Selim Hasanaj: Njerëzit e çmendun dhe rrugaqnia e shacave
| E shtune, 15.08.2009, 05:59 PM |
NJERZIT E CMENDUN DHE RRUGAQNIA E SHACAVENga Selim HasanajDo e bajë këtë shkrim sepse vertetë më rrenqethet trupi kur më kujtohen rastet që perditë i shifsha dhe perjetoja në Dardani sa isha në pushime.Atje pra në vendlindje mësova se rininë e mergates tonë vendoret po e quejshin SHACA. Me siguri kjo fjalë prej gjuhes gjermane të ciles unë nuk ja dij kuptimin.Posa mbrrina në Istog ndegjojë se si në rrugen per në burgun e Dubravës, pra në rrugen Istog - Rakosh ka ndodhë nji aksident i rand trafiku. Gardianet e burgut per të mos u vonue në punë sepse ata para se të shkojnë në vendpunimet e tyne medoemos ndalen per ti pi nga disa kafe të mengjesit dhe tash kohen e humbun aty tentojnë ta kompensojnë me vozitje të cmendun thuese janë në gara të formules 1. dhe ata ndjejnë veten të mbrojtun nga ndalimi dhe denimi i policisë së trafikut sepse edhe ata janë njerz me uniforma dhe puntor të ligjit dhe shumë rrallë ndodhë që policia ti denojë ata vozitin si të cmendun. Në at aksident kishte të lenduem rand dhe edhe lehtë. Fatmirsisht nuk humbi ndonji jetë, por se së paku njani nga gardianet do mbetet invalid per tanë jeten nuk ka dyshim. Këtë herë ata që nuk kishin fajë per aksidentin fatmirsishtë shpetuen me lendime ma të lehta. Dhe tash thamë a asht populli shqiptarë i Dardanisë e edhe ai i Shqipnisë normal apo i tanë ky popull asht i cmendun?! Veren e vitit të kaluem isha në Durres dhe ndalojë në semaforin e kuq. Mbrapa meje ndegjojë borinë e nji veture unë këthej koken të shof se cpo ndodhë. Vozitsi i nji benzi kishte qit kokën jasht veture dhe më pisket; ec or shkerdhat,cka je nal aty. Po ku të ec ore i thamë, a se shef semaforin e kuq, ai bahet nervoz dhe me të shpejt kalon nga ana ime e djathtë dhe ik me shpejtsi marramendse me siguri edhe tue ma sha nanën.Sqena të tilla pash në cdo minut ato ditë sa isha ne Shqipni. Sqena të tilla pash per cdo minut edhe në rruget e fshatnave dhe qytetetve të Dardanisë. Ata që e njofin Istogun e din vendin. Në dalje të Istogut në drejtimin per Gurrakoc pothuej deri në fshatin Tomoc asht ba zonë afariste industriale. Per të dyja anet e rruges ka shitore dhe qendra tregtare. Per të dyja anet e rrugës ka shtepia banimi dhe kjo rrugë fare nuk ka trotuar. Në disa vende ka vendkalim per kambsorin apo ZEBRA sikur e thrrasin këtu në Skandinavi, per 24 orë rresht rruga asht perplot me kambsorë, me ciklista, me traktor, me shtazë shtepiake dhe me vetura të shumta. Shenjat e komunikacionit tregojnë shpejtsinë maksimale e cila i asht pershtatë situates dhe vendit, por të cmendunit e Dardanisë si dhe shacat rrugaqa të mergates as që ja vejnë veshin dhe synin shenjave ata vozisin si të cmendun edhe me shpejtësi deri në 200 km në orë dhe kënaqen se si po ja dalin të zhvillojnë atë shpejtësi tue ba zik - zake sikur skiatori në sllallom. Kamë krijue pershtypjen se vendoret janë cmendun dhe asgja nuk ju banë pershtypje, nuk ja vejnë veshin as policit as ligjit. Mergimtaret pjesa dermuese e tyne që janë injorant, që janë njerz të pacip, njerz të cilet ma perkujtojnë thanjen serbe: KAD SE OPANKA POCIPELI ( kur opinga bahet këpucë) mendojnë se janë ba dikushi sepse kanë ble vetura të rea, të mira dhe ato vetura ua japin fëmijve të vetë të cilet janë po sikur prindet injorant analfabet dhe rrugaq të qendrave tregtare të metropoleve të Evropës dhe këta per