Poezi nga Sokol Demaku
| E marte, 11.08.2009, 06:33 PM |
Poet shqiptar me banim në Suedi. U lind në vitin 1954, në Abri të Drenicës, në Kosovë. Njëherit është prozator, pedagog, publicist dhe redaktor. Studjon Pedagogjinë në Universitetin e Gethenborgut, ushtron profesionin e mësuesit dhe drejton me sukses revistën e përmuajshme "Dituria", si dhe një radio lokale me emrin "Radio Dituria". Njëherit punon si gazetar i lirë i programeve në gjuhën shqipe „Jehona” të Radio Suedisë. Që në moshë të njomë e kultivon poezinë. Është prezent në antologjinë poetike (shqip/rumanisht) Cheia sufletului/Çelësi i shpirtit (Bukuresht, 2008), si dhe autor monografisë mbi shqiptarët e Boråsit të Suedisë: Historia e Qendrës Kulturore Shqiptare Migjeni/Albanska Kulturcentrets Historia (Bukuresht 2009). Është autor i projektit të antologjisë poetike Lugina e Preshevës dhe Diaspora Shqiptare, që pritet të dalë gjatë këtij muaji.ERRËSIRADiku në thellësinë e natësJam tretur unë,Diku në ferrin e jetësDo të gjendem unë.Errësira tregon vdekjenDrita lajmëron jetën,Kjo është kënaqësiSe jetën çdo kush e ka lakmi.Një dritë nga lartëShkëlqen por e zbehtë,E dobët për muaE padukshme në horizont.Por do vijë koha,Do vijë dhe drita,Do shpërndajë rreze,Do gjallnojë jeta.NËNËLOKJAShekujt e stepen, vitet e mjeruan,Por Nënëlokja nuk u dorëzua!Rrudhatë në ball i vijëzohen çdo ditë,Tregojne vuajtjet mjerimin e pashpirt.Stuhitë e kohës u sulën pa mëshirë,Ta zhbijnë Nënlokën nga faqja e dheut.E fortë, krenare me shpirtin çelik.Nënëlokja qëndron me ballin fisnik.Bijët e saj, bijët e shqipes,Radhisin fitoret dita ditës.KUR TI…Kur tiMë përkdhel mua,Më duket se hapet toka.Kur tiMë jep puthjen,Më duket se engjujt janë në mua.Kur tiMë shikon mua,Zemra ime rrath pa pushuar.Kur tiMë dashuron mua,Mendoj se bota ka ndaluar.Kur ti më përket mua,Më duket se po fluturoj.Unë hap krahëtDua të shkoj,Dhe nuk dua më të ëndërroj.Unë luaj në lojën e dashurisëQë i jep jetë vallja yte,Që plagët shëron.Më lejo të shprehë ate që mundTa fal dashurinë që meriton,Si askush tjetër.Nuk më ndalon asgjëAs akulli e të ftohtit,Se zemrën ma ngrohë dashuria jote.KËNGA SHQIP(Ma thot një mike në mergim)Kam dëgjuar muzikën tuaj nga dhoma ime,Dhe unë kështu ndjej kënaqësi në shpirtin tim.Muzikë shqipe,Që shpirtin ta ngrohë.Unë vetëm kërkoj nga ju që të dini,Se unë jam adhuruese e juaja.Kurrë nuk kisha menduarSe kjo do jetë miqësia jonë.Unë e kuptova dhe e ndjej në shpirt,E shoh se jemi miq të vertetë.Kjo më bën të sigurtë në jetë,Më jepë forcë dhe ideal.E dëgjojë kur i këndon Shotës,Ndjenja ma përshkon shpirtin.Sa kënaqësi ka jeta, me këngën shqip!JETAKjo është ajo,Që të mëson shumëçka ,Të rrëfen histori e tregon çfarëdo.Kjo është ajo,Që të jep njohuri,Të jep mundësi për dituri.Nuk është e lehtë të jetohet,Por koha e ben të vetën,Dhe mund të harrohet.Po e ndjej vetën të zbrazëtSi një enë e thatëNga çdo anë degjojë ehotë sikur diçka thonë.Por më duhet të kërkoj jetënPor, jo ate që kisha dikurëNgase ajo ishte e zbrazët, ishte një humnerë.
Për ZSH: Baki Ymeri
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.