Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mërgimi, feja, lufta dhe dashuria (Korrespondencë private me vlera kombëtare)

| E diele, 09.08.2009, 02:15 PM |


Musa Efendiu duke folur kunder Flamurit Shqiptar
Letërkëmbim me një trim

Mërgimi, feja, lufta dhe dashuria

I nderuar mik! Më falni shumë që po ju paraqitem me kaq vonesë, por këtë festë te madhe që  kemi përpara nuk e harroj dot. Mesazhet tua i kam pranuar dhe me të njëjtën përzemërsi ua përcjell edhe urimet e mija për Krishtlindjet dhe  gëzohem shumë që e keni pranuar edhe letrën time pa ”letër" mu para festës.  Shpresoj qe edhe ju te ngreni një gotë "Glühwein". Ju kërkoj ndjesë edhe për gabimet gramatikore dhe drejtshkrimore që mund t’i bëj. Jam këtu më se 15 vjet dhe  në "konsumimin" e gjuhës shqipe e kam qenë detyrimisht shumë modest. Në kohën  e "lirë" mundohem ta plotësoj këtë, p.sh. duke lexuar " Dashurinë në kohërat e  kolerës" . Përndryshe rrugë për në punë dhe anasjelltas, rrugë për në shtëpi. Pastaj  mirrem me shqiptarin më të ri të Berlinit, Oldin tim 4 muajsh, që  do të bëhet një shembull i mirë për shqiptarët e Berlinit dhe që ende nuk din te qajë e të ma prishë gjumin e natës, siç na e prishin gjumin e agimit altoparlantët e fshatit ku kemi lerë.  
Berlini, i bukur përndryshe, ende vuan nga "temeperatura" e Krishtlindjeve por edhe  njëkohësisht edhe nga paaftësia për të bërë reformat aq të pritura të një  sistemi të lodhur, të plakur dhe jofunksionues për kohën e sotme. Gjermanisë  ështe duke iu zënë fryma në rrjetin e kanuneve moderne që ka thurur vetë dhe tani nuk gjen dot rrugëdalje nga ajo, ndaj aq me pak mjete për ta finansuar atë. Kjo vërehet natyrisht edhe në mjeksi, ku 70% të punës e kalojmë në tavolinë, duke mbushur formulare, dhe nëse mbetet kohë, u themi pacientëve: Tungjatjeta, a jeni ende gjallë? Pra  kjo është njëra ane e medaljes. Shpresoj shumë që Gjermania të mësojë nga disa shtete të reformuara europjane  dhe t’i kthehet "luterizmit mesjetar", përndryshe do të mbetet pa mjekë e  shkencëtarë që me të madhe ikin për në "Ausland".
Në rrugetimin e tij nëpermjet Hamburgut nga Osloja (edhe pse shumë herë i  është folur për "rrezikun" që mund ta pret në Berlin), Ali Ahmeti vendosi të stacionohet  prapseprapë për disa orë në lokalet e Xhamisë "Isa Beu", institucioni  i vetëm që funksionon, dhe për një ditë i mblodhi disa qindra vetë. Kjo është  meritë e hoxhës së reformuar që të pata shkruar, dhe për te cilin kam simpati se  është shumë i aftë, edhe pse ndonjëherë kthen, pasi që e var shallin në murre  të xhamisë, për të kaluar kohën me një "table dance", te lokali i një shqiptari, për të pirë një makiato dhe për tia thithur buzët një goce nga Moldavia, dhe pastaj krejt i çtendosur vazhdon dersin e tij para xhematit. Ky është pra "Martin Luteri" ynë që reformon  dhe bashkon fe e atdhe!  Më fal, vëlla i dashur, që rrëshqita në këtë formë dhe e prisha pak fjalorin, por me një fjalor të ngjashëm do ta kishte përshkruar edhe Kadareja, apo jo?
Më fal se e paskam kaluar nga tema në temë. Pra, desha të them se kam qenë shumë i zhgënjyer  nga referatet e pakoncepta që mbajtën Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe Hysni Shaqiri. Ata nuk kishin llogaritur në atdhetarizmin e aq shumë patriotëve dhe njerëzve të përmalluar për vendlindjen. Megjithatë e tëra kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë, dhe mesazhi ishte se nuk duhet të bëjmë më luftë, sepse, ose do ta humbim atë, ose çmimi do të jetë shumë më i lartë se lufta paraprake. Me kaq i jap fund kësaj letre, mik i dashur në këtë të dielë. dhe ju lus që kur  t’u jepet mundësia, të na dërgoni diç nga antikiteti (foto, artikuj, libra etj).
Pra, urime Krishtelindjet, shëndet dhe një vit i ardhshëm edhe më i mbarë.
Me respekt nga miku dhe vëllaj Juaj, Zefi Berlini
Nënë Tereza e Shipkovicës
Nënë Tereza e Shipkovicës
Don Shan Zefi, shkencetar, teolog dhe erudit kosovar
Don Shan Zefi, shkencetar, teolog dhe erudit kosovar
Krishti ne Kosove, pikture e nje piktori arumun nga Poradeci
Krishti ne Kosove, pikture e nje piktori arumun nga Poradeci
Maria e Shenjte
Maria e Shenjte

(Berlin, 23 dhjetor 2003) - Për ZSH: Albert Voka