ti imponue vajzat e lakuriqueme apo ma mirë ti thrras CULLAK KËRTHIZAT e shtresës ma të ultë të shoqnisë dardane në Dardani , vozisin si të cmendun.Këta SHACA ,veturat me të cilat shesin mend në Dardani i kanë ble me kredi. Ato kredi ata me vite nuk muj i këthejnë dhe ata pos borqit të tyne nuk kanë asgja krye shpirti. Andaj mos u impononi juve kërthizat e cullakavta me veturat e tyne, me vozitjen e tyne të cmendun dhe me rrenat e tyne per jeten lukse në prendim. Shkruej kështu sepse jamë i sigurt se vozitjet e SHACAVE në Dardani kanë të vetmin qellim mashtrimin per defrim të vajzave shqiptare të vendlindjes dhe ky defrim vetem per kohen sa SHACAT janë në pushime. Per lidhje serioze prindet injorant të këtyne SHACAVE dhe vetë shacat zgjedhin mënyra tjera dhe zakonisht permes njoftësisë dhe farë e fisit. Publikisht e thamë se njerzve të këtillë, njerzve që u japin veturat fëmijve per të dal në GJAH ( kupto per të nxan femna) kur këta fëmijë bajnë ndeshje dhe vriten mue as që më han palla dhe thamë: ZOTI ASHT I MADH, JA PASKA DHANË ATE QË E KA LYP. Më dhimsen pala tjeter e involvueme në aksident pa fajin e vetë, por nuk më dhimsen rrugaqet, vagabondet, injorantet dhe kurvaret e ndotun.Njerzit e urt, njerzit e menqem nuk u lejojnë fëmijve daljen per gjah prej natës në natë. Nuk vozisin si të cmendun as fëmijet e tyne.Unë nuk muj kuptojë se si njeriu vozit permes zones së banueme me shpejtësi mbi 100 km në orë?! Nuk muj e kuptojë se si vozitsi nuk ndalet në ZEBER (vendkalim per kambësorin). Në Suedi dhe Norvegji per nji tentim kalimi perbri kambësorit denimi asht: humbja e lejes së paku 3 muej, denim me të holla deri në 1500 euro e besa mund të kerset edhe ndonji javë burg apo punë e detyrueshme. Në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë, Istog shifsha per cdo minut se si kambësori perpak shkelej nga veturat dhe vozitsit e makinave tjera.Nuk muj e kuptojë se si njeriu ka ftyrë dhe kur të ndodhë aksidenti qon njerz dhe kerkon falje, ishte "TAKSIRAT" thotë pleqnari. Nuk po muj kuptojë se si edhe ligji e merr si rethanë lehtësuse nese pala e damtueme ka falë gjakun dhe kjo ndikon që VRASESI të kalojë me disa muej burg dhe të jet i lirë. Cfar ligji, dhe cfar drejtësie asht kjo. Ku asht pa që ligji të orientohet me traditen. Mendojë se ligji duhet ti gëzohet faktit se tradita per hakmarrje po anashkalohet, por vozitsi që vret në trafik duhet të denohet. Në Norvegji vrasjet thirren me dy emna: VRASJE ME PARAMENDIM dhe VRASJE ME PAHIR apo aksidentale. Paragrafet e ligjit janë të ashpra per të dyja rastet. Ligjet shqiptare duhet ta harrojnë traditen kanunore. Shoferi vrasës duhet të denohet sipas ligjeve per shkeljen e rregullave të trafikut e që janë: vozitja e shpejt, gjendja teknike e vetures, pershtatja kushteve dhe rregullave të trafikut në vendngjarje, gjendja e vozitsit, a asht ai i dehun, nen ndikim narkotike etj, si dhe a ka apo nuk ka patent shoferi vozitsi. Vetem per nji nga këto gabime vozitsi duhet të denohet kur ka ndodhë vrasja në trafik me së paku gjasht vite burg. Kështu asht në shtetet e prendimit ku sundojnë ligjet e ku nuk sundon KANUNI as SHEIRATI.Kam krijue bindjen se neve jemi popull i cmendun, nuk jemi normal. Neve vetem frika na ven në rregull. Ligjet e buta, ligjet moderne dhe ligjet demokratike nuk i duhen popullit ahmak cfarë jemi neve.Selim HasanajSarpsborg-Norvegji14.08.2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.