli i bukur në maj
Flauti vure në buzë;mbi supe varej floku pyllnajë
Dhe luajte me flaut një pjesë nga Vivaldi
Dhe,megjithëse gusht, gjiri m'u mbush me freski marsi.
                          
27 gusht 2001
                   
8.Çudira që s'më çudisnin

Në se diplomën mezi e more
Kishe krahë të fortë në pushtet
Në profesionin tënd nuk punove
Për të drejtuar kishe"talent"

Drejtove atëherë një dikaster
Se më kot krahët s'i kishe të ngrohtë
Ne që të njihnim,na bëje për të vjellë
Mes nesh thoshim:-Është njeri kot!

Po ky"njerikot" m'i ngjiti shkallët
Se qe i "zoti" si një alpinist
Kishin zënë  pupla tani mbi krahët
Drejt e në Qëndrorin e partisë.

Këto qenë çudira që hiç s'më çudisnin
Qenë bashkëudhëtare me kohën që i polli
Por prapë s'hoqëm dorë ne prej miqësisë
Se shef kam prapë një nga ta që diplomën"vodhi"
                            
27 gusht 2001
                    
9.Gjurmën tënde e ndjek pas

Gjurmën tënde e ndjek pas
Si langoi që ndjek gjahun
Se për Zotin sa s'pëlcas
Nuk e di se ku hedh "vahun"

Në e humbsha diku udhën
Do të ulem e do të pres
Se e di që do bësh udhën
Nga kalove në mëngjes

Aty shtegun do të zë
Se e di se s'ke nga shkon
Vjen ti dhe unë të zë
Pastaj iks a ypsilon...
                      
31 gusht 2001
             
10.Moj e freskëta gonxhehapur

Moj e freskëta gonxhehapur
Pse më lë me gojë të hapur
Si një peshk në grep i kapur
Katandis si pulë e lagur

Se ai gjoks ashtu,i hapur,
Më bën thirrje për të ardhur
Dhe sado me kokë të zbardhur
Dua me gjoksin për t'u çmallur

Moj e freskëta,gonxhehapur
Një sevda mua më ka kapur
Që ta"ha" gjoksin e hapur
A,përndyshe,mbeçë varrhapur.
                 
19 gusht 2001