Albert Zholi: Kriza botërore dhe ankthi i parasë
| E marte, 11.08.2009, 06:50 PM |
Kriza botërore dhe ankthi i parasëNga Albert ZholiSëmundja e parasë ka prekur një përqindje të madhe të popullsisë së botës në kushtet e sotme. Sidomos kur tashmë kriza botërore ka prekur gjithë botën, njerëzit janë bërë gjthmonë dhe më manjak ndaj parasë. Kur njerëzit shohin se dhe ekonomia e vendit më të pasur të botës SHBA po kalon situata të vështira, mënyra e përdorimit ( shpërdorimit) të parasë mbetet një nga problemet keryesore të ccdo qytetari në botë. Cështë kjo sëmundje ?Dr. Roxher Hendersoni studiues në fushën e shëndetit mendor në BM e rikrijoi rishtaz “sëmundjen e parasë”, për të etiketuar simptomat fizike dhe psikologjike që shfaqin njerëzit e stresuar nga problemet me paranë. Ndër këto simptoma janë marrja e frymës, dhembja e kokës, të përzierat, acarimi i lëkurës, mungesa e oreksit, zemërimi pa shkak, nervozizmi dhe mendimet pesimiste. Hendersoni thotë: “problemet me paratë, janë shkaqe të rëndësishme në stres”. Nuk është habi që muajt e fundit gjithnjë e më shumë po vuajnë pasojat e ankthit nga paratë. Kriza ekonomike që po kalojnë shumë vende ka bërë që shumë njerës të humbasin vendet e punës, shtëpitë dhe kursimet. Kanë rënë institucione të mëdha financiare madje edhe shtetet më të mëdha dhe të pasura kanë marrë masa të plota për parandalimin e rrënimit të plotë financiar. Në vendet në zhvillim rritja e ccmimeve të ushqimit dhe të gjërave bazë për jetën e përditëshme ka sjellë shumë stress.PorProblemet në kohë begatie janë të zakonshme. Gjatë viteve të fundit të mirëqënies ekonomike, shumë njerëz kanë rënë pre e anktheve par paratë. Për shembull Ëitness, një gazetë e Afrikës së Jugut thoshte se në Afrikë po përhapej “një sëmundje sociale e karakterizuar nga konsumi pa fre nga menatliteti fitimi mbi gjithccka, dhe materaializmi i tepruar. Gazeta rendiste disa simptoma të kësaj “sëmundjeje” ku përfshihen stresi, borxhet, shpërdorimi, mania e punës, ndjenja se kurrë nuk i kanë gjërat e nevojshme, zilia dhe depresioni. Paraja u fajësua për keqësimin e vazhdueshëm të cilëisë së jetës në Afrikë. Përpara krizës së sotme financiare India kaloi një periudhë lulëzimi ekonomik. Revista India Today Internbational thoshte se gjatë 2007-ës, “konsumi arriti befasisht në një nivel të paparë”, në atë vend. Gjithsesi në atë kohë, autoritetet kishin frikë se nga ky bum ekonomik mund të shtoheshin trazirat, bile dhe dhuna. Gjatë së njëtës periudhë në SHBA brezi i ri po shfaqte prirjen për të shpenzuar pa fre mallra luksi. Prapëseprapë, kjo fuqi blerëse nuk po i bënte të lumtur. Studuiuesit thoshin se atje mirëqënia ishte ndër shkaqet kryesore të alkoolit depresionit dhe vetvrasjes. Një studim zbuloi se pavarsisht nga bollëku dhe begatia në më pak se një në tre amerikanë thoshte se ishte shumë i lumtur.Padronë të parasëNga ana tjetër si në kohë të mira ashtu edhe në të këqija shumë njerës të pasur dhe të varfër nuk janë dhe aq në ankth për paratë dhe pasurinë. Pse janë ndryshe?Në një raport me titull “Kuptimi i parasë” studiuesit vërejtën se për disa njerëz “paraja është një motiv i fortë dhe janë nën kontrollin e saj”. Kjo mund të ccojë nën stress dhe ccrregullime mendore. Në kontrast ata shtuan: Ata që i administrojnë mirë paratë shpesh ndjejnë se e kanë në dorë situatën dhe janë të kënaqur me veten. Janë padronë të parasë dhe jo skllevër të saj. Ata që administrojnë mirë paratë kanë më pak stress dhe për rrjedhojë më pak ankth.Cpikpamje ke për paranë dhe si ndikon tek ti paqëndrueshmëria e ekonomisë botërore?Gjthsesi qofshim të pasur apo të varfër të gjithë prekemi dhe nuk jemi të imunizuar nga pasojat e ankthit të parasë.Paranë mund ta kesh padron nëse:Nuk të pëlqejnë bisedat për paratë sepse kjo krijon ankth. Shpesh paraja është molla e sherrit në familje. Shpenzon pa u menduar dy herë. Je vazhdimisht i shqetësuar për faturat. Nuk e di mirë se sa fiton. Nuk e di mirë sa u detyrohesh të tjerëve. Shpesh herë shuma e faturave është më e madhe se cce pret. Shpesh i paguan me vonesë faturat. Arrin të paguash pagesën e detyrueshme minimale të faturave të Kartsë së kreditit. Paguan faturat me paratë e vëna mënjanë për gjëra të tjera. Ke marrë borxhe të reja për të shlyer të tjerat. Përdor kursimet për të paguar faturat e zakonshme. Gati gjithnjë e mbyll muajin pa një dyshkë në xhep. Të shoqëron ankthi për të mbledhur sa më shumë para.Ke simptoma fizike dhe ose psikologjike nga stresi i parave.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.