Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan Michal Stuchly (III)
| E merkure, 12.08.2009, 06:58 PM |
 |
Jan Michal Stuchly |
POEZIA MODERNE POLAKE
JAN MICHA? STUCHLY
(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja: Mazllum Saneja )
A THUA
A thua rregulli i jetës tënde
ishte i drejtë
A thua nuk është e lejueshme
për këtë të të pyes
A thua signum temporis kaotik
për ty ishte i huaj
Mund të thuash po, po
sa njeri hijerëndë e sqimatar
e unë
flas gjithnjë flas
me druajtje me zë të qetë
sikur unë
megjithëkëtë i përsosur
se njeriu krijesë e dobët e brishtë
po në jetën e përditshme
kryelartë e sqimatar
e shtiret i fortë si shkëmb
çfarë duket e pabesueshme
SOLIPSISTI IM
Krijon
pareshtur krijon
ashtu thua
a thua kjo është
tashmë krijimtari
gjithnjë ëndërron
megjithatë diç mbetet
për pasardhësit
Solipsisti im
rrëzohu përtokë
dhe ndal
apo
krijo
DASEIN – KALIMI I KOHËS
NË VAZHDIMËSI
Talenti i krijimit
veti e krijuesit
që na është dhuruar
shkurtazi
nga prindërit
Pastaj tradita
dhembshuria
dashuria
dhe gjithçka
deri në fund
qe ta përjetësojnë ekzistencën e tyre
që një ditë do të ikin në pakthim
duke na dhënë lamtumirën e fundit
në qetësinë e përjetshme
MENDIMI IM
Mendimi im
një hije e pakapshme
një ide e padukshme
një frymëmarrje e shpirtit
Megjithëkëtë
jo vetëm për mua
duhet të jesh
perde perde perde
dhe gjithnjë një shkëndijë
shpresëdhënëse
në kërkim
kah përsosuria
ARKADE
Sikur të mos kishte diell
as hije nuk do të kishte
e hija është
e zymtë
në të zeza veshura
pastaj mërzia e pikëllimi
megjithate
na duhen ngjyrat e ndritshme
dhe hurma e përditshmërisë
e qetësia e fashitur
dhe një gamë e tërë
përplot drita e hije
ndaj sa mirë sa bukur
që dielli shkëlqen
ndryshe jeta do të shuhej
pa asnjë shpresë
sa madhështore
që të ngazëllehesh e të dehesh
me galdimin e ditëve të ngrohta diellore
megjithatë
edhe më tej
me hijet e jetes
VJESHTA
Me lule mimoze
vjeshta fillon
vjeshta e poetit Julian Tuvimit
vjeshta sikur të gjitha stinët e vitit
merr fund me kalimin e kohës
me përmbushjën e natyres
me krijesat e Galla
me pritjen
me mirëseardhjën e dimrit
a thua edhe cfarë stine tjetër
kjo është e gjitha
e tërë e vërteta
ndonëse vjeshta
na përkujton melankolinë
mallin për të pambërrishmën
kujtimet e rinisë
sepse kështu fillon
dhe mbaron
e fishkur
si tufa me lule
e ditëve të përjetuara
bashkë me ikjen tonë të pashmangshme
në pakthim
me secilin prej nesh
KALIMI I KOHËS
Panta rei
unë e kalimi i kohës
kalimi i kohës
dhe jo vetem … koha e papërfytyrueshme
unë megjithatë e kaloj kohën
sepse ashtu e deshi Zoti im
duke i dhënë secilit shpresë
Ndaj
Provoje ta shfrytëzosh
DYSHIM …SIGURI
Nuk di
Çfarë di
Derisa ti
gjithnjë
di
Nuk di
kush
diku
ku
kur
dhe Ti prapë
di
pyes me druajtje
kush je
e ti
tashme e di
a thua e di
Poet
vetëm ty të lejohet
duke mos ditur
di
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